22.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Tabaku bashkëbisedim online me IRA: Balla përdori krimin e organizuar për të intimiduar numërusit e votës

NJOFTIMI PËR FJALËN E DEPUTETES SË ZGJEDHUR TË PD, JORIDA TABAKU, NË TAKIMIN ONLINE ORGANIZUAR NGA INSTITUTI NDËRKOMBËTAR REPUBLIKAN NË SHBA

Deputetja e zgjedhur e PD në Tiranë, Jorida Tabaku, duke folur në një takim online të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në SHBA, tha se në zonën elektorale të numrit 2 të PS, Taulant Balla u vu re përdorimi i krimit të organizuar për të intimiduar numërusit e votës.

“Unë dua të falenderoj personalisht ambasadoren amerikane e cila shkoi personalisht në qendrat e numërimit për të bërë të mundur që numërimi të vazhdonte dhe që numëruesit të ishin të lirë nga presioni kriminal ashtu sic ndodhi në Elbasan”, u shpreh zonja Tabaku.

Përfaqësuesja e PD, Jorida Tabaku listoi shkeljet e rënda të konstatuara para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor të 25 Prillit.

Zonja Tabaku nder te tjera listoi një sërë shkeljesh të rënda zgjedhore para gjatë dhe pas procesit të 25 prillit duke nisur me prishjen e konsensusit të 5 qershorit.

“Ndryshime të njëanshme u bënë që favorizuan qeverinë të cilat nuk I mundësuan opozitës që të garonte e vetme. Qeveria gjatë dy viteve të fundit punoi vetëm që të fitonte zgjedhjet dhe nuk punoi për te ardhmen europiane të vendit por investoi gjithçka vetëm për të fituar zgjedhjet. Mashtrimi elektoral u bë nga qeveria gjatë 18 muajve të fundit. Siç thotë raporti i ODIHR blerja e votës ishte e pranishme gjatë zgjedhjeve të fundit. Me dhjetëra denoncime janë bërë në Prokurorinë e Posaçme për blerjen e votave.

Në disa zona të vendit grupet kriminale ishin të pranishme rrotull qendrave të votimit. Po kështu qeveria përdori edhe të dhënat private te qytetarëve në fuksion të zgjedhjeve. Duke patur qeverinë kundër e cila, siç thotë raporti i ODIHR, përdori çdo burim shtetëror dhe administratën publike ne këto zgjedhje, heqja e emrave te kandidateve nga fletët e votimit, kur të gjithë ramë dakord për këtë, gjë që çoi në numrin më të lartë të fletëve të pavlefshme, plot 85 mijë të tilla. Ajo që do të bëjmë është ndjekja ligjore e të gjitha denoncimeve për krime zgjedhore”, deklaroi deputetja e zgjedhur e PD, Jorida Tabaku në takimin online të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në SHBA.

“Mora 200 mijë lekë për Ramën dhe Malaj, lekët i shpërndau policia”, arrestohet qytetari që denoncoi skandalin

Një video denoncim i bërë publik, ku një qytetar pranon se ka shitur votën e tij për 50 mijë lekë të vjetra dhe tregon se i kanë dhënë 200 mijë lekë për 4 vota.

Ai thotë se lekët janë shpërnda me makinën e policisë, pasi policët nuk ka kush i ndalon kush.

Menjëherë pas shfaqjeve te pamjeve filmike në rrjetet sociale, policia e Lezhës ka nisur hetimet.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë njoftoi se është bërë shoqërimi në polici i shtetasit G.P.

Gjithashtu janë kryer verifikime në lidhje me identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këto pamje filmike. Shtetasi G.P. i shfaqur në video, sapo ishte kthyer nga puna në Malin e Zi, ku punon si punëtor sezonal. Për rastin vazhdojnë verifikimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Skandali që mjafton për të zhvlerësuar zgjedhjet e 25 prillit

Vrasja e Elbasanit në prag të 25 prillit dhe rrethanat që e shkaktuan atë është një nga ato skandale që mjafton, edhe i vetëm për të rrënuar krejt legjitimitetin e zgjedhjeve. Kjo për faktin e thjeshtë sepse ajo ngjarje implikon të gjitha struktuarat gjoja të depolitizuara të një shteti, të cilat kanë punuar në favor të grabitjes së votës për llogari të Partisë Socialiste. Janë një sërë dëshmish të reja që u mbajtën të fshehura deri më 25 prill, që dëshmojnë këtë skemë gjigande manipulimi.

Disa ditë para zgjedhjeve ish polici i forcave Renea, Arbër Paplekaj, një vullnetar i mbrojtjes së votës në përbërje të grupeve të Partisë Demokratike qëlloi për vdekje një eksponent të fushatës së Taulant Ballës në Elbasan. Ndonëse ngjarja ishte shumë e rëndë, opozita pretendoi se njerëzit e saj ishin ndodhur aty, për shkak se viktima i shoqëruar nga një grup bashkëpuntorësh, me të shkuar kriminale, ishin duke shpërndarë para në këmbim të kartave të identitetit të votuesve.

Pra ndonëse ngjarja nuk justifikohej, në gjenezë të krimit pretendohej të ishin ata që kishin ngritur banda me njerëz që gjoja “kërkoheshin” nga policia, për të manipuluar zgjedhjet.

Ky kishte qenë me kohë pretendimi i opozitës. Madje shefi i fushatës elektorale për Elbasanin, Gazmend Bardhi kishte bërë denoncim edhe në SPAK ,kundrejt këtyre grupeve të gatshme që vidhnin vota në favor të rilindjes.

Por në këtë ngjarje, si para ashtu edhe pas vrasjes fatale, SPAK-u, prokuroria e Elbasanit shefi i të cilës i emëruar pa kaluar vetingun, dhe me të vëllain kandidat për deputet në listat e PS-së, Policia e shtetit që i ka lënë të lirë të gjithë banditët e Elbasanit me dyshimin se ta duheshin përdorur për zgjedhje, pra të gjithë bashkë janë vënë në funksion të fitores së Edi Ramës dhe Taulant Ballës.

Le ta shikojmë hap pas hapi si ka ndodhur ngjarja. SPAK e sorrollati në mënyrë të qëllimshme për më shumë se një javë denoncimin e opozitës. Pasi e mbajti për kaq kohë në sirtar, ai e transferoi, njësoj si me dosjen e krimit elektoral të Dibrës në prokurorinë e Elbasanit . Prokuroria e rrethit, e drejtuar nga vëllai i deputetit socialist, vonoi plot katër ditë vetëm për ta protokolluar. Dhe më qesharakja: ajo i çoi fletëthirrje për ta pyetur Gazmend Bardhin në 30 prill, pra 5 ditë mbas zgjedhjeve kur gjithçka kishte përfunduar.

Pra u pa qartë se as policia, që linte qëllimisht të lirë njërëz që jo vetëm kishin rrahur para kamerave militantë të opozitës por ishin dhe persona në kërkim, dhe prokuroria që bënte pingpong duke sorollatur procedimin e blerësve të votës, ishin bërë palë me ekzekutuesit e këtij krimi.

Në këto rrethana, opozitës nuk i mbetej rrugë tjetër veçse të faktonte me prova konkrete masakrën që po ndodhte ditën për diell nën hundën e shtetit.

Por nëse edhe deri këtu historia duket skandaloze, ky është vetëm fillimi i një krimi shtetëror. Ato që do të ndodhnin më pas janë ngjarje të denja për romane me mafiozë.

Kur ish sambisti Arbër Paplekaj dhe grupi i tij, i kapën hajdutët e votës ata nuk u konfrontuan fizikisht. Ata njoftuan menjëherë policinë. Ata pretendojnë se vetëm pasi uniformat blu mbërritën në vendngjarje, në lagjen “5 maji”, grupi kriminal i vjedhjes së votave qëlloi i pari për të mos u kapur me presh në duar. Fakti është se socialistët ikën në drejtim të paditur (nuk janë kapur ende), ndërsa opozitarët iu dorëzuan shtetit.

Dhe këtu filloi një zinxhir i paparë manipulimi kriminal. Ndonëse të gjithë dëshmitarët pretendonin se grupi i mbrojtur prej Taulant Ballës kishte para, lista zgjedhësish dhe karta identiteti në makinat e tyre ku po kryenin blerjen e votës, drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu, ai që Edi Rama e ka mbrojtur publikisht edhe për të tjera skandale, gënjeu hapur publikisht duke thënë se në vendngjarje nuk ishin gjetur prova për krimin elektoral. Sot PD ka përgatitur edhe një video ku kujton deklaratat e Ardi Veliut një ditë pas incidentit që përfundoi me vrasjen e Pjerrin Xhuvanit (këtu poshtë).

Siç do të rezultonte më pas, në makinën e kapur nga njësia e mbrojtjes së votës së opozitës, aty gjendeshin pashaporta, karta identiteti dhe para.

Fillimisht media investigative BIRN nxori dëshmi se në vendngjarje ishin gjetur blloqe pagesash dhe dhe karta ID të qytetarëve.

Më pas gazetarja e mirënjohur e kronikës, Klodiana Lala, e cila ndoqi procesin e kësaj ngjarjeje, nxori dëshminë e prokurorit se provat që kishte fshehur Ardi Veliu ekzistonin. “Ne automjetin që Klement Xhaferri perdorte diten e ngjarjes se rënde të Elbasanit u gjeten karta identiteti, pasaporta dhe ID te qytetareve te ndryshem. Policia e fshehu kete fakt te rende. Sot Kel Cami eshte ne kerkim per vrasje ne tentative, por prokuroria duhet te dale publikisht e te pranoje qe po e heton edhe per blerje votash” shkruajti ajo në Facebookun e saj ku nxori edhe faksimile të dokumentit të prokurorisë.

Pra versioni për të cilin gënjeu aq trashë Ardi Veliu në fakt ishte i vërtetë. Dhe këtu mbyllet historia e kronikës, e cila nuk mund të trajtohet thjeshtë si një vrasje banale apo si një krim lokal.

Ajo është shumë më tepër sesa kaq. Sepse përbën një skandal të përmasave të tilla që mund të hedhë në erë gjithë procesin zgjedhor. Pasi për fitoren e rilindjes kanë punuar edhe policia që i la të lirë banditët që kishte në kërkim, e që “nuk i pati kapur dot”, që nga ngjarja e bujshme e tregut ushqimor . Uniformat blu implikohen edhe më keq nga mashtrimet e paskrupullta për qëllime politike të drejtorit të tyre të përgjithshëm Veliu.

Edhe organet e drejtësisë së re nuk rezultojnë të njollosura më pak. SPAK, ndonëse e ka në kompetencën e tij krimin zgjedhor, e sorollati çështjen dhe nuk i mori për bazë denoncimet e Gaz Bardhit, pikërisht për të njëjtin grup që sot dëshmohet se ishte i impikuar në shitblerjen e votës. SPAK e zvarriti dosjen një javë për ta kaluar më pas tek prokuroria e Elbasanit, në konflikt të pastër interesi, sepse kreu i saj i emëruar pa kaluar vettingun kishte të vëllain kandidat për deputet të PS. Dhe kjo prokurori e shtyu çështjen për pas zgjedhjeve, duke i lënë grabitësit që të blinin vota deri në fund.

Pra këtu del qartë se në manipulimin e rezultatit të 25 prillit, nuk ka qenë e përfshirë vetëm PS-ja, por edhe policia e shtetit dhe organet e drejtësisë së re që kanë mbrojtur personat në kërkim që punonin në emër të saj. Prandaj nuk është fare çudi që në këto kushte Taulant Balla u rendit më i votuari me 21 600 vota ndërsa Edi rama mori në shkallë vendi 77 mandate (bashkë me ato të Tom Doshit). /Lapsi/

Ter Koka, 10 milionë euro për blerje votash, qytetari: E qarkova me plus votën, sipas porosisë tij

Ish-Kryeministri Berisha bëri një denoncim tjetër të fortë për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas denoncimit, ish-ministri Lefter Koka ka shpenzuar mbi 10 milionë euro për blerje votash.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Terr Koka shpenzoi 10 milionë euro për blerje votash.

Qytetari denoncon blerjen e votës nga Terr Koka!

Porosine e Territ për të përdor + dhe jo x në votim për votën e blerë.

Lexoni mesazhin e tij. sb

Përshëndetje dr. Jam një qytetar që kam shitur voten tek Lefter Koka, i cili thuhet se ka shpenzuar 10 milionë euro duke blerë vota, dhe sipas porosisë së tij, voten time e kam qarkuar me plus, jo me x që t’i dallojë votuesit që ka blerë. Këtë mund ta vërtetoni duke parë gjithë votat që ka Lefter Koka në Durres, ça votash janë me +, janë të blera. Ju përshëndes, ju lutem mos e nxirrni emrin ose numrin tim.

Nuk i pashë në fushatë kundër Ramës, sot të gjithë në fushatë kundër Lulit… (Pse?!)

Nga Artur ZHEJI

Marshalli tani me të drejtë e ka radhën të shkrythet ngeshëm, të hedhë vështrimin mbi Pashallëkun Arnautistan e të shplodhet dhe pse jo, edhe të argëtohet disi lezetshëm mbas lodhjes jo të vogël që përjetoi.

Mirëpo; kush të le të rrish rehatinë tënde, brenda tutave të gjera e pa kokëçarje?! Marshalli nuk ka kohë të argëtohet as ca orë, me laptopin në prehërin hallemadh, dhe me kalkulatriçen ndezur.

Sepse ndërkohë, pa mbaruar raportimi final i Njuz 24, me kollonat e përqindjeve, ka filluar një betejë paralele dhe e pritshme.

Jo kundër Marshallit dhe ‘fitores’ së diskutueshme të Partisë Socialiste, por pikërisht në oborrin e Partisë Demokratike. Që është tashmë, duhet nënvizuar kjo, Partia më e ‘rrezikshme’, kundër pushtetit të tij të pafund prej Marshalli dhe më shumë…

Është e habitshme kjo luftë, sepse topat e zhurmshëm që filluan të zbrazen kundër Lulëzim Bashës këto orë, ishin ca topa fare të heshtur në betejën e Lulit kundër Marshallit.

Si nuk i pamë, qoftë edhe rastësisht në ndonjë cep publik fushate, këta topçinjtë me topa anti-Basha, të gjuanin ndonjë gjyle kundër Ramës?

Ue, ue, ue! Të gjitha gjylet në topat e tyre, këta topçinjtë e këtyre orëve, kundër Lulit, Kryetar i Partisë Demokratike, i paskëshin ruajtur dhe u paskëshin ndezur fitilat?

Diçka e rëndësishme nuk shkon në këtë mes.

Padyshim që duhet të kishte dhe të ketë një debat të fortë brenda Partisë Demokratike. Klasi do e donte me dyer të mbyllura dhe pa media. Por sidoqoftë debat dhe jo sulm!

Sepse Partia Demokratike, në këtë betejë, kundër kësaj makinerie elektorale plot me super të pasur, nuk kishte as media, as mjete dhe as miell e euro për fushatë, por vetëm një Ftesë dhe një Kontratë Morale!

E çfarë duan sot këta?

Ikjen e Lulëzim Bashës apo mandatin e katërt të Edi Ramës?

Sepse si mund të farkëtohet një lider i ri dhe garantues i fitores së ardhshme në kaq pak kohë?

Vërtet në vitin 2005, Rama konkuroi kundër Fatos Nanos, porse Rama (sot Marshalli), ishte dikushi që asokohe, nuk kish nevojë të qëndronte për vite për tu kolauduar në kantierin politik… E megjithatë, humbi jo pak zgjedhje, në vitin 2009 dhe në vitin 2011.

Nuk dua të paragjykoj asënd, ndoshta duhen edhe zgjedhje të brendëshme në PD, ndoshta.

Por nuk më hiqet mendja që, në këtë luftë edhe me aromë baruti, me pistoleta dhe thika jo metaforike por reale nën brez, nuk i pashë në fushatë kundër Ramës, asnjë nga këta, që sot janë në fushatë kundër Lulit… (Pse?!)

Mesazhe telefonike fyese në emër të Presidentit tek qytetarët, Tedi Blushi: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar!

Tedi Blushi në cilësinë e zëdhënësit të Presidentit të Republikës ka denoncuar skandalin e keqpërdorimit të mesazheve telefonike, ku persona tashmë të identifikuar, në emër të gjoja Presidentit të Republikës, kanë dërguar këto ditë mesazhe me përmbajtje fyese në adresë të qytetarëve.

Zëdhënësi Blushi u shpreh se lidhur mbi këtë skandal do të kërkohet edhe hetim ndërkombëtar.

“Në emër të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta dënoj me forcë konsumimin e veprës penale të keqpërdorimit të mesazheve telefonike, gjoja në emër të Kryetarit të Shtetit, nga disa persona të identifikuar, që sipas të dhënave të siguruara, kanë dërguar këto ditë mesazhe me përmbajtje fyese dhe kërcënuese në adresë të disa qytetarëve.

Këto akte të dëshpëruara, kanë autorësinë e atyre të cilët i blenë dhe i vodhën mandatet e deputetëve më 25 Prill dhe tani nuk po i gëzojnë dot.

Duke ju kërkuar ndjesë të gjithë qytetarëve, të cilët kanë marrë mesazhe të tilla, ju lutemi të na venë dijeni menjëherë.

Për këtë skandal kriminal të keqpërdorimit të numrit të Presidentit të Republikes do kërkohet hetim i menjëhershëm edhe ndërkombëtar, pasi nëse institucionet tona do të ishin funksionale askush nuk do të guxonte të bënte akte të tilla të çmendura dhe të dënueshme ligjërisht, që mund të venë në rrezik serioz edhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s.

Falenderojmë ish-kryetarin e Bashkisë Berat, z.Petrit Sinaj, ish-kryetarin e Bashkisë Skrapar z.Nesim Spahiu, deputetin Lefter Maliqi, ish-deputeten Silva Caka dhe shumë të tjerë, që na informuan menjëherë.

Edhe njëherë ju kërkojmë ndjesë të gjithë qytetarëve për shqetësimet, që u kanë krijuar mesazhe të tilla, që kanë vetëm një përgjegjës: Organizatën Rilindja.

Është pikërisht kjo organizatë, që në mënyrë mafioze dhe të paligjshme rrëmbeu të dhënat personale të të gjithë qytetarëve për qëllime survejimi politik elektoral dhe shantazhimi.

Kur guxojnë të bëjnë një krim të tillë duke guxuar të fabrikojnë numrin zyrtar të telefonit të Presidentit të Republikës, ç’mund t’u bëjnë këta banditë qytetarëve të thjeshtë”?

Video/ PD tregon me fakte si u mbrojt masakra zgjedhore Rama-Doshi

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Te dashur qytetarë,
Sot po luftojmë për demokracinë në vendin tonë.

Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të akteve të Ramës –Doshit dhe bandave të pushtetit për të vjedhur zgjedhjet.

Në video që do të ndjekim tani, të gjithë do të shihni dhe dëgjoni se si prokurori para zgjedhjeve thotë se nuk kishte asnjë provë në makinat e bandave të Elbasanit.

Video 1

Ndërsa pas zgjedhjeve, prokurori deklaron të kundërtën. Ai thotë se policia gjeti para dhe karta identiteti në makinë.

Video 2

Ja si po mbrohet masakra elektorale Rama-Doshi.

Kjo që shihni këtu është vetëm maja e ajsbergut.

Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm se se si kanë vepruar Rama-Doshi dhe bandit e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve. Të tjera fakte dhe të dhëna do të publikohen në ditët në vijim.

Një gjë është e sigurta. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, në mënyrë që të rrëzojmë regjimin Rama-Doshi.

Gjekmarkaj: Zgjedhjet janë trukuar në mënyrë të frikshme, do të habiteni kur të dalë dosja me denoncime

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili rezultoi fitues në këto zgjedhje në Qarkun e Lezhës, në një intervistë në studion e lajmeve në ‘News 24’, komentoi rezultatin e zgjedhjeve, fushatën elektorale dhe veprimet që do të ndërmarrë PD në të ardhmen.

Gjekmarkaj tha se, zgjedhjet janë trukuar, e për këtë, tha se PD disponon prova të mbledhura të gjitha në një dosje.

Kandidati për deputet theksoi se faji i opozitës në përgjithësi dhe liderit të saj Lulzim Basha në veçanti, ishte që menduan se zgjedhjet do të fitoheshin në mënyrë demokratike, në një kohë ku sipas tij, qeveria i ka të gjitha pushtet. Ai u ndal ndër të tjera edhe tek aleatët dhe tha se në qarqe të caktuara PD duhej të tregohej më cinike.
Pjesë nga intervista
Jeni i gëzuar për mandatin e deputetit?
Agron Gjekmarkaj: Nuk ka vend për gëzim personal, sepse ne kishim një slogan të bukur, Shqipëria Fiton, por Shqipëria humbi në fakt. Humbi sepse shteti dhe pushteti janë bërë një inxhinieri kriminale, fatkeqësisht në këtë vend është bota e krimit që përcakton vullnetin politik. Këto zgjedhje ngjajnë me zgjedhjet e vitit ’45, ku kishim një shtet diktatorial, por tani kemi Edi Ramën. Pushteti lokal janë 61, që kanë ndërhyrë në procesin elektoral me çështjen e shtëpive të tërmetit duke dhënë nga 5 mln edhe për një plasaritje. Kanë ndërhyrë me tollona nafte për bujqësinë. Ky është procesi më i trokuar në historinë e Evropës bashkëkohore, ka vetëm ngjashmëri në vitin 1921 me Musolinin dhe Hitlerin në Gjermani. Kjo është atmosfera që janë zhvilluar zgjedhjet. Aty nuk kishte rrëmbim kutish, kishte raste sporadike ku militantë të PS gërvishtin fletë dhe i nxirrnin të pavlefshme. U trokua fryma për ndryshim. Njerëzit nuk denoncojnë dot, sepse i bëjnë terror. Jemi në pikën. Lulzim Basha ka një faj, unë kam, Ne besuam që do ia dallonim me mënyrë demokratike. Rama i trokoi zgjedhjet në Shqipëri. Ju jeni dëshmitar si u ndryshua kodi zgjedhor, nëse do të kishim kodin e vjetër ne do të kishim fituar. Vetëm të merrte pushkën opozita e asokohe, nuk kishte gjë tjetër. Trukomi i dytë është ai i të gjithë infrastrukturës zgjedhore nëpërmjet trysnisë, zgjedhjeve. Tani ke pushtet, shtet, botë e krimit të bërë njësh dhe këto mendojnë si çdo proces të kthehet në inxhinieri elektorale. Nuk ka zgjedhje të lira në Shqipëri, harrojeni! Të gjithë kemi faj sepse menduam që do të fitonim në këtë mënyrë. Tani ka nevojë për diçka tjetër, ne s’kemi frikë, do të përballemi me çdo mjet, për të ruajtur të gjitha liritë.
Pse nuk u fol nga DASH për trukime?
Agron Gjekmarkaj: Opozita shqiptare është pro amerikane, Basha është pro amerikan, ka marrëdhënie të shkëlqyera me to. Unë di të them që zgjedhjet në Shqipëri janë trukuar në mënyrë të frikshme dhe do të habiteni kur të dalë dosja me denoncime. Ju e patë si në Elbasan, prokuroria dhe policia thanë që s’kishte indicie të shit-blerjes së votës, ndërkohë një gazetar nxori që kishte të gjitha shenjat korrupsionit elektoral. Kjo ka ndodhur në të gjithë Shqipërinë, në terren ka ndodhur kjo, sepse e kam parë vetë. Ka paturp kudo tendenca dhe veprimtari të qartë në shit-blerjen e votës, këto nuk deklarohen sepse kanë frikë. Policia duke përdorur orën policore, pas orës 22:00 ndalonte makinat e opozitës dhe lejonin lirshëm makinat e PS. PD shkoi në një proces elektoral demokratik. Nuk akuzohet Partia Demokratike që nuk krijoi një strukturë mbrojte. Do të keni një dosje t plotë. Para katër vitesh ndodhi e njëjta gjë, shtypi gjerman reagoi sërish. Unë jam i bindur nëse ka drejtësi dhe sadopak funksionon SPAK-u dhe kanë vënë në përgjim grupe kriminale do e shihni çka ndodhur realisht. PD do ketë elementë të mjaftueshëm për të bindur ndërkombëtarët që këto zgjedhje janë të trukuara.

 

Ju thatë që kam unë faj, Basha faj, a mund ta shtjellojmë më shumë fajin e Bashës?

Agron Gjekmarkaj: Basha ka menduar se po shkon në zgjedhje normale, në këtë aspekt nuk është Basha që ka humbur, ka humbur standardi në Shqipëri. Nëse Basha ka faj na ka bërë të besojë që do ia dalim në këtë mënyrë. Në këtë kontekst nuk është cështja tek Lulzim Basha, por qeveria, mediat, bizneset, do të vihen në radhë duke i puthur dorën Ramës si sundimtar, apo do të mendojnë për liri.

A ka faj moral Basha në përgjithësi, është hera e dytë që dështon?

Agron Gjekmarkaj: Zoti Basha ka bërë një fushatë spektakolare, një program shumë të mirë. Zoti Basha pat një ligjërim pajtues dhe etik në raport me qytetarët, ndërtoi një skuadër të mirë, duhet të guxonte pak më shumë në qytete si Tirana, Gjrokastra, në prezantimin e listave. Duhet të guxonte më tepër tek Tirana, raporti me aleatët duhet të ishte më ndryshe. Duhet t’i jepte Tiranës më shumë grintë. Lista e PD ishin në përgjithësi shumë të mira, pa lidhje me krimin. Problemi ishte tek mënyra se si shteti u soll. Shteti është një struktura mafioze që godet. E patë me patronazhistët, e patë projektin e tyre për Shqipërinë. Ne jemi në një hap drejt neoditkaturës. Kjo është skandaloze. Në këtë kontekst i bie që opozita s’ka problemin se ç’duhet bërë me Lulzim Bashës. Të merremi me Bashën është nderi më i madh që i bëjmë Ramës. Kemi detyrë të reagojmë, t’i themi demokratëve të jenë me kokën lartë. Vetëm 35 mijë vota me trukim ka sot para PS. Këto produkte janë që të cojnë në këtë rezultat. Mendoj që emrat njohur, si Nishani, për të cilin kam respekt si politikan, për kontributet si President, kjo është një deklaratë e nxituar. Procesi ende s’ka përfunduar. Zgjedhjet janë trukuar, ne do e faktojmë këtë. Nëse merremi me Bashën është peshqeshi më i madh që i bëjmë kryeministrit. Kështu i shërbejmë kryeministrit dhe biem në grackën e momentit. Basha do të ketë reflektimet e veta, do të ketë në dy drejtime, në përballjen e rezistencën, por edhe rimordenizim të PD. Të kryetarit, të anëtarëve, të jetë një parti më e gjallë, më pranë njerëzve.

A nuk duhet që opozita të kthehet në Parlament më pas në pushtetin lokal pas dy viteve dhe më pas në Parlament më 2025.

Agron Gjekmarkaj: Opozitës i janë vjedhur zgjedhjet, kjo është përgjigja ime.

A duhet të kërkojë ndjesë Basha?

Agron Gjekmarkaj: Unë e theksova që Basha ka bërë një fushatë shumë të mirë, muajt e tij të fundit kanë qenë të shkëlqyera. Nëse Basha, nuk na përgatiti në një betejë luftarake. Në Lezhë deputeti ka marrë 7 mijë vota, po të ishte në koalicion si në të kaluarën do të ishte me 5 mandate Lezha. Shqipëria është e varfër, ka probleme. LSI nuk është agresore, është viktimë.

E nesërmja e PD?

Agron Gjekmarkaj: Do të jetë një ringritje e PD në çdo pikëpamje, morale. Zoti Basha është kryetari i PD, me të si kryetar në këtë moment do të jemi në rezistencë që do të befasohen shqiptarët, rezisntencë për të mbrojtur gjërat që i japin kuptim liritë. Basha do të bashkojë shqiptarët. Demokracia shqiptare është sot vetëm një metaforë, formulë në letër.

Si i përgjigjeni firmëtarëve që kërkojnë dorëheqjen e Bashës?

Agron Gjekmarkaj: I ftoj të bëhen pjesë e rezistencës demokratike për të ndalur Shqipërinë në sistemin erdogradist. Herën tjetër do të ketë votime të lira dhe të ndershme. Meta ka partinë që ka krijuar vetë, do të jetë opozitare. Lokomotivë e opozitës është PD.

Djali i Aqif Rakipit merr dy herë më shumë vota se Majko dhe Mimi

Pa u marrë asnjë ditë me politikë, pa qenë asnjë herë në PS, djali i Aqif Rakipit, Ornaldo Rakipi ka thyer hersin dhe ka fituar mandatin e deputetit të Partisë Socialiste. Për më tepër ai ka marrë dy herë më shumë vota se Majko dhe Kodheli.

Ornaldo Rakipi ka fituar deri më tani 12 627 vota, kur janë numëruar 5197 qendra votimit.

Djali i ish-deputetit të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet merr një mandate të rëndësishëm, pasi ka ‘rrëmbyer’ karrigen e Ervin Bushatit, kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës.

Për të thyer hersin e partisë dhe për të fituar mandatin, Ornaldo Rakipit i duheshin 12 603 vota, ndërkohë që kur ka mbetur edhe 2 kuti në Tiranë ai e ka kaluar këtë pritshmëri.

Ervin Bushati, deputeti i dy legjislaturave ishte renditur në listën e Partisë Socialiste në vendin e tretë, dhe ai ka marrë si vota preferenciale 1 867 vota.

Ndërkohë që Ornaldo Rakipi ishte numri 30 në listën e PS-së dhe ka siguruar mbështetjen më të lartë mes socialistëve, duke u renditur si deputeti i tretë më i votuar në PS.

Blerja e votave, OSHEE nje rrogë plus punonjësve në fushatë

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar mënyrën e blerjes së votave nga institucionet. Ai ka publikuar postimin e një qytetri që denoncon dhënien e një page shpërblim punonjësve të OSHEE në prag të ditës së zgjedhjeve.

Nje vote, nje rroge!

OSSHE i paguan 13 mije punonjesve nje rroge per voten. sb
Përshndetje Doktor jam F.D ish punonjsi OSHE sot jam Pensjnist ju imformoj se OSHE i ka paguar ne fushate një rrog + për votime në shkall vendi. Te falenderoj