21.3 C
Tirana
E enjte, 15 Maj, 2025

Epoka “Trump” dhe mbrapshtia e politikës së vjetër shqiptare!

Nga Azgan Haklaj

Askush sot ne glob, qoftë dhe shtetet me të fuqishëm nuk e mohon faktin se rikthimi i Trump ne Shtepinë e Bardhë nuk i ka trazuar ujërat gjeopolitike botërore.
Qëndrimi ndaj Ukrainës, projekti “Gaza” në Lindjen e Mesme apo dhe votimi i fundit ne Keshillin e Sigurimit janë deshmi e pakontest se një rend i ri botëror po projektohet
Në këtë kontekst të ri, politika e ç’do vendi normal reagon në interesin e vet kombëtar duke vënë në levizje gjithë mjetet dhe lidhjet e saj për tu adaptuar me sukses.
E vetmja që jo vetëm nuk ka reagim adekuat është politika e vjetër shqiptare që tashmë “Berisha-Rama-Meta”!
Ata as verbalisht jo vetëm nuk janë më gardianë të çeshtjes kombëtare shqiptare por per pushtetin e tyre përditë e minojnë atë.
Rasti skandaloz i “Open Balkan” i Edi Rames apo përbetimi i fundit i Sali Berishes në Athine se do ti kthente Greqisë detin qe i takonte flasin qartë per qasjen e tyre antikombëtare!
Dezorientimi i qellimtë politik në Tiranë i ka shtrirë metastazat edhe ne trojet shqiptare në Kosovë e Maqedoninë e Veriut ku liderë të tipit Albin Kurti apo Taravari po rrezikojnë gjakun e mundin kombëtar të derdhur për të fituar ate status të kufizuar të shtetformimit, lirisë e demokracisë për shqiptarët.
Arsyeja e vertetë e dezorientimit politik në Tiranë e më gjerë nuk ka rrënjë moskuptimi por rrënjë të thella korrupsioni tashmë të deshmuar botërisht.
Pra ky lidership është peng kombëtar e ndërkombetar i dosjeve të rënda të krimit ekonomik, ç’farë i bën ata lehtësisht të shantazhueshëm e të deskretituar
.Njëri fal det e kockat e shqiptarëve në Permet i shet për eshtra të rrëmë ushtarësh grek, tjetri jep tokë shqiptare në Lezhë ,Durrës apo Sazan vetëm e vetëm si servilizëm pervers a thua se janë arat e tyre dhe jo tokë e interes kombëtar shqiptar.
E gjithën kjo jo rastesisht por poshtërsisht dhe hapur për të mbrojtur plaçkën e tyre të vjedhur në 34 vite.
Paratë e pista të mykura në qilarë që po hedhin në tregun e zi politik ndërkombëtar e milionat që derdhen prej tyre për blerje votash apo media janë pa limit dhe pa maskë.
Ndaj dhe i janë turrur SPAK-ut në unison për ta shqyer si hijena se falë Zotit është e vetmja pengesë në këtë udhë të mbrapshtë e me pasoja që po ndjek oligarkia politike Berisha-Rama-Meta.
Ne këtë situatë të rëndë që po i serviret Kombit tonë nga Mitrovica në Prevezë, nga Shkupi në Ulqin pikërisht nga politika e kompromentuar shqiptare lipset reflektim i thellë dhe emergjent.
Natyrisht nuk është e thjeshtë dhe as e lehtë por ka dy faktorë të rëndësishëm që e favorizojnë ndryshimin.
-E para është vota si mënyra unike në demokraci për të sjellë ndryshimin dhe koha e ndryshimit është me 11 maj.
-E dyta është qëndrimi i palëkundur i Presidentit Trump dhe Shtepisë së Bardhë për të izoluar e ndëshkuar korrupsionin e autokracinë globale.
Nëse Kombi ynë nuk përfshihet në këtë rrugë rrezikojmë shumë në mënyrë të parashikueshme.
Biles aq shumë sa të arshivojmë përgjithnjë ndihmën e aleatit tonë të përhershëm SHBA-ve , të paktën prej kohës së Presidentit Willson.

Xama zbulon grabitjen 140 milionë euro me inceneratorin: Ndërtuesit kanë qenë në terror nga dyshja Mërtiri-Zoto

Gazetarja Ola Xama tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se si operoi koncesionari i inceneratorit të Tiranës drejtuar nga Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto me ndërtuesit që detyroheshin të depozitonin dherat e ndërtimeve.

Ajo tha se ata ushtronin terror ndaj ndërtuesve dhe shumica kanë paguar në cash dhe me klering.

“Prokuroria e Posaçme ka mbyllur vetëm fazën e parë të hetimeve për dhënien me koncesion. Mërtiri dhe Zoto do të merrnin inceneratorin e Tiranës, pas Elbasanit dhe Fierit. Do të investoheshin rreth 128 milionë euro, por janë zhdukur 140 milionë euro.

Hetimi është shumë i copëzuar për inceneratorin e Tiranës. Për herë të parë në disa dokumente janë gjetur vetëm 40 mijë euro ndërsa pjesa tjetër janë zhdukur, më pak se te kasaforta e zonjës Xoxa. Me disa llogari që kam bërë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë parapaguar veten, psh për të pastruar tymrat e inceneratorit që nuk është. Janë 23 milionë euro të investuara, dhe 56 milionë euro janë zhdukur.

Janë bërë shumë transferta me bankat e huaja, përmes bankës shqiptare.

Paratë e dherave kalonin në formën e cash-it dhe ia dërgonin Mirel Mërtirit në Vjenë psh në vitin 2023. Një pjesë e mirë e parave të dherave janë dhënë në formën e cash-it, pa fatura tatimore ose si klering në apartamente.

Ndërtuesit luteshin për klering Mërtirit dhe Zotos, por refuzoheshin. Madje ofronin edhe makineri për inceneratorin. Ndërtuesit kanë qenë në terror nga dyshja Mërtiri-Zoto.

Nëse nuk paguanin u prishej kontrata dhe pastaj shkonin policët bashkiakë dhe inspektorët e bashkisë”- tha Xama.

“Krimet më të rënda në Universitet…”/ Klodiana Lala: Rama gënjeu, aferat te Bujqësori janë miliona euro

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për skandalin në Universitetin Bujqësor, ku janë vendosur dhjetëra masa sigurie pas dyshimeve për afera korruptive.

Lala tha se është një aferë që kap vlerën e miliona eurove dhe se sapo ka nisur hetimi.

“Kryeministri është gënjeshtar, janë ndryshuar vetëm gjashtë masa dhe jo të tjera, sepse kryeministri tha u zbutën masat.

Ajo që ka ndodhur në Universitetin Bujqësor, është nga krimet më të mëdha që mund të bëhet në Universitete. Janë bërë tendera, 9 milionë euro, vijon edhe sot… Më kanë ardhur në vitet e fundit, 2-3 pedagogë që janë marrë në përgjegëjsi penale. Më ka nisur njëri studim, aty është shkretëtirë e vërtetë, nuk ekzsiton asnjë pajisje, për praktikën. Të gjitha pajisjet janë të mbifaturuara. Të gjithë faturat janë fiktive. Aty ësthë vetëm godina dhe nuk ka asgjë në godinë.

Kryeministri tha janë 30 mln lekë, por jo, bëhet fjalë për 9 milionë euro. Në këtë histori, sapo ka nisur. Rektorit i është marrë telefoni shumë më parë. Ka dalë në komunikime me një biznesmen, që sot është në kërkim.

Tenderat, është i njëjti rektor që ka patur marrëveshje me inceneratorin e Tiranës, do të bënin serë këta të ndriturit, aty nuk kishte fare incinerator.

Historia e këtij Universiteti është histori e gjitha korruptive. Të gjithë tenderat dyshohet se janë me flamur të kuq.

Është prekur vetëm një pjesë deri tani. Nga ky hetim mund të ketë edhe persona përgjegjës në institucione te tjera, deri në ministrinë e arsimit. Kjo histori sapo ka nisur”, tha Lala.

Presidenti Trump: Putin do ta mbajë fjalën nëse arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës

Presidenti Donald Trump tha të enjten se ka besim se udhëheqësi rus Vladimir Putin do ta “mbajë fjalën” nëse arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Kryeministri britanik Keir Stermer dhe presidenti amerikan Donald Trump

Trump i bëri këto komente gjatë një shkëmbimi me gazetarët në fillim të takimit të tij me kryeministrin britanik Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti amerikan tha se bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën për një marrëveshje paqeje “kanë përparuar mirë” dhe vlerësoi Rusinë për qëndrimin e saj në bisedime.

“Mendoj se Rusia ka vepruar shumë mirë… Mendoj se kemi përparuar shumë mirë në lidhje me marrëveshjen, por nuk kemi arritur ende një marrëveshje,” tha zoti Trump.

Kur u pyet nëse mund t’i besohej zotit Putin, Presidenti Trump u përgjigj: “Beso e verifiko”.

Kryeministri Starmer po viziton Shtetet e Bashkuara, në përpjekje për të bindur Presidentin Trump se një paqe e qëndrueshme në Ukrainë është e mundur vetëm nëse Kievi dhe udhëheqësit evropianë janë në tryezën e bisedimeve me Moskën.

Zoti Starmer u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të ofrojnë një garanci sigurie për çdo forcë evropiane që mund të marrë pjesë në një rol të mundshëm paqeruajtës në Ukrainë në përfundim të bisedimeve të paqes, për të cilat ka bërë thirrje zoti Trump që kur mori detyrën muajin e kaluar.

Presidenti Trump tha se nuk do të flasë për detajet e një force paqeruajtëse, pa u arritur një marrëveshje.

Kryeministri britanik falënderoi Presidentin Trump që i hapi rrugë “mundësisë për një marrëveshje paqeje”.

Vizita e tij, që vjen disa ditë pas vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron, pasqyron shqetësimin në rritje në Evropë se përpjekja e zotit Trump për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë sa më shpejt, sinjalizon gatishmërinë e tij për t’i bërë lëshime Presidentit rus Vladimir Putin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë të premten dhe pritet të nënshkruajë një marrëveshje me zotin Trump për mineralet kritike të Ukrainës. Presidenti Trump tha se kjo marrëveshje do të ishte një garanci sigurie për Ukrainën.

Të enjten zoti Starmer i përcolli një ftesë për vizitë shtetërore Presidentit Trump në emër të Mbretit Charles, të cilën zoti Trump e pranoi.

Kryeministri britanik tha se ftesa për një vizitë të dytë shtetërore, duke pasur parasysh një vizitë të tillë të tij gjatë mandatit të parë të zotit Trump, është “historike” dhe “e paprecedentë”./voa

Ivan Balliu u jep fund dilemave, mbrojtësi i Kombëtares hedh firmën për madrilenët deri në vitin 2027

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, ka zgjidhur të gjitha dilemat sa i përket të ardhmes së tij në futbollin spanjoll. Mbrojtësi i djathtë i lindur në Spanjë, por që na aviti 2017 pjesë e Shqipërisë, ka vendosur të zgjatë marrëveshjen me Rajo Vajekanon.

Balliu ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me këtë klub, të cilit i ishte bashkuar në vitin 2021. Por ai është kthyer në një prej liderëve në klubin madrilen dhe një emër i dashur për tifozët, ndonëse në sezonin aktual ka humbur vendin në formacionin titullar në klubin e La Liga.

Lojtarin 33-vjeçar po e ndiqnin disa klube të tjera spanjolle, të gatshme të përfitonin në verë për ta transferuar me parametër zero. Por Balliu ka zgjedhur të qëndrojë te Rajo Vajekano dhe palët kanë bërë të ditur sot se kanë rinovuar kontratën deri në vitin 2027.

Bimët më të mira shëruese që pastrojnë gjakun

Pastrimi i gjakut ndihmon organizmin në largimin e baktereve, virozave, infeksioneve në mënyrë shumë efektive.

Dy organet kryesore që kryejnë funksionin e pastrimit të gjakut nga toksinat janë veshka dhe mëlçia.

Mëlçia largon substancat e dëmshme nga gjaku ndërsa veshkat parandalojnë akumulimin e mbetjeve dhe lëngjeve në trup. Ato filtrojnë papastërtitë dhe ndihmojnë në pastrimin e gjakut.

Ndër produktet më të mira që ndihmojnë në pastrimin e gjakut janë padyshim bimët dhe barishtet.

AgroWeb.org do t’ju listojë në këtë artikull disa nga barishtet më të mira, të cilat gjenden lehtësisht në treg të freskëta apo disa prej tyre edhe në pikat e shitjes së bimëve medicinale që ndihmojnë në pastrimin e gjakut.

Rradhiqja
Gjethet e rradhiqes përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë në pastrimin dhe largimin e toksinave nga gjaku.

Rrënjët dhe gjethet e rradhiqes çmohen për vetitë e tyre në trajtimin e problemeve të veshkave dhe mëlçisë.

AgroWeb.org ju këshillon që rradhiqet t’i konsumoni të ziera si sallatë me limon e vaj ulliri por mund t’i konsumoni edhe si lëng duke zierë disa gjethe rradhiqesh në një filxhanë çaji me ujë.

Majdanoz
Majdanozi është një pastrues i shkëlqyer i gjakut me veti diuretike që ndihmojnë në largimin e e shpejtë të mbetjeve ushqimore nga organizmi.

Në mënyrë të veçantë, majdanozi ndihmon në eliminimin e toksinave dhe reudktimin e efekteve helmuese të shkaktuara nga metalet e rënda.

Gjithashtu, sipas të dhënave të AgroWeb.org majdanozi ka një efekt mbrojtës për mëlçinë duke ndihmuar në mirë funksionimin e saj. Nga ana tjetër ai parandalon problemet dhe dëmtimin e mëlçisë.

Hithra
Janë ndër barishtet më të vyera që natyra i ka dhuruar njeriut.

E pasur në vlera ushqyese dhe vlera shëndetësore gjithashtu, hithra qendron në majën e piramidës së barishteve që ndihmojnë për pastrimin e gjakut.

Konsumojeni hithrën në formën e çajit por edhe të sallatës gjithashtu.

Mjafton t’i zieni dhe t’i përdorni si sallatë ndërkohë që lëngun e tyre e konsumoni si çaj.

Gjembgomari
Gjembgomari është përdorur të paktën prej 2 mijë vitesh për qëllime mjekësore.

Kjo bimë fantastike ka veti të forta antioksiduese dhe anti inflamatore dhe është njohur gjerësisht për aftësinë e saj në largimin e toksinave nga mëlçia.

Gjembgomari konsumohet në formën e çajit, ku për një filxhan çaji me ujë vendosen për të zierë dy lugë çaji me gjembgomari të thatë.

Laboti
Gjethet e labotit të egër kanë veti pastruese për organizmin.

Lëngu i përftuar prej tyre është i rëndësishëm për pastrimin e gjakut.

Mjaftojnë katër deri në pesë gjethe të labotit të egër për të shfrytëzuar lëngun dhe pastruar gjakun./AgroWeb.org

Bëri humor te dera e SPAK-ut, Klodiana Lala zbulon pse u thirr Gaz Paja: Ka lidhje me Veliajn…

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka zbuluar se përse është paraqitur në SPAK, aktori i humorit Gaz Paja.

Lala tha se ai është pyetur lidhur me çështjen Veliaj-Xoxa, ndërkohë që i kanë sekuestruar edhe telefonin.

Zoti Paja është anëtar i Këshillit Bashkiak, është pyetur në kuadër të çështjes Veliaj-Xoxa. Prokurorët i kanë marrë edhe celularin. Hetimet po vijojnë me intensitet. Janë edhe shumë persona të tjerë që do të pyeten. Ai e deklaroi vetë që i kanë marrë celularin. Janë pyetur sërish edhe vartës të Ajola Xoxës, u pyet edhe ish deputeti i PS, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 te Sky Tower”, tha Lala.

Dosja Veliaj: Hetimet, akuzat dhe faktet

Prej 10 shkurtit Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ndodhet prapa hekurave, nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash.

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), dyshon se ai dhe bashkëshortja Ajola Xoxa, gjithashtu nën hetim, përfituan 1.1 milionë euro përmes skemave korruptive.

Hetimet paraprake tregojnë se paratë qarkulluan nga kompani dhe organizata jofitimprurëse të kontrolluara apo lidhura me Xoxën.

Ato u gjeneruan nga pagesa fiktive prej punonjësve të saj, fonde publike dhe dhurimet e të paktën 6 sipërmarrësve në marrëdhënie biznesi me bashkinë e Tiranës.

Si një përgjigje ndaj orvatjeve dezinformuese për ta shtrembëruar dhe relativizuar hetimin, Citizens.al sjell në këtë artikull të gjitha detajet e çështjes Veliaj, të përmbledhura në mënyrë skrupuloze, me synimin për t’i dhënë qartësi qytetarëve.


Kronologjia: Si vijuan hetimet e SPAK (Kliko mbi titull për të lexuar tekstin e plotë)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Verifikimet e SPAK mbi deklaratat e pasurisë të çiftit Veliaj-Xoxa, kanë ngritur dyshime për pasuri të pajustifikuara dhe transaksione të dyshimta për pastrim parash.

Veliaj figuron me një apartament dhe rreth 60,000 euro kredi të marrë në vitin 2015, ndërsa Xoxa me rreth 620,000 euro të deklaruara në llogari bankare dhe dy apartamente në zona të lakmuara të Tiranës.

Një vilë në Qerret dyshohet se u la qëllimisht në pronësi të kompanisë ndërtuese për t’iu shmangur deklarimeve, ngjashëm si me shitjen e një prone te “Shkolla e Kuqe” një kushëriri, i cili e dha më pas për pallat.


Ilustrim, kryebashkiaku Veliaj dhe çështjet që e kanë shoqëruar në detyrë.
Pronat: Pasuritë me probleme të çiftit Veliaj-Xoxa (Kliko mbi titull për të lexuar tekstin e plotë)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Në hetimet e saj SPAK shqyrtoi të dhënat bankare dhe deklaratat e bëra nga dhjetëra sipërmarrje që kanë pasur të bëjnë me Xoxën si dhe organizatat jofitimprurëse që kanë bashkëpunuar me të duke përfituar edhe fonde publike.

Hetimet kanë pikasur qindra mijëra euro faturime nga sipërmarrjet e afërta me Xoxën teksa janë ngritur dyshime në lidhje me mënyrat e sponsorizimit të aktiviteteve, të cilat SPAK dyshon se kanë përfshirë edhe pagesa korruptive të sipërmarrësve që fitonin tenderë dhe leje ndërtimi nga Veliaj si kryetar i Bashkisë Tiranë.


Flukset e parave: OJF-të dhe transaksionet e dyshimta (Kliko mbi titull për të lexuar tekstin e plotë)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ilustrim, financuesit kryesor të qendrës Harabel.

Nga 6 sipërmarrësit e përfshirë në çështje, SPAK ka vendosur ta arrestojë njërin prej tyre. Pesë të tjerët janë vënë nën masë detyrim paraqitje. Ata dyshohen se përfituan tenderë dhe leje ndërtimi përmes korrupsionit.

Prokuroria e Posaçme pretendon se ata xhiruan para në favor të Veliajt përmes: konsulencave fiktive me studion ligjore të Xoxës ose sponsorizimet e fshehta të aktiviteteve artistike të lidhura me të.

Në hetimet paraprake përmenden edhe sipërmarrës të tjerë, si Samir Mane (Mane Foundation), Mirton Lika e Vladimir Kosta (Lani shpk), Vladimir Avrami (Salus Konstruksion, Ventus) dhe Skerdilajd Faria (Sombrero), ky i fundit rezulton të ketë paguar rreth 375,000 euro shërbime drejt kompanive të Xoxës.

Prandaj nuk përjashtohet që në të ardhmen numri i të dyshuarve të shtohet.


Arrestohet Erion Veliaj
Ilustrim nga arrestimi i Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Sipërmarrësit dhe kompanitë e përfshira (Kliko mbi titull për të lexuar tekstin e plotë)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Çështja ndaj kryebashkiakut Veliaj tërhoqi vëmendjen publike edhe për shpenzimet e majme, të cilat SPAK dyshon se kreu bashkëshortja e tij në dhjetë vite.

Xoxa ka mohuar shifrat e deklaruara, por hetimet kanë nxjerrë në pah manovrat e saj për të fshehur porositë.


Ku shkuan paratë, shpenzimet e shfrenuara online të Xoxës (Kliko mbi titull për të lexuar tekstin e plotë)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ilustrim i skemës së blerjeve të dyshuara online nga A.Xoxa.

Çështja Veliaj-Xoxa vijon të jetë në fazën e hetimeve nga SPAK. Sipërmarrës dhe persona në dijeni janë thirrur dhe priten të thirren për të dëshmuar versionet e tyre të fakteve.

Por ajo që mund të thuhet është se hetimet për kryebashkiakun kanë ngritur një debat të madh publik dhe politik, mbi mënyrën se si menaxhohen fondet publike apo shpenzimet e luksit të politikanëve.

Mbi të gjitha, ka nxjerrë zbuluar qëndrimin e shumicës socialiste në pushtet, e cila tanimë nuk i kursen trysnitë dhe presionet përballë hetimeve për një politikan të afërt me Kryeministrin./citizens.al

VIDEO/ Zbulohen “agjentët” e Yuri Kim dhe të Politico në Shqipëri!

NGA GENTIAN GABA

Si shumë të tjerë në këtë cep të botës, ndjek me vëmendje mediat amerikane, në veçanti në këto ditë plot zhvillime.

Mbrëmjen e djeshme, teksa po lexoja Politico.com, ndesha artikullin që fliste për Yuri Kim, zëvendës-ndihmës sekretarja kryesore e shtetit për Evropën dhe Euroazinë, të cilës i është caktuar detyra për përpilimin e një liste të re përjashtimesh për ngrirjen e ndihmës së huaj në Ukrainë.

Artikulli ishte botuar të martën, e mesa duket, deri mbrëmjen e djeshme, isha i vetmi që pa te ai shkrim një vlerë për përcjelljen te mediat tona, e meqënëse nuk ishte publikuar ende askund, ia nisa gazetarit Poli Hoxha, i cili e botoi i pari në Alfapress.al (pa lejen e Polit po postoj bisedën për argëtim), e më vonë, siç ndodh zakonisht me tema të tilla, lajmi bëri xhiron e rrjetit.

E solla këtu këtë hisotri, sepse pasditen e sotme dëgjova në TV znj. Harxhi, e cila me siguri të frikshme deklaron se ishte ish-ambasadorja Kim që kishte përcjellë te të “besuarit” e saj në Shqipëri lajmin e Politico.

Kur e dëgjova, si fillim, qesha me të madhe, sepse historia që zonja po tregonte ishte kryekëput e pavërtetë, pasi i bie që të isha unë i “besuari”, kur në fakt nuk kam asnjë lidhje me të. Por vetëbesimi me të cilin zonja përcolli gjithë këtë ngjarje, duke shpalosur edhe njëherë versionin e saj për “rënien” nga vakti të Yuri Kim, si e larguar nga DASH dhe në hetim, sipas një narrative të ndërtuar po nga grupimi i saj, për të konfirmuar tezat e tyre, si një profeci që vetëpërmbushet, më shtyu të bëj këtë reagim.

Dhe të më ndjejë zonja, sepse në asnjë mënyrë ky nuk është një sulm ad hominem, as nuk do lejoj komente denigurese, por dua të mbaj një qëndrim për fenomenin, pasi përmes “dhomave të ekos” në të cilat futen, për t’i shërbyer vetëm vizionit të tyre periferik të gjërave, në fakt, janë dhe duke dëshmuar përmes kësi rastesh sesi po polarizojnë debatin publik me rrëfime të pavërteta, duke e futur shqiptarin apo mbështetësin e thjeshtë të një partie, në labirinte nga të cilat nuk dalin dot më.

Ajo që po ndodh sot në SHBA, nuk është ndonjë risi, ndarjet dhe përplasjet ideologjike dhe politike janë të vjetra brenda perandorive, aq sa perandoritë vetë. Ndërsa ne, të vegjlit, në çdo rast kujtojmë dialogun e Melosit, nga Lufta e Peloponezit e Tuqididit, ku athinasit u thonë banorëve të ishullit se “besojmë se njerëzit, të shtyrë prej nevoje natyrale, gjithmonë ndjejnë dëshirë të sundojnë, atje ku janë më të fortë. S’jemi ne që e vumë këtë ligj, as jemi të parët që e kemi përdorur, ne e gjetëm dhe e morëm, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë, e dimë se dhe ju dhe të tjerë, po të kenë fuqi të barabartë me tonën, do të veprojnë në të njëjtën mënyrë”.

Por abuzimet dhe trumbetimi i thagmave si kjo e shpalosur në media, apo të tjerat në të cilat flitet për administratën e re si një komunë e çfardoshme e vendit tonë, në të cilën vendimin për heqjen e non gratës e pengon “vetëm një firmë”, a thua se kryekomunari është te kafja dhe ti pret në zyrën ofiqarin për të mbaruar punë.

Në një skenë të vogël si ajo e Shqipërisë, vetëm për përfitime të çastit, apo për të mbajtur me shpresa të gënjeshtërta mbështetësit, tregon se, në mungesë të një alternative, oferta e vetme është konspiracioni.
Pas kësaj, me gjasë do të thonë se jam i Sorosit, por ndryshe nga ata që i rrethojnë nuk kam punuar kurrë në organizata të tilla.

Ndoshta do thonë që i them këto sepse jam me Bashën, por ndryshe nga këta e kemi kuptuar tre ditët e para që Amerika është e rëndësishme, jo tre vite më vonë, kur po zbresin nga kalaja e sovranizmit, e të shfaqen si Kolombi që “zbuloi” Amerikën, kur ajo ka qenë gjithmonë aty, me dritëhijet e çdo superfuqie.

Për ta mbyllur, me tone pozitive, është lajm i mirë që besimi te Amerika, po feks përsëri tek ata që e kanë parë këtë dritë të përthyer nga syzet e interesit të tyre. Sado e ngërthyer të jetë ajo në punët e saj, atje larg mes dy oqeanëve, për vendin tonë të vogël, të cilit i ka ardhur në ndihmë në momente kyçe të historisë, kur të flasë përmes institucioneve të saj, me gjasë do të themi atë që thoshte Shën Agostini për perandorinë e kohës së tij: Roma locuta, causa finita est (Roma foli, çështja u mbyllet).

 

 

VIDEO/ Zbulohen "agjentët" e Yuri Kim dhe të Politico

 

Amerika nuk ka braktisur SPAK-un, por Edi Ramën

Nga Sokol Pepushaj

Pas Enver Hoxhës, Edi Rama është i pari antiamerikan që gënjen shqiptarët se Amerika është larguar.

Tërheqja e 8 këshilltarëve sorosianë, që financoheshin nga taksat e popullit amerikan si fije merimange të organizatave ‘Shoqëri e Hapur’ dhe USAID, të joshura nga ofertat e këtij që denoncohet botërisht për përdorim të agjentëve të FBI dhe diplomacisë në interes të tij, nuk është braktisje e SPAK-ut, pasi ditët e fundit struktura antikorrupsion është forcuar me agjentë dhe hetues nga FBI dhe DEA që shumë shpejt pritet t’i trokasin në derë edhe familjes kryeministrore, por distancim nga qeverisja mafioze.

Nëse u larguan ca këshilltarë sorosianë në një ditë, në pistë, erdhën ca+ca+ca nuk e dimë sa të tjerë këto ditë, ekspertë trumpistë, që po, ka të drejtë kryemafiozi, që ndjen shkëputjen e tij me Amerikën.

Edi Rama po e deformon urdhërin e Presidentit të SHBA, Donald Trump, për bllokimin dhe verifikimin e financimeve, që Amerika akordon për organizata e institucione edhe në Shqipëri.

Ekipet shtesë që vijnë në Shqipëri pranë FBI-së, SPAK-ut, BKH-së dhe DEA-s, janë pikërisht kontingjent në zbatim të marrëveshjes së lidhur mes palëve në dhjetor 2024, ose e thënë më thjeshtë, asistenca që Altin Dumani ka kërkuar për hetimin e krimit në politikë e jashtë saj, të bashkëngjitura me aktivitet dhe interesa që dëmtojnë edhe programet e SHBA-ve në Shqipëri dhe rajon.

Kjo “dhëmballë” i dhëmb Bablokut, përkrahja e SPAK-ut nga Amerika.

Gjithsesi, nuk mund të ndodhte ndryshe, pasi Rama nuk u bë sot hajdut dhe antiamerikan, por ka qënë ashtu, që kur ishte fukara, pa shtëpi e pa para.

Pra, çdokush është dikush, këtej apo andej Pacifikut, nuk çuditet se si nga ky cep strategjik i botës së errët të mafies, ku dielli lind vetëm me lejen e Edi Ramës dhe deri para ca ditësh perëndonte vetëm me miratimin e Engjëll Agaçit, nuk çuditet me këtë kapërcim e kërcënim të ri mbi honet e vjetra të antiamerikanizmit, apo frymën që ndërron si moti në maj.

Ëngjëlli u bë Djall e avulloi si sëmundje sorosiane, para se afshi i nxehtë i SPAK-u ta bënte petale poshtë mollëve e dardhave të Olta Xhaçkës e Frida Kricës, por Babloku nuk u ligshtua, thjeshtë u zdrukthua ca.

E zëvendësoi me një dhi të egër nga stepat e mafies, dhe medias ja mbylli sqepin të mos këndonte këngën, “këta po i merr dreqi njërin pas tjetrit”!

Por Babloku i di të vërtetat.

Nëpër hirin e ëndrrave të djegura, para patronazhistëve të lodhur, trëmbur e bindur, vdekjen e vet e veshë me vegime kineze, sikur mbrëmë ka marrë pjesë në funeralin e demokracisë amerikane, dhe atë flamurin që ai e shtynte me neveri, tashmë e ka hedhur nervoz mbi arkivolin që s’kemi pse ne të mbajmë zi për të.

Por e vërteta, ka edhe ca më të vërteta që di Babloku.

Nëse dje armiku ishte Evropa e sot Amerika, pas ca ditësh, armik mund të jetë populli, që e di mirë, se duhet; ose të zhduket vetë, ose… .

Që t’i biem shkurt, e vërteta e madhe është se Amerika nuk e ka braktisur SPAK-un, por Edi Ramën.