39.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Korrik, 2025

Persona të maskuar hynë në ambientet e kompanisë ONE, por ngjarja nuk u raportua! Procedohen penalisht 7 punonjës të sigurisë dhe drejtuesi i një departamenti

Policia ka nisur hetim ndaj 7 punonjëse të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të kompanisë telefonike ONE në Tiranë, pasi nuk kanë raportuar një ngjarje të ndodhur në muajin dhjetor 2024.

 

Sipas policisë, nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kompanisë në zonën e Laprakës, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.

Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

Njoftimi i policisë:

Nuk raportuan një ngjarje të ndodhur në muajin dhjetor 2024, procedohen penalisht 7 punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një kompanie telefonike, në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas marrjes së informacionit për një ngjarje të ndodhur dhe të paraportuar, kanë kryer veprime verifikuese dhe hetimore, të cilat çuan në konstatimin e kësaj ngjarjeje, e ndodhur më datë 25.12.2024, në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës.

Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.

Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Komisariati i Policisë Nr. 3 referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndaj:

  • 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, shtetasve G. K., 50 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, shtetasit E. S., 38 vjeç.

Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj:

  • drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve A. Z., 54 vjeç, G. S., 40 vjeç, K. V., 63 vjeç, M. D., 55 vjeç; dhe I. T., 62 vjeç.

Hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale nga shoqëria private e sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë.

Veprimet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kur do të kërcasin prangat per Belinda Ballukun…!

Nga Azgan Haklaj
Dy vite me parë gati haptas u shfaq lakmia e Belinda Ballukut për të kandiduar për kreun e Bashkisë së Tiranës pasi që atje quhej stacioni pritës për të pasuar në krye të PS-së Edi Ramën.
Por sipas infove të sigurta ishte Soros Junior që ndërhyri pranë kryeministrit Edi Rama dhe Veliaj kandidoi për herë të tretë dhe fitoi.
Mirëpo Balluku tashmë numri dy në qeveri nuk e ndërpreu luftën e intrigën për tu bërë numri dy në parti.
Krahas luftës për pushtet ajo intensifikoi si askush në historinë moderne politike të vjedhë haptas miliona euro në tenderat e fuqishëm nacional kryesisht në infrastrukturë dhe energji.
Ajo pa dorashka doli me pushtetin e saj në mejdanin e kusarisë pasi kishte pjekur idenë e qëllimim e superpasurisë për tu bërë trashëgimtare në krye të partisë.
Tuneli i Llogarasë, Unaza e Kryeqytetit, Rruga e Arbrit, Rruga Thumanë-Kashar, Parku Voltaik apo ai Eurolik i Tropojës janë plaçka e rëndë që futi Balluku në thesin e hajnisë.
E gjithë kjo rrugë kriminale nuk ishte një ndërmarrje individuale…!
Si dikur Arben Ahmetaj e Erion Veliaj me vonë edhe Balluku kishte ndërsimin nga vetë Edi Rama, i cili përmes këtij dualizmi jo vetëm vjel pjesën e luanit të fitimit marramendës por dhe largon etjen për pushtet të metejmë të vartësve të tij.
Ishte SPAK-u që si me magji ndërhyri në shpellën kriminale politiko-oligarkike duke penalizuar Arben Ahmetajn dhe Erion Veliajn dhe inicioi paralelisht një proçes thirrje dhe hetimi për Ballukun.
Situata e nderë e krijuar në shpellën e çakejve rozë në prag të zgjedhjeve e detyroi Ramën të linçojë Ahmetajn e Veliajn por jo Ballukun e cila duket se ka akoma për të zhvatur në projekte madhore në vijim.
Me iniciativën e çmendur të Ballukut një ish-drejtor rrugësh e KESH-it si Ergys Verdho i marrur nën hetim nga SPAK vendoset në krye të hekurudhave ndërsa pirati mafioz i tatimeve Ceno Klosi emërohet zv/minister i saj.
Në pamje të parë duket sikur pushteti i Ballukut është i sigurtë e në ngjitje por realiteti është krejt ndryshe.
Entuziasmi që ngjalli vendimi i qeverisë amerikane për të kontrolluar e ndaluar përkohësisht fondet e asistencës ndaj SPAK-ut duket se u shua pas deklaratave të fundit të zyrtarëve të lartë të supershtetit se përkrahja për SPAK-un do të vijojë me intensitet.
Kjo mbështetje u konfirmua edhe nga Qeveria Britanike.
Në këto kushte Edi Rama i trembur në limitet ekstreme ndryshoi taktikën e sulmit personal verbal e me degjesa të sajuara duke bërë një kthesë 180 gradë.
Ai tashmë ligjëron jashtë deshirës së tij me komplimente në salla e sheshe për prokurorët e gjykatësit e posaçëm.
Kryeministri nuk fle gjumë nga sikleti dhe po ashtu Sali Berisha të cilët si duket nuk kanë marrë vetëm mesazh nën rreshta por dhe direkt e ballë për ballë nga SHBA-ja dhe aleatët se duhet të largohen përfundimisht për ti liruar frymëmarrjen demokracisë së ngulfatur.
Kjo nuk është çeshtje e të ardhmes por e së tashmes.
Prokurorët e posaçëm që përkundër punëve të shumta kanë marrë në dorë edhe monitorimin e rreptë elektoral janë të qartë e me prova se me dinosaurë të së keqes si Rama-Berisha nuk bëhet fjalë për zgjedhje as të lira por aspak të ndershme.
Në këto kushte ka vetëm një zgjidhje e cila logjikisht do aplikohet me emergjencë:
Ndalimi me ligj e veprim energjik nga SPAK-u e GJKKO i kësaj dore kriminale që po shkatërron vendin dhe kontaminon kontinentin.
Dhe pa asnje ekiuvok rradhën e ka Belinda Balluku.
Hasudet që po përgatit në kuzhinat e Myzeqesë duket se shpejt do të zëvendësohen me supën e ftohte të bugut.
Dhe natyrisht kjo përforcon sentencën tashmë publike për Edi Ramën dhe establishmentin e vjetër: 7×7=313.

“7×7=313” – Basha po godet Edi Ramën në ‘themrën e Akilit’

Prej vitesh, Edi Rama është përpjekur të ndërtojë imazhin e një lideri të pakorruptuar, i cili qëndron mbi palët dhe nuk ndikohet nga interesat klienteliste. Megjithatë, Lulzim Basha duket se ka gjetur ‘themrën e Akilit’ të kryeministrit dhe po e shfrytëzon me çdo mundësi: pyetjen e thjeshtë, por të fuqishme, “O Rame, ku i ke shokët?” apo ekuacionin “7×7=313”.

Rënia e ‘mitit’ të liderit të pakorruptuar

Në politikën shqiptare, korrupsioni është një temë e nxehtë, dhe çdo qeveri është përballur me akuza për përfshirje në afera të dyshimta. Rama, megjithatë, ka ditur të krijojë një distancë nga zyrtarët e korruptuar, duke u paraqitur si njeriu që nuk toleron abuzimet. Por Basha po i kthen këtë imazh kundër tij, duke e sfiduar me një realitet të qartë: shumica e bashkëpunëtorëve të tij më të afërt janë sot të akuzuar, të arratisur ose të larguar nga politika për shkak të aferave korruptive.

Lista e ‘shokëve’ që nuk janë më pranë tij

Nga ish-ministra deri te figura kyçe të qeverisjes, shumë prej njerëzve që dikur ishin mburoja politike e Ramës sot nuk janë më në skenë. Disa janë dorëhequr, të tjerë janë shkarkuar nën trysninë e skandaleve, dhe disa kanë përfunduar të hetuar apo të shpallur në kërkim. Në këtë kuadër, Basha po e kthen çështjen në një pikë nevralgjike: Nëse Rama nuk është i korruptuar, pse gjithë njerëzit e tij më të afërt janë përfshirë në korrupsion?

7×7=313

Ky ekuacion i përmendur shpesh prej Bashës, më së shumti, duket sikur i tregon Edi Ramës vendin që e pret, duke qenë se të gjithë shokët dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, kanë kaluar nga burgu 313. Nuk mund të ketë plotësim të pazëllit politik, pa praninë e Edi Ramës aty si shefi politik i tyre. Përmendja vazhdimisht e një gjëje të tillë, në fakt, nxjerr zbuluar kryeministrin Rama, i cili, në mungesë të arumenteve për këtë çështje, mundohet ta mbulojë përgjigjen me gjëra banale, të cilat e ekspozojnë shumë keq në sytë e publikut, që në fund të ditës pret përgjigje.

Një strategji e re e Bashës

Lulzim Basha nuk po sulmon më vetëm qeverisjen e Ramës me argumente të përgjithshme, por po synon pikërisht të rrëzojë atë që ka qenë arma më e fortë e tij: perceptimin e integritetit personal. Ai po përpiqet të ndërtojë narrativën se Rama nuk është një reformator i ndershëm, por një lider që ka drejtuar një sistem të korruptuar dhe që tani, për ta shpëtuar veten, po distancohet nga ish-bashkëpunëtorët e tij.

Nëse kjo strategji do të japë rezultatet e dëshiruara mbetet për t’u parë, por një gjë është e qartë: goditja në ‘themrën e Akilit’ ka nisur dhe Rama mund të mos e ketë më të lehtë ta shmangë këtë betejë./ Nga Namir Lapardhaja 

FOTO HISTORIKE/ Mid’hat Frashëri në bibliotekën e tij “Lumo Skendo” në vitin 1935

Në foto Mid’hat Frashëri (majtas) gjatë një interviste në biblotekën e tij “Lumo Skendo” në Tiranë në vtin 1935

145 vjet më parë, më 25 mars 1880, lindi në Janinë Mit’hat Frashëri, i biri i rilindasit Abdyl Frashëri.

Mit’hat Frashëri (i njohur dhe me pseudonimin Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka), pasi u vendos familjarisht në Stamboll dhe pas vdekjes së të atit, në vitin 1892, për arsimimin e tij u kujdesën Naim e Sami Frashëri, që u bënë dhe mësuesit e tij.

Në vitin 1908, fillon botimin e gazetës “Liria” në Selanik e me pas më 1909, revistën “Diturija”. Mit’hat Frashëri mori pjesë në Kongresin e Manastirit në nëntor 1908, ku u zgjodh kryetar dhe u caktua në Komisionin e Alfabetit.

Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 dhe nënshkroi Aktin e Shpalljes së Pavarësisë. Në qeverinë e Ismalit Qemalit, zgjidhet ministër për punët botore. Më 1920 emërohet kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.

FOTO HISTORIKE/ Mid'hat Frashëri në bibliotekën e tij

Në janar 1923, zgjidhet ambasador i Shqipërisë në Greqi, detyrë të cilën e kreu deri më 1926.
Gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij u shqua si patriot i flaktë, politikan i zellshëm, administrator i drejtë, publicist penëmprehtë, botues skrupuloz, bibliofil i papërsëdytshëm.

Ai kishte një bibliotekë të tijën mjaft të pasur, ku numri i librave arrinte deri në 18.000. Mit’hat Frashëri shkroi jetëshkrimin për Naim Frashërin me titull “Naim be Frashëri” më 1901, më 1915 novelat “Hi dhe shpuzë”, “Plagët tona” më 1924 etj.

Mit’hat Frashëri ka botuar edhe disa vepra në frëngjisht: “L’affaire de l’Epire (1915), “La population de l’Epire” (1915), “Les Albanais chez eux et a la l’Etranger” (1919), “Albanis et Slaves” (1919).

FOTO HISTORIKE/ Mid'hat Frashëri në bibliotekën e tij

Në vitin 1942 u bë president i Ballit Kombëtar (Ballit Kombëtar), një lëvizje nacionaliste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe me të drejtë cilësohet si një nga baballarët vendimtarë të nacionalizmit modern shqiptar.
Mit’hat Frashëri vdiq më tetor 1949, gjatë një udhëtimi për në Nju-Jork.

Studiuesi Alban Daci: Fraza “O Rame, ku i ke shokët?” shpjegon qasjen e Bashës ndaj kundërshtarit politik

Nga Alban Daci 

Mesazhet apo përplasje në distancë të ditëve të fundit mes Ramës dhe Bashës po i trajtojnë në mënyra të ndryshme ata që në thelb duhet të njohin komunikimin politik apo format e të bërit politik. 

Disa, sigurisht pjesa më e madhe e tyre po e sulmojnë Bashën duke argumentuar se nuk është serioz dhe kjo formë nuk bën ose nuk jep rezultat. Disa të tjerë, madje ish besnik të tij në politikë kanë shkuar deri atje sa i bëjnë thirrje “miqësore” që të heq dorë nga ky format duke i justifikuar se kanë punuar që ai të ishte Kryeministër!

Sigurisht këshillat jo gjithmonë janë të mira, të sinqerta ose të nevojshme, sidomos nëse vijnë nga brenda mjedisit politik e për më tepër kur s’ka miqësi, por ka interesa e përplasje prej kundërshtari në realitetin e ri.

Serioziteti në diskursin politik nuk matet me ngritje zëri, me fjalime e konferenca të gjata që vënë në gjumi të pranishmit dhe jo më qytetarët, nuk matet as me akuza apo me publikim dokumentet e dosjesh ndaj kundërshtarëve, sepse çdo qytetarë duhet të ketë formim minimal juridik për t’i kuptuar.

Shoqëria nuk është e përbërë vetëm nga shkencëtarë, juristë apo akademik. Shoqëria ka njerëz me formim mesatar, të lartë e më pak se mesatar, me këngëtarë, humoristë, muzikantë, me të papunë, student, të rinj, të reja, të moshuar.

Pavarësisht formimit, çdo qytetarë aftësinë bazë për të dalluar të mirën nga e liga, të keqën nga e drejta, të duhurën nga e dëmshja, kanë aftësi t’a ndajnë. Pra, komunikimi politik duhet të jetë sa më i thjeshtë dhe i qartë që të kuptohet nga “masa”.

Elektorati nuk është auditor universitar dhe të flitet nga një gjuhë që pak duhet t’a kuptojnë. Para se të analizojmë atë që po bëjnë sot Rama dhe Basha nuk duhet të harrojmë sesi ishte deri dje metoda e te bërit fushatë e politikë. Besoj që të gjithë nga e mbajmë mend kur bëhej gara se kush vendoste më shumë flamuj të subjektit politik nëpër shtylla. Madje, gara nuk ishte vetëm kush vendoste më shumë, por kush i vendoste më lartë në shtyllë për këtë duheshin jo vullnetar politikë në fushatë, por akrobat. Besoj i mbani mend rastet kur ngjiteshin edhe në shtyllat e tensioni të lartë për të vendosur në majë flamurin e partisë. Gjithashtu besojë se ju kujtohet kur bëhej gara kush kishte më shumë makina të ngjyrosura dhe me foton e Kandidatit dhe kush e kishte vargun më të gjatë.

Për hirë të vërtetës mënyrën dhe revolucionin e të bërit politik e kanë bërë Rama e Basha e sidomos shembulli më i mirë ishin zgjedhjet e 2021. Shtyllat i çliruar nga flamujt, fasadat e murit un çliruan nga grafitet me numrin e logon e partisë. Makinat i çliruan nga grafitet dhe fotot e kandidatëve e po ashtu rrugët u çliruan nga karvani i këtyre makinave që nuk kishin fund e shpesh bëheshin pengesë për trafikun e qytetarëve që shkonin në punë dhe s’ishin të interesuar për politikën.

Të bërit fushatë me këngë, muzikë apo edhe me formatet e bëra kohët e fundit, nuk e kanë shpikur as Rama e as Basha, por janë metoda të hershme sa vetë njerëzimi. Në Athinën e lashtë politika bëhej edhe duke recituar një poezi, duke kënduar një këngë.

Çdo lloj forme komunikimi që përcjell një mesazh është mënyrë e të bërit politik. Një ndër perandorët më kontrovers të Romës, Neroni ishte gjysmë aktor, muzikant dhe shpesh këndonte vetë. Por, të mos shkojmë kaq larg dhe të afrohemi në ditët tona. Berlusconi thuajse gjysmën e dialektikës së tij politike e kishte me Barsaleta dhe sot, më shumë mbahen mend Barsaletat e tij e më shumë pak dhe nga pak persona fjalimet e tij duke përfshirë edhe atë me të rëndësishmin dhe të parin kur vendosi të hynte në politikë.

Një tjetër shembull është Peppe Grillo që kauzen e tij politikë dhe lëvizjen e tij politike e krijojë me humorin e tij e shpesh me fraza që kanë mbetur në mendjen e njerëzve siç ishte “Wafa”.

Politika evoluon bashkë me shoqërinë dhe tashmë shoqëria ka nevojë për formate të thjeshta komunikimi që kuptohen kollaj dhe mbeten në memorie. Pra, Rama e Basha nuk bëjnë asgjë më shumë sesa ka bërë vetë civilizimi njerëzor, por ndoshta më vonesë e më në fund po e bëjnë edhe në dialektikën shqiptarë.

Esenca e komunikimi, përtej formatit është masa që e bën serioz ose jo, të sukseshëm ose jo! Basha ka qenë i pari që ka prezantuar një program me 1 qershor. Askush nga “ata” ekspertët e komunikimit nuk pati kuriozitet t’a pyes për programin. Basha me formatin e fundit, nuk po bënë asgjë tjetër veçse po përcjellë programin e tij tek një masë e gjerë gjithëpërfshirëse. Fraza e Bashës: “O Rame ku i ke shokët”? Apo 7×7=313! Me këto fraza ka shpjeguar të gjithë programin e tij politik, qëndrimet e tij politike dhe qasjen e tij ndaj kundërshtarit politik.

Ka një të vërtetë tjetër të madhe! Kjo është fakti se Berisha i gjend krejt papritur jashtë formatit të komunikimit. Stili i Berishës vazhdon të jetë ai të folurit ashpër, me ngritje zëri, me akuza pafund, me konferenca të lodhshme me mediat apo me qytetarët. Sot, sidomos të rinjtë, por edhe një pjesë e mire e qytetarëve e urrejnë dhe nuk e pranon e gjuhën e dhunës e madje as nuk e pranojnë më. Për të kuptuar se trendi i zgjedhur nga Rama e Basha, jo vetëm është evolucion dhe efikas, por edhe i suksesshëm, mjafton të shikojmë, se tashmë pak me vonesë edhe Berisha po bën përpjekje t’a kap me vonesë këtë tren. Mund të shpjegosh e të shkruash qindra faqe program dhe të mbahet mend asgjë, por 7×7=313 apo “ku i ke shokët”? Do të mbahen mend gjatë nga qytetarët!/Alfapress.al

CDU dhe SPD prezantojnë rezultatet fillestare të negociatave! Friedrich Merz: Besimi po rritet

Tri partitë kryesore gjermane të qendrës prezantuan të hënën rezultatet e raundit të parë të negociatave të koalicionit pas zgjedhjeve parlamentare federale të shkurtit.

Fituesi i zgjedhjeve, blloku konservator i formuar nga Bashkimi Kristian Demokrat (CDU) dhe Bashkimi Kristian Social (CSU), ka negociuar për të formuar një qeveri koalicioni me Socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD).

Palët ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje për të kaluar një reformë historike të borxhit dhe paketë financimi në bisedimet paraprake konsultuese, por tani duket se ka pika të konsiderueshme mosmarrëveshjesh midis konservatorëve dhe SPD-së, veçanërisht në lidhje me migrimin.

Cila është perspektiva për negociatat e koalicionit gjerman?

Kreu i CDU-së dhe kancelari i mundshëm në pritje Friedrich Merz ka thënë se dëshiron që negociatat të përfundojnë deri për Pashkët, e cila këtë vit bie më 20 prill. Arsyeja kryesore për këtë ngutje për të ngritur dhe funksionuar një qeveri funksionale është pasiguria e shkaktuar nga administrata Trump në SHBA dhe shqetësimet se si mund të ndikojë në Gjermani dhe ekonominë e saj tashmë të goditur nga recesioni.

Por mbetet për t’u parë nëse të treja palët mund të arrijnë një marrëveshje që është mjaft e kënaqshme për të gjithë të përfshirët brenda këtij afati kohor.

Merz është nën presion për t’i ofruar diçka bazës së tij konservatore, veçanërisht pasi është kritikuar se ka ndihmuar në reformimin e “frenës së borxhit” duke i hapur rrugën një rritjeje masive të shpenzimeve publike pasi më parë kishte bërë fushatë kundër një mase të tillë.

Ai gjithashtu ka refuzuar të formojë një koalicion me Alternativën për Gjermaninë (AfD), një parti e ekstremit të djathtë që ka bërë fushatë të madhe kundër migrimit dhe që ka të ngjarë të përpiqet të tërheqë votuesit e CDU-së, nëse Merzi dështon të përmbushë premtimet e tij të fushatës për të riparuar politikat e migrimit të Gjermanisë.

Megjithatë, duke qenë se Merz ka përjashtuar gjithashtu mundësinë e qeverisjes me një qeveri të pakicës, SPD është e vetmja parti me të cilën ai mund të krijojë një koalicion, duke i dhënë përparësi qendrës së majtë në negociata.

Të gjithë paralajmërojnë SPD-në të mos bllokojë reformën e azilit
Duke folur për negociatat një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes së tyre, kreu i CSU dhe kryeministri i landit bavarez Markus Söder trajtoi çështjen e migrimit.

“Kufizimi i migracionit ishte një nga premtimet kryesore të fushatës së partive unioniste. Do të ketë një ndryshim thelbësor kursi: migrimi i paligjshëm duhet të kufizohet,” tha ai.

Fjalët e Söderit gjetën jehonë nga kryeministri i landit federal të Hessenit, Boris Rhein, i cili tha:

“Ndryshimi politik do të thotë që ne gjithashtu duhet ta reduktojmë migrimin e paligjshëm në zero. Prandaj: refuzime në kufij dhe fund i ribashkimit familjar. “Katër vitet e ardhshme janë vendimtare,” i tha Rhein gazetës gjermane Handelsblatt. SPD të mos e teprojë, tha ai, duke vënë në dukje se socialdemokratët morën vetëm 16.4% të votave.

Kishte gjithashtu paralajmërime brenda SPD-së, me ish-udhëheqësin Sigmar Gabriel që këshilloi partinë e tij të përmbahej nga bllokimi i planeve konservatore për të reformuar politikën e migrimit dhe azilit.”

Kreu i CDU Merz: “Besimi po rritet”

Edhe pse është raportuar shumë për konflikte midis CDU/CSU dhe SPD për formimin e një qeverie të re, kreu i CDU Friedrich Merz tha të hënën se lajmi më i rëndësishëm është përparimi që po bëhet.

“Atmosfera vazhdon të përmirësohet, besimi po rritet. Ne duhet të jemi në gjendje t’i besojmë njëri-tjetrit. Merz shtoi se ai nuk do t’u dorëzohej thirrjeve për t’i lëvizur gjërat më shpejt, duke thënë, “Kam shumë besim se mund ta bëjmë.”.

Personat e përfshirë në grupet e punës thanë se kishte ende çështje për t’u zgjidhur, duke kërkuar një fazë të dytë që synon të eleminojë dallimet në detaje.

Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së Carsten Linnemann tha se javët e ardhshme do të ishin vendimtare, por i bëri jehonë mantrës së CDU/CSU që vazhdimi thjesht me politikat e vjetra nuk ishte opsion: “Ne mbetemi të vendosur në këtë”.

Kreu i SPD, Lars Klingbeil, tha se ishte “plotësisht normale” të shihej njëfarë fërkimi mes palëve, por theksoi përparimin, duke thënë: “Nuk ka të bëjë me atë se kush fiton, kush mbledh çfarë trofesh. Përkundrazi, ka të bëjë me përgjegjësinë që ndajmë për vendin tonë”.

Në tërësi, 16 grupe pune morën pjesë në fazën e parë të diskutimeve. Nga atje, liderët e partive dhe ekipet tani do të kërkojnë të ndalen në pikat për të cilat konsensusi mbeti i vështirë./dw

Çalhanoglu: Asllani është talent, meriton shumë respekt

Hakan Çalhanoglu merr në mbrojtje Kristjan Asllanin. Mesfushori turk ka folur nga grumbullimi i kombëtares së tij, duke thënë se djaloshi shqiptar meriton më shumë respekt dhe minuta me fanellën zikaltër. Ai gjithashtu e konsideron një talent të madh.

Një gol i shënuar, objektivi i arritur dhe thuajse një ndeshje perfekte. Nuk keni gabuar asnjë top. Çfarë mund të thuash më shumë?

Morëm atë që donim në një ndeshje të vështirë. Ne donim të siguronim objektivin për të luajtur në Ligën A, por jo me “play off”. Megjithatë ia dolëm. Jemi të lumtur sepse do të vazhdojmë të luajmë në elitë dhe e merituam. Bëmë një ndeshje të mirë. E dimë që Hungaria është një fushë e vështirë për të luajtur. Fituam ndeshjen e dytë radhazi këtu.

Një ndeshje të mirë bëri edhe Arda Gyler. Kemi lexuar që e keni ftuar tek Interi…

Unë jam përgjigjur edhe më parë për këtë temë dhe nuk dua të shtoj asgjë. Të shohim se çfarë do të ndodhë, por mendimi im lidhej vetëm me faktin që ai meriton të luajë më shumë për të ruajtur formën dhe ritmin.

Ndërkohë që një tjetër lojtar që dëshiron të luajë më shumë, është Asllani. Më ka thënë disa ditë më parë që ju jeni mësuesi i tij dhe që e keni ndihmuar shumë edhe jashtë fushës së lojës. Mendon që një ditë mund të jetë pasardhësi juaj tek Interi?

E falënderoj për atë që ka thënë. Ne jemi gjithmonë aty për ta ndihmuar. Lojtarët që kanë pak më shumë eksperiencë, janë duke ndihmuar ata më të rinjtë. Kristjan është një talent i jashtëzakonshëm. Ka kualitet për të luajtur për Interin. Sigurisht që nuk është e lehtë për të, por jemi duke e ndihmuar. Mendoj se ai meriton më shumë. Kur ka pasur hapësira e ka bërë punën e tij ashtu siç duhet. Duhet thjesht që të vazhdojë kështu.

Inzagi, Asllani dhe Arnautoviç kanë thënë që Interi do t’i luajë 4 kompeticionet (kampionat, kupë, Champions dhe Botëror) për t’i fituar.

Shpresojmë. Sigurisht që ne lojtarët do të provojmë dhe duam ta përfaqësojmë Interin në mënyrën më të mirë të mundshme. Kemi përgjegjësi të mëdha dhe e dimë këtë. Por jemi në rrugën e duhur dhe duhet të vazhdojmë kështu. Pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë.

Po nëse ju do të zgjidhnit një kompeticion, cili do të ishte?

Unë kam fituar gjithçka në Itali dhe objektivi im është që të fitoj një Champions. Kjo është ëndrra ime. Dy vite më parë humbëm edhe finalen kundër Sitit. Dua një tjetër finale, por ta fitoj. Sigurisht që një titull kampion tjetër nuk do të ishte keq. Është i rëndësishëm.

Vitin e fundit “Topin e Artë” e fitoi një mesfushor qendre. Në rast se fiton Champions-in dhe titullin me Interin… Nuk po ta bëj pyetjen, se e kuptove.

(Qesh). Shpresoj. Ne po luftojmë për të gjitha kompeticionet dhe ne lojtarët duam të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Sigurisht që një prej objektivave është që të jem edhe aty ku ju po thoni…

Çfarë do të thotë për Hakan Çalhanoglunë të luajë me Interin? Tifozët ju duan shumë.

Po është e vërtetë. Më kanë mbështetur gjithmonë që nga dita e parë që kam ardhur këtu. Më kanë ndihmuar jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe si person. Dua t’i falënderoj sepse unë jam pjekur si lojtar edhe falë tyre. Atë që bëjnë për mua dhe për skuadrën është e pashpjegueshme. Mundet thjesht ta përjetosh. Unë po kaloj një moment të bukur. Në “San Siro” të japin një ndihmë të madhe dhe duam që këtë sezon t’i bëjmë të lumtur me trofe të rëndësishëm.

A është kjo një arsye pse e refuzuat Bajernin?

Po. (Qesh).

Pesë shenja që tregojnë se mund të vuani nga tensioni i lartë

Presioni i lartë i gjakut njihet edhe si “vrasësi i heshtur” sepse zakonisht nuk ka simptoma. Megjithatë, nëse lihet i pakontrolluar, mund të shkaktojë sulm në zemër, sëmundje të veshkave dhe goditje në tru.

Shpesh, pasi simptomat e hipertensionit imitojnë sëmundje të tjera, bëhet e vështirë për t’u diagnostikuar. Por ka ende disa shenja paralajmëruese që nuk duhet t’i injoroni.

Ngrënia e këtij fruti mund të përmirësojë shëndetin e zorrëve, sipas një studimi të ri

Gjakderdhje nga hunda

Një ndryshim spontan i presionit të gjakut mund të shkaktojë gjakderdhje nga hundët. Nëse keni gjakderdhje nga hundët shumë shpesh, mund të jetë një shenjë paralajmëruese e presionit të lartë të gjakut, kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

Dhimbje koke

Dhimbjet e kokës mund të shfaqen për arsye të ndryshme, por ato janë gjithashtu një shenjë paralajmëruese e presionit të lartë të gjakut. Kërkoni kujdes mjekësor për të përjashtuar hipertensionin.

Marramendje

Nëse mendoni se dhoma po rrotullohet rreth jush pa asnjë arsye, shkoni për një kontroll mjekësor. Sigurohuni që të mos jetë hipertension.

Vështirësi në përqendrim

Së fundi, nëse vëreni se keni probleme me përqendrimin ose harroni gjërat shumë shpesh, mund të jetë një shenjë e presionit të lartë të gjakut.

Ënjtje

Nëse keni presion të lartë të gjakut, këmbët tuaja mund të fryhen. Nëse hasni në këtë situatë, shkoni të kontrolloheni.

Çfarë ndodh nëse i shpërfillni shenjat paralajmëruese të presionit të lartë të gjakut?

Rreziku i goditjes në tru, sëmundjeve kardiovaskulare, sulmit në zemër ose aneurizmës arteriale mund të rritet.

Mund të ndodhë dëmtim serioz i retinës së syve, i quajtur retinopati hipertensive.

Funksioni i veshkave mund të ndikohet, duke rezultuar në dështim të veshkave.

“Programi i Koalicionit Euroatlantik dhe mbështetja ndaj SPAK garanci për ndryshim”, Basha: Më 11 maj shqiptarët të votojnë në interes të fëmijëve të tyre, jo të të korruptuarve

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “Repolitix” u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos e shesin më votën për 50 mijë lekë dhe të mbajnë peng të ardhmen e familjeve dhe fëmijëve Ai u shpreh se nuk do bashkëpunojë me njerëz me probleme me ligjin, të korruptuar dhe dënuar për korrupsion, apo që nuk mbështesin SPAK-un.

“Nëse votën do e shesësh për 50 mijë lekë, po i drejtohem qytetarëve, kur mund t’i krijosh mundësi fëmijëve dhe familjes me 15 mijë euro të ardhura në programin tonë, atëherë kjo tregon se po shet lëkurën për dhjam qeni, po e shet shumë lirë. Objektivi ynë është programi ynë, i shtrijmë dorën gjithkujt që e gjejnë veten te programi jonë. Përveç atyre që janë të korruptuar, kriminel, me probleme me drejtësinë, apo që nuk mbështesin SPAK. PS ka njerëz të ndershëm aty, që nuk kanë vjedhur, që janë të ndershëm, s’i demonizoj socialistët shqiptarë, në krahasim me këta të tjerët që janë pasuruar, janë majmur, kanë vjedhur dhe janë korruptuar. Në mënyrë kategorike me këta nuk mund të ketë bashkëpunim”.

Basha u ndal edhe tek projektligjet që Koalicioni Euroatlantik ka çuar në Kuvend. Ai tha se është dërguar vetingu në poltikë dhe heqja e imunitetit të deputetëve dhe nuk ka pasur asnjë reagim për këto.

“Unë kam çuar projektligje në parlament që s’kanë të bëjnë me asgjë se me interesin e shqiptarëve. Kam çuar për mbështetjen ndaj SPAK. Ku kërkojë që parlamenti duke u ngritur në nivelin e pritshmërive të qytetarëve t’i jap SPAK më shumë fonde dhe që SPAK të bashkëpunoj me lirshëm me kolegët e vet në botë për shkëmbimin e informacionit. Asnjë reagim. I kam çuar ligjin për vetingun, ku 140 deputetët e Shqipërisë i gjithë kabineti, presidenti, kryeministri t’i nënshtrohen vetingut të përvitshëm ti kontrollohet pasuria dhe të vihen në përgjigjim, duhet të jenë rojtar të interesit publik. Kam kërkuar që të hiqet imuniteti i deputetëve, Ahmetaj është i arratisur se Rama vonoi 2 javë heqjen e imunitetit dhe ai u arratis.
Kam kërkuar dhe gjëra të tjera me ligj dhe me shkrime. Rama është në politikë me dyshen e trekëndshit të Bermundës dhe është për interesat e veta dhe interesi i tyre është frika ndaj SPAK, ndërsa në kam qenë me mision t’ju shërbejë shqiptarëve aq sa mundem. Vetingu në politikë kam thënë fillojeni nga unë, por duhet që të bëhet realitet’,
tha ai.

Basha “diss” Ramës live nga studio televizive: Përgjigju ku i ke shokët? S’është faji im që të dhemb ajo vrimë mo Rame, është vrima ku ke fut shokët, 7×7= 313

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit edhe live në emisionin “Repolitix” në Report TV. Basha tha me ironi se ka 12 vite që Rama i bie të njëjtës vrimë “timoni, timoni”, “gjumi, gjumi” dhe mërzitet me 7×7 = 313 pasi është vrima që i dhemb më shumë.

Ai gjithashtu tha se do t’i nxjerr në pah të gjitha vrimat e kryeministrit në 12 vite, pasi socialistët dhe shqiptarët e votuan për diçka tjetër ai u solli Sajen, Ben Ahmetajn, Vis Roshin, Ilir Beqen, Ter Kokën, Ilir Metën dhe shokët e tij.

Basha vijoi më tej duke thënë se shumë familje heqin bukën e gojës t’i çu fëmijët e tyre në shkollë të lartë, sepse besojnë dhe ata si demokratët si shumica e shqiptarëve në një model ndershmërie, pastërtie, progresi. Ndërsa Rama u solli modelin e hajdutit, modelin e trafikantit, modelin e përdhunuesit, modelin e mashtruesit.

Ai më tej i kërkoi Ramës që t’i përgjigjet live në emision për pyetjen ku i ka shokët, pasi të gjithë e kanë mësuar tashmë tabelën e shumëzimit të kryeministrit që është 7×7= 313

Pjesë nga fjala e Bashës:

O Rame, nga Report TV, po ti ke 12 vite në një vrimë mor burr, “timoni, timoni”, “gjumi, gjumi”, “flokët, flokët”, pse u mërzite ti? Apo kjo është vrima ku të dhemb ty. S’është faji im që të dhemb ajo vrimë mo Rame, po është vrima ku ke fut shokët mo Rame. 7×7= 313, ku i ke shokët? Mu përgjigj se çlirohesh edhe nga dhimbja e kësaj vrime, që të shkojmë tek vrima tjetër. Se ky fylli ka më shumë vrima se ç’ta merr mendja e do t’i marim të gjitha një e nga një. Do t’i nxjerrim në pah të gjitha çfarë kanë vrimat e fyllit tënd, se ke mbledh shumë këto 12 vite në ato vrimat e fyllit. Prandaj, mere me qetësi, mos ma shmang përgjigjen, lei montazhet mo Rame 100 herë ta kam thonë. Shiko unë jam live, live ta kthej përgjigjen, s’merrem me montazhe. Se thomë njerëzit është lodh, i ka ra batuta. Në fakt a je lodh apo jo, a të ka ra apo jo batuta, e di ti. Unë e di se pse i bon këto gjona, se i shmangesh të vërtetës. E vërteta mo Ram është që socialistët në 2013-ën votuan për diçka tjetër, ti u sole dicka tjetër. Ti solle mo Ram, Sajen, ti solle Ben Ahmetajn, ti solle Vis Roshin, ti solle Ilir Beqen, ti solle Ter Kokën, ti solle Ilir Metën mo Rame dhe shokët e tij. Ata votuan diçka tjetër, ti i solle njerëz që sollën bandit, trafikantë, përdhunues. I njoh socialistët unë me Rame, se në një vend jetojmë. E di që heqin nga buka e gojës për t’i çu fëmijët e tyre në shkollë të lartë, sepse besojnë dhe ata si demokratët si shumica e shqiptarëve në një model ndershmërie, pastërtie, progresi. Ça modeli i solle ti mo Ram? Modelin e hajdutit, modelin e trafikantit, modelin e përdhunuesit, modelin e mashtruesit. KËta janë shokët e tu mo Rame. Prandaj s’më përgjigjesh dot ku t’metën shokët? Ku i ke shokët me Ram. Këtu nga Reportot TV, sonte përgjigju njerëzve, ku i ke shokët? Se të gjithë e kanë mësuar tabelën tate të shumëzimit mo Rame, 7×7, 313 Rame.