31.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Banda e Ramës drejt fundit, Pampuri: Vëzhgues të çertifikuar nga KQZ dhunuan komisionerët

Kandidatja demokrate, Oriola Pampuri, është shprehur në lidhje me dhunën që ndodhi në qendrën e numërimit në shkollën ‘1 maji’ ku pati një përplasje fizike midis komisionerëve.

Pampuri tha se dhuna u shkaktua nga dy persona të paidentifikuar që ishin futur në brendësi të KZAZ-së me mjet identifikimi. Sipas saj, personat e paidentifikuar dhunuan komisionerin e PD-së dhe një të afërmin e tij.

“Kur futën numëruesit tanë në KZAZ gjetën dy persona me mjet identifikimi nga KQZ, të cilët nuk njiheshin as nga PS dhe as nga KQZ. Janë persona të paidentifikuar për të cilët kemi njoftuar policinë për këtë”, tha Pampuri.

Gjatë konfliktit fizik midis palëve u përdorën edhe karriget.

Helidon Bushati: Shkodra bastion lirie, PD merr mandatin e 6-të

DRejtuesi politik i PD në Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati, zbardh dokumentin që siguron mandatin e 6 për PD në qarkun e Shkodrës.

Mesa duket nga procesverbali i siguruar në një qendrën e votimit QV 0301 KZAZ nr. 3, janë numëruar votat 353 vota, ku PD ka një avantazh të thellë ndaj PS dhe PSD të Tom Doshit.

‘Rezultatet e kutive të ndryshimit, Shkodra, bastion lirie’, shkruan Bushati në Facebook.

Postimi i plotë i Helidon Bushatit:

Rezultatet e kutive të ndryshimit.

Shkodra, bastion lirie!

Skandaloze/Banditët e PS nisën dhunën në qendrat e votimit se po ndjejnë humbjen

Banditët e PS po ndjenë humbjen dhe kanë nisur dhunën në qendrat e votimit.

Një sherr i nisur mes simpatizantëve të PD dhe PS brenda KZAZ 30 te shkolla ‘1 Maj’ në Tiranë, ka degjeneruar në dhunë masive në prezencë të policisë.

Disa persona kanë goditur me grushte komisionerin e PD edhe në prezencë të kandidates për deputete Oriola Pampuri, e cila ka kërkuar nga policia të verifikojnë personat preznetë brenda KZAZ, pasi dyshohet se janë me precedentë penal.

Nga pamjet e publikuara në media, dallohet sesi neglizhenca e policisë është skandaloze, pasi komisionerët e PD dhunohen nga persona pa bexhat dalluese dhe policia ndalon të dhunuarin dhe e shoqëron me dhunë drejt makinave të policisë.

Doshi shan dhe kërcënon gazetarin

Rakipllari ishte i ftuar në Neës 24 dhe së bashku me të ftuarit e tjerë po flisnin për subjektet politike, por shpeshherë përmendën edhe emrin e Tom Doshit.

Ky i fundit është lidhur ‘live’ me emsiionin në një bisedë telefonike, ku i ka thënë Rakipllarit që të ketë turp që është marrë gjithë kohën me emrin e tij.

Ndërkohë gazetari i ka kujtuar Doshit që është ‘non-grata’ në SHBA dhe i ka kërkuar që të zgjidhë njëherë mosmarrëveshjet me Amerikën, por debati ka degraduar dhe kryetari i PSD-së ka përdorur edhe fjalë banale në drejtim të gazetarit, ndërkohë që gazetari ka kërkuar që Doshit t’i mbyllet telefonata. KJo ka sjell irritimin e Doshi që e ka sharë me një fjalor të ulët edhe duke e kërcënuar. “O k.rve do të … robt” kanë fjalët prej ordineri të Doshit.

PD fiton edhe në Bashkinë e Devollit

PD vijon ngjitjen dhe arritjen e objektivave për rrëzimin e regjimit.
Partia Demokratike ka dalë forcë e parë në Bashkinë e Devollit me 7 mijë e 425 vota. PS ka marrë 7 mijë e 619 vota, ose 194 vota më pak se PD.
Nga ana tjetër LSI ka 1 mijë e 218 vota.

Rushaj: Numërimi i votave do të konfirmojë shumë shpejt fitoren e opozitës së bashkuar

Ddrejtori i fushatës së PD, Alfred Rushaj theksoi edhe njëherë se, numërimi i votave do të konfirmojë shumë shpejt fitoren e opozitës së bashkuar.

Ai tha për mediat se, shumë shpejt votat e ardhshme do të sjellin rezultate të pakëndëshme për kundërshtarin.

Alfred Rushaj: Siç ju kemi thënë që në fillim, numërimi i çdo vote do të konfirmoj vullnetin e shqiptarëve për Ndryshim. Sot, pamë konkretisht se si dy vende u rikuperuan, vende deputetësh. Vazhdimi i numërimit do të ketë të tjera surpriza të pakëndshme për kundërshtarët tanë. Prandaj jam këtu sot për t’u bërë thirrje çdo komisioneri, çdo vëzhguesi, çdo numëruesi të cilës do parti, mos tjetërsoni vullnetin e qytetarëve shqiptar për ndryshim. Ata kanë votuar për ndryshimin, ata presin ndryshimin dhe ne do ju sjellim ndryshimin. Faleminderit! Natën e mirë! Kalofshit mirë!

PD përmbys rezulatin në Dibër, pritet përmbysje e madhe edhe në qarqet e tjera

Në këto momente rezultati zgjedhor ka pësuar një konfigurim të ri pasi PD ka arritur në 60 deputet dhe PS ka zbritur në 73 deputet.

Nga të dhënat e publikuara në KQZ, Dibra e ka kther rezultatin në favor të PD në 3 me 2.

Me këtë ritëm pritet që të kemi përmbysje të madhe edhe në qarqet e tjera.

Taulant Balla, terror në KZAZ-të e Elbasanit, reagimi i fortë i ish-Kryeministrit Berisha

Ish-Kryeministri Berisha u ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe Taulant Ballës që të ndalin terrorin ndaj KZAZ-ve në Elbasan, pas rrethimit që u ka bërë me banditë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Breaking News!

Ndal terrorit në KZAZ e Elbasanit!

Edi Rama dhe Taulant Bego Yaris kanë rrethuar me banditë KZAZ dhe kanë vendosur në terror numëruesit dhe diktojnë rezultatin! sb

Pershendetje dr Berisha. Prej disa orësh banditë të armatosur kanë rrethuar KZAZ e Elbasanit dhe kanë krijuar një klimë terrori dhe terrorizojne numeruesit. Policia jo vetëm nuk ndërhyn për largimin e tyre, me sa duket i ka ftuar vetë. Ju lutem bëje publike.

Paloka: Ka nisur kthimi i reultatit, shqiptarët kanë votuar për ndryshimin!

Kandidati i PD, njëherësh drejtuesi politik i qarkut të Durrësit, Edi Paloka tha se, tashmë ka nisur kthimi i reultatit.

Ai theksoi se loja e Edi ramës për të numëruar kutitë e PS dhe ër ta shitur si fitore tashmë po i del boja.

Paloka theksoi se shqiptarët kanë votuar për ndryshim dhe në fund ndryshimi do të fitojë.

‘Ka filluar tashmë kthimi. Thirrja e Edi Ramës po bën që të futen qendrat e PS të parat, tashmë pak nga pak ka nisur kthimi. Edhe Sukthi ka kthyer që është bastin i PS. Prisni dhe do të shihni se çfarë kemi thënë do të dalë tërësisht. Shqiptarët kanë votuar për ndryshimin dhe ndryshimi do të vijë’, tha Paloka.