28.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025

Video/ “Belinda Balluku është për burg”, Bardhi rendit faktet e blerjes së votave përmes legalizimeve në zgjedhje

Belinda Balluku mund të mashtrojë për 1 ditë, por nuk e mashtron dot SPAK, që ka në dorë provat e blerjes së votave përmes legalizimeve. Një drejtësi pa ndikim nga qeveria duhet ta çojë Belinda Ballukun pas hekurave të burgut.

Faktet janë kokëforta:

1. Shtabi elektoral i Belinda Ballukut, me në krye drejtuesen e shtabit, Laureta Omeri mbledhin të dhënat e banorëve të zonës elektorale të Belinda Balkukut për të kryer legalizimin para zgjedhjeve. Ky është përdorim i burimeve shtetërore për qëllime partiale dhe elektorale dhe ndëshkohet me burg.

2. Zyrat e Kadastrës janë vënë në dispozicion të shtabit elektoral të Belinda Ballukut për të bërë legalizime në masë deri të premten para zgjedhjeve.

3. Belinda Balluku nuk u shërben qytetarëve, por blen vota me legalizimet në kundërshtim me ligjin. Në 24 prill grupi i krijuar për legalizimet në Kombinat u shpërbë pa patur më interes për gjoja shërbimin ndaj qytetarëve.

Ky i Belinda Ballukut është një krim elektoral, që ka deformuar vullnetin e qytetarëve. Votat e blera edhe me mënyra të tjera nuk do ta shpëtojnë Belinda Balkukun nga drejtësia!

13 deputetë të qeverisë, dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, janë të prekur nga ligji i dekriminalizimit

Nga Gent STRAZIMIRI

13 nga deputetët e qeverisë, dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, janë produkt direkt, publik, haptazi, i individëve:
* të shpallur publikisht “non grata” nga SHBA,
Ose
* të përjashtuar nga ligji i dekriminalizimit,
Ose
* personalisht të përfshirë në dosjet kriminale “339” e “Shullazi”, etj.
Këtu çështja nuk është më
* “a do pranohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit”!

Këtu çështja është a do pranojmë që:
* kjo shoqëri është aq perverse saqë në liri të plotë, e pandikuar nga asnjë shantazh apo miklim, ka zgjedhur me vullnetin e saj për inat të SHBA dhe BE pikërisht ata që duhej të qëndronin sa më larg jetës publike e politike?

Këta 13 deputetë janë diferenca mes qeverisjes dhe opozitës!

Këta deputetë janë “fitorja” e “fituesit” !
KAQ!

#dekriminalizim
#asnjë_hap_pas

Kim Mehmeti: Në zgjedhje humbi Shqipëria, fitoi partia-shtet!

Analisti dhe shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti, i ftuar si zakonisht të premten në SYRI TV, komentoi rezultatin e zgjedhjeve. Ai tha se nuk i intereson të bëjë analizë për përqindjet, por theksoi se në ‘këto zgjedhje humbi Shqipëria’.

“Kjo aleancë e qelbësirave vodhi edhe shpresën se votuesit mund të përcaktojnë se kush duhet të drejtojë vendin”, tha ai.

“Shqipërisë i mungojnë shqiptarët e saj. Ajo është katandisur të mbetet vetëm me votuesit e Rilindjes. Shqipërinë e drejton vullneti politik i 20 përqind të shqiptarëve. Kjo e humbet kuptimin e zgjedhjeve,” theksoi Kim Mehmeti.

Sipas tij, Edi Rama do të vazhdojë me planet e tij për shpopullimin e Shqipërisë dhe përkrahjen e projekteve serbe.

“Rama e paralajmëron këtë edhe me ftesën për bashkëpunim me opozitën, e cila ka për qëllim që të legalizojë krimin zgjedhor. Ne do kemi një Rilindje që prodhon sa më shumë zhurmë për të fshehur realitetin për atë që ndodh në Shqipëri,” tha Mehmeti, duke shtuar se Shqipëria u bë e pabanueshme për rininë.

“Përballja me Rilindjen është si përballje me mafian, ku nuk ke shtet. Sepse Rilindja është edhe prokurori, edhe gjykatë, edhe polici. Asgjë nuk mund të parashikohet në një shtet ku kemi një parti-shtet. Ku asgjë nuk funksionon normalisht. Ku i gjithë shteti është në shërbim të partisë”, tha ai.

PD Kurbin: Falenderim dhe mirënjohje qytetarëve, mbështetje pa rezerva kryetarit Lulzim Basha!

Në pamundësi për t’ju falënderuar fizikisht secilin nga ju qytetarë të Kurbinit, si Kryetar i Degës së PD Kurbin unë Behar Haxhiu dua t’ju shpreh mirënjohjen me zemër për mbështetjen e pakursyer, që dhatë në garën e 25 Prillit. Atë mbështetje, që e kemi ndjerë në vazhdimësi ndër vite kudo, që nga njerëz të njohur e panjohur në fshatra dhe qytete, tek të rinjtë e të reja e deri tek miqtë e shumtë në rrjeteve sociale, ka qenë përgjegjësi dhe angazhim i madh për ti qëndruar besnik verdiktit tuaj ku rezultoi se ju vendosët me votimin masiv #RamaIk, duke besuar dhe kërkuar ardhjen e z. Lulzim Basha në udhëheqjen e vendit si e vetmja alternativë për Shqipërinë Europiane.

Mirënjohje për ekipin energjik e të motivuar, që punoi për Partinë Demokratike në degën e Kurbinit, ditë pas dite e pa orar, për të përcjellë projektin tonë të ndryshimit për Shqipërinë. Kemi marrë mbështetje, por edhe kemi mësuar shumë prej të rinjve të talentuar të Kurbinit tonë, njohje të hershme apo të reja, të kthyera tashmë në miqësi që do vijojë të forcohen dhe do i inkurajojmë që të qëndrojmë fort në vendin tonë e ta bëjmë atë si gjithë Europa.

Të gjithë sëbashku edhe me kandidatët e listës tonë zhvilluam një betejë, të cilën e kishim fort për zemër, e të cilës i dhamë gjithë energjinë, përvojën, përkushtimin, por sidomos pasionin për të bërë më të mirën për Kurbinin tonë.

Falenderime për familjen tonë politike, që na ka mbështetur pa kushte dhe me pasionin, përkushtimin dhe besimin e palëkundur në vlerat dhe aspiratat e Partisë Demokratike, të trashëguar nga një traditë e gjatë, e qëndrueshme dhe e pandryshueshme, Kurbini Blu.

Falënderojm Shtabin elektoral, kryesine, komisionerët, vëzhguesit, numëruesit dhe përfaqësuesit e PD, për impenjimin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë këtyre ditëve e netëve të lodhshme. U jemi pafundësisht mirënjohës!

E keqja fitoi një betejë me vjedhje me manipulime me shantazhe me forcën e parasë së taksapaguesve, por lufta vazhdon!

Ne sëbashku me Lulzim Bashën në krye, do vazhdojmë luftën tonë duke kërkuar mos njohjen e këtij rezultati totalisht të manipuluar dhe diformimin e vullnetit të popullit nga Edvin Rama.
#protestojmVotëShqiptarie

PD Sarandë mbështet kryetarin Basha: Qeveria, legalizime dhe blerje votash

Partia Demokratike, dega Sarandë, në një deklaratë për shtyp, duke shprehur mbështetjen për kryetarin Lulzim Basha, ka evidentuar ndërkohë edhe problematikat që janë hasur në këtë qark përsa i përket shitblerjes së votave.

Reagimi i degës së PD Sarandë

Nga analiza paraprake e zgjedhjeve dhe rezultatit zgjedhor dega e PD Sarandë evidenton se:

Gjatë fushatës elektorale administrata qendrore dhe lokale u vu në funksion të kryerjes së shërbimeve që blenin votën e qytetarëve.

U shtuan legalizimet në funksion të votës. Derisa arritën që edhe ditën e shtunën të heshtjes zgjedhore të punonin për të dhënë legalizime në këmbim të votës. Ne e evidentuam edhe publikisht dhe ndaluam zyrën e Hipotekës atë ditë që të vazhdonte abuzimin me pushtetin dhe shkeljen e rregullave.

Drejtorët e admistratës pasi bënë intimidime dhe kërcënime, erdhën edhe ditën e votimit pranë qendrave të votimit që të siguroheshin për votën dhe të kontrollonin qytetarët. Biles ne, dega Sarandë bllokuam procesin e votimit paradite derisa ata u larguan nga qendrat.

Gjatë fushatës u përdorën masivisht mjetet shtetërore në shërbim të partisë ne pushtet.

Ministria Denaj perdori mjetet e shtetit ne fushatë.

Administrata qendrore dhe lokale bëri punësime masive në kundërshtim me ligjin në prag të zgjedhjeve.

Edhe në procesin e numërimit ishin përfshirë drejtorat e administratës si numërues dhe vëzhgues deri në momentin e fundit, duke braktisur pozicionin shtetëror për të cilin paguhen me taksat e qytetarëve.

Në Bashkinë Finiq ndodhi fenomeni që u gjet kutia e hapur, e vulosur prap ku mungon 500 fletë votimi të papërdorura qe nuk dihet ku janë përdorur në qarkun e Vlorës!

Rreth 12500 vota të opozitës në qarkun tone nuk arrijne dot të prodhojne mandat nga ndryshimet e njëanshme të kushtetutës dhe kodit zgjedhor nga Edi Rama.

Pavaresisht kësaj ekipi i fushatës, kryesia e degës, drejtuesit e degës dhe deputetja e caktuar për degën Ina Zhupa kanë arritur që në degën Sarandë regjistrohet një rekord historik votash për PD. Me një rezultat të papërsëritur më parë gjatë një gare parlamentare.

Ku PD ka marrë:

Bashkia Sarandë 5060 vota me një rritje mbi 51% nga 2017

Bashkia Finiq 1422 vota me një rritje mbi 28% nga 2017

Bashkia Konispol 1354 vota me një rritje mbi 17% nga 2017

Nisur nga sa më lart dhe nga rezultati i arritur kryesia e degës Sarande pas mbledhjes së analizës vendosi:

– Të mbështesim kryetarin Lulzim Basha në të gjitha hapat që do gjykohen për vazhdimin e aksionit për evidentimin e të gjitha shkeljeve dhe deformimeve të rezultatit zgjedhor nga skemat mafioze të Edi Ramës.

– Të siguroj bashkimin e demokratëve të rrethit Sarandë në një mision me kryetarin Basha dhe kryesinë e PD për të mbrojtur demokracinë dhe forcuar Partinë Demokratike përballë të vetmit kundërshtar Edi Ramës.

– Të garantoj mos përçarjen e partisë për asnjë arsye kur rezultati na tregon besimin e qytetarëve dhe kur kundërshtari jonë perballe përfiton nga lufta artificiale e dëshirave të disa aktorëve të caktuar për pushtet personal.

Kastriot Piroli më i votuari në Lezhë: Falenderoj kryetarin Basha që më besoi kandidimin!

Kastriot Piroli është një nga kandiatët e PD që ka siguruar 9374 vota. Në një postim në Facebook, deputeti i Qarkut të Lezhës, Kastriot Piroli falenderon të gjithë votuesit, për mbështetjen që i dhanë.

Ai ka zhvilluar një fushatë elektorale të ndershme, dhe i bindur për fitoren e tij, duke ju referuar dhe angazhimit qytetar, në prezantimin e programit të tij gjatë mandatit katërvjeçar.

Të gjithë e njohin njeriun e mirë dhe punëtor, intelektualin me intelegjencë dhe profesionalizëm. I kanë besuar votën qytetarët e Kurbinit, duke e njohur për vullnetin e madh për ndryshimin e zonës.

Kastriot Piroli njihet si njeri fjalë pak dhe mjaft intelegjent për realizimin e objektivave, premtues për fjalën e dhënë qytetarëve kurbinas, deputeti që do investojë në të mirën e komunitetit. /Ahmet ZANI

Postimi i plotë i Kastriot Pirolit në statutin e tij Facebook

Të dashur motra dhe vëllezër, bashkëqytetarë të Kurbinit, Lezhës dhe Mirditës, sapo përfundoi procesi i numërimit të votave.

Duke ju uruar që ky status t’ju gjejë me shëndet të plotë familjarisht, dua që të falenderoj përzemërsisht të gjithë banorët e Kurbinit dhe gjithë qarkut Lezhë. Shumë pak të shprehësh vetëm falenderime për qytetarët e qarkut Lezhë, të cilët më votëbesuan ndershmërisht, me ideal e vërtetësi, pa u ndikuar as nga paratë e pushtetit dhe as nga dhuna e tij.

Nuk mjafton vetëm mirënjohja për strukturat e Partisë Demokratike të qarkut e drejtuesit e tyre, komisionerët, vëshguesit, grupet mbështetëse, përfaqësuesit e KZAZ-së, numëruesit, të gjithë anëtarët e PD, të cilët më përkrahën pa bujë e pa zhurmë, po me shpirt e zemër!

Përulje respekti për ekipin tim të mrekullueshëm e të jashtëzakonshëm, të palodhur, plot jetë, vlera e vizion, me vajza e djem të mençur, entuziastë e me shumë dëshirë për të ardhmen.

Vlerësime të sinqerta e të vërteta për Kryetarin e PD, zotin Basha që me besoi kandidimin!
Zoti ju bekoftë!

“Manuali i luftëtarit të dritës” i Paulo Coelho, një libër që shpërndan një mesazh besimi dhe jete!

Gjate ditëve të fushatës një element që karakterizohej nga fisnikëria dhe fryma pozitiviste ishte dhe shpërndarja e librave, një element që e zbukuroi fushatën tonë qytetare.

Edhe sot, nën kujdesjen e Drejtuesit Politik të Qarkut Vlorë z.Bujar Leskaj, nën petkun e qytetarisë dhe edukatës, diskutuam mbi librin “Manuali i luftëtarit të dritës”-Paulo Coelho.
Ky libër shpërndan domethënien simbol të të kuptuarit të termit “Luftëtar”, misionin dhe karakterin e tij, i cili gjen vend në të gjitha dimensionet e jetës.

Në këtë libër të shkurtër, të thjeshtë dhe të çmuar, gjejmë sintezën e filozofisë humaniste të Paulo Coelho-s.

Ky libër shpërndan një mesazh besimi dhe jete!

Të rinjtë janë në thelb “Luftëtar të dritës”, plot virtyte, të çmuar dhe të palëkundur nga misioni i tyre!

Video/ “Kemi 3 në Sharrë, i takova vetë shefe”, këshilltarja e Ballukut është marrë direkt me blerjen e votave

Partia Demokratike, nëpërmjet një video ka denoncuar edhe njëherë nëpërmjet provave dhe dëshmive se dyshja Rama-Doshi kanë blerë votat, në një skemë të mirëorganizuar, ku tashmë është provuar që edhe këshilltarja e Ballukut, Laureta Omeri, është marrë direkt me blerjen e votave nëpërmjet legalizimit të banesave.

Në video dëgjohet këshilltarja e Ballukut, Laureta Omeri që thotë se, ka takuar 3 persona në Sharrë dhe i ka paguar që të votojnë për Partinë Socialiste dhe për Ballukun.

“Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Ramës-Doshit

Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Ramës-Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet. Ato faktojnë masakrën zgjedhore. Këto prova janë vënë në dispozicion të Prokurorisë prej datës 12 Prill dhe ajo deri në këtë moment nuk ka vepruar.

Grupi i hapur me urdhër të Belinda Ballukut dhe i drejtuar nga këshilltarja e saj, në Kabinetin e Ministrit, Laureta Omeri ekzekuton prej më shumë se një muaj skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave.

Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi”,thueht në deklaratën e Partisë Demokratike.

40 milionë euro për blerje votash, operacioni më i madh i Ramës!

Qeveria shqiptare ka transferuar 40 milionë euro nga paratë e buxhetit të shtetit, të cilat duhej të përdoreshin për rindërtimin, te qytetarët e ndryshëm përpara zgjedhjeve, me qëllim blerjen masive të votave.

Skandali i denoncuar nga MCN nxjerr në dritë operacionin më të madh të tjetërsimit të votave nga qeveria e Edi Ramës.

Sipas gazetarit Klodian Tomorri, gjithçka ka ndodhur nën hundën e opozitës dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

“Baaaang ekskluzive.

Ndërkohë që opozita shëtiste autokolonën nëpër Shqipëri me ëndrrën euforike se do fitonte zgjedhjet, nën hundën e saj dhe vëzhguesve ndërkombëtare, Rama organizoi një nga operacionet më të mëdha për ndikimin e votës në shkallë të gjerë përmes parave. Jo me para informale, por drejtpërdrejtë me paratë e buxhetit.

Në mars dhe prill qeveria transferoi 40 milionë euro kesh në llogaritë e mijëra familjeve në Durrës, Shijak, Tiranë, Kamëz, Vorë, Rrogozhinë, Lezhë si grante rindërtimi. Në Durrës, mijëra familjeve, paratë iu derdhën në llogari nga thesari vetëm 3 ditë para zgjedhjeve”, shkruan ai.

Zëri i Amerikës: Opozita nis denoncimin për masakrën zgjedhore

Në Tiranë, partitë e opozitës po publikojnë fakte dhe padi, që provojnë, sipas tyre, vjedhjen e votave nga Partia Socialiste në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim publikuan edhe sot prova, për atë që ato e quajnë “një masakër zgjedhore”. Socialistët i kanë hedhur poshtë këto akuza dhe pohojnë se po presin certifikimin e fitores së tyre të rregullt nga KQZ-ja. Ndërkohë, në radhët e PD-së po shtohen zërat për largimin e kryetarit të saj, Lulzim Basha.

Partia Demokratike deklaroi sot se kryeministri Rama dhe një ministre e kabinetit ishin në krye të operacionit për vjedhjen e zgjedhjeve duke përdorur legalizimet e ndërtesave në këmbim të votave.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi publikoi urdhëra dhe biseda në një grup online të ministres Balluku dhe një seri vartësish të administratës, të cilët prej më shumë se një muaji këmbenin lista dhe foto objektesh pa leje, që i legalizonin para zgjedhjeve në këmbim të votave nga pronarët e tyre për Partinë Socialiste.

“PD ka bërë kallëzim kundër ministres Balluku dhe stafit të saj për krime elektorale, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal që prej datës 12 prill 2021. Prokuroria nuk ka bërë asgjë as për ta ndalur, as për ta parandaluar dhe as për ta ndëshkuar këtë skemë të pastër kriminale të blerjes së votës në këmbim të legalizimit të banesave” – tha zoti Bardhi.

Kjo, sipas tij, është një provë flagrante që provon se si Edi Rama dhe ministrja e tij shkelën ligjin dhe duke përdorur burimet shtetërore për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe rezultatin e zgjedhjeve.

Edhe sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Brahimllari, foli për “një masakër zgjedhore nga ana e Partisë Socialiste”, që po provohet dita ditës.

Ai tha se manipulimet e shumta të procesit zgjedhor do të paditen para drejtësisë.

“Kemi depozituar kallëzim në SPAK për manipulime të rënda të procesit zgjedhor nga komisionerët dhe drejtorët e Rilindjes, që manipulonin votat duke bërë shënime dhe duke i bërë të pavlefshme. Do të depozitohet ankimimi për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Gjirokastrës, për përjashtim antikushtetues dhe të paligjshëm, masiv të zgjedhësve nga e drejta për të votuar. Do të depozitohet ankimimi për pavlefshmërinë të një sërë qendrash votimi në Berat etj” – tha ai.

Pas këqyrjes së dokumentave dhe pamjeve filmike të marra nga KQZ-ja, LSI do të kërkojë po ashtu rishikim për Qarkun e Durrësit, rinumërim votash në disa qarqe të vendit dhe rishikim të pavlefshmërisë së një numri të madh votash.

Ndërsa drejtuesit kryesorë të opozitës po përpiqen të dokumentojnë shkeljet e procesit zgjedhor, në radhët e PD-së po shtohen zërat, që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha.

Anëtari i kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, theksoi sërish sot në një takim me shtypin nevojën që ka kjo parti për të analizuar humbjen e radhës dhe për të zgjedhur drejtues të rinj.

Socialistët nga ana e tyre kanë hedhur poshtë cdo akuzë për manipulim të zgjedhjeve dhe deklarojnë se qytetarët iu dhanë një mandat të tretë besimi pas përballimit të pandemisë dhe tërmetit.