19.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Deromemaj: Në Vlorë PD ka 4 mandate, synojmë të 5-in

Partia Demokratike është e kënaqur me rezultatin në Vlorë, duke shënuar një rritje të konsiderueshme në këtë qark.

Ndërsa në zgjedhjet e 2017 PD mori 3 mandate, kreu i degës së PD në këtë qytet, Genc Deromemaj, tha për gazetarin e Ora News, Edi Ruçi se demokratët e kanë të garantuar mandatin e katërt dhe janë shumë pranë të pestit.

Opozita, fitore të thellë në Fushë-Arrëz

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Fushë Arrëz dhe Partia Demokratike ka marrë më shumë vota e ndjekur nga PS, LSI dhe në fund Partia Social Demokrate.

PD 1632 vota
PS 1379 vota
LSI 435 Vota
PSD 476 Vota

Më herët ka përfunduar procesi i numërimit në bashkinë minoritare të Pustecit, në bashkinë e Himarës dhe të Këlcyrës si dhe në njësinë administrative 10 dhe atë të Berzhitës në Tiranë.

Pampuri: Si Veliaj po manipulon shifrat në Tiranë

Konkluzioni është i qartë, një fitore e madhe për Aleancën për Ndryshim, një fitore historike për Shqipërinë, tha ndër të tjera kandidatja e PD, Oriola Pampuri.

DEKLARATË E PD, Orjola Pampuri

Oriola Pampuri: Faleminderit të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që zgjodhën ndryshimin. Aleanca për Ndryshim arriti një fitore të madhe në zgjedhje. Të gjithë do ta shohim fitoren tonë kur numërimi të përfundojë. Erion Veliaj si çdo herë gënjen dhe mashtron. Procesi I numërimit në Degën 12 dhe Degën 14 vijon ende. Ai shpall rezultatin në përpjekje për të fshehur humbjen në këtë zonë. Në Degën 14 Partia Demokratike ka dyfishuar rezultatin në Qesarak, ndërsa në Degën 12 Partia Demokratike ka arritur rreth 25% më shumë të votave në Bërzhit ndryshe nga ajo që deklaron Erion Veliaj. Ne e shohim këtë trend kudo në Shqipëri prandaj konkluzioni është i qartë, një fitore e madhe për Aleancën për Ndryshim, një fitore historike për Shqipërinë.

Kapet manipulimi skandaloz në Elbasan, votat e PD ia kalonin një partie tjetër

Nisin parregullsitë në Elbasan.

Siç raportohet nga gazetari i SYRI TV, në KZAZ-në numër 47, shumë vota që ishin dhënë për PD-në, i janë dhënë një partie tjetër.

Ne këtë KZAZ-së sistemi qëndror i KQZ, mësohet se 50 vota të PD-së i ka kaluar partie tjetër, që realisht në atë kuti nuk kishte marrë asnjë votë.

Gjithashtu në po këtë KZAZ, në 3 kuti votimi janë konstatuar më shumë flet votimi sesa votues real.

Lëvizja e tepërt është 2, 3 dhe maksimalja 6 fletë më shumë sesa votues.

Konstatimi është bërë dhe rezultati nuk është hedhur në sistem dhe pse jan pro PS-së votat e numëruara në kuti.

Manipulohen tabelat e rezultateve në Sarandë, ndërpritet numërimi, i kërkohet KQZ ndryshimi

“Në Finiq kemi pasur problematika në lidhje me operatorët që hidhnin të dhënat në sistemin online, pasi vumë re se ata hidhnin të dhënat të ndryshme duke ndryshuar shifra nga procesverbali, ata thonë që ka qënë nga lodhja por që çudia është rritej gjithmonë PS. Kemi stopuar procesin e numërimit dhe kërkuam ndihmën e KQZ-së për të pasur mundësinë që të pasqyroheshin votat siç ishin në procesverbal pa asnjë ndryshim. Është duke u korrigjuar situata dhe vazhdojmë të qetë.”, rrëfeu kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në një intervistë për ‘FaxNeës’.

Zhupa tha se në sarandë kryeson PD me 48 për qind të votave.
“Deri tani kemi 48.8% të votave në qytetin e Sarandës një rritje historike më e madhe se në 2015 kur ndodhi rotacioni politik. Në rezultatet paraprake kemi numëruar gati gjysmën e kutive dhe në krahasim me zgjedhjet më parë rritja është eksponenciale”, tha Zhupa.

Noka: Drejt një fitoreje të thellë në Kamëz dhe Paskuqan

Kandidati i PD-së, Flamur Noka paralajmëron një fitore të thellë të PD-së në Kamëz.

“Pavarësisht strategjisë së ndjekur nga PS për të numëruar të gjithë qendrat në fillim që ishin bastioni i saj për të treguar strategjinë e gënjeshtërt të dominimit, koha po vërteton se situate është ndryshe. Shqiptarët kanë bërë përzgjedhjen e PD dhe Aleanca për Ndryshim.

Në Kamëz, ku janë numëruar 28 qendra dhe shumica e tyre ka qenë bastione, PD dhe Aleanca është në avantazh, tashmë deri në fund të procesit do ketë vetëm thellim. Çdo qendër është bastion i PD-së. Në Paskuqan janë dhe 5 QV pa përfunduar PD dhe aleanca po korr një fitore të thellë e historike” u shpreh Noka ne nje prononcim për median.

Duma: Në orët në vijim ne do të duatrokasim fitoren

“Pa asnjë dyshim, shqiptarët kanë votuar Partinë Demokratike dhe ndryshimin dhe presim që nga çasti në çast ky rezultat final të përcaktojë dhe fitoren”, deklaroi kandidatja e PD, Grida Duma.

DEKLARATË E PD, GRIDA DUMA
Grida Duma: Shqiptarët kudo kanë votuar Partinë Demokratike, Aleancën për Ndryshim, ky është fakt që nuk ç’bëhet më. Në Kavajë dhe Rrogozhinë, kemi nisur dhe jemi në përfundim të numërimit, të atyre që quhen njësitë administrative apo ish-komuna, të cilat kanë një rezultat të cilin gati, gati nuk e prisnim. Ka bastione si Golemi, të cilat Partia Demokratike ka një rritje midis 30 dhe 50% dhe Partia Socialiste ka një rënie të konsiderueshme midis 30 dhe 40%. E pra, nuk e imagjinonim që do t’i drejtoheshim qytetit, Kavajës apo Rrogozhinës me një rezultat të tillë. Pa asnjë dyshim, shqiptarët kanë votuar Partinë Demokratike dhe ndryshimin dhe presim që nga çasti në çast ky rezultat final të përcaktojë dhe fitoren që në fund të këtij numërimi duhet të jetë në fakt i merituar dhe e duhura për shqiptarët. Janë momente në të cilat padyshim komisionerët, djem e vajza, strukturat e Partisë Demokratike, numëruesit padyshim, janë 24 orë pa gjumë, por plotësisht të vendosur që të numërojnë deri në votën e fundit pa humbur asgjë nga ajo që shqiptarët kanë votuar për një rezultat fitore deri në fund. Do të jetë dhe padyshim do të jetë një rezultat i një fitore të jashtëzakonshme që shqiptarët po e presin, që ndryshimi duhet sjellë dhe që padyshim në Kavajë ashtu siç e kam thënë që në momentin e parë sapo të fillojnë numërimi i kutive të qytetit ne do të ndjejmë atë entuziazmin të cilin në fakt çunat e kanë që tani po unë kam bindjen që në orët në vijim ne do të duartrokasim atë që pritet prej nesh, rezultatin e fitores këtu. Ju faleminderit dhe do të dëgjohemi sërish!

Lubonja: Shqipëria është nën një regjim ku pushteti blen votat

Deklarata e Fatos Lubonjës
Opozita ka pretendimin që në mënyrë selektive kutitë e rezultati mund të mos jetë ky por ndryshe, nëse do e marrim që ky është trendi, atëherë komenti im është që provon atë që kam thënë shpesh se ne jemi në një regjim.

Sigurisht nga zero në 100 pikë s’mund të them 100 por po shkojmë drejt një forcimi të regjimit e rezultati provon këtë se në vendet demokratike nuk gjendet, shumë rrallë që maxhorancat të rriten, e gjen në rastet si Putini.

Kjo ka qenë e pritshme e teza ime që e kam përsëritur regjimet nuk ndryshohen me votë të lirë, por rrëzohen kur konsumohen dhe kur humbasin dhe mbështetjen amerikane shpesh herë.

Nëse rezultati është ky! Por nëse rezultati është ndryshe, se kemi një probleme exit pollet që krijuan një pershtypje që kemi një rezultat në favor të opozitës. Mua më bëri përshtypje exit poll i atyre televizioneve që janë më afër qeverisë si ai i Top Channel që e nxirrte 71 e nxirrte në humbje Tiranën.

Tani kjo do interpretim, sipas një interpretimi që mund të ishte më afër interesit të opozitës është që ndoshta ato exit polle ishin e vërteta por rezultati s’është rezultat i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Këtu s’mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk është gjithcka dita e votimit që e vendos por i gjithë mekanzimi që ka ngritur në kohë pushtetim pushteti lokal ekonomia e kontrolluar, krimi i organizuar dhe këtu është për t’u formuar, opozita ka qenë shumë miope ose e paaftë e gjithnjë ka luajtur rolin e besimit, e duhet të kishte bërë që ata 910 mije njerëzit e kontrolluar nëpërmjet një strukture të caktuar, një regjim që punon intensivisht ka gjithë mjetet në dorë e një opozitë e pafuqishme, s’mund të shkonte që prit se te dita e zgjedhjeve do vijë populli do më votojë mua.

Nëse kjo gjë do ndryshojë, që unë dyshoj shumë, atëherë unë i pari do kërkoj ndjesë Edi Ramës që e kam akuzuar për ndërtim regjimi.

I pari do them që e paskam tepruar, por dyshoj dhe kam një provë për këtë.

Këtu ka një llampushkë që jep sinjalin e gjitha kjo. Cila është llampushka sipas meje. Se disa thonë është opozitë e dobët. Llampushka për mua është Tom Doshi.

Tani mirë që qenka faktor në Shkodër, e thonë se ka bërë ndere e të mira, e aty mund ti merrte një e dy mandate, por në Tiranë ku kemi dhe këta cunat e mirë të Nismës Thurrje që s’janë as me opozitën, si ka mundësi që merr Tom Doshi bile dhe me mosbekimin e ambasadës amerikane, merr deputet e këta cunat e mirë nuk marrin gjë fare?

Cfarë mekanizmi ka funksionuar te Tirana?
Cili është ky? Për mendimin tim mekanizmi i pushtetit, ky njeri i lidhur me pushtetin e paraja, tregon që kush ka pushtet e para, që të gjitha këto i kontrollon maxhoranca rezultati s’mund të jetë përveçse ky.

PD: Numërimi i votave do të ketë vetëm një rezultat: fitore për Aleancën për Ndryshim

DEKLARATË E PD, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS, FLORIANA GARO

Numërimi faktik i votave do të ketë vetëm një rezultat: fitore për Aleancën për Ndryshim.
Edhe tani, me numërimin e qendrave të votimit që janë qendra kryesore të votimit për PS-në, ne shohim se Aleanca për Ndryshim po sjell rritje të jashtëzakonshme.

Prandaj, kini durim! Çdo votë do të numërohet. Çdo zë do të dëgjohet. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur pastërtinë e zgjedhjeve.

Ne jemi absolutisht të sigurtë se në fund të numërimit të gjithë qytetarët e Shqipërisë do të shohin sa e madhe është fitorja jonë.

Qytetarët e Shqipërisë e duan ndryshimin. Qytetarët e Shqipërisë kanë zgjedhur ndryshimin. Ne do të fitojmë qartësisht.

PD fiton në Pogradec dhe Vaun e Dejës

Në Kolonjë nga 29 kuti janë numëruar 23, ku deri më tani rezulton se:

PS ka marrë 3150 vota

Partia Demokratike 2050 vota

Lëvizja Socialiste për Integrim 604 vota

Ndërkohë në Pogradec deri më tani janë numëruar 21 kuti nga 106 gjithsej. Sipas të dhënave rezulton se:

Partia Socialiste 3098 vota

Partia Demokratike 3540 vota

Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 779 vota.

Sakaq në Vaun e Dejës janë numëruar 21 kuti nga 53 kuti. Deri më tani rezulton se:

PD ka marrë 2214 vota

PSD ka marrë 1590 vota

PS ka marrë 1027 vota

LSI ka marrë 401 vota.