25.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Në 2 makinat e bandës së PS u gjetën para dhe karta ID! Berisha: Krimineli Ardi Veliu mashtroi publikisht shqiptarët

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar edhe njëherë fshehjen nga ana e policisë dhe drejtorit të saj, Ardi Veliu të ngjarjes së Elbasanit dhe të faktit që autori në kërkim për këtë ngjarje Klement Xhaferri kishte me vete në makinë, karta identiteti, pasaporta biometrike, si edhe fletë votimi, tashmë të provuara si prova nga Prokuroria, ndërkohë që Veliu mohoi të kishte të tilla.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha

Breaking News!

Raporti zyrtar mbi ngjarjen tragjike ne Elbasan!

Krimineli Ardi Veliu mashtron publikisht shqiptaret.

Ne makinen e banditeve trafikantit Greca dhe vrasesit Klement Xhaferi u gjenden sipas raportit te policise dhjetra karta identiteti, pasaporta biometrike, flete votimi, blloke pagesash deri dhe shkop policie.

Ndersa kryehorri i pafytyre ne krye te narkopolicise u tha shqiptareve se nuk u gjenden materiale zgjedhore.

Perveç kesaj ne raportin oficereve te policise ne vend ngjarje drejtuar kryehorrit ne krye te narkopolicise dhe narkoprokurorit te Elbasanit thuhet se u gjeten 3 lloj gezhojash cka tregon se ne drejtim te aktivisteve te Pd u qellua nga dy gryka zjarri, Ardi Veliu mashtroi duke thene se u gjeten dy lloj gezhojash.

Ketu me poshte keni raportin e dy oficereve te policise gjyqsore per ngjarjen qe pergjaku Elbasanin, i cili deshmon vertetsine e plote te deshmive te veprimtareve te PD per ngjarjen tragjike dhe manipulimin e ngjarjes nga autori i vrasjes se vertet dhe puthadori i tij Ardi Veliu! sb

Dalin listat e emrave që kanë shitur votat, shumat që kanë marrë dhe kush janë padronazhistët sekserë

Kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi denoncoi në tre ditë më parë skandalin e vjedhjes së votave në Durrës.

Kryemadhi publikoi një listë ku shihen emra votuesish dhe të patronazhistëve të PS, ku janë përcaktuar dhe shumat që do të paguhen për çdo rast.

Kryemadh përmendi emrat e patroanazhistëve të PS, të cilat janë zyrtarë të PS dhe institucioneve në Durrës. Këta të fundit, kanë marrë përsipër pagesën e shumave për vota.

Tabela, me emrat e patronazistëve dhe shumat që kanë dhënë për çdo votues, sipas qendrave të votimit.

 

Më shumë vota se votues në Durrës

Pezullohet numërimi i votave në KZAZ 23 në Durrës me kërkesë të pjesëtarëve të grupeve të numërimit të votave. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se në procesverbalin e mbajtur pas mbylljet së votimit më 25 prill kanë rezultuar 314 vota, ndërkohë që gjatë numërimit në kuti kanë qenë 315 vota.

Për këtë arsye është njoftuar dhe KZAZ dhe janë kryer veprimet përkatëse, duke hapur dhe kutinë e materialeve zgjedhore për të verifikuar ndonjë shënim të mundshëm, por nuk ka pasur. Grupet e punës kanë bërë ankimim tek kryetari i KQZ-së.

Leskaj: Mirënjohje për ju që votuat kundër arrogancës, që nuk u thyet nga regjimi dhe shitja e votës

Bujar LESKAJ

Të dashur bashkëqytetarë vlonjatë!
Dëshiroj t’ju falenderoj nga zemra të gjithëve ju, banorë të Qarkut të Vlorës, që morët pjesë në votime, që besuat programin dhe vizionin e Partisë Demokratike, që na votuat, demokratë, numërues e vëzhgues!

Ishim së bashku përgjatë këtyre muajve të fushatës, një fushatë e jashtëzakonshme me klimë qytetare, pozitiviste e që shikonte nga e ardhmja.
Pjesëmarrja aktive e të rinjve, promovimi në të gjitha nivelet i barazisë gjinore, nga aktivitetet intelektuale, prej të cilave volëm mendime të vyera; shpalosja dhe paraqitja e programit të PD “Shqipëria Fiton” si dhe hartimi me shumë dashuri, përgjegjësi e vizion i programit tonë për Vlorën, “Vlora Fiton”, bënë që kjo të ishte një fushatë gjithëpërfshirëse me një hapësirë përfaqësimi të garantuar për të gjithë.

Tashmë vullneti i popullit është shprehur dhe është koha e leximit me përgjegjësi të lartë qytetare e përulësi të verdiktit të popullit, por edhe të çdo vote në kuti.

Të dashur qytetarë që besuat Partinë Demokratike!
Ju që votuat kundër arrogancës, kundër harbutërisë, kundër marrëzisë së një njeriu që mendon se është pronar i vetëm i këtij vendi!
Ju që nuk u thyet nga regjimi autokratik dhe shitja e votës!

Ju falenderoj, sepse ju votuat për lirinë!
Votuat për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për rininë, për dinjitetin e nëpërkëmbur kaq vjet!
Për Shqipërinë ku duam të jetojmë krenarë e me dinjitet!
Të dashur vëllezër, anëtarë të Partisë Demokratike!

Mirënjohje pafund për punën dhe përkushtimin tuaj të parreshtur.
Do të vazhdojmë të dokumentojmë dhe të denoncojmë edhe në të ardhmen, siç kemi bërë deri tani, blerjen e votës, intimidimin, arrogancën dhe frikësimin e qytetarëve.

Jam plotësisht i vetëdijshëm se puna që kemi përpara është më shumë se gjithçka kemi bërë deri më sot.
Ne do ta fitojmë këtë betejë të gjatë; betejën për votën e lirë, për demokracinë, për Vlorën!
Për një gjë dua t’ju garantoj: Unë dhe ekipi i deputetëve të PD të Vlorës do të jemi shërbestarët tuaj të vërtetë në parlament, shërbestarë të Vlorës, Sarandës, Delvinës, Konispolit, Selenicës, Himarës!
Ju faleminderit!

“Horrat cigaren ma shuajnë në shpinë”! Vargjet tronditëse të Flutura Açkës  

Shkrimtarja Flutura Açka, e zgjedhur si deputete në Elbasan, e ka përjetuar si një dhimbje dhe tragjedi për vendin Marrjen e një mandate të tretë nga Rilindja dhe Edi Rama.

Açka, shpreh trishtimin me vargje therëse për shqiptarët që pas rikonfirmimit të Ramës prenë biletën për të ikur nëpër botë siç bënë rreth 500 mijë shqiptarë të tjerë gjatë dy mandateve të para të tij.

Poezia e Flutura Açkës  

Pse je n’trishtim Atdhe?

Shqiptarët me marrje mendsh u gdhinë,
i prenë biletat për në udhëbotë,
e horrat cigaren ma shuajnë në shpinë!

Ronaldo kërkon largimin nga Juventusi

Cristiano Ronaldo do të bëjë përpjekje për t’u larguar nga Juventusi në verë, nëse gjiganti italian dështon ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Superylli portugez Cristiano Ronaldo nuk dëshiron të luajë në Ligën e Evropës – garën dytësore evropiane për klube – prandaj do të largohet nga Juve, nëse ajo luan në këtë garë sezonin e ardhshëm.

Ronaldo do ta vlerësojë kalimin në Paris Saint-Germain apo Manchester United në verë, nëse Juventusi dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Juve është në vendin e katërt në tabelën e Serie A dhe mund të dështojë të kualifikohet në këtë garë për shkak të rezultateve të dobëta.

Gazeta torineze, e afërt me klubin, Tuttosport, raporton se Ronaldo do t’i dëgjojë ofertat nga PSG-ja dhe Unitedi për t’u siguruar se do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Blerja masive e votave, u kapën me 27 zarfe me para në makinë, vendimi i gjykatës

Gjykata e Posaçme e ka konsideruar si të ligjshme arrestimin e dy komisionerëve, Narti Maru dhe Xhuliano Tota, pjesë e një subjekti politik në qytetin e Durrësit. Gazetarja Klodiana Haxhia raporton për “BalkanËeb”, se dy personat në fjalë, akuzohen se një ditë para zgjedhjeve, pra mbrëmjen e 24 prillit, kanë ofruar para në këmbim të votave. Gjykata vendosi detyrim paraqitje për dy komisionerët.

Njoftimi i policisë, në momentin që u arrestuan dy komisionrët:
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë për krimet zgjedhore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, shtetasit N.M., 37 vjeç, banues në Qerret dhe Xh.T., 23 vjeç, banues në Qerret, Durrës, përfaqësues të një subjekti politik

Shërbimet e Policisë nga informacionet e marra në rrugë operative se në një mjet tip “Passat” po kryheshin veprime të kundraligjshme kundrejt shit-blerjes së votës, në vendin e quajtur Bishti Kamëz, kanë ndaluar dhe kanë kapur në flagrancë dy shtetasit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 27 zarfë me nga 5 dhe 10 mijë lekë secili, që dyshohen se do të përdoreshin për blerjen e votës.

Gjithashtu gjatë kontrollit në mjet u gjendën fletë votimi të cikluara për një subjekt politik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Drejtuesit e BE, deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri

Deklaratë e Përbashkët nga Përfaqësuesi i Lartë i BE, Josep Borrell dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri:

Të Dielën, populli i Shqipërisë ushtroi të drejtën e tij demokratike për të votuar. Ne i përgëzojmë të gjithë ata që kontribuan për ta bërë të mundur këtë, pavarësisht kontekstit sfidues COVID-19. Zgjedhjet u mbajtën duke zbatuar një kornizë të re zgjedhore, të miratuar në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR.

Sipas gjetjeve dhe konkluzioneve paraprake të Misionit të Vëzhgimit të Kufizuar të Zgjedhjeve të OSBE / ODIHR, zgjedhjet parlamentare ishin përgjithësisht të organizuara mirë nga administrata zgjedhore, ndërsa fushata ishte e gjallë dhe gjithëpërfshirëse. Palët e interesit kishin besim të mjaftueshëm për të marrë pjesë dhe një Komision Qendror i Zgjedhjeve i reformuar (KQZ) mbikëqyri procesin zgjedhor në një mënyrë transparente, duke shijuar besimin e palëve të interesit në të gjitha nivelet. Vëzhguesit raportojnë shqetësime në lidhje me keqpërdorimin e burimeve ose funksioneve shtetërore nga partia në pushtet dhe figura të tjera publike. Ne inkurajojmë të gjitha palët e përfshira në numërim të procedojnë me shpejtësi dhe në përputhje me procedurat e vendosura. Të gjitha forcat politike tani duhet të sigurojnë funksionimin efektiv dhe demokratik të institucioneve të vendit, si rezultat i këtyre zgjedhjeve. Kjo përfshin përgjegjësinë për të ndjekur parimin demokratik të respektimit të rezultatit të zgjedhjeve. Çdo parregullsi e pretenduar duhet të sillet me vëmendje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe autoriteteve të tjera kompetente, dhe rastet duhet të hetohen siç duhet, përfshirë blerjen e votës.

Ashtu si me aktivitetet e vëzhgimit diplomatik në ditën e zgjedhjeve nga Delegacioni i BE dhe përfaqësuesit e Shteteve Anëtare, BE do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet elektorale deri në çertifikimin përfundimtar të rezultateve.

Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke treguar këmbëngulje në ndjekjen e reformave të vështira në interes të popullit shqiptar. Periudha e tranzicionit deri në përurimin e parlamentit dhe qeverisë së re nuk duhet të mbajë përpjekjet e vazhdueshme për të zbatuar reformat e nevojshme. Ne do të dëshironim që vendi të hynte në fazën tjetër të procesit të pranimit, me Konferencën e parë Ndërqeveritare për fillimin e negociatave të zhvilloheshin sa më shpejt të ishte e mundur.

Ne presim që parlamenti dhe qeveria e re shqiptare të vazhdojë ndjekjen e axhendës së reformave të vendit me vendosmëri, veçanërisht në lidhje me Sundimin e Ligjit. Ne përsërisim thirrjen tonë për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët.

Mizorët!

Nga Erl KODRA

Ky tekst është shumë i vështirë, ndër më të vështirët që kam shkruar në jetë. Mund të tingëllojë disi çuditshëm, sepse unë kam 10 vite i larguar nga vendi, megjithatë unë çdo ditë jetoj me Shqipërinë.

Më është dashur të mendoj shumë, të kryqëzoj të dhëna, të bëj analiza, të informohem çdo orë dhe minutë. Përvoja personale në përballje me të keqen më ka bërë të kuptoj shpejt trikun, që për çudi gjithmonë më ka ardhur nga shteti, herë herë shumë i ashpër, duke rrezikuar ekzistencën fizike. Por kjo është tjetër histori.

Unë kam patur informacione të dorës së parë se si Tom Doshi ka blerë kokërr më kokërr të gjitha votat që sot i japin dy mandate deputeti. Në fakt, nuk ka rëndësi se çfarë informacionesh kam unë, sepse këto fakte e dinë i madh e i vogël në Shqipëri. Këto fakte di edhe SPAK, Policia e Shtetit, Kryeprokurori i Republikës, SHISH, Kryeministri Edi Rama, Ambasada e SHBA, Britanisë, Gjermanisë, Italisë, Francës. Por Tom Doshi është vetëm njëra variabël e masakrës elektorale që po ndodhë në Shqipëri. Le të shohim në thellësi se çfarë po ngjetë, ndërkohë që po shkruaj këto rradhë.

Zgjedhjet janë matematikë e pastër, domethënë, çdo votë është një numër, çdo numër ka peshë specifike, që kur ndërveprojnë me numrat e tjerë, atëherë rezultati final gjithmonë është i ndryshëm. Gjendja elektorale e Shqipërisë nuk mund të analizohet e shkëputur nga realiteti socio-ekonomik. Votuesi shqiptar është i votues i mjerë, që vë në lojë bukën e gojës për familjen, rrogën e vetme prej 300 mijë lekë të vjetra. Të dhënat personale e të 3,5 milion shqiptarëve u përdorën masivisht nga patronazhistët e Edi Ramës, një strukturë hije të kontrollonte gjendjen social-ekonomike të çdo votuesi shqiptar. Operacioni është kompleks, shumëplanësh dhe brutal njëkohësisht. Do të përdoret çdo e dhënë, çdo formë, çdo detaj për të bërë të mundur kontrollin, informacionin, dhe në fund “orientimin” e votës. Rezultati duhet të modifikohet në këto shifra, dhe për të arritur këtë duhen manipuluar disa pikë përqindje. Gjithashtu duhet mbajtur edhe plane rezervë, nëse votuesit e opozitës do të dalin masivisht.

Po e nis nga një e dhënë shumë interesante. Sistemi TIMS jep në kohë reale se sa shtetas gjenden brenda apo jashtë vendit. Kjo e dhënë e aksesueshme vetëm nga shteti shqiptar, nëse kryqëzohet me bazën e të dhënave personale që zotërojnë patronazhistët, përfitohet përafërsisht numri i votuesve potencial që mund të marrë pjesë në votime, si dhe numri potencial i votave që mund të marrë secila parti. Kjo është arsyeja pse Edi Rama bllokoi nëpërmjet karantinës votuesit potencial nga Greqia, si vendi nga mund të vinin mijëra qytetarë shqiptar. Të kuptohemi, ata votues i rrezikonin një mandat deputeti, mandat i cili mund të jetë përcaktues për fitoren ose humbjen e Edi Ramës. Fundja, numri 69 është më i vogël se 71. Deri tani Tom Doshi ka blerë 2 deputetë.

Deri në ora 19:00 numri i votave të shpallura të pavlefshme është rreth 50,000. Me gjasa, ky numër mund të rritet deri në 100,000 mijë vota – një numër i jashtëzakonshëm! Sipas informacioneve të konfirmuara plotësisht, votat e shpallura të pavlefshme në shumicën e tyre kanë shenjë – ose tek sigla e opozitës, ose tek numri i kandidatit, domethënë, tek njëri prej tyre. Këtu duhet të më lexoni me shumë kujdes, sepse saktësisht këtu ka një detaj tejet interesant.

Të gjitha votat e shpallura “të pavlefshme” kanë një të përbashkët – është votuar për një sigël politike dhe kandidati është zgjedhur i një force tjetër politike. Në këtë rast, kjo është një votë automatikisht e pavlefshme. Por nëse vota është vetëm për një sigël politike – kjo është e vlefshme, ashtu siç është e vlefshme nëse vota shkon vetëm për kandidatin. Shkurt, mundësia ishte vetëm një – mund të manipulohen vetëm ato fletë votimi që kanë vetëm një shenjë – tek sigla e partisë ose tek kandidati. Që kjo fletë të zhvlerësohet plotësisht, mjafton t’i bëhet një shenjë e vogël.

Përmbledhtas, nëse votat e shpallura të pavlefshme, njërën nga shenjat që e kanë zhvleftësuar atë – ajo sigla ose kandidati i opozitës – atëherë ka shumë gjasa që kjo votë është manipuluar. 100,000 vota nuk janë pak, ato prodhojnë të paktën 9 mandate.

Një informacion tjetër, i konfirmuar plotësisht, ka të bëjë me paisjet e indentifikimit elektronik. Kur bëhej ky identifikim i zgjedhësit, në momentin që ai vendoste mollzën e gishtit të madh që të konfirmonte identitetin, shumë paisje nuk lexonin, ose nuk konfirmonin fotografinë e votuesit. Megjithatë, ata votues kanë votuar qetësisht.

Qartësisht, Edi Rama ka kryer një ndër operacionet më brutale elektorale në botë. Kombinimi është “fantastik” – që prej të dhënave personale për 3,5 milion shtetas – sistemi TIMS – identifikimi elektronik votuesve – fleta e komplikuar e votimit – votat e shpallura të pavlefshme – Tom Doshi – blerja masive e votës nga doshët e vegjël – Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve – Pushteti Lokal – Ligji Elektoral dhe Ndryshimet Kushtetuese – partitë e reja “opozitare” – të gjitha së bashku kanë përmbysur vullnetin e shqiptarëve.

Diferencat përcaktojnë fituesin, por diferenca zhduket kur në lojë hyjnë faktorë ekstra politik. Një mega – operacion të tillë nuk është parë as në Rusi, Bjellorusi ose në Nigeri. Sepse është i komplikuar, perfekt dhe mizorë, njëkohësisht.

Aktualisht jam në pritje të konfirmimit të disa informacioneve të tjera, ndërkohë që opozita sapo rihyri në betejën për vendin. Përballja do të jetë e ashpër, me shumë kosto personale dhe familjare për popullin opozitar, përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë vendit. Europa të jep shumë benefite dhe siguri, por asgjë nuk krahasohet me dashurinë për vendin. Ditën që të mbyllim sytë, të gjithë kërkojmë të kthehemi në Atdhe.

Video/ Numëruesja e PS kapet duke shënuar në fletën e votimit

Një tjetër shkelje ka ndodhur në Njësinë nr.1 në Tiranë. Konkretisht në KZAZ nr.31 ka pasur një incident, ku kandidati i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka denoncuar se një nga përfaqësueset e Partisë Socialiste është filmuar duke shënuar në fletët e votimit.

Ndërkohë Bumçi ka ngritur shqetësimin se në këto zgjedhje po dalin shumë vota të pavlefshme, pasi sipas tij është një rekord. Ai ka shtuar se shumica e votave të pavlefshme janë të Partisë Demokratike.

“Në një tavolinë numërimi u vu re që përfaqësuesja e PS shënonte fletët e votimit. Kemi pamje filmike. Kemi 60 mijë fletë votimi të pavlefshme. Besoj numër rekord. Dhe janë të Partisë Demokratike. Ku është për PD janë mbizotëruese. Kërkon hetim dhe sqarim. Se mbizotërojnë fletët ku është shprehu vullneti për PD. Kërkojmë pse ka ndodhur dhe ky është rast për tu sqaruar. Se janë 60 mijë. Nuk është arritur.

Një nga shkaqet është shënimi i fletëve të pavlefshme. Isha brenda në sallë. Nuk pati përplasje thjesht ka ndalim procesi të numërimit. Duhet të shikohen kamerat dhe të shikohen. Nuk ka qenë vullneti i votuesit por i takojnë opozitës”, u shpreh Bumçi.