31.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025

Më 25 Prill fitoi shteti i kapur nga të fortët, oligarkët dhe politikat klienteliste

Nga Oerd BYLYKBASHI

Faleminderit të gjithë zgjedhësve shqiptarë që me 25 prill kuptuan drejt se Zgjedhës është më shumë se Votues.

Faleminderit juve që në interes të së ardhmes së fëmijëve tuaj zgjodhët projektin tonë për ndryshim!

Edhe pse zgjedhja juaj nuk fitoi, sot duhet të ndjeheni krenarë për votën tuaj.

Falenderoj nga zemra çdo zgjedhës që zgjodhi të personalizojë votën për Partinë Demokratike me emrin tim qoftë edhe pa më njohur personalisht, përtej premtimeve, pazareve dhe interesave klienteliste.

Jam i nderuar nga vota juaj!

Ju falenderoj që besuat në një politikë të drejtë ku rëndësi ka integriteti dhe jo pazari. Ju premtoj që do t’ju përfaqësoj si deputet i Partisë Demokratike me dinjitet dhe integritet në parlament dhe do të përpiqem modestisht që gjërat të ndryshojnë për më mirë.

Unë besoj se Partia Demokratike është një emër shumë më i madh se kushdo prej nesh. E kemi nder të jemi pjesë kontribuese e saj. PD do të jetë në mbrojtje të lirive dhe të drejtave edhe kur të zëvendësohemi nga të tjerë.

Është fat të lëmë një gjurmë në librin e saj të madh.

Për këtë arsye falenderoj nga zemra të gjithë anëtarët e strukturave të Partisë Demokratike dega Durrës dhe forumin rinor për punën e palodhur këto muaj. Një falenderim i posaçëm u shkon anëtarëve të strukturave të lagjeve të qytetit me të cilët pata nderin të punoj çdo ditë në këtë fushatë. Duhet të jenë krenarë që arritën të rrisin me 80% Partinë Denokratike. Ky ishte qëllimi juaj dhe i imi si kandidat përtej projekteve personale.

Sot, si 30 vjet më parë me 31 Mars 1991, ne nuk u ndeshëm me Partinë Socialiste por me shtetin padron që përdori çdo pushtet, paranë kriminale e korruptive, kontrollin kapilar si edhe presionin.

Me 25 Prill fitoi shteti i kapur nga të fortët, oligarkët dhe politikat klienteliste. Partia Demokratike do të ngrihet për ta mundur këtë model ashtu siç u ngritëm 30 vite më parë, për një Shqipëri ndryshe dhe për të rinjtë që tek ne kërkojnë shpresë.

Mirënjohje dhe respekt!

Nga Bardh SPAHIA

Në pamundësi për t’ju falënderuar fizikisht secilin nga ju, dua t’ju shpreh mirënjohjen time me zemër për mbështetjen e pakursyer, që më dhatë në garën e 25 Prillit. Ajo mbështetje, që e kam ndjerë në vazhdimësi ndër vite kudo, që nga njerëz të njohur e panjohur në rrugët e qytetit tim, tek komshinjtë në lagjen time ku u rrita, tek të rinjtë e të rejat e deri tek miqtë e shumtë në rrjete sociale, është përgjegjësi dhe motivimi im për të qenë zëri juaj i pakompromis, në emër të Partisë Demokratike, në Kuvendin e Shqipërisë.

Mirënjohje për ekipin energjik e të motivuar, që punoi me mua ditë pas dite e pa orar, për të përcjellë projektin tonë të ndryshimit për Shqipërinë. Kam marrë mbështetje, por edhe kam mësuar shumë prej të rinjve të talentuar të qarkut tonë, njohje të hershme apo të reja, të kthyera tashmë në miqësi që do vijojë të forcohet.

Zhvilluam një betejë, të cilën e kishim fort për zemër, e të cilës i dhamë gjithë energjinë, përvojën, përkushtimin, por sidomos pasionin për të bërë më të mirën për Shkodrën tonë.

Falenderime nga zemra edhe për miqtë, kolegët mjekë, personalitete të fushave të ndryshme, e të njohurit e shumtë brenda e jashtë vendit, që edhe duke mos qenë banorë të Shkodrës, më inkurajonin me vëmendjen e tyre sistematike gjatë kësaj fushate.

Falenderime për familjen time, që më ka mbështetur pa kushte dhe me pasionin, përkushtimin dhe besimin e palëkundur në vlerat dhe aspiratat e Partisë Demokratike, të trashëguar nga një traditë e gjatë, e qëndrueshme dhe e pandryshueshme.

Falënderoj gjithashtu komisionerët, vëzhguesit, numëruesit dhe përfaqësuesit e PD, për impenjimin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë këtyre ditëve e netëve të lodhshme. U jam pafundësisht mirënjohës!

E keqja fitoi një betejë, por lufta vazhdon! Unë do të jem gjithmonë aty për Shkodrën tonë, për Shqipërinë!

Ju falem të gjithëve,
Bardh Spahia

Nuk do të jetë deputet/ Majko: Jam ndër 10 më të votuarit, sistemi më la jashtë

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, duke dale nga nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and lawmaker, Pandeli Majko, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Pandeli Majko, ministër për Diasporën dhe deputet i PS, nuk arriti të marrë mandatin e deputetin në zgjedhjet e 25 prillit. Majko renditej i 19 në Tiranë dhe pavarësisht se disa herë Kryeministri Edi Rama përmes batutave ka bërë thirrje që të votohej emri i tij me votën preferenciale, sërisht Majko nuk arriti të thyente herësin.

“Megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston.

Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mposht me logjikë”, shkruan Majko në rrjetet sociale.

Ish-Kryeministri socialist u rendit në atë që konsiderohej si vija e kuqe në listën e kandidatëve socialistë për Tiranën, duke mos arritur të merrte mandatin. Sistemi që u aplikua në zgjedhjet e 25 prillit u miratua edhe me votën në Kuvend të Pandeli Majkos, ku vazhdimisht PS kundërshtonte listat e hapura 100 %, duke vendosur atë që u konsiderua si barriera e herësit. Ndoshta sot shumë nga ligjvënësit aktualë, të cilët në shtator nuk do të jenë pjesë e Kuvendit, mund të jenë penduar që kanë ngritur duart symbyllurazi për një sistem që çimenton kryetarët e partive.

PD publikon videon: Si kanë vepruar bandat e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve

Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Ramës-Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet. Ato faktojnë masakrën zgjedhore. Këto prova janë vënë në dispozicion të Prokurorisë prej datës 12 Prill dhe ajo deri në këtë moment nuk ka vepruar.

Grupi i hapur me urdhër të Belinda Ballukut dhe i drejtuar nga këshilltarja e saj, në Kabinetin e Ministrit, Laureta Omeri ekzekuton prej më shumë se një muaj skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave.

Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi.

Meta: Hetim për fletët e votimit të pavlefshme!

Presidenti Ilir Meta deklaroi gjatë një konference se, zgjedhjet në Shqipëri nuk kanë përfunduar, pasi ende nuk ka nisur procesi i ankimimeve dhe konstestimeve.

“Mos u shfokusoni nga procesi i zgjedhjeve. Mos u çorientoni me lajme të tjera. Zgjedhjet nuk kanë përfunduar, dita e votimeve po, administrimi vazhdon. Rezultati vazhdon dhe i ka mundësitë të jetë një rezultat paraprak, sepse procesi i numërimeve nuk ka mbaruar ende por ajo që është më e rëndësishme, procesi i ankimimeve apo konstestimeve nuk ka nisur akoma, sepse kjo gjë nuk mund të ndodhi sipas Kodi Zgjedhor pa u shpallur rezultati nga KQZ. Dua të falënderoj qytetarët e Shqipërisë që pavarësisht çfarë ndodhi deri në 26 prill iu përgjigjën thirrjes së Presidentit, morën pjesë masive në zgjedhjeve, pjesëmarrja është të paktën 74 për qind, e qytetarëve që janë rezident dhe kanë të drejtën për të votuar”, tha presidenti, në një deklaratë për mediat.

Meta kërkoi një hetim të thellë për fletët e votimit, të cilat kanë dalë të pavlefshme. Kreu i Shtetit ngriti dyshime se fletët e votimit janë bërë qëllimisht të pavlefshme, me qëllim deformimin e vullnetit të sovranit.

Një thirrje bëri për forcat politike, që sipas tij, momentalisht nuk duhet të bëjnë analiza, por të përqendrohen të mbarëvajtja e procesit, pasi ende nuk ka përfunduar.

“Duhet me shumë përgjegjshmëri të mos preket asnjë kuti votimi, apo fletë votimi. Të numërohet gjithçka, sepse filmimet janë atje. Është e lehtë për ta kuptuar nëse një fletë ka dy kryqe dhe nëse i ka bërë e njëjta dorë apo janë dy duar të ndryshme, pra dora e sovranit dhe dora e sekserit dhe atyre që administrojnë dhe që kanë pasur qëllim për të cënuar votën e sovranit”, u shpreh.

“I bëj thirrje të gjitha forcave politike të përqendrohen për të mos cënuar më tej integritetin e këtij procesi dhe për të numëruar dhe rinumëruar çdo votë që është hedhur nga qytetarët. Çdo krim zgjedhor e rëndon pozitën e atyre që do të përfshiheshin në krime të tilla për të mbuluar ato që kanë ndodhur. I bëj thirrje forcave politike që të mos merren me analizën e zgjedhjeve, pasi ato nuk kanë përfunduar, por ti shërbejnë mbarëvajtjes së procesit. Ky është mesazhi im dhe i kërkoj edhe KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor dhe Gjykatës Kushtetuese, Prokurorisë që të jenë në gatishmëri të këtij procesi. Asgjë nuk na nxiton, institucionet krijohen në shtator. S’ka njeri të bërtasë më njeri hap kutitë, sepse kutitë janë hapur me kod. Të lënë çdo bashkëpunim që kanë pasur deri më sot, komisioner numërues të PS, PD, LSI. Tani të përqendrohen në këtë çështje. Është e rëndësishëm të bëhet një hetim i fletëve të pavlefshme. Një qytetar që nuk ka shkuar të votojë ka bërë zgjedhjen e tij dhe nuk ka të drejtë të kërkojë llogari. Por që një qytetar të shkojë të votojë të rrijë në radhë të hedhë votën e tij dhe ajo ti dalë e pavlefshme për shkak të marifeteve kjo është e pafalshme dhe nuk duhet të ndodhë më”, shtoi ai.

Meta i përgjigjet Ramës për shkarkimin: Shashka që duan të largojnë vëmendjen nga 83 mijë votat e pavlefshme

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur Ramës për shkarkimin në Parlament. I pyetur në lidhje me deklaratat e kryeministrit Rama, i cili tha se, populli shqiptar ka dënuar me votë Ilir Metën dhe se këtë vendim do e ekzekutojë dhe në Parlament, presidenti iu përgjigj:

“Asnjë përgjigje për shashkat për të cilat duan të largojnë vëmendjen tuaj për 83 mijë votat e pavlefshme sepse nuk ka statistikë në botë që të justifikojë këtë pavlefshmëri rekord, ndërkohë që e dini që diferenca do të ishte e ngushtë. Mund të lëvizin shumë mandate. Po po të ishte kështu, Meta kishte ikur në 100 herë, por unë mbaj fjalën. Mbani vëmendjen te kjo gjë, 83 mijë fletë të pavlefshme. Ilir Meta nuk ka kandiduar në këto zgjedhje dhe as nuk ka sugjeruar asnjë parti. Tani mos e mbani mendjen te dorëheqjet dhe largimet”.

Denoncimi i fortë i Berishës: Gjykatëset që kalojnë Vetingun festojnë fitoren e PS me yll të kuq në ballë!

Gjykateset qe kalojne vetingun, festojne fitoren e PS me yll te kuq ne balle!

Kjo eshte IIiba Bezati Qirko, kryetare e gjykates se Apelit Vlore, kunata e famozes Pamela Balluku, motres se Ndrikull Grykesise apo Belinda Balluku.

Iliba kaloi ne kundershtim me çdo ligj vetingun me urdher te Edi Rames dhe ndihmen e kunate Pameles.

Shikoni foton dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje zoti Berisha kjo eshte drejtesia jone e depolitizuar.Kryetare gjykates apelit vlore Iliba Bezati Qirko , Kunata e Pamela Qirkos e cila kaloj vetingun me ndihmen e kunates dhe me urdhwr te Edi Ranes ne fushat per PS me shoqet ilegale me kapele me yll ne balle

Fotua eshte bere ne kruje mbas dates 25 prill. Festojn fitoren e partis

Ju lutem anonim!

Ketu me poshte keni dy artikuj te gazetarve serioz investigativ qe deshmojne se vendi i gjykatses kunat ishte ne burg per nje seri shkaqesh te renditura ne ILDKP dhe DSIK

Gjatë seancës dëgjimore Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përmbysi raportet negative të institucioneve ndihmëse për pasurinë dhe pastërtinë e figurës.

Zbulohet lidhja e biznesit mes Pamela Qirkos së KPK dhe gjyqtares që iu rrëzuan raportet negative (Dokumetet)

https://www.reporter.al/kpk-konfirmon-ne-detyre…/

https://boldnews.al/…/zbulohet-lidhja-e-biznesit-mes…/

PD publikon faktet dhe bisedën telefonike Rama-Balluku të vjedhjes së zgjedhjeve duke përdorur legalizimet në këmbim të votave

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI I PËRGJITHSHËM, GAZMENT BARDHI

Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Ramës/Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet.

Provat që do të ekspozojmë sot faktojnë masakrën zgjedhore. Ato janë vënë në dispozicion të Prokurorisë prej datës 12 Prill dhe ajo deri në këtë moment nuk ka vepruar.

Kjo që shikoni në ekran është grupi i whatsapp i hapur me urdhër të Belinda Ballukut dhe drejtuar nga Këshilltarja e saj në Kabinetin e Ministrit Laureta Omeri. Përmes këtij personi, Belinda Balluku ekzekuton skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave.

Kjo bisedë në whatsapp fakton se për më shumë se 1 muaj administrate publike është vënë në funksion të blerjes së zgjedhjeve. Provat tregojnë se si PS jep leje legalizimi në këmbim të votës.

Në këtë bisedë ka detaje të ndërtesave dhe adresave përkatëse për të cilat shtabet elektorale të Partisë Socialiste urdhërojnë legalizimin e menjëhershëm para zgjedhjeve, në këmbëim të votës. Aty dalin në pah hartat e banesave, emrat e punonjësve të administratës publike në vënë në shërbim të kësaj skeme kriminale të blerjes së votës, emrat e votuesve, por edhe shumë informacione të tjera.

PD ka bërë kallzim kundër ministres Balluku dhe stafit të saj për krime elektorale, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal që prej datës 12 prill 2021.

Prokuroria nuk ka bërë asgjë as për ta ndalur, as për ta parandaluar dhe as për ta ndëshkuar këtë skemë të pastër kriminale të blerjes së votës në këmbim të legalizimit të banesës.

Kjo është një provë flagrante që provon se si Edi Rama dhe Belinda Balluku janë në krye të operacionit kriminal të vjedhjes së zgjedhjeve, duke shkelur ligjin dhe duke përdorur burimet shtetërore për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe rezultatin e zgjedhjeve.

Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm se se si kanë vepruar Rama-Doshi dhe bandat e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit. Të tjera fakte dhe të dhëna do të publikohen në ditët në vijim.

Deklaratat sa për të larë gojën se prokurorët duhet të hetojnë krimet zgjedhore nuk mjaftojnë. Sot Prokurori i Përgjithshëm dhe Drejtuesi i SPAK kanë përpara tyre një krim të dyfishtë, atë të vjedhjes së zgjedhjeve dhe atë të mosveprimit të organit të prokurorisë për të parandaluar e ndëshkuar krimet zgjedhore të provuara. Ky rast flagrant është një provë sesa të përkushtuar janë vërtëtë këto organe për të përmbushur detyrën e tyre, sic pret opinion publik shqptar dhe partnerët tanë ndërkomëbtarë.

Një gjë është e sigurtë. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin e madh që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, që ta rrëzojmë regjimin Rama-Doshi.

Paloka: Ne nuk do të dorëzohemi përpara një të keqeje si Edvin Rama!

Nga Edi PALOKA

Sot kur i gjithe procesi eshte mbyllur, dua te pershendes e falenderoj gjithe demokratet e qarkut Durres, jo vetem per punen dhe perkushtimin e ketyre diteve te fushates, po per gjithe sakrificat qe kane bere ne tete vite te nje opozite me se te veshtire!

Falenderoj gjithashtu banoret e Durresit, Krujes, Fushe Krujes e Shijakut, te djathte e te majte, qe jo vetem ju bashkuan betejes sone per ndryshim, por i dhane nje fryme e besim te madh, PD dhe ne si perfaqsues te saj! Mirenjohje e respekt per te gjithe!

Sa here me kane pyetur gazetaret apo dhe nderkombetaret (vezhgues te OSBE-ODIHR dhe ambasadore), une e kam konsideruar fushaten si nje perplasje mes drites dhe erresires.

Ne beme nje fushate te shkelqyer; te lodheshme por serioze, qytetare e te ndershme! Dolem e takuam njerzit, i degjuam, degjuam problemet dhe sugjerimet e tyre. Shpalosem programin tone dhe morrem angazhime konkrete per zgjidhjen e problemeve. Dhame shpresen per ndryshim e morem besim!

Ne krahun tjeter ishte erresira, jo vetem ne kuptimin figurativ, po dhe ate real. Kundershtaret nuk kishin asnje program per te paraqitur dhe as nuk degjonin se cfare kishin per t’ju thene banoret. Kur per efekte propagandistike ishin te detyruar te zhvillonin takime gjate dites, shoqeroheshin me forca policore sepse disa here banoret ose i shanin gjate takimeve ose i perzinin fare nga zonat e tyre! Por gjate nates, ne erresire, fillonte “fushata” e vertete e tyre… Per tete vite vetem grabiten dhe nuk bene asnje pune. Gjate “fushates” e kthyen per pak dite ate qe bene ne 8 vite. Edhe pse e ndaluar me ligj per tu bere gjate fushates, sulen naten te mbushnin gropa rrugesh, te hapnin kanale, te rregullonin drita e uje… sigurisht sa per sy e faqe. Pune qe nuk i kishin bere ne 8 vite donin ti benin ne 8 dite dhe ne menyre te kundraligjshme.

Punesuan, po ashtu ne menyre te kundraligjeshme, gjate fushates ne administrate, mijera vete per 2-3 muaj me ose pa kontrata fare.

Perdoren parate e termetit per blerje votash !Ne keshillat bashkiake te Durresit, Krujes e Shijakut u morren vendime gjate fushates dhe ditet e fundit te saj per shperndarjen e parave edhe tek familje qe nuk kishin fare demtime si dhe u ndryshuan brenda nje dite vendimet e specialisteve per demtimet ne banesa, duke i kthyer nga DS 1 apo DS2, ne DS3 e DS4 (pra duke shtuar demshperblimet deri ne 5 milion leke).

U shperndane, po ne menyre te paligjshme, qindra e qindra certifikata legalizimesh. Arriti puna qe deputetet e “rilindjes” shkonin vete ne kadaster e nga zyrat e kadastres ju jepnin letrat qytetareve.

Ne menyren me ç’njerezore, u perdor dhe pandemia apo vaksinimi. Kandidate te “rilindjes” (njera prej tyre dhe mjeke), pa skrupuj fare, telefononin te moshuarit dhe duke ju permendur se kush ishin, i njoftonin se “ishin perzgjedhur” (ky ishte termi i perdorur) per te bere vaksinen … Kuptohet qe “fatkumet” e perzgjedhur, pas kesaj duhej ti ishin mirenjohes “rilindjes” e te votonin ne shkembim te jetes!

E gjithe administrata, me ose pa deshire, u kthye ne detashment elektoral per PS dhe shumica e drejtuesve te tyre ishin dhe personat qe realizuan shitblerjen e votes me para ne dore.

Qytetaret denonconin tek PD individet qe naten, pas ores policore, dilnin e shperndanin parate ne kembim te votave apo ne kembim te kartave ID. E kur grupet e mbrojtjes se votes se ngritur nga PD, shkonin te faktonin dhe ndalonin bleresit e votes, per ti denoncuar me pas ne polici, çfare ndodhte? Policia ne vend te krimineleve te votes, ndalonte e shoqeronte demokratet…!

Ne bashkine e Durresit nderkohe, u perserit nje fenomen i vjeter; dhjetra militante socialiste e punonjes te OSSHE-se nga zona te tjera, jo banore te Durresit, jane regjistruar per te votuar ne Durres. Ata jane marre nga zona ku nuk i prishin pune PS, pra nuk ndikojne ne mandatet e PS, per tu sjelle ne Durres ku dihej qe beteja do ishte e forte dhe ndryshimi qe pritej ishte i rendesishem per maxhorancen e ardheshme.

Keto dhe shume fakte te tjera, me emra dhe prova, une i kam denoncuar ne SPAK dhe tek vezhguesit nderkombetare. Jo sot, pas zgjedhjeve, po qe ne momentet qe i faktuam.

E megjithese i evidentuam dhe denoncuam te gjitha keto manipulime, ne realisht besonim tek fitorja. Besuam , sepse urrejtja ndaj Rames dhe kopjeve te tij ne Durres ishte e dukshme. Besuam sepse mbeshtetja e njerezve dhe fryma e fitores u ngrit si dallge nga dita ne dite e menduam se do i permbytete te gjitha manipulimet e “rilindasve”. Po per fat te keq nuk rezultoi ashtu!

PD u rrit ndjeshem ne vota dhe mandate. Fituam apo ngushtuam bindshem rezultatin ne bastionet e majta. Me qindra socialiste u bashkuan me kauzen e ndryshimit. Qytetaret ne rruge e kudo, shfaqnin hapur qendrimin e tyre pro ndryshimit…

Por ne fund, kunder gjithe kesaj fryme e shprese, fitoi erresira!

Une dhe nje here i falenderoj dhe ju shpreh mirenjohje gjithe atyre qe kontribuan dhe sakrifikuan per te sjelle ndryshimin qe te gjithe deshirojme.

Ndjese, qe duke qene ne krye te kesaj beteje nuk e realizova fitoren qe prisnim! Po jam i bindur qe deshperimit te ketyre diteve shpejt do t’ja zere vendin zemerimi i ligjshem. Ne nuk duhet, nuk mundet dhe nuk do te dorezohemi perpara nje te keqeje si Edvin Rama sepse ky do ishte fundi per gjithe shqiptaret. Ne nuk mund te pranojme dhe lejojme qe nje pakice e pakices, te na sundoje e poshteroje ne kete menyre. E keqja nuk duhet te triumfoje dhe kjo varet vetem nga menyra se si ne reagojme perballe saj! Ne nuk mund te hyjme tek ata popuj qe shesin lirine dhe dinjitetin per nje thes miell!

Ndryshimi nuk mund te ndalet. Shqiperia do fitoje!

Askush të mos dyshojë, ditë më të mira do të vijnë për ne dhe për Shqipërinë!

Nga Jorida TABAKU

Dua të falenderoj çdo votues që, përmes votës së tij, kërkoi dhe luftoi për ndryshimin, që edhe sot është shumë i nevojshëm dhe i domosdoshëm për vendin. Fatkeqësisht, për arsye që përditë e më shumë janë të qarta, ndryshimi që ne kërkonim nuk erdhi.

Dua të falenderoj çdo demokrat, sidomos ata të degës 2,3 dhe 10 në Tiranë, që për javë të tëra punuan së bashku me mua në një përpjekje të ndershme për t’i rikthyer dinjitetin dhe shpresën vendit. Megjithëse puna rezultoi me mbi 9500 vota shtesë përpjekja jonë u errësua nga një klimë e pandershme që ndikoi tërësisht në vullnetin e votuesve dhe që gjithashtu frenoi dhe pengoi ndryshimin që jam e bindur se shqiptarët e duan.

Nuk ia arritëm, mbi të gjitha, sepse rregullat e lojës u shkelën njëanshmërisht, por edhe për shkak se ne nuk menduam për asnjë çast dhe asnjë moment që duhet të ishim njësoj si pala tjetër në pandershmëri.

Por, me gjithë këtë situatë të nderë dhe të paprecedent, ku përditë po bëhet më e qartë, për shqiptarët dhe jo vetëm, makineria e pandershme që i siguroi një mandat të tretë kësaj qeverie. Ne nuk do të dorëzohemi. Beteja për një vend demokratik, për një shtet ku institucionet nuk janë vegla të vullnetit të një personi, nuk do të ndalet.

Lufta jonë dhe mbi të gjitha lufta ime personale për të qenë zëri i atyre që më besuan me votën e tyre përfaqësimin nuk do të rreshtë. Pa asnjë kompromis me ata që shkërmoqën dhe shkelën parimet e shenjta të demokracisë dhe lirisë. Pa asnjë demotivim, por me bindjen e palëkundur që do t’ia dalim në këtë përpjekje për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Do të luftojmë njësoj si në ditët e fushatës, si një ekip i vetëm që ka përzemër interesin e shqiptarëve dhe të Partisë Demokratike. Mbi të gjitha edhe në këto kushte do të jetësojmë premtimin e PD-së për të qenë bashkë me qytetarët pas 25 prillit.

Çdo ditë dhe me cdo mënyrë, ashtu si kam bërë deri me sot, pa kompromis! Derë më derë dhe shtëpi më shtëpi!

Askush të mos e dyshojë, se ditë më të mira do të vijnë për ne dhe për Shqipërinë!