30.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Korrik, 2025

Theu qafën Kuvendi i turpit!

Nga Artan FUGA

Nuk ka logore që e lan turpin në ballin e këtij parlamenti që prodhoi ligjet më të këqia, antidemokratike dhe idiote në botë! Turpi është në ballë edhe te Komisioni i edukimit, medias arsimit, për ata gjoja opozitarë dhe kooperativistë, infermiere që u marrin të keqen infermiereve, edukatore çerdhesh që u marrin të keqen edukatoreve, në thelb të pashkollë që u bënë vegla të antikulturës, antishkencës dhe mizerjes anti-intelektuale!

Historia i nxorri me turp në breg të kënetës!

Basha takim me ambasadorët e BE: Integrimi prioritet kryesor i PD. 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë!

Kryetari i PD Lulzim Basha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në kuadër të intergrimit.

Në postimin e tij në Facebook, Basha ka theksuar se, Integrimi Europian i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i Partisë Demokratike.

Basha ka kujtuar edhe masakrën elektorale zgjedhore, ku sipas tij 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe për Partinë Demokratike nuk mund të quhet një kapitull i mbyllur. Prandaj ne do të kërkojmë deri në fund hetimin e krimeve zgjedhore, ndëshkimin e fajtorëve dhe kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.

Postimi i plotë i kryetarit Basha

Diskutime të frytshme sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian🇪🇺. Integrimi Europian i Shqipërisë🇦🇱 ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i Partisë Demokratike, ndaj do të bëjmë gjithçka që vendi ynë të eci përpara në këtë rrugëtim kaq të rëndësishëm për qytetarët tanë. Për ne BE do të thotë votë e lirë, pavarësi e institucioneve, liri dhe pavarësi e mediave, ndarje e politikës nga krimi dhe luftë ndaj korrupsionit.

Pa këto nuk mund të ketë as zhvillim, as integrim dhe as demokraci. 25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe për Partinë Demokratike nuk mund të quhet një kapitull i mbyllur. Prandaj ne do të kërkojmë deri në fund hetimin e krimeve zgjedhore, ndëshkimin e fajtorëve dhe kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend.

Zëri i Amerikës: Rama zgjodhi kryetare të AMA ish-zëdhënësen e PS, pavarësisht shqetësimeve të ndërkombëtarëve

Në Shqipëri, parlamenti zgjodhi sot drejtuesin e ri të Autoritetit të Mediave Audiovizive, pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga institucionet ndërkombëtare.

Në krye të këtij institucioni u votua zonja Armela Krasniqi, drejtuesja aktuale a Agjencisë shtetërore të lajmerve ATSH, dhe ish-zëdhënëse e Partisë Socialiste.

Delegacioni i Bashkimit Europian kishte ftuar autoritetet që ta shtynin vendimin për legjilaturën e ardhshme të parlamentit të ri duke theksuar se është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s.

Po ashtu dhe OSBE-ja kishte vënë theksin te nevoja e nëj procesi gjithëpërfshirës dhe transparent.

Votimi sot, në seancën e fundit të këtij parlamenti, i drejtuesit të ri të Autoritetit të Mediave audiovizive, u parapri nga disa deklarata të institucioneve ndërkombëtare, të cilat shprehnin shqetësim rreth kësaj vendimmarrjeje.

Në një deklaratë të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, vihej në dukej se “autoritetet rregullatore të mediave duhet të punojnë në mënyrë të paanshme, transparente dhe me një legjitimitet të njohur nga të gjithë”, ndërsa theksohej se “Bashkimi Evropian ka rishikuar Direktivën e Shërbimeve të Mediave Audiovizive dhe ka paraqitur kërkesa të reja për pavarësi për rregullatorët kombëtarë të mediave përfshirë detyrimin për të vendosur procedura transparente dhe të pavarura për emërimin dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të këtyre autoriteteve”, duke i kujtuar Shqipërisë se “ky legjislacion është pjesë e acquis të BE-së të cilin Shqipëria duhet të përshtasë”.

Në deklaratën e Delegacionit të BE-së ftoheshin “autoritetet të marrin në konsideratë të vazhdojnë me këtë emërim gjatë legjislaturës së ardhshme në shtator, së bashku me emërimin e anëtarëve të bordit të Autoritetit, si mënyra më e mirë për të arritur konsensusin dhe legjitimitetin e pranuar gjerësisht”, duke theksuar se “është e rëndësishme që të mos ketë dyshime mbi natyrën jopartiake, profesionale dhe pluraliste të punës së AMA-s”.

Shqetësimit të Bashkimit Europian ju bashkangjit dhe prania e OSBE-së në Shqipëri. “duke theksuar nevojën për një organ të pavarur të rregullimit të medias. Ne nënvizojmë rëndësinë e një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të rinj të AMA-s, për të garantuar që AMA ta përmbushë më së miri misionin e saj të ndjeshëm”, theksonte në qëndrimin e saj Prania e OSBE-së.

Por këto shqetësime nuk u morën në konsideratë nga shumica, qëndrimi i së cilës u bë i qartë që para votimit nga kreu i grupit socialist Taulant Balla, sipas të cilit “është detyrë e Kuvendit të Shqipërisë që të garantojë vijimësinë e ushtrimit të detyrës së tyre çdo institucion që varet prej tij. Ne kemi miratuar një rezolutë për AMA-n para pak ditësh. Procesi për zgjedhjen e kreut të këtij institucioni është zhvilluar prej shumë javësh, sipas të gjitha procedurave parlamentare. Po kjo procedurë parlamentare e detyron Kuvendin, që vendimin e Komisionit ta shqyrtojë sot dhe ta votojë”.

Në fund të votimit rezultoi se përballë juristes Alketa Dibra, kandidatja tjetër Armela Krasniqi doli fituese me 83 vota në favor. Zonja Krasniqi, drejtuesja aktuale e Agjencisë shtetërore të lajmeve, ATSH, ka qenë me herët zëdhënëse e Partisë socialiste dhe drejtuese e zyrës së shtypit të Kryeminitrit Edi Rama.

Pikërisht e kaluara e saj bëri që dhe opozita të ngrinte zërin duke folur sipas saj për një kapje politike të AMA-s.

Pak ditë më parë dhe Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt (Safe Journalists) i cili bashkon shoqatat e gazearëve në vendet e Ballkanit u shpreh gjithshtu “i shqetësuar për pavarësinë dhe profesionalizmin e dy kandidaturave për Kryetarin e AMA, të dy kriteret janë thelbësore për lirinë e medias dhe për proceset demokratike në Shqipëri”. Në letrën dërguar kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi viheshin në dukje dhe “mangësitë në procedurën e përzgjedhjes së tyre, duke marrë parasysh që procesi është formal pa konkurrencë kuptimplotë dhe i kryer me nxitim brenda Parlamentit aktual, mandati i të cilit skadon së shpejti, njëkohësisht pa prezencën një opozite të mirëfilltë”./VOA

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit: Një jetë përballë okupatorit serb

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait të ish-kryetarit të PDK-së dhe njëkohësisht një nga themeluesit e UÇK-së, Kadri Veseli.

Basha shkruan në një postim në rrjetet sociale se, me mendje dhe zemër është pranë Kadri Veselit dhe familjes së tij, të cilëve u shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Basha thekson se, Fazli Veseli jetoi një jetë të tërë duke qenë kurdoherë përballë okupatorit serb në Kosovë.

Postimi i kryetarit të PD, Basha

Me hidhërim mora lajmin e ndarjes nga jeta të z. Fazli Veseli, babait të një prej themeluesve të UÇK-së, ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Jeta i rezervoi z. Fazli momente të vështira gjatë përballjes me okupatorin serb, por dhe krenari për atë që familja e tij e veçanërisht djali i tij Kadri Veseli bëri për Kosovën edhe pse sot po përballet me padrejtësi që nuk kanë qenë të pakta gjatë historisë sonë.

Me mendje dhe zemër jam sot pranë Kadri Veselit dhe familjes së tij, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella per humbjen e njeriut të tyre të dashur. U prehtë në paqe!

Basha takon delegacionin e Kongresit Pan-Shqiptar: Rritje e bashkëpunimit dhe kontributit të shqiptaro-amerikanëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka pritur sot një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan të kryesuar nga Bruno Ceka.

Basha shkruan se, gjatë takimit u diskutua për rritjen e bashkëpunimit dhe kontributit të shqiptaro-amerikanëve, për forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Postimi i kryetarit Basha

Pata kënaqësinë të prisja sot një delegacion të Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga Kryetari Bruno Ceka.

U shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e çmuar që ka dhënë dhe vazhdon të japë Kongresi Pan-Shqiptar Amerikan dhe diaspora shqiptare në SHBA për çështjen kombëtare.

Diskutuam për rritjen e bashkëpunimit dhe kontributit të shqiptaro-amerikanëve, në dobi të kombit shqiptar dhe forcimin e demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë. 🇦🇱🇺🇸

Rama voton kundër BE dhe OSBE, Basha: Harbutëri në dëm të shqiptarëve

Kryetari i PD, Basha ka reaguar në lidhje me votimin për kreun e ri të AMA-s kundër kërkesave të BE dhe OSBE. Basha shkruan se kryeministri Edi Rama, ka hedhur poshtë thirrjen e BE për ta shtyrë votimin për në muajin shtator.

Ai e cilëson këtë hap të qeverisë, jo si një forcë, por harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve të Shqipërisë. Ai thotë ndër të tjera, se sapo BE dhe OSBE, kërkojnë për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, kryeministri, zgjedh të bëj të kundërtën.

Postimi i Lulzim Bashës:

“E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë.

Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën,duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA.

Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë”.

PD: KAS shkel ligjin e dekriminalizimit, merr në mbrojtje kryebashkiakun që fshehu dënimin me 3 vjet burg

PD nuk tërhiqet, çon në Gjykatën Administrative vendimin për kryebashkiakun e Mallakastrës. Nuk pranojmë modelin e Edi Ramës për të bashkëqeverisur me krimin.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, BELIND KËLLIÇI
Me të njëjtin zell me të cilin KAS refuzoi të bënte transparencë para shqiptarëve për masakrën zgjedhore të 25 prillit, sot vendosi të shkelë Ligjin e Dekriminalizimit dhe të marrë në mbrojtje uzurpuesin e paligjshëm të bashkisë së Mallakastrës, pavarësisht dënimit të padeklaruar me 3 vite burg në Greqi.

Në kundërshtim me interesin e qytetarëve shqiptarë dhe partnerëve ndërkombëtarë, të cilët mbështetën dhe mbështesin Ligjin e Dekriminalizimit, KQZ dhe KAS vendosën të marrin në mbrojtje shkelësit e këtij ligji të rëndësishëm për pastrimin e politikës nga krimi.

Ligji i Dekriminalizimit erdhi në jetë pas betejës së gjatë të Partisë Demokratike për t’ua kthyer institucionet qytetarëve shqiptarë dhe për të kthyer andej nga erdhën djajtë që Rama nxori nga shishja, duke i strehuar në Parlament, bashki dhe administratë.

Precedenti i rrezikshëm që KQZ dhe KAS po krijojë me rastin Ismailaj, nuk mund të përshkruhet ndryshe veçse si një përpjekje për të goditur vullnetin e shumicës së shqiptarëve për të pasur institucione të çliruara nga njerëz me të shkuar kriminale dhe pranimi i modelit të bashkëqeverisjes me krimin të ndërtuar nga Edi Rama.
Partia Demokratike nuk i pranon këto hapa prapa dhe do ta çojë këtë çështje në Gjykatën Administrative. Ligji i Dekriminalizimit është një fitore e shoqërisë shqiptare, ndaj nuk mund të shkelet për të amnistuar modelin që sundon dhe që e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro.

Irani rrezikon të shkelë marrëveshjen bërthamore

Cruise missiles on the background of the flag of Iran. The concept of a military conflict in the Persian Gulf. The threat of war.

Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë evropiane paralajmëruan Iranin se përpjekjet e tij të fundit për pasurimin e uraniumit, mund të rrezikojnë bisedimet që po zhvillohen në Vjenë për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Paralajmërimi u bë vetëm disa orë pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore njoftoi se Irani ka nisur pasurimin e uraniumit në 20 për qind – një hap që e çon atë më pranë zhvillimit të materialeve që mund të përdoren për të bërë armë bërthamore.

Uashingtoni i bën thirrje Teheranit të ndërpresë “lojën me zjarr” dhe t’u kthehet bisedimeve në Vjenë, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

“Ky është një hap fatkeq prapa për Iranin”, tha ai.

Ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë gjithashtu shprehën “shqetësim të madh”, duke paralajmëruar se veprimi i Iranit rrezikon bisedimet.

“Me hapat e tij të fundit, Irani po kërcënon një rezultat të suksesshëm në bisedimet e Vjenës, pavarësisht përparimit të arritur në gjashtë raunde negociatash deri më sot”, thanë ministrat në një deklaratë.

“Irani duhet të kthehet në negociata pa vonesë. Ne kemi theksuar vazhdimisht se koha nuk është në anën e askujt”, thanë ata.

Britania, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë në mesin e fuqive globale, së bashku me Kinën dhe Rusinë, që kanë negociuar marrëveshjen bërthamore me Iranin në vitin 2015.

Me këtë marrëveshje, Irani ka rënë dakord të kufizojë programin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga marrëveshja në vitin 2018 dhe ka rikthyer disa sanksione ekonomike kundër Iranit. Në përgjigje, ky i fundit ka nisur të shkelë kushtet e marrëveshjes.

Administrata e presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden, i ka mbajtur në fuqi sanksionet e vendosura nga Trump, por ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në marrëveshje, nëse Irani i plotëson kushtet.

Presidenti i zgjedhur i Iranit, Ibrahim Raisi, dëshiron që SHBA-ja t’i heqë sanksionet ndaj vendit të tij, në këmbim të përmbushjes së marrëveshjes.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se Irani e ka njoftuar se do ta dërgojë uraniumin e pasuruar në laboratorin e tij të kërkimit dhe zhvillimit në uzinën Isfahan.

Qëllimi është të bëhet karburant për një reaktor kërkimor, tha Agjencia.

Tre ministrat evropianë e cilësuan këtë si “shkelje serioze” të angazhimeve të Iranit me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

“Irani nuk ka nevojë të besueshme civile për metale të uraniumit, të cilat paraqesin hapin kryesor në zhvillimin e një arme bërthamore”, thanë ata.

Kriza mbi programin bërthamor të Iranit është në agjendën ndërkombëtare për gati 20 vjet.

Irani thotë se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore, ndërsa SHBA-ja dhe fuqitë tjera botërore dyshojnë se ai po përpiqet të zhvillojë fshehurazi armë bërthamore.

Fotografë nga Europa mahniten nga mrekullitë e liqenit të Shkodrës, Ademi i falenderon…

Fotografë nga disa shtete të Evropës dhe Ballkanit Perëndimor morën pjesë në aktivitetin “Një udhëtim përmes biodiversitetit dhe mrekullive të pamjeve të Liqenit të Shkodrës”, zhvilluar me datat 2,3 dhe 4 korrik 2021.

Bashkia e Shkodrës njoftoi se ky aktivitet, i ideaur nga z. Jetmir Troshani, themelues i Wild Europe, u mbështet dhe u mundësua falë bashkëpunimit të ngushtë me Wilde Europe me bashkinë e Shkodrës.

Në ditën e parë të aktivitetit fotografët nga Franca, Gjermania, Zvicra, Hungaria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Greqia patën mundësinë të njiheshin me qendrën historike të qytetit të Shkodrës dhe padyshim me një nga margaritarët e tij, Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Dita e dytë ishte programuar të niste herët në mëngjes, me lindjen e diellit, me një ngjitje në malin e Taraboshit ku para fotografëve të “botës se egër” u shpalos pamja madhështore e Liqenit të Shkodrës. Ekrani i gjerë me pamjet e mrekullueshme të Alpeve të Shqipërisë, qyteti i Shkodrës, Kalaja Rozafa, bashkimi i tre lumenjve, Drin, Kir dhe Buna si dhe panorama mahnitëse, e cila atë ditë, për shkak të kohës së mirë, u shtri deri në detin Adriatik.

Në vazhdim miqtë fotografë të “botës së egër”, të shoqëruar edhe nga media lokale dhe kombëtare, vazhduan udhëtimin me varka në Liqenin e Shkodrës, për të fotografuar kryesisht faunën e tij e në veçanti dallëndyshen e detit faqebardhë dhe pelikanin kaçurrel.

Shumë interesant ishte fakti se disa nga pjesëmarrësit fotografuan për herë të parë dallëndyshen e detit faqebardhë si Stefan Schlegl nga Berlini, apo Erica Gombos nga Hungaria dhe Nenad Mihajlivic nga Novisadi i Serbisë, fotografuan për herë të parë pelikanin kaçurrel.

Shpendi më i fotografuar nga të gjithë pjesëmarrësit rezultoi të ishte dallëndyshja e detit faqebardhë pranë zonës së zambakëve të ujit të Liqenit të Shkodrës.

Vassilis Theodoridis nga Greqia propozoi bashkëndarjen e fotografive më të mira të dallëndyshes së detit faqebardhë nga secili fotograf pjesëmarrës dhe realizimin e një fotoalbumi.

Padyshim një nga vlerat e mëdha të këtij takimi, të theksuar nga çdo pjesëmarrës, ishte shkëmbimi i eksperiencës dhe njohurive për fotografinë e “botës së egër”, promovimi i ruajtjes së mjedisit dhe bukurive të faunës dhe florës, zbulimin e bukurive dhe thesareve të natyrës por dhe krijimi i miqësive të reja nëpërmjet forcimit dhe konsolidimit të rrjetit të bashkëpunimit të fotografëve të “botës së egër” Wilde Europe.

Fjala përshëndetëse e kryetares së Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi

Ne kemi mbështetur si qytet një aktivitet ndërkombëtar që organizohet nga të apasionuarit e fotografisë, po mbi të gjitha nga adhuruesit e natyrës, duke venë në dispozicion përveç asetit tonë, përmes mbështetjes që bashkia jep, edhe mundesinë për të vëzhguar dhe fotografuar atë çfarë është mrekullia që na ofron Shkodra, sidomos liqeni i saj.

E kemi gjetur me vend që ta mbështesim këtë aktivitet, për të dytën herë radhazi, në kuadër të një promovimi që duam t’i bëjmë qytetit të Shkodrës.

Në kuadër të një sensibilizimi që kërkojmë të rrisim përmes mbrojtjes së natyrës duke e fotografuar atë dhe mendoj që të gjithë këto fotografë na bëjnë një shërbim shumë të madh, gjë që është e mirë edhe për vetë qytetin e nga ana tjetër i shtojnë një vlerë të rëndësishme që është arti përmes fotografisë, nje vlerë jo vetëm për qytetin por edhe për t’u promovuar jashtë vendit.

Unë kam admiruar vullnetarizmin, pasionin dhe dëshirën për bashkëpunim, pavarësisht se të gjithë këto fotografë deri tani kanë komunikuar dhe bashkëpunuar vetëm përmes rrjetit. Dhe fakti që bëhen bashkë, për herë të parë, këtu në Shkodër, për të promovuar natyrën, unë personalisht e kam gjetur shumë mahnitëse dhe i kam falenderuar me zemër, për të dytin vit radhazi dhe pikërisht për këtë event që ato bëjnë në Shkodër, i cili urojmë mos të jetë i fundit. Unë shpresoj që të kthehet në një aktivitet të qëndrueshëm, të përvitshëm dhe me përmasa më të mëdha.