31.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Gazeta gjermane “Tageszeitung”: Rama, një autokrat, 360 mijë të rinj ikën nga Shqipëria në 2019

“Tageszeitung”

Shqipëria tashmë është plotësisht një shfaqje me një person të vetëm. Edi Rama ia ka dalë në dy mandatet e tij të mbushë postet dhe listat e kandidatëve me ndjekës besnikë, dhe e ka lënë vendin të zhytet gjithmonë e më shumë në një kënetë të korrupsionit dhe keqmenaxhimit. Edhe opozita, pavarësisht një aleance të gjerë me parti të ndryshme, nuk ishte një alternativë dhe nuk ia doli që të siguronte një mazhorancë për të parandaluar Ramën që të marrë një mandat të tretë. Tani ai mund të vazhdojë të sundojë.

Ka shumë arsye për këtë: një reformë zgjedhore problematike, gabime strategjike në të shkuarën nga partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike, e cila bojkotoi parlamentin dhe zgjedhjet lokale, dhe pamundësia e diasporës shqiptare për të votuar. Në Kosovë për shembull, diaspora bëri fushatë të madhe për një ndryshim në udhëheqje: atje sot drejton reformatori Albin Kurti.

Katër vite të tjera për Edi Ramën janë një perspektivë e zymtë, veçanërisht për të rinjtë, për shkak se ai është i interesuar kryesisht për pushtetin dhe projektet e shtrenjta infrastrukturore, jo për të ardhmen e gjeneratës së re. Gjenerata e re po e braktis vendin në shifra të mëdha: vetëm në vitin 2019, 360 mijë njerëz u larguan, thuajse 13 përqind e popullsisë.

Për ta, problemet më të ngutshme janë papunësia e lartë dhe mundësitë e dobëta për arsimim. Kur Rama nuk ndryshoi gjë as pas protestave madhore të studentëve në vitin 2018 në universitete, ai tregoi qartë se cilat janë prioritetet e tij. Po ashtu ai lufton ashpër kundër formimit të negociatave.

Rezultati i zgjedhjeve e bën po ashtu pranimin në BE shumë të largët. Drita jeshile për bisedimet e pranimit tashmë është hapur- nëse Shqipëria përmbush kushtet. Njëra prej tyre ishte reforma zgjedhore, e cila u shtrembërua nga Rama në favor të tij. “BE” prej kohësh është një fjalë e zbrazët për Ramën.

Por një dritë shprese mbetet. Opozita do të heqë dorë nga bojkoti i tyre në parlament. Atëherë mbase shfaqja me një njeri do të marrë fund.

Sueddeutsche Zeitung: Rama fitoi me blerje masive votash

Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama fitoi një shumicë absolute në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë dhe do të sundojë i vetëm. Për Ramën kjo është fitorja e tretë radhazi. Ai e ka sunduar vendin kandidat zyrtar për anëtarësim në BE që prej vitit 2013. Njësoj si zgjedhjet e shkuara, këto zgjedhje u shoqëruan nga përdorimi masiv i burimeve nga pushtetarët dhe me shumë gjasë nga blerja masive e votave.

Sipas komisionit shtetëror të zgjedhjeve, socialistët fituan 48.7 përqind të votave dhe në këtë mënyrë 74 nga 140 vende në parlament- mjaftueshëm për një qeverisje absolute për katër vitet e ardhshme. Partia Demokratike e opozitës u rendit e dyta me 39.4 përqind të votave dhe 59 vende në parlament. LSI e presidentit Ilir Meta ishte në aleancë me të dhe mori 6.9 përqind të votave ose katër vende deputetësh. Rama do të vazhdonte të qeveriste gjithsesi, pasi tre deputetët e socialdemokratëve do i siguronin shumicën.

‘Praktikat e përhapura të blerjes së votave’

Megjithatë, fitorja e socialistëve erdhi vetëm përmes manovrave të paligjshme. Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve panë, për shembull, se si pushtetarët e përdorën funksionin publik gjatë fushatës zgjedhore, sipas Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, PACE. “Pretendimet për praktikat e përhapura të blerjes së votave gjatë gjithë procesit zgjedhor mbeten një problem serioz në Shqipëri,” tha shefi i delegacionit të PACE, Aleksander Pociej. “Kjo gjithashtu ka një ndikim negativ në perceptimin dhe besimin e përgjithshëm të publikut në procesin zgjedhor, siç janë stimujt e votimt dhe presioni i ushtruar mbi nëpunësit publikë,” tha Pociej.

Vetëm një nga dy votues me të drejtë vote hodhën votën e tyre. Para zgjedhjeve, vëzhguesit në qytetin e Laçit raportuan për gazetën Sueddeutsche Zeitung rreth presionit nga administrata e qytetit, e cila drejtohet gjithashtu nga partia e Ramës, ndaj zyrtarëve dhe për përpjekjet për të blerë vota.

Një media lokale raportoi gjithashtu për një abuzim masiv me bazën e të dhënave shtetërore nga socialistët në pushtet gjatë fushatës zgjedhore. Sipas mediave lokale dhe hetimeve nga prokurorët, manipulimi masiv dhe blerja e votave ka ndodhur edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe 2017. Sidoqoftë kjo nuk ka pasur ndonjë pasojë juridike të prekshme.

Votat e pavlefshme po kalojnë për PS, ndërpritet numërimi në Durrës

Është ndërprerë procesi i numërimit të votave për kandidatët në KZAZ-në 23, në Durrës.

Sipas burimeve për mediat, shkak për ndërprerjen e numërimit është bërë fakti që nga hapja e zarfeve kanë dalë vota të parregullta, të cilat demokratët pretendojnë se janë regjistruar në favor të PS.

Numëruesit e PS dhe përfaqësues të KZAZ nuk pranojnë të bëjnë kontestim të këtyre votave, ndërsa kandidati i PD, Ferdinand Xhaferri, kërkon transparencë të procesit, pasi sipas këtij të fundit, në të kundërt humbasin gjurmët e votave të pavlefshme.

Sipas Xhaferrit, votat e pavlefshme kanë kaluar në favor të PS. Deri më tani në këtë KZAZ janë numëruar 6 kuti, nga 79 që ka kjo qendër./ BW/

Udhëtimi nuk ndalet këtu…

Nga Agim BAÇI

Së pari dëshiroj të falenderoj të gjithë ata që më mbështetën në këtë sfidë të përballjes me votuesit. Do të doja të takoja sërish këdo që bashkëbisedoi me mua, e t’i shprehja në sy mirënjohjen time të thellë. Unë sot e mirëkuptoj dëshpërimin e gjithë atyre që besuan në një vendim të shqiptarëve më 25 Prill për Ndryshim përmes votës. Nuk flas thjesht për ata që besuan se forca politike që mbështesin duhet të vijë në pushtet. Jo, e kam fjalën për qindra e qindra bashkëqytetarë, të djathtë e të majtë, me të cilët kam folur shpesh, jo vetëm në fushatën zgjedhore, e që dukej se ishin në mbështetje të udhëtimit për ndryshim. Dhe janë të shumtë ata që nuk kanë qëllim pushtetin, por që shprehnin dëshirën që atdheu ynë i përbashkët të mos adhurojë servilin, të fortin dhe atë që vjedh pronën tonë të përbashkët apo pronën e tjetrit.

Dikush mund të pyesë, se si është e mundur që nuk u parandalua kjo vjedhje nga opozita? Por, a e patë se si gënjeu kreu i policisë së shtetit për rastin e Elbasanit, duke deklaruar që nuk kishte materiale zgjedhore në makinën e bllokuar nga mbështetësit e PD-së, ndërkohë që hetimet nxorrën fakte që kishim të bënim me vjedhje të strukturuar votash? A nuk ndaloi Tomorr Alizoti në Berat makinën me mbishkrimin “rezervat e shtetit” me ndihma që kanë vetëm një emër “porno-varfëri”? A nuk u kapën në Dibër zyrtarë lokalë me para dhe zarfe? A e keni lexuar raportin e OSBE/ ODIHR-it ku shkrihet qartë se vjedhja e votës dhe dhuna shtetërore është kthyer në normalitet? Pse, sa raste duhet të zbulojë opozita që të kemi një bindje që zgjedhjet janë vjedhur, që vullneti politik i shqiptarëve është dhunuar?

Unë si kandidat në Qarkun e Durrësit e kam denoncuar gjatë gjithë fushatës tentativën e pushtetit, të frymëzuar nga gjuha e urrejtjes e z.Rama, i cili përdori gjithçka për të blerë me çdo mjet vullnetin e bashkëqytetarëve tanë. Kam denoncuar faktin që fushatën e drejtonte i refuzuari nga Departamenti i Shtetit , Vangjush Dako, i famshmi më shumë edhe prej dosjes “339” të cilën Rama bëri çmos që mos ta zbardhte kurrë, sepse nuk donte të dekurajonte patronazhistët dhe vjedhësit e strukturuar të votës.

Unë kam parë çdo ditë se si është përdorur instratuktura shtetërore për të mbajtur nën presion qytetarët lidhur me fondet e rindërtimit, me bonuesin e qirasë, me vendin e punës, me biznesin, e me gjithçka tjetër që survejohej nga patronazhistët ilegjitimë. Dhe duke qenë dëshmitar i kësaj dhune të gjithanshme, nuk mundet që të bie dakord që Rama është një fitues normal i zgjedhjeve. Ai është një vjedhës i vullnetit popullor, me paratë dhe taksat e gjithë shqiptarëve dhe me inkurajimin e të fortëve për t’u ndjerë padronë të jetëve tona.

Nëse sot nuk flasim për atë që ndodhi me 25 Prill, do të ndodhë që fyerja dhe tallja të jenë debat i arsyeshëm, të pranojmë që politika të jetë thjesht spektakël, që arroganca të merret si virtyt e që servilizimi dhe tundja e kokës sugjerohen si arti i vetëm i jetës. Sepse nëse ndodh një pranim i tillë, kufijtë e Lirisë do të bëhen gjithnjë e më të ngushta për këdo që e do këtë vend me institucione demokratike e jo me institucione që survejojnë dhe kontrollojnë jetën tonë për llogari të pushtetit.

Unë nuk dua të besoj se Liria vlen vetëm për ata me shumë fat. Unë dua të besoj se ne e kemi vetë në dorë që të mos mendojmë me bark, por me mendje e që të kërkojmë rrugët për të qenë të lirë. Ndaj, ne më shumë se gjithçka, duhet ta refuzojmë njohjen e një fitoreje të tillë nëse nuk duam që të na duket si normal ky dhunim i vullnetit tonë, ky suervejim i gjithanshëm i jetës sonë.

Ne të gjithë e kemi detyrim të bindim çdo shqiptar, të djathtë, të majtë, të pavendosur, se nuk duhet të bashkëjetojmë me këtë dhunim, me këtë maskaradë që ndodhi të dielën ndaj vullnetit të zgjedhësve, sepse heshtja jonë do të na çojë vetëm në lumin e qarjeve pa kuptim, në një shtegnga ku duket vetëm robërimi. Ne duhet të nisim udhëtimin e rikthimit të politikës së mbështetur në virtyt, në Besimin në Zot, dhe jo përballimin e së keqes me të keqe. Ne duhet të besojmë se njerëzit e frikësuar nga ky pushtet kanë nevojë për shpresë, ndaj dhe udhëtimi s’mund të ndalet këtu. Ky udhëtim që rinis do të jetë, padyshim, sfidues dhe i gjatë. Por çdo përpjekje për t’i dhënë kuptim Lirisë dhe Dinjitetit është një udhëtim që nuk mund të na lodhë, sepse ky është vendi ynë, është shtëpia jonë.

Ambasadori i Gjermanisë: Akuzat për shitblejren e votës të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf ka reaguar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri.

Ambasadori Zingraf thekson se, të gjitha akuzat dhe ankesat, që kanë të bëjnë me zgjedhjet, mes tyre edhe ato për shitblejren e votës, duhet të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri.

Deklarata e ambasadorit gjerman

Dita e zgjedhjeve të dielën e shkuar rrodhi e qetë dhe thuajse kudo e paqtë. Fakti, që një numër i madh qytetaresh dhe qytetarësh shqiptarë dhanë votën e tyre, bën të qartë dëshirën për të bashkëvendosur.

Kodi i ri zgjedhor e kaloi me sukses testin e tij të parë. Procesi zgjedhor vijoi përgjithësisht pa fërkime, administrata zgjedhore në nivel qendror dhe lokal bëri një punë të mirë – falënderimi im u takon atyre.

Ne kemi ndjekur raportin paraprak të OSBE/ODIHR dhe jemi duke pritur atë përfundimtar. Të gjitha akuzat dhe ankesat, që kanë të bëjnë me zgjedhjet, mes tyre edhe ato për shitblejren e votës, duhet të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri – në këtë pikë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe organet e drejtësisë duhet të marrin përsipër një përgjegjësi të rëndësishme.

Vetëpërmbajtja dhe maturia e shumë kandidateve dhe kandidatëve ditën e zgjedhjeve meriton respekt. Unë shpresoj që të gjithë aktorët politikë të kenë edhe në të ardhmen një qasje konstruktive dhe bashkëpunuese ndaj njëri-tjetrit. Krahas kësaj presim që ata të njohin rezultatin e zgjedhjeve.

Për ne me rëndësi vendimtare është rruga e mëtejshme e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Unë pres që të gjitha partitë dhe aktorët politikë të kontribuojnë në mënyrë aktive në këtë drejtim dhe që përmes reformash të tjera të bëhen hapa përpara. Përgëzoj Partinë Socialiste për fitoren.

Qeveria e saj do të ketë një funksion kyç në këtë proces reformash. Po kështu përgëzoj edhe Partinë Demokratike, e cila ka mundur të shënojë një rritje të konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet e fundit.

Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë parlamentare si dhe për përfshirjen dhe kontributin e saj aktiv, për shembull në ligje dhe vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar. Gjermania do të vazhdojë ta shoqërojë dhe mbështesë Shqipërinë edhe më tej në rrugën e saj.

PD Shkodër: Mbështetje Lulzim Bashës në misionin e tij për ç’rrënjosjen e diktaturës!

Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka dalë me një deklaratë ditën e sotme, ku ka konfirmuar mbështetjen e saj për kryetarin Lulzim Basha.

Duke falenderuar mbështetësit dhe votuesit për fitoren në këtë qark, PD Shkodër ka theksuar se, përballë kishte forca të errëta të krimit të organizuar, struktura të sofistikuara të shit-blerjes së votës dhe mekanizma të intimidimit të qytetarëve, me qëllim tjetërsimin e vullnetit të tyre.

Deklarate e Partise Demokratike, Dega Shkoder

Te dashur bashkeqytetare, kur kane mbetur edhe pak ore nga permbyllja e procesit te numerimit te votave per kandidatet e subjekteve politike, vullneti Juaj rikonfirmoj si force te pare me diference te madhe me kundershtarin Partine Demokratike. Kush me mire se ju e di se kjo e jona ishte nje fitore qe nuk diskutohej, por qe perballe kishte forcat e erreta te krimit te organizuar, struktura te sofistikuara te shitblerjes se votes dhe mekanizmat e intimidimit te qytetareve me qellim tjetersimin e vullnetit te tyre.

Por Shkodra, si cdo here tjeter, qendroi burrneshe dhe doli faqebardhe. Numri i larte i votave te pavlefshme si ne qarkun tone ashtu edhe ne te gjithe Shqiperine tregon qe mashtrimi elektoral ka vazhduar nga ana e PS dhe aleateve te saj ne krim, deri ne tavolinat e numerimit, ku numeruesit e tyre jane pare me zed he figure duke plotesuar ne shkelje flagrante te ligjit fletet e votimit.

Te dashur Shkodran, misioni i Partise Demokratike dhe i kryetarit te saj Lulzim Basha nuk ndalet ketu, por ai vijon deri ne crrenjosjen e sistemit te instaluar dhe rikthimin e shpreses per shqiperine dhe shqiptareve.

Partia Demokratike Shkoder vazhdon te jete ne mbeshtetjen tuaj ashtu sikurse ka qene gjithmone. Partia Demokratike mbeshtet Kryetarin Lulzim Basha ne misionin e tij.

Ecim perpara me Lulzim Bashen!

Ju faleminderit!

#partiademokratikeshkodër #PD #ShqipëriaFITON #XhevdetAmuli

Mediat gjermane: Blerje votash, përdorim i posteve publike! Rama mund ta çojë në rrënim Shqipërinë

Pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri gazetat gjermane i kushtojnë vëmendje fitores së Partisë Socialiste, problemeve me përdorimin e pushtetit në fushatë, por edhe dobësive të Partisë Demokratike.

Nën titullin “Edi Rama mund të vazhdojë të qeverisë” gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” thekson se, Partia Socialiste ka arritur shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare dhe mund të qeverisë e vetme. Për Edi Ramën ky është mandati i tretë, shkruan SZ, por thekson se “zgjedhjet u shoqëruan, ashtu si edhe votimet e mëparshme, nga një përdorim i dukshëm masiv i burimeve të qeveritarëve dhe me gjasë edhe të blerjes së votës që është mjaft e përhapur”.

Süddeutsche Zeitung nënvizon, se një fitore me një shumicë të tillë ka ardhur me gjasë edhe përmes manovrave jolegale. “Vëzhgues ndërkombëtarë panë se si qeveritarë në fushatë zgjedhore ‘përdorën postet publike’, sipas Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, PACE”, shkruan gazeta gjermane.

Edhe gazeta “Neue Zürcher Zeitung” nën titullin “Edi Rama triumfon për herë të tretë” shkruan se, ish-piktori mbetet njeriu i fortë në Shqipëri, dhe se megjithë fitoren e qartë, ai ka humbur disi pushtet.

“Fitorja e zgjedhjeve është një fitore personale për Edi Ramën. Kreu i qeverisë në vitet e fundit i hoqi qafe shumicën e konkurrentëve të brendshëm dhe shpesh i zëvendësoi ata me njerëz besnikë, të panjohur si kandidatë”. Për analistin Volker Pabst, Edi Rama erdhi në pushtet si ish-piktor dhe basketbollist me shpresën për të luftuar korrupsionin dhe për të bërë reforma, por shumë pak ka mbetur nga kjo shpresë. “Partia e tij është e lidhur me sipërmarrës të fuqishëm, krimi i organizuar lulëzon.” Por sipas NZZ nga kjo gjendje pakënaqësie nuk përfitoi dot opozita, pasi Lulzim Basha nuk u pa si alternativë e vërtetë. “Basha ka pasur disa poste ministrore në qeverinë e parardhësit të kontestuar të Ramës, Sali Berisha. Përveç kësaj Partia Demokratike bëri gabime. Me bojkotimin e parlamentit ajo humbi prezencë. Programin e saj zgjedhor kjo parti e paraqiti vonë”.

“Edi Rama feston mandatin e tretë” e titullon gazeta gjermane “Taz” artikullin e saj duke vazhduar me ironi, se tani ai mund të vazhdojë ta çojë në rrënim edhe katër vjet vendin e tij. Sipas OSBE zgjedhjet u zhvilluan të qeta, shkruan taz. “Megjithatë blerja e votës mbetet problem në Shqipëri. Edhe pak para votimeve, më 24 prill u postuan video në Facebook, ku përkrahës të Partisë Socialiste shpërndanin para në zonën e varfër të Dibrës. Edhe me zgjedhjen e dytë të Edi Ramës në vitin 2017 ka pasur akuza të tilla.”

Kurse gazeta “Zeit” pasi thekson fitoren e socialistëve në zgjedhjet e 25 Prillit shkruan, se pjesëmarrja në zgjedhje u rrit krahasuar me vitin 2017. “Në parlamentin e ri ia doli të hyjë edhe Partia Socialdemokrate, PSD e sipërmarrësit të kontestuar, Tom Doshi. Me 2% të votave ajo arriti tre mandate. Partia përfitoi nga mosbalancimi rajonal i sistemit zgjedhor dhe fuqisë elektorale në qytetin verior, Shkodër”. / DW/

Dëshmia: Mora 200 mijë lekë për Ramën dhe Petrit Malajn, Policia shpërndau lekët

Një video denoncim është bërë publik, ku një qytetar pranon se ka shitur votën e tij për 50 mijë lekë të vjetra. Qytetari tregon se i kanë dhënë 200 mijë lekë për 4 vota.

Ai thotë se lekët janë shpërnda me makinën e policisë, pasi policët nuk ka kush i ndalon kush.

‘Ka ardhë makina e policisë me lekë. Se nuk i ndalon kush policët. Kanë marrë bosat. Me makinë policie, i kam parë vetë.

Edi Rama për Kishë të Laçit, e ka fitu me lekë se nuk e fitonte ndryshe. Unë 200 mijë lekë i mora për 4 votat e mia.

Në korridor më ka ardhë dhe më tha, 200 mijë lekë për 4 vota.

Të kish dalë tjetri me 55 mijë lekë, ja kisha dhënë atij tjetrit.

Këtë e kam marrë nga Edi Rama, 4 copa’, thotë qytetari në videon që mund ta shikoni më poshtë. /Syri.net

Si u deformua rezultati i zgjedhjeve, opozita 730 mijë vota, 64 mandate, regjimi 760 mijë vota, 74 mandate!

Ylli MANJANI

Pra që të kuptohemi edhe me shifra.
730 000 votat e opozitës (622 000 të PD dhe 107 000 të LSI) prodhuan në total 63 mandate.
Kurse 760 000 votat e PS prodhuan 74 mandate.

Pra për 30 000 vota diferencë (të cilat blihen pa problem nga pushteti) ndërmjet PS dhe Opozitës që duhet të ishin 3 mandate, aq sa mori PSD.
Por 30 000 votat e PS, si diferencë me Opozitën u shpërblyen me 11 mandate, kur me vota justifikon vetëm 3 të tilla.
Atëhere 8 mandate janë të vjedhura me sistem. Janë si ajo pasuria e pajustifikuar me të ardhura që i kap vettingu.
Qartësisht këto mandate i përkasin votave të LSI, dhe PD.

Dakord që opozita gaboi taktikisht që nuk u fut në listë të përbashkët. Më së shumti kjo përgjegjësi i takon LSI, e cila rrefuzoi FATALISHT pjesmarrjen në listën e përbashkët!!!
Por sistemi zgjedhor, i dhunuar brutalisht pa konsensus nga pushteti, është mjeti i hajnisë së mandateve.

Berisha reagon për zgjedhjet: 25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri, çfarë duhet bërë!

Sali BERISHA

Zgjedhjet jo demokratike!
Mandat mbi drogen, krimin, blerjen dhe abuzimin me pushtetin!
Vota e lire e shqiptareve u ekzekutua para se te hidhej ne kuti!
Te dashur miq, zgjedhjet apo me sakte farsa e tyre perfundoi. Gjate fushates dhe keto dite me eshte rikujtuar viti 2000. Ne tetor do zhvilloheshin zgjedhjet lokale. Ish presidenti Xhimi Karter dergoi nga Qendra e tij, qe ne gusht te atij muaji, nje mision faktmbledhes per te marre persiper vezhgimin e zgjedhjeve.

Misioni i Presidentit Karter pas dy jave qendrimi u largua nga Shqiperia dhe vendosi te mos i vezhgonte zgjedhjet pasi konstatoi se qeveria socialiste i kishte ekzekutuar ato para se te zhvilloheshin.
E njejta gje ndodhi pas 20 vitesh me zgjedhjet e 25 prillit te vitit 2021. Vota e lire e shqiptareve u dhunua para se te hidhej ne kuti per asrsyet qe vijojne.

1- Nga droga.
Viti 2020, pra viti para zgjedhor ishte viti ne te cilen me ftese te kreut te narkoshtetit Shqiperia u mbulua me kanabis de juro medicinalis kurse de facto ‘electoralis’.
Ne keto zgjedhje me shume se ne te gjitha tjerat vetem droga medicinale u kthye te pakten 12 mandate dhe mandatet do kthehen ne droge.

2- Narkoshteti.
Ne keto zgjedhje me shume se ne çdo fushate tjeter narkoshteti u shnderrua ne makineri elektorale te Kreut te Meduzes.
Parlamenti ne shkelje te konsensusit te vendosur mes forcave politike beri ndryshime kushtetuese ligjore, me te cilat favorizohej me disa mandate partia e qeverise.

KQZ, Kolegji, Policia e shtetit, Porkuroria dhe gjykatat e partise ne 98% te vendimeve qendruan besnike te palekundura te partise shtet. Po ndalem ketu vetem ne ngjarjen tragjike te Elbasanit.
Banda e personave ne shoqerim te Edi Rames sulmoi shtazerisht e keqtrajtoi fizikisht para kamerave dhe ne prani te bossit te tyre mbeshtetes te opozites.

Asnje nga keta bandite nuk u penalizua nga policia, prokuroria e partise sepse duheshin te vazhdonin misionin tyre kriminal te terrorizimit te popullates dhe blerjes se votes.

Ndaj dhe me 21 Mars kjo bande kishte dale publikisht dhe e armatosur per blerje votash, gje qe solli pergjakjen e Elbasanit.
Pas ngjarjes narkopolicia dhe narkoprokuroria fshehen ne menyre kriminale provat qe faktonin se ne makina u gjeten materiale per blerje te votes.
Perveç kesaj, dispozitat e kodit elektoral por dhe nenet e Kartes se Kopenhegenit per zgjedhjet e lira qe ndalojne perdorimin e burimeve te qeverise dhe shtetit per ndikim ne procesin zgjedhor, u shkelen me urdhera, ligje, vendime dhe akte te gjitha publike me qindra here nga Edi Rama dhe zyrtaret e tij.

Nuk po ndalem ketu ne perdorimin e mjeteve shteterore dhe administrates per fushate nga Edi Rama dhe ministra e narkozyrtaret e tij as tek qindra tendera dhe prokurime publike ne funksion te zgjedhjeve, as ne dhjetra e dhjetra inaugurime elektorale po po jap ketu vetem nje fakt;

Vetem bashkia e Durresit ka levruar pas dates 25 Mars transferta nga Thesari per individin (te demtuarit nga termeti) 83 here me shume se sa ka levruar nga 1 dhjetori i vitit 2019 deri me 25 Mars te vitit 2021.
Pengmarrja e votes me te dhenat personale te qytetareve.
Dergimi i te dhenave personale te mbrojtura me ligj dhe kushtetute ne çdo vend demokratik te botes nga e-Albania ne seline e partise socialiste perben megakrimin elektoral me te madhin ne histori, perben aktin me te rende pas burgosjes politike qe nje shtet mund te kryej ndaj qytetareve te tij.

Ky akt de fakt shenon jo vetem deligjitimin e zgjedhjeve por edhe te shtetit bandit qe kryen ate.
Edi Rama pajisi patronazhistet e tij me te dhena qe dikur sigurimi i shtetit pajiste patronazhistet e partise shtet qe te merrnin peng dhe te konfiskonin voten e qytetareve shqiptar.

Po ne kete kontekst, narkoshteti me kontrollin e tij te rrepte ndaj mediave dhe blerjen e polleve per manipulimin e opinionit, shenon ne çdo aspekt nje rekord te zi ne pabarzine e paraqitjes se fushtes elektorale te paleve ne gare.
Keshtu, me shnderrimin e narkoshtetit ne makineri elektorale u asgjesua barazia midis paleve, kushti i te gjitha kushteve per zgjedhje te drejta sipas standarteve nderkombetare dhe vota e lire u fut ne agoni.

3-Blerja e votes ne zgjedhjet e 25 Prillit ishte me masive se kurre me pare.
Ajo u shnderrua ne nje treg pothuaj publik.
Partia Doshi eshte vetem nje shembull i “industrializimit” te blerjes se votes per llogari te Edi Rames sepse makineria me e madhe e blerjes se votes e ketij megakrimi elektoral qendron ne Partin Socialiste.

Keshtu nga klanet Gjici, Frroku, Beqaj, Sterkaj, Ndreu, Ndreca, Malaj, Rraja, Ahmeti, Manstirliu, Balluku, Koka, Çyrbja, Balla, Gjiknuri, Brace Peleshi, Klosi, Çuçi, etj jane shpenzuar per blerje votash me euro, ushqime, dhe favore te tjera se paku dhjetfishi i shumave te shpenzuara nga Doshi per kete qellim.
Me keto shuma jane blere me se paku 10-12 mandate.

Per te gjitha sa me siper dhe te tjera per te cilat nuk po ndalem, dua te them se vota e lire si shprehje e vullnetit te qytetareve te lire vdiq pa u futur ne kuti dhe natyrisht ne kuti nuk mund te kishte fat tjeter nga ai para kutise.
Ne keto rrethana, me te drejte shtrohet pyetja: A duhej opozita te ndiqte kete farse elektorale? Pergjigja ime eshte e prere Po.
Kjo sepse ajo duhet ti permbahet e palekundur parimit te saj themelor te ardhjes ne pushtet me voten e qytetareve dhe se dyti duke mos marre pjese ne zgjedhje ajo humbiste te drejten per te qene avokate e besueshme e votes se lire tek shqiptaret dhe miqte dhe partneret tane nderkombetar.

Keshtu qe pavaresisht nga te gjitha mendoj se ajo veproj drejte qe mori pjese ne keto zgjedhje.
Duke mos mohuar rendesine e padiskutueshme dhe detyrimin e pashmengshem e nje analize te thelle per nxjerrjen e pergjegjesive per rezultatin e ketyre zgjedhjeve nga cilido dhe te drejten e pamohueshme te gjithsejcilit per te kerkuar ne gje te tille, mendoj se e nje rendesie jetike per qytetaret, opoziten, militantet dhe mbeshtetesit e saj qe sakrifikuan aq shume ne keto zgjedhje si dhe per vendin ne teresi eshte mbledhja, administrimi dhe sistemimi i çdo dokumenti, fakti, argumenti dhe pregatitja me seriozitet e objektivitet e Librit te Zi te zgjedhjeve jo demokratike te vitit 2021 ne Shqiperi.

Ky liber duhet ne kohen me te shkurter tju dergohet institucioneve te shtetit njepartiak, OSBE ODHIR, misioni vezhgues i te cilit ka bere nje raport paraprak te paanshem dhe objektiv per keto zgjedhje.
Libri duhet tju dergohet dhe te gjitha institucioneve nderkombetare, Keshillit te Europes, Komisionit Europian, Parlamentit Europian, Kongresit te SHBA, Bundestagut, parlamenteve, ministrive te jashtme, qeverive te vendeve anetare te BE dhe NATO-s dhe menjehere per te gjitha shkeljet e tmerrshme te Konventes Europiane te te Drejtave te Njeriut te paprecedent ne historine e Keshillit te Europes duhet drejtuar Gjykates Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg.

Kjo nuk eshte nje beteje e lehte por nisur dhe nga precedenti eshte beteje qe fitohet plotesisht.
Zyrtaret, qeveritaret qe qendrojne per voten e lire mirepresin Librin e Zi te zgjedhjeve 2021 te Shqiperise se nje perpjekje serioze, legjitime te opozites shqiptare. Ky eshte nje mision i larte sa shqiptar aq dhe nderkombetar per te gozhduar para botes Lukadrogen e Shqiperise dhe per tju rikthyer shqiptareve voten e lire. sb