18.4 C
Tirana
E shtunë, 17 Maj, 2025

Bujqësia dhe veterinaria ndër degët më të preferuara nga doktorantët në Europë, në Shqipëri thuajse të falimentuara

Në vendin tonë degët e shkencave të bujqësisë dhe të veterinarisë janë thuajse të falimentuara, në ambjentet e të cilave nuk hasen më as studentë. Edhe SPAK ndërhyri pak kohë më parë në Universitetin Bujqësor të Kamzës, duke arrestuar mbi 20 pjesëtarë të stafit të lartë akademik

Ka një qasje ndryshe dhe paradoksale Shqipëria, krahasuar me vendet e tjera të Europës. Nëse 20 për qind e Produktit të Përgjithshëm Bruto ekonomisë sonë i vjen nga bujqësia, nga rreth 4 për qind që është mesatarja e BE-së, nuk ndodh e njëjta gjë me arsimin.

Mbi 30 për qind e fuqisë punëtore është e angazhuar në bujqësi në vendin tonë, ndërsa pavarësisht kësaj degët që lidhen me agronominë dhe veterinarinë  për të mos u mbyllur afrojnë bursa studimi aq sa paga minimale, por mbeten  sërish në rrezik mbylljeje.

Por çfarë ndodh në BE?

Në mesin e 1.5 milionë studentëve të masterit në BE në vitin 2022, 905,678 ishin gra, që përfaqësonin 58.6% të totalit. Në nivel doktorature, kjo përqindje ishte 48.5% nga gjithsej 99,204 doktorantë.  Në nivel master, gratë përfaqësonin shumicën e studentëve në të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Luksemburgut, ku kishte një ekuilibër gjinor me 49.8% të studentëve që ishin femra. Përqindja më e lartë e femrave në studimet master është regjistruar në Qipro, me 74.2%, e ndjekur nga Polonia (67.3%) dhe Lituania (66.1%).

Për studimet në nivel doktorature, përqindjet varionin nga 42.3% në Luksemburg, 43.3% në Austri dhe 44.1% në Çeki, në 57.4% në Lituani, 58.0% në Qipro dhe 59.6% në Letoni.

PARADOKSALE/ Bujqësia dhe veterinaria ndër degët më të

Gratë në studimet master dhe doktoraturë në BE, 2022 (% e grave në numrin total të studentëve në secilën kategori)

Midis 2013 dhe 2022, pesha e grave në studimet master në nivel të BE-së ra lehtë me 0.4 pikë përqindje (pp) për shkak të uljes së përqindjes së studentëve femra në 12 vende. Këto varionin nga -0.1 në Slloveni, -0.3% në Çeki, Maltë dhe Poloni, në -3.4% në Letoni dhe -3.6% në Hungari.

Në të njëjtën periudhë, pesha e grave në studimet e doktoratës u rrit me 1.0 pp, me 19 vende të BE-së që regjistrojnë rritje të numrit të studentëve femra. Rritja më e lartë u regjistrua në Qipro, me +8.0 pp nga viti 2013 në 2022.

Gratë përfaqësonin përqindjen më të lartë të studentëve në fushën e arsimit në BE si në studimet master (75.6%) dhe doktoraturë (66.9%) në vitin 2022. Ndonëse nga të dhënat e fundit të Eurostat, Instituti Europian i Statistikave, nuk është përfsbhirë Shqipëria dhe vendet kandidate në BE,

Kur bëhet fjalë për studimet master, përqindjet më të larta të grave, pas arsimit, janë regjistruar në programet dhe kualifikimet gjenerike (73,7% e grave), artet dhe shkencat humane (69,5%) dhe shkencat sociale, gazetari dhe informacion (68,7%).

BE, fushat e preferuara në doktoraturë

Fushat e preferuara ishin të ndryshme në nivel doktorature, ku e dyta më e njohura ishte shëndetësia dhe mirëqenia (60.9%), e ndjekur nga bujqësia, pylltaria, peshkimi dhe veterinaria (57.5%).  Ironikisht Bujqësia, pylltaria, peshkimi dhe veterinaria mbeten ndër degët më pak të preferuara nga studentët në Shqipëri dhe si rrjedhojë edhe nga doktorantë, në studimet e thelluara. Vetëm pak ditë më parë në Universitetin Bujqësor të Kamzës SPAK arrestoi rreth 24 pedagogë për shpërdorim të fondeve publike të këtij universiteti.

Shkencat sociale, gazetaria dhe informacioni (57.3%) dhe artet dhe shkencat humane (53.3%) dolën në vendin e 4-të dhe të 5-të.

Si në nivelin e masterit ashtu edhe në atë të doktoraturës, gratë ishin të nënpërfaqësuara në fushën e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (përkatësisht 26.2% dhe 22.6%) dhe inxhinierisë, prodhimit dhe ndërtimit (33.4% dhe 32.7% respektivisht). /Liberale.al/

PARADOKSALE/ Bujqësia dhe veterinaria ndër degët më të

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari, ndërsa banorët refuzojnë të jetojnë aty për shkak të kushteve të papërshtatshme.

Lagjet e reja të ndërtuara në periferi të Tiranës, Ndroq dhe Zall-Herr, refuzohen nga banorët shtëpitë e të cilëve u rrënuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Lagjet vazhdojnë të mbeten të braktisura, ndërsa godinat i ka mbuluar bari. Banorët, të zhgënjyer nga ndërtimet, refuzojnë të jetojnë në to duke i konsideruar tepër të vogla dhe të papërshtatshme për familjet e tyre.

Në Ndroq, përveç mungesës së hapësirës, ata përballen edhe me probleme të energjisë elektrike, e cila është e dobët dhe e pamjaftueshme për pajisjet shtëpiake, duke vështirësuar jetesën e përditshme. Disa prej familjeve, ndonëse kanë marrë çelësat që në vitin 2022, ende hezitojnë të vendosen përfundimisht, pasi kushtet nuk i përmbushin nevojat e tyre bazë.

Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka deklaruar se madhësia e banesave është përcaktuar sipas përbërjes familjare, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave të dhjetorit 2019. Megjithatë, kjo nuk ka ndikuar në bindjen e banorëve për t’u shpërngulur në shtëpitë e reja, duke bërë që shumë prej tyre të kërkojnë alternativa të tjera strehimi. Fenomeni i refuzimit nuk është i izoluar vetëm në këto dy zona, por është hasur edhe në vendbanime të tjera të prekura nga tërmeti, ku banorët zgjedhin të mos banojnë në shtëpitë e rindërtuara për shkak të hapësirës së kufizuar dhe kushteve të papërshtatshme.

Investimet fantazmë

Shtëpitë e pabanuara në Ndroq 

 

E mbështetur në parvazin e dritares, *Hysnie Kaloshi të fton me shumë përzemërsi, në atë që institucionet e quajnë shtëpinë e rindërtuar për familjet që humbën banesat nga tërmeti i  26 nëntorit të 2019’s.

70-të vjecarja jeton në një prej 74 banesave të rindërtuara në zonën e Ndroqit bashkë me nusen e djalin. Nga sa ajo thotë për të, banesa e re vetëm shtëpi nuk mund të quhet.

“Janë shumë të vogla banesat. Ti shtrihesh n’tokë dhe të zan’ kambët murin tjetën” – tregon Hysnia sipas të cilës mungesa e hapësirës nuk është i vetmi problem që shfaqet në jetesën në shtëpinë e re, çelësat e së cilës i marrë që më 17 Maj 2022.

“Kam qysh n’mgjes që e kam vendos lavatriçern e tashi po i ter rrobat”, – tregon e moshuara, e cila si provë të pritjes së gjatë të tregon me dy gishta kyçin e djathë të dorës ku ora shënonte 3 e pasdites.

Familja Kaloshi, është ndër të pakta familje që u vendosën në Ndroq, në zonat rezidenciale që për qeverinë janë të ngjashme më ato “në Angli, Amerikë, Australi, pa gardhim, që do bënte xhelozë edhe pasanikët e Lundrës e Farkës”.

Nga sa “shteg.org” konstatoi, pjesa me e madhe e godinave ishin bosh dhe disa të tjera u kishte mbirë bari pasi askush nuk kishte vënë këmbën në të.

Shtëpitë e pabanuara në Ndroq 

 

“Ka probleme ndaj dhe ka shtëpi të boshatisuna”, – thotë e moshuara duke treguar se përballë shtëpisë së saj tre shtëpi janë të boshatisura dhe barishtet e hapësirës së përbashkët midis tyre është mbi një metra lartësi.

Ankesave të banorëve dhe refuzimin e tyre është për shkak të mungesës së infrastrukturës më minimale.

Por për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë problemi i hapësirave për të cilën ankohen banorët është çështje e mbyllur me vendim të Këshillit të Ministrave.

“Sipërfaqja e shtëpive të përfituesve nga programi i rindërtimit të banesave individuale është përcaktuar në varësi të përbërjes familjare, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave më 24 dhjetor 2019” – thuhet në përgjigjen nga ministria e cila menaxhoi projektin e rindërtimit në Shqipëri.

Sipas sqarimit të Ministrisë VKM-ja ka përcaktuar dy faza të aplikimit për familjet që u prekën nga tërmeti i dhjetorit të 2019.

“Aplikimi për të përfituar nga programet e procesit të rindërtimit sipas parashikimeve të këtij vendimi bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga programet e procesit të rindërtimit. Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/o individë/familje që janë përzgjedhur për t’u trajtuar me njërin prej këtyre programeve” – thotë ministria, pa komentuar problematikat e tjera të infrastrukturës që familjaret ngrenë në Ndroq.

Bashkia e Tiranës refuzoi t’iu përgjigjet pyetjeve mbi numrin e familjeve të strehuara në Ndroq dhe Zall-Herr, por ajo që u konstatua ishte se lagje e reja të rindërtimit ishin pothuajse thuajse bosh.

“Pasi humbën shtëpitë e vjetra në pika të largëta e të veçuara, rreth 350 banorë do të mblidhen në këtë lagje qendrore, me akses të shpejtë në shërbime për të gjitha moshat” – garantonte që në maj të 2021, kryebashkiaku Erion Veliaj për lagjen e rindërtuar në Ndroq.

Por ajo që “shteg.org” pa nuk është gjë tjetër veçse një lagje totalisht e refuzuar nga familjarët të cilëve iu premtua një banesë me standarde evropiane.

Qeveria pretendon se lagjet rezidenciale janë model në vend, por në realitet duket ndryshe.

Ndonëse, në të dy fshatrat e Tiranës shtëpitë përfunduan në vitin 2022, ende pas 3 viteve jo të gjitha godinat janë të banuara, madje në disa hapësira janë mbuluar nga bari.

Banorët shprehen se shtëpitë e ndërtuara nuk kanë hapësirën e mjaftueshme për të gjithë pjesëtarët e familjes, ndërkohë që në Ndroq mjaft problematike është edhe fuqia e energjisë elektrike.

Gjatë prezantimit të procesit të rindërtimit, ish-ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi më shkurt të 2020’s se ishin identifikuar 398 hektarë zona rindërtimit, në të cilat do të zhvilloheshin 7981 apartamente në banesa kolektive dhe 806 banesa individuale.

“Jemi në një sipërfaqe tejet të madhe, që ka të bëjë me 180 mijë metra katrorë rindërtim ku përfshihen edhe objekte publike.”, – deklaroi ish-ministrja, megjithatë procesi i rindërtimit nuk është ndjekur gjithmonë nga banimi i qytetarëve në banesat e ndërtuara.

Si në Ndroq, ashtu edhe në Zall-Herr entuziazmi i vitit 2022 të Kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa tregonte se lagjet ishin përfunduar, nuk është shoqëruar me gëzim nga ana e të prekurve prej tërmetit. Këta të fundit ose kanë zgjedhur të mos banojnë në shtëpitë e ndërtuara, ose të ankohen për hapësirat e ngushta të dhomave.

Zall Herr 

 

Shifrat zyrtare të qeverisë tregonin se dëmet e shkaktuara nga tërmeti prekën 202 mijë persona, u shpërngulën 17 mijë të tjerë dhe 51 shtetas humbën jetën.

Raporti Zyrtar i Komisionit Evropian mbi Konferencën e Donatorëve në 17 Shkurt 2020, fliste për rreth 985 milionë Euro si dëme apo humbje të shkaktuara nga tërmeti. Duke u bazuar në kërkesat financiare për rikuperim, shtete, organizata dhe institucione ndërkombëtare u ofruan në ndihmë të Shqipërisë për të siguruar shumën e nevojshme financiare për rikuperimin e dëmeve të tërmetit.

Shteg.org

Xhaka i hap “luftë” rivalit: Gati t’i mposhtim që në Mynih

Mesfushori i Leverkusenit, Granit Xhaka, i rigjallëruar pas largimit nga Arsenali dy vjet më parë për t’u kthyer në Gjermani, tha se stabiliteti do të ishte çelësi i suksesit.

“Mendoj se jemi mjaftueshëm të qëndrueshëm për të mundur Bajernin që në Mynih”, tha Xhaka.

“Në ligë, le të shohim se ku janë gjërat pas 34 ndeshjesh. Por, padyshim që kemi shumë për të fituar në Ligën e Kampioneve”.

Ndërsa Bajern është gjashtë herë kampion evropian, performanca më e mirë e Leverkusenit në këtë kompeticion erdhi kur ata përfunduan nënkampionë përballë Real Madridit në vitin 2002. Por ata shpresojnë të kompensojnë mungesën relative të origjinës evropiane, duke u mbështetur në besimin e mbledhur nga takimet e kaluara me Bajernin gjatë mandatit të Alonsos.

“Ne e njohim njëri-tjetrin shumë mirë dhe kemi luajtur kohët e fundit”, tha Alonso.

“Ne duhet të përpiqemi të përballemi me momentet e këqija që mund të kemi, sepse kjo është Champions, të kalojmë momente të vështira dhe të mos bëjmë shumë gabime. Ne luajmë në “Allianz Arena”, pastaj luajmë në shtëpi. Është Bajerni, ata janë ekipi më i mirë në Gjermani. Jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë, por do të shohim. Nuk ka rëndësi.

Ndeshja tjetër është gjithmonë më e rëndësishmja. Do të jetë brutalisht e vështirë për ne dhe do të jetë një sfidë e madhe. Ne jemi në formë. Duam të tregojmë përsëri se mund ta sjellim luftën në Bajern. Por ne gjithashtu e dimë se Liga e Kampioneve dhe Bundesliga janë krejtësisht të ndryshme”.

Flakadanë e gaz lotsjellës në Kuvend, BE shpreh shqetësim për zhvillimet në Serbi: Palët të dialogojnë

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet në Serbi, si për pengimin e punës së Parlamentit, ashtu edhe për ndërhyrjet në punën e organizatave të shoqërisë civile.

 

“Jemi shumë të shqetësuar për pengimin e punës parlamentar dhe dhunës në Parlament. Parlamenti duhet të jetë vend për debat demokratik në interes të qytetarëve dhe ai duhet ta ushtrojë rolin e vet të plotë”, tha një zëdhënës i BE-së përmes një njoftimi për media.

“Zhvillimet e fundit në Serbi, të drejtuara ndaj organizatave të shoqërisë civile janë po ashtu shqetësuese. Shoqëria civile luan një rol vital në zhvillimet e demokracisë dhe shoqërisë pluraliste”, shtohet në njoftim.

Më 4 mars, seanca plenare në Serbi u përshkua me incidente, pasi deputetët e opozitës lëshuan dy herë bomba tymi dhe mjete piroteknike, teksa partitë e koalicionit qeverisës miratuan rendin e ditës, të cilin opozita e kundërshtoi.

Deputetët opozitarë iu afruan tavolinës së kryetares, aktivizuan bomba me tym të kuq dhe të zi dhe shpalosën një pankartë ku shkruhej “Serbia po ngrihet për të rrëzuar regjimin”.

Gjatë incidentit janë lënduar tre deputetë që ishin në sallë, përfshirë një deputete që është raportuar se ka pësuar “goditje në tru” dhe është “në rrezik për jetë”.

Bashkimi Evropian tha se i fton të gjitha palët që përmes dialogut t’i adresojnë shqetësimet që kanë.

“Ne vazhdimisht kemi bërë thirrje për uljen e tensioneve, duke krijuar kushte për një dialog gjithëpërfshirës nga të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë aktorët politikë, institucionet dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile për të adresuar reformat e domosdoshme për të ardhmen e Serbisë në BE”, u tha në reagimin e BE-së lidhur me zhvillimet e fundit në Serbi.

Gjatë seancës plenare më 4 mars, partitë në pushtet në Serbi refuzuan kërkesën e opozitës që të diskutohej vetëm për ndryshimet në Ligjin për arsimin e lartë. Kjo është kërkesë e studentëve që po protestojnë në Serbi që nga shembja vdekjeprurëse e një strehe në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Qeveria serbe pretendon se ka plotësuar kërkesat e studentëve protestues. Por, studentët thonë se bllokadat dhe protestat e tyre do të vazhdojnë dhe se grupet e ekspertëve do të përcaktojnë nëse kërkesat janë plotësuar ose jo.

Pas ngjarjeve në Parlamentin serb, Prokuroria Themelore në Beograd tha se i ka kërkuar policisë që të mbledhë informatat e nevojshme për këtë ngjarje./REL

Si nisi kurthi ndaj gazetarit të Radiodifuzionit, zbardhen kujtimet, shkrimtari: Intrigat nisën kur filloi të qarkullojë dorëshkrimit i romanit satirik ‘Madam Doktoresha’

Nga Sokrat Shyti 

Shkrimtari Sokrat Shyti është i “panjohuri i madh” që prej disa vitesh ka shfaqur majën e ajsbergut të krijimtarisë së tij letrare. E them këtë duke u nisur nga ajo sasi e pakët e librave të tij të botuar në këto vitet e fundit dhe kryesisht romanit voluminoz “Nata fantazmë” (Tiranë 2014). Romanet: “PËRTEJ MISTERIT”, “MES TUNDIMIT DHE VORBULLËS”, “GËRRYERJET E MAKTHIT”, “HIJA E TURPIT DHE E VDEKJES”, “KOLONELI KRYEDHJAK”, “SHPRESAT E NËMURA”, “PËSHTJELLIMET E FATIT” I, II, “MBIJETESA NË KASOLLEN E LOPËS”, si dhe vepra të tjera, të gjitha romane, me nga 350 – 550 faqe, janë në dorëshkrime që presin të botohen. Ëndrrat dhe vrulli i parë i romancierit të ri, që kthehej nga studimet jashtë shtetit plot energji e dashuri për artin dhe letërsinë, u prenë që herët nga tehu i egër i diktaturës komuniste.

Kush është Sokrat Shyti?

I kthyer nga studimet në Universitetin Shtetëror të Moskës, fill pas ndërprerjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjete në vitin 1960, Sokrat Shyti, punon në Radio “Diapazon” (që aso kohe gjendej në rrugën e Kavajës), në një redaksi me miqtë e tij gazetarë – Vangjel Lezho dhe Fadil Kokomani – që të dy, mandej, të arrestuar, e më vonë, të pushkatuar nga regjimi komunist. Përveç radios, Sokrati 21 vjeçar, nëse e përfytyrojmë, ka asokohe interesa pasionante letrare. Shkruan romanin e parë “Madam doktoresha” dhe është në prag të botimit, por… ajme! Fill pas arrestimit të miqve, si për ta mbushur kupën, një vëlla i tij piktor, arratiset jashtë shtetit.

Sokratin e arrestojnë në shtator 1963, ndërsa në nëntor të atij viti, e internojnë familjarisht, (me nënën dhe motrën e vogël), në një vend midis Ardenicës dhe Kolonjës së Lushnjës. Për 27 vjet rresht, familja banon në një kasolle lopësh me kallama, pa dritare, ndërsa Sokrati u nënshtrohet punëve të detyruara. Përgjatë 27 viteve, ai është i shtrënguar ligjërisht të paraqitet tre herë në ditë, tek i plotfuqishmi i zonës. Nuk ka të drejtë të lëvizë nga vendi i internimit, është i privuar nga çdo lloj dokumenti, etj. Në këto kushte, mes një kasolleje lopësh, ai lindi dhe rriti fëmijët. Pikërisht nga mbi këtë ngjarje, apo më saktë një histori tejet e gjatë persekutimi, është bazuar ai për të shkruar librin “Mbijetesa në kasollen e lopës”!

PJESË NGA LIBRI, “MBIJETESA NË KASOLLEN E LOPËS”

Kur e pa gjendjen nga ky këndvështrim, e qortoi ashpër veten dhe nuk ia fali budallallëkun që u tregua i nxituar, i telefonoi kryeprokurorit të rrethit për të mësuar përmbajtjen e bisedës mes prokuror Bardhit e ish-gazetarit të Radiodifuzionit, pa e menduar dhe stisur deri në fund planin e veprimit, të bindej për suksesin. Sepse në fakt kjo telefonatë tërthorazi e dëmtoi: përmes veprimit të nxituar ai zbuloi para kryeprokurorit të rrethit synimin hakmarrës, kur duhet të bënte të kundërtën, ta mbante sa më të fshehtë në trurin e tij, që të mos shkrepin shkëndija dyshimi në kokën e askujt.

Kryeprokurorin e nervozoi më shumë se çdo gjë tjetër, shpërfillja e kryetarit të pushtetit, ligësia e tij për ta poshtëruar nëpërmjet ndërprerjes së sinjalit, duke përplasur dorezën e telefonit. Kjo sjellje mendjemadhe prej harbuti, ia përdrodhi tejzat nervore, sepse iu duk sikur i kish thënë drejt për drejtë: “Ore koqe kandari! Mua do më hedhësh hi syve ti?! Akoma nuk e kuptove që ta dhashë përgjigjen, përmes veprimit tim: trak ta mbylla telefonin, dhe të thash në heshtje: Tani që kalova lumin, ta dhjeva kali”?!

Më tepër kryeprokurorit i vinte inat që s’po gjente dot një sajesë a sebep, t’ia vinte kufirin tek thana lalës kapadai, të cilin s’e honepste dot, kur e shihte të kapardisej si maçoku në thekër, thuajse ky çliroi Myzeqenë! Sa herë i rastiste të kundronte këtë pamje të shpifur, e mbarsur me mburrje të turpshme, i vinin zorrët tek fyti, pasi asgjëkund nuk përmendej për trimëri, e shumta mund të ketë shkrepur dy pushkë më tepër nga partizani më i fundit i batalionit!…

Meqë nuk gjeti një kleçke si t’ia nxirrte inatin e poshtërimit, iu zotua vetes, se do ta ruante vëth në vesh shpërfilljen mendjemadhe, i sigurt se do vijë rasti i përshtatshëm, që lala t’i nënshtrohet e lëpihet, kur të dalin në shesh të palarat e ryshfeteve të majme, që ia çojnë sejmenët në shtëpi. Për të mos u dëshpëruar nga mos gjetja e mënyrës të marrjes hak, filloi të mendonte të kundërtën, se në të vërtet gjatë bashkëbisedimit telefonik pati dhe ky vete çaste kënaqësie e krenarie me qëndrimin dredharak ndaj kryetarit të pushtetit, në asnjë sekondë nuk shprehu pendesë servilizmi. Përkundrazi, ndjehej krenar që përdori më shumë zgjuarsi të hollë e finesë kodoshi dredhinë, dhe nuk e shiti vartësin.

Edhe më pas, sa herë e shkonte ndërmend dhe e rishqyrtonte bisedën telefonike me lalën hijerëndë mendjemadh, nga këndvështrime të tjerë, prapë dilte vetë i fituar. Prandaj i dukej jo normale e reale, ti zmadhonte përmasat e shpërfilljes. Së pari, biseda me kryetarin u zhvillua në linjë sekrete, askush nuk e ka dëgjuar fare, ç’i kanë thënë njeri tjetrit. (Sigurisht do pështjellohej me një siklet torturues e do vritej tmerrësisht në sedër, në qoftë se shpërfillja e kryetarit të pushtetit ndaj tij, do shpalosej në mjedis publik, apo në një konferencë. Pasi në këto raste të pa sigurta, përmasat e fyerjes dhe nervozizmit fryhen e shumëfishohen, si ujërat e lumenjve gjatë rrebesheve, dhe rritet ndjeshëm temperatura e sedrës për të vënë në vend me çdo kusht, dinjitetin e nëpërkëmbur.

Sa herë ndodhin fërkime, kërleshje e mospërputhje mendimi e qëndrimi mes dy titullarëve të rëndësishëm, në pjatat e peshores vihen vlerat e ndërsjella të secilit, për të analizuar pasojat, që shkaktohen nga prishja e ekuilibrit. Para së gjithash, kryeprokurori donte të saktësonte interesat e tij, sidomos në ç’pikë i leverdis ta ketë mirë me kryetarin e pushtetit. (Me këtë kishte parasysh leverdinë ekonomike dhe demografike, ku grupohen shpërngulja e farefisit të tij nga fshatrat e thellë malore në qytet: pasaportizimi dhe sistemimi në punë shtetërore).

Për sa i përket anës vetjake profesionale, forcimit apo dobësimit i pozitave në detyrën e ngarkuar si kryeprokuror i rrethit, ndikimin e kryetarit të pushtetit e shumëzonte me zero pa pikë ngurrimi, e quante pothuaj të papërfillshëm për faktin se sipas të dhënave të sigurta, ky s’kishte njohje të afërt apo miqësi me Kryeprokurorin e Republikës, e as me ndonjë anëtar të Byrosë Politike, të cilët me ndërhyrjen e të plotfuqishmit, përdorin shpesh hakmarrje të përbindshme, kur dikush nuk përmbush synimet dhe porositë e tyre).

Ndërkaq edhe prokuror Bardhi, me karakter e natyrë të kundërt me atë të shefit të tij, vriste mendjen të gjente cili spiun i brendshëm kish njoftuar kryetarin e Komitetit Ekzekutiv, për ardhjen në zyrën e tij të ish-gazetarit të Radiodifuzionit, dhe po kaq e rëndësishme, pse interesohet kaq shumë kryetari i pushtetit për këtë takim. Sepse vetë fakti që ky i telefonoi kryeprokurorit për të marrë të dhëna rreth takimit, nuk tregonte thjeshtë kureshtje. Pandehma të çonte drejt sajesës të një kurthi te ngritur enkas, për të penguar e frenuar gjatë dy viteve, përmbushjen e planeve të sekretarit të parë.

Me ndërhyrjen cinike kënaqej dhe ligësia e tij ndaj ish- gazetarit, duke patur parasysh punën sfilitëse në bujqësi, plus ndëshkimet e tmerrshme kur s’plotësohet norma ditore. Ndjeu keqardhje që s’më ndihmonte dot të dilja nga ky qerthull i mundimshëm, kur juridikisht kishte një mbështetje të fortë kundërshtie, se ngritja ushtar e një te internuari përbën veprim të kundërligjshme.

Duke e parë gjendjen nga ky këndvështrim, u bë kureshtar të dinte çfarë i ka thënë shefi i tij kryetarit të Komitetit Ekzekutiv, për bisedën e zhvilluar, pa praninë e një të treti dhe pa mbajtur proces-verbal. Por më shumë i bëri përshtypje që kryeprokurori lozi rolin e të paditurit, nuk e thirri në zyrën e tij ta pyeste, pse u tor muhabeti mes tij dhe ish gazetarit kaq i gjatë!

Në vend të interesimit për këtë çështje, Kryeprokurori trupmadh, me kokë të shogët e vështrim krenar, hapi derën dhe i tha se ndjen nevojën të pijë një kafe në klubin më të afërt, i vetmi ilaç që ia kthjellon mendjen pas leximit të dosjeve voluminoze, prandaj nëse dëshiron, mund t’i bëjë shoqëri.

Prokuror Bardhi ngriti vështrimin mbi portretin e shefit, për të nuhatur për ç’qëllim erdhi, dhe ashtu siç qe ulur, ia kundërshtoi ftesën, duke i thënë se tani gjendej në pikën më kulmore të dosjes, nuk mund të shkëputej në këtë çast, sepse i ndërpritej rrjedha e arsyetimit.

Kryeprokurori mbylli derën dhe u largua duke fërshëllyer, i kënaqur që vartësi s’e shoqëroi, pasi në të vërtete bezdisej kur pinte kafen me të, për shkak të karaktereve krejt të kundërt: prokuror Bardhi e niste dhe e mbaronte bisedën me ligjet, ndërsa shefit qejfli i pëlqenin më shume muhabetet me femrat kuçka, që futin në gracka burra me “koqe dashi e demi”.

Por pavarësisht anës formale të ftesës, prokuror Bardhi e nuhati ku rrihte qëllimi i shefit: ta njoftonte tërthorazi se ishte në dijeni të plotë, çfarë ka llafosur me ish-gazetarin e internuar, edhe pse nuk ndodhej aty i pranishëm. Këtë e shprehu qartësisht nëpërmjet vështrimit tinëzar e djallëzor, ku dukshëm gëlonin ligësia dhe krenaria mburracak, mjetet e tij të përhershme që i përdorte vazhdimisht, për të krijuar trysninë e tmerrit gjatë seancave gjyqësore, pasi pa to ndjehej i zhvlerësuar, nuk i jepte vetes pamjen e prokurorit hijerënde, i kundërt me portretin disi të habitur e të hutuar të vartësit “zemërbutë”, i cili në asnjë rast s’e ngrinte zërin dhe nuk nxehej, madje as kur të pandehurit dredhonin në rrëfimin e tyre!

Pikërisht kur prokuror Bardhi u bë gati të niste leximin e dosjes voluminoze aty ku e ndërpreu, (për sabotimin në dy kantiere ndërtimi, ku fajësoheshin si të pandehur një inxhinier e disa teknike dashakeqës, drejtues dhe zbatues të projektit, të cilët kishin përdorur për shtyllat mbajtëse, shufra hekuri me trashësi jo të përshtatshme), e ngacmoi prapë mendimi pse kryeprokurori nuk u tregua kureshtar, dhe nuk e thirri në zyrën e tij për t’i tërhequr vërejtje, që ndenji kaq gjatë me ish-gazetarin e internuar, harxhoi gjithë atë kohë për llafollogji boshe, kur ngarkesa e punës s’e linte të mbushej me frymë!

(Si komunist me parime ideale, këtij nuk mund t’i shkonte mëndja tek e fshehta misterioze, që gjendej gjithnjë e pranishme diku në mjedisin e kthinës së tij, për ta përgjuar tinëzisht me aparatura të sofistikuara, e vendosur në një qoshe të padukshme, me urdhër të drejtuesit të organit të akuzës!).

Megjithatë, nëpërmjet nuhatjes profesionale, arrinte të kuptonte që në institucionin e tyre ndërthuren sajesa të çuditshme, nën yshtjen e urdhëresave telefonike e gojore nga lart, ndaj faktikisht këtij deri tani, nuk i kishin besuar asnjëherë shqyrtimin apo analizën e një dosje me çështje të karakterit fund e krye politik, (por kryesisht i jepnin ato të sabotimit ekonomik, apo veprime ordinere: vjedhje, rrahje, sharje, prishje të qetësisë publike, “fyerje” të zyrtarëve të mesëm nga disa çapaçule).

Duke krahasuar ndërhyrjen e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv, për të thirrur ushtar ish-gazetarin e internuar, me pretekstin e kalimit te moshës limit, (me sajesat e tmerrshme që kurdiseshin kundër disa intelektualëve të padëshiruar), i dukej veprim me peshë të lehtë dhe fare i thjeshte, kur urdhrat e fshehtë të bëjnë gjëmën, të zhdukin pa nam e nishan nga faqja e dheut, të damkosin si armik i popullit, e të tretin si kripa në ujë.

Ndërsa në dukuritë natyrore, pas ngricave të acartë, shfaqet moti me diell, në jetën njerëzore ndodh e kundërta: pas kthesës së mbarë befasuese, kurdisen prapaskena të mbrapshta me gracka të fshehta. “Por mund të ndodhte shumë më keq se kaq”, – mërmëriti prokuror Bardhi: – “Mund të nxitnin dy dëshmitarë të rremë, të cilët i kemi me bollëk, për ta futur ish-gazetarin e internuar në labirintet e kodit penal, të nenit të agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor, që të heq lirinë për dhjetë vjet, dhe familjen e tij e rikthejnë përsëri në kasollen e lopës!

Nuk e përdorën këtë kurth vetëm nga frika e zbulimit, pasi duke patur mbrojtjen e drejtpërdrejtë të sekretarit të parë të Komitetit të Partisë, askujt nuk ia mban ta sulmojë as hapur e as tërthorazi ish-gazetarin, për faktin se gjatë këtyre viteve, ka ndenjur krejtësisht i vetmuar, nuk ka hyrë në asnjë klub apo mjedis publik…! Megjithatë, kjo s’do të thotë se kanë hequr dorë nga mendimi i lig, për t’i përgatitur grackën e kurthit.

Pikërisht në ushtri, paraqiten terreni dhe kushtet e përshtatshme të kurdisen kësi marifetesh ngaqë në kolektiv ushtarak, ka përbërje heterogjene, veçanërisht në repartet e punës gjenden me shumicë shpifarak të gatshëm të përrallisin çdolloj proçke, për të fituar një liri-dalje, ndërkaq prokurorët ushtarakë udhëhiqen më lehtë e më shpejtë se ne civilët, nga bindje të verbra ndaj eprorëve. Prandaj mundësitë e arrestimit, janë veprime fare të thjeshta për t’u kryer.

Parë nga ky këndvështrim, ka mundësi që synimi kryesor i thirrjes ushtar, t’i shërbejë këtij qëllimi, ndoshta shihet si marrëveshje e fshehtë mes kryetarit të pushtetit dhe një funksionari në Tiranë, po i njëjti person që ka ndikuar për syrgjynosjen e familjes në kasollen e lopës, nën yshtjen e ligësisë të krijojë përshtypjen në masën fshatare e qytetare, si dhe tek nëpunësit, se kemi të bëjmë me një person shumë të rrezikshëm, ndaj trajtohet kaq egërsisht!

Mendoj nuk jam i gabuar të hamendësoj se ngritja e kurthit kundër tij, ka nisur prej çastit kur në Lidhjen e Shkrimtarëve filloi të qarkullojë dorëshkrimi i romanit satirik ‘Madam Doktoresha’. Unë nuk di ndonjë rast tjetër që në letërsinë tonë, një shkrimtar ka shkruar roman në moshën njëzet e një vjeç. Pikërisht ky fakt nuk e përjashton mundësinë që zanafilla e dashakeqësisë, ta ketë burimin në Lidhjen e Shkrimtarëve, nga ambiciozët me shpirtligësi të skëterrshme, të cilët kurrsesi nuk lejojnë të zbehet sadopak shkëlqimi i famës së tyre, dhe prandaj janë të gatshëm të përdorin ndikimin e famës tek funksionarët e fuqishëm për ta gremisur rivalin në humnerën e harresës, siç dhe ndodhi realisht.

Pikërisht këta i ka goditur si gur rrufeje, lajmi tronditës i rikthimit nga jeta e skëterrshme në kasollen e lopës, në një rrjedhe normale, i shkrimtarit të persekutuar, dhe me shpejtësi kanë nxituar të kurdisin mekanizmin frenues, të mos ardhjes në Tiranë. Por tashmë ndryshon taktika hakmarrëse: tërë synimi i tyre fokusohet tek rrjedha e kohës së lirë, e vetmja mënyrë që këtij t’i hiqet krejtësisht mundësia të shkruajë, krahas përpjekjeve satanike për t’ia vështirësuar jetën…”!

Pas këtij meditimi të gjatë, e ndjeu veten të lodhur dhe iu largua dëshira për të lexuar. Donte të pinte një kafe shqeto, që t’i ftillohen mendimet, e pastaj t’i shtrohet punës. Por nuk do shkonte në lokalin më të afërt, pasi aty mund të takonte kryeprokurorin, i cili kur ta shihte të vetmuar, do xhindosej nga fyerja dhe poshtërimi, që nuk ia pranoi ftesën. Prandaj për të mos dalë në qendër të qytetit, ku reshperojnë shumë kalimtarë, mori rrugën e Degës së Brendshme. Dhe kur mbërriti në kryqëzim me xhadenë kryesore, befas ndërroi mendim, i lindi dëshira të bëj shëtitje deri tek varrezat e reja të dëshmorëve, ku ka më pak kalimtare, dhe të mbushen mushkëritë me ajër të pastër.

Në përgjithësi kjo pjesë e rrugës, nga ura e përroit deri tek varrezat e reja të dëshmorëve, me plantacionin e agrumeve në krahun e djathtë, shërbente si shëtitore e vetme për çiftet e rinj dhe disa të vetmuar, të cilët i largohen zhurmës për të kthjelluar mendimet. Por krejt ndryshe nga ecja e ngadaltë, që kërkon shëtitja, prokuror Bardhi nuk e uli fare ritmin e nxituar, duke i krijuar përshtypjen çdo kalimtari, se ky vetëm kështu di t’i hedh hapat. Prandaj sa herë i rastis të marrë pjesë në një kortezh të përmortshëm, ndjen bezdisjen më të sikletshme nga sforcimi për të ndjekur ritualin e detyruar të ecjes së zvargur.

Ata që nuk e njohin, kur e shohin duke ecur me ritmin e nxituar, pandehin se i ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme, ndaj për të mbërritur sa më shpejt në vendin e caktuar, u jep këmbëve energji të dyfishtë, gjë që e çorodit e ia mpin vëmendjen, aq sa nuk i vë re kalimtarë që i shkojnë pranë dhe e përshëndetin. Çdokush që e sheh me duar të futura në xhepat e pardesysë dhe kurriz të epuar përpara, krijon përshtypjen sikur këtë njeri e vë në lëvizje një forcë shtytëse krejt e veçantë, ndryshe nga ajo që ndodh me të tjerët. E kundërta ndodh kur takon dikë, me të cilin ia ka ënda të shkëmbejë mendime: në çast pajiset me një dëshirë të pashtershme, për të derdhur vrullshëm vargëzime arsyetimesh, pa i lënë kohë tjetrit të kthejë përgjigje!

Ndoshta kjo nuk ka qenë mënyra natyrale e të folurit, por iu shfaq kur nisi ushtrimin e profesionit të prokurorit, dhe ditë pas dite ky zakon u trash, mori përmasat e vesit, duke e zhvendosur përfundimisht natyrën e tij vetjake. Aty ku fillon hapësira e lulishtes para ngrehinave shtetërore një kat, dhe në krahun e djathtë degëzon rruga e shtruar me çakëll, për të shkuar tek furrat e bukës, për pak sa nuk u përplasa me prokuror Bardhin, sepse atë çast po shikoja poshtë, e kisha ngërthyer vëmendjen mbi “urën” e vogël lidhëse, mes bordurës së lulishtes dhe xhadesë, që ndahej me një kanal të ngushtë, dhe nuk vura re.

– “Për ku kështu me kaq nxitim”? – e pyeta unë, duke harruar që kjo ishte e ecura e tij.

– “Sa mirë që të takova!…- tha ai. – Ke kohë të lire dhe dëshirë të bëjmë bashkë një shëtitje? Apo vjehrra të ka ngarkuar me detyrë të caktuar”?… – shtoi me buzëqeshje.

– “Me gjithë qejf! Por me një kusht: ta zvogëlosh tre herë ritmin e të ecurit”, – ja ktheva unë.

– “Edhe pse kusht i rëndë për mua, zotohem ta përmbush”, – tha ai duke më futur krahun.

– “Drejt nga puna po vjen? Me siguri mbingarkesa të ka detyruar të shkëputesh nga dosjet…”?!

– “Kemi punë mjaft të lodhshme dhe stresuese! – tha prokuror Bardhi. – Natyra e kësaj pune, na privon nga shumë të drejta. Para së gjithash, detyra e akuzës na kufizon shoqërinë: nuk bisedoj dot në një mjedis publik, dhe nuk mund të pi kafe me atë, që mua më pëlqen. Sepse gjithnjë futet si pykë në mes, hija e ashpër e detyrës. Ja ku e kemi shembullin konkret: kush na shikon ne të dy duke shëtitur, të kapur për krahu, i duket sikur unë po bëj mëkatin më të madh, ngaqë ciniket e shohin luftën klasore të Diktaturës së Proletariatit, vetëm me lente të errëta.

Sipas tyre, ne të dy i përkasim dy kampeve kundërshtare, duhet të vendosemi në llogore të ndryshme, ndaj lidhjet shoqërore e miqësore mes nesh, s’mund të ekzistojnë! Edhe pse këto mendësi e marrëdhënie kaq të mbrapshta, nuk mund t’i quash ndryshe, veçse paradokse të tmerrshme, realisht ndodhin shpesh në jetën tonë të përditshme! Këto dukuri brejtëse, e pengojnë ecjen përpara të shoqërisë. Por më shumë se të gjithë, pasojat e ndarjeve klasore, i përjetojnë fajtoret pa faj!

Shkrimtarët, si pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, gjenden përpara dyzimit të realitetit me metodën e të shkruarit, i cili u shkakton çoroditje me mospërputhjen, dhe pikërisht këtu nis lufta e ashpër klasore e realizmit socialist, bëhet ndarja e dy grupimeve, vihen në shënjestër të talentuarit nga elita, përcaktohen kushtet cilët do mbahen ne Lidhjen e Shkrimtareve, cilët do flaken, e cilët do syrgjynosen e burgosen! Sigurisht këto mendime ia them vetes time, askujt tjetri. Ti je i pari që i dëgjon nga goja ime. Si dashamirës i letërsisë, kohën e lirë ia përkushtoj leximit artistik, dhe tani ndjej kënaqësi që bisedoj e shkëmbej mendime me një shkrimtar.

Ndërkaq, pikërisht pasojë e këtij paradoksi, shumica e shoqërisë të sheh me prizmin klasor, u del para syve nofka e shpifur, ‘i deklasuar’, në vend që të nderojnë talentin! Ka një koncept të gabuar e të shtrembëruar për intelektualin. Përdoret aq shpesh nëpër fjalime, termi intelektual, sa krijohet përshtypja se me kalimin e viteve, pothuaj gjysma e popullsisë tonë janë intelektualë, vetëm pse kanë mbaruar studimet e larta në institute dy e, tre vjeçar, apo në universitet! Kur në të vërtetë, që të jesh intelektual, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, duhet të kesh krahas talentit e kulturës, edhe vullnet e aftësi t’i pasqyrosh dukuritë e jetës në krijimtarinë vetjake.

Sipas meje, intelektualët ndahen në dy kategori: krijuesit e studiuesit. Dhe mes tyre ndodhen interpretuesit. Ne të tjerët, që kemi mbaruar studimet e larta dhe punojmë në fusha të ndryshme, jemi thjeshtë profesionistë, jo intelektualë. Por me kalimin e kohës, disa nga ne, ata që kanë vullnet këmbëngulës dhe synime për të thelluar njohuritë në drejtime të reja, i vihen punës kërkimore studimore.

Kjo duhet përgëzuar. Por jo të shndërrohet në mani të sëmurë, dëshira për t’u bërë domosdoshmërisht i njohur. Këtë mani më të theksuar, e kanë historianët, të cilët vihen në garë, për të fituar ‘Doktoraturën’ dhe titullin ‘Profesor’”! Memorie.al

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha

Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, Volodomir Savinov, u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e Ukrainës me seli në Tiranë për atë që më pas do të ishte çelësi i një zbulimi të pazakontë në fushën e krimit të organizuar. Savinov informoi se nipi i tij po mbahej pa dëshirë dhe po detyrohej të punonte forcërisht në Shqipëri. Adresa me sa dinte Savinov ishte qyteti i Vlorës. Por nipi i tij, një i ri i talentuar në fushën e informatikës  identifikuar më pas Zaremba Mykyta, ishte vetëm njëri mes shumë të tjerëve si ai, që mbasi u punësuan ne mënyrë mafioze në Varshavë , u trafikuan drejt Shqipërisë ku dhe punuan nën terrorin e dhunës.

Ajo që duhet të bënin si IT, ishte punësimi përmes dark-webeve të njerëzve të panjohur që mbasi josheshin pranonin oferta për të kryer krime, ndër kryesoret transporti i ngarkesave me drogë në shtete të ndryshme të Evropës. Secili prej tyre do të paguhej me monedha virtuale. Hetimet e deritanishme tregojnë se trafikantët, që mbajtën me dhunë 19 ukrainas në qytetin e Vlorës, dyshohet se janë pjesë e një organizate ndërkombëtare, që nga të dhënat paraprake të autoriteteve shqiptare ka të dhëna se ka strukturën e organizatës “Khimprom”. Emri i organizatës u pohua për Faktoje nga dy burime të pavarura nga njëra tjetra, që të dyja pjesë e skuadrave hetimore të ngritura prej 11 nëntorit 2024

Gjatë intervistës për Faktoje, Elidon Çela, aktualisht drejtor i policisë së Qarkut të Vlorës tregohet mjaft i rezervuar për veprimet hetimore të kryera paraprakisht nga policia lokale.

Ndërkohë,  prokuroria e këtij qyteti, e gjendur para fakteve të forta shpalli mos-kompetencën dhe ia kaloi për veprime të mëtejshme SPAK-ut.

Procedimi u regjistrua në Tiranë në datë 23 janar 2025 dhe mban numrin 18 për veprat “Trafikim i personave të rritur” në bashkëpunim  në formën e grupit të strukturuar kriminal, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale.

Menjëherë pas informacionit të marrë u aktivizuan strukturat e antitrafikut dhe hetimit të krimeve, së pari për të disponuar të dhënat se në cilat lagje qëndronin qytetarët ukrainas dhe më tej konstatuam dy objekte, të dyja të kontrolluara ku dhe u gjetën të rinjtë e trafikuar”, pohoi shkurtimisht Çela për Faktoje.

Në fakt, në komunikatën zyrtare të policisë në atë kohë njoftohej se, “personat e trafikuar detyroheshin përmes kërcënimeve dhe përdorimit të dhunës fizike dhe psikologjike, për t’u angazhuar në marketingun e rekrutimit të individëve të tjerë në vendet e Europës, duke përdorur platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, me qëllimin për t’i shfrytëzuar më pas për veprimtari kriminale, si shpërndarja dhe trafikimi i lëndëve narkotike, që kryheshin gjithashtu në vendet europiane”.

Veç sekuestrimit të 18 PC , dhe pasaportave të udhëtimit, ajo që i bindi hetuesit se kishin përpara një çështje të madhe ishin dëshmitë e të rinjve të trafikuar, të cilëve gjatë qëndrimit gati një mujor në Shqipëri u ishin marrë edhe pasaportat me qëllim që të mos arratiseshin. Shtëpia nga provat e deritanishme rezulton se ishte marrë prej një muaji përmes Airbnb.

Ajo ishte një godinë një katëshe në lagjen “Demokracia”, gjendur pranë një shkolle jo publike. Në procesverbal shkruhet: “Godina një katëshe me porta, dhe dritare të mbyllura , të jep përshtypjen e një banese të pabanueshme. Nga ana e policisë u kontaktua me pronarin e banesës dhe bashkë me të shërbimet kanë shkuar tek objekti. Fillimisht derën e ka hapur shtetasi Mark Petrenko, i cili u ka thënë se në banesë gjendej me familjen. Për të verifikuar informacionin shërbimet e policisë u futën në banesë, ku në sallonin e kësaj banese u gjetën 6 shtetas të tjerë me shtetësi ukrainase, të cilët para tyre mbanin një kompjuter portativ dhe ishin duke shkruar në aplikacione të ndryshme”.

Mes tyre policia gjeti edhe nipin e denoncuesit Zaremba Mykyta.

Si një i ri me shtetësi ukrainase, por i lindur në Krakov të Polonisë Zaremba kishte ambicie vetëm punën e zyrës. Ndaj, siç rrëfehet për policinë ai, nisi kërkimet në fushën ku ndihej më i fortë, atë të IT.

“Pashë një njoftim në aplikacionin Telegram, ku flitej për punësim. Komunikova në Telegram me një person me emrin Fresko dhe më informoi për intervistë në qytetin e Varshavës, Poloni. Do të kryeja testin e poligrafit”.

Në Varshavë testi për gjurmimin e gënjeshtrës u krye sipas një adrese  të cilin i riu ua ka vendosur në dispozicion autoriteteve të drejtësisë shqiptare.

Më lajmëruan pas dy ditësh se e kisha kaluar testin e poligrafit dhe se isha pranuar në punë. Më pas jam trajnuar për tre ditë. Erdhi njëri nga kryesorët quhej Yuri dhe më tha që do shkoja në Shqipëri me punë pasi kishte kushte të mira pune. Biletat mi preu personi me emrin Mark, por që njihej si “e premtja“.

Në aeroportin e Rinasit u prit nga i njëjti person me të cilin udhëtoi drejt Vlorës e së bashku me ta edhe dy ukrainas të tjerë që kishin qenë në të njëjtën linjë fluturimi. “Në fillim vajtëm në një shtëpi tjetër, por aty nuk kishte vend pasi kishte edhe shumë të tjerë. Na dërguan në një shtëpi tjetër që ishte bosh vetëm për ne”, shprehet Zaremba. Ditët në vazhdim i riu pa se si shtëpia u mbush edhe me ukrainas të tjerë në të njëjtën moshë me të. “Personi me emrin Kika na mori pasaportat dhe na tha se nëse nuk do zbatonim rregullat e tyre do përfundonim si disa persona që i kishin regjistruar në video. Aty shfaqeshin pamje ku disa persona  dhunonin në mënyrë të frikshme duke ju thyer edhe gjymtyrët, kurse në një video tjetër dukeshin duke i djegur shtëpinë”.

Duke u bindur, të rinjtë ndoqën udhëzimet e trafikantëve dhe anëtarëve të grupit, dhe dërgonin linqe interneti nga programe me robotë, ku përmes dark-ëebeve seleksiononin personat që u bëheshin oferta për të transportuar drogë. “Kur këta persona pranonin ofertën, – thotë i riu, – i rekrutonim dhe pastaj ia kalonim personit me emrin Kika që ia kalonte personit me nofkën Mustangu”. Ajo që rrëfejnë edhe specialistët e tjerë të IT është një skemë e mirëfilltë kriminale e krimit të organizuar. Për çdo rekrutim paguheshin 25 dollarë ndërsa u ishte premtuar se paga e tyre do të ishte e përjavshme prej 250 dollarësh

Prokuroria e Posaçme shkruan në fashikull se “nga kqyrja e faqeve të ndryshme dhe adresave të hapura në kompjuterat portativë nga drejtoria e Krimeve Kibernetike u konstatuan se në to kishte komunikime që tregonin mënyrën e rekrutimit të shtetasve në shtetet e Evropës me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike”

Nga fashikuj që posedon Faktoje rrëfimet e ukrainasve që e gjetën punën përmes Telegram, tregojnë identitete trafikantësh të cilët ende janë nën hetim nga SPAK.

Aktualisht Shqipëria i ka strehuar specialistët e IT në një qendër shtetërore, ndërkohë që në hetime është angazhuar edhe gjyqtarja e çështjes, që për të siguruar provat me kërkesë të SPAK, po dëgjon dëshmitë e secilit prej të trafikuarve, të cilët po ballafaqojnë identitetet e shtetasve që i kanë dhunuar dhe të huajve të tjerë që ju morën pasaportat

Kirlie Gvaramadze, 24 vjeç është nga Bjellorusia dhe është njëri prej atyre shtetasve që u gjet në një banesë të dytë të përshtatur nga organizata kriminale e huaj për të njëjtin qëllim. Ai tha në gjykatën e posaçme të njëjtën skemë, por me ndryshimin e vetëm ku si trajner kishte pasur një person me emrin Veterineri

“Kur nisa punën çdo gjë dukej e çuditshme dhe mbaj mend që bëra një gabim gjatë procesit. Kika më ka rrahur dhe një tjetër me nofkën Veterineri filmoi dhe këtë video e dërgoi tek të mëdhenjtë për tu treguar se më ndëshkuan për gabimin që bëra. Na kanë treguar video ku për gabimet thyheshin gishtat dhe i kërcënonin se do i hiqnin qafe. Ne kishim një grup në chat ku pjesëtarë ishim edhe ne edhe eprorët ku dhe merrnim kërcënime dhe presion  të vazhdueshëm. Kam parë një video ku dikujt i urinonin në gojë dhe ky grup ishte krijuar enkas që në të punonim më shumë dhe të bënim kujdes që këto ngjarje mos të na ndodhte edhe neve”, rrëfehet 24 vjeçari.

Me një listë konkrete të dyshuarish, SPAK beson se, nga të dhënat që disponon, në Shqipëri organizata KHIRPROM, me qendër në Rusi përfaqësohej nga Nazar Khamuio me nofkën “Kika”

“Organizata kriminale ku personat e mësipërm bënin pjesë quhet Khimprom, me qendër në Rusi e cila është një organizatë shumë e fuqishme  kriminale që merret me shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe ka përhapje të madhe në shumë vende“, detajohet në një nga këto shkresa të vëna në dispozicion të Faktojes.

Është kjo arsyeja se përse përballë këtij karteli SPAK ka vendosur me sigurimin e provës dhe marrjen e dëshmisë të ukrainasve të trafikuar, të cilët sipas dyshimeve përballë kartelit mund të jenë objekt i kanosjes. Deri në publikimin e këtij lajmi SPAK nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar.

Por kush është organizata Khirprom që dyshohet se fshihet pas trafikimit të ukrainasve bazuar në të dhënat që disponon SPAK? Pavarësisht emrit origjinal për një grup të organizuar kriminal, kjo organizatë nuk merret vetëm me zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e drogës, por gjithashtu operon një rrjet të gjerë qendrash telefonike (call center). Nuk dihet me saktësi se kur u shfaq “Khimprom”, por hapat e parë u hodhën në qytetin rus të Sterlitamakut, jo më vonë se në vitin 2012.

Aty, tre të rinj  gjetën një mënyrë për të përfituar nga një boshllëk në legjislacion dhe nisën shitjen masive të përzierjeve sintetike, të njohura si “spice”. Ndërsa shteti i ngadaltë ndalonte njërën prej tyre, ata ndryshonin përbërjen kimike të drogës dhe e rikthenin atë në treg. Të tre të rinjtë studionin në degën lokale të Universitetit Shtetëror të Teknologjisë së Naftës në Ufa.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme ruse, deri në vitin 2017, xhiroja vjetore e “Khimprom” tejkalonte dy miliardë rubla, dhe në strukturën e tij ishin të përfshirë të paktën një mijë persona. Informacionet e deritashme tregojnë se, “Khimprom” kishte mbrojtje të fortë, nuk rrezikonte dhe nuk sillte drogë sintetike nga Kina; ato prodhoheshin në laboratorët e tyre brenda Rusisë.

Në të paktën 12 rajone të vendit u hapën qendra logjistike për produktet e gatshme. Përpos përpjekjeve të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm për të bllokuar burimet në internet, “Khimprom” shiste hapur drogë në faqen e tij me të njëjtin emër. Qendrat e thirrjeve më tej u organizuan në Ukrainë. Rekrutimi bëhej

përmes njoftimeve në gazetë, në televizion ose në fletushkat në metro, ku ofrohej punë si korrier me një pagë të mirë nga 6 deri në 8 mijë dollarë në muaj. Vetëm gjatë intervistës për punë, njerëzit mësonin se puna përfshinte udhëtime në Rusi. Ndër ata që përgjigjeshin ndaj njoftimeve, zhvillohej një proces përzgjedhjeje ku njerëzit ndaheshin sipas detyrave te posaçme si punëtorë magazinash, prodhues droge, punonjës të qendrës së thirrjeve. Çdo person i nënshtrohej një testi me poligraf (detektor gënjeshtrash).

Më pas, pasonte një muaj “praktikë” në Ukrainë, varësisht nga drejtimi i punës. Shumë punonjës merrnin pasaporta të falsifikuara ruse.

Falë përdorimit të mesazherëve anonimë, kriptovalutave dhe metodave të konspiracionit, blerësit ose punonjësit e zakonshëm të kësaj organizate nuk mund të jepnin informacione për hierarkinë më të lartë të organizatës në rast arrestimi — ata thjesht nuk kishin kontakt me ta.

Por forcat e sigurisë ruse që në fillim ishin të bindura se drejtuesit e vërtetë të sindikatës ndodheshin në Ukrainë. Kjo pasoi disa aksione të

Shërbimit Federal për Kontrollin e Narkotikëve nga Ukraina, aksione që datojnë nga viti 2016. Sipas të dhënave që disponon SPAK, në Ukrainë, organizata në fjalë mundi të funksiononte pa pengesa deri në vitin 2019 me zyrat e tij në qendër të Kievit.

Në mars 2019, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, së bashku me Prokurorinë e Përgjithshme, kreu një operacion të posaçëm për arrestimin e drejtuesve të organizatës. Megjithatë, një prej tyre arriti të largohej nga Ukraina. Fillimisht qëndroi në Amerikën Latine, Panama, më pas në Miami dhe u vendos përfundimisht në Meksikë.

Aksioni i gjerë i policisë në bashkëpunim me SPAK ndodhi në Vlorë. Më herët, Faktoje ka raportuar se si hyrjet e shtetasve rusë në Shqipëri që raportoheshin për turizëm, po sillnin edhe një fenomen të errët që lidhej me veprimtari të dyshimta të disa shtetasve rusë duke vënë në alarm shërbimet inteligjente dhe ato të anti-terrorit. Ndërkohë, me nisjen e agresionit në Ukrainë, Shqipëria, duke iu bashkuar shteteve që morën masa shtrënguese ndaj Rusisë, ka raportuar sanksione të vazhdueshme ndaj subjekteve dhe individëve të caktuar. Paralelisht me fenomenin janë raportuar gjithashtu rritje e numrit të shtetasve rusë me leje qëndrimi në Shqipëri, ndërsa vërehet një interes i shtuar investimi në fushën e pasurive të patundshme në bregdet, veçanërisht në Vlorë.

Të arrestuarit për të cilët është njoftuar zyrtarisht se janë pjesë e grupit

Fonde miliona lekë brenda familjes/ Trinomi Arbër Veliaj, Ajola Xoxa dhe Valbona Xoxa

Eshtë zbardhur sot një tjetër detaj mjaft interesant për hetimin, ku këtë herë në qendër është kompania “AVA Studio”, në dokumente në pronësi të Valbona Xoxës, nënës së Ajola Xoxës, por pronare faktike është vetë bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, kjo vërtetohet edhe në komunikimet e zbardhura në vendimin e gjykatës.

Ashtu siç dhe theksohet në këtë dosje, Veliaj dhe Xoxa i kanë shpërndarë fondet te kompanitë që zotërohen nga vetë ata apo familjarët e tyre të përfshirë në skemën merimangë.

“Ava Studio” një shoqëri kjo e themeluar më 5,10.2021 dhe administruar nga shtetasja Valbona Xoxa, nëna e shtetases Ajola Xoxa rezulton të jetë është një kompani me qendër në Tiranë që operon në një gamë të gjerë fushash, duke përfshirë botimin, artin, dhe kulturën.

Kjo kompani ka si objekt kryesor të veprimtarisë botimin dhe shpërndarjen e librave, revistave dhe materialeve të ngjashme, organizimin e kurseve artistike dhe kulturore, realizimin e eventeve si festivale, ekspozita dhe sfilata: si dhe prodhimin dhe shpërndarjen e filmave dhe materialeve audiovizive etj.

Duke qenë një burim të ardhurash për shtetasen Valbona Xoxa dhe pasurive të lidhura me individë të tjerë në rrethin e saj, (Ajola Xoxa dhe rrjedhimisht Erion Veliaj) kjo kompani paraqet interes të veçantë për analizën financiare.

Përmes shqyrtimit të transaksioneve, kryesisht deklarimeve të librave të shitjes dhe klientëve të saj, është synuar identifikimi i financimit, si dhe verifikimi i burimit të të ardhurave të kësaj shoqërie.

Por çfarë del në sipërfaqe?

Gjatë kontrollit të ushtruar në selitë e ushtrimit të aktivitetit, “Ava Studio” përdoret faktikisht thjesht si një apartament dhe nuk ka asnjë mjet, post pune, kompjuter apo facilitete të tjera për ushtrimin normal të aktivitetit të qendrës “Harabel” apo të shoqërisë “Ava Studio” sh.p.k.

Nga fotot që kanë dokumentuar kontrollin e ambientit në fjalë, konstatohet fare qartë se apartamenti nuk ishte i përshtatur në asnjë hapësire të tij si zyrë apo seli e ndonjë kompanie.

Fonde miliona lekë brenda familjes/ Trinomi Arbër Veliaj, Ajola Xoxa

Asnjë dokument, post pune, kompjuter apo çdo lloj mjeti tjetër që nevojitet për mbarëvajtjen dhe funksionimin normal të një biznesi, nuk u gjet nga hetuesit e Byrosë të cilët ushtruan kontrollin e miratuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, theksohet në vendimin e zbardhur nga gjykata.

Arbër Veliaj i kalon fonde të konsiderueshme “AVA Studios”, detaji

Sipas fakteve të zbardhura në vendimin e gjykatës, kompania “Gogel” kalon shuma të konsiderueshme parash për “Partners Law” sh.p.k., por gjithashtu kalon edhe fonde të konsiderueshme për kompaninë “Ava Studio” sh.p.k., në pronësi ligjore të nënës së shtetases Ajola Xoxa, por e zotëruar “de facto” nga kjo e fundit.

Në total shuma e kaluar në llogari të “Ava Studio” nga “Gogel” sh.p.k. është 7.468.692 lekë. Në një rast, ndërsa lëshohet një faturë për vlerën 15.000 euro për “Gogel” sh.p.k. nga “Ava Studio”, duket i çuditshëm përshkrimi i bërë në të, që sipas udhëzimeve të shtetases Ajola Xoxa, ndërsa flet me shtetasen Adela Kondakçiu duket të jetë “produksion video”.

Fonde miliona lekë brenda familjes/ Trinomi Arbër Veliaj, Ajola Xoxa

“Gogel” e Arbër Veliajt, kompani marketingu, paguan “AVA Studio”, kompani për libra, art dhe kulturë, për prodhim videosh.

Pra, “Gogel” sh.p.k. që është një shoqëri e mirëfilltë marketingu, paguan “Ava Studio” sh.p.k., e cila nuk zotëron asnjë kapacitet teknik apo njerëzor për të prodhuar video.

Në të njëjtat komunikime, shtetasja Ajola Xoxa, e pyetur nga financierja si duhet bërë përshkrimi në lëshimin e faturës, përgjigjet “si herën e kaluar”.

Përsëri për kompaninë “Gogel” që zotërohet nga kunati i shtetases Ajola Xoxa, vëllai i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, lëshohet një faturë nga kompania “Ava Studio” sh.p.k., për shumën 36.000 euro, me përshkrimin “faturim sipas kontratës”.

Pra, kjo është vetëm një nga skemat që tregon se si qarkullojnë paratë dhe fondet brenda familjes Veliaj-Xoxa./CNA

Rikthime dhe mungesa, Asllani sfidon Çalhan. Ja formacioni i mundshëm i Interit

Lajme pozitive nga infermieria e Interit në prag të ndeshjes së sotme në Holandë kundër Fejenordit, edhe pse trajneri Simone Inzagi vazhdon që të jetë në pikëpyetje për formacionin titullar që do të zbresë në fushën e lojës.

Lajmi i mirë është rikthimi i Hakan Çalhanoglusë me pjesën tjetër të skuadrës dhe kërkon një fanellë titullari në këtë ndeshje. Megjithatë nuk është çudi që në momentet e fundit Inzagi të preferojë Kristjan Asllanin.

Mesfushori shqiptar është stërvitur mirë dhe ka dhënë sinjale pozitive. Po ashtu edhe Zielinski mund të jetë një alternativë përpara mbrojtjes. Lajmi tjetër i mirë është rikthimi i portierit Jan Zomer.

Zvicerani ka punuar me një protezë mbrojtëse në gisht dhe kjo gjë e ka ndihmuar për të qenë gati. Ai është futur në listën e lojtarëve të grumbulluar dhe ndoshta mund të luajë si titullar. Edhe Martinez ka bërë mirë në portë, por eksperienca e zviceranit dhe loja e tij me këmbë mund të jenë një armë shtesë për të qenë nga minuta e parë.

Duket se Inzagi e ka vendosur skemën me të cilën do të luajë dhe është 3-5-2, ku në krahun e majtë do të rreshtohet Bastoni. Kjo sjell aktivizimin e De Vrajit në qendër dhe Açerbin më të spostuar majtas. Edhe Bisek mund të marrë një fanellë titullari. Pjesa tjetër do të përbëhet nga Mkitarian, Barela, Dumfris. Dilema ka edhe në sulm ku Markus Turam nuk është në 100% të formës dhe mund të luajë Taremi. Lautaro është i paprekshëm.

Investigimi/ Rezidencat fantazmë të procesit të Rindërtimit

NGA DALLANDYSHE XHAFERRI AND SABINA NIKA

 

Lagjet e reja të ndërtuara në periferi të Tiranës, Ndroq dhe Zall-Herr, refuzohen nga banorët shtëpitë e të cilëve u rrënuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Lagjet vazhdojnë të mbeten të braktisura, ndërsa godinat i ka mbuluar bari. Banorët, të zhgënjyer nga ndërtimet, refuzojnë të jetojnë në to duke i konsideruar tepër të vogla dhe të papërshtatshme për familjet e tyre.

Në Ndroq, përveç mungesës së hapësirës, ata përballen edhe me probleme të energjisë elektrike, e cila është e dobët dhe e pamjaftueshme për pajisjet shtëpiake, duke vështirësuar jetesën e përditshme. Disa prej familjeve, ndonëse kanë marrë çelësat që në vitin 2022, ende hezitojnë të vendosen përfundimisht, pasi kushtet nuk i përmbushin nevojat e tyre bazë.

Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka deklaruar se madhësia e banesave është përcaktuar sipas përbërjes familjare, bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave të dhjetorit 2019. Megjithatë, kjo nuk ka ndikuar në bindjen e banorëve për t’u shpërngulur në shtëpitë e reja, duke bërë që shumë prej tyre të kërkojnë alternativa të tjera strehimi. Fenomeni i refuzimit nuk është i izoluar vetëm në këto dy zona, por është hasur edhe në vendbanime të tjera të prekura nga tërmeti, ku banorët zgjedhin të mos banojnë në shtëpitë e rindërtuara për shkak të hapësirës së kufizuar dhe kushteve të papërshtatshme.

Investimet fantazmë

Investigimi/ Rezidencat fantazmë të procesit të Rindërtimit

Investigimi/ Rezidencat fantazmë të procesit të Rindërtimit

Investigimi/ Rezidencat fantazmë të procesit të Rindërtimit

Investigimi/ Rezidencat fantazmë të procesit të Rindërtimit

Investigimi/ Rezidencat fantazmë të procesit të Rindërtimit

E mbështetur në parvazin e dritares, *Hysnie Kaloshi të fton me shumë përzemërsi, në atë që institucionet e quajnë shtëpinë e rindërtuar për familjet që humbën banesat nga tërmeti i  26 nëntorit të 2019’s.

70-të vjecarja jeton në një prej 74 banesave të rindërtuara në zonën e Ndroqit bashkë me nusen e djalin. Nga sa ajo thotë për të, banesa e re vetëm shtëpi nuk mund të quhet.

“Janë shumë të vogla banesat. Ti shtrihesh n’tokë dhe të zan’ kambët murin tjetën” – tregon Hysnia sipas të cilës mungesa e hapësirës nuk është i vetmi problem që shfaqet në jetesën në shtëpinë e re, çelësat e së cilës i marrë që më 17 Maj 2022.

“Kam qysh n’mgjes që e kam vendos lavatriçern e tashi po i ter rrobat”, – tregon e moshuara, e cila si provë të pritjes së gjatë të tregon me dy gishta kyçin e djathë të dorës ku ora shënonte 3 e pasdites.

Familja Kaloshi, është ndër të pakta familje që u vendosën në Ndroq, në zonat rezidenciale që për qeverinë janë të ngjashme më ato “në Angli, Amerikë, Australi, pa gardhim, që do bënte xhelozë edhe pasanikët e Lundrës e Farkës”.

Nga sa “shteg.org” konstatoi, pjesa me e madhe e godinave ishin bosh dhe disa të tjera u kishte mbirë bari pasi askush nuk kishte vënë këmbën në të.

“Ka probleme ndaj dhe ka shtëpi të boshatisuna”, – thotë e moshuara duke treguar se përballë shtëpisë së saj tre shtëpi janë të boshatisura dhe barishtet e hapësirës së përbashkët midis tyre është mbi një metra lartësi.

Ankesave të banorëve dhe refuzimin e tyre është për shkak të mungesës së infrastrukturës më minimale.

Por për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë problemi i hapësirave për të cilën ankohen banorët është çështje e mbyllur me vendim të Këshillit të Ministrave.

“Sipërfaqja e shtëpive të përfituesve nga programi i rindërtimit të banesave individuale është përcaktuar në varësi të përbërjes familjare, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave më 24 dhjetor 2019” – thuhet në përgjigjen që “shteg.org” mori nga ministria e cila menaxhoi projektin e rindërtimit në Shqipëri.

Sipas sqarimit të Ministrisë VKM-ja ka përcaktuar dy faza të aplikimit për familjet që u prekën nga tërmeti i dhjetorit të 2019.

“Aplikimi për të përfituar nga programet e procesit të rindërtimit sipas parashikimeve të këtij vendimi bëhet me dy faza. Në fazën e parë aplikantët paraqesin kërkesën e tyre për të përfituar nga programet e procesit të rindërtimit. Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/o individë/familje që janë përzgjedhur për t’u trajtuar me njërin prej këtyre programeve” – thotë ministria, pa komentuar problematikat e tjera të infrastrukturës që familjaret ngrenë në Ndroq.

Bashkia e Tiranës refuzoi t’iu përgjigjet pyetjeve mbi numrin e familjeve të strehuara në Ndroq dhe Zall-Herr, por ajo që u konstatua ishte se lagje e reja të rindërtimit ishin pothuajse thuajse bosh.

“Pasi humbën shtëpitë e vjetra në pika të largëta e të veçuara, rreth 350 banorë do të mblidhen në këtë lagje qendrore, me akses të shpejtë në shërbime për të gjitha moshat” – garantonte që në maj të 2021, kryebashkiaku Erion Veliaj për lagjen e rindërtuar në Ndroq.

Por ajo që “shteg.org” pa nuk është gjë tjetër veçse një lagje totalisht e refuzuar nga familjarët të cilëve iu premtua një banesë me standarde evropiane.

Qeveria pretendon se lagjet rezidenciale janë model në vend, por në realitet duket ndryshe.

Ndonëse, në të dy fshatrat e Tiranës shtëpitë përfunduan në vitin 2022, ende pas 3 viteve jo të gjitha godinat janë të banuara, madje në disa hapësira janë mbuluar nga bari.

Banorët shprehen se shtëpitë e ndërtuara nuk kanë hapësirën e mjaftueshme për të gjithë pjesëtarët e familjes, ndërkohë që në Ndroq mjaft problematike është edhe fuqia e energjisë elektrike.

Gjatë prezantimit të procesit të rindërtimit, ish-ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi më shkurt të 2020’s se ishin identifikuar 398 hektarë zona rindërtimit, në të cilat do të zhvilloheshin 7981 apartamente në banesa kolektive dhe 806 banesa individuale.

“Jemi në një sipërfaqe tejet të madhe, që ka të bëjë me 180 mijë metra katrorë rindërtim ku përfshihen edhe objekte publike.”, – deklaroi ish-ministrja, megjithatë procesi i rindërtimit nuk është ndjekur gjithmonë nga banimi i qytetarëve në banesat e ndërtuara.

Si në Ndroq, ashtu edhe në Zall-Herr entuziazmi i vitit 2022 të Kryebashkiakut Erion Veliaj, teksa tregonte se lagjet ishin përfunduar, nuk është shoqëruar me gëzim nga ana e të prekurve prej tërmetit. Këta të fundit ose kanë zgjedhur të mos banojnë në shtëpitë e ndërtuara, ose të ankohen për hapësirat e ngushta të dhomave.

Shifrat zyrtare të qeverisë tregonin se dëmet e shkaktuara nga tërmeti prekën 202 mijë persona, u shpërngulën 17 mijë të tjerë dhe 51 shtetas humbën jetën.

Raporti Zyrtar i Komisionit Evropian mbi Konferencën e Donatorëve në 17 Shkurt 2020, fliste për rreth 985 milionë Euro si dëme apo humbje të shkaktuara nga tërmeti. Duke u bazuar në kërkesat financiare për rikuperim, shtete, organizata dhe institucione ndërkombëtare u ofruan në ndihmë të Shqipërisë për të siguruar shumën e nevojshme financiare për rikuperimin e dëmeve të tërmetit./shteg.org 

* shteg.org ka përdorur një emër fake të personit që jep intervistë për shkak të frikës që i intervistuari kishte.

VOA: Mbyllet afati për aplikimet nga Diaspora, mbi 232 mijë emigrantë të regjistruar për të votuar me postë

Të paktën mbi 232 mijë shqiptarë që banojnë jshtë vendit do të kenë mundësi për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të këtij viti.

 

Ndonëse afati i kërkesave për rregjistrim u mbyll mesnatën e mbrëmshme, ky numër pritet të rritet më tej, pasi deri paraditen e së mërkurës ishin ende mbi 19 mijë kërkesa në fazë shqyrtimi. Vetëm gjatë ditës së djeshme, pati mbi 13 mijë e 200 aplikantë të rinj.

Asnjë shans për të rishikuar mbi 42 mijë kërkesa të refuzuara, për shkak të gabimeve në fazën e rregjistrimit apo dokumentacionit jo të plotë. Një propozim për shtyrje të afatit të rregjistrimit u rrëzua dje pasdite në Komisionin Rregullator, ndërsa ideja e hedhur nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi për të parë mundësinë e lënies së hapësirës për të trajtuar refuzimet, nuk gjeti mbështetje. E shtruar si çështje dhe në mbledhjen e Komisionit Rregullator nga një prej anëtarëve, ideja nuk u hodh për votim.

Rregjistrimet e zgjedhësve nga jashtë vendit, tejkaluan pritshmëritë fillestare si të Komisionit Qendror të zgjedhjeve ashtu dhe të vetë partive politike. Këto të fundit duket se kontribuan ndjeshëm në proces, duke u angazhur në takime të shumta me komunitetin e diasporës në shtete të ndryshme, veçanërisht në Itali dhe Greqi ku jetojnë pjesa më e madhe e emigrantëve.

Këtë e dëshmojnë dhe vetë shifrat e rregjistrimeve për të marrë pjesë në zgjedhje, ku 60 përqind janë pikërisht nga këto dy vende me 149 mijë kërkesa të miratuara nga të cilat 86.5 mijë janë nga Italia dhe 62.5 mijë nga Greqia. Në vend të tretë me mbi 24 mijë kërkesa janë emigrantët nga Gjermania, të pasuar nga mbi 20 mijë nga Shtetet e Bashkuara. Në total, kërkesat për pjesmarrje në zgjedhje kanë qenë nga mbi 100 shtete.

Sipas parashikimeve ligjore, vota e migrantëve do të llogaritet në qarkun ku ata kanë residencën në Shqipëri. Gati 49.5 mijë votuesë të rregjistruar i përkasin Tiranës, e pasuar nga Fieri me mbi 30 mijë votuesë nga jashtë dhe Durrësi e Elbasani me mbi 23.5 mijë të tillë. Brenda datës 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë listën paraprake të këtyre zgjedhësve. Emrat e tyre do të hiqen më pas nga lista e votuesve në Shqipëri.

Të rregjistruarit kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje, por jo detyrimisht ta ushtrojnë këtë të drejtë, ndonëse në çdo rast, atyre do t’u shkojë në banesë fleta e votimit. Një proces që do të nisë që nga momenti i miratimit të të saj. Më 12 mars, për partitë dhe koalicionet pjesmarrësve, është afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve që do të përfshihen në garë.

Megjithatë, shifrat e deritanishme të të rregjistruarve, dëshmojnë se vota e migrantëve mund të ketë një ndikim jo të pakët, veçanërisht në qarqet, ku mandati i fundit mes palëve, është ndarë në të kaluarën, me një diferencë të ngushtë votash. Një fenomen i parë kryesisht në disa qarqe të vogla, por dhe në ato me shumë deputetë, si në rastin e Fierit./VOA