28.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Masakra zgjedhore/ Kaso: Po përgatitet dokumentacioni për shkeljet gjatë procesit të numërimit dhe çertifikimit të zgjedhjeve

Sekretari për çështjet ligjore në PD, njëkohësisht përfaqësues politik i koalicionit të djathtë në KQZ, Ivi Kaso i ftuar në studion e ABC ka bërë një panoramë të plotë në lidhje me procesin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Kaso në fjalën e tij ka analizuar me detaje fazat në të cilën kalon rezultati përfundimtar, duke theksuar se po bëhet përgatitja e dokumentacionit në lidhje me shkeljet që janë ndeshur dhe parë gjatë procesit të numërimit dhe certifikimit të zgjedhjeve.

Sipas tij, pas dokumentimit të plotë të të gjithë parregullsive gjatë procesit zgjedhor atëherë janë organet përkatëse që kanë në dorë përgjigjen.

“Ka përfunduar procesi i numërimit për fazën e parë të subjekteve të politike dhe vijon në disa qarqe faza e dytë për kandidatët për deputet. KQZ do të certifikojë këtë rezultat, dhe më pas do i nënshtrohet dhe fazës ankimore të subjekteve politike në lidhje me procesin e numërimit ose për certifikimin e zgjedhjeve. Pas kësaj faze bëhet dhe shpërndarja e mandateve për deputetët.

Ka shumë problematike që janë evidentuar dhe për sa kohë ne kemi shprehur rezerva jo vetëm për fazën përgatitore që ne kemi evidentuar, kemi bërë mbi 820 kallzime penale për rrethe dhe 40 në SPAK.  Inaugurimet zgjedhore dhe tenderat çdo që që parashikon ligji janë shkelur dhe çdo gjë është evidentuar nga ne dhe referuar organeve përkatëse, së dyti është dokumentuar procesi i ditës së zgjedhjeve dhe së treti është dhe numërimi. Ka shkelje të rënda në zona që ju keni pasur fakte ku procesi i numërimit është pezulluar siç është në Durrës ku mandati mes PS dhe LSI ndahet për rreth 100 vota dhe parregullsitë aty janë të shumta por për shkak të sensibilitetit për shkak se ishte një diferencë e vogël ishte dhe përplasja. Çdo gjë në lidhje me këtë është në fazë dokumentimi.

Ne siç pati një proces të shpejtë numërimi, ne shpresojmë për një proces të shpejtë verifikimi të shkeljeve në bazë të provave që kemi ne deri më tani dhe faktet e tjera që i ka vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe do të bëjmë dhe ankimimin e plotë dhe afati ligjor për të bërë ankimimin është i shkurtër ndaj duhet të bëjmë të mundur mbledhjen dhe dërgimin në organet përkatëse. Një vendosje e fakteve para autoritete mund të bëjë të mundur dhe ndryshimin e rezultatit paraprak në disa zona”, ka thënë Kaso.

Ndër të tjera ai ka komentuar dhe rastet që janë bërë publike deri më tani ku disa komisionerë janë parë me stilolaps në dorë ku dyshohet se mund ta kenë përdorur për ta nxjerrë të pavlefshme një fletë votimi ose për të shtuar votat preferenciale.

Kaso ka theksuar se, votat e pavlefshme janë një plagë që na ndjek ndër vite, por ky proces zgjedhor i kishe masive.

“Në Pukë ku është një zonë e caktuar ku numri i votave të pavlefshme është më shumë se të gjithë votat e vlefshme se të gjithë qendrat e votimit, unë nuk mendoj se mund të ndodhte një gjë e tillë. Ju paraqitët dy tipologji për të nxjerrë një fletë e pavlefshme ose për të shtuar një votë preferenciale një votë për kandidatët por kjo është e verifikueshme se pse në fillim janë evidentuar nga pamjet e numërimit të fletëve për subjekteve dhe nëse  në fazën e dytë nxjerr një rezultat ndryshe por është lehtësisht e evidentueshme. Nxjerrja e fletëve të pavlefshme është një plagë e vjetër, ku këto zgjedhje është bërë në mënyrë masive se kemi parë një numër masiv të fletëve të pavlefshme. Ekipi ligjor në Partinë Demokratike që ndjek dhe monitoron dhe ndjek fazën e numërimit po ankimon dçdo shkelje që mund të ketë ndodhur. Akoma nuk kemi arritur te fakti se sa vota të vlefshme janë përzier apo konsideruar të tilla”, ka thënë ndër të tjera Kaso.

“Real Madridi pagoi 160 milionë euro për një trashaluq”

Ish-sulmuesi i Chelseat, Damien Duff, e ka kritikuar Eden Hazardin për mungesë profesionalizmi që prej se iu bashkua Real Madridit në vitin 2019.

Hazard ka vuajtur shumë nga lëndimet që prej se iu bashkua Madridit nga Chelsea në verën e vitit 2019 për 160 milionë euro.

Anësoi belg është kritikuar në Spanjë edhe për peshën trupore kohë pas kohe.

Duff beson se mungesa e profesionalizmit dhe mentaliteti kanë ndikuar në gjendjen e Hazardit.

“Është shqetësuese për të ardhmen. Ai është 30 vjeç, ai mbështetet në mprehtësinë e vet, në të qenet driblues i shpejtë. Të gjithë e kemi se pas moshës 30-vjeçare është tatëpjetë”, tha Duff.

“Ai kurrë nuk ka qenë profesionist i madh dhe kurrë nuk e ka pas vullnetin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ai erdhi mbipeshë në përgatitjet e para sezonale me Real Madridin – si një galaktik 160 milionë eurosh. I trashë, quajeni si të doni”, shtoi ai.

“Kur Real Madridi të blen për 160 milionë euro, duhet të jesh në formën e jetës tënde”.

Hazardi i ka zhvilluar vetëm 38 ndeshje që prej se iu bashkua Real Madridit duke i shënuar katër gola dhe shtatë asiste.

Një votë, një rrogë!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një ish-punonjësi të OSHEE, i cili shkruan se, OSHEE i ka paguar punonjësve në fushatë një rrog + për votime në shkall vendi.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Nje vote, nje rroge!

OSSHE i paguan 13 mije punonjesve nje rroge per voten. sb

Përshndetje Doktor jam F.D ish punonjsi OSHE sot jam Pensjnist ju imformoj se OSHE i ka paguar ne fushate një rrog + për votime në shkall vendi. Te falenderoj

Grabitet argjendaria në qendër të Vlorës, një i plagosur nga të shtënat me armë

Një grabitje me armë ka ndodhur në Vlorë paraditen e sotme. Të dhënat paraprake flasin për grabitjen e armatosur të një argjendarie. Sipas burimeve, ka pasur të shtëna me armë dhe një person dyshohet se është plagosur.

Sipas policisë, një person i armatosur ka tentuar të grabisë një argjendari. Autori është ndjekur nga policia. Dyshohet se në një moment ka pasur të shtëna me armë nga ana e efektivëve që ka plagosur autorin e dyshuar. Ky i fundit dbëhet e ditur se është shoqëruar nga policia.

Njoftimi i policisë

Vodhi nën kërcënimin e armës së gjahut, një sasi bizhuterish në një argjendari, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një çantë me bizhuteritë e vjedhura, si dhe arma e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.

Rreth orës 11:05, ka ardhur një telefonatë se në bulevardin “Ismail Qemali”, në argjendarinë në pronësi të shtetases E. H., kishte hyrë një shtetas, i cili dyshohet se në kërcënimin e armës së gjahut, ka vjedhur një sasi bizhuterish dhe është larguar.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur që autori i dyshuar, shtetasi  M. K., 18 vjeç, të kapej dhe prangosej nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Isa Boletini”.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura dhe armën e gjahut me të cilën kërcënoi pronaren e argjendarisë.

Në drejtimin e  Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Përulje respekti për ekipin tim të mrekullueshëm e të jashtëzakonshëm!

Nga Luçiano BOÇI

Shumë pak të shprehësh vetëm falenderime për qytetarët e qarkut Elbasan, të cilët më votëbesuan ndershmërisht, me ideal e vërtetësi, pa u ndikuar as nga paratë e pushtetit, as nga dhuna e tij, as nga joshjet e miklimet për favore!

Nuk mjafton vetëm mirënjohja për strukturat e Partisë Demokratike të qarkut e drejtuesit e tyre, komisionerët, vëshguesit, grupet mbështetëse, përfaqësuesit e ZAZ-ve, numëruesit, të gjithë anëtarët e PD, të cilët më përkrahën pa bujë e zhurmë, po me shpirt e zemër, nē këtë betejë të pabarabartë me të keqen!

Përulje respekti për ekipin tim të mrekullueshëm e të jashtëzakonshëm, të palodhur, plot jetë, vlera e vizion, me vajza e djem të mençur, entuziastë e me shumë dëshirë për të ardhmen!

Nderime pa fund për shokët e miqtë e mi të shumë brezave e shtresave e bashkëpunëtorët e kaq viteve politikë, të cilët nuk u shkëputën as një minutë e centimetër nga lufta krah meje!

Vlerësime të sinqerta e të vërteta për Kryetarin e PD, zotin Basha që me besoi kandidimin, për Gazin që drejtoi me dinjitet fushatën e qarkut, për grupin cilësor të deputetëve që me diferencat e qëndrimeve e opinioneve kalimtare, më motivuan më shumë.

Në fund, familja ime tashmë e rritur në numër, jam vetë unë!

Megjithatë nuk mund të bërtas dot FITORE, sepse kjo e imja është thjesht një rreshtim i ri pranë të gjithëve ju!

Beteja për të çnjërrosor të keqen që ka pushtuar vendin vazhdon…

Kandidatët e PD më të votuar në 9 qarqet ku është mbyllur numërimi

Pavarësisht se numërimi i votave preferenciale nuk ndryshon rezultatin, përveç rasteve të pakta të thyerësit të herësit dhe spostimit të atyre që futen në parlament, ky proces tregon shumë edhe për popullaritetin që kanë individë të caktuar të përzgjedhur nga partitë për të garuar. Nga lista e PD-së kandidatët më të votuar janë në 9 qarqet ku është mbyllur numërimi janë:

Në Dibër, Xhelal Mziu me 5321 vota;

Në Elbasan, Luçiano Boçi me 11076 vota;

Në Fier, Agron Kapllanaj me 9225 vota;

Në Gjirokastër, Tritan Shehu me 3364 vota;

Në Korçë, Ervin Salianji me 9428 vota;

Në Kukës, Flamur Hoxha me 9159 vota;

Në Lezhë, Kastriot Piroli me 6411 vota;

Në Vlorë, Bujar Leskaj me 5254 vota.

Vokshi: Ne nuk jemi njësoj, ne nuk blejmë vota!

Reagim i Albana Vokshit

Gjatë karrierës sime politike kam bërë gjithçka kam patur mundësi për t’u dalë në krah mediave apo gazetarëve të sulmuar nga pushteti për shkak të punës së tyre. Sot nuk mund të hesht, kur një media bëhet zëdhënëse e pushtetit për të mashtruar qytetarët dhe për të na paraqitur të gjithëve njësoj për blerjen e votave.

Jo! Ne nuk jemi njësoj!

Ne nuk blejmë vota me “ndihma” ushqimore, siç paraqet “Fiks Fare” me mashtrimin e tij.

Pamjet e servirura si ndarje ndihmash natën para zgjedhjeve në Laprakë janë qese modeste me një pjesë të ushqimit të komisionerëve të PD për ditën e zgjedhjeve. Në qeset që u servirën si ndihma për blerje votash nga unë dhe PD në Laprakë ka 1 molto, 1 neskafe, 1 redbull.

Është poshtëruese për qytetarët ky mashtrim i “Fiks Fare” vetëm e vetëm për t’i shërbyer pushtetit dhe dy masakruesve të votës së lirë, Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Qëllimi i mashtrimit është për të bërë të dukemi që ne jemi të gjithë njësoj dhe për të relativizuar masakrën e blerjes së votës nga Rama-Veliaj.

Ne nuk jemi njësoj!

Partia Demokratike mori në Laprakë një rezultat të jashtëzakonshëm, sepse shumica e njerëzve donin largimin e këtij regjimi të padrejtë, që vjedh dhe ndëshkon qytetarët sipas interesit. Ne fituam edhe në lagje që nuk ishin fituar asnjëherë nga PD, sepse presionet, blerja me para, legalizime dhe marifete të tjera, nuk pinë ujë përballë nevojës për ndryshim dhe besimit tek Partia Demokratike.

Në një situtaë nornale, në të cilën media mund të konsiderohej e lirë, do të kisha kërkuar nga “Fiks Fare” përgënjeshtrim për këtë “lajm” të rremë. Ky nuk është rasti, sepse disa zgjedhin t’i shërbejnë parasë, disa të tjerë të vertetës, votës së lirë dhe demokracisë. Unë bëj pjesë tek kjo e dyta dhe askush nuk mund të më bëjë presion, të më shantazhojë dhe kërcënojë me lajme fallco.

PD publikon videon: Ja si mbrohet masakra zgjedhore e Elbasanit

Lista me emra dhe fotokopje kartash ID, bllok shënimesh ku shkruhej “pagesa” si dhe një dokument format A4 me përshkrimin “formular patronazhi”, bashkë me disa fletëpalosje të Partisë Socialiste. Këto janë disa nga provat që Policia e Shtetit gjeti në automjetin pa targa të shtetasit Mehmet Greca, pas përplasjes me armë në lagjen “5 Maji” në Elbasan më 21 prill 2021, e cila përfundoi me një të vdekur dhe katër të plagosur dhe njollosi zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas dokumenteve gjyqësore të para nga BIRN, Policia dhe Prokuroria kishin informacione mbi provat e gjetura dhe që sugjeronin se kishin të bënin me një krim zgjedhor, por dështuan të bëjnë arrestime apo të ngrenë akuza ndaj personave në fjalë, përfshirë një person me nofkën Met Dafllaku, emri i të cilit ishte shkruar mbi bllokun me shënimin “pagesa”.

Provat e gjetura në vendngjarje nuk e penguan drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu të deklaronte në një konferencë për shtyp të mbajtur një ditë pas ngjarjes, se nuk kishin gjetur materiale zgjedhore “që shërbejnë për shit-blerje të votës”.
Ky skandal i rëndë u denoncua nga ish-kryeministri Sali Berisha. Kurse PD publikoi një video me titullin: Ja si mbrohet masakra zgjedhore e Elbasanit.

Luçiano Boçi, i pari që thyen herësin e listës dhe bëhet deputet

Luçiano Boçi bëhet i parë që ka thyer herësit e listës, duke marrë mandatin e deputetit

Me 9,936 vota të fituara, ai renditet kandidati i tretë për numrin e votave në Qarkun e Elbasanit për të gjithë kandidatët dhe i pari për partinë e tij.

Boçi renditej i shtati në listën e PD-së në Elbasan, ndërkohë që kjo parti ka fituar 6 mandate atje. Ai ka spostuar nga lista kandidatin Eugen Isaj, i renditur i 5-ti.

Kandidatja Flutura Açka është e fundit në listën fituese në këtë qark kur janë numëruar 464 kuti nga 511 kuti gjithsej. Nëse nuk do të ketë surpriza të tjera, atëherë ajo do të marrë zyrtarisht mandatin e deputetes.