25.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

PD përmbys rezultatin në “shtëpinë” e Taulant Ballës

Partia Demokratike ka arritur në dukje një fitore honorifike edhe në ‘shtëpinë’ e Taulant Ballës.

Raportohet se ka ndryshim rezultati në Fushë-Labinot, aty ku kishte ngritur zyrën në ambientet e një sipërmarrësi të njohur të lidhur me PS.

Në Labinot Fushë, sikundër mësohet, PD ka përmbysur rezultatin dhe aktualisht shifrat janë: PD 1.518 dhe PS 1.361, ndërsa më herët ishin PS 1140 dhe PD 807!

Basha fiton bindshëm në qendrën e tij të votimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka fituar bindshëm në Qendrën Vendore-29, aty ku edhe votoi në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas rezultatit përfundimtar në QV-29: PD ka fituar me 228, PS ka marrë 178 vota, ndërsa LSI ka marrë 28 vota.

Ndërkohë që me shumë interes pritet numërimi në zonat e tjera të Tiranës, ku PD-AN pretendon një fitore të thellë.

1000 vota të pavlefshme në Gjirokastër/ Publikohet videoja e skandalit: Ja si manipulohen votat nga komisionerët e PS

Kreshnik Merxhani, kandidat i pavarur në Qarkun e Gjirokastrës, por i mbështetur nga VV në Shqipëri, ka denoncuar tjetërsimin e votave nga numëruesit.

Ndërsa ka publikuar një video në rrjetet sociale, Merxhani shkruan se mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër, nuk janë rastësisht.

“Në video duket qartësisht se si ky mekanizëm 30-të vjeçar minon demokracinë dhe tjetërson vullnetin e votuesve”, shkruan Merxhani.

DENONCIM

TJETËRSIM I VULLNETIT TË QYTETARËVE NGA NUMËRUESIT PARTIAK.

Mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër, nuk janë rastësisht.

Në video duket qartësisht se si ky mekanizëm 30-të vjeçar minon demokracinë dhe tjetërson vullnetin e votuesve.

Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit.

Vëzhguesit tanë, filmuan dhe dokumentuan atë proces që kolegët në Tiranë e kanë deklaruar publikisht. Njësojë si kanë vepruar në Tiranë, dhe në qarkun Gjirokastër fenomeni është i njëjtë.

Kjo është një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje.

Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe.

Ne marim angazhimin ta ndjekim çështjen penalisht!

Avantazhi i PD në njësinë 8 do të thellohet!

Avantazhi i PD në njësinë 8 do të thellohet, besoj që vullneti i njerëzve për ndryshim do ti paraprijë kjo njësi, kështu që ne kemi gjithë interesin ta përfundojmë me sukses dhe integritet këtë proces.

DEKLARATË E PD, ALFRED RUSHAJ

Gazetarja: Ndёrkohё paralelisht me kёtё nga ana tjetёr sot ka qenё i pranishёm edhe ambasadori Luigi Sorecca kёtu nё KZAZ nr.38 ku ka dhёnё njё mesazh dhe ёshtё shprehur qё partitё mos nxitohen nё festimet e tyre pasi do tё shohim rezultatet deri nё kutinё e fundit

Alfred Rushaj: Nё fakt, nё avantazh tani ёshtё Partia Demokratike nё kёtё zonё nё kёtё KZAZ ёshtё partia Demokratike ndёrsa pёrsa i pёrket ndaj asaj qё ambasadori ka thёnё ёshtё ajo se çfarё ne jemi munduar tё bёjmё gjatë gjithё ditёs e kёsaj periudhe. Çdo votё do tё numёrohet, zёri i qytetarёt do tё dёgjohet. Nё fakt qytetarёt kanё votuar pёr ndryshimin dhe kjo ёshtё e qartё nga kjo njësi ju e shikoni vetё qё partia demokratike ka njё avantazh qё po e thellon gjithnjё e mё tepёr aq mё tepёr Partia Demokratike nё krahasim me Partinё Socialiste si koalicion bashkё me LSI jemi nё nёj avantazh tё qartё dhe tё thellё.

Gazetarja: Sot procesi i numërimit ka nisur në orën 13:00 këtu në KZAZ-në numër 38 ndërpresë në orët e para të mëngjesit. Nga informacionet sepse ju keni qenë gjatë gjithë kohës i pranishëm këtu dhe keni kontaktuar me përfaqësuesit tuaj. Do të vazhdojë procesi i numërimit? Çfarë ju kanë raportuar ata deri më tani?

Alfred Rushaj: Interesi jonë është padyshim që të përfundojë me integritet këtë proces të numërimit të votave. Është shumë e rëndësishme që të numërohet çdo votë, natyrisht ne do të bëjmë maksimumin të gjithë disponibilitetin tonë që ky proces të mbarohet në kohë dhe me integritet.

Gazetarja: Ju pyes sepse ka ndodhur shpesh që në kutitë e fundit qoftë nga të dyja palët është kërkuar pushim dhe nuk e dimë si do të ndodhë në të vërtetë pasi ju keni qenë i pranishëm ditën e sotme.

Alfred Rushaj: Jemi në avantazh, besoj që avantazhi do të thellohet, besoj që vullneti i njerëzve për ndryshim do ti paraprijë kjo njësi, kështu që ne kemi gjithë interesin ta përfundojmë me sukses dhe integritet këtë proces.

Gazetarja: Ka patur një pretendim kryesisht nga paraditja, nga përfaqësues të opozitës ku pretendohej se po hapen ato kuti votimi ku PS mund të kishte avantazh. Ju e keni konstatuar këtë gjë në terren, në KZAZ që keni mundur të jeni gjatë ditës së sotme.

Alfred Rushaj: Besoj se Ky është një konstatim që e keni bërë edhe ju, siç e keni parë trendi sot qartësisht ka ardhur në rritje për Partine Demokratike dhe opozitën , siç duket kane patur vetë entuziazëm për mbështetësit e vetë, por numrat janë numra, vota është votë, kështu që besoj shumë shpejt avantazhi do të jetë publik për të gjithë dhe dëshira e shqiptarëve për ndryshim do të jetë prezente.

Gazetarja: A duket se deri tani po i arrini dhe jeni aty ku keni menduar?

Alfred Rushaj: Ne kemi një kryesim jashtëzakonisht shumë të ndjeshëm në krahasim me zgjedhjet e tjera paraprake. Pritshmëria jonë është që padyshim të marrim një avantazh të madh ndaj PS vetë si Parti Demokratike. Si koalicion pastaj, ky avantazh do të dyfishohet besoj.

Mark Marku: Lezha, një nga fitoret më të thella të pluralizmit!

DEKLARATË E PD, MARK MARKU

Mark Marku: Po të kemi parasysh faktin që ne kemi qenë -1700 në zgjedhjet e kaluara praktikisht ne kemi fituar mbi 3000 mijë vota që është një numër shumë i mirë krahasim me një numër të kufizuar votuesish 13 mijë, 14 mijë votues .Ne kemi fituar qytetet, kemi fituar në çdo qendër votimi në Mirditë dhe vetëm në 4 apo 5 kuti votimi kemi dalë minus që do të thotë është një rezultat i projektuar n të gjithë Mirditën dhe një nga rezultatet më të thella historikisht në Mirditë

Gazetari: Pse ka ardhur ky ndryshim rezultati?

Mark Marku: E para mendoj se ka ardhur nga mënyra se si ne kemi komunikuar me qytetarët, si kemi bërë fushatën dhe nga aktivizimi i të gjithë strukturave të PD-së, i qytetarëve. Ka qenë një mobilizim i përgjithshëm për të rrëzuar Ramën dhe mendoj që ne kemi bërë punën tonë dhe kemi drejtuar këtë proces. Me thënë të drejtën është rezultat shumë i mirë sepse ishte shumë e vështirë nga -100 të kaloje +1000. Do të thotë 3000 mijë vota në Mirditë me një numër të kufizuar votuesish janë jashtëzakonisht shumë

Gazetari: Mendoni se nuk do ta merrni mandatin e katërt?

Mark Marku: Ju mendoni! Ne e kemi marrë. Në të gjitha kutitë e votimit në Kurbin përveç dy kutive, po në qytetin e Laçit ku PD-ja ka qenë përherë jo mirë sepse Partia Demokratike është fituese me 1200 vota. Bashkë me bastionet në Laç ne shkojmë sipas projeksioneve tek 3000-3500 vota më shumë. Në Lezhë ne shkojmë 2000-2500 më shumë sepse pothuajse të gjitha kutitë e votimit janë pozitive me përjashtim të 10 apo 15 janë me rezultat jo pozitive dhe i takon që ne të kemi të garantuar mandatin e katërt dhe kemi diku tek 5000-5500-6000 mbi deputetin e katërt. Pra absolutisht është i fituar deputeti i katërt

Po në rang kombëtar si e vlerësoni situatën?

Mark Marku: Unë shikoj që në rang kombëtar mendoj që ka një truk për të mashtruar opinionin publik sepse unë do t’jua konfirmoj edhe këtu. Numërimet kanë filluar nga zonat ku ata kanë ditur që janë të humbura. Në Zadrimë ku është bërë presion dhe e dinin që votuesit nuk do të shkonin e njëjta gjë që ka ndodhur edhe në 2017-ën. Në Kurbin e kanë filluar me qytetin e Laçit ku mendonin që historikisht qyteti flas, pjesa e qytetit Partia Socialiste ishte në mazhorancë si nga pikëpamja e votuesve, por janë zhgënjyer sepse në fakt pikërisht aty ku kanë menduar se janë mazhorancë, në fakt kanë humbur në qytet dhe ku kanë bërë dhe manipulimet të papara. Unë ju them që ka patur tentativa shumë të mëdha për abuzime shitblerje vote. Jam i bindur ka qenë i gjithë pushteti lokal i angazhuar në shitblerjen e votës.

Paratë janë shpërndarë nga zyrat e bashkive, nga funksionar të bashkive dhe kemi luftuar, kemi bërë një luftë të pabarabartë por ne fituam. Jam i bindur se kështu siç po bëjmë ne do të fitojmë në të gjithë Shqipërinë, pse? Sepse në të gjithë Shqipërinë janë numëruar bastionet e PS. Për shembull, në tiranë janë numëruar votat, është filluar numërimi nga Kombinati dhe nga lagjja ime, lagjja 10 ku banoj që unë e di se jetoj aty, historikisht PD-ja ka qenë është një nga lagjet me rezultatet më të dobëta për PD-n. Ka patur raste, po të shikosh edhe rezultate që japin të parat, japin Ersekën ku dihet që është minorancë, japin Cërrikun, japin Shijakun, japin në të gjitha kutitë, madje për ta bllokuar këtë proces dhe për të krijuar iluzionin sikur janë në avantazh, kanë bllokuar kudo qendrat e votimit. Pra, kanë gjetur 2, 3 zona qendra votimi ku e kanë ditur që janë në avantazh dhe më pas kanë bllokuar. Ju garantoj ky është truku i fundit elektoral i Ramës. Jam i bindur që ne na është blerë mandati i pestë dhe do bëhen denoncimet për pushtetin lokal, të cilat janë përfshirë në këtë shitblerje masive të votës.

Gazetari: Keni prova për këtë?

Mark Marku: Patjetër që i kemi filmuar duke hyrë dhe duke dal nga bashkitë dhe kryetarët e bashkive kanë qenë shefat e operacioneve të shitë blerjes së votës. Dhe mendoni se sa i madh ka qenë hendeku i votës, aq sa me gjithë paratë që kanë hedhur në fushat për shitë blerjen e votës prapë ne kemi fituar sigurt mandatin e 4 dhe kemi 5 mijë, 6 mijë mbi mandatin. Mendoni se sa operacion i madh, mega operacioni korruptiv që ka qenë për blerjen e votës.

Gazetari: Sa i takon fletëve të pavlefshme keni ndonjë informacion?

Mark Marku: Kam një informacion. Ne po i ndjekim. Ja shiko të gjitha këto janë letra me të dhëna. Po ka ndodhur. Ka ndodhur që janë shumë fletë të pavlefshme për shkak të ngatërresave të fletëve me kandidatët, numrat e partive me numrat e kandidatëve. Për fat të keq në këtë formë se po të ishte emri nuk do kishte ngatërresë, por ka ndodhur. Kemi shumë fletë të pavlefshme fakt kjo që ndikon në rezultatin e zgjedhjeve, por kjo është për të gjithë nuk mendoj se kjo ka lidhje me truk elektoral. Fletë të pavlefshme edhe për PD edhe për PS, edhe për LSI dhe për të gjitha forcat e tjera.

PD fiton zgjedhjet në Mirditë

PD ka fituar zgjedhjet në MIrditë me diferencë me PS, që renditet e dyta. Procesi ka përfunduar edhe procesi i numërimit të votave.
Në këtë KZAZ ka dalë fituese Partia Demokratike me 1051 vota më shumë.

Sipas të dhënave në Mirditë;
PD ka marrë 5.915
PS ka marrë 4.864
Në këtë zonë PD-ja ka rikuperuar më shumë se 2 mijë vota.

PD fiton zgjedhjet edhe në Bashkinë e Klosit

PD fiton zgjedhjet edhe në Bashkinë e Klosit duke përmbysyr rezultatet e mëparshme.

Rezultati i zgjedhjeve në bashkinë e Klosit është në favor të Partisë Demokratike. Janë numëruar të 27-ta kutitë e kësaj bashkie, ku Partia Demokratike fiton me 3738 vota, e ndjekur nga Partia Socialiste, me 3702 vota.

Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim merr në Klos 171 vota.

32 mijë vota të pavlefshme deri tani, skenar manipulimi?

Numri i votave të pavlefshme deri tani është 31,870 vota. A eshte ky një skenar manipulimi? Drejtuesi i Vetëvendosjes ka deklaruar sot se numëruesit e PS po i manipulojnë rezultatet duke i nxjerrë fletët e votimit të pavlefshme, thjesht duke shtuar nga një kryq më shumë në kuadratet e preferencave të votuesve.

Qarku më numrin më të lartë të votave të pavlefshme deri tani është Elbasani me 4,892 vota të pavlefshme, i ndjekur nga Fieri me 4,159 vota të pavlefshme dhe qarku i tretë më numrin më të lartë të votave të pavlefshme është Tirana me 4,010 vota.

Qarku me më pak vota të pavlefshme është Gjirokastra me 1,503 vota, ndjekur nga Kukësi me 1,663 që nuk vlejnë. Berati ka 2,073 vota të pavlefshme, Dibra ka 2,528 vota të pavlefshme, Durrësi ka 1,663 vota të pavlefshme, ndërsa Shkodra ka 2,538 vota.

Rezultati preliminar në Shqipëri – PS merr 77 deputetë, PD me 56, LSI me 5 dhe PSD me 2
Ai i Korçës ka 2,818 vota që nuk janë të vlefshme, Lezha ka 1,760 vota të pavlefshme dhe Vlora ka 2,319 vota të pavlefshme.

Ndryshe nga 2017, këtë herë nëse një zgjedhës ka votuar për një forcë politike të ndryshe nga forca politike që përfaqëson kandidati i preferuari i tij, vota konsiderohet e pavlefshme.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, numri i pa vlefshëm i fletëve të votimit ishte në total më pak se 2 për qind.

Raporti i OSBE/ODIHR fshikullon Ramën: Të shqetësuar për shitblerjen e votës dhe databazën e ‘patronazhistëve’

Incidentet e dhunshme gjatë fushatës zgjedhore që kulmuan me ngjarjen e rëndë në Elbasan, databaza e PS me të dhënat personale të mbi 900 mijë qytetarëve si dhe shitblerja e votës, janë kryefjalë e raportit paraprak të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë.

“Shitblerja e votës” Asambleja Parlamentare e KE: Po vëzhgon, presim hetimet
Gjetjet u komunikuan nga Azay Guliyev, Shefi i Delegacionit të Azerbajxhanit dhe Nënkryetari i PA-së së OSBE-së, i cili është Koordinator Special dhe drejtues i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së në Shqipëri.

“Ka pasur një sërë problematikash. Pavarëisht pandemisë shqiptarët kanë votuar në numra të konsiderueshëm. Vlerësohet marrëveshja e 5 qershorit si diçka me konsensus të gjerë. Fatkeqësisht pas valës së parë të reformave, në fazën e dytë nuk pati një konsultim me të gjitha palët pjesëmarrëse. Kandidatët kishin mundësi të bënin fushatën e tyre lirisht.

Shqipëria ka përdorur për herë të parë pajisje shtesë elektronike. Shpresohet të përdoret më shumë teknologjia në zgjedhjet pasardhëse. Sistemet elektronike që janë përdorur përgjithësisht janë konsideruar funksionale.Jemi informuar edhe për çështje që kanë të bëjnë me saktësinë e listës së zgjedhësve. Nuk u raportuan parregullësi. Disa rekomandime të ODIHR mbeten ende për tu adresuar te reforma zgjedhore”.

Maskarada e numëruesve të PS, Bojken Abazi: Si po manipulojnë votat

Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri dhe kandidati i kësaj partie për deputet në qarkun e Tiranës, Boiken Abazi, shkruan se votat që i janë dhënë si kandidat i pavarur po bëhen të pavlefshme.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Abazi shkruan se shumë prej votave të tij, po i kalojnë PS-së.

“Një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje është si në vijim: Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej kandidatëve të PS, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke ia dhënë PS. Deri tani këto raste i kemi evidentuar në disa Qendra Numërimi të cilat do i bëjmë publike në vijim,”

LVV në Shqipëri përveç Abazit kandidon me dy emra të tjerë, Kreshnik Merxhani në Gjirokastër dhe me Iliaz Shehun në Lezhë.