14 C
Tirana
E premte, 16 Maj, 2025

Një dekadë në pritje: Burokracia bllokon shpronësimet e projektit Veliera

Ndërtimi i sheshit publik në hyrje të portit detar në Durrës thuajse ka përfunduar, por familjet që janë shpronësuar për të mundësuar ngritjen e tij ende nuk janë kompensuar financiarisht.

Projekti i shumëpërfolur i sheshit, i njohur më së shumti me emrin Veliera, ka nisur të realizohet në vitin 2016 dhe vetëm në 5 vitet e para, shuma e shpenzuar për të arriti në 9 milionë euro, ose afro dy herë më shumë sesa vlera e parashikuar.

Ndërkaq, dy grupe me 8 familje trashëgimtarësh gjithsej nuk kanë përfituar ende shumën që u takon.

Mungesa prej afro 10 vitesh e një vendimi të qeverisë (VKM) e ka bërë të pamundur lëvrimin e shumës së përcaktuar për kompensimin e tyre, me vlerë të përgjithshme prej 13,5 milionë lekësh.

Megjithëse vlera e realizimit të projektit “Veliera” është shumë herë më e madhe sesa ajo që pushteti lokal ka përcaktuar për familjet, këto të fundit vazhdojnë të enden nëpër zyra në pritje të kompensimit.

Stefan Herczegh, një nga pjesëtarët e familjeve në pritje të shumës, tha për BIRN se, megjithëse zona kadastrale ku shtrihej prona e tyre ka një çmim më të lartë të truallit, familjarët e tij kanë pranuar të shpërblehen me shumën e përcaktuar nga Bashkia e Durrësit 9 vjet më parë.

“Interesimi ynë i vazhdueshëm ka marrë gjithmonë përgjigje burokratike,” tregon Stefani, duke sjellë në vëmendje korrespondencën disavjeçare me Bashkinë.

Këshilli Bashkiak ka vendosur 9 vjet më parë vlerat financiare që u takojnë familjeve pronare të sipërfaqeve që u shpronësuan për projektin.

“Dy vjet më parë, Bashkia na u përgjigj se ende nuk është publikuar VKM-ja për shpronësim, ndërsa më parë kjo mangësi u justifikua me dëmet e shkaktuara nga tërmeti,” tha z. Herczegh.

“Një herë tjetër, Bashkia shkroi se vlera e kompensimit do të alokohet brenda vitit 2022,” shtoi ai.

Pas kërkesës së BIRN, Bashkia e Durrësit vuri në dispozicion një mori shkresash që ajo ka prodhuar për problematikën e shpronësimeve në zonën e projektit, të gjitha të vitit 2016, kur ende nuk kishin filluar punimet për realizimin e Velierës.

Bashkë me to, BIRN disponon edhe një sërë skicash të vendndodhjeve të pronave të shpronësuara, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 387 metrash katrorë, pranë Torrës Veneciane, një nga objektet e pakta që vazhdon të jetë një pikë referimi e përhershme në qendër të qytetit bregdetar.

Fatmir Karagjozi ka pasur një dyqan funksional pranë Torrës, deri kur u shpronësua për t’i hapur vend projektit për rivitalizimin e sheshit në hyrje të portit detar.

“Sipërfaqja e përgjithshme e pronës sime, truall dhe dyqan së bashku, arrinte në 99 metra katrorë,” tha Fatmiri për BIRN.

Pesë vjet më parë, ai hoqi dorë nga ecejaket në Bashki dhe iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës.

“Por rezultati vazhdon të jetë i njëjtë,” shprehet i pezmatuar Fatmiri.

Një numër i pafund seancash janë zhvilluar që nga viti 2019, ndërsa çështjen e kanë marrë në dorë tre gjyqtarë të ndryshëm për shkak të procesit të vetingut në drejtësi.

Fatmir Karagjozi i ndjek rregullisht seancat gjyqësore, por ka bindjen se për kompensimin real do të duhet jo pak kohë.

Edhe Stefan Herczegh i shkruan vazhdimisht zyrave përkatëse në Bashkinë e Durrësit, por përgjigjet nuk ndryshojnë.

“Para disa vitesh, unë, në emër të trashëgimtarëve, iu drejtova Gjykatës, por më kërkuan disa dokumente që Bashkia nuk i vuri në dispozicion,” thotë Herczegh.

Ndërsa punimet për finalizimin e projektit të Velierës vijojnë, familjet e përfshira në procesin e kompensimit vazhdojnë pa sukses ecejaket në institucione.

“Në Bashki apo në gjykatë qoftë, unë kam shumë pak besim se do t’i marrim shumat e parave që na takojnë,” përfundoi Stefani./BIRN

Pas tensioneve mes Trump dhe Zelensky, udhëheqësit evropianë mblidhen në Londër për të biseduar për Ukrainën

Në Londër më 2 mars do të mbahen bisedime për krizën, teksa udhëheqësit evropianë po tentojnë të rimëkëmben nga tronditja kolektive dhe tmerri pasi vizitës katastrofike të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Uashington këtë javë.

 

Në prag të konferencës, kryeministri britanik mirëpriti Zelenskyn në zyrën e tij dhe pas takimit u njoftua për një hua në vlerë prej 2.84 miliardë dollarësh për Ukrainën.

“Kjo hua do të rrisë kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës dhe do të rikthehet duke përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira ruse”, deklaroi Zelensky përmes rrjeteve sociale.

Kjo nuk është një shumë që ndryshon lojën, por ofron një lloj ngushëllimi për Zelenskyn, pas përplasjes së paprecedent dhe të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump, pas së cilës ai u largua më 28 shkurt nga Shtëpia e Bardhë më herët seç pritej dhe duarbosh.

Konferenca në Londër tani ka marrë një rëndësi të re që nga ky konfrontim në Zyrën Ovale dhe ringjallja e raportit mes Trumpit dhe Zelenskyt me gjasë do të jetë pikë kryesore e agjendës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, – i cili gjendet në Londër – tha se Zelensky duhet të gjejë një mënyrë për të përmirësuar raportin. Ende është e paqartë se diçka e tillë është e mundur të arrihet. Por, Trump deklaroi se Zelensky mund të kthehej “kur të dëshirojë paqe”.

Para konferencës, Starmer takohet ndarazi me kryeministren italiane, Giorgia Meloni. Ajo mund të jetë figurë e rëndësishme në përpjekjet e Evropës për të bindur Uashingtonin se ka nevojë për mbështetje të Ukrainës.

Një mbështetëse e Ukrainës, Meloni po ashtu është ideologjikisht e afërt me Trumpin dhe ai e ka lavdëruar udhëheqësen italiane.

Edhe para vizitës së Zelenskyt në Uashington, udhëheqësit evropianë kanë treguar se ka urgjencë që ata ta bëjnë veten të rëndësishëm për administratën e Trumpit.

Kjo u nxit nga deklaratat e zyrtarëve të lartë amerikanë që sugjeruan se Evropa nuk do të përfshihet drejtpërdrejtë në negociatat për paqe në Ukrainë dhe për shkak të shenjave se SHBA-ja dhe Rusia po përmirësojnë raportet.

Bisedimet e tjera paraprake të krizës janë mbajtur në Paris javën e kaluar dhe ato u përqendruan në atë nëse Evropa mund të krijojë një forcë paqeruajtëse që do të dislokohej në Ukrainë pas një marrëveshjeje armëpushimi apo të paqes, por edhe për arritjen e synimeve për të rritur shpenzimet për mbrojtjen.

Sfida e bisedimeve në Londër, pas debaklit në Shtëpinë e Bardhë, është që të arrihet diçka më e prekshme dhe më e madhe. Përveç kësaj, disa udhëheqës evropianë po shkojnë përtej asaj që vetëm të dëshmojnë vlerën e tyre për Uashingtonin. Në vend të kësaj, ata po përgatiten për skenarë të mundshme ku nuk do të mund të vareshin nga ombrella e sigurisë së SHBA-së.

Fituesi i zgjedhjeve të fundit parlamentare në Gjermani, Friedrich Merz, deklaroi një javë më parë se Evropa duhet të “pavarësohet” nga Shtetet e Bashkuara.

Pas vizitës së Zelenskyt në Uashington, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se do të mbështeste masa për të ndihmuar Ukrainën që “t’i bëjë ballë agresionit të Rusisë edhe nëse Shtetet e Bashkuara tërheqin mbështetjen e tyre”.

“Ky është një test historik për Evropën”, tha kryeministri çek, Petr Fiala, më 1 mars. “Ajo duhet të kujdeset për sigurinë e saj”.

Më vonë, Zelensky do të takohet me Mbretin Charles III. Edhe pse monarku britanik ka vetëm një rol simbolik, takimi shërben gjithashtu për të dërguar një mesazh politik drejt Uashingtonit.

Ftesa e Starmerit për Trumpin nga Mbreti Charles për një vizitë të dytë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar u pa gjerësisht si një moment kyç gjatë vizitës së kryeministrit britanik në Uashington më 27 shkurt.

Takimi me Charlesin për Zelenskyn vë në pah mbështetjen e Britanisë për të dhe dëshirën e saj për të vepruar si një urë dhe paqebërës mes Uashingtonit dhe Kievit./REL

Oligarkia politiko-ekonomike në alarm!

Nga Azgan Haklaj

Eshtë trishtues po aq sa dhe irritues fakti sesi duke menduar t’i adaptojnë për mbijetesën e tyre poliko-ekonomike rrethanat e reja gjeopolitike botërore, ustallarët e politikës së vjetër në Shqipëri Berisha -Rama po luajnë aktualisht.
Thënje e kundërthënje brenda një dite, retorikë e kakofoni diverse pa bosht dhe jashtë kontekstit, kjo është tabloja e pështjellimit dhe alarmit në çerdhen e çakejve politikë të Tiranës.
E gjithë kjo fotografi surealiste e establishmentit të vjetër në thelb ka vetëm një qëllim përbashkues:
Të krijojë te elektorati shqiptar dhe faktori ndërkombëtar idenë se ky vend nuk ka dhe nuk mund të prodhojë alternativa të reja, ndaj duhet pranuar ky realitet politik i ndarjes dhe per 4 vite të tjera i pushtetit midis tyre.
Këtë filozofi e praktikë 34 vjeçare e cila shpopulloi Shqipërinë, vodhi e rrënoi ekonominë dhe autokratizoi demokracinë, dy kalifët politikë po e shoqërojnë jo vetëm me propagandë por dhe me investime të paligjshme marramendëse elektorale në vend dhe në të katër anët e globit.
Eshtë e pafalshme që institucionet shtetërore e ligjore të këtij vendi që përtendon të integrohet në BE nuk survejojnë dhe as parandalojnë këto shuma marramendese që janë hapatzi në sherbim të sulltanërisë politike Berisha-Rama-Meta.
I vetmi institucion kushtetues i cili jo pa arsye sot gezon reputacion e besim masiv qytetar, që po guxon përballjen me këtë establishment është SPAK dhe GJKKO.
Kjo ka alarmuar dhe ka ndezur sinjalin “SOS” në koliben politike të çakejve të korrupsionit.
Edi Rama po përbetohet se do ta ngrijë, Sali Berisha me egërsi thotë se do e shkrijë, ndërsa Ilir Meta do ta thyej në mes…!
Hajduti tjetër makut Erjon Velija nga qelia intimidon, linçon e kërcënon gjyqtarë e prokurorë të republikës.
Pra nuk është në rrezik prej tyre vetëm drejtësia por republika dhe demokracia.
Atëhere ç’farë tjetër ka në pamje të parë si alternativë për shqiptarët përveç nënshtrimit apo indiferentizmit e largimit?
Natyrisht që ka e do të ngjasë.
Historia e diktaturave e autokracive dhe neodiktaturave ka shembuj plot.
Ato duhen të rrëzohen që të mos ngrihen, ripërsëriten dhe riciklohen.
Ky mision me votë ju takon shqiptarëve por ligjërisht sot i takon prokurorisë dhe gjykatave speciale që fale Zotit janë organe kushtetuese.
Eshtë sfida më e madhe e tyre për të çliruar demokracinë dhe varrosur përgjithmonë korrupsionin qeveritar dhe autokracinë.
Si demokrat por dhe juridikisht nuk jam për diktaturë apo republikë prokurorësh por është rast unik në botë që një bandë e diskretituar horrash politikë të mbajnë peng një vend në zemër të kontinentit me demokratik në glob.
Ju siguroj se nuk ka e nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri me këtë çetë politike horrash që konkurojnë jo me kolateral e alternativa politike por me banda e para krimi.
Eshtë koha e fundit që vendi të shkojë në një qeveri totalisht teknike e cila me akte administrative të mundësojë lirinë e votës e të zgjedhjeve demokratike.
Në të kundërt do të përballemi me një situatë post- elektorale të paimagjinueshme deri në trishtim e kaos kombëtar ç’ka do të ishte nënshtrim ndaj skenarit ugurzi serbo-sllav në Ballkan.
Presioni djallëzor që po ushtron politika e vjetër oligarkiko-ekonomike megjithëse në aparencë potencial në fakt është klithmë e kafshës së plagosur.
Nëse ata sot mendojnë t’i mbushin mendjen shqiptarëve se janë qendra e botës duke ngulur “shkopin e Nastradinit” është vegim….!
Bota po ecën shpejt dhe udha e tyre drejt greminës është pa kthim.

Mijëra vetë në protestat antiqeveritare në Serbi

Dhjetëra mijëra njerëz u bashkuan me studentët protestues të shtunën në Serbi në një tubim kundër padrejtësisë dhe korrupsionit.

Studentët e universiteteve në vendin ballkanik, i cili drejtohet nga një qeveri populiste për më shumë se një dekadë, po mbajnë protesta mbarëkombëtare që nga shembja fatale e çatisë së një stacioni të trenit në muajin nëntor që vrau 15 njerëz dhe për të cilën kritikët fajësojnë korrupsionin qeveritar.

Në protestat pothuajse të përditshme marrin pjesë dhjetëra mijëra njerëz dhe kanë tronditur kontrollin e fortë të pushtetit nga Presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili i ka përshkruar protestat si një përpjekje të organizuar nga perëndimi për ta rrëzuar atë nga pushteti.

Studentët thanë në një deklaratë se “duan institucione që punojnë në interes të të gjithë neve dhe jo në dëmin tonë dhe një sistem që vlerëson dijen dhe punën dhe jo bindjen dhe heshtjen”

Protestuesit nga i gjithë vendi u mblodhën në Nish, rreth 200 kilometra në jug të Beogradit, për të marrë pjesë në tubimin e së shtunës në stilin e një festivali, që pritet të zgjas për 18 orë.

Studentët thanë se ngjarja, gjatë së cilës do të miratohet simbolikisht një dekret, është “një thirrje zgjimi për të kaluar nga apatia në veprim, nga heshtja në një luftë të zhurmshme për një të ardhme më të mirë dhe zotim për të mos hequr dorë kurrë”!

Serbia është zyrtarisht në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por Presidenti Vuçiç dhe Partia e tij Përparimtare Serbe e krahut të djathtë janë akuzuar për frenim të lirive demokratike dhe nxitje të korrupsionit të shfrenuar që nga ardhja në pushtet.

Tubimi i Nishit shënon katër muaj që kur çatia prej betoni në stacionin qendror të trenit në qytetin verior të Novi Sadit, u shemb më 1 nëntor.

Ndërtesa e stacionit ishte rinovuar dy herë në vitet e fundit si pjesë e një pune më të gjerë të infrastrukturës me kompanitë shtetërore kineze. Shumë në Serbi besojnë se puna në ndërtesë ishte e ngadaltë dhe nuk respektoi rregullat e sigurisë së ndërtimit për shkak të korrupsionit të përhapur.

Kryeministri Milosh Vuçeviç dha dorëheqje për shkak të protestave dhe ka mohuar përfshirjen në korrupsion, ndërsa prokurorët kanë akuzuar 13 persona në lidhje me shembjen e çatisë së stacionit të trenit.

Por këto veprime nuk u dhanë fund protestave.

*Mbështetur në agjensitë e lajmeve Associated Press dhe Reuters

Nën hetim nga SPAK, si e ka kamufluar pasurinë deputetja socialiste Klotilda Bushka?

Në kuadër të hetimeve ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, në rrjetën e SPAK ka rënë edhe deputetja socialiste Klotilda Bushka.

SPAK pretendon se ajo ka ndërhyrë në hetime duke intimiduar dëshmitarët. Vetë Bushka e mohoi, teksa madje Rama e vuri në raportim në mbledhje grupi për të dëshmuar se deputetja nuk merret me afera.

Padyshim që rasti i saj i takon drejtësisë dhe do të jetë SPAK që do të vendosë në fund. Ne sot po tregojmë se si ka ndryshuar pasuria e kryetares së Komisionit të Ligjeve ndër vite.

Më poshtë mundtë shihni deklarimin pasuror në vitin 2017 kur dhe Bushka u bë deputete, si dhe deklarimet në vitet e fundit, 2019, 2020, 2022 dhe 2023.  Ka shumë deklarime të çuditshme nga ana e saj, pasi për shembull ka përfituar një pronë në Korçë nga halla e saj. Ndërkohë ka kredi dhe hua me vlera të mëdha, teksa bashkëshorti po ashtu deklaron fitime shumë të majme. Më poshtë mund të shihni deklarimet e saj

Deklarimi i pasuror i deputetes Klotilda Bushka

Viti 2017

1) Pronare me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin) e një ap. me sip. 114 m2 ndërtuar në vitin 2002 në Tiranë, blerë me kredi marrë në një bankë të nivelit të dytë në vitin 2003, vlera 1 700 000 lekë, rivlerësuar në shumën 7 910 000 lekë.

2) Pronare me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin) e një ap. me sip 91 m2, ndërtuar në vitin 2004 në Kavajë, blerë me kredi marrë në një bankë të nivelit të dytë në vitin 2005, vlera 57 900 euro.

3) Bashkëshorti, Z. Altin Bushka, pronar me 100 % i një biznesi të vogël për shërbime teknologjie informacioni me seli në Tiranë.

4) Bashkëshorti, Z. Altin Bushka, pronar me 33 % i një trualli 250 m2 + shtëpi 80 m2 në Devoll, Korçë përfituar si trashëgimi nga babai.

5) Bashkëshorti, Z. Altin Bushka, pronar me 33 %, i një toke arë 500 m2, 1840 m2, 660 m2 + pemëtore 1100 m2 (në bashkëpronësi familjare me mamanë dhe motrën), përfituar nga akti i marrjes së tokës në pronësi 05.02.1997.

6) Bashkëshorti, Z. Altin Bushka, pronar me 18.7 % i një trualli 4000 m2 në Devoll, Korçë përfituar si trashëgimi ligjore nga babai dhe dhuruar nga xhaxhai.

9) Vjehrra e deklarueses, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga pensioni i pleqërisë dhe interesat përkatëse, 1 370 391 lekë.

10) Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë për blerje ap. dhe mobilim shtëpie në shumën: 35 000 dollarë, 8 000 euro, 4 200 dollarë bashkuar në një te vetme, kohëzgjatja deri më 28.10.2018, normë interesi 3 % + eurobor, kësti mujor për vitin 2017, 288 euro. Detyrimi i mbetur pashlyer, 4 118 euro.

11) Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, për blerje ap. në Kavajë dhe mobilim, 60 000 euro, kohëzgjatja deri më 20.09.2020, interes 3 % + eurobor, këst mujor për vitin 2017, 450 euro. Detyrimi i mbetur pashlyer, 17 574 euro.

12) Hua marrë nga babai, Fatmir Ferhati, më 10.01.2017, pa afat, në vlerën 15 000 euro për blerjen e një toke ullishte në Tiranë.

13) Bashkëshorti, Z. Altin Bushka, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga kursime familjare prej punës dhe aktivitetit privat, 902 euro.

14) Bashkëshorti, Z. Altin Bushka, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga kursime familjare prej punës dhe aktivitetit privat, 102 152 lekë.

15)Pronare me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin) e një makine ‘Land Rover Discovery 3’ prodhim i vitit 2007, blerë me kursime në vitin 2016, vlera 11 500 euro.

16) Bashkëshorti, Z. Altin Bushka, ortak dhe administrator i shoqërisë ‘Selcom’ sh.p.k në Tiranë ku zotëron 35 pjesë ose 35 % të kapitalit, vlera 35 000 lekë.

Viti 2019

Nën hetim nga SPAK, si e ka kamufluar pasurinë deputetja socialiste

Bashkëshorti

Nën hetim nga SPAK, si e ka kamufluar pasurinë deputetja socialiste

Viti 2020

Nën hetim nga SPAK, si e ka kamufluar pasurinë deputetja socialiste

Nën hetim nga SPAK, si e ka kamufluar pasurinë deputetja socialiste

Viti 2022

Të ardhura nga paga

Emërtimi: Kuvendi i Republikës se Shqipërisë

Nga data: 01/01/2022

Në datë: 31/12/2022

Shuma Neto: 2,587,327.00 ALL

Detyrim ndaj te treteve

Shuma e shlyer nga deklarimi i mërparshëm: 0.00 EUR

Shuma e pashlyer: 140,000.00 EUR

Pala së cilës i detyrohesh: Individ

Bashkëshorti

Llogari bankare

Kategoria e llogarisë: Llogari rrjedhëse

Lloji i llogarisë: Individuale

Pjesa takuese: 100 % Balanca: 325,387.00 ALL

Te ardhura nga paga, Shuma: 325,387.00 ALL

Llogari bankare

Detajet e ndryshimit: Pakësuar

Vlera: 444,063.53 ALL

Të ardhurat nga veprimtaria e pavarur profesionale

Emërtimi: Altin Bushka

Nga data: 01/01/2022

Në datë: 31/12/2022

Shuma Neto: 2,160,496.00 ALL

Të ardhura nga paga

Emërtimi: Shoqeria SELCOM sh.p.k

Nga data: 01/01/2022

Në datë: 31/12/2022

Shuma Neto: 2,524,722.00 ALL

Të ardhura të tjera

Nga data: 01/01/2022

Në datë: 01/04/2022

Shuma Neto: 68,241.45 ALL

 

Viti 2023

Aseti: Llogari bankare

Kategoria e llogarisë: Llogari rrjedhëse

Lloji i llogarisë: Individuale

Pjesa takuese: 100 %

Balanca: 2,173.37 EUR

Aseti: Llogari bankare

Kategoria e llogarisë: Llogari rrjedhëse

Lloji i llogarisë: Individuale

Pjesa takuese: 100 %

Balanca: 317,437.57 ALL

Aseti: Llogari bankare

Detajet e ndryshimit: Pakësuar

Vlera: 20,923.00 EUR

Aseti: Llogari bankare

Detajet e ndryshimit:

Pakësuar (Nuk e zotëroj – Mbyllur llogaria)

Vlera: 1,316,307.91 ALL

Data e mbylljes: 21/12/2023

Të ardhura nga paga

Emërtimi: Kuvendi i Republikes se Shqiperise

Nga data: 01/01/2023

Në datë: 31/12/2023

Shuma Neto: 3,629,164.00 ALL

Kredi Konsumatore

Roli: Bashkë Kredimarrës

Data e fillimit: 03/02/2023

Kohëzgjatja në muaj: 240

Shuma totale: 30,000.00 EUR

Shuma e pashlyer: 28,968.05 EUR

Kredi Hipotekore

Roli: Bashkë Kredimarrës

Data e fillimit: 03/02/2023

Kohëzgjatja në muaj: 300

Shuma totale: 140,000.00 EUR

Shuma e pashlyer: 136,342.19 EUR

Detyrim ndaj te treteve

Detajet e ndryshimit:

Shuma e shlyer nga deklarimi i mërparshëm:

140,000.00 EUR

Bashkëshorti

Llogari bankare

Detajet e ndryshimit: Shtuar

Vlera: 291,886.68 ALL

Burimi i Krijimit: Të ardhura nga paga

Të ardhurat nga veprimtaria e pavarur profesionale

Emërtimi: Altin Bushka

Nga data: 01/01/2023

Në datë: 31/12/2023

Shuma Neto: 1,928,358.00 ALL

Të ardhura nga paga

Emërtimi: Shoqeria SELCOM sh.p.k

Nga data: 01/01/2023

Në datë: 31/12/2023

Shuma Neto: 2,507,874.00 ALL.

/Pamfleti

Studimi i ri: Evropa parashikohet të ketë miliona vdekje nga temperaturat ekstreme

Një studim i ri zbulon se temperaturat ekstreme – kryesisht nxehtësia – parashikohet të vrasin deri në 2.3 milionë njerëz në Evropë deri në fund të shekullit, nëse vendet nuk ulin ndotjen nga karboni dhe nuk përshtaten ndaj motit më të nxehtë. I sapopublikuar në revistën “Mjekësia e Natyrës”, raporti thotë se vendet evropiane më të afërta me Mesdheun do të kenë vdekjet më të shumta nga i nxehti.

Stina e verës në qytete po bëhet gjithnjë e më e padurueshme në rajonin e Mesdheut. Dhe nxehtësia nuk është vetëm e pakëndshme, por mund të jetë edhe vdekjeprurëse.

Studiuesit parashikojnë se me reduktimet e pakta në çlirimin e gazeve që shkaktojnë efektin serrë dhe me përpjekjet e pakëta për t’u përshtatur, si p.sh. me krijimin e qendrave të ajrit të kondicionuar, vendet si Italia, Spanja jugore dhe Greqia ka të ngjarë të pësojnë rritje masive në shkallën e vdekjeve nga nxehtësia për shkak të ndryshimeve klimatike.

Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e vendeve skandinave dhe Britanisë do të shohin më pak vdekje nga temperaturat, kryesisht për shkak të temperaturave të ftohta të moderuara, sipas studimit të ri nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër (LSHTM).

Raporti i botuar në revistën “Mjekësia e Natyrës” (“Nature Medicine”) zbulon se aktualisht temperaturat e ftohta vrasin shumë më tepër njerëz në Evropë se nxehtësia, por programet e simulimit klimatik me skenarë të ndryshëm për 854 qytete, treguan se kjo do të ndryshojë.

Të dhënat tregojnë se me ngrohjen e klimës, do të pakësohen dalëngadalë vdekjet nga i ftohti, por se vdekjet nga nxehtësia pritet të rriten me shpejtësi, duke vrarë deri në 2.3 milionë njerëz në Evropë deri në fund të shekullit.

Autori kryesor, Pierre Masselot, është studiues për statistikat e aplikuara në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër (LSHTM).

“Ka disa vende tek të cilat vlerësojmë se do të ketë një ulje të lehtë të vdekjeve në përgjithësi në të ardhmen. Këto janë vendet veriore, si Irlanda, Britania e Madhe dhe vendet skandinave, por ato përfaqësojnë një pjesë shumë të vogël të popullsisë evropiane, ndërsa shohim një rritje në pjesët më jugore të Evropës. Përgjithësisht pritet një rritje masive e vdekjeve të lidhura me temperaturën në pjesën lindore të Spanjës, Francën jugore, në Itali, Greqi dhe në Ballkan”, thotë zoti Masselot.

Evropa Jugore pritet të përjetojë ndryshime më të mprehta të temperaturave se rajonet e tjera të globit.

“Një pjesë e arsyes për rritjen masive të vdekjeve nga nxehtësia është fakti se Mesdheu është ndër të ashtuquajturat pika të nxehta të ndryshimeve klimatike, kështu që është një rajon që po ngrohet shumë më shpejt se pjesa tjetër e botës”, thotë zoti Masselot.

Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër përdori simulime klimatike të skenarëve të ndryshëm dhe vlerësoi shkallën e vdekshmërisë në 854 qytete. Studiuesit zbuluan se me ngrohjen e klimës, vdekjet nga i ftohti bien dalëngadalë, por se vdekjet nga nxehtësia rriten me shpejtësi.

Studiuesit besojnë se shkalla e vdekjeve mund të modifikohet nëse këto vende ulin emetimet dhe marrin masa për t’iu përshtatur ndryshimeve klimatike, por se gjithësesi, Evropa Perëndimore duke qenë më e pasur do të jetë në një gjendje më të mirë se ajo lindore. Qytetet e mëdha me shumë popullsi dhe që gjenden më pranë Mesdheut, mund të shohin rritje të madhe të vdekjeve gjatë pjesës tjetër të shekullit.

Studiuesit i përshtatën shifrat duke përllogaritur si faktor popullsinë në plakje në Evropë, qytetet me banesa më të vjetëruara, të cilat janë më të vështira për t’u izoluar nga nxehtësia dhe rekomandojnë masa siç janë ndërtimi i godinave me ajër të kondicionuar dhe qendra freskie nëpër qytete.

“Studimi mund t’i ndihmojë politikanët, politikëbërësit që të kenë një botëkuptim më të mirë dhe që të kuptojnë se cilat do të jenë pasojat nëse nuk marrin masa”, thotë zoti Masselot.

Ekipi i studimit ka krijuar edhe një faqe interneti interaktive, ku paraqiten të dhënat për çdo qytet dhe faktorët e ndryshëm që mund të ndikojnë./VOA

VIDEO/ Gol shqiptarësh në Rusi, Daku dhe Shabanhaxhaj e rifillojnë kampionatin me këmbën e mbarë

Rubin Kazan ka gjetur avantazhin përballë Akhmat Groznit në minutën e 10-të. Një gol ku protagonistë ishin Daku dhe Shabanhaxhaj.

Daku mori si duhet një top në kundërsulm. Lojtari i Kombëtares shqiptare nuk mendoi dy herë por asistoi për Shabanhaxhajn, që nuk mund të gabonte i vetëm përballë portierit.

Kampionati rus ka rifilluar dhe kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 19-të. Dyshja shqiptare që luan me Rubin Kazan e ka rinisur me këmbën e mbarë.

Goli i asistuar nga Daku dhe që u shënua nga Shabanhaxhaj: (VIDEO)

Vitamina B6 jetike për trurin, zbuloni ushqimet ku gjendet

Vitamina B6 është e një rëndësie të veçantë për shëndetin e zemrës, sistemin tretës, funksionin e muskujve, energjinë e të tjerë.

Organizmi i përdor vitaminat e kompleksit B për të transformuar ushqimin në energji.

Të gjitha vitaminat e kompleksit B janë të rëndësishme për metabolizmin, trurin, mëlçinë, qelizat, shëndetin e flokëve, lëkurës dhe syve.

Vitamina B6 Për Trurin dhe Sistemin Nervor

Ajo është e përfshirë në prodhimin e hemoglobinës, proteina në gjak që transporton oksigjenin në organizëm.

Kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e serotoninës, hormonit që rregullon humorin dhe norepineprinës që e ndihmon trupin të përballojë stresin.

Vitamina B6 ndihmon në prodhimin e melatoninës, që rregullon orën e brendshme dhe gjumin.

Disa studime kanë treguar se kombinimi i vitaminës B6, B12 dhe folatit luan një rol në ngadalësimin e shpërbërjes së funksioneve të trurit, humbjes së kujtesës, sklerozës, Alzheimerit dhe depresionit.

Vitamina B6- Sa Miligramë Të Duhet?

Së pari, duhet të dini se vitamina B6 dhe simotrat e saj treten në ujë dhe në lëngje trupore.

Kjo do të thotë se çdo sasi që trupi nuk e përdor dot, nxirret jashtë.

Rrjedhimisht, njeriu ka nevojë të marrë vitaminë B6 çdo ditë.

Sasia e saktë ditore e kësaj vitamine varet nga mosha, gjinia dhe rrethana të ndryshme siç mund të jetë shtatzania apo ushqyerja me gji.

Fëmijët
Foshnjat deri në 6 muaj kanë nevojë për 0.1 mg në ditë

Fëmijët nga 6 muaj deri në 1 vjeç kanë nevojë për 0.3 mg në ditë.

Fëmijët nga 1 deri në 3 vjeç kanë nevojë për 0.5 mg

Fëmijët nga 4 deri në 8 vjeç kanë nevojë për 0.6 mg

Fëmijët nga 9 deri në 13 vjeç kanë nevojë për 1 mg vitamin në ditë.

Djemtë nga 14 deri në 18 vjeç kanë nevojë për 1.3 mg vitaminë.

Vajzat nga 14 deri në 18 vjeç kanë nevojë për 1.2 mg vitaminë në ditë

Të rriturit
Burrat dhe gratë nga 19 deri në 50 vjeç kanë nevojë për 1.3 mg vitamin në ditë.

Burrat mbi 51 vjeç kanë nevojë për 1.7 mg vitaminë në ditë.

Gratë mbi 51 vjeç kanë nevojë për 1.5 mg vitaminë në ditë.

Gratë shtatzënë kanë nevojë për 1.9 mg vitaminë në ditë.

Gratë lehonë kanë nevojë për 2 mg vitaminë në ditë.

Shumica e njerëzve që ushqehen shëndetshëm pajisen me këtë vitaminë pa patur nevojën e suplementëve.

Por nëse ju nuk ushqeheni mirë atëherë duhet të tregoni kujdes me këtë vitamin.

Vitamina B6- Burimet Më Të Mira Ushqimore

Disa prej burimeve kryesore ushqimore të vitaminës B6 janë ushqimet e pasura me proteina si fasulet, qiqrat, mishi, shpendët, drithërat, arrorët, bananet, patatet dhe peshku.

Nëse ju nevojitet më shumë, atëherë mund të konsumoni tabletat e thjeshta të multivitaminave.

Disa sëmundje ndikojnë në përthithjen e kësaj vitamine siç mund të jenë sëmundjet e veshkave apo koliti.

Simptomat e pamjaftueshmërisë së kësaj vitamine, përfshijnë enjtje të gjuhës, depresioni, konfuzioni, sistem të dobët imunitar dhe anemia.

Nga ana tjetër, sasitë më të mëdha të kësaj vitamine shkaktojnë dëmtim të nervave, sëmundje të mushkërive tek meshkujt, veçanërisht tek duhanpirësit.

Vitamina B6 është zakonisht e përfshirë në multivitamina.

Konsultohuni me një mjek për të përcaktuar sasinë ditore të personalizuar të kësaj vitamine./AgroWeb.org

Zbërthehet SKY ECC/ Operacion i SPAK në disa qytete, goditen grupe kriminale, arrestohen 3 policë, 1 shpallet në kërkim

Prokuroria e Posaçme dhe Policia e Shtetit kanë realizuar një tjetër operacion të gjerë ku janë goditur disa grupe kriminale të përfshira në trafikun e drogës. Gjatë operacionit, janë lëshuar rreth 10 masa sigurie të firmosura nga GJKKO, pas kërkesës së SPAK. Operacioni ka prekur disa qytete të Shqipërisë, përfshirë Tiranën, Kukësin, Fierin, Vlorën, Gjirokastrën dhe Sarandën.

Sipas burimeve, 4 nga masat e sigurisë janë për oficerë të policisë. Janë arrestuar 3 efektivë policie, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim. Një prej të arrestuarve është Shkëlzen Ruska, shef i krimeve në Himarë, i cili akuzohet për kultivim kanabisi, pjesëmarrje në grup kriminal të strukturuar, shpërdorim detyre dhe veprime të tjera të kryera nga organizata kriminale.

Po ashtu, është arrestuar edhe Ervis Alisinanaj, shefi i Krimeve në Komisariatin e Lushnjes, i cili përballet me akuzat e të njëjtave vepra penale, si dhe për ushtrimin e ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të tjerë publikë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dërvishi, është shpallur në kërkim dhe akuzohet për “trafikim narkotikësh”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Shpërdorim detyre”.

Erdit Hazizaj është i katërti person i arrestuar, i cili ishte larguar nga policia në vitin 2022. Ai akuzohet për trafik droge, kultivim bimësh narkotike, dhe përfshirje në grupe kriminale.

Hetimet e SPAK kanë nisur prej kohësh për këta efektivë, pasi janë zbuluar lidhjet e tyre me bandat kriminale nëpërmjet aplikacioneve të koduara si Sky Ecc, ku rezulton se ata ishin të përfshirë në veprimtari kriminale që lidhen me narkotikët dhe më gjerë.

Restaurimi i Kullës së Sulejman Vokshit, monument i trashëgimisë kulturore

Kulla e Sulejman Vokshit në Gjakovë po restaurohet. Lajmin e dha ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku. Ministri Çeku tha se para shumë vitesh, kishte nisur projekti i restaurimit me operator të papërgjegjshëm, duke lënë pasoja të shumta dhe duke shkaktuar vonesa të panevojshme.

“Tashmë, punimet do të bëhen në mënyrë profesionale, gjithnjë në respekt për vlerat e kësaj ndërtese që lidhet me një ndër figurat qendrore të historisë sonë kombëtare”, u shpreh në rrjetet sociale ministri Hajrulla Çeku.

Kulla e Sulejman Vokshit është një monument i trashëgimisë kulturore dhe gjendet në hyrjen e Çarshisë së Vjetër në Gjakovë. Objekti është ndërtuar në fillim të shek. XVIII dhe ka rëndësi të madhe historike sepse aty u lind heroi ynë kombëtar Sulejman Vokshi, i cili ishte njëri ndër themeluesit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Objekti ka vlera arkitektonike, është ndërtuar me tulla të pjekura, gurë natyralë, dru, llaç gëlqere, kurse mbulesa është me qeramidhe tradicionale. Objekti është në dy etazhe, e drejtuar në perëndim-jug, me dritare katërkëndëshe. Bodrumi gjendet mbi tokë dhe ka shërbyer për ruajtjen e ushqimit. Objekti ka pësuar disa transformime të vogla, sidomos në enterierin e brendshëm dhe në dyer e dritare.

Sulejman Vokshi ishte në vijën e parë të luftës për pavarësinë e plotë të trojeve shqiptare. Themeloi dhe priu, politikisht dhe ushtarakisht, Lidhjen e Prizrenit.

Në një hark kohor të shkurtër, nën drejtimin e tij, pushteti administrativ e ushtarak i Lidhjes së Prizrenit mundi të konsolidohej duke u shtrirë drejt Shkupit, Prishtinës, Mitrovicës, Gucit, Vuçiternës, Preshevës etj.

Në cilësinë e kryetarit të shtabit të forcave shqiptare, Sulejman Vokshi mori pjesë në luftën e zhvilluar kundër forcave osmane të Dervish Pashës, për mbrojtjen e Lidhjes në Shtimje e Slivovë. Shfaqi qëndresë të patundur ndaj pushtuesit osman, edhe pas shpërndarjes së qeverisë së Lidhjes. Në vitin 1885 organizoi në Kosovë kryengritjen e radhës kundër zgjedhës së huaj. Për aktivitetin e tij atdhetar, Gjykata e Jashtëzakonshme e Prizrenit e dënoi me vdekje, vendim ky që nuk gjeti zbatim, pasi Vokshi u lirua nga burgimi.

Figura e tij u përjetësua jo vetëm në historiografi, por edhe në këngët popullore historike të asaj periudhe, dramaturgji etj.

Lulzim Basha dhe zgjedhjet e 11 Majit

Nga Namir Lapardhaja Rezultati i zgjedhjeve të 11 Majit nuk ishte ai i pritshëm për Koalicionin Euroatlantik dhe për drejtuesin politik të këtij grupimi, Lulzim...