Avokatët e Ratko Mlladiçit i kanë bërë një kërkesë urgjente Mekanizmit Ndërkombëtar të Mbetur për Gjykatat Penale të OKB-së në Hagë për lirimin e shefit ushtarak serb të Bosnjës të kohës së luftës për arsye humanitare, sepse ai është transferuar tashmë në kujdesin paliativ dhe i kanë mbetur vetëm disa muaj jetë, sipas mocionit të bërë publik të martën.
Mocioni për lirim thotë se Njësia e Paraburgimit e OKB-së në Hagë, ku ai po mbahet, i ka “thëne z. Mlladiç dhe familjes së tij se gjendja e tij mjekësore nuk mund të shërohet dhe se ata po kalojnë në kujdes paliativ dhe se jetëgjatësia e tij e mbetur matet me muaj”.
Duke bërë thirrje që të dënuarit 83-vjeçar për gjenocid dhe krime lufte t’i jepet lirim i përkohshëm ose lirim i parakohshëm me kusht, mocioni argumentoi se “jetëgjatësia e kufizuar e Mlladiçit është një çështje qendrore humanitare të cilës duhet t’i jepet peshë vendimtare”.
Ai këmbënguli se nuk ka rrezik arratisjeje për shkak të diagnozës së tij terminale, jetëgjatësisë së shkurtër, nevojës për kujdes paliativ dhe faktit se ai qëndron në regjim shtrati.
Avokatët e Mlladiçit, Dragan Ivetiç dhe Branko Lukiç, thanë në mocion se që nga marsi i vitit 2024, ai ka pasur tre incidente mjekësore që oficerët mjekësorë në Njësinë e Paraburgimit të OKB-së i kanë vlerësuar si kërcënuese për jetën ose potencialisht kërcënuese për jetën.
“Duke pasur parasysh natyrën e gjendjes shëndetësore terminale dhe të pashërueshme të Mlladiçit dhe jetëgjatësinë e tij të shkurtër, vazhdimi i qëndrimit të tij në burg nuk i shërben asnjë qëllimi legjitim dhe përbën trajtim dhe ndëshkim çnjerëzor”, argumentoi mocioni i tyre.
Ata thanë se lirimi i Mlladiçit do t’i kursente Mekanizmit Ndërkombëtar të Mbetur për Gjykatat Penale dhe Njësisë së Paraburgimit të OKB-së kostot e kujdesit paliativ dhe do t’i lejonte Mlladiçit të shqyrtonte të gjitha opsionet mjekësore për zgjatjen dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tij, si dhe të jetonte pjesën tjetër të jetës së tij me familjen e tij në një mënyrë humane dhe komode.
Mlladiçi u dënua me një vendim të formës së prerë në qershor 2021 për gjenocidin e boshnjakëve nga Srebrenica, persekutimin e boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë vendin gjatë luftës, terrorizimin e popullsisë së Sarajevës me një fushatë granatash dhe sulmesh me snajper gjatë rrethimit të qytetit dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së.
Është një problem shumë serioz dhe i rëndë, padyshim i joni, të shikuarit e atij që është në krye, e atij që është i pari apo lideri si dikush që nuk ka faj, që nuk ka përgjegjësi dhe që të tjerët poshtë tij ose jashtë tij janë problem. Kjo është një mendësi përgjithësisht totalitare dhe ka të bëjë me krijimin e kultit dhe nevojën për kult tgë mjaft njerëzve. Disa nga tiparet themelore të kultit (të indidividit në këtë rast) janë a) besimi se lideri është vazhdimisht në të drejtë, b) lideri është mjeti i vetëm për të njohur të vërtetën, nqs e thotë ai diçka ajo është vetëm ashtu, c) ndjekësit nuk janë kurrë aq të aftë sa “të jenë të mirë aq sa duhet”, d) ata që largohen nga ndjekja e kultit, ose nuk ndjekin kultin janë gjithmonë gabim dhe mund të jenë të pushtuar ose shtyrë nga djalli (ose armiku).
Kulti, anëtarët e tij gjithnjë janë, mendojnë (duhet të mendojnë) se ndaj tyre ka komplote dhe persekutim prej armiqve të huaj. Lideri i kultit ose vetë kulti është si një lis i fortë dhe i pamposhtur të cilin e sulmojnë, hanë, gërryejnë mizat apo insektet (të cilat ai sigurisht që i mposht).
Politika jonë e zhvillon këtë sjellje vazhdimisht të paktën që nga komunizmi. Sot kjo sjellje është në majë të drejtimit të shtetit dhe politikës. Shembulli më domethënës është rasti i kryeministsrit i cili dikur kur prezantonte dikur një ato shpikjet populisto-totalitare të “Platfomrës për Bashkëqeverisje” foli për lis që e gërryejnë mizat nga trungu. Një tjetër shembull është rasti kur flet që ai nuk ka asnjë faj, ai vetëm lufton për të mirën dhe të drejtën por të tjerët “hanë kumbulla apo dardhë” pas tij duke ia “nxirë jetën atij dhe qeverisjes së tij”. Kulti në fakt ëhstë vetëm nëj mënyrë sundimi dhe mbajtjeje e të tjerëve në sundim dhe në rrenë.
Ka vende në botë që historia i ka vulosur si paralajmërime të përjetshme. Aushvici është një prej tyre. Spaçi, në Shqipëri, duhet të jetë një tjetër.
Spaçi nuk ishte thjesht një burg — ishte një ferr i ndërtuar nga shteti, për të shkatërruar trupin dhe shpirtin e atyre që guxonin të mendonin, të flisnin apo të ëndërronin lirinë. Mijëra shqiptarë — intelektualë, studentë, punëtorë, besimtarë, poetë — u burgosën, u torturuan dhe u lanë të kalben në errësirën e minierave të tij të nëndheshme, pas telave me gjemba dhe mureve të ftohta prej guri.
Unë isha njëri prej tyre.
E kam jetuar atë errësirë. Kam parë çmendurinë e rojeve, urinë, punën e detyruar në kushte vdekjeprurëse, dimrat e acartë në baraka me dritare të thyer dhe dyshekë kashte të grumbulluar tre radhë. Dushët rridhnin akull. Ushqimi mezi hahej. Ilaçet mungonin, infermieria ishte një farsë ku policët pinin alkoolin. Takimet me familjen ndodhnin në një kthinë të ngushtë të ndarë me hekura.
Pagesa për burgosjen e padrejtë, shtohen paditë! Kërkohet që të ndryshohet vlera e kompensimit
Megjithatë, Spaçi ishte edhe vendi i një prej kryengritjeve më heroike në botën komuniste: rebelimi i të burgosurve politikë që ngritën flamurin kombëtar pa yllin e kuq, duke sfiduar diktaturën staliniste të Enver Hoxhës. Disa u pushkatuan. Të tjerë u ridënuan dhe u kthyen në miniera — në errësirë më të thellë.
Sot, dekada më vonë, flitet për kthimin e Spaçit në muze. Është e drejtë. Por ajo që nuk është e drejtë — ajo që është e rrezikshme — është ta “zbukurosh” atë, ta restaurosh në një mënyrë që zbut tmerrin, që i heq autenticitetin.
Lëreni Spaçin ashtu siç ishte. Lëreni të mbetet një plagë.
Lëreni të dëshmojë për botën se çfarë ndodh kur ideologjia zëvendëson njerëzoren, kur shteti bëhet xhelati i qytetarëve të vet. Lëreni të jetë Aushvici i Shqipërisë — jo i lyer, jo i rizbuluar, jo i pastruar politikisht. Vetëm e vërteta.
Kohët e fundit, një projekt filmi me titullin “Kryengritje në Ferr” është vënë në lëvizje — një skenar që e kam shkruar vetë, bazuar në ngjarjet reale dhe dhimbjen e jetuar të atyre viteve. Regjisori, Namik Ajazi, është gjithashtu një ish-i burgosur politik. Ne nuk flasim për trillime. Ne jemi dëshmitarë.
I kemi kërkuar shtetit shqiptar — cilado qeveri që të jetë në pushtet — të mbështesë këtë projekt. Nuk është thjesht art; është dëshmi historike. Një komb demokratik ka për detyrë të nderojë viktimat e së kaluarës, jo të riciklojë persekutorët e tyre apo të lyejë burgjet e tyre.
Ne kërkojmë: Mos e shtrembëroni këtë kujtesë. Mos i tradhtoni të vdekurit. Mos zbukuroni ferrin.
Shteti shqiptar është ndërtuar, pjesërisht, nga puna e detyruar e të burgosurve politikë. Ata ndërtuan rrugë, tharën kënetat, hapën kanale, ngritën stadiume, dhe madje hodhën themelet për aeroportin kryesor të vendit — të gjitha pa pagesë, të gjitha nën pranga.
Kjo e vërtetë nuk duhet mbuluar me bojë dhe postera. Duhet treguar me gur, me ndryshk, me heshtjen e mureve të ftohta.
Kjo nuk është thjesht një histori shqiptare — është një histori europiane, një histori njerëzore. Ua kemi borxh atyre që vuajtën dhe atyre që do të vijnë pas nesh. Të kujtosh është të rezistosh.
Mirlind Daku është rikthyer në Kombëtare dhe do të jetë i gatshëm për Silvinjon në 2 ndeshjet e këtij muaji. Sulmuesi ishte mungesa e madhe e Kombëtares në duelet e nëntorit, teksa tashmë rikthehet për të dhënë kontributin e tij në sfidat më delikate të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.
Daku ka bërë një postim mjaft të veçantë në rrjetet e tij sociale. Në një foto ku duket gjatë një seance stërvitore ka shkruar se është shumë i lumtur për rikthimin.
“Moj Shqipëri nanë loke, ty t’qofsha fal!” është fjalia e përzgjedhur gjithashtu nga sulmuesi, për të treguar edhe njëherë dashurinë e tij për ngjyrat kuqezi, përpara duelit me Serbinë. Një postim që çuditërisht u ndryshua nga sulmuesi, i cili shkrimin e zëvendësoi vetëm me flamurin shqiptar. Nuk dihet se çfarë e shtyu lojtarin ta fshinte, por postimi mori menjëherë shumë reagime.
Kujtojmë se dueli me Serbinë do të luhet ditën e shtunë në “Arenën Kombëtare” në orën 20:45.
Të martën, pas disa muajsh hetime intensive, u zhvillua një operacion i madh anti-drogë me emrin “Qielli i Thyer”, i cili u realizua në bazë të një urdhri nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë Speciale, aksioni është fryt i bashkëpunimit të ngushtë dhe të koordinuar ndërmjet kësaj prokurorie dhe Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, dhe ka çuar në goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafik droge dhe pastrim parash.
Gjatë operacionit, i cili u shtri në disa qytete të Kosovës përfshirë Prishtinën, Prizrenin, Pejën dhe Gjilanin, u arrestuan 22 persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale “krim i organizuar”, trafik droge dhe pastrim parash. Dyshohet se ata kanë komunikuar përmes aplikacionit të koduar “SkyECC”, që përdoret shpesh nga rrjetet kriminale.
Operacioni u zhvillua në 47 lokacione të ndryshme dhe përfshiu mbi 600 efektivë të Policisë së Kosovës. Gjatë bastisjeve u sekuestruan një sasi e madhe provash, përfshirë lëndë narkotike, 129 automjete, rreth 135 mijë euro para të gatshme, 20.040 franga zvicerane, 490 dollarë amerikanë, 13 mijë euro të falsifikuara, 9 orë luksoze, 36 armë të ndryshme, rreth 1500 fishekë, pajisje për paketimin e drogës si dhe dokumentacion elektronik, shkruajnë mediat e Kosovës.
Gjithashtu, u bllokuan pasuri të tundshme dhe të patundshme, përfshirë ngrirjen e llogarive bankare me vlerë 400 mijë euro dhe ndalimin e përdorimit të pronave të të dyshuarve. Operacioni “Qielli i Thyer” është mbështetur nga autoritetet belge dhe holandeze, si dhe nga Europol, ndërsa është drejtuar nga një prokuror i Prokurorisë Speciale, i cili ka qenë i pranishëm gjatë gjithë zbatimit të urdhrave të kontrollit.
Kjo ndërhyrje e thellë është pjesë e një hetimi të gjatë dhe të detajuar që synon të godasë rrënjësisht rrjetet e krimit të organizuar që veprojnë në Kosovë dhe rajon. Institucionet e drejtësisë dhe forcat e rendit kanë siguruar qytetarët se do të vazhdojnë me vendosmëri luftën kundër çdo aktiviteti kriminal, duke garantuar që askush që shkel ligjin nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit.
“Një zë i vërtetë nuk shuhet kurrë”. Në kujtim të mikut tim, Nebil Çika (1965–2023)
Nga Myzafer Elezi
Sot e ndjej më shumë mungesën e një miku që nuk ishte vetëm gazetar, por një njeri me integritet të rrallë, me kurajë të pashoqe dhe me një pasion të pashtershëm për të vërtetën.
Nebil Çika, për mua dhe për shumë të tjerë, nuk ishte vetëm kronikani i dhimbjeve të së kaluarës, ai ishte kujtesa që nuk u lodh kurrë së kërkuari drejtësi. Ishte një zë që nuk u përkul, as kur fjala e lirë goditej, as kur e vërteta rrezikohej nga harresa.
Ai jetoi me mision, të dëshmonte. Të dokumentonte. Të mos lejonte që krimet e diktaturës të fshiheshin nën pluhurin e kompromiseve. Dhe këtë e bëri me guxim, pa e llogaritur koston personale.
E kam njohur si njeri të qetë në pamje, por të fuqishëm në fjalë dhe të patundur në bindje. Si mik, ishte i drejtë dhe i sinqertë. Si qytetar, i angazhuar dhe i ndershëm. Si gazetar, i pakompromis. Ai jetoi për ata që nuk mundën të flasin, dhe bëri që zërat e tyre të dëgjoheshin.
Sot, në mungesën e tij fizike, ne miqtë e tij kemi detyrimin ta mbajmë gjallë kujtimin e tij, të mbrojmë çka ai mbrojti, dhe të vazhdojmë rrugën që ai ndërtoi me penë, pasion dhe përkushtim.
Mënyra jo efektive e menaxhimit të të ardhurave dhe shpenzimeve nga institucionet ka mbajtur peshën kryesore të ndikimit negativ në financat e subjekteve që janë bërë pjesë e auditimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit në 4 muajt e parë të vitit.
Buletini i fundit vlerëson se gjatë periudhës janar-prill 2025, janë dhënë 14 rekomandime mbi gjetje me efekte negative në buxhetin e shtetit, për total vlerën 1.04 miliardë lekë apo mbi 10 milionë euro.
Nga këto dëmi ekonomik është vlerësuar 4.9 milionë lekë, menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 994.3 milionë lekë mijë lekë dhe 46.7 milionë lekë në mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor/doganor.
Raporti vlerëson se sa i takon vlerës së efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, është konstatuar 30% në fushën e të ardhurave dhe 70% në fushën e shpenzimeve.
Sa i takon ndikimit negativ të shkeljes së disiplinës financiare peshën më të madhe e mban ajo tek të ardhurat me institucione specifike Agjenci Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe Korporata e Investimeve Shqiptare.
Ndërkohë sipas raportit të auditimit për periudhën janar – prill 2025, KLSH ka konstatuar mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave tatimore & doganore, si detyrime dhe penalitete të vlerësuara në vlerën 46.7 milionë lekë konstatuar Degën Doganore Rinas.
Kjo ka ardhur si pasojë e mos arkëtimit të detyrimeve doganore; pagesa detyrimesh doganore në import për të cilat nuk është vepruar në përputhje me kuadrin ligjor, vlerësime të gabuara të importeve dhe deklarimeve të artikujve, përjashtim i padrejtë nga pagimi i TVSH-së dhe trajtim i gabuar i shkeljeve doganore.
Në periudhën janar – prill 2025, auditimet e kryera nga KLSH kanë përfshirë vlerësimin e aktivitetit në 55 subjekte. Lidhur me gjetjet ky i fundit ka adresuar te subjektet e audituara 5 rekomandime për masa administrative dhe disiplinore, nga të cilat 5 masa disiplinore./ Monitor
Në Shqipëri, mijëra fermerë përballen çdo vit me rreziqe të mëdha për shkak të motit ekstrem dhe mungesës së sigurimeve bujqësore. Florjan Topi, i cili kultivon pjeshkë në Lushnje, ka humbur miliona lekë për shkak të breshërit, ndërsa përpjekjet e tij për të përfituar ndihmë nga skemat shtetërore kanë dështuar për shkak të burokracive dhe mungesës së mbështetjes së strukturuar.
Skema e sigurimeve për sektorin bujqësor është thuajse inekzistente, me shumë fermerë që nuk kanë asnjë formë mbrojtjeje ndaj fatkeqësive natyrore. Subvencionet për rrjetat anti-breshër janë të papërballueshme për shumicën, ndërsa kreditë për bujqësinë mbeten në nivele të ulëta. Në mungesë të një sistemi funksional sigurimesh, dëmet përsëriten dhe fermerët detyrohen të braktisin tokën ose të marrin borxhe që nuk mund t’i përballojnë.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), në vitin 2022, numri i fermerëve të siguruar në Shqipëri ishte rreth 62 mijë ndërkohë që 34 mijë mbeten ende të pasiguruar. Këta fermerë mbeten të ekspozuar ndaj faktorëve dëmtues si shirat, përmbytjet, breshëri apo edhe thatësira.
Ekspertët sugjerojnë që shteti të subvencionojë primet e sigurimit dhe të krijojë partneritete me kompani private për produkte të përshtatura për fermerët. Ndërkohë, fondet evropiane IPARD mbeten të pezulluara, duke kufizuar edhe më tej mbështetjen për sektorin. Në këtë realitet, bujqësia në Shqipëri nuk është më një plan strategjik, por një lojë e rrezikshme me fatin.
Të luftosh me natyrën
Credits: shteg.org – Florjan Topi
Florjan Topi e la pas emigracionin 20 vite më parë, me shpresën se vendi i tij do t’i ofronte një të ardhme më të mirë. I kthyer nga Greqia, ai vendosi t’i përkushtohej pemtarisë në fshatin ku lindi, duke mbjellë me pjeshkë në një tokë prej 18 hektarësh.
”Aso kohe punësoja 5 punëtorë çdo ditë sepse kisha rreth 12 hektar tokë dhe nuk ia dilnim dot të vetëm”. Kisha punësuar disa burra nga zona ime që e dinin zanatin por ishin pa punë. I jepja nga 3 mijë lekë në ditë secilit, shpenzime më vete edhe këto”, – tregon Florjani.
Sot, ai është ndër fermerët më të mëdhenj të zonës, me mbi 12 hektarë të mbjella, por rruga drejt suksesit ka qenë më shumë betejë me natyrën dhe shtetin, sesa një histori strategjie dhe zhvillimi.
Në marsin e këtij viti, vetëm 10 minuta breshër i rrënuan punën e tij 20-vjeçare. E njëjta fatkeqësi që e goditi në vitin 2019, e përplasi sërish në greminë financiare.
“Kanë qenë dy vitet më të këqija të jetës sime. Na lanë në mëshirë të fatit,” – rrëfen ai me zërin që i dridhet mes lodhjes e zhgënjimit.
Në një ekonomi ku çdo lek i investuar numërohet me kujdes, humbjet janë katastrofike. Vetëm në 2019, Florjani kishte hedhur në pemtari 2.5 milion lekë, pa përfshirë pagesat ditore për pesë punëtorë të përhershëm. Pasi dëmet i kapërcyen 10 milion lekë, ai iu drejtua bankave dhe të afërmve për kredi të reja.
”Mora 3 milionë lekë kredi në bankë dhe 2 milion lekë kredi te disa njerëz të mi. Përveç të tjerave më duheshin para edhe për vitin që do të vinte duke shpresuar që moti do të na favorizonte”, – shton fermeri.
Tre vite i duhen për t’u rimëkëmbur, por kur më në fund e kishte rindërtuar gjithçka, një tjetër breshër i asgjësoi sërish përpjekjet.
Florjani nuk është i vetmi që pësoi humbje në punën e tij për shkak të kushteve atmosferike.
Në mars 2025, sipas të dhënave të Njësisë Administrative Fier-Shegan, 58 fermerë nga 7 fshatra të Lushnjës pësuan dëme të konsiderueshme.
“Kemi konstatuar rreth 60 hektarë tokë me të mbjella që i dëmtoi breshëri masiv në fshatra si Fier-Shegan, Barbullinjë, Kocaj, Thanë, dëme të mëdha në dru frutorë si pjeshkë, kajsi dhe dardha. Këto dëme bien në kurriz të fermerëve sepse të gjithë janë të pasiguruar,” – shprehet Teodor Murati, administrator i njësisë Fier-Shegan.
“10 minuta breshër dhe mua më bëri 3 milionë lekë dëme. Shteti s’po na jep asnjë opsion sigurimi, madje s’po na ofron as ndonjë marrëveshje me ndonjë kompani private sigurimesh,” – shprehet Armand Tushe, një nga fermerët e zonës.
Për Alvin Kërrbizin, një tjetër fermer i dëmtuar, kjo fatkeqësi e ndodhur për herë të dytë e ka lënë me borxhe të mëdha.
“Kam rreth 1.5 milionë lekë dëme, nuk mund të marr as ato çfarë kam shpenzuar,” – shprehet ai. Ndërsa për Florianin dëmet ishin edhe më të mëdha.” Këtë vit kam rreth 15 milion lekë dëme e duke shtuar edhe 4 milion lekë investime dhe shpenzime që i bëra pemëve gjatë stinës së dimrit”, – thotë ai.
Hektar të tëra me pjeshkë, kajsi dhe dardha u dëmtuan. Disa ranë përtokë e disa të tjera mbetën por dëmtimi ështe i dukshëm në kokrrat e tyre duke lënë shenja që i bëjnë tregtarët të mos i blejnë këto prodhime me frikën se as konsumatorët e tyre nuk do i konsumonin.
Humbjet totale vlerësohen nga 70 deri në 80 milionë lekë. Të gjithë ishin të pasiguruar.
Rasti i fermerëve në Lushnje është vetëm një nga shumë të tjerë që pasqyrojnë pasigurinë në bujqësi. Në vitin 2020, kushtet ekstreme të motit dëmtuan rëndë pemtarinë në zonën e Maliqit, ndërsa një vit më pas, në Elbasan, një breshër i fuqishëm brenda vetëm 30 minutave shkatërroi dhjetëra hektarë me qershi. Këto nuk ishin raste të izoluara, pasi dëme të ngjashme ishin regjistruar edhe në vitin 2019.
Edhe pse rreth 96 mijë fermerë në Shqipëri janë të pajisur me NIPT, një pjesë e konsiderueshme e tyre mbeten ende jashtë skemave të sigurimit. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), në vitin 2022 vetëm 62 mijë fermerë rezultonin të siguruar, ndërsa afërsisht 34 mijë nuk kishin asnjë mbrojtje ndaj rreziqeve natyrore. Këta fermerë janë të ekspozuar ndaj fenomeneve klimatike si shirat intensive, përmbytjet, breshëri apo edhe periudhat e zgjatura të thatësirës.
Një sistem sigurimesh që nuk ekziston
Credits: shteg.org – Parcela me fruta e Armand Tushes
Në një vend ku rreth 34 mijë fermerë mbeten ende të pasiguruar, katastrofat natyrore janë një dënim financiar që asnjë familje nuk mund ta përballojë.
“Unë kam mbi 15 milion lekë dëme këtë vit,” – shprehet Florjani, duke përmendur edhe investime shtesë prej 4 milion lekësh gjatë dimrit. Tregtarët nuk i blejnë më prodhimet e dëmtuara.
“Edhe frutat që mbeten në pemë, janë të shëmtuara dhe nuk shiten” – thotë ai.
Ndërsa Europa ofron skema sigurimi të përbashkëta mes fermerëve, shtetit dhe kompanive private, Shqipëria ende nuk ka një mekanizëm funksional.
“Shteti nuk po na ofron asnjë marrëveshje me kompani sigurimi,” – ankohet Armand Tushe, një tjetër fermer i dëmtuar.
Fermerët shprehin shqetësimin se shteti shqiptar ende nuk ka arritur të krijojë një mekanizëm funksional sigurimesh që do t’i mbronte nga rreziqet natyrore, të cilat janë të paparashikueshme dhe jashtë kontrollit të tyre.
Aktualisht, mungon një skemë kombëtare sigurimesh bujqësore ku shteti të marrë përsipër një pjesë të riskut përmes subvencionimit të primeve të sigurimit. Gjithashtu, nuk është arritur ende asnjë marrëveshje konkrete me kompani private sigurimesh për ndarjen e primeve në tre pjesë të barabarta mes fermerit, shtetit dhe kompanisë. Edhe pse sigurimi i të korrave është i detyrueshëm, forma të tjera të sigurimit, si për blegtorinë apo peshkimin, mbeten ende vullnetare dhe pak të përdorura.
Në shtator 2024, qeveria miratoi një skemë për subvencionimin e rrjetave anti-breshër e cila u quajt skema e re kombëtare për fermerët.
Një nga komponentët kryesorë të kësaj skeme është financimi i rrjetave anti-breshër, një mjet parandalues për mbrojtjen e prodhimeve bujqësore. Skema parashikon një fond prej 5 milionë eurosh në formë granti për fermerët që kultivojnë më shumë se një hektar me perime apo fruta, duke mbështetur 50% të kostos për vendosjen e rrjetave. Ndihma financiare do të ofrohet për sipërfaqe deri në 5 hektarë, me një vlerë maksimale prej 1.5 milionë lekësh për hektar.
Por për Florjanin, ky investim ngeci në një firmë.
“Unë aplikova në këtë skemë dhe fatkeqësisht u dogja,vetëm për një firmë nuk më pranuan. Kërkesat për letra dhe dokumentacione nuk kishin fund dhe ishin shumë të ndërlikuara”, – shprehet Florjani. Për të, raporti ideal do të ishte 60% nga shteti dhe 40% nga fermeri. Por nëse nuk përjashtohet TVSH-ja, barra financiare shkon 70% për fermerët dhe vetëm 30% për shtetin.
Belinda Balluku, e deleguara e Qarkut Fier dhe përfaqësuese e Partisë Socialiste, gjatë një takimi elektoral me banorët e zonave të goditura nga moti, ofroi një zgjidhje të mundshme për përballimin e humbjeve bujqësore.
“Do të hapim disa fabrika përpunimi, ku prodhimet që nuk shiten në treg, si pjeshkët apo kajsitë, të shndërrohen në lëngje frutash,” – kujton një nga banorët premtimin e Zëvendës Kryeministres.
Ndërsa Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka propozuar aplikimin e modelit turk të sigurimeve, ku shteti subvencionon deri në 67% të primit të sigurimit.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se masat e tilla, ndonëse pozitive, nuk zëvendësojnë nevojën për një sistem të qëndrueshëm sigurimesh bujqësore. Pa një marrëveshje të qartë midis shtetit, fermerëve dhe sektorit privat të sigurimeve, mbështetja për bujqësinë shqiptare mbetet fragmentare dhe e pamjaftueshme për të përballuar sfidat që sjell ndryshimi i klimës dhe pasiguritë natyrore.
Modeli turk, një shpresë që zvarritet në letër
Credits: shteg.org – Breshëri në fshatrat e Lushnjes në muajin mars të këtij viti
Credits: shteg.org – Parcela me pemtari
Slide 1 of 2
Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deklaroi pak muaj më parë se Shqipëria po punon për të aplikuar këtë model turk të sigurimeve në bujqësi. Sipas ministres së Bujqësisë, me asistencën e qeverisë Turke do të bëhet i mundur hartimi i një sistemi të sigurimeve bujqësore për të mbrojtur fermerët nga rreziqet natyrore dhe katastrofat që mund të dëmtojnë prodhimin e tyre bujqësor.
Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka propozuar aplikimin e modelit turk të sigurimeve, ku shteti subvencionon deri në 67% të primit të sigurimit, por ekspertët janë skeptikë.
Ekonomisti Klodian Muço e quan të pamundur zbatimin në realitetin shqiptar. “Fitimet në bujqësi janë shumë të ulëta. Kostoja e punës është rritur dhe mungesa e subvencioneve e bën sektorin jo tërheqës,” – thotë ai. Zgjidhja, sipas tij do të ishte me subvencione direkte dhe ngritja e marzheve të fitimit.
“Fermerët po braktisin bujqësinë. Mungesa e skemave efektive po çon në migrim masiv,” – paralajmëron ai. Gjokutaj sugjeron bashkëpunim institucional me kompanitë e sigurimeve, rritje të ndërgjegjësimit dhe këshillim për adaptim klimatik.
“Së pari, qeveria mund të subvencionojë një përqindje primeve të sigurimit, siç bëjnë shumica e vendeve të BE-së. Një tjetër drejtim është rritja e bashkëpunimit të institucioneve që mbulojnë bujqësinë dhe financat bujqësore për të bashkëpunuar me kompani sigurimesh për të krijuar produkte të personalizuara për sektorin bujqësor. Po ashtu, edhe rritja e ndërgjegjësimit të fermerëve për përfitimet e sigurimit dhe rreziqet klimatike është thelbësore. Këshillimi teknik për mënyra adaptimi ndaj klimës mund të shoqërohet me stimuj për sigurim,” – sqaron eksperti.
Nga ana tjetër, Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, premtoi po të njëjtën skemë si zonja Denaj, skemë të cilën fermerët po e presin akoma të realizohet.
Premtime që zbehen
Credits: shteg.org – Pjeshkët e dëmtuara nga breshëri në fshatrat e Lushnjes
Bashkia e Lushnjës nuk kishte në dispozicion një fond emergjence të mjaftueshëm për të ndihmuar 58 fermerët e prekur nga dëmet bujqësore. Si hallka e parë ku fermerët kërkuan ndihmë, ajo nuk mundi të ofrojë mbështetje konkrete, çka bëri që çështja të kalojë në Ministrinë e Bujqësisë.
Por edhe nga ana e ministrisë nuk pati një zgjidhje të menjëhershme, u dhanë vetëm premtime për një skemë të re sigurimesh, që mund të vihet në funksion në të ardhmen.
Aktualisht, e vetmja mbështetje që fermerët marrin është përmes skemës së naftës, e cila është zbatuar që prej vitit 2021, por që konsiderohet e pamjaftueshme për nevojat e sektorit.
Bujqësia shqiptare vazhdon të mbetet një sektor i jo-financuar mirë. Buxheti i planifikuar për vitin 2025 parashikon një rritje modeste prej vetëm 6.7 milionë euro në krahasim me vitin 2024, duke e çuar totalin në 146 milionë euro. Ndërkohë, financimi nga fondet e huaja është në rënie për shkak të pezullimit të programit IPARD nga Bashkimi Evropian. Ky program, që kombinon fondet e BE-së (75%) dhe të qeverisë shqiptare (25%), u ndërpre në vitin 2023 pasi një hetim i Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) zbuloi shkelje të rënda të procedurave nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), përfshirë raste të dyshuara të keqpërdorimit të fondeve.
Megjithatë, autoritetet shqiptare kanë premtuar rikthimin e fondeve përmes skemës IPARD III, që sipas zëvendësministrit Dhimitër Kote pritet të bëhet funksionale gjatë këtij viti dhe të ofrojë 54 milionë euro në mbështetje. Kjo skemë synon të ndihmojë fermerët, sipërmarrësit ruralë dhe subjektet e tjera të regjistruara që investojnë në zona rurale. Krahas sfidave me fondet e BE-së, edhe kredia për bujqësinë mbetet në nivele të ulëta: në vitin 2024, deri në tetor, fermerët morën vetëm 2.4 miliardë lekë kredi nga bankat, një rritje modeste prej 9% krahasuar me vitin e kaluar, që sërish nuk përmbush nevojat reale të sektorit bujqësor shqiptar.
Florjan Topi, me duart e çara nga puna dhe sytë e lodhur nga pritja, është portreti i një sektori të pambrojtur. Ai nuk kërkon më ndihma, por sisteme që funksionojnë.
“Ne nuk duam më lëmoshë. Jepini mundësi që të vetësigurohemi. Bujqësia nuk është fat, është punë, dhe kërkon mbështetje, jo mëshirë,” – përfundon ai./shteg.org
Akuzave të Sali Berishës se ka favorizuar PS duke arrestuar anëtarët e organizatës Troplini pas zgjedhjeve, kreu i SPAK Altin Dumani iu përgjigj në konferencën ku ishte së bashku me homologët e Finlandës.
I pyetur nga gazetarët zbuloi etapat e masave të kërkuara nga antimafia italiane duke rrëzuar çdo aludim.
Organizata Troplini u hetua në një operacion të përbashkët shqipëri Itali, ku rol dha dhe dëshmia e të penduarit Nuredin Dumani, bisedat në SKY ECC por edhe përgjimet në terren në të dy shtetet.- u shpreh Dumani.
Gazetari Albi Xhunga tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se mbyllja e kapitujve të Shqipërisë me BE-në do të jetë shumë i vështirë, duke theksuar se vetëm kapitulli që lidhet me pronën private mund ta lërë vendin tonë jashtë bllokut për dekada të tjera.
Xhunga e konsideron një afat haluçinant atë për mbylljen e kapitujve deri në vitin 2027.
Xhunga e konsideron 11 majin si kronikën e një krimi të paralajmëruar, ndërsa shton se Rama dhe Berisha do të goditen, pasi SHBA e ka kuptuar
“Kur ti i thua BE-së që jam gati për t’i hapur këta kapituj, ata mund t’i hapin, vështirësia qëndron në mbylljen e kapitujve. Kapitulli 23 është gjyqësori dhe të drejtat themelore, ku hyn edhe e drejta e pronës. Kur shohim kaosin që është bërë me pronën në Shqipëri, a ka njeri shpresë se një kapitull i tillë mund të mbyllet… Ky problem mund të na lërë jashtë Europës, jo vetëm në 2030-ën, por edhe dekada pas, sepse s’mund të ketë BE pa pronë.
Për mbylljen e negociatave s’kemi të bëjmë me proces politik, por proces teknicienësh, duhet të bindësh teknicienët e BE që je një shtet me standarde. Nëse kemi përmbushur pjesën formale, duhet të përmbushim edhe pjesën përmbajtësore, që këto gjykata të japin drejtësi. Sa i takon afatit për vitin 2027 është një afat haluçinant. Sikur në 2027-ën Shqipëria të ketë mbyllur gjysmën e negociatave unë angazhohem që mos dalë më të flas publikisht. Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit ishte kronika e një krimi të paralajmëruar. Ne e dinim që Sara Mila do merrte mijëra vota, e dinim që partia e Doshit do blinte vota, apo deputetë të shtyrë nga krimi.
Krimin e kemi pasur edhe në sheshin ‘Skënderbej’, ku Rama mblodhi gjithë administratën dhe punonjësit bashkiak, i mblodhi, i uli në shesh, duke kryer një krim eleketoral, ku po u tregonte punonjësve të bashkisë se kush është bosi i vërtetë. Zgjedhjet janë kronika e një krimi të paralajmëruar. Kjo histori s’është mbyllur, dhe këtë i pari e ka kuptuar Berisha. Ai e shikon që Ramës i ka filluar dimri i vetmisë së madhe me SHBA-të, dhe unë mendoj që amerikanët s’do ta hanë turpin me bukë që të njohin këtë maskaradë.
Berisha s’është aty për të sjellë PD-në në pushtet, por është aty si një xha Gorio të Balzakut për të mbrojtur familjen e tij. Bashkë me Ramën do goditet edhe Berisha, sepse SHBA e ka kuptuar që kemi të bëjmë me një simbiozë, që janë aq bashkë saqë nuk kuptohet se ku fillon njëri e ku mbaron tjetri. Do të goditet ky proces elektoral, por nga goditja s’do të përfitojë opozita e Berishës. Amerikanët e kanë kuptuar që kemi të bëjmë me një simbozë. Shenjat janë që do të goditet. Kemi një heshtje ulëritëse të SHBA-ve, ku për 2 javë ambasada heshti. Kur heshtja ra në sy amerikanët bënë një urim pa emër, pa ngjyrë, pa shije, duke uruar popullin, që është term i përgjithshëm. SHBA do ta godasë këtë proces elektoral”.
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...