25.5 C
Tirana
E martë, 22 Korrik, 2025

UEFA cakton arbitrin e finales së madhe Angli-Itali

Finalja e madhe e këtij kampionati evropian tashmë është përcaktuar dhe ajo do të jetë Angli – Itali, e cila do të luhet ditën e diel në stadiumin ‘Wembley’ të Londrës, në orën 21:00.

Ndërkohë, ditën e sotme, UEFA ka përcaktuar edhe gjyqtarin kryesor që do të vendosë drejtësi në këtë takim dhe i kanë besuar Bjorn Kuipers.

Gjyqtari holandez është një nga më të mirët aktualisht në futbollin evropian e për këtë arsye, UEFA ka vendosur t’i besojë atij finalen e madhe. Ai njihet si një arbitër deri diku i rreptë, pasi ‘nuk ta përton’ kartonin e verdhë, apo edhe atë kuq, gjë që e ka dëshmuar në shumë përballje të mëdha, qofshin këto edhe kundër lojtarëve me peshë në arenën futbollistike.

Kuipers do të ndihmohet nga ndihmësit Sander van Roekel dhe Erwin EJ Zeinstra, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë spanjolli Carlos del Cerro Grande dhe gjermani Bastian Dankert do të jetë në VAR.

Përdorimi i gabuar i pajisjeve mjekësore mund të sjellë fatalitet!

Nga Ermand MERTENIKA
Inxhinier Biomjekesor

Një diagnostikim i saktë është tejet i rëndësishëm për të trajtuar në mënyrën e duhur patologji të ndryshme. Por a duhet të trajnohen mjeket para përdorimit të një aparature të re? Çfarë mund të ndodhë nëse një pajisje nuk monitorohet siç duhet, veçanërisht ato të terapisë intensive, aq të lakuara gjatë kësaj pandemie? Në një intervistë për suplementin “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare”, inxhinieri biomjekësor, Ermand Mertenika tregon se një mjek i patrajnuar mirë për të përdorur aparaturat specifike të diagnostikimit do të thotë të rrezikojë absolutisht jetën e pacientit nga një diagnozë e gabuar.

Rendesia e Diagnostikimit

Të diskutosh lidhur me saktësinë e diagnozës do të thotë shumë sepse pikërisht ky është hapi i parë i procesit të trajtimit mjekësor të pacientëve, të cilët vuajnë nga sëmundje apo patologji të ndryshme duke filluar nga sëmundjet më pak problematike deri tek sëmundjet akute emergjente. Saktësia e diagnozës varet nga disa aspekte kryesore si: Pajisjet e sofistikuara; Profesionalizmi i mjekut; Kura post-kirurgjikale. Sigurisht preciozioni apo saktësia e pajisjeve mjekësore është theksi më i rëndësishëm i diagnozës së saktë pasi aparaturat mjekësore dedektojnë dhe analizojnë të gjithë problemet patologjike duke filluar që nga pajisje të vogla, një puls oksimeter, aparat digjital tensioni, monitor pacienti dhe duke përfunduar në pajisjet e mëdha diagnostikuese si CT Scan(Skaneri), Rezonanca Magnetike e Imazhimit apo Akseloratori Linear dhe Cyberknife (Thika Kibernetike) e trajtimit të sëmundjeve Tumorale dhe Kancerit.

Aplikimi i aparatures tek pacientiet

Çdo aparaturë mjekësore është një sistem automatik e cila duhet kalibruar, konfiguruar, dhe absolutisht duhet realizuar dhe trajnimi i mjekut apo i stafit mjekësor për ta përdorur për të përftuar një diagnozë precize.

Rendesia e trajnimit te mjekeve

Një mjek i trajnuar do të thotë një diagnozë e saktë. Një diagnozë e saktë realizohet vetëm nga mjeku profesionit dhe i trajnuar. Krahas kushteve të aparaturave të cilët përmendëm më sipër theksin qëndron tek mjeket ose stafi mjekësor. Përpara së një mjek të japë një diagnozë ai duhet të jetë i trajnuar mirë për të përdorur aparaturën diagnoztikuese. Një mjek i pa trajnuar mirë për të përdorur aparaturat specifike te diagnostikimit do të thotë të rrezikojë absolutisht jetën e pacientit nga një diagnozë e gabuar. Një mjek i pa trajnuar do të thotë të humbasë kredibilitetin ndaj vetes, ndaj klinikës së tij dhe ndaj pajisjes së tij dhe mund të rrezikojë një jetë. Kura post-kirurgjikale do ta thotë një mjekim dhe ekzaminim pas kryerjes sa operacionit. Kjo është fazë e rehabilitimit të pacientit pasi ka kryer operacionin ku për disa ditë pacienti duhet të marrë medikamente dhe të ekzaminohet më anë të pajisjeve mjekësore. Krahas medikamenteve ekzaminimi me anë të pajisjeve mjekësore duhet të jetë shumë i saktë për të përcaktuar dhe vlerësuar progresin e pacientit.

Problematikat qe hasen tek aparaturat e Njesise Intensive te trajtimit

Duke pasur parasysh që jemi në periudhën e pandemisë Covid, atëherë po përmendim aparaturat e Njësisë së trajtimit Intensiv (ICU) dhe Reanimacionit. Monitori i pacientit është një ndër pajisjet më të rëndësishme të cilët duhet absolutisht të jetë në një gjendje shumë të mire pra të mos jetë e amortizuar shume, pasi kjo mund të shfaqë vlera jetike me tolerancë të madhe (absolutisht është e palejueshme sidomos në Reanimacion). Monitori i pacientit monitoron parametrat jetikë të organizmit të njeriut si: temperaturën, pulsin, sasinë e oksigjenit në gjak, koficientin e frymëshkëmbimit (Spirometrik), ECG Ritmin Kardiak, Tension arterial, Dioksidin e karbonit etj. Nëse monitori i pacientit është shumë i amortizuar atëherë vlerat e monitorimit jetik nuk do të jenë shumë të sakta. Për shembull nëse aplikojmë monitorin e pacientit tek një person, i cili ndodhet në reanimacion (njësia intensive e trajtimit) dhe nëse monitorimi i ritmik kardiak do jetë jo i saktë, atëherë ky mund të jetë një shkak për një diagnozë të gabuar e cila mund të përkeqësojë gjendjen aktuale të pacientit deri në atë më alarmante. N.q.s. monitori i pacientit nuk është shumë preciz në monitorim e vlerës së oksigjenit tek një pacient i infektuar me COVID kjo do të thotë që mund të përcaktojmë një diagnozë të gabuar në sasinë e oksigjenit që mund ti gjenerojmë këtij pacienti. (Sasia e oksigjenit mund të jetë më e vogël (kjo mund të shkaktojë jo-saturim të mjaftueshëm të qelizave me oksigjen dhe mund të jetë dhe më e madhe, e cila është totalisht e pa lejueshme pasi mund të dëmtojë pulmonet (mushkëritë tona) për shkak të presionit të lartë.

Kujdesi ndaj Respiratoreve

Ventilatorët e Reanimacionit (Respiratorët) e quajtur ndryshe mushkëri artificiale, këto janë aparaturat më të rëndësishme në reanimacion dhe aq më tepër në epokën Covid. Respiratorët e avancuar janë aparatura të cilët janë mjaft të sofistikuara dhe sigurisht kërkohet një përqendrim i lartë nga mjeku reanimator të kuptojë funksionimin sa më të mirë të tyre. Respiratorët janë pajisje shumë delikate dhe kërkojnë absolutisht shume kujdes pasi ato mbajnë në jetë në mënyrë artificiale pacientin në rast se mushkëritë e pacientit e kanë të pamundur të funksionojnë. Respiratorët janë të pajisur me disa protokolle funksionimi dhe terapi oksigjenimi gjatë së cilës duhet të monitorohen vazhdimisht. Respiratorët e avancuar përpara se të aplikohen duhet të kontrollohen elektronikisht, mekanikisht, të kalibrohen dhe të konfigurohen mirë dhe gjendja e tyre përpara se të aplikohen tek pacientët duhet të jetë shumë optimale sepse në një moment kalimi në gjendje OFF ose një defekt imediat mund ta çojë pacientin në situatën më kritike për jetën.

Pajisjet te cilet kerkojme kujdes maksimal

Aparaturat e anestezisë (pajisjet më të rëndësishme përpara ndërhyrjes kirurgjikale) e cilat ndryshe emërtohen “Vënie në Gjumë”. Pajisjet e anestezisë janë pajisjet më të rëndësishme pasi këto aplikohen gjithmonë përpara se një pacient t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Anestezia e përgjithshme është situatë delikate pasi pacientit i aplikohen komponentë të lëngshëm si Barbiturate, Ketamine, Propofol ose gazet anestetike si: Protoksid Azoti Floran ose Halotan të cilët bëjnë të mundur humbjen e koshiencës së pacientit dhe paralizimin e sistemin nervor për tu ardhur në ndihmë kirurgëve të kryejnë ndërhyrjen kirurgjikale me sukses. Pajisjet e anestezisë duhet të jenë në gjendje shumë optimale përpara aplikimit të tyre tek pacienti të cilit do t’i realizohet kirurgjia dhe, gjithashtu, duhet të jenë të mirë kalibruara në raportet e lëngjeve dhe gazeve anestetike, të konfiguruar dhe pjesa mekanike e tyre duhet të jetë në gjendje perfektë, sepse ndryshe imagjino çfarë mund të ndodhë në një moment defekti gjatë procesit të kirurgjisë cerebrale; e imagjinoni vete.

Ja çfare ndodh nese nje pajisjet prishet gjate operacionit (nderhyrjes kirurgjikale)

Elektrobisturia (bisturia elektrike e cila pret dhe koagulon gjakun në të njëjtën kohë). Elektrobisturia është pajisje elektronike mjekësore e cila zëvendëson bisturinë e thjeshtë. Elektrobisturia aplikohet në prerje gjatë kirurgjisë dhe në të njëjtën kohë realizojnë koagulimin e gjakut për të evituar ndonjë hemorragji të mundshme. Në kohën e sotme pavionet kirurgjikale të përgjithshme përdorin elektrobisturinë sepse është mjaft komode dhe lehtëson procesin e kirurgjisë. Elektrobisturia duhet të jetë në gjendje maksimalisht optimale pasi një defekt i mundshëm pas prerjes së një organi, indi apo ndonjë ndërhyrje tjetër mund të mos ndalojë në momentin e duhur koagulimin e gjakut dhe kjo mund të kalojë në një proces të rënduar hemorragjik dhe ka raste që spani kohor mund të jetë i gjatë dhe pacienti për shkak të mos koagulimit mund të humbasë gjak më shumë se normalja e specifikuar dhe gjithashtu një problem me Elektrobisturine mund të shkaktojë një ndërhyrje kirurgjikale jo shume të saktë apo precize.

Rendesia e Ekove (Pajisjet Ultrasound)

Pajisja Ultra-sonografike (Eko Ultrasound) Eko është një teknike imazhimi, e cila aplikohet për të përftuar imazhe të ndryshme të organeve, muskujve, artereve etj. Kjo aparaturë përfton imazhin nëpërmjet valëve të zërit (Ultrasound). Eko përdoret për diagnostikimin e sëmundjeve të ndryshme si të zemrës, e cila aplikohet Eko Kardiake, për diagnostikim gjinekologjik Eko Gjinekologjike, Eko Vaskulare, Eko Abdominale etj. Për të përcaktuar një diagnozë të saktë, Pajisje Eko Ultrasonike duhet të jetë në kushtet më të mira të funksionimit

Berisha: “B” në tavë është Braçe! As SPAK dhe as heshtja e pluhuri nuk e fshehin dot!

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaron se, zëvendëskryeministri Erion Braçe është pjesë e aferave në grupin e Lushnjës që SPAK çoi pas hekurave, bashkë me kryebashkiakun Fatos Tushe.

Duke iu referuar një bisede të dalë nga përgjimet mes Tushes dhe biznesmenit Ibrahim Lami, kur përmendet një person me “B”, por pa emër, Berisha thotë se, ai është Braçe dhe se as SPAK dhe as heshtja e pluhuri nuk e fshehin dot.

Ai i kërkon të tregojë sa ka ndarë me biznesmenin.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

“B” ne tave eshte Braçe!

Erion mos u fshih pas B. as dhe SPAK-ut por trego sa ndave me Bimin!
As “B”.as SPAK-U as dhe heshtja apo plurhuri nuk te fshehin dot!
Miq lexoni shkrimin e me poshtem se kush eshte “B” qe SPAK e mbane sekret dhe cili eshte roli i tij ne pazare! sb

Dosja e Lushnjës/ A e mbrojti SPAK zv.kryeministrin Erjon Braçe?
27 minuta më parë

“Nga Bitaj ne skaj te njesise Kolonje ne bashkine Lushnje, per 5 kilometra me radhe deri ne Pirre te njesise Bubullime! Mijera hektare ne Myzeqe kullojne ne kete magjistral! Pune e mire dhe sherbim shembullor edhe kete here! Vijojme me te njejten pune kudo,prej veres, para dimrit!” shkruhet në një postim të zv.kryeministrit Erjon Braçe për kanalin vaditës që u kushtoi 22.645.35. lekë qytetarëve të Lushnjës, përmes një tenderi të manipuluar, për të cilin drejtuesit e Bashkisë përfunduan në burg.

Dikur, Erjon Braçe e ka promovuar investimin, por tani që ai rezultoi korruptiv, nuk ka folur asnjë fjalë.

Dosja e SPAK për korrupsionin në kanalin vaditës në fshatin Bishthëm dhe Bitaj të Lushnjës është zbardhur me detaje nga gazetarët. Në media kanë rrjedhur edhe bisedat e zbardhura nga përgjimet e punonjësve të Bashkisë me biznesmenët.

Detajet faktojnë bashkëpunimin e Fatos Tushes për tenderin korruptiv, por edhe përpjekjet për ta mbyllur çështjen “lart” në Tiranë. Interesante është se kur kompanitë që humbën tenderin, u ankuan pranë Komisionit të Prokurimeve Publike, Tushe dhe vartësit e tij, reaguan në panik duke kryer biseda kompromentuese në bisedat telefonike.

Nga telefonatat e Flamur Peqinit, drejtor i Bashkisë dhe biznesmenit Ibrahim Lami del në skenë një person që është përfshirë në çështje, por që në dosje prokurorët e SPAK nuk ia kanë shënuar emrin të plotë. Ata e identifikojnë thjesht si “B”.

Në faqen 6 dhe 7 të dosjes, që Lapsi.al i publikon të pjeshshme del se në përgjimet e telefonatave të SPAK përmendet një person, emrin e të cilit prokurorët nuk e kanë zbardhur të plotë, por vetëm me “B…”

Është momenti kur biznesmeni Ibrahim Lami dhe drejtori i Bashkisë së Lushnjës, Eduart Peqini shfaqen të shqetësuar që komania që humbi tenderin është ankuar të Komisioni i Prokurimeve Publike.

Ato flasin në telefon për këtë çështje, teksa përmendin personin e identifikuar nga SPAK thjesht me shkronjën “B”. Këtë të fundit, biznesmeni e ka përcjellë në Parlament, që mendohet të jetë deputet.

“Sërish më datë 28.09.2020, ora 12:26, midis të dyshuarve Flamur dhe Ibrahim zhvillohet në një bisedë telefonike nga e cila përftohet e dhëna se Flamuri raporton tek Ibrahimi se “i kanë kthyer përgjigje që të premten atij, se ai të ka të drejtë ta ankimojë tek APP, dhe se nuk e di se ça do bëjë më ai”. Nga ana tjetër Ibrahimi shprehet “se nuk e le me kaq as B…, se dikush tjetër aty lart ka folur.” shkruhet në dosje.

Një tjetër bisedë mes Fatos Tushes dhe Ibrahim Lamit tregon se ata kanë njohje me njëri-tjetrin, ku thotë se Ibrahimi “ka pirë një kafe me B. se ai ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin dhe më pas Ibrahimi e ka përcjellë në parlament”, thuhet në dosje.

Në një tjetër bisedë mes Fatos Tushes dhe biznesmenit Ibrahim Lamit, në të njëjtin moment, kur shqetësimi është se mos pranohet ankesa e biznesit, përmendet sërish ai që SPAK e zbardh me emrin B.

Në dosje shkruhet se Ibrahimi “ka pirë një kafe me B. se ai ka thënë që bëjeni mbledhjen me Fatosin dhe më pas Ibrahimi e ka përcjellë në parlament”.

Dihet se Lushnja është qyteti ku punon prej vitesh zv.kryeministri Erjon Braçe. Ai ka qenë një ndër promovuesit kryesorë të investimeve në këtë qark dhe nuk i ka lënë pas dore as kanalet vaditëse të zonës, si investime që zhvillojnë bujqësinë.

Por deri më tani Zv.kryeministri Braçe nuk ka pasur asnjë koment për çështjen në fjalë. Ai ka qenë një bashkëpuntor i ngushtë i Fatos Tushes prej vitesh dhe ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje për skandalin.

Por pas publikimit të dosjes, dhe pas zbardhjes së përgjimeve, Braçe duhet të sqarojë nëse ka pasur njohje me biznesmenin Ibrahim Lami, nëse i kanë kërkuar të ndërhyrjë pranë Komisionit të Prokurimeve Publike për tenderin në fjalë dhe nëse është ai personi që SPAK e identifikon si “B” në bisedat e përgjuara.

Lexo edhe: Kim reagon pas operacionit të SPAK në Lushnje: Askush nuk është mbi ligjin

Lexo edhe: SPAK godet majtas/ Rama paralajmëroi Tushen dhe të tjerët në Kongresin e PS

Nëse vërtet, ky person që përmendet në dosjen e SPAK është zv.kryeministri Erjon Braçe, skandali bëhet akoma më i rëndë. Mosidentifikimi në dosje, fshehja që kanë bërë prokurorët për identitetin, të cilin biznesmeni thotë se e shoqëroi në parlament pasi i kërkoi ndihmë për të mbyllur aferën e korrupsionit, tregon se SPAK ka limitet e tij. Mund të arrestojë punonjësit e Bashkisë, mund t’i vërë prangat kryetarit të bashkisë, por kur vjen puna tek deputetët, atyre as nuk guxon t’ua përmendë emrin. Madje ua fsheh edhe në dosjen hetimore. Sepse disa, mbeten mbi ligjin./Lapsi.al

PD zbardh lidhjet e krimit me policinë, ndryshimet, reformim i klanit të sekserëve të Ardi Veliut

Ndryshimet ne Polici/PD: Reformimi i klanit të sekserëve të Ardi Veliut. Policia do t’u kthehet qytetarëve kur të ndëshkohen lidhjet e politikës me krimin.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Shqiptarët dëgjuan sot kryeministrin në rolin e shejtanbudallait, që pas 2 mijë e 920 ditësh, pra 8 vitesh, në një pushtet të fituar me mbështetjen e krimit dhe që e ushtron në mbështetje të krimit, t’u japw 100 ditë afat drejtuesve të policisë për të gjetur të infiltruarit në rreshtat e forcave të rendit.

Shqiptarët dëgjuan themeluesin e modelit të bashkëpunimit me krimin, atë që futi njerëz me rekorde kriminale në parlament, bashki dhe administratë, të zgjohet një ditë vere dhe të flasë për bashkëpunim të policisë me krimin.

Fatkeqësisht kjo nuk është shaka, madje kjo nuk mund të quhet më as hipokrizi, kjo është një lojë për t’u hedhur hi syve të qytetarëve, që vuajnë modelin e krijuar nga Edi Rama, atë të bashkëqeverisjes me krimin.

Ndaj edhe situata e rendit dhe sigurisë në vend nuk mund të kishte rezultat tjetër, përveç revanshit të krimit që ndihet i paprekshëm pasi ka shërbyer pushtetin në rrëmbimin e të drejtës të qytetarëve për të votuar të lirë.

Prej vitesh Partia Demokratike ka mbështetur policët e ndershëm të tradhëtuar nga regjimi Rama-Doshi.

Ne e dimë që një polic që kërkon t’i shërbejë ndershmërisht qytetarëve, nuk mund të ndihet i sigurt në ushtrimin e detyrës së tij kur sheh që kryeministri u bën peshqesh, jo një, por dy ministra të lidhur me krimin.

Po ashtu e dimë, sikurse e di çdo shqiptar, që policia nuk mund të ketë asnjë forcë përballë krimit, kur me urdhër politik një pjesë e saj përdoret për të ruajtur parcelat e hashashit apo si punëtorë krahu për të ngarkuar gomonet e trafikantëve.

Shqiptarët e dinë që policia e drejtuar nga ushtarët e Edi Ramës, nuk u shërben atyre por interesave të oligarkëve, kur forcat e rendit përdoren për të hedhur gaz lotësjellës për të nxjerrë fëmijë 5 vjeçarë nga shtëpitë e tyre për të mbrojtur grabitjen e pronës nga mafia e ndërtimit, apo për të shembur në mënyrë barbare dhe antikushtetuese Teatrin Kombëtar.

Shqiptarët e kanë të qartë se asnjë punojnës i ndershëm i policisë nuk vepron dot kundër krimit, kundër të fortëve, për sa kohë ata janë ortakë të pushtetit.

Prandaj nëse Rama kërkon të infiltruarit në policinë e shtetit, le të fillojë të pyes veten për ata që mblodhi rreth vetes në atë sallë.
Duke nisur nga Ardi Veliu, që jo më larg se 3 muaj më parë, mashtroi shqiptarët për të mbuluar lidhjet e Ramës me kriminelët që blenë vota për të në Elbasan.

Gjovalin Loka, i shkarkuar nga Drejtor i Rendit Publik pasi ka nxjerrë të dhëna për llogari të një grupi kriminal në veri, që është përfshirë në kanabzimin e Shkodrës dhe Lezhës, i përfshirë gjithashtu në procesin zgjedhor në Elbasan.

Edmond Traga, i emëruar në Berat, një nga zonat më të begata për kultivimin e hashashit, që shkon aty me eksperiencën me të cilën lejoi kanabizimin e Dibrës kur qarku u kthye në hambar droge.

Neritan Nallbati, i lidhur me Hakmarrjen për Drejtësi, apo Oltion Bitri, mik personal i Ardi Veliut, i njohur si gjobvënës i lokaleve të bllokut dhe ushtrues presionesh gjatë zgjedhjeve të ndryshme në favor të pushtetit.

Lorenc Shehu, gjobvënës për subjektet e OFL-së, që u përfshi në fushatën zgjedhore me grupet kriminale të Shijakut, në shërbim të Ardian Celën dhe Vangjush Dako. Apo Niko Brahimaj, që sipas SHISH paguhej për informacionet që jepte, dhe ka favorizuar trafikimin e lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi.
E kështu me rradhë mund të listohen emrat e gjithë kësaj rokade që Rama quan reformë, por që në të vërtetë mund të përkufizohet si reformimi i klanit të sekserëve të Ardi Veliut.

Shqiptarët dhe familjet e tyre nuk meritojnë këtë tallje me rendin dhe sigurinë. Policët e ndershëm nuk meritojnë riciklime që shërbejnë vetëm si makiazh për regjim, ndërkohë që shteti është gjunjëzuar para krimit të bërë njësh me pushtetin.

Policia e Shteti do t’u ktheht qytetarëve vetëm kur të ndëshkohet modeli i krijuar nga Edi Rama, vetëm kur të kur të ndëshkohen lidhjet e pushtetit me krimin.

Tokio shpall gjendjen e jashtëzakonshme, rrezikohen Lojërat Olimpike

Autoritetet japoneze shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në Tokio pas një vale tjetër të koronavirusit, me masat që do të hyjnë në fuqi të hënën, dhe do të vazhdojnë deri në 22 gusht, dy javë pas përfundimit të Olimpiadës.

Japonia është në pozitë të vështirë, pasi vetëm 7% e qytetarëve janë vaksinuar, në krahasim me rreth 25 për qind në vendet e tjera të zhvilluara. Shefi ekzekutiv i Lojrave Olimpike, Toshiro Muto, kishte parashikuar që të kishte të paktën 50% tifozë nëpër impiante, me limit deri në 10, 000 spektatorë, por tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Autoritetet vendase kanë deklaruar se edhe ky numër i kufizuar publiku nuk duhet të jetë në gara pas orës 21:00, duke e bërë më pak të mundshme praninë e tifozëve. Kryekëshilltari japonez për koronavirusin, Shigeru Omi, këshillon se është më mirë që Lojërat të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Qeveria qendrore dhe pushteti vendor është në pozitë të vështirë sepse opinioni publik japonez është kundër mbajtjes së Olimpiadës, jo vetëm kundër pranisë së tifozëve. Mungesa e tifozëve pritet të rrisë kostot për organizatorët, sepse nuk mund të merren të ardhura nga biletat, ndërsa shpenzimet janë tepër të larta.

Përse është kaq e pamundur të gjendet një ilaç kundër kancerit

Nuk ekziston ndonjë kurë ose trajtim për kancerin sepse kanceri në të vërtetë nuk është një sëmundje e vetme. Fjala “kancer” është një ‘term ombrellë’ që përfshin qindra sëmundje të ndryshme. Për më tepër, kanceri është zakonisht më i vështirë për të luftuar sesa sëmundjet infektive, sepse nuk ka asnjë agjent të huaj që sulmon trupin që të mund të dallohet nga pjesët e shëndetshme të trupit.

Përkundrazi, kanceri manifestohet me vet qelizat e trupit që shkaktojnë dëmtimin. Prandaj, ka po aq lloje të ndryshme të kancerit sa ka lloje të ndryshme të qelizave në trupa.

Lexo Edhe:
Presidentja Osmani: Nëse ushtria serbe kalon kufirin me Kosovën, do të përballet me ushtarët amerikanë
Kjo do të thotë që efikasiteti i trajtimit të kancerit varet nga:

1. Vendi se ku ‘shfaqet’ kanceri në trup

Reklamë

2. Lloji i kancerit dhe

3. Deri në ç’shkallë ka mbrrirë kanceri

Në hyrje të një botimi të titulluar “Nature Insight: Cancer”, redaktori Bernd Pulverer shprehet: “Kanceri është vetëm një term ombrellë në të cilin përfshihen një bollëk kushtesh të karakterizuara nga ndarjet qelizore të paplanifikuar dhe të pakontrolluar.

Derisa mosha mesatare e të prekurve nga kanceri në shumë vende rritet vazhdimisht, e njëjta ndodh edhe me numrin e vdekjeve të shktaktuara nga kanceri; duke e bërë kancerin shkakun kryesor të vdekjeve prej sëmundjeve në shekullin 21.

Pothuajse çdo organ i gjitarëve dhe gati të gjitha llojet e qelizave mund t’i nënshtrohen transformimit onkogjenik. Për shembull, qelizat e gjëndrës tiroide ‘e absorbojnë’ jodin më shumë se qelizat tjera, në mënyrë që të prodhojnë hormone tiroide të cilat përmbajnë atome jodi. Qelizat papilare të kancerit të tiroides mund të shkatërrohen duke i dhënë pacientit jod radioaktiv. Kur pacienti pi jod radioaktiv, ai hyn në qarkullimin e gjakut dhe pastaj përqendrohet në qelizat tiroide. Kur ky version radioaktiv i elementit pëson kalbje (zbërthim) radioaktive brenda qelizave tiroide, lëshohet rrezatim i cili shkatërron qelizat. Në këtë mënyrë, jodi radioaktiv mund të përdoret për të trajtuar kancere të caktuara të tiroides. Në të njëjtën kohë, jodi radioaktiv nuk mund të përdoret për të trajtuar kancerin e prostatës, sepse qelizat e prostatës nuk marrin jod në mënyrë të konsiderueshme.

Grafiku i gjumit sipas moshës, sa orë gjumë na nevojiten për një shëndet të mirë

Gjumi është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e foshnjave, fëmijëve të vegjël dhe adoleshentëve. Është gjithashtu i rëndësishëm pasi mundëson rimbushjen e trupit dhe mendjes tuaj, duke ju lënë të freskët dhe vigjilent kur të zgjoheni.

Gjumi i shëndetshëm siguron që trupi juaj është i shëndetshëm dhe mund të mbrojë veten nga sëmundjet dhe pa të, truri juaj nuk është në gjendje të punojë siç duhet. Fjetja është thelbësore për shëndetin dhe mungesa mund të shkaktojë një sërë problemesh nga mosbalancimet e humorit deri te sëmundjet shumë më të rëndësishme.

Kostoja e një gjumi të keq mund të nënkuptojë më shumë sesa thjesht një humor të keq dhe mungesë përqendrimi. Netët e rregullta pa gjumë mund të ju rrezikojnë nga shumë probleme të rënda mjekësore duke përfshirë mbipeshën, sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

Mjekët dhe profesionistët mjekësorë gjithashtu kanë lidhur gjumin e dobët me shkurtimin e jetëgjatësisë së dikujt.

Si ta dini nëse keni fjetur mjaftueshëm?
Shumica e njerëzve kanë nevojë për rreth tetë orë gjumë çdo natë për të funksionuar si duhet. Sidoqoftë, secili individ është i ndryshëm dhe disa kanë më shumë nevojë dhe disa më pak.

Në përgjithësi, nëse zgjoheni të lodhur dhe e kaloni tërë ditën duke menduar për gjumë – ka të ngjarë që nuk po flini mjaftueshëm.

Sipas NHS, fëmijët kanë nevojë për sasinë e mëposhtme të gjumit sipas moshës së tyre:

Bebet 4 deri në 12 muajshe – 12 deri në 16 orë, duke përfshirë edhe dremitjet
Fëmijët e vegjël nga 1 deri në 2 vjeç – 11 deri në 14 orë duke përfshirë edhe dremitjet
Fëmijët nga 3 deri në 5 vjeç – 10 deri në 13 orë duke përfshirë edhe dremitje

Fëmijët 6 deri në 12 vjeç – 9 deri në 12 orë
Adoleshentë nga 13 deri në 18 vjeç – 8 deri në 10 orë.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve sugjerojnë se të rriturit gjithashtu kanë nevojë për një sasi të ndryshme të gjumit në varësi të moshës. Për ata të moshës 18 deri në 60 vjeç, CDC rekomandon që të rriturit të kenë shtatë ose më shumë orë gjumë në natë.

Për ata të moshës 61 deri 64 vjeç, rekomandohet shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë. Shtatë deri në tetë orë gjumë në natë rekomandohet për këdo të moshës 65 vjeçe e më lartë.

Vendi i parë që u imunizua/ Në Izrael po bie efektiviteti i vaksinës Pfizer

Izraeli ka njoftuar se efektiviteti i vaksinës Pfizer/BioNtech ka rënë, pavarësisht se ajo mbetet shumë efektive në parandalimin e simptomave të rënda të sëmundjes COVID-19.

Njoftimi vjen pas përhapjes gjithnjë e më të lartë të variantit Delta të koronavirusit dhe heqjen e kufizimeve të distancimit fizik në Izrael.

Ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha se efektiviteti i vaksinës në parandalimin e infektimit dhe të sëmundjes me simptoma ka rënë në 64 për qind, por ajo mbetet 93 për qind efektive në parandalimin e hospitalizimeve dhe simptomave të rënda të sëmundjes.

Në deklaratën e saj, Ministria e Shëndetësisë nuk ofroi të dhëna për nivelin e mëparshëm të efektivitetit ose ndonjë të dhënë tjetër, raporton Reuters.

Megjithatë, në muajin maj, zyrtarët izraelitë publikuan një raport në të cilin thuhej se dy doza të vaksinës së Pfizer sigurojnë 95 për qind mbrojtje kundër infeksionit, shtrimit në spital dhe simptomave të rënda të sëmundjes.

Një zëdhënës i kompanisë Pfizer nuk ka pranuar që të komentojë të dhënat e shtetit të Izraelit, por ai u bëri jehonë të dhënave nga kërkimet tjera që tregojnë se antitrupat e nxitura nga vaksina janë në gjendje të neutralizojnë të gjitha variantet e koronavirusit, përfshirë atë Delta, megjithëse me një fuqi më të ulët.

Izraeli ka qenë kampion në fushatën e imunizimit të popullsisë 9.3 milionëshe.

Rreth 60 për qind e banorëve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së Pfizer.

Në janar, Izraeli regjistronte deri në 10.000 raste në ditë, ndërsa muajin e kaluar në këtë shtet u regjistruan në ditë raste njëshifrore.

Përmirësimi i situatës epidemiologjike bëri që Izraeli të heqë pothuajse të gjitha masat kufizuese.

Në të njëjtën kohë, në Izrael sikurse në pothujase gjitha vendet e botës, varianti Delta i koronavirusit filloi të mbizotërojë rastet e reja të të infektuarve.

Numri i rasteve të reja në Izrael gradualisht po rritet si dhe i personave me simptoma të rënda.

Për shembull, të dielën u regjistruan 343 të infektuar, ndërsa numri i të sëmurëve rëndë u rrit në 35 nga 21.

Eksperti i Institutit të Shkencës, Weizmann, në Izrael tha se nuk ka ndonjë mundësi që vendi të përballet me rritje të shtrimeve në spital.

Ai tha se është mirë që jeta të vazhdojë në normalitet dhe pa kufizime, por duke shtuar shkallën e vaksinimit.

Varianti Delta i koronavirusit, për të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se është më ngjitës, ka shkaktuar shqetësim në shumë vende të botës.

Ekspertët e shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara theksojnë se fushatat e imunizimit janë çelësi për të mposhtur pandeminë e COVID-19, veçanërisht pasi mutacionet, siç është varianti Delta, po vazhdojnë të shfaqen.

Sipas ekspertëve, të trija vaksinat e autorizuara në Shtetet e Bashkuara – Pfizer, Moderna dhe Johnson & Johnson – kanë rezultuar të efektshme në mbrojtjen nga varianti Delta.

Megjithatë, disa studime tregojnë se niveli i mbrojtjes është pak më i ulët sesa kundër varianteve të para të koronavirusit.

Varianti Delta është mbizotërues në Britani të Madhe, mirëpo kryeministri Boris Johnson tha më 5 korrik se vendi i tij, nga data 19 korrik, do të heqë shumicën e kufizimeve.

Rama: Kriminelët, tutorët e policisë

Kryeministri Edi Rama në një dalje për media ka folur sot përsa i përket rolit të policisë për të mbrojtur ligjin e territorin nga shkelësit e abuzuesit.

Kryeministri ka mbedhur drejtuesit e policisë, ku tha se është e papranueshme që efektivët të kenë sjellje joetike, dhe të bjenë në akte korruptive.

Rama foli për rastin e Sarandës ku pati përplasje me armë në lokalin Orange, pas kalimit të orës policore, ndërsa sipas kryeministrit pronarët e këtyre lokaleve janë tutorë që marrin prej hundësh shefat e komisariateve.

Fjala e Ramës
Sot kur ne jemi tanimë në sezon turistik dhe numri i lartë i pushuesve që hyjnë dhe dalin në vend është domethënës. Kemi policinë e Shtetit përmes individësh të padenjë që t’i shkojë kundra detyrimit të të gjithëve bashkë të çdo structure të shtetit, për t’i pritur dhe për t’i sajdisur të gjithë pushuesit sipas traditës së një vendi që pretendon të bëhet më i miri në vend. Duhen luftuar pa asnjë kompromis dhe me zero tolerancë. Dhe këtu dua të nënvizoj shumë fort një fakt që në vetvete është shumë sfidues për ligjin, për shtetin, për Policinë e Shtetit. Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin? Tejkalojnë kufirin e orës policore, krijojnë hapësire abuzivizmi që degjeneron deri në krisma e plagosje në mes të një dynjaje të tërë që është mbledhur aty në loakl. Kush janë këta?

Këta janë tutorët e Policisë së Shtetit në atë territory këta janë korruptuesit e Polciisë së Shtetit, abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e Policisë së Shtetit që tërheqin për hunde shefa komisariate që i kthejnë në roje të aktivitetit të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte një rast alarmant. Ai rast duhet të ndëshkim oenal të të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë, jo në hetime administrative e masa ordinere. Në përjashtimin imediat dhe ndëshkimin penal të personave përgjegjës. Kush e mban përgjegjësinë për nxjerrjen e armëve dhe sakatimin e njerëzve në tret ë natës përveç atyre që e kanë lejuar zhvillimin e kësaj gjësë në mes të qytetit e jo në një luginë të humbur.

Përfundojnë pa asnjë rezultat bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel

Në Bruksel ka përfunduar takimi mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve që ndërmjetësohet nga BE-ja, por përveç diskutimeve për dallimet që kanë palët, asnjë vendim nuk është arritur.

Në përfundim të bisedimeve, të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve të kaluara në kuadër të dialogut.

Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ngarkuar me çështjen e dialogut, tha se në takim është diskutuar për marrëveshjet e arritura deri tani në kuadër të dialogut dhe për vërejtjet që kanë palët në lidhje me zbatimin e tyre.

“Ne kemi parashtruar ato vërejtje për marrëveshjet në lidhje me hapat e deritanishëm të Serbisë, përshembull për marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit, njohjen e diplomave, lirinë e lëvizjes, pastaj marrëveshjen e fusnotës, pasi kemi parë që pala serbe nuk i ka përmbushur obligimet e saj”, tha Bislimi.

Ndërsa drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, njëherësh udhëheqës i delegacionit serb, tha se pala e Prishtinës asnjëherë gjatë bisedimeve nuk e përmendi çështjen e të zhdukurve ose formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Ne u kemi thënë atyre se Asociacioni është kusht mbi kushtet nëse duam të ecim tutje. Asociacioni nënkupton realizimin e të gjitha të drejtave të qytetarëve serbë, sepse incidente të shumta janë vetëm provë se sa i nevojshëm është formimi i tij”, tha Petkoviq.

Ai pretendoi se pala serbe ka përmbushur pothuajse të gjitha marrëveshjet në kuadër të dialogut dhe se ankesat e delegacionit të Kosovës kishin të bënin kryesisht me çështje teknike të zbatimit të tyre.

I dërguari i posaçëm i BE-së për çështjen e dialogut, Mirosllav Lajçak, i quajti përmbajtësore diskutimet. Ai fillimisht kishte zhvilluar takime të veçanta me të dyja delegacionet – të martën me të Kosovës dhe të mërkurën me të Serbisë – ndërsa më pas është mbajtur takimi tre-palësh mes tij dhe zyrtarëve nga të dyja delegacionet.

“Diskutimet të gjerë për elementet e dialogut, marrëveshjet e kaluara, çështjet aktuale dhe hapat e ardhshëm në drejtim të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Bisedimet e sotme mes delegacioneve negociuese janë të parat në këtë nivel që nga takimi i parë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 15 qershor.

Më herët ishte thënë se delegacionet do të përgatisin edhe mbajtjen e takimit të ardhshëm mes dy liderëve, i paraparë për në fund të muajit korrik, por zëvëndëskryeministri Bislimi tha se për këtë çështje do të diskutohet gjatë javës së ardhshme në formën online.

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011, si dialog për çështje teknike, për të evoluuar më pas në dialog të nivelit politik.

Palët nuk po arrijnë pajtim në pothuajse asgjë.

Derisa Kosova ia përmend Serbisë disa ngecje në zbatimin e një sërë marrëveshjeve, pala serbe insiston më së shumti në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur në kuadër të dialogut të Brukselit, në vitin 2013, e cila marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës. Në vitin 2015, sërish është arritur një marrëveshje shtesë lidhur me formimin e Asociacionin, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte vlerësuar që shumë pika të kësaj marrëveshje nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e vendit.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetjen se a ka ajo ndonjë propozim për zgjidhjen e çështjes së Asociacionit, të cilën do ta parashtrojë në dialog me Serbinë, ashtu siç ka kërkuar Bashkimi Evropian. Por, nuk ka pranuar përgjigje.

Të hënën, më 5 korrik, Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, në një intervistë për Rtv 21, ka thënë se Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është obligim të cilin e kanë marrë institucionet e Kosovës dhe duhet ta zbatojnë. Ai ka theksuar që “ekzistojnë mekanizma përmes të cilave Kosova mund të zgjidhë këtë çështje në përputhje me Kushtetutën e vet”.

Arsim Bajrami, profesor i të Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se “pala kosovare, paraprakisht do të duhej që derisa të vendoset në tavolinë çështja e Asociacionit, t’i kryejë detyrimet në raport me Asociacionin. Ta rishikojë statutin, ta harmonizojë sipas gjetjeve të Gjykatës Kushtetutese, ta dekretojë dhe me atë version të rishikuar, të shkojë në bisedimet finale”.

Më herët, James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Londrës i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Kosovës dhe Serbisë i duhet një marrëveshje përfundimtare dhe jo vazhdim i dialogut në formatin e Bashkimit Evropian.

“Çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po bëhet sikurse Qipro. Unë e kam parë se çfarë ka ndodhur me dialogun në Qipro. Është humbje kohe, ata po zhvillojnë dialog qe 50 vjet. Juve ju duhet një marrëveshje përfundimtare. Ju duhet një ujdi gjithëpërfshirëse, sepse në Qipro kanë provuar kështu, me disa masa të ndërtimit të besimit, por gjithmonë kanë pasur mosmarrëveshje”, ka thënë ai.