13.5 C
Tirana
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

BIRN: Procesi i integrimit nuk është monopol i Partisë Socialiste

Nga Blerina Gjoka

Kryeministri Edi Rama po përdor procesin e integrimit në BE si kartë elektorale duke u bërë thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste si e vetmja forcë, sipas tij, që mund ta fusë vendin në BE, duke premtuar në mënyrë të njëanshme edhe përfundimin e negociatave në vitin 2027.

Por, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë i tha BIRN-it të enjten se procesi i integrimit nuk lidhej me rezultatin e zgjedhjeve dhe se BE do të vijonte të mbështeste institucionet shqiptare në rrugën e integrimit pavarësisht këtij rezultati.

“Procesi i integrimit të Shqipërisë në BE është një objektiv strategjik kombëtar, i cili mbështetet fuqishëm nga shumica dërrmuese e qytetarëve në Shqipëri dhe gëzon mbështetje të plotë ndërpartiake”- u përgjigj zyra e BE-së në Tiranë duke theksuar se “Pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve, BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, duke punuar krah për krah me institucionet shqiptare dhe të gjitha segmentet e shoqërisë”.

Procesi i integrimit është një proces më shumë teknik dhe varet nga përmbushja e kritereve që i vendosen qeverisë shqiptare nga Brukseli. Aktualisht, Shqipëria ndodhet në fillim të rrugës për anëtarësim, pasi në dhjetor u mor vendimi për çeljen e negociatave për grup-kapitujt e parë, të ashtuqujturat “Themeloret”, që përfshijnë sundimin e ligjit dhe institucionet demokratike.

Ky proces i zgjatur prej dy dekadash që nga marrëveshja e Stablizim-Asociimit në vitin 2005, është penguar ose ka mbetur pezull në të shumtën e rasteve për shkak të konflikteve të brendshme politike, mungesën e vullnetit për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe mosrealizimit të zgjedhjeve sipas standardeve demokratike.

Reagimi i BE-së erdhi në përgjigje të pyetjeve nëse dëmtohej procesi i negociatave nga përdorimi i procesit për fushatë elektorale dhe nëse varej ecuria e integrimit nga vota për një parti të caktuar politike.

Delegacioni shprehet optimist për dinamikën e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së por saktëson se “anëtarësimi në BE është një proces i bazuar në merita dhe çdo kandidat vlerësohet në bazë të progresit të tij drejt përmbushjes së të gjitha kritereve”.

Në fund të vitit 2024 Shqipëria hapi dy grup-kapitujt e parë, themeloret dhe marrëdhëniet e jashtme. “Presim që dinamika në negociatat e anëtarësimit të vazhdojë”- thotë BE.

Duke bërë një sqarim të procesit teknik të negociatave, BE thekson se nga Shqipëria pritet që “të intensifikojë reformat për shtetin e së drejtës, duke konsoliduar progresin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe duke promovuar të drejtave të njeriut, përfshirë lirinë e medias, të drejtat e pronës dhe minoriteteve”.

Vetë procesi i zgjedhjeve është kusht për t’u realizuar në këtë grup-kapitull.

“Shqipëria është angazhuar të zbatojë Udhërrëfyesin e saj për Funksionimin e Institucioneve Demokratike, duke përfshirë ndërmarrjen e një reforme gjithëpërfshirëse zgjedhore që trajton të gjitha rekomandimet e kahershme të OSBE/ODIHR-it”- përfundon reagimi i Delegacionit të BE-së.

Hije skandali me tenderat e Rindërtimit të Thumanës! Firma “PE-VLA-KU” nën sekuestro preventive fitoi tenderin e majm. Eliminoi 17 oferta të tjera! Çfarë thonë ekspertët

EMISIONI VETTING

Si e mori tenderin Kompania për të rindërtuar në pallatin kur ishte e sekuestruar?

Më 4 gusht të vitit 2020, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin për ndërtimin e këtij pallati por edhe të tjerë. Objekti i këtij tenderi  është “Minikonkursi Nr.25 (Kontrate ne baze te Marrëveshjes Kuadër me REF-67609-08-03-2020) – “Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) për zonën e re për zhvillim Krujë, Paketa A, Objektet A+J, B, C, D+G, E, F+H, I, njësia administrative Krujë, Bashkia Krujë. (Programi i Rindertimit)

VETTING -Rindertimi Thumane (14)

Për këtë tender është hapur gara për projektimin dhe kompaninë që do të merrej me  këtë shërbim.

“Minikonkursi Nr.19- (Kontrate ne baze te Marreveshjes Kuader me REF-66894-07-27-2020) – “ “Shërbime projektimi per projektin teknik dhe marrjen e lejes se ndertimit per ndertesat njesi banimi (pallat) ne perputhje me PDYV-ne e zonës Thumane”, Njësia Administrative Thumane, Bashkia Kruje. (Programi i Rindërtimit)”. Në garë morën  pjesë 22  bashkime subjektesh, fituese  rezultoi Erald – G” sh.p.k  dhe Transport Highëay Consulting” sh.p.k.

VETTING -Rindertimi Thumane (13)

Ndërsa kompania supervizore rezultoi fituese  Archi-Space shpk, me ortakët themelues të shoqërisë Luçjano Bojaxhiu me 50% të kapitalit dhe Rais Petrela me 50% të kapitalit. Më 2 shtator 2016, me anë të kontratës së shitjes së pjesëmarrjes së kapitalit, Luçjano Bojaxhiu shet 50% të kuotave të kapitalit në favor të Z. Rais Petrela, kundrejt çmimit 50 lekë.

Kontrata është nënshkruar në bazë të marrëveshjes kuadër, plotë 6. 5 miliardë lekë. Paratë u fituan nga kompania “Pe Vla Ku” shpk, e cila do të merrej me ndërtimin e pallatit ku do të strehoheshin banorët e prekur nga tërmeti. Por edhe familjeve që u ishte shembur banesa për shkak të rindërtimit, por jo prej lëkundjeve të tërmetit do të strehoheshin në këto godina.

Romina Radonshiqi eksperte ekonomie thekson se: “Qeveria duhet të strehoj qytetarët e ka detyrim ligjorë nga një akt të tillë”.

Miliarda lekë përfitoi kompania, por sipas analizës së tenderit të dhëna tronditëse dolën në skenë.

Kompania “PE VLA KU” shpk,  pas një verifikimi të kryer në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton e bllokuar nga përmbarimi.

Konkretisht në datë 18.12.2017, me anë të urdhrit Nr. 1303 Prot “Për Vendosjen e sekuestros konservative”, lëshuar nga përmbaruesi gjyqësor Altin Vako, u urdhërua vendosja e masës së sekuestros konservative mbi të gjitha aksionet që zotëron debitori subjekti “PE – VLA – KU” shpk.

VETTING -Rindertimi Thumane (12)

Ky urdhër ka qenë në fuqi deri më 23 tetor 2020, u urdhërua lirimi nga sekuestro konservative i të gjitha aksioneve të zotëruara nga debitori shoqeria “PE – VLA – KU”.

Edhe pse sekuestro është hequr në tetor të vitit 2020 në kohën kur është dhënë tenderi për ndërtimin e pallatit në Thumanë, Kompania ka qenë në sekuestro.

Dhe urdhri ka qenë në fuqi në momentin e vlerësimit të ofertës dhe në momentin e shpalljes së tenderit nuk ishte hequr ende sekuestro konservative.

Të qenit nën sekuestro e aksioneve të kompanisë “PE VLA KU” për detyrimet që ky subjekt ka pasur ndaj palëve të treta me shumë mundësi, sipas ligjit për përmbarimin privat i jep mundësinë këtij të fundit të nxjerr në ankand çdo pasuri të subjektit qofshin këto makineri e pajisje apo sekuestrim të të ardhurave financiare.

Avokati Shpati sqaron në parim se: “Nga fjala sekuestrim do të thotë se çdo veprimtari është e bllokuar dhe çdo veprim i kryer nga ky subjekt është i jashtëligjshëm. Pra zhvillon aktivitetin në shkelje ligji nuk duhet të marr tender dhe ai që e ka dhënë tenderin  është duke shkelur ligjin”.

VETTING -Rindertimi Thumane (17)

Kjo situatë krijon risk  dhe nuk jep besueshmëri dhe garancinë e duhur Fondit Shqiptar të Zhvillimit se ky subjekt do të realizonte e përfundonte punimet e kontratës. Rrjedhimisht Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk mund dhe nuk ka asnjë arsye ligjore për ta marrë vetë përsipër riskun duke ia besuar punët e kontratës një shoqërie që pasuritë e veta ia ka nën sekuestro e që në çdo kohë mund ti dal në ankand.

Sakaq Fondi Shqiptar i Zhvillimit nuk duhet ta kishte kualifikuar në këto kushte, ndërkohë që ka ftuar edhe jo pak, por me shume se 17 subjekte të tjera ne garë. Me qëllim që të garantohej shpallja e shpejt e një fituesi që plotëson kriteret për kualifikim me aftësi dhe kapacitete e duhura si dhe me besueshmërinë për të realizuar me sukses punimet objekt i kontratës.

Në bazë të ligjit të prokurimeve neni 46/1 i cili i jep mundësinë Autoriteti Kontraktor që në fazën e vlerësimit të ofertave të bëj përzgjedhjen si fitues  operatorin që ka:

“Kualifikimet  e nevojshme teknike profesionale kapacitete organizative makineritë pajisjet asetet te tjera fizike aftësinë organizative besueshmërinë përvojën e duhur si dhe personelin e nevojshëm për të zbatuar kontratën siç është përshkruar nga autoriteti kontraktor në njoftimin e objektit të kontratës”.

Konform këtij ligji operatori “PE-Vla-KU” duhej të s’kualifikohej sepse nuk ofronte besueshmërinë e duhur sipas nenit 46. Por drejtuesi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit nuk pyeti për këtë ligj duke marr riskun e mos zbatimit apo shtyrjes së afateve në dëm të popullit dhe konkretisht këtyre familjeve të dëmtuara nga tërmeti dhe shteti.

Por si u reflektua realisht në punime ky problem i kompanisë dhe lëshimi i qindra miliona lekëve që i bëri FSHZH-së kompanisë në kurriz të qytetarëve?

Paketa A që përfshinte disa njësi banimi kanë filluar në janar 2021 dhe duhet të përfundonin  në qershor të  vitit 2021 me mbi 8 njësi kolektive  dhe përafërsisht 160 apartamente.

Gazetarët e emisionit “Vetting” zbuluan se kjo kompani për shkak të problemeve  me sekuestron, por jo vetëm nuk i ka mbaruar pallatet e kontraktuara në kohë. Por edhe jashtë afateve sipërfaqja e projektuar për të ndërtuar ishte një kantier ndërtimi me vinça, mjete të rënda teksa në pallatet e ndërtuar karabinaja nuk ishin vendosur pllakat, dritare, dyer madje nuk ishin kryer as suvatimet dhe termoizolimi.

Këto kishin mbetur pa përfunduar në fillim të gushtit 2021 ku shtatori përsëri do ta gjente në kantier këtë vend.

VETTING -Rindertimi Thumane (6)

Kush mbajti përgjegjësi për tejkalimin e afateve?

Kush mbajti përgjegjësi për parat e shpërdoruara që këta banorë të vazhdonin të paguheshin me bono qiraje sepse firma që kishte fituar padrejtësisht tenderin kishte zvarritur punimet?

Kush mbajti përgjegjësi për ato familje që jetuan në banesa me qira dhe e paguan nga xhepi se ju ndërpre bonusi? Një zinxhir i gjatë ku çdo hallkë pasohej me dëm. Për ekspertin e ekonomisë Selami Xhepa problemi nis në procedurat e tenderave në përgjithësi: “Tenderat janë dhënë me vlertë gati 100%, në këto kushte procesi nuk ka integritetin e  duhur”.

Kievi dhe Moska ranë dakord për armëpushim detar! Bombardimet ruse vrasin dy persona në Kherson!

Të paktën dy persona janë vrarë sot si pasojë e bombardimeve ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, raportojnë zyrtarët.

Guvernatori i rajonit, Roman Mrochko, tha përmes platformës Telegram se “bombardimet masive” vranë një grua 55-vjeçare dhe një burrë në një stacion të transportit publik.

Ndërkohë që të paktën pesë persona mbetën të plagosur, shtoi ai.

Një stacion hekurudhor i qytetit u godit gjithashtu nga armët ruse, tha kompania shtetërore hekurudhore e Ukrainës.

Që nga pushtimi i Rusisë, Kherson ka qenë vazhdimisht nën bombardimet dhe sulmet me dronë nga trupat e Moskës.

Kujtojmë se dy ditë më parë Rusia dhe Ukraina u dakodësuan për armëpushim në Detin e Zi.

Dy palët ndërluftuese u zotuan të “zhvillojnë masa” për të zbatuar një ndalim të rënë dakord më parë për sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës, tha Shtëpia e Bardhë.

Kushtet e Rusisë

Në deklaratën e Uashingtonit për bisedimet SHBA-Rusi, megjithatë, thuhet se SHBA-ja “do të ndihmojë në rivendosjen e aksesit të Rusisë në tregun global për eksportet bujqësore dhe të plehrave”.

Megjithatë, Rusia tha se armëpushimi detar do të hyjë në fuqi vetëm pasi të hiqen disa sanksione kundër tregtisë së saj të ushqimeve dhe plehrave.

Masat e kërkuara nga Rusia përfshijnë rilidhjen e bankave në fjalë me sistemin e pagesave SëiftPay, heqjen e kufizimeve për shërbimin e anijeve me flamur rus të përfshira në tregtinë e ushqimit, si dhe për furnizimin me makineri bujqësore dhe mallra të tjera të nevojshme për prodhimin e ushqimit.

Më herët, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Moska ishte e gatshme të nënshkruante nëse SHBA-ja i jepte presidentit Volodymyr Zelensky një urdhër për ta respektuar atë, duke thënë se vetëm një urdhër i tillë do të siguronte garancitë që i duhen Rusisë.

Lavrov tha gjithashtu se vendi i tij kërkoi gjithashtu heqjen e kufizimeve ndaj eksporteve ruse gjatë negociatave rreth 12-orëshe që u zhvilluan në Arabinë Saudite midis rusëve dhe amerikanëve.

“Tani duhet të krijojmë garanci dhe mekanizma sa më të qarta, të prekshme, të besueshme dhe reale”, theksoi ai.

“Ne duam që tregu i drithërave, ne duam që tregu i plehrave të jetë i parashikueshëm, ne duam që askush të mos përpiqet të na përjashtojë nga ky treg”, theksoi ministri rus.

Zelensky për armëpushimin: Një hap në drejtimin e duhur

Kujtojm se zyrtarët amerikanë u takuan veçmas me negociatorët nga Moska dhe Kievi në Riad me synimin për të ndërmjetësuar për të arritur një armëpushim mes dy palëve. Delegacionet e Rusisë dhe Ukrainës nuk janë takuar drejtpërdrejt.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se marrëveshja për të ndaluar sulmet në Detin e Zi ishte një hap në drejtimin e duhur.

“Është shumë herët të thuhet se do të funksionojë, por këto ishin takimet e duhura, vendimet e duhura, hapat e duhur,” tha ai në një konferencë shtypi në Kiev.

Duke folur në Kiev, Zelenskyy e përshkroi këtë si një “dobësim të pozitave”. Ai tha gjithashtu se Ukraina do të shtyjë për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë dhe më shumë mbështetje ushtarake nga SHBA, nëse Moska nuk do të përmbushë angazhimet e saj.

Më vonë, në fjalimin e tij të natës drejtuar ukrainasve, Zelensky akuzoi Kremlinin se gënjeu kur tha se armëpushimi në Detin e Zi varej nga heqja e sanksioneve.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustam Umerov tha se “vendet e treta” mund të mbikëqyrin pjesë të marrëveshjes. Por ai paralajmëroi se lëvizja e anijeve luftarake ruse përtej “pjesës lindore të Detit të Zi” do të trajtohej si një shkelje e marrëveshjes dhe një “kërcënim për sigurinë kombëtare të Ukrainës. Në këtë rast, Ukraina do të ketë të drejtën e plotë për të ushtruar të drejtën e vetëmbrojtjes”, shtoi ai.

Dyshja Taremi dhe Asllani, vetëm sot në punë me shokët

Ndeshjet me kombëtaret përkatëse dhe sukseset në ndeshjet e fundit, bëjnë që Kristjan Asllani dhe Mehdi Taremi të kthehen të entuziazmuar tek Interi. Iraniani shënoi një ime Iranin, ndërsa shqiptari ishte titullar kundër Andorrës.

Ata do të punojnë rregullisht me shokët e skuadrës në kuadër të ndeshjes së kampionatit e cila vendos kampionët e Italisë përballë Udinezes në “San Siro” të dielën pasdite në orën 18:00.

Asisti për golin e parë Manajt ka nxjerrë edhe një herë në pah vizionin e 23- vjeçarit, i cili është kritikuar jo pak tek Interi për shkak se nuk shihet si alternativë në lartësinë e Çalhanoglusë. Megjithatë, Asllani ka marrë vlerësimin e klubit në formë të hapur.

Pse Keni Dhimbje Koke Kur Ndryshon Moti?

Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës.

Për të deshifruar lidhjen midis kushteve meteorologjike dhe dhimbjes së kokës, si dhe mënyrat për t’i shmangur ato AgroWeb.org ju fton të vazhdoni leximin.

A mund të shkaktojë moti dhimbje koke?

Përgjigjja e shkurtër është po! Kjo sepse njerëzit ndikohen nga ndryshimet e presionit barometrik, drita, temperatura dhe lagështia.

Por si ndodh kjo?

Ndryshimet e presionit barometrik

Ndryshimet në presionin barometrik (ose të ajrit) shpesh ndodhin gjatë një stuhie kur ajri i ftohtë dhe i ngrohtë përzihen së bashku.

Këto ndryshime, të cilat ndryshojnë forcën (ose peshën) e ajrit, mund të prishin ekuilibrin e lëngjeve në sinuset tuaja dhe të shkaktojnë dhimbje koke.

Në veçanti, rënia e presionit barometrik është një nga shkaktarë e njohur të migrenës.

Gjatë luhatjeve të presionit të ajrit, enët e gjakut në tru zgjerohen dhe më pas ngushtohen, duke shkaktuar një dhimbje tillë.

Nxehtësia dhe rrezet e diellit

Jo të gjitha dhimbjet e kokës vijnë nga moti i keq ose i ftohtë. Për të tjerë, migrena është më e shpeshtë në ditët e bukura me diell.

Ditët e nxehta me diell mund të jenë problematike për njerëzit që vuajnë nga migrena fotosensitive.

Një kombinim faktorësh

Studimet zbulojnë se njerëzit raportojnë dhimbje koke nga migrena gjatë ditëve me re por edhe gjatë ditëve me diell.

Dhe kjo mund të tregojë se një sërë variablash dhe kushtesh atmosferike mund të shkaktojnë migrenë. Këto faktorë ndryshojnë nga një person në tjetrin.

Si të parandaloni dhe menaxhoni dhimbjet e kokës

AgroWeb.org ndan disa këshilla për masat parandaluese që mund të merrni për të minimizuar dhimbjet e kokës.

Mbani një ditar – Rregjistroni dhimbjet e kokës për të parë se sa ditë keni dhimbje koke. Kjo do t’ju ndihmojë të identifikoni shkaktarët dhe të hartoni mënyra për të shmangur ose kufizuar ekspozimin ndaj tyre.

Krijo një strategji për të parandaluar dhimbjen – Strategjia juaj duhet të përqendrohet rreth parashikimit dhe zbutjes së shkaktarëve. Kjo mund të përfshijë rritjen e hidratimit, përdorimin e përkohshëm të medikamenteve dhe shmangia e ushqimeve dhe faktorëve që aktivizojnë migrenën.

Përvetësoni zakone të shëndetshme – Ndjekja e zakoneve të shëndetshme të jetesës si ushqimi i duhur, stërvitja e rregullt, gjumi mund të ndihmojnë në ndërtimin e një sistemi të fortë imunitar. Kështu ju mund të zvogëloni rrezikun nga sulmet e migrenës.

Mbani syze dielli – Nëse rrezet e diellit janë një nga shkaktarët e migrenës, syzet e diellit mund të jenë një zgjidhje e dobishme.

Dhe për shkak se drita blu e ekraneve dhe ndjeshmëria ndaj dritës mund të shkaktojë migrenë , ju gjithashtu mund të mbani syze me filtrim të dritës blu ndërkohë që jeni në ambiente të brendëshme./AgroWeb.org

Rikthimi i amerikanëve në SPAK/ Basha: Mesazh kryeministrit që brohoriti largimin e përkohshëm të tyre. SHBA, BE, Britania e Madhe, shqiptarët Euroatlantikë shumicë absolute pro SPAK

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë prezantimit të kandidatëve në qarkun e Korçës para strukturave, ripërsëriti qëndrimin e palëkundur për luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjen ndaj SPAK.

Duke iu referuar rikthimit të OPDAT në Prokurorinë e Posaçme, Basha tha se kryeministri që bërtiste me të madhe “i tërhoqi ushatërt Amerika nga SPAK” dhe dy protagonistët e tjerë, e morën sërish lajmin nga SHBA.

Më tej ai citoi sërish mesazhin që mori gjatë vizitës së fundit në SHBA nga drejtues të lartë në administratën e Trump, duke thënë se “gabohen ata që e marin heshtjen tonë të tranzicionit të pushtetit si tërheqje”. Sipas Bashës, SHBA, BE, Britania e Madhe, Koalicioni Euroatlantik, dhe shqiptarët Euroatlantik janë shumicë absolute në mbështetje totale të SPAK-ut dhe drejtësisë.

“Me mbështetje të palëkundur për luftën kundër korrupsionit, SPAK. “I tërhoqi ushtarët Amerika” – tha, e mbani mend apo jo? E tha me një gëzim të madh, “i tërhoqi ushatërt Amerika”. Sot të dy protagonistët, se i treti është tek vendi te 313 është, kanë marrë lajme nga Amerika. Kanë marrë habere. Siç ua kam thënë kur jam kthyer nga udhëtimi im i fundit mesazhin e drejtuesve më të lartë të administratës të presidentit Trump që e ka luftën kundër korrupsionit kryeprioritet: Gabohen ata që e marin heshtjen tonë të tranzicionit të pushtetit si tërheqje. E pra lajmin e keni parë të gjithë sot, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe dhe ne Koalicioni Euroatlantik, dhe shqiptarët Euroatlantik që janë një shumicë absolute, jemi në mbështetje totale të SPAK-ut, jemi në mbështetje totale ndaj drejtësisë” – u shpreh Basha.

“S’është shenjë e mirë që zëri im të duket si sirenë policie Rame”, Basha i përgjigjet Ramës nga Korça: Kandidatët tanë janë zëri i qytetarëve, s’kanë lidhje me 313-ën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka prezantuar kandidatët për deputetë të qarkut të Korçës para strukturave. Emrat që do të garojnë në listën e hapur janë Shpëtim Agolli, Laureta Alidinaj, Elvin Bregu, Rodolf Cenolli, Sara Çaçi, Besnik Ibi, Ilir Koro, Andi Prifti, Dhimitri Sino dhe Marinela Ziu.

Në fjalën e tij, Basha u përgjigj kryeministrit Edi Rama që në videon e fundit ka thënë se “i qenka bërë thirrja O Rame si sirenë policie”. Ai ironizoi Ramën se kjo është shenjë e mirë, pasido vij një ditë që nuk do jetë zëri i tij, por do jetë me të vërtetë sirena e policisë.

Basha më tej nënvizoi rëndësinë e programit të koalicionit, i cili fokusohet te rinia, sipërmarrësit, fermerët dhe të përndjekurit, dhe theksoi se lista e hapur do t’i lejojë qytetarëve të zgjedhin deputetët që i shërbejnë atyre, në kundërshtim me praktikën e “listave të mbyllura” të Ramës dhe Berishës.

Pjesë nga fjala e Bashës:

E dini mirë ku i ka shokët, i ka tek 313-ta, aty i ka. Edhe në Durrës se po mbushen qelitë me shokët e tij. I ka atje dhe e shikoni, kishte dalë edhe sonte dhe më thoshte mua pse më tregon me gisht shokët. Po më fal, a janë shokët e tu apo janë shokët e mi. Kush i solli ata? A i solla unë? Shoku i kujt është Ilir Beqja? I Ramës. Pse më thërret o Rame, o Rame – thotë, si makinë policie. Prit mo Rame prit, se të qenka bo zëri im si sirenë policie, s’është shenjë e mirë kjo Rame. Megjithatë meqë e nisa, po ta them, unë besoj tek pavarësia e drejtësisë kështu që kur të vij koha, nuk do jetë zëri im por do jetë me të vërtetë sirena e policisë. Kush e solli Lali Erin? E solli ndonjëri prej kandidatëve tanë këtu? Ti e solle me Ram. Kush e solli Sajmir Tahirin? Edi Rama. Po Ter Kokën e inceneratorëve, që bënte sellfi që atëherë dhe thërriste këta të tjerët të Ilir Metës, i donte këta atëhere, edhe Ilirin e donte, kemi harru dhe Ilirin. Se dhe Ilirin një far shoku e ka, njësoj si atë tjetrin që i thotë “bufi, bufi” po si ndahet zemra nga bufi. Se vetëm ai e mban në pushtet. Kur do të lirojë të korruptuarit që i ka dënuar SPAK-u, bufit i thotë hajde të bashkojmë votat që të lirojmë të korruptuarit. Kjo pra është kryesorja që na ndan ne.

E para shikojeni, shikojeni këtë panel, shikojini kandidatët tanë anembanë Shqipërisë, janë njerëzit tuaj, janë përfaqësuesit e komunitetit, janë zëdhënësit e grupeve të interesit, të programit të parë në 35 vite. Siç e ka thënë CDU-ja gjermane në qershor kur e shpalosëm, programi i parë i vërtetë i qendrës së djathtë, që ka në qendër familjen e shqiptare, që ka në qendër sipërmarrjen shqiptare, fermerin shqiptar, pronarët dhe të përndjekurit e haruar dhe të nëpërkëmbur në 35 vite. Dhe mbi të gjitha ka në qendër, atë pa të cilën nuk mund të ketë as të sotme, e pa le të nesërme, ka në qendër rininë shqiptare, shpresën, dritën e syve të shqiptarëve. Me këtë program dhe me këtë ekip kemi dalë para shqiptarëve. Në listë të hapur, të gjithë jemi në listë të hapur. Ndaj do të jetë në dorën e votuesve të Korçës dhe të Pogradecit, të Maliqit dhe të Devollit, të Ersekës e të Kolonjës e të Leskovikut, se cilin dhe cilët do të çojnë në parlament me listën e hapur. Dhe kjo na ndan me gardën e vjetër, me Edi Ramën që bashkoi votat me Sali Berishën për të mbyllur listat. Gjykata Kushtetuese i hapi, këta i mbyllën. Pse? Sepse këta nuk duan në Parlament deputetë që i shërbëjnë njerëzve. Duan në parlament një kazermë personale që t’i shërbejë kryetarëve. Pasurohen në kurriz të qytetarëve që të vjedhin dhe të vazhdojnë të vjedhin taksat e shqiptarëve pa dhënë përgjegjësi para drejtësisë. Që t’i kundërvihen me të gjitha mjetet dhe mënyrat SPAK-ut siç e bënë para një viti kur liruan të korruptuarit që kishte dënuar SPAK-u. Prandaj u duhen listat e mbyllura.

Pse gënjyen që Trump do mbyllte SPAK-un?

Nga Kreshnik Spahiu

Buzëqeshja për fitoren e Trump po ju ngrin gradualisht në buzë. Disa festuan dy muaj rresht dhe gënjyen pa pushim duke shfrenuar çdo imagjinatë perverse politike dhe mediatike duke na thënë:
– Trump do shkrijë SPAK-un
– Trump do arrestoj Yuri Kim
– Trump do heq dekoratën Dumanit
– Trump do heq Non-Grata Berishës
– Trump do ftoj Berishën në SHBA
– Trump do rrëzoj qeverinë Rama
DASH brenda javës u fundosi “kalanë e rërës”
që ngriti Sali Berisha dhe partia e tij.
Sekretari i Shtetit Marco Rubio konfirmoi:
– Një detyrë të re për Yuri Kim
– Asnjë hetim për diplomatët në Shqiperi
– Zgjerimin e listës Non-Grata
– Zhbllokim të fondeve të USAID
– Mbështetje për SPAK

Dje ekspertët e OPDAT janë rikthyer në SPAK dhe GJKKO duke vazhduar punën aty ku e kanë lënë një muaj më parë.

Departamenti i Drejtësisë amerikane sponsorizon programe që synojnë përmirësimin e sektorëve të drejtësisë penale – Programin e Zhvillimit, Asistencës dhe Trajnimit të Prokurorisë Jashtë shtetit (OPDAT)

Misioni qendror i OPDAT-it ndihmon strukturat e drejtësisë penale dhe të zbatimit të ligjit, me theks të veçantë në korrupsionin publik, krimin e organizuar dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

Dje SHBA konfirmoi se SPAK nuk është produkt i Aleks Soros por një investim amerikan që nga mandati parë i Presidentit Trump.

Beteja e tyre 28 vjeçare për një shtet ligjor në Shqipëri do të vazhdojë. Ky është një projekt gjeopolitik i amerikanve në rajon.
Në këtë luftë do ketë shumë viktima dhe të parët në listë janë ata që e penguan dhe tentuan ta shkrinë apo ti ulin qepenin.

Ëndrrat me mbylljen apo shkrirjen e prokurorisë speciale do marri edhe një përgjigje speciale.
Për ata që nuk e besojnë duhet durojnë deri dy javë pas zgjedhjeve, ashtu siç ndodhi pas votimeve të 2021 kur SHBA e shpalli Non-Grata Sali Berishën, por që sigurisht si një shtet mik ata nuk ndërhyn përpara në zgjedhje por dy javë pas rezultatit të votimeve.
Duroni deri në fundin e muajit Maj dhe çdo kush do kujtoj profecinë e ambasadores fuqiplotë të Donald Trump në Tiranë kur tha:
“Do haj bar, kush i shkon pas Berishës.”
Askush nuk duhet harrojë që politikani i cili festoj më shumë fitoren e Trump ishte serbi Dodik në Bosnje dhe një javë më parë u dënua me burg dhe morri arratinë për ti shpëtuar prangave.
I dyti që festoi zgjedhjen e Trump kaq shumë ishte Sali Berisha……
Mos u habisni që në qershor Trumpin do e konsideroj të korruptuar dhe anti-shqiptar.
Thjesht është çështje kohe deri sa SHBA të
jap mesazhin se i ka vënë “kryqin” përjetsisht.
Dashuria e tij për Trump do shuhet në 12 Maj.
Thjesht do i duhet të paguaj shumë shtrenjtë keqpërdorimin e emrit të Trump….

Naim Meta: Koalicioni Euroatlantik dhe Dinjiteti i Kandidatëve të Tij

Nga Naim Meta

Kandidatët që garojnë në Koalicionin Euroatlantik meritojnë respekt dhe besim, sepse ato janë produkte të një investimi 33-vjeçar në Partinë Demokratike, kanë kaluar një rrugëtim plot sakrifica dhe beteja që kanë bërë pa kërkuar asnjë shpërblim për kontributet e tyre. Ata janë individë që nuk janë dorëzuar asnjëherë, por kanë qëndruar të palëkundur në parimet dhe vlerat e tyre, duke u përballur me të keqen, brenda dhe jashtë strukturave të PD-së.

Ata janë kandidatë dinjitozë, sepse nuk janë përkulur para presionit dhe shantazheve, por kanë qëndruar të fortë dhe të ndershëm. Ata nuk kanë bashkëpunuar me ata që ofrojnë imoralitetin dhe manipulimin për interes personal, por janë përpjekur që të sjellin një ndryshim të vërtetë për popullin. Pas 9 shtatorit 2021, ata e kanë treguar më së miri këtë qëndresë, duke e parë se pozitat dhe postet janë të pavlera për ta nëse ato janë të mbushura me pandershmëri dhe fallcitet.

Ata janë kandidatë që dinjitetin e tyre e mbrojnë me çdo çmim si për vete ashtu edhe për çdo familje të ndershme për çdo individ të thjeshtë. Ata e dinë se vlera e një shoqërie matet me respektin dhe dinjitetin që i ofron atyre që kanë kontribuar pa u dorëzuar për interesat personale. Edhe pse janë shantazhuar dhe kërcënuar, ata nuk janë mposhtur. Ata janë mbështetur në vlerat e forta të nderit dhe të drejtat e tyre.

Si një prej këtyre individëve, kam krenarinë të jem pjesë e këtij koalicioni, dhe këtë më bën të ndihem më i fortë dhe më i gatshëm se kurrë për të kërkuar votat e qytetarëve. Për herë të parë pas viteve ’90, mund të kërkojmë vota me kokën lart dhe me ndërgjegjen e pastër, sepse dimë se jemi ata që mund të sjellin ndryshimin e vërtetë.

Por, kjo nuk është e mjaftueshme. Votuesit duhet të reflektojnë dhe të mendojnë për të ardhmen e tyre, për fëmijët e tyre dhe për dinjitetin që ata e meritojnë. Ata duhet të kujtojnë padrejtësitë që u janë bërë dhe të mos lejojnë që frika, kërcënimet dhe manipulimet t’i ndalin. Dinjiteti i çdo individi është më i vlefshëm se çdo përpjekje për të ricikluar të keqen që po i shfaqet si e mirë.

Koha për të vepruar është tani.
Mirënjohje,
Naim Meta

“Amerikanët sërish në SPAK”/ Endri Hasa: Vetingu i politikanëve dhe heqja e imunitetit për deputetët, të domosdoshme

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, Endri Hasa, ka reaguar pas kthimit të përfaqësuesve amerikanë në SPAK, duke theksuar se nuk ka kthim pas për ata që kanë hesape për të larë me drejtësinë. Në një postim në rrjetet sociale, Hasa ironizoi ata që, sipas tij, “fërkuan duart për largimin e amerikanëve nga SPAK”.

“Amerikanët nga sot janë sërish në SPAK dhe gati për t’i dhënë fund tranzicionit të stërgjatur politik me të njëjtët njerëz,” deklaroi ai, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e drejtësisë në vend.

Në këtë kuadër, ai prezantoi angazhimet kryesore të Koalicionit Euroatlantik, të cilat përfshijnë:

✅ Heqjen e imunitetit për deputetët dhe zyrtarët e lartë, duke i hapur rrugë hetimeve të pavarura nga SPAK.
✅ Zbatimin e Vetting-ut për politikanët për të pastruar skenën politike nga individët e korruptuar.
✅ Forcimin e mbështetjes dhe bashkëpunimit me SPAK.
✅ Themelimin e Njësisë së Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, duke rikthyer në duart e qytetarëve pasuritë e grabitura.
✅ Krijimin e Gjykatës së Kontrollit të Shtetit për të parandaluar shpërdorimin e fondeve publike dhe për të verifikuar kontratat koncesionare e PPP-të.
✅ Konfiskimin e pasurive të zyrtarëve publikë të përfshirë në korrupsion dhe abuzim me fondet publike.

Në përfundim të deklaratës, Hasa theksoi se shqiptarët meritojnë më shumë dhe se Koalicioni Euroatlantik është i vendosur të sjellë ndryshime të prekshme në qeverisjen e vendit.

#KoalicioniEuroatlantik #ShqipëriaMeritonMirëqenie #Voto4 #EndriHasa