19.5 C
Tirana
E premte, 25 Korrik, 2025

Forcat në fushë pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani

Në faqen zyrtare e uebsajtit të IEA, Emiratit Islamik të Afganistanit (uebsajti i talibanëve) ndodhet një video e realizuar me teknika moderne dhe ngjyra të ndezura lidhur me stërvitjen e luftëtarëve islamistë. Nëse finaliteti është të ngjallë frikë dhe të japë për talibanët idenë e një grupi të armatosur të stërvitur me trajnimin tradicional të zakonshëm për të gjitha forcat e armatosura në botë, atëheri objektivi është arritur: në vend të mjekërroshëve të zakonshëm me çallma e sandale me AK47 në duar, shfaqen ushtarë me veshje të mimetizuar, këpucë të gjitha njëlloj, shami që mbulojnë fytyrën dhe bluza ku shkruhet “IEA-Quick Assault Team-Special Force”. Ushtria talibane paraqitet si një ushtri moderne (me T-shirt të shkruara në anglisht) që duket se përfaqëson atë që nga perspektiva e saj mund të jetë pararoja e forcave të reja të armatosura islamike.

Por nëse propaganda nëpërmjet uebit gjendet tashmë prej kohësh në arsenalin telematik e një grupi që propozohet si guidë e ardhshme politiko – ushtarake, forcat në fushë nuk luajnë kaq shumë në favor të një guerriljeje që ka zëvendësuar helmetën me çallmën vetëm në videot vetëpromovuese. Në realitet talibanët nuk janë forca e vetme që i kundërvihet qeverisë së Kabulit dhe përbëjnë vetëm një prej rreziqeve e evolucionit të vendit pasi edhe ushtari i fundit i huaj do ta ketë lënë Hindukushin. Cilat dhe sa janë forcat reale në fushë? Çfarë mendojnë të bëjnë tashmë ish pushtuesit? Dhe cilat janë aktorët e tjerë, brenda e jashtë vendit, që përgatiten për “periudhën e mëpasme”?

Administrata Trump kishte parashikuar një reduktim fillestar të pranisë ushtarake amerikane nga 13000 në 8600 njerëz brenda korrikut 2020, pasuar nga një tërheqje e plotë brenda 1 majit 2021. Më pas administrata Biden ka njoftuar në prill se do ta vazhdonte tërheqjen, por përtej majit dhe me një datë finale që përkon me 11 shtatorin. Vendim të cilin e ka pasuar ai i vendeve aderuese në koalicionin NATO, që gjithmonë në prill, ka vendosur ta fillojë tërheqjen e forcave të misionit Resolute Support më 1 maj 2021, për ta kompletuar brenda gjysmës së parë të korrikut, siç do të duhej bënin në pjesën më të madhe edhe amerikanët. Në shkurtin e 2021, personeli NATO shkonte në 9592 njerëz, prej të cilëve 2500 amerikanë, nga 36 vende të botës. Po më pas? NATO do të impenjohej të vazhdonte stërvitjen në Europë e ushtarëve afganas dhe qeveritë e koalicionit do të duhej të vazhdonin t’i mbështesnin financiarisht forcat e armatosura afganase (amerikanët e kishin parashikuar tashmë në bilanc).

Por përveç mbështetjes financiare, amerikanët nuk kanë ndërmend të dalin krejtësisht nga Loja e Madhe. Do të duhej pra të qëndronin vigjilentë në dy fronte: atë të inteligjencës (CIA po përgatit në vendet kufitare baza nga ku të veprojë, edhe pse nuk është ndërmarrje e lehtë) dhe atë të një rritjeje të impenjimit Marinës në Gji nga ku të “kontrollojë” çfarë ndodh në Afganistan. Si për aktivitete eventule terroriste jo dmosdoshmërisht talibane (ISIS, al Qaeda), por edhe në rast se gjërat do të percipitonin dhe talibanët do të duhej te tentonin rënien e Kabulit. Do të bëhej fjalë për një punë dronësh, avionësh spiunë dhe gjuajtës për t’u përdorur në teatrin afganas në modalitete që nuk janë akoma të qarta, por gjithësesi me opsione ndërhyrëse jo të përjashtuara nga Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin, sipas të cilit operacionet e survejimit ajror kanë nisur tashmë qysh përpara tërheqjes së plotë.

Ashpërsisë në taktikën politike, talibanët i shtojnë edhe presionin në terren. Për momentin duan të arrijnë në një tryezë të mundshme negociiuese ndërafganase (për momentin ende larg) nga një pozicion force. Pozicion force i shprehur politikisht me refuzimin e pjesëmarrjes në konferencën ndërkombëtare që duhet të mbahej në maj në Turqi (bile u kanë thënë turqve se edhe ushtarët e tyre duhet të largohen siç parashikohej nga marrëveshja e Dohas midis Shteteve të Bashkuara dhe talibanëve e shkurtit 2020). Presioni ushtarak shprehet në fakt me kontrollin apo gjysmëkontrollin sidomos të zonave rurale në rreth 20 prej 35 provincave afganase.

Por e kaluara duket se flet për një shtytje të vështirë në rast se talibanët do të donin të tentonin një ngjitje ushtarake drejt pushtetit. Muxhahedinët nuk ja arritën kur sovjetikët braktisën vendin më 1989 edhe pse kishin shumë më tepër njerëz nga sa kanë sot talibanët. Atyre ju desh të prisnin ndërprerjen e fondeve që Moska pushoi së derdhuri në Kabul pas disa muajsh. Qe vetëm në këtë pikë, pa rroga, që ushtria e cila kryesohej nga qeveria prosovjetike e Najibullah u shkri di dëbora nën diell dhe guerrilja kapi kryeqytetin. Sipas vlerësimit të fundit të Kombeve të Bashkuara, talibanët mund të numërojnë një forcë ushtarake që shkon nga 55000 në 85000 njerëz. Një “ushtri” që do të arrinte në 100000 njerëz në rast se do të numëroheshin edhe jo luftëtarët. Rreth gjysma e ushtarëve të ushtrisë kombëtare afganase (ANSF) që nga ana e saj mund të numërojë 150000 policë dhe personel inteligjence. Me këtë raport force, kapja e qyteteve është një ndërmarrje e pamundur. Familjet e vjetëra e zotërinjve të luftës dhe e krerëve të epokës së rezistencës kundër sovjetikëve ose, nëqoftëse preferohet, një ripërsëritje e Aleancës Veriore të dikurshme, rikthehen në skenë. Mendjemëdhenj dhe sidomos të armatosur, të gatshëm që të menaxhojnë atë që e quajnë “rezistenca e dytë” (moqawamat-e do).

E shpjegon shumë mirë një investigim i Afghanistan Analyst Network me titullin e paekuivok “Preparing for a Post – Departure Afghanistan”, firmosur nga hulumtuesi Ali Yawar Adili. Pjesa më interesante e analizës ka të bëjë me faktin se në javët menjëherë pas njoftimit të tërheqjes grupe të ndryshme periferike pushtetit janë impenjuar në manovra të armatosura për t’u pozicionuar si aktorë “në përpjekjet e luftës apo të paqes” dhe për të kontrolluar teatrin politik dhe ushtarak: “Megjithëse këto lëvizje kryesisht kanë pasur qëllimin e grmbullimit dhe sigurimin e kolegjeve specifike elektorale, shkruan Adili, ato kanë kontribuar në një ndjenjë të përgjithshme paqartësie dhe kanë ushqyer frikërat e opinionit publik se konflikti mund të degjenerojë në një luftë në shumë nivele”. Me pak fjalë një luftë civile, që Afganistani e ka përjetuar tashmë në të kaluarën, e kryesur nga liderë islamistë 80 vjeçarë, konservatorë dhe me duart e lyer me gjak të kalibrit të Abdul Rasul Sayyaf apo të ish marshallit Abdul Rashid Dostum.

Për sa i përket Muhammad Ismail Khan, ish ministër me Karzai dhe i njohur si “Emiri i Kabulit”, muxhahedini i vjetër thekson se ka në dispozicion një milici me deri 500000 njerëz. Në thelb një ushtri tjetër: johomogjene dhe “etnike”, me qëllim luftimin e talibanëve dhe të mbrojë si identitetitet e provincave që kontrollojnë si të ardhurat e pozicionit personal e liderëve të ndryshëm konceptimi i shtetit i të cilëve nuk është shumë ndryshe nga ai i talibanëve, nga të cilët i ndaj vetëm ndonjë divergjencë teologjike apo përkatësia ernike (janë të gjithë jo pashtunë). Me ta është edhe një i ri: 30 vjeçari Ahmad Massud, djali i komandantit të famshëm të Jamiat, Ahmad Shah Massud. Në një intervistë ka thënë se ndjekësit janë “të gatshëm sa për paqen, aq edhe për dështimin e saj”.

Përballë këtij kuadri, një elementi mëtejshëm rreziku vjen pikërisht nga ekzekutivi afganas ose, më mirë, nga Presidenti Ashraf Ghani, i cili nuk do ta zbusë kapjen dhe refuzon si një qeveri tranzicioni, ashtu edhe idenë t tërheqjes menjanë. Ghani, që nuk ka shkëlqyer në tentativat negociiuese me talibanët, është në përplasje në provinca të ndryshme ku emërimi i guvernatorëve (besnikë të tij) ka krijuar pakënaqësi që janë përkthyer edhe në incidente. As nuk ka konsensus të madh gjetja e një Këshilli Shteti Suprem, një lloj superorgani këshillues që të kënaqë edhe ata që janë jashtë qeverie apo ndjehet politikisht i përjashtuar. Duhet të jenë ish presidenti Hamid Karzai dhe lideri i Hizb-e-Islami Gulbuddin Hekmatyar, ashtu si edhe Salahuddin Rabbani, kreu i një fraksioni të Jamiat-e-Islami, bashkë me 15 personalitete të tjera influentë politikë.

Por pikërisht Karzai, Rabbani dhe Hekmatyar kanë rrudhur hundët kur kanë nuhatur një manovër nga ana e Ghani për t’u shtirur se ndan vendime që në realitet do t’i marrë i vetëm. Ghani është kreu i aparatit ushtarak dhe mund të mbështete mbi njerëz që i ka emëruar në drejtimin e shtetit dhe nëpër provinca gjatë këtyre viteve, por në situatën aktuale do t’i shërbente më shumë shpirti patriotik sesa një grusht besnikësh. Një dobësi që rrezikon të paqyrohet edhe në planin ushtarak – ku tani janë shtuar muxhahedinët e vjetër – dhe që ka kontribuar në dështimin e iniciativës turko – katarase, Kombe të Bashkuara, për një konferencë ndërkombëtare që në muaj duhet ë shënonte nisjen e dialogut midis afganase.

Kuadri nuk do të ishte i plotë duke harruar atë që mbetet nga Shteti Islamik apo më mirë i Provincës Khorasan i të vetëshpallurit dhe i ish Shtetit Islamik të Raqqa. Cifla të çmendura (rreth disa mijëra) që vazhdojnë të godasin dhe të tërheqin kur mundin ish talibanë në prishje me drejtuesit apo ish milicë të huaj (Irak, Siri) në kërkim të parave të reja. Fenomen pjesërisht i mbetur, si prania e al Qaeda, por që nuk bën gjë tjetër veçse shkakton kaos të mëtejshëm duke trazuar ujëra tashmë të turbullta. Ekziston frika se mos të gjitha këto ndryshore mund të blihen nga ofruesi më i mirë, diskutim që vlen edhe për talibanët dhe muxhahedinët.

Ashtu si në të kaluarën, prania e më shumë forcave në fushë, që kanë nevojë për financime të huaja, mund të riushqejë mbeturinat e konfliktit të brendshëm për t’i shërbyer axhendës së kujt do ta kushtëzojë nga jashtë të ardhmen e Afganistanit. Një listë e gjatë: nga rusët tek pakistanezët, nga indianët tek kinezët, nga Irani tek fuqitë e vogla e të mëdha të Gjirit Persik.
(nga Aspen Institute)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Policia terror ndaj tregtarëve ambulantë, Berisha: Në narkoshtet beteja është kundër atyre që rroptohen për kafshatën

Policia e Pjerin Ndreut ushtron terror ndaj tregtarëve ambulantë në Shëngjin. Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha.

Qytetari shkruan se, sot sikur mos t’u mjaftonin të gjitha hallet dhe problemet që kanë, tregtarët po përballen me arrogancën e policëve te Pjerin Ndreut, shebull i marrë nga policët e Lali Erit ku i kërcënojnëe shantashojjnë dhe sekuestrojnë karroca petullash pa asnjë procesverbal.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ne narkoshtet beteja eshte kunder atyre qe rroptohen per kafshaten. Ata nuk merren me droge!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot. sb

Pershendetje z doktor doja te ndaja me ju shqetsimin e mbi 150 tregtarve ambulanet ne shengjin ku vite me rradh kan punuar dhe siguruar te ardhurat familjare pasi gjendja ekonomike e gjithesecilit prej tyre esht shum e dobet dhe sot sikur mos tu mjaftonin te gjitha hallet dhe problemet qe kan po perballen me arrogancem e policeve te pirin ndreut shebull i marr nga policet e lali erit ku kercenojen shantashojen dhe sekuestrojen karroca petullash pa asnje proqesferbal perkates,faleminderit.

Kosova miraton Rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë.

Të pranishëm në sallë ishin 89 deputetë, ku të gjithë votuan pro miratim të rezolutës.

Ndryshe, rezoluta dënon ashpër gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut.

Pika numër e rezolutës konstaton dhe pranon se, pas pushtimit të Srebrenicës nga forcat ushtarake të URS, të njëjtat për disa ditë kanë kryer masakra në Srebrenicë dhe rrethinë, duke vrarë e masakruar mbi 8,000 burra, djem dhe të mitur boshnjakë.

Kurse, pika e katërt thotë se, “ndjen dhe shprehë pikë pikëllimin e thellë për njerëzit e pafajshëm që kanë pësuar në gjenocidin e Srebrenicës, gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ju shpreh ngushëllime anëtarëve të mbijetuar të familjeve”.

Ndalni testimet partiake të mësuesve!

Qemal Çejku

Pas dështimeve me provimet e maturës dhe të klasës nëntëvjeçare, shfaqjet e radhës së qeverisë në fushën e arsimit vazhdojnë. Ndërkohë që treguesit shumë të dobët të njohurive dhe injorancës së lartë tek nxënësit, evidentohen në mënyrë flagrante tek testimet përfundimtare, ministrja Kushi nuk shqetësohet aspak me fenomenin, por ajo vijon me spektaklin e radhës në performancën mediatike. Kësaj radhe aktorët nuk janë nxënësit, por arsimtarët të cilët, pas një procesi të gjatë e sfidues të mësimdhënies online, do i duhet të përballojnë dhe këtë sfidë fiktive. Po pse fiktive? Sepse testi në fakt nuk është aspak një praktikë e rregullt ligjore, por një mundësi për të penguar të aftët dhe për të promovuar militantët që mbështetën manipulimet e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Dhe për të mbështetur këtë tezë të abuzimit në masë me figurën e nderuar të mësuesit, nga ministria e militantëve të Rilindjes po rendis disa pyetje lidhur me procedurat e testimit:

A është testimi i mësuesve një metodë jo ligjore, antiprofesionale dhe shfuqizuese e diplomës universitare për mësuesi??

Cilat janë prerogativat e një institucioni burokrat militant që teston mësuesit pasi ky i fundit u është nënshtruar provimeve dhe diplomuar nga profesorë të universitetit? Me këtë logjikë diletanteske dhe pa asnjë referencë evropiane që ndiqni prej 8 vitesh pse nuk testoni dhe profesorët e Universitetit që kanë arsimuar dhe diplomuar breza të tërë mësuesish?

134 mësues që mbetën në testim dhe 4% që rezultuan me tregues të dobët, a i janë nënshtruar një strategjie trajnimi të mirëfilltë apo janë përdorur për lojë shahu të selektimit partiak të drejtorëve?

Pse Ministria e Arsimit nuk shpenzon asnjë fond për trajnime, kurse për ngritje kapacitetesh, inovacion teknologji, dhe si pasojë e pandemisë, mundësi për ringritje psikologjike dhe metodologji antistres ndaj mësuesve?

A verifikohen akademikisht institucionet që lëshojnë kredite për mësuesit dhe këta të fundit a pajisen në mënyrë korrekte dhe sipas meritës me kredite?

Për mësuesit mbetës që kanë dhënë mësim deri para testimit, a janë përgjegjës Ministria dhe eskpertët e drejtorisë Arsimore, për pasojat e mësimdhënies së dobët, tek nxënësit?

Zotërinj nëpunës, burokratët e teknicienë të Ministrisë. I vetmi institucion që duhet të zhvillojë, të trajnojë dhe të ngrejë kapacitetet e mësuesve, është dhe duhet të jetë, UNIVERSITETI.

Çdo show në llogari të propagandës së qeverisë, në kurrizin e mësuesve, të cilët mbajtën barrën e madhe të edukimit dhe përcjelljes së njohurive tek nxënësit në kohë pandemie, duke punuar me tre turne, duke rrezikuar shëndetin dhe që nuk u tërhoqën apo braktisën vendin e punës me shumicën e rasteve pa paguar, do jetë një poshtërim i pafalshëm i militantëve mediokër ndaj mësuesve të sakrificës dhe përkushtimit ndaj nxënësve. Me testimin partiak dhe aspak profesional dhe akademik do të jeni shkaktarë e pafalshëm të pandemisë së injorancës tek brezat e ardhshëm të nxënësve.

Zgjedhja e kreut të ri të AMA, reagon Ambasada britanike: Duhet transparencë dhe kandidatë të pavarur!

Pas Bashkimit Europian dhe OSBE, edhe Ambasada Britanike në Tiranë, ka reaguar lidhur me nismën e mazhorancës së Kryeministrit Edi Rama, për të votuar kreun e ri të AMA.

Në reagimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar thuhet se “ka ndjekur procesin e zgjedhjes së kryetarit dhe anëtarëve të bordit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA)”.

“Autoritetet rregullatore të mediave kanë një rol kritik në përforcimin e standardeve, integritetit dhe pavarësisë së mediave.

Procedurat transparente janë thelbësore për të siguruar besimin e publikut dhe të të gjithë aktorëve të medias te rregullat, ligji dhe autoritetet publike.

Sot theksojmë thirrjen e partnerëve ndërkombëtarë për të garantuar profesionalizmin e AMA-s përmes zgjedhjes së kandidatëve të pavarur në strukturat drejtuese të institucionit”, theksohet në deklaratë.

Presidenti i Haitit vritet ne shtëpinë e tij

Presidenti i Haitit Jovenel Moise u vra gjatë sulmit në rezidencën e tij në lagjen Pelerin të Port-au-Prince. Lajmi u konfirmua nga kryeministri Claude Joseph

Gjatë sulmit u qëllua edhe zonja e parë Martine Moise, e cila mbeti e plagosur dhe po merr trajtim mjekësor.

Mediat vendase raportuan se një grup njerëzish disa prej të cilëve flisnin spanjisht u futën në shtëpinë e tyre dhe hapën zjarr.

Kryeministri Claude Joseph dënoi sulmin dhe u bëri thirrje të gjithë haitianëve të qëndrojnë të qetë. Moïse ishte presidenti i 42-të i Haitit.

Përse limoni është fruti më i shëndetshëm që mund të konsumoni

Limoni është i pasur me vitamina dhe antioksidues të ndryshëm dhe konsiderohet si një nga llojet më të shëndetshëm të frutave.

Megjithëse shumë njerëz përziejnë limonin me ujë dhe shumë sheqer, përsëri nuk është opsioni më i shëndetshëm. Në vend të kësaj, është më mirë të shtrydhni një limon në një gotë me ujë të nxehtë ose të ftohtë dhe ta pini. Përveç kësaj, ju mund të përdorni lëng limoni si një salcë për sallata.

Limoni mund t’ju ​​ndihmojë të dukeni rinor falë sasisë së madhe të vitaminës C. Një studim i botuar në American Journal of Clinical Nutrition tregon se një konsum i madh i kësaj vitamine shoqërohet me lëkurë më pak të thatë dhe më pak rrudha.

Presioni i lartë i gjakut shoqërohet me zhvillimin e një numri sëmundjesh, duke përfshirë dështimin e veshkave dhe sulmin në zemër. Limoni mund të ndihmojë në parandalimin e këtyre kushteve, shkruan Eat This Not That. Njerëzit që konsumonin të paktën gjysmë limoni në ditë dhe ecnin 7.000 hapa në ditë kishin presion arterial dukshëm më të mirë, sipas një studimi të botuar në Journal of Nutrition and Metabolism.

Sigurisht, nuk duhet të mbështeteni vetëm te limoni nëse keni presion të lartë të gjakut, por mund t’ju ​​ndihmojë pjesërisht. Nëse mbingopeni shpesh, limoni mund t’ju ​​ndihmojë sepse përmban pektinë, e cila gjendet në lëkurën dhe tulin e agrumeve dhe që ju ndihmon të ndiheni të ngopur më gjatë.

Limoni është i pasur me polifenole që përmbajnë antioksidues. Një studim i botuar në Journal of Clinical Biochemistry and Nutrition zbuloi se minjtë që hanin ushqime me shumë yndyrë dhe polifenolët që gjenden në limon grumbulluan më pak yndyrë.

Gjithashtu është vërejtur përmirësim i niveleve të sheqerit në gjak, leptinës dhe insulinës. Vitamina C ka veti antioksiduese që lehtësojnë inflamacionin, sipas një studimi të botuar në Indian Journal of Clinical Biochemistry. Vitamina C është thelbësore në luftën kundër inflamacionit dhe në mbrojtjen e qelizave imune.

Limoni mund t’ju ​​ndihmojë të shëroheni nga një ftohje më shpejt dhe të forconi sistemin tuaj imunitar. Përveç kësaj, vitamina C ndihmon në kushtet e shoqëruara me probleme të frymëmarrjes. Uji ndihmon në humbjen e peshës, përshpejton metabolizmin dhe siguron më shumë energji. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këshillojnë të shtoni limon në ujë.

Nëse keni pasur një gur në veshkë, e dini se çfarë dhimbje sjell me vete. Por nëse limoni është pjesë e dietës suaj të rregullt, nuk keni pse të shqetësoheni. Limoni ka një sasi të lartë citrate, e cila është provuar se parandalon shfaqjen e gurëve në veshka. Limoni është plot me përbërës që luftojnë kolesterolin, duke përfshirë vitaminën C, e cila është provuar se ul nivelet e kolesterolit të keq, sipas një studimi të botuar në Journal of Chiropractic Medicine. Përveç kësaj, limoni përmban flavonoide që ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe triglicerideve.

Ushqimet që ju ndihmojnë të rrisni përqendrimin në punë

Truri nganjëherë thjesht bllokon dhe nuk ka asnjë mënyrë që ta zgjojmë.

Sidoqoftë, ka ushqime që ndihmojnë të riktheni fokusin tuaj dhe të riaktivizoni trurin tuaj. Ndërsa punoni në zyrë, ka shumë detyra që lodhin trurin, nga takimet e rënda, te detyrat e komplikuara që duhet të bëhen sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrën më të mirë të mundshme.

Një tru i përqendruar është i nevojshëm për të zgjidhur detyra të tilla, por nganjëherë thjesht e refuzon bindjen. Kjo zakonisht ndodh pas një pushimi dreke, kur shumica marrin dëshirën për të fjetur pak.

Ushqimet që riaktivizojnë trurin tuaj dhe ju lejojnë të përfundoni me sukses ditën tuaj të punës ua sjellim më poshtë:

Kafe
Pijet me kafeinë janë një mënyrë efektive për të aktivizuar shpejt konvulsionet cerebrale. Disavantazhi i kafesë është se ajo ka vetëm një efekt afatshkurtër. Nëse e teproni, ju hapni derën për një sërë problemesh shëndetësore, nga dhimbjet e kokës deri tek ankthi.

Në vend të kafesë, ju mund të pini çaj jeshil, i cili do t’i japë trupit tuaj një rrjedhje më të ngadaltë dhe më të kontrolluar të kafeinës, dhe gjithashtu përmban antioksidues që janë të mirë për trurin dhe trupin. Përveç kafesë dhe çajit jeshil, çokollata e zezë dhe pije të caktuara energjike mund të japin një efekt të ngjashëm.

Peshk
Peshku është i shkëlqyeshëm për uljen e presionit të gjakut, zvogëlimin e mundësisë për një sulm në zemër dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjes Alzheimer dhe artritit.

Përveç kësaj, peshku stimulon funksionin e trurit. Është plot acide yndyrore omega-3 dhe është i mirë për shëndetin e përgjithshëm të trurit. Konsumimi i peshkut gjithashtu mund të përmirësojë kujtesën tuaj, shkruan KP.

Arra
Dëshironi përqendrim më të mirë dhe shëndet më të mirë? Arrat janë një mundësi e shkëlqyeshme, dhe bajamet janë zgjidhja më e mirë. Ju mund t’i kombinoni ato me ushqime të tjera që përmirësojnë përqendrimin.

Morata thyen heshtjen për penalltinë e humbur ndaj Italisë

Alvaro Morata ka thyer heshtjen pasi dështoi të shënojë gol nga penalltia kundër Italisë, gjë që i kushtoi Spanjës me eliminim nga Kampionati Evropian 2020 të martën.

Italia e arriti finalen e Euro 2020 pasi e mundi Spanjën e Enriques 4:2 në penallti të martën në Wembley.

Të kaltrit e kishin fitoren në dorë pas golit të epërsisë që Federico Chiesa e shënoi në minutën e 60-të, por Alvaro Morata e barazoi rezultatin 10 minuta para fundit, për ta çuar ndeshjen në shtesë ku nuk pati gola më.

Sulmuesi 28-vjeçar, megjithatë, dështoi nga pika e bardhë dhe i dha mundësinë Jorginhos ta dërgojë Italinë në finale.

Morata gjuajti në krahun e djathtë, por portieri Gigi Donnarumma e lexoi goditjen e tij dhe ia mohoi golin sulmuesit të Juventusit.

Në një reagim në Instagram, Morata shkroi: “Ky grup meritoi më shumë, si e gjithë Spanja”.

Ai shtoi: “Ishte ëndrra juaj dhe ëndrra jonë, mund vetëm të them se jam krenar që kam qenë pjesë e këtij grupi. Faleminderit të gjithë atyre që na besuan. Futbolli mund të jetë mizor nganjëherë. Forca Spanja!”

Italia do të përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Anglisë dhe Danimarkës në finalen e Wembley më 11 korrik.

Studimi, si të ulni në 5 minuta tensionin e gjakut

Revista e Shoqatës Amerikane të Zemrës ka publikoi prova që dëshmojnë se Trajnimi i Forcës së Muskujve përmes Rezistencës të Lartë (IMST), mund të jetë një element kyç në mbrojtjen e të rriturve nga sëmundjet kardiovaskulare.

Një studim i ri tregon se një ushtrim 5-minutësh në ditë, që përshkruhet si një “trajnim force për muskujt e frymëmarrjes”, e ul ndjeshëm tensionin e gjakut, përmirëson shëndetin e enëve të gjakut, dhe është diçka që mund të praktikohet çdo ditë.

IMST u krijua në vitin 1980 për t’i ndihmuar pacientët që vuanin nga sëmundje të rënda të frymëmarrjes. Ai përfshin nxjerrjen e ajrit përmes një pajisjeje që ofron rezistencë.

“IMST mund të kryhet shumë lehtë brenda 5 minutash, edhe kur jeni duke parë televizorin.”

Daniel Kreighed, ndihmës studiues në Departamentin e Fiziologjisë Integruese dhe kolegët e tij kanë shqyrtuar se një protokoll më i shkurtër, që përfshin 30 frymënxjerrje në ditë me rezistencë të lartë në 6 ditë të javës, mund të ofrojë të njëjtat përfitime për performancën kardiovaskulare, njohëse dhe atletike.