19.5 C
Tirana
E premte, 25 Korrik, 2025

Çaji që Lufton Gripin dhe Virozat – Kombinimi Perfekt i Shijes

Një filxhan çaji përveç se kënaq shqisat dhe shijen, është i pasur plot e përplot me shëndet të mirë.

Bimët me të cilat mund të përfitoni një filxhan çaji janë po ashtu të panumërta dhe shumë aromatike.

Në artikullin e sotëm, AgroWeb.org ju sugjeron një kombinim të mrekullueshëm çaji që do t’ju mbrojë nga çdo virozë e stinës.

Do t’ju duhet vetëm pak rozmarinë, nenexhik, gjethe dafine dhe çaj mali.

Të gjithë këto erëza aromatike ndihmojnë në qetësimin e organizmin dhe rrugëve të frymëmarrjes.

Rozmarina do t’ju ndihmojë me uljen e temperaturës, gjethet e dafinës kanë veti detoksi, ato largojnë të gjitha bakteret dhe infeksionet nga trupi.

Nenexhiku ju largon dhimbjet e kokës dhe çliron frymëmarrjen ndërsa çaji i malit është një antioksidues natyral plot vlera.

Përveç këtyre vlerave,  aroma që do të marrë shtëpija juaj është një proces qetësimi më vete.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së këtij çaji.

Përbërësit

  • 3 degë çaj mali
  • 3-4 gjethe gjethe dafine
  • 2 degë rozmarine
  • 3-4 fletë nenexhik ose mente

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e çaji AgroWeb.org ju këshillon që të mbushni një ibrik të thellë me ujë të pijshëm.

Ndërkohë lani mirë të gjithë përbërësit e mësipërm dhe bëni gati zjarrin.

Vendoseni ibrikun në zjarr që të ziejë dhe pas disa minutash, shtoni brenda të gjithë degët dhe erëzat e përmendura në recetë.

Mbylleni ibrikun me kapak dhe lëreni të ziejë për 20 minuta, derisa të gjithë përbërësit të lëshojnë aromën e tyre karakteristike.

Kullojeni lëngun e çajit që do të ketë marrë ngjyrë të kaftë të errët dhe mund ta shërbeni nëpër gota.

Një mënyrë tjetër është ta hidhni direkt nga ibriku në filxhanët me të cilët do ta konsumoni.

Duke qenë se ky kombinim çaji është shumë aromatik nuk ka nevojë për ëmbëlsues, por për ata që e preferojnë këtë shije mund të shtoni edhe një lugë mjaltë lulesh./AgroWeb.org

6 për qind e popullsisë globale jeton në demokraci të plotë. Shqipëria më keq në rajon!

Pavarësisht një viti rekord zgjedhor në 2024 – kur më shumë se gjysma e popullsisë globale shkoi në votime – Indeksi i Demokracisë i EIU (Njësisë së Inteligjencës Ekonomike) regjistroi një rënie tjetër sa i përket demokracisë. Rezultati mesatar ra në 5.17, më i ulëti i tij që nga fillimi i indeksit në 2006, nga 5.23 që ishte në 2023.

Vetëm 45% e popullsisë së botës jeton në një demokraci, 39% nën sundim autoritar dhe 15% në “regjime hibride” që kombinojnë demokracinë elektorale me tendencat autoritare.

SHIFRA E DITËS: 6 për qind e popullsisë globale jeton në

Sipas vlerësimeve të Njësisë së Inteligjencës Ekonomike, në ditët e sotme vetëm 6 për qind e popullsisë së botës jeton në një demokraci të plotë, pra të arrirë. Pjesa tjetër e botës jeton ose në demokraci hibride, ose më sisteme autoritare, apo edhe mungesë demokracie.

SHIFRA E DITËS: 6 për qind e popullsisë globale jeton në

Indeksi i Demokracisë 2024 ofron një analizë të detajuar të tendencave politike në nivel vendi, rajonal dhe global. Duke u mbështetur në të dhënat gjithëpërfshirëse, ai shqyrton sesi rritja e pakënaqësisë me modelet demokratike po nxit kërkesën për forma të reja të përfaqësimit politik dhe duke ndikuar në qeverisjen, politikë-bërjen dhe mjedisin më të gjerë operativ.

Në bazë të këtij indeksi, Shqipëria pozicionohet më keq në rajon, në vendin e 66, mes Ganës dhe Sri Lankës. Serbia (64) Maqedonia e Veriut (62), Mali i Zi (50), Sllovenia (30), Greqia (25) janë vendet e rajonit tonë, të gjitha të pozicionuara shumë më mirë në indeksin e Demorkacisë 2024.

SHIFRA E DITËS: 6 për qind e popullsisë globale jeton në

“Ndërsa autokracitë duket se po forcohen, siç tregohet nga tendenca e indeksit që nga viti 2006, demokracitë e botës po luftojnë për mbijetesë,” thotë Joan Hoey, Drejtoresha për Indeksin e Demokracisë. “Shkaqet e këtij recesioni të zgjatur të demokracisë janë komplekse. Në raportin e këtij viti, ne diskutojmë faktorët që kanë nxitur pakënaqësinë popullore me sistemet politike demokratike gjatë dy dekadave të fundit, duke çuar në ngritjen e popullaritetit të kryengritësve politikë si Donald Trump, Nigel Farage, Javier Milei dhe Marine Le Pen. Nëse kryengritësit vijnë në pushtet dhe dështojnë të përmirësojnë qeverisjen, qytetarët rrezikojnë të përmirësojnë jetët e tyre, pakënaqësia dhe polarizimi politik do të rriten.”

SHIFRA E DITËS: 6 për qind e popullsisë globale jeton në

Rënia e rezultatit të indeksit të përgjithshëm në vitin 2024 u nxit nga ndryshimet në çdo rajon të botës me përjashtim të Evropës Perëndimore, rezultati mesatar i indeksit të së cilës u përmirësua me diferencën më të vogël të mundshme (0,01 pikë) dhe Amerikës së Veriut, rezultati i së cilës mbeti i njëjtë. Pesë rajonet e tjera regjistruan një rënie në rezultatin e tyre mesatar të indeksit, me regresionet më të mëdha të ndodhura në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut (-0,11) dhe Azi dhe Australazi (-0,10).

Në vitin 2024, dy kategoritë e indekseve që shënuan rëniet më të mëdha ishin funksionimi i qeverisë dhe procesi zgjedhor dhe pluralizmi. Rezultati i fundit ra me 0,08 krahasuar me vitin 2023, gjë që ishte zhgënjyese duke pasur parasysh se shumë vende shkuan në votime në vitin 2024. Sipas llogaritjeve të , 75 vende zhvilluan zgjedhje me shtrirje kombëtare, duke përfshirë tetë nga dhjetë vendet më të populluara në botë (Bangladesh, Brazil, Indi, Rusi dhe Indonezi, Meksikë, Pakistan). Ky “votim” dha disa rezultate pozitive. Në shumë vende, votuesit hodhën poshtë qeveritë që nuk kishin dhënë. Megjithatë, shumë zgjedhje nuk ishin të lira dhe të ndershme dhe parakushtet e tjera të demokracisë, si liria e fjalës dhe asociimit, mungonin. Rezultati për procesin zgjedhor dhe pluralizmin ra në çdo rajon, përveç Evropës Perëndimore dhe Amerikës së Veriut.

Keqqeverisjet janë një nga arsyet kryesore të përkeqësimit të indeksit të demokracive. Bllokimi, mosfunksionimi, korrupsioni, transparenca e pamjaftueshme dhe mungesa e llogaridhënies kanë minuar besimin e publikut te qeveritë, partitë politike dhe politikanët. Në shumë vende, grupet e fuqishme të interesit dhe të pasurit ushtrojnë ndikim. Qeveritë ia transferojnë vendimmarrjen organeve të pazgjedhura. Qytetarët mendojnë se nuk kanë kontroll mbi qeveritë e tyre. Si rezultat, besimi popullor në institucionet demokratike ka rënë për shumë vite dhe në shumë vende, duke  ndihmuar në abuzimin e pushtetarëve ndaj pushtetit, në vitin 2024.

Telashe për Edi Ramën? Trump urdhëron FBI-në të hapë dosjen për hetimet ruse, pjesë e saj edhe McGonigal!

Dosja “McGonigal” duket se vijon të përndjekë Edi Ramën. ish-agjenti i FBI ndodhet sot në qeli për disa akuza, ndërkohë ka ende shumë mistere dhe sekret se çfarë ndodhi realisht me të. Mirëpo gjithçka mund të zbardhet.

Sipas “Fox News”, presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të martën, duke udhëzuar FBI-në që të hapë menjëherë dosjet që lidhen me hetimin “Crossfire Hurricane”, hetimi që nisi në vitin 2016 për të shqyrtuar nëse anëtarët e fushatës së Trump-it kishin bashkëpunuar me Rusinë gjatë garës presidenciale.

Pasi nënshkroi urdhrin, Trump tha se tani media mund të shqyrtojë dosjet që më parë ishin mbajtur të fshehura, edhe pse ai shprehu skepticizëm nëse gazetarët do të merrnin mundimin ta bënin këtë.

“Ju ndoshta nuk do të shqetësoheni sepse nuk do t’ju pëlqejë ajo që do të shihni. Por ky ishte një politizim i plotë. Është një turp. Nuk duhet të kishte ndodhur kurrë në këtë vend. Por tani do të mund ta shihni vetë. Gjithçka është hapur”, tha Trump.

FBI-ja hapi një hetim të kundërzbulimit me 31 korrik 2016 për të përcaktuar nëse Trump, atëherë kandidat presidencial, ose anëtarët e fushatës së tij po bashkëpunonin ose koordinonin me Rusinë për të ndikuar në zgjedhjet e 2016-ës. Brenda byrosë, ky hetim njihej me emrin “Crossfire Hurricane”.

McGonigal, ndërsa shërbente si shef i seksionit të krimeve kibernetike në selinë e FBI-së në Uashington, DC, ishte ndër zyrtarët e parë të FBI-së që u informuan për akuzat se George Papadopoulos, një këshilltar i fushatës së Trumpit në vitin 2016, mburrej se ai e dinte se rusët kishin papastërti politike ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton.

Ky informacion çoi FBI-në në hapjen e “Crossfire Hurricane”, ku do të faktohej nëse zyrtarët e Trump ishin koordinuar “me dashje apo pa dashje” me përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Në shtator 2020 , Zëvendës Ndihmës Drejtori i FBI-së Jonathan Moffa tha, gjatë marrjes në pyetje të Komisionit Gjyqësor të Senatit, se ai mori një e-mail në korrik 2016 nga McGonigal në lidhje me Papadopoulos që “përmbante në thelb atë raportim, i cili më pas shërbeu si bazë për hapjen e çështjes”.

Më pas doli që McGonigal ishte korruptuar nga rusët dhe kjo e çoi pas hekurave. Tani duhet të presim nëse do të dalë dhe dosja shqiptare, pasi mund të dalin detaje të reja për lidhjet e tij me kryeministrin shqiptar.

“Koalicioni Euroatlantik i pari që ka dalë në program”, Basha: Duam t’ japim SPAK-ut gjithë fuqinë që e meriton për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një intervistë për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 me gazetarin Ardian Visoka, ka treguar pse dhe si e nisi debati në distancë me Edi Ramën përmes videove ironike, në të cilat i kërkon kryeminitrit t’u tregoj shqiptarëve ku i ka shokët dhe pse i ka në burg, në arrati apo nën hetim.

“Ideja erdhi fare natyrshëm. Kryeministri kishte kohë që herë pas here në ato podkastet e veta që bënte, hidhte ndonjë thumb ‘o Lul ku je, o Lul ku je’. Unë me thënë të drejtën unë nuk e kisha dëgjuar. Të dielën e para një jave, ma çon një kolegu juaj gazetar, thotë a e ke parë këtë. Rastisa që isha nis për një takim electoral. Siç e pashë, thash t’i kthejë një përgjigje dhe ajo është video e parë ku i the “unë këtu jam, po ti ku i ke shokët, ku e ke Erion Veliajn , kryetarin e bashkisë, ku e ke Arben Ahmetajn zëvendëskryeministrin, ku i ke ministrat, Lefter Kokën, Ilir Beqen, Sajmir Tahirin, ku i ke bashkëpunëtorët. Dhe kjo ishte videoja e parë, e hodha dhe pati një popullaritet të madh. Ndërkoh një tjetër më shkruan, a të kujtohet kënga e Unikkatilit “ku t’metën shokët”. Si s’më kujtohet i thash. Ti këtë këtë ke thënë më tha, ku t’metën shokët. E kështu nisi viraliteti. Por dua ta them që po të futesh në facebookun tim apo në instagramin tim do shikosh që këto video janë virale. Por nuk janë vetëm këto. Unë kam një aktivitet të ngjeshur politik që shtrihet nga Shkodra në Athinë me shqiptarët, e së shpejti edhe në Londër. Dhe dua të them që si Koalicion Euroatlantik jemi të parët që kemi dal me një program më 1 qershor të vitit të kaluar. E kemi shpalosur publikisht edhe kjo është oferta ime politike është e plotë” – tha ai.

Basha ka treguar pse ky komunikim po pëlqehet aq shumë. Sipas tij, kjo po ndodhë për arsye se qytetarët janë lodhur nga gjuha e vjetër politike që sipas tij është edhe reflektim nga zhgënjimi me këtë qeveri dhe një pjesë të opozitës.

“Arsyeja pse njerëzit pëlqejnë këtë formë ka ndoshta të bëjë me një lodhje të njerëzve me gjuhën e vjetër e politikës, sepse gjuha e saj është përfaqësuese e një zhgënjimi të madh politik, të një qeverie që ka 12 vjet dhe një pjese të opozitës e cila kurrë nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej, përkundrazi u pa dhe shihet si pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes” – u shpreh Basha.

Basha gjithashtu foli edhe për SPAK-un, i cili tha se vetëm përmes mbështetjes për luftën ndaj korrupsionit mund të avancohen synimet drejt integrimit evropian të Shqipërisë. Ai më tej tha se Koalicioni Euroatlantik është i vetmi që ka dërguar në kuvend paketë ligjore për ndihmë ndaj SPAK-ut.

“Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) është një investim strategjik euroatlantik prandaj dhe koalicioni Euroatlantik ka qenë dhe është në mbështetje me vepra dhe jo me fjalë ndaj SPAK-ut. Të vetmit që kemi një vit e gjysmë që kemi dërguar paketën për ndihmën ndaj SPAK-ut dhe këta bëjnë sikur nuk e shohin e nuk e fusin as në rend të ditës ta diskutojnë e jo më ta votojnë. Quhemi koalicioni Euroatlantik dhe mbështesim SPAK-un se vetëm përmes mbështetjes për luftën ndaj korrupsionit, vetëm përmes mbështetjes për SPAK-un ne mund të avancojmë synimet tona drejt integrimit evropian të vendit. Nuk ka rrugë tjetër, nuk ka rrugë të shkurtër dhe nuk ka rrugë të fshehtë, rruga e vetme është t’i japim SPAK-ut gjithë fuqinë që e meriton për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit” – ka deklaruar Basha.

Shefi i NATO-s paralajmëron Putinin: Çdo sulm rus ndaj vendeve anëtare të aleancës, do të përballet me reagimin tonë shkatërrues!

“Çdo sulm rus ndaj vendeve anëtare të NATO-s do të përballet nga forca e plotë e kësaj aleance”, kështu ka paralajmëruar Kremlinin, shefi i NATO-s, Mark Rutte.

Mark Rutte mbajti sot një fjalim në Poloni, nga ku u takua me kryeministrin polak, Donald Tusk.

Ky i fundit tha se angazhimi i NATO-s për të mbrojtur vendin do të jetë “shumë i rëndësishëm”.

Rutte nga ana e tij mbështeti deklaratën e liderit polak, duke shtuar: “Reagimi ynë do të jetë shkatërrues”.

Ai tha se kjo “duhet të jetë shumë e qartë për Vladimir Putin” dhe “këdo tjetër që dëshiron të sulmojë vendet anëtare të NATO-s”.

Kujtojmë seRusia sulmon sot qytetin port ukrainas dhe qytetin e lindjes së Zelensky, raporton Sky News.

Ndërkohë që Moska thotë se ka rrëzuar dronët ukrainas mbi Detin e Zi. Shiko postimin

Armëpushimi i kufizuar u dakordëusa dje mes dy vendev, por Kremlini thotë se nuk do të fillojë derisa të hiqen sanksionet ndaj Rusisë.

Milorad Dodik shkon në Izrael pavarësisht urdhërarrestit! Nisin hetimet për kalimin e kufirit nga presidenti i Republikës Srpska

Millorad Dodik, presidenti i entitetit të Republikës Sërpska (RS), ndodhet në Izrael ku më 26 dhe 27 mars do të marrë pjesë në një konferencë mbi antisemitizmin në Jerusalem, ndërkohë që ndaj tij është lëshuar një fletarrestim në Bosnje dhe Hercegovinë.

 

Dodik ka arritur në Izrael të martën me një avion të Qeverisë së RS-së, që ishte nisur nga Beogradi i Serbisë.

Një ditë më parë, në rrethana ende të paqarta, ai kishte kaluar kufirin mes Bosnjës dhe Serbisë për të shkuar në Batajnicë, afër Beogradit, ku mori pjesë në ngjarje të organizuara për përvjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.

Policia Kufitare e Bosnjë dhe Hercegovinës ka bërë të ditur se po zhvillon një hetim lidhur me kalimin e kufirit nga ana e Dodikut.

Presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, Radovan Vishkoviq dhe Nenad Stevandiq, janë të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues, dhe ndaj tyre është lëshuar një fletarrestim qendror, siç është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë më 17 mars.

Nëse ndaj një personi lëshohet një fletarrestim qendror, secila prej 16 agjencive policore në Bosnje dhe Hercegovinë është e detyruar ta arrestojë atë. Praktikisht, të gjitha agjencitë policore në vend kanë në kompetencat e tyre parandalimin e kryerjes së veprave penale, zbulimin e autorëve, ndriçimin e veprave dhe bashkëpunimin me prokuroritë përkatëse.

Ndryshe, Dodik është përmendur si një nga folësit në konferencën në Jerusalem, që organizohet nga Ministria e Diasporës e Izraelit.

Përveç Dodikut, folës në konferencë janë edhe figura të ekstremit të djathtë francez, presidenti i Argjentinës, Javier Milei, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti Isaac Herzog.

Komisionari gjerman për çështjet hebraike, Felix Klein, e ka anuluar pjesëmarrjen në konferencë, gjë që është konfirmuar më herët për REL-in.

“Kur zoti Felix Klein e pranoi ftesën disa muaj më parë, ai nuk ishte në dijeni se kush do të merrte pjesë në konferencë”, tha zyra e tij.

Eli Tauber, themelues i Shoqatës “Hagada”, historian dhe anëtar i komunitetit hebre në Bosnje, mendon se Dodiku nuk do të duhej të merrte pjesë në një konferencë të tillë.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se ata që e kanë ftuar Dodikun, do të duhej ta dinin se kush është ai dhe me çfarë merret.

“Nëse e kanë anashkaluar këtë qëllimisht apo rastësisht, nuk hyj në këtë, por atëherë faji është krejtësisht i tyre”, vlerëson ai.

Gjithashtu, ai mendon se qëllimi i Dodikut është të paraqesë situatën në Bosnje ashtu siç dëshiron ai, përfshirë edhe qëndrimet e zyrtarëve më të lartë të RS-së, të cilët pretendojnë se në Bosnje, konkretisht në Federatën e Bosnje e Hercegovinës, ekziston një politikë që mbështet Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./rel

Dy golat e bëjnë protagonist, UEFA vendos Manajn si rival me kapitenin e Arsenalit për lojtarin më të mirë në kualifikueset e Botërorit

Dy golat e shënuar kundër Andorrës kanë bërë që Rei Manaj të kthehet në një nga lojtarët më të spikatur të raundit të dytë të kualifikuesve ët Botërorit. Ndaj nuk është rastësi që edhe UEFA ka përzgjedhur sulmuesin e Kombëtares shqiptare si nëj prej futbollistëve që mund të shpallen “Lojtari më i mirë” për këtë raund.

 

Në sondazhin në faqen e UEFA-s për lexuesit e saj, Manaj është në garë me Karol Svidierskin e Polonisë, Haris Hajradinoviç të Bosnjë Hercegovinës si dhe Martin Odegard, kapiteni i Arsenalit dhe Norvegjisë.

Gjatë këtyre dy ditëve, lexuesit e UEFA-s mund të votojnë në linkun KËTU për përzgjedhjen e tyre e më pas do të shpallet edhe fituesi për lojtarin më të mirë të raundit të dytë të kualifikueseve.

manaj

 

Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës!

Pas 17 viteve pavarësi, Republika e Kenias, një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës, ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

 

Lajmi është bërë i ditur nga mediat në Kosovë dhe tashmë pritet që Qeveria të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kenian dhe të hapë një Ambasadë.

Kosova, e cila e shpalli pavarësinë më 2008, njihet nga 117 vende të botës, sipas ueb-faqes së Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Në vitet e fundit ka pasur një rënie të ritmit të njohjeve dhe shteti i fundit që e njohu ishte Izraeli në vitin 2021.

Ana e panjohur e Kryengritjes së Zhapokikës në ’48-ën: Në proces-verbalin e hetuesisë për vrasjen e kryetarit të Degës së Brendshme të Tepelenës, toger Xhezo Makashit, thuhet se ai u qëllua nga…

Një kryengritje kundër regjimit komunist, ka ndodhur në vitin 1948. Ajo nuk ka qenë popullarizuar shumë, ndërsa ka qenë objekt studimi i studiuesve Uran Butka e Sadik Bejko. Kryengritja që njihet si e Zhapokikës, për shkak të emrit të fshatit ku u zhvillua, është lëvizja më e njohur e kësaj kohe e ndodhur në Jug të Shqipërisë. Zhapokika është një fshat në Tepelenë. Revolta e shpërthyer në këtë fshat, ka si pikënisje pakënaqësinë e fshatarësisë së atjeshme ndaj regjimit komunist, kundër pushtetit të tij, e si mbrojtje ndaj të keqes që kishte pllakosur Shqipërinë.

 

Fshatarët e Zhapokikës kanë protestuar kundër komunizmit pasi e kanë kuptuar se nga ai e kishin pësuar të gjithë. Shkatërrimi i bazës ekonomike në fshat, tatimet e rënda, marrja e tokës, bagëtisë etj., i kishin bërë fshatarët e zonës shumë të pakënaqur. “Ky pushtet na mori tokën, pasurinë dhe na la në të keq” – shpreheshin të dënuarit. Xhemal Brahimi, ishte një ndër të dënuarit e Lëvizjes.

Ai ishte aktivizuar në Luftën Antifashiste, në radhët e “Ballit Kombëtar”. Ai mundi të mbante kontakte me fshatrat e Tepelenës, si Zhapokika, Luftinja, Kamçishti, Salaria, Plashniku, Levani, Gllava, etj. Agjitacioni që zhvillonte Xhemali me fshatarët, kishte të bënte me gjendjen e keqe të tyre, se antikomunistët përkraheshin jashtë vendit, se anglo-amerikanët do ndërhynin, etj.

Krijimi i çetës antikomuniste

Në përpjekjen e tij, Xhemali u mbështet me ish-xhandarin Bajram Ahmetaj, ish-funksionarin në fshat, Mehmet Yzeiri, policin Salo Kalo, bujqit Sefer Yzeiri e Safet Kamberi, ish-majorin Sulo Zaimi, etj. Lëvizja kishte lidhje me zonat Mallakastër, Gjirokastër e Berat. Me anë të kësaj propaganda, ato arritën të bëjnë rreth 25 persona të armatosur. Më 20 shtator 1948, u formua çeta “Baba Shefqet”, për nder të klerikut bektashi të pushkatuar nga komunistët më 14 janar 1948. Flamuri i çetës ishte flamuri kombëtar pa yllin e kuq komunist. Pjesëtarët e çetës ishin betuar se nuk do të tradhtonin. Më 28 shtator 1948, u zgjodh me votim, komanda e çetës:

-Xhemal Brahimi – komisar politik

-Baram Ahmetaj – komandant

-Mehmet Yzeiri – nënkomandant

-Salo Kaso – anëtar shtabi

-Sefer Yzeri – kryetar i skuadrës së atentatorëve

Çeta i caktoi si detyrë vetes, të lidhej me grupet e tjera antikomuniste, derisa në Shqipëri të krijohej një qeveri nacionaliste demokratike. Shumica e anëtarëve të çetës, ishin nga Zhapokika e Luftinja. Çeta, duke e konsideruar veten edhe si grup politik, zhvilloi disa mbledhje. Të parën e bëri në vendin e quajtur Ledhi i Madh, mbledhjen e dytë, në malin e Zhapokikës dhe tjetra, në Kamçist. Nga ky zhvillim dhe shtratin ku ajo zhvillohej, formacioni erdhi në rritje.

Ndikonte për mirë këtu fakti, se veprimtaria zhvillohej në zona malore dhe se regjimi nuk mund ta kuptonte se pikërisht në Tepelenë, mund të kishte probleme të mëdha, me rrëzimin e tij. Forcat e regjimit shkojnë të arrestojë Gani Kodhelin, i ftuar më parë nga çeta, për t’u bashkuar me të, por që ky nuk kishte pranuar. Në këtë moment, çeta qëllon mbi policinë dhe Ganiu kësaj here i bashkohet çetës. Më 2 tetor 1948, çeta sulmoi Forcat e Ndjekjes, pasi këta kishin ndaluar 3 antikomunistë. Forcat qeveritare u tërhoqën pas këtij sulmi të çetës.

Forcat e regjimit komunist, ishin vënë tashmë në ndjekje. Pasi çau rrethimin në Plashnik e Molisht, çeta mori drejtimin e Beratit, por u godit në Gllavë më 8 tetor 1948. U vranë dy vetë nga forcat qeveritare, kurse nga çeta, u vranë Mehmet Yzeiri dhe Salo Kaso. Kjo ishte edhe goditja më e rëndë për çetën, e cila pësoi goditje. Disa u dorëzuan, të tjerë u arrestuan e të tjerë akoma u arratisën. Shaqo Limja dhe Sefer Yzeri, qëndruan më gjatë. Bajram Ahmetaj u arrestua në janar 1949.

Në vendimin e gjyqit, data e arrestimit të tij është lënë fillimisht bosh, por pastaj plotësohet data 4.1.1949. Sefer Yzeiri, shprehej: “Kisha pakënaqësi ndaj pushtetit dhe kam biseduar me Safet Kamberin dhe Xhemal Brahimin, të cilët më folën kundër pushtetit, se ky pushtet na mori tokën, na mori pasurinë dhe na la në të keq. Kemi bërë tre mbledhje, ku foli Xhemal Brahimi. Njerëzit erdhën vullnetarisht…në Gllavë na rrethuan ushtria. Unë kam dalë nga rrethimi.

Procesi gjyqësor

Regjimi kishte interes të bënte një gjykim të shpejtë e shembullor. Fillimisht u zhvillua gjyqi në Gjykatën Ushtarake të Gjirokastrës. Një trupë gjykuese e përbërë prej Llazi Polenës, Arqile Toskës dhe Hamit Bilbilit, duke pasur pranë prokurorin Mustafa Beqo, ka dhënë vendimin nr.24, datë 14.5.1949.

Në bazë të pretencë së prokurorit, ata akuzoheshin se në shtator – tetor 1948: “Kanë formuar bandë të armatosur, për të rrëzuar pushtetin popullor, kanë marrë pjesë në luftime kundër forcave të qeveritare, kanë vrarë dy policë dhe shefin e seksionit të Sigurimit, Xhezo Makashi dhe se kishin lidhur e dashur të vrisnin dy fshatarë”.

Mbi bazën e një gjykimi të shpejtë, gjykata vendoste dënimet:

1 – Bajram Ahmetaj, vjeç 59, arrestuar më 4.1.1949, me vdekje.

2 – Sefer Yzeri, vjeç 39, arrestuar më 10.10.1949, me vdekje.

3 – Shaqo Muçoderraj, vjeç 29, arrestuar më 16.10.1948, me 20 vjet burg.

4 – Xhemal Asllani, vjeç 21, arrestuar më 5.10.1948, me 15 vjet burg.

5 – Xhemal Begaj, vjeç 35, arrestuar më 10.10.1948, me 12 vjet burg.

6 – Mete Didi, vjeç 36, arrestuar më 19.10.1948, me 15 vjet burg.

7 – Balil Veliu, vjeç 39, arrestuar më 10.10.1948, me 15 vjet burg.

8 – Xhelal Begaj, vjeç 35, arrestuar më 10.10.1948, me 12 vjet burg.

9 – Gani Kodheli, vjeç 36, arrestuar më 16.10.1948, me 12 vjet burg.

10 – Mehmet Muçoderraj, vjeç 21, arrestuar më 5.10.1948, me 12 vjet burg.

11 – Hajri Mahmutaj, vjeç 39, arrestuar më 10.10.1948, me 12 vjet burg.

12 – Selfo Xhemali, vjeç 49, arrestuar më 16.10.1948, me 4 vjet burg.

13 – Beg Veizi, vjeç 49, arrestuar më 5.10.1948, me 4 vjet burg.

14 – Nuredin Rrodhaj, vjeç 29, arrestuar më 5.10.1948, me 4 vjet burg.

15 – Hajredin Alushi, vjeç 33, arrestuar më 16.10.1948, me 4 vjet burg.

16 – Mehmet Kalemaj, vjeç 49, arrestuar më 16.10.1948, me 4 vjet burg.

17 – Teme Pajo, vjeç 49, arrestuar më 5.10.1948, me 3 vjet burg.

18 – Shefqet Didi, vjeç 19, arrestuar më 16.10.1948, me 3 vjet burg.

19 – Seit Çaushaj, vjeç 34, arrestuar më 10.10.1948, me 3 vjet burg.

20 – Jashar Canaj, vjeç 44, arrestuar më 10.10.1948, me 3 vjet burg.

21 – Maliq Didi, vjeç 57, arrestuar më 5.10.1948, me 2 vjet burg.

22 – Demo Aliu, vjeç 45, arrestuar më 5.10.1948, me 2 vjet burg.

23 – Riza Çaushi, vjeç 49, arrestuar më 10.10.1948, me 2 vjet burg.

24 – Mufit Islami, vjeç 29, arrestuar më 5.10.1948, me 2 vjet burg.

25 – Adem Memaj, vjeç 21, arrestuar më 10.10.1948, me 12 vjet burg.

Për të gjithë të pandehurit, urdhërohej vuajtja e dënimit me punë të detyruar, konfiskimin e pasurisë si dhe u hiqej përkohësisht e drejta e zgjedhjes. Dënimet sipas prokurorit, mbështeteshin sipas në ligjin famëkeq nr.372, datë 12.12.1946; “Mbi fajet penale kontra popullit dhe shtetit”. Ky vendim përgjithësisht (për dënimet me heqje lirie), u la në fuqi nga Gjykata e Lartë Ushtarake, e përbërë prej Bilbil Klosit, Sotir Spiros dhe Nonda Papulit, duke pasur pranë prokurorin ushtarak, Bexhet Mema, me vendimin nr.77, datë 6.7.1949.

Por menjëherë pas vendimit, kryetari Bilbil Klosi, i shkruan më 8.7.1949 Presidiumit të Kuvendit Popullor, për çështjen e faljes ose jo të 7 të dënuarve me vdekje. Në këtë letër, Klosi shprehej se; të dënuarit të dytë të procesit të Zhapokikës, mund t’i falej jeta. Kështu duhet të ketë ndodhur, pasi nuk rezulton që i dënuari i dytë, të jetë pushkatuar.

Ekzekutimi me vdekje

Më 21.7.1949, është kryer ekzekutimi i dënimit me vdekje të të dënuarit Bajram Kamber Ahmetaj. Ai thotë: “Për toger Xhezo Makashin, dëgjova rojet e burgut të thoshin, e vrau kush e vrau, u mbeti këtyre”. Bajrami kërkonte që pushteti të mos hakmerrej mbi fëmijët e tyre, që kufomën e tij, mund t’ia çonin familjes, etj. Në fund ai e mbyll jetën, me fjalët’ “Rroftë Shqipëria”.

I larguari dhe dëshmori

Drejtuesi kryesor i Lëvizjes së Zhapokikës, Xhemal Brahimi, mundi të arratisej nga Shqipëria, fillimisht në Greqi e më pas në SHBA-ës. Ai vinte shumë herë pranë kufijve të Shqipërisë, pa mundur të realizojë ëndrrën, rrëzimin e regjimit komunist! Ndërsa shefi i Sigurimit të Tepelenës, Xhezo Makashi (1920-1948) me vendimin nr.65, datë 2.10.1971, u shpall “Dëshmor i Atdheut”. Memorie.al  Nga Kastriot Dervishi

Simptomat që mund të jenë shenja të hershme të diabetit

Shumë njerëz që zhvillojnë diabetin e tipit 2 nuk e dinë këtë derisa të bëjnë një test gjaku ose derisa sëmundja të përparojë dhe të fillojnë të shfaqen komplikime serioze.

 

Në pjesën më të madhe, diabeti është i heshtur dhe tinëzar. Kjo është arsyeja pse në shumicën e rasteve njerëzit nuk i kanë simptomat herët.

Në disa raste, megjithatë, ka shenja tinëzare. Disa simptoma të diabetit të hershëm janë të njohura: polidipsia, poliuria dhe polifagjia. Por ka simptoma të tjera që mund të sinjalizojnë fillimin e diabetit. Nëse përjetoni ndonjë nga këto, sigurohuni që t’i tregoni mjekut tuaj.

Inflamacion ose mishra të infektuar

Periodontiti, i njohur gjithashtu si sëmundja e mishrave të dhëmbëve, mund të jetë një shenjë e hershme e diabetit të tipit 2, sipas hulumtimit të ri të botuar në revistën BMJ Open Diabetes Research & Care. Studimi zbuloi se njerëzit me periodontitis kishin shkallë më të lartë të diabetit dhe para-diabetit.

Marrëdhënia midis sëmundjes së mishrave të dhëmbëve dhe diabetit nuk është e re dhe duket të jetë e dyanshme. Pasja e njërës prej gjendjeve duket se rrit rrezikun e zhvillimit të tjetrës.

Çngjyrosje e lëkurës

Nëse vëreni një njollë të errët në pjesën e pasme të qafës, mund të jetë një shenjë e rezistencës ndaj insulinës, një humbje e ndjeshmërisë ndaj hormonit që trupi përdor për të rregulluar glukozën, që përfundimisht mund të çojë në diabet.

Siklet në këmbët tuaja

Rreth 10% deri në 20% e njerëzve të diagnostikuar me diabet tashmë kanë disa dëmtime nervore të lidhura me sëmundjen. Në fazat e hershme mund të ndjeni një ndjesi të çuditshme shpimi gjilpërash në këmbë ose të keni ndjesi të reduktuar ose ekuilibër të dëmtuar.

Sigurisht, këto ndjesi të çuditshme mund të shkaktohen nga diçka kaq e thjeshtë si veshja e takave të larta ose qëndrimi shumë gjatë në një vend. Por ato mund të shkaktohen edhe nga kushte të tjera serioze, siç është skleroza e shumëfishtë, prandaj është e rëndësishme t’i raportoni ato te mjeku juaj.

Përgjumje

Në një përmbledhje shkencore të paraqitur në takimin vjetor të Bashkimit Evropian për Studimin e Sëmundjeve, njerëzit që flinin me orë të gjata kishin 45% më shumë gjasa të kishin diabet të tipit 2 krahasuar me ata që flinin më pak ose aspak.