17.5 C
Tirana
E enjte, 19 Qershor, 2025

Mos e ndal ëndrrën!

Nga Gjergj META 

Shqipëria që duam dhe ëndërrojmë, nuk do të jetë ndoshta asnjëherë e përsosur ashtu si në ëndrrat tona. Në fund të fundit, ëndrrat ndërtohen ditë pas dite, për ato “luftohet”, derdhet djersë vazhdimisht, por nuk mund të dyshojmë se ato mund të realizohen.

Ëndrrat nuk janë asnjëherë vetëm tonat, disa i kemi të trashëguara nga ata që na kanë paraprirë. Na i kanë lënë si me testament nëpërmjet veprimit, shkrimeve, dëshirave dhe fjalëve të tyre. Disa të tjera i lëmë ne, që t’i vazhdojnë ata që do të vijnë, pasi ne ta braktisim këtë banesë tonën këtu mbi tokë.

Por kurrë të mos reshtim së ëndërruari, ndërsa ecim mbi këtë tokë e jetojmë jetën tonë, kohën që na është dhënë, hapësirën që shkelim.

Ëndrrat e mëdha nuk i ndërtojmë kurrë të vetëm. Duhet dikush tjetër, shumë të tjerë pranë nesh e së bashku, të bëjmë më të mirën tonë. Nëse nuk ëndërrohet së bashku, nuk është e mundur që ëndrrat të realizohen.

Shqipëria është një ëndërr e bukur, një ëndërr e madhe e etërve tanë; e atyre që dhanë jetën për të, që rrezikuan gjithçka, harxhuan rininë e tyre sepse i penguan të ëndërronin, sepse u mohuan lirinë. Shqipëria është ëndrra e shumë baballarëve e nënave, që çdo ditë sakrifikojnë për fëmijët e tyre. Shqipëria është ëndrra jonë, një nga ato ëndrra që Hyji ka vendosur në zemrat tona.

Ajo shpesh mund të na duket e frikshme, nganjëherë plot ankthe e trishtim nga ato me përbindësha e dragonj, apo nga ato kur biem në zbrazëtirë apo nuk vrapojmë dot, dhe atëherë nuk do të donim të ëndërronim, sepse druajmë se sulmet e panikut nuk do të na linin të qetë.

Megjithatë, ne nuk mund të ndalim së ëndërruari këtë ëndërr të bukur që quhet Shqipëri, edhe pse nuk është aq e përsosur sa do të donim. Nuk mund të ndalim kurrsesi, edhe sikur ta shihnim të realizuar qoftë edhe për një orë të vetme në jetën tonë.

Mbrëmje të bukur!

Dom Gjergji

Beteja pёr demokracinë sapo ka filluar dhe ne do ta udhёheqim atё deri nё fitore!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, EDI PALOKA

Edi Rama ka bashkёpunuar dhe vazhdon tё bashkёpunojё hapur me pёrfaqёsues tё krimit.
Vangjush Dako, njeriu mё i afёrt i Ramёs nё Durrёs, nё listёn e Departamentit tё Shtetit Amerikan si figura mё e korruptuar dhe e lidhur me krimin nё Shqipёri, provokoi dhe fyeu kryetarin e Partisё Demokratike nё Durrёs, Z. Ferdinand Xhaferri.

Ngjarja ndodhi nё ambjentet e Pallatit tё Sportit nё, ku numёroheshin votat e KZAZ 21 nё Durrёs. I shpallur non-grata nga SHBA, Dako nuk ka hezituar asnjё moment të tregojë se ai ёshtё kryetari real i PS-së në zgjedhjet e Durrёsit.

Sot fryma e ndryshimit ёshtё mё e madhe se asnjёherё tjetёr. Ne jemi mё tё fortё dhe mё tё vendosur se kurrё dhe me vendosmёri ne do tё luftojmё çdo ditё pёr tё mbrojtur demokracinё dhe për të sjellë sё bashku njё tё ardhme mё tё mirё pёr vendin tonё.

Ne do tё vazhdojmё tё luftojmё derisa demokracia tё fitojё.

Superskandali! Bllok “pagesash”, para dhe karta ID: Si u manipulua përplasja e përgjakshme e Elbasanit

Referimi policor mbi përplasjen e përgjakshme në Elbasan ngre pikëpyetje se Policia e Shtetit jo vetëm që mbylli sytë përballë provave që sugjeronin përfshirjen e personave me të shkuar kriminale në krim zgjedhor, por mashtroi publikisht mbi faktet.

BIRN

Lista me emra dhe fotokopje kartash ID, bllok shënimesh ku shkruhej “pagesa” si dhe një dokument format A4 me përshkrimin “formular patronazhi”, bashkë me disa fletëpalosje të Partisë Socialiste. Këto janë disa nga provat që Policia e Shtetit gjeti në automjetin pa targa të shtetasit Mehmet Greca, pas përplasjes me armë në lagjen “5 Maji” në Elbasan më 21 prill 2021, e cila përfundoi me një të vdekur dhe katër të plagosur dhe njollosi zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas dokumenteve gjyqësore të para nga BIRN, Policia dhe Prokuroria kishin informacione mbi provat e gjetura dhe që sugjeronin se kishin të bënin me një krim zgjedhor, por dështuan të bëjnë arrestime apo të ngrenë akuza ndaj personave në fjalë, përfshirë një person me nofkën Met Dafllaku, emri i të cilit ishte shkruar mbi bllokun me shënimin “pagesa”.

Provat e gjetura në vendngjarje nuk e penguan drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu të deklaronte në një konferencë për shtyp të mbajtur një ditë pas ngjarjes, se nuk kishin gjetur materiale zgjedhore “që shërbejnë për shit-blerje të votës”.

Sipas deklaratës së Veliut, një grup ish-oficerësh policie të njohur si “Grupi i Mbrojtjes së Votave” të Partisë Demokratike, “i bllokuan rrugën automjetit të fuoristradë tip ML të drejtuar nga shtetasi me inicialet M.G. duke i prerë rrugën.” Policia e Shtetit e shpalli bllokimin e shtetasit Mehmet Greca si “heqje e paligjshme e lirisë”.

“Nga këqyrja e automjetit Mercedez tip ML pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundraligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshin për shitblerje të votës,” deklaroi Veliu në konferencën për shtyp të datës 22 prill. [Link]

Por ndryshe nga sa flet kjo deklaratë, dokumenti i referimit të veprës penale nga Policia për Prokurorinë e Elbasanit shkruan: “Në sedilen e djathtë përpara të këtij mjeti gjendet një çantë dore kafe, brenda së cilës gjenden […] një fletore me vija me shënim në kapak Met Dafllaku pagesë, brenda në 6 fletë shënime me emra dhe nr. id, format A4 me përshkrim formular patronazhi me tre fletë, 5 formate A4 me kopje kartash identiteti dhe pasaportash biometrike…”

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu konfirmoi në një përgjigje me shkrim se materjalet në fjalc janë gjetur në vendin e ngjarjes por sipas tij, këto materjale nuk përbëjnë prova për krim zgjedhor.

“Grupi hetimor nuk i ka vlerësuar provat e gjetura dhe të sekuestrua në automjetin ML pa targa, si elementë apo si indicje që mund të shërbenin për çeljen e një hetimi për veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve,” deklaroi Veliu në përgjigjen e tij. Argumenti kryesor për këtë vlerësim sipas Veliut lidhet me faktin se në automjet janë gjetur “vetëm 100 euro”.

Veliu ia kaloi përgjegjësinë prokurorisë për të vijuar më tej me këtë çështje.

“…është në tagrin e prokurorit që të nisë hetime edhe për vepra të tjera penale nisur nga provat e administruara apo dëshmitë e marra,” shkroi Veliu.

Prokurori Alfred Shehu refuzoi të komentojë mbi çështjen dhe i tha BIRN se si prokuror e ka të ndaluar të reagojë në çështje të debatit publik.

Një zyrtar i policisë e përshkroi Grecën si një “socialist të flaktë” dhe banor të lagjes, ndërsa policia duket se u bind nga justifikimi që Greca dha për përdorimin e një automjeti pa targa.

Pasi u lirua menjëherë pas marrjes në pyetje si “person që ka dijeni për ngjarjen”, Greca u pa nga dëshmitarët duke qëndruar pranë qendrave të votimit në lagjen “5 Maji” në Elbasan në ditën e zgjedhjeve.

Dokumenti policor i këqyrjes së vendit të ngjarjes tregon se në përplasjen e përgjakshme që ndodhi në sytë e dy drejtuesve të policisë së Elbasanit dhe një numri policësh u përdorën disa pistoleta, vërtetuar kjo nga larmishmëria e markave të gëzhojave të gjendura në vendngjarje, si dhe duket se është qëlluar nga pozicione të ndryshme.

Raporti i Policisë thotë se aty u gjendën 7 gëzhoja të markës GFL 9 mm Luger si dhe 9 gëzhoja PPU 45 të kalibrit 11.2, ku këto të fundit u gjetën në gjashtë pozicione të ndryshme. U gjetën më tej tre gëzhoja S&B dhe një fishek 1 Maxx Tech. Gëzhojat e gjetura në terren sugjerojnë përdorimin e minimalisht tre llojeve të ndryshme të armëve, por policia ka sekuestruar vetëm armën e dorëzuar nga i akuzuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj.

Gjithashtu, prania e policisë në vendngjarje nuk e pengoi një nga personat e përfshirë në konflikt, Klement Xhaferrin të largohej. Xhaferri është shpallur aktualisht në kërkim policor, por policia nuk ka gjetur ende vendndodhjen e tij.

Sipas deklaratës së 22 prillit të Veliut, në vendin e ngjarjes, para, gjatë dhe pas përplasjes së armatosur gjendeshin dy zëvendësdrejtorë të Policisë së Qarkut.

Greca, të cilit Policia e Shtetit iu referua si një qytetar që u mor peng me dhunë, është dënuar në Britaninë e Madhe në vitin 2016 pasi u kap me 51 kilogramë kokainë dhe 80 mijë paund cash.

Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e së dielës me 48% të votave, por akuzat për përfshirje të strukturave të krimit të organizuar në zgjedhje vazhdojnë. Në qarkun e Elbasanit, socialistët thelluan rezultatin e vitit 2017 dhe arritën të fitojnë 55% të votave.

Një nga provat e sekuestruara në vendngjarje është një dokument me titull “formular patronazhi”, i gjendur në makinën pa targa të bllokuar nga mbështetësit e PD. Patronazhistët u bënë të njohur në publik pas rrjedhjes së një databaze të madhe me emrat e 910 mijë votuesve të Tiranës, databazë që besohet se i përket Partisë Socialiste.

Kjo nuk është hera e parë që socialistët akuzohen se kanë përdorur persona me të shkuar kriminale për fushatat e tyre elektorale.

“Të gjithë në shesh me detyrim”, urdhri i prerë i Ramës për administratën

Ardit KËRTUSHA

Dje ne telefonat e cdo punonjesi te administrates se Shqiperise , kryesisht asaj te bashkise se Tiranes , Kamzes, Vores dhe Durresit bashke me drejtorite e varsisë së tyre (UkT, Ukk,UkdDrsh ,klm Yzh gjelberim , pastrim etj)Perfshire dhe te gjithe administraten e ministrive, sapo i mberriti mesazhi kaq shumë i urryer dhe i neveritshëm, me tekst: “Sot ne oren 17:00 të gjithe tek sheshi , pjesmarrja me detyrim”.

Kush jeni ju mer që i përdhosni keta njërëz si e si për të justifikuar hambarin e votave të blera me burimet e pashtershme te korrupsionit tuaj banditesk dhe gllaberimit galopant te cdo resursi te ketij vendi te quajtur Shqiperi. Mjerim dhe keqardhje per ju asgje tjeter!
Metodat e partise shtet me tubime te urdheruara jane ngulitur thelle ne subkoshiencen e sektit rilindje te cilet ne kete fushate nuk ndryshuan asgje pervec faktit te rritjes se neverise dhe kthimit tek simbolet e vjetra.

Flamuret ja keni dhene turmes t’i valvisi kur flet lideri supreme. Vendosini dhe shallat e kuq pionerve patronazhiste me vota te blera. Kujdes nga gjembat e trendafilit pasi, i lënë në hije prej 8 vitesh, atij si ka mbetur me asnje gonxhe vetem gjemba te rritur pafund.

83 mijë vota të pavlefshme, rekord në Tiranë

Deri më tani në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri janë regjistruar 83 mijë e 19 vota të pavlefshme. Tirana kryeson për vota të pavlefshme me 18 mijë e 442 vota, ndjekur nga Elbasani me 9 mijë e 772 vota dhe Fieri me 9 mijë e 375 vota. Po ashtu edhe në Durrës ka 7 mijë e 808 vota dhe Korça me 7 mijë e 356 vota. Më pak vota të pavlefshme kanë Kukësi dhe Gjirokastra.

Vota të pavlefshme

Tirana- 18 mijë e 442 vota

Durrësi- 7 mijë e 808 vota

Lezhë- 4 mijë e 946 vota

Dibër- 4 mijë e 686 vota

Shkodër- 6 mijë e 11 vota

Kukësi- 2 mijë e 188 vota

Elbasan- 9 mijë e 775 vota

Fier- 9 mijë e 375 vota

Berat- 5 mijë e 292 vota

Korçë- 7 mijë e 353 vota

Gjirokastër- 2 mijë e 310 vota

Vlorë- 4 mijë e 730 vota

Mark Marku: Nuk do t’i njohim kurrë këto zgjedhje

Mark MARKU

Të dashur qytetarë të Lezhës, Kurbinit, Mirditës.
Të dashur vellezër dhe motra.
Falë mbështetjes tuaj, ne arritëm një fitore të madhe në gjithë qarkun (5900 vota plus) më të madhe, në gjithë historinë e pluralizmit.

Me gjithë milionat e parave të hedhura nga pushteti i korruptuar i Ramës, me gjithë llumin e krimit që përmbyti si asnjëherë tjetër Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën, ju treguat në mënyrë shembullore se asgjë nuk e mposht karakterin, dinjitetin dhe shpirtin e lirë të qytetarëve të zonës sonë, asgjë dhe askush nuk e përdhos krenarinë tonë.

Si drejtues politik i qarkut bashkë me kolegët ju falenderoj përzemërsisht dhe ju garantoj se do të jemi në lartësinë e gjestit tuaj fisnik. Shumë prej jush me lot në sy, sot më kanë shprehur deshpërimin për faktin se ajo që nuk ndodhi në Lezhë apo diku tjetër ndodhi në Shqipëri.

Paratë që u janë vjedhur juve nga qeveria më e korruptuar në botë, pra nga Rama, dhe llumi i krimit na i vodhën zgjedhjet në shkallë vendi.

Ju garantoj se Partia Demokratike nuk do ti njohë kurrë këto zgjedhje, dhe do punojë që shumë shpejt pushteti nga duart e bandës grabitëse të Rilindjes të kalojë tek populli.

Jam i bindur se SHBA, BE dhe gjithë bota demokratike nuk do ta njohin Lukashenkon e Ballkanit, Edi Rama dhe zgjedhjet e tij.

Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do bëhet si Qarku jonë, zonë e lirë dhe demokratike.

Parregullsi të rënda në procesin zgjedhor, PD i kërkon KQZ pamjet e kamerave në QV/KZAZ

Partia Demokratike ka depozituar në KQZ një kërkesë ku kërkohen t’i vihen në dispozicion të dhënat teknologjike, për shkak të indicieve që ka nga komsionerë të saj për parregullsi të rënda në procesin zgjedhor.

Në këtë kuadër, PD i kërkon KQZ t’i vendosë në dispozicion pamjet filmike të çdo QV dhe KZAZ.

Po kështu pamjet filmike të kamerave regjistruese të fletëve të votimit të çdo KZAZ.

Basha: Paratë e krimit blenë zgjedhjet, ne nuk dorëzohemi në luftën për demokraci!

Basha: Beteja për demokracinë sapo ka filluar, Shqipëria do të fitojë

FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PARA MEDIAS

Të dashur shqiptare dhe shqiptarë, vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj,

Teksa muzgu i kësaj mbrëmje po bie mbi qytetet dhe fshatrat tona, mbi malet dhe luginat e Shqipërisë, një tjetër hije po avitet në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve anembanë këtij vendi dhe kudo ku ndodhen.

A është ky muzgu i shpresës dhe ëndrrës për ndryshim, për Shqipërinë demokratike normale dhe të zhilluar, për Shqipërinë Europiane.

Kemi shumë vite që luftojmë për demokracinë

U deshën shumë vite që të rrëzonim regjimin komunist, por ne ja dolëm. Ia dolëm sepse jemi njerëz të fortë, jemi një popull që beson tek demokracia.

Beteja jonë për demokraci ka vijuar pandërpreë çdo cast, çdo ditë, anembanë Shqipërisë.

Edhe këto muaj, ne luftuam për demokracinë.

Unë besova se falë fuqisë së mrekullueshme të popullit tonë ne do fitonim dhe do ti kthenim Shqipërisë demokracinë.

Por këtë herë kjo nuk mjaftoi.

Nuk mjaftoi sepse këto zgjedhje nuk kishin të bënin me demokracinë.

Ne hymë në këtë betejë jo me një kundërshtar politik, por me një regjim që bëri gjithçka për ta shkatërruar garën e ndershme elektorale.

Ata ndryshuan kushtetutën dhe kodin zgjdhor duke thyer të gjithë rregullat. Dhjetëra mijëra vota të pavlefshme, numri më i madh ndonjëherë dhe dy herë më shumë sesa diferenca mes dy palëve.

Miliona euro të hedhura për të realizuar blerjen më të madhe industriale të votës duke shkaktuar deformimin më të madh të vullnetit të zgjedhësve.

Ata përdorën milionat e koncesioneve të korruptuara,

vodhën të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë,

përdorën kriminelët dhe bandat,

kërcënuan dhe shantazhuan votuesit, administratën, gazetarët dhe median

duke e bërë edhe më të madhe masakrën elektorale.

Edi Rama ka bashkëpunuar dhe vazhdon të bashkëpunojë hapur me përfaqësues të krimit si Tom Doshi që kanë gjithë botën demokratike kundër. Ai kandidoi përsëri përfaqësuesit e krimit në listat e tij.

Dhe pavarësisht gjithë kësaj – ne sollëm një arritje të madhe për demokracinë në Shqipëri.

Ne u bëmë më të fortë.

Ne jemi më të vendosur se kurrë.

Kushdo që mendon se ne do të dorëzohemi – nuk na njeh mirë!

Ne do të vazhdojmë betejën me gjithë fuqinë tonë.

Ne do vazhdojmë të luftojmë me gjithçka kemi për demokracinë.

Do vazhdojmë të luftojmë deri në fitore, sepse misioni ynë është më i madh se të gjithë ne.

Po u dorëzuam ne, Shqipëria ska më asnjë mundësi.

Dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Dua tju falenderoj të gjithë ju, vëllezër dhe motra, shqiptare dhe shqiptarë kudo ku jeni,

Dua të falenderoj anëtarët dhe mbështetësit tanë, ekipin tonë të mrekullueshëm dhe aleatët tanë të koalicionit, komisionerët, numëruesit, vëzhguesit dhe vullnetarët e panumërt për angazhimin e tyre të pashembullt.

Mbi 600,000 shqiptarë votuan për ne, dhe sollën shpresë për Shqipërinë.

Të rinj dhe të reja, të moshuar, gra dhe burra, nga i gjithë vendi.

Ju falenderoj nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj të mrekullueshme.

Faleminderit për besimin tuaj

Dhe ju premtoj sot: nuk do t’u zhgënjejmë kurrë

Ne do luftojmë për ju!

Do luftojmë për qindra mijëra qytetarë që votuan për ne dhe për ata të cilëve nuk ju numërua vota.

Zëri juaj do të dëgjohet qartë dhe fort.

Kjo është përgjegjësia ime, është detyrimi që kam para jush dhe para Shqipërisë.

Nata që ka rënë sonte do të largohet dhe dielli do të ngrihet përsëri nesër mbi horizont. Dielli i shpresës për Shqipërinë.

Fryma e ndryshimit është më e fortë se kurrë.

Ne jemi më të fortë dhe më të vendosur se kurrë.

Dhe të fortë, ne do luftojmë çdo ditë,

Ne do të luftojmë çdo orë,

Për të mbrojtur demokracinë dhe për të sjellë të gjithë bashkë një të ardhme më të mirë për vendin tone, për familjet tona për fëmijët tanë.

Beteja sapo ka filluar dhe ne do ta cojme atë deri në fund, deri në fitore!

Demokracia do të fitojë dhe Shqipëria do të fitojë.

Falemnderit!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Dako me bandën e tij sulmojnë kryetarin e PD të Durrësit

Vangjush Dako me bandën e tij sulmojnë kryetarin e PD të Durrësit dhe njëkohësisht kandidatin për deputet, Ferdinand Xhaferaj.

Xhaferri ka hyrë në pallatin e sportit, dhe është provokuar nga Vangjush Dako. Sipas burimeve nga vendi ngjarjes, Xhaferaj ka hyrë në Pallatin e Sportit për të ndjekur procesin e numërimit të votave. Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako e ka thirrur dhe i ka thënë “Urime”.

Xhaferraj është acaruar nga kjo replikë me ironi dhe i ka thënë: Je bo politikan ti? Kjo gjë ka acaruar situatën dhe mes tyre ka nisur përplasja fizike.