24.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

Salianji: Truk elektoral i PS, opozita do të fitojë në Korçë

Kandidati për deputet i PD në qarkun e Korçës, Ervin Salianji thotë se Partia Demokratike synon mandatin e 6 dhe se koalicioni është me 2 mijë vota para PS, ndërsa theksoi se ka një rritje të PD në bastionet e socialistëve.

“Si koalicion jemi 2 mijë vota para PS dhe jemi në tepricë drejt marrjes së mandatit të 6. Në kemi tejkaluar objektivin. Ka një rënie të dukshme të PS dhe janë numëruar bastionet e PS. Sapo ka përfunduar Kolonja që PS në rastin më të keq ka marrë 4300 vota dhe sot është mbyllur me 3600. Ne kemi një rritje me 1200 vota në Kolonjë, ka rënie të PS dhe rritje të PD.

Ne po tentojmë dhe do ta marrim mandatin e 6. Pak i duhet edhe LSI për të arritur mandatin e parë, për të arritur në fitore spektakolare në Korçë”, tha Salianji për Neës24.

Sa i takon rezultateve që deri tani nxjerrin fitues PS, Salianji tha: “Është një truk elektoral i PS për të krijuar tensionin psikologjik tek numëruesit. Nuk ka avantazh PS, përkundrazi”.

Salianji: Jemi fitues në Korçë, PS ka rënie në gjithë bastionet!

Nga Korça, në një lidhje direkte për ‘News 24’ dhe ‘BalkanWeb’, kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, Ervin Salianji, tregoi se deri më tani PD dhe koalicioni i saj kanë rezultuar fitues.

Ai tha se, PD ka siguruar 5 mandate, ndërsa shtoi se po lufton të 6-tin, pasi janë në proces numërimi lagjet e qytetit që gjithmonë janë konsideruar si të djathta.

“Nuk e di si quhesh fitues sepse në këto momente jemi 2000 vota para PS si koalicion. Ne kemi arritur mandatin e 5 dhe po luftojmë të 6. Janë numëruar bastionet e Partisë Socialiste, kemi rritje me 1200 vota në Kolonjë, ata që janë votues tradicionalisht në Korçë, ka rënie të numrit dhe rritje të PD. Po hapet edhe zona që mbuloj dhe jemi më shumë se dyfishin në rezultatet.

Ne do të arrimë të marrim mandatin e 6 për pak, mandatin e 5 kemi siguruar. Pak përqindje i duhet LSI që të sigurojë mandatin e parë. Janë mbyllur disa njësi, ku ka fituar PD. Buçimasi, Starova, ka fituar PD dhe vijojmë me kutitë të votimit që janë lagjet që kanë votuar PD. Unë po them diferencës që ka pasur PS dhe PD. Ne nuk kemi vonesa, po përshpejtojmë çdo lloj problematike, unë s’e kam ndjek si janë kutitë e votimit në Shqipëri.

Këtu kanë përfunduar në Kolonjë, nuk ka përfunduar as çereku i votave në Devoll që voton historikisht PD. PS ka rënie të numrit të votave, ne sot jemi më shumë se 5 mandate, mund të arrijmë në një rezultat prej 7 mandatesh si koalicion, pra PS dhe LSI”, u shpreh Salianji.

PD fiton me rezultat të thellë në Tropojë

Është mbyllur procesi i numërimit edhe në Tropojë, ku raportohet se fitues ka dalë Partia Demokratike me 6443 vota ose 66.37%.

Kjo mund të konsiderohet si një fitore e thellë ndaj PS, pasi kjo e fundit ka arritur të sigurojë vetëm 3094 vota ose 31.87 % të votave totale.

Partia Demokratike fiton bindshëm në Tropojë duke marrë dyfishin e votave që ka marrë Partia Socialiste.

Deri tani procesi i numërimit ka përfunduar në disa bashki të vogla siç janë, bashkia minoritare e Pustecit që e mbylli e para procesin e numërimit, bashkia Himarë, Këlcyrë, Memaliaj, Has dhe Tropojë.

Basha: Numërimi i votave do të përfundojë me fitoren e madhe të Aleancës për Ndryshim!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh optimist në daljen e parë pas nisjes së numërimit të votave, për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare.

Basha tha se, qendrat e para që numërohen përcaktohen nga partia në pushtet. “PS ka humbur thellë numrin e votave në Tiranë, në Këlcyrë, Memaliaj, kudo. Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të PS dhe një rritje të Koalicionit për Ndryshim. Ky është fillimi”, u shpreh Basha.

DEKLARATA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

Së pari, dua të falenderojë të gjithë mediat që keni bërë një punë të jashtëzakonshme duke vazhduar mbulimin nën stop dhe që do të vazhdoni për orët e ardhshme derisa numërimi të mbarojë.

Siç e dimë të gjithë, qendrat e paraqë numërohentë cilat janë të përcaktuara nga partia në pushtet, favorizojnë historikisht partinë në pushtet. Thënë kj, Partia Socialiste ka humbur thellë numrin e votive të numruara në Tiranë, në zonat e mbyllura, në Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, kudo ku janë hapur këto kuti të cilat faktikisht ishin shënuar, sistemi është bërë i tillë me kutitë ku gjoja PS-ja do të ishte më mirë. Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të Partisë Socialiste dhe një fitore, një rritje të numrit të votive për Partinë Demokratike, për koalicionin për ndryshim.

Ky është fillimi pas kutive që shpresonin ti kishin basion, ku qartësisht janë ndëshkuar siçishte zona 10 në Tiranë, ku Partia Demokratike ka një rritje prej 30% dhe PS-ja ka një rënie prej 200 votash, apo në zonën e Memaliajt, Këlcyrë, Përmet, ku po kështu janë ndëshkuar qartësisht nga qytetarët do të vij dhe radha e kutive të tjera. Por ajo që është e qartë si dritë dielli, është deri sa janë ndëshkuar në ato që I ishin bastione, ne presim që vota për Ndryshim të vazhdojë dhe fitorja e Alencës për Ndryshim të konfirmohet në të gjithë vendin.

Çfarë është e rëndësishme tani është që atat që e dinë fare mirë se me projeksionet aktuale, se çfarë i pret në kutitë e tjera, ti lënë lojrat, janë ata që kanë bllokuar numërimin në Kamëz dhe Paskuqan, janë ata që përpiqen të bllokojnë numërimin në Durrës e kudo tjetër. Le të vazhdojnë numërimin sepse vuillneti i popullit është në kuti. Ndaj, thirrja ime ndaj çdo numëruesi dhe çdo komisioneri është vazhdoni punën sipas ligjit me përgjegjësi, me seriozitet.

Vullneti i popullit është në ato kuti, numërimi do të bëhet në mënyrë strikte dhe rigoroze sipas ligjit dhe unë jam i bindur që ashtu siç janë kthyer në ato që i konsideronin bastionet e tyre ashtu në fund të ketij numërimi ndryshimi do të jetë i prekshëm për të gjithë. Fitorja e Aleancés për Ndryshim është e padiskutueshme, fitorja e Shqipërisë do t’i takojë do shqiptari.

Faleminderit!

Basha: Fitorja e Shqipërisë është e padiskutueshme, çdo votë do numërohet

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një prononcim nga selia e PD ku foli për humbje të PS.

“Së pari dua tju falënderoj të gjitha mediave që keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Siç e dimë të gjithë qendrat e para që numërohen janë qendrat që favorizojnë partinë në pushtet. PS ka humbur thellë numrin e votave kudo ku janë hapur këto kuti që ishin shënuar. Kemi të bëjmë me një humbje të thellë të PS dhe me një rritje të votave për PD dhe koalicionin për ndryshim. Ky është fillim, pas kutive që shpresonin t’i kishin bastion, në zonën 10 PD rritje prej 30% apo në zonën e Memaliaj, Këlcyrë, Përmet ku janë ndëshkuar nga qyt do vijë dhe radha e kutive të tjera”, tha Basha.

PD ngushton diferencën me 5200 vota në Kombinat, Këlliçi: Tregoni durim, do të sjellim ndryshimin!

Kandidati për deputet i PD në Kombinat, Belind Këlliçi ka deklaruar se Partia Demokratike kryeson me 5200 vota në KZAZ e Kombinatit.

Në një deklaratë për mediat, Këlliçi u shpreh optimist se do t’ia dalin për të sjellë ndryshimin në gjithë Shqipërinë.

DEKLARATË E PD, BELIND KËLLIÇI

Dua ta nis fjalën time më një falënderim për ata qindra mijëra qytetarë që i besuan dje Aleancës për Ndryshim dhe ndryshimit të shumëpritur. Jemi këtu në KZAZ-në numër 36 në Kombinat, ju bëj më dije se deri tani që flasim me numërimin e më shumë se gjysmës së kutive të kësaj KZAZ-je, ne kemi rikuperuar dhe kemi ngushtuar diferencën me plot 5200 vota deri në këto momente pa llogaritur që ende nuk janë hapur bastionet kryesore të Partisë Demokratike.

Ndaj, dua të falënderoj të gjithë ata numërues, qytetarë që sytë i kanë tek ky proces, tek numërimi i votave: bëni durim sepse siç ia dolëm sot më herët në njësinë numër 10 ku dhe aty Aleanca për Ndryshim faktoi se rikuperuam plot 1200 vota dhe Partia Socialiste u tkurr me 200 vota me po të njëjtin trend do t’ia dalim që të sjellim ndryshimin në të gjithë Shqipërinë.

Shumë faleminderit!

Ngjarja në Elbasan, Prokuroria: Në makinën e Klement Xhaferrit dhe Mehmet Grecës u gjetën para dhe karta ID

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill.

Ditën e sotme në Gjykatën e Elbasanit kanë mbërritur 11 të arrestuarit për ngjarjen e 21 prillit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë në Elbasan.

Ndërkohë Prokuroria ka bërë më dije se në makinën e Klemend Xhaferrit, i cili është shpallur në kërkim pasi akuzohet për pjesëmarrjen në vrasjen e 56 vjeçarit, është gjetur një listë me emra dhe disa karta ID.

Sakaq, Prokuroria bën me dije se në makinën e Mehmet Grecës, i cili ndodhej brenda makinës që u ndalua nga shtabi elektoral i Partisë Demokratike, janë gjetur një sasi e madhe parash.

Sot do jepet masa e sigurisë për Arbër Paplekaj i akuzuar për 3 vepra penale, Arjan Hoxha, Pablo Vuksani, Emiljano Prenga, Juljan Mataj, Erald Kuga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Noredin Kazma dhe Eldion Bego si dhe është shapllur në kërkim Klemend Xhaferi.

Raportohet se Emiljano Prenga ndodhet i shtruar ne spitalin ushtarak dhe nuk është i pranishëm në seancë. Të gjithë të arrestuarit akuzohen si bashkëpunëtorë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.  Propuroria ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për të gjithë.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në 21 prill 2020 tronditi qytetin e  Elbasanit, rreth orës 14:00, pasi ish-efektivë policie dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan një automjet të shtetasit Mehmet Greca, i cili dyshohej nga PD se po shpërndate lekë dhe blinte votat në lagjen “5 Maji”.

Bllokimi i automjetit dhe mbajtja përmes forcës dhe dhunës së Mehmet Grecës, ka sjellë përdorimin e armëve deri në ekzekutimin e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e 4 personave të tjerë si Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota.

Tabaku e bindur për fitoren e PD: Njësia 10 tregoi një rritje prej 30%, Tirana po i prin ndryshimit

Nga Partia Demokratike, kandidatja Jorida Tabaku bëri një deklaratë pas shpalljes së rezultatit të votimit elektronik në Njesinë nr.10 të Tiranës, një projekt që u realizua për herë të parë në Shqipëri.

Tabaku tha se Tirana po i prin ndryshimit dhe “besoj se njësia 10 është rezultati më i mirë i pasqyrës se si do të jetë Tirana: rënie për Partinë Socialiste me 200 vota dhe rritje për Partinë Demokratike me 1200 vota”.

“Unë dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë e veçanërisht ata të Tiranës që dje morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe Tirana në fakt po i prin ndryshimit, – tha Tabaku. – Rezultatet që erdhën nga dega 10 në Tiranë me votimin elektronik janë të jashtëzakonshme.

Partia Demokratike është rritur me 30%, ka një rritje me 1200 vota ndërkohë që Partia Socialiste ka rënë me 200 vota.

Unë ftoj të gjithë numëruesit, të gjithë vëzhguesit të vazhdojnë të numërojnë me vendosmëri.

Rezultatet në çdo kuti votimi tregojnë pikërisht këtë trend, Tirana po i prin ndryshimit, Tirana do të vazhdojë të ketë një ditë me diell si ajo e djeshmja dhe unë i ftoj që të gjithë që të vazhdojmë të numërojmë, të vazhdojmë të ndryshojmë sepse e ardhmja për Tiranën do të jetë më e mirë.

Shqipëria po fiton, Shqipëria po fiton. Ju faleminderit! Unë mund t’ju përgjigjem të gjitha pyetjeve që ju doni, por besoj se njësia 10 është rezultati më i mirë i pasqyrës se si do të jetë Tirana.

Rënie për Partinë Socialiste me 200 vota dhe rritje për Partinë Demokratike me 1200 vota, rritje 30%. Besoj se me qetësi të gjithë do të kemi edhe rezultatet e tjera në vazhdim.”

Rezultati i PS po ulet orë pas ore, nga 58% arrin në 49%

Në vend vazhdon numërimi i kutive të votimit nga zgjedhjet e 25 prillit.

PS vazhdon të udhëheqë, por ka shënua rënie që nga nisja e numërimit të kutive të para.

Kështu, nëse në fillim PS kishte rreth 58 përqind të votave, tani ajo ka 49 përqind të votave.

Në vend janë akoma pa numëruar edhe të paktën 75 përqind e kutive të numërimit.

Meta i drejtohet numëruesve: Mos bëni përzgjedhje të qëllimshme të kutive

Në një kohë kur orë pas ore, kuti pas kutie votimi, mediat po shpallin rezultate të pjesshme nga votimi i 25 prillit, Presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje në veçanti për ekipet e numërimit të votave në të gjithë Shqipërinë për tendencat që po bien në sy.

“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit, – shkruan Meta në FB.

LEXO EDHE:
Yuri Kim: SHBA është me ju, të presim me durim rezultatet
‘Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve’.

‘Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare. Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund”, ka nënvizuar Presidenti.