Pse Celibashi nuk publikon shifrën zyrtare të pjesmarrjes në votime 4 orë pasi procesi është mbyllur?
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se rezultatet paraprake për pjesëmarrjen në këto zgjedhje është 48.2%. Ai tha se nuk ka një shifër zyrtare mbi pjesmarrjen.
Si është e mundur të mos dihet numri i votuesve kur kanë kaluar mbi 4 orë që votime kanë përfunduar dhe si është e mundur që KQZ publikon sondime mbi pjesmarrjen në zgjedhje kur si institucion zyrtar duhet të flasë me shifra reale?
‘Ka filluar procesi i numërimit në Pustec dhe ndërkohë është në përfundim procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore në vendet e numërimit të votave, KQZ po e ndjek këtë proces, procesi i transportit nga KQZ në KZQZ është në përputhje me procedurat, sa i përket pjesëmarrjes sipas të dhënave të sonduara 48.2%.
Natyrshëm që rezultatin zyrtar do e kemi pasi të marrim informacionin nga të gjithë Qendrat e Votimit. Pajisja të funksiononte ofline, nuk kishte mundësi për të transmetuar direkt rezultatin e pjesëmarrjes, kështu kanë rënë dakord partitë.
KQZ i ka dhënë të gjitha informacionet në kohë reale, dhe nuk ka munguar transparenca nga ana jonë’, tha Celibashi.
Ai ka bërë me dije se procesi i numërimit do të vijojë gjatë natës.
‘Procesi i numërimit do të vijojë edhe gjatë natës, nuk ka asnjë arsye që të ndërpritet se janë të gjitha masat dhe pengesa, vetëm nëse do jenë arsye subjektive’, shtoi ai.
PD fiton zgjedhjet në Tiranë, bashkë me LSI mbi 20 mandate, PS humbje të thellë
Sondazhet e para tregojnë se ka humbje të thellë të PS në Tiranë.
Partia Demokratike dhe Lulzim Basha kanë rikuperuar bindshëm rezultatin në qarkun e Tiranës krahasuar me zgjedhjet e 2017. Sipas Exit Poll të tretë të Rtv Ora dhe Antonio Notos, PD rezulton parti fituese në këtë qark me 16-18 mandate deputetësh. Pas saj vjen PS me 15-17 mandate.
LSI do të marrë 1-2 mandate. PSD e Tom Doshit ndërkohë mund dhe nuk mund të marrë një mandat.
Aleanca për Ndryshim, LSI së bashku me PD mund të shkojnë në 20 mandate në Tiranë.
Basha konfirmon fitoren: Shqipëria fitoi!
Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Lulzim Basha, në një dalje publike nga selia blu, u shpeh optimist për fitoren e Aleancës për Ndryshim.
“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, një fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim.
Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Unë kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionerët do ta përmbyllin këtë proces me përgjegjësi me durim dhe sipas ligjit
Dhe siç e kam thënë në fillim të fushatës në fund të këtij procesi, Shqipëria fiton”, u shpreh Basha.
PD dhe opozita fitojnë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë
Sipas Exit Poll, Partia Demokratike dhe opozita fitojnë Tiranën dhe gjithë Shqipërinë.
SYRI TV dhe kompania Ubo Consulting kanë prezantuar exit pollin e organizuar gjatë ditës së sotme.
Sipas Ubo Consulting PD ka marrrë një fitore të madhe në Tiranë, duke marrë 17 mandate.
Në poshtë rezultatet e Exit Pollit të SYRI TV.
Ndarja në rang kombëtar:
65-PS
63-PD
10-LSI
2-PSD
Berat
PS-4
PD-2
LSI-1
Dibër
PS-2
PD-3
Durrës:
49 % – PS-7 mandate
39 % – PD-6 mandate
LSI % … -1 mandate
Elbasan
54-PS-8 mandate
35-PD-5
6.9-LSI-1
Fier
49-PS-8
38-PD-7
9-LSI-1
Gjirokastër
45.7-PS-2
26.9-PD-1
24.5-LSI-1
Korçë
45.8-PS-5
42-PD-5
9.2-LSI-1
Kukës
33.1-PS-1
61.4 PD-2
3.2-LSI
Lezhë
23-PS-2
56-PD-5
9.2-LSI
Shkodër
28-PS-3
45-PD-6
11-LSI-1
PSD-1
Tiranë
39 %-PS-15
43 %-PD-17
9 %-LSI-3
PSD-1
Vlorë
56-PS-8
33-PD-4
6.2-LSI
Basha: Edhe një orë për të votuar, edhe një orë për të vendosur 4 vitet e ardhshme! Mos e humb këtë mundësi!
DEKLARATË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA
Të dashur bashkëqytetarë kjo është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, është një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë tonë.
Kemi edhe një orë mundësi për të votuar.
Nëse nuk keni votuar akoma merreni këtë mundësi tani dilni nga shtëpitë tuaja, votoni për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për vendin tonë, për të ardhmen e Shqipërisë.
Nëse keni votuar faleminderit! Trokisni në një derë tek dikush që nuk ka votuar, merreni çojeni të bëjë edhe ai apo jo detyrën ndaj fëmijëve dhe të ardhmes tonë të përbashkët.
Është një ditë e mrekullueshme për demokracinë shqiptare.
Është dita kur të gjithë së bashku do të ndërtojmë një Shqipëri të shpresës dhe të ardhmes për çdo shqiptarë.
Edhe një orë për të marrë fatin tonë në dorë, dilni masivisht dhe votoni. Dilni dhe votoni në kutitë e votimit.
Ju faleminderit!
Basha në Durrës për të ftuar qytetarët të votojnë: Kanë mbetur më pak se 3 orë, mos humbni kohë, votoni!
Gazetari: A është situata në terren ajo që ju jep energji?
Lulzim Basha: Së pari dua t’ju jap një përshëndetje të gjithë durrsakeve dhe durrsakëve, të gjithë banorët e qarkut të Durrësit që kanë dalë dhe kanë votuar deri tani. Dua t’ju them shkoni dhe flisni në dyert e atyre që s’kanë votuar merrini, çojini në kutitë e votimit. Kjo është dita juaj, është dita e familjeve tuaja, është dita e vendit tuaj, është dita e Durrësit tuaj. Të gjithë masivisht, edhe dy orë e gjysmë mbyllen kutitë të gjithë masivisht drejt kutive të votimit. Dimri po merr fund, dielli po shkëlqen. Të mos mbetet askush pa votuar. Të gjithë drejt kutive të votimit
Gazetari: Dukeni i buzëqeshur sot…
Lulzim Basha: Ditë e bukur, Durrësi i bukur, popull i bukur, e ardhme e bukur na pret sepse jemi bërë të gjithë bashkë. Të gjithë drejt kutive të votimit, askush të mos qëndrojë në shtëpi. Kush ka votuar të marrë familjen, të marrë shokët, miqtë drejt kutive të votimit. Kjo është dita juaj vëllezër dhe motra durrsakë, vëllezër dhe motra shqiptarë. Procesi zgjedhor është procesi i shqiptarëve, ndaj deri në fund të procesit thirrja ime është një dhe vetëm një: të gjithë drejt kutive të votimit që mos të mbetet askush pa votuar. Kush ka nevojë për asistencë, të dashur qytetarë të Durrësit ndihmojini nëse janë të moshuar, të rinj, të reja, ndihmojini, çojini në qendrat e votimit. Të gjithë drejt kutive të votimit. Kjo është dita e shqiptarëve, kjo është dita e qytetarëve.
Faleminderit!
Mos e humbni këtë mundësi. Mos u dorëzoni! Shkoni dhe votoni tani, mos prisni për momentin e fundit!
DEKLARATË E PD, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS, FLORIANA GARO
Te dashur qytetare,
Kemi ende 3 ore te tjera per te votuar.
Kjo eshte mundesia jone. Ne kemi vetem me pak se 3 ore te tjera per te percaktuar te ardhmen tone.
Eshte nje dite e mrekullueshme ne Shqiperi sot. Ne te gjithe kemi shume shprese. Por nuk duhet te qendroni ne shtepi. E drejta per te votuar nuk duhet te anashkalohet sot.
I kerkoj cdo njerit prej jush te dale dhe te votoje. Ju merr vetem 5 minuta kohe dhe do te ndikoje ne jetet e te gjitheve per 4 vitet e ardhshme.
Mos e humbni kete mundesi.
Mos u dorezoni.
Shkoni dhe votoni tani, mos prisni per momentin e fundit.
Ky eshte momenti juaj.
Ky eshte momenti yne.
Mos e humbasim kete moment.
Dilni, dhe votoni!
Basha nga Elbasani: Jam këtu sepse dielli po shndrin. Dilni dhe votoni masivisht. Kjo është dita e demokracisë!
KOMUNIKIMI ME MEDIAN I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA NË ELBASAN
Gazetarja: Jo rastësisht besoj jeni në Elbasan?
Lulzim Basha: Unë nuk jam kurrë rastësisht në Elbasan, vetëm rastësi nuk ka këtu. Kam një vëmendje dhe një dashuri për këtë qytet të cilit kam patur nderin t’i shërbej si deputet dhe ku vlerësoj qytetarinë, vlerësoj mençurinë, vlerësoj kulturën dhe shpirtin e dijes e të shkencës që i kanë dhënë kombit shqiptarë figurat e shquara dhe qytetarinë me të cilën Elbasani sot po del masivisht të votojë për të ardhmen e tij, për të ardhmen e familjeve të Elbasanit, për të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj, dua t’ju bëj një thirrje të gjithë qytetarëve që nuk kanë dal akoma të votojnë, të dalin masivisht, në veçanti tani pas orarit të drekës familjare, të kësaj të diele të bukur plot me diell, të dalin masivisht, të votojnë për fëmijët e tyre, për familjen e tyre dhe për të ardhmen e Elbasanit dhe të Shqipërisë.
Gazetari: Si ka vijuar deri tani procesi? Ka pasur problematika?
Lulzim Basha: Në këndvështrimin e vëzhguesve tanë në teren ka një pjesëmarrje shumë të mirë, por ka akoma qytetarë të cilët duhet ti drejtohen kutive të votimit dhe thirrja ime për ta është: Mos prisni shans të dytë, kjo është mundësia juaj. Dilni masivisht! Merrni me votën tuaj fatin e fëmijëve tuaj, e familjeve tuaja, në dorën tuaj. Masivisht drejt kutive të votimit deri në orën 7. Tani kanë ngelur dhe ato 4 orë, 3 orë e gjysmë, masivisht drejt kutive të votimit! Kjo është thirrja që i bëj gjithë qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë qytetarëve shqiptarë kudo ku ndodhen që nuk kanë votuar akoma nga Elbasani i qytetarisë, në këtë ditë të bukur pranverore pas një dimri të gjatë. Faleminderit!
Gazetari: Lideri i opozitës mund ta bënte këtë thirrje në Tiranë apo…
Lulzim Basha: E kam bërë nga Tirana, po e bëj nga Elbasani, për pak do ta bëj edhe nga Durrësi. Për një arsye shumë të thjeshtë, jemi bërë pothuajse një lagje, kjo për shkak edhe të lidhje të mëparshme të mijave me Elbasanin, mund të kisha shkuar edhe në Durrës në fillim por erdha më shpejt në Elbasan se sa në Durrës, tani që këtu do të shkoj në Durrës që ta bëjë dhe atje këtë thirrje. Natyrisht ka edhe qytete të tjera ku mund të shkoja, por dita është e kufizuar, mesazhi është i njëjtë, dilni dhe votoni, është dita juaj, është dita e fuqisë tuaj me votën tuaj. Faleminderit, një falënderim të veçantë për mediat, për mbulimin që po i bëni kësaj dite shumë të rëndësishme që është dita më e rëndësishme sepse janë zgjedhjet më të rëndësishme dhe këtë thirrje e kam edhe për ju, mos harroni pas këtij misioni të rëndësishme që keni të shkoni dhe ju si gjithë qytetarët e tjerë të shkoni të votoni për veten tuaj, për familjet tuaja, për mediat dhe për një Shqipërinë europiane.
Në Tiranë kanë votur 35.6% deri në orën 14.00, një nga tre qarqet me pjesmarrjen më të madhe
Kanë kaluar 7 orë nga nisja e procesit të votimeve në vend, shkruan Albeu.com. Qarka me pjesëmarrjen më të lartë momentalisht nuk është Tirana, por Kukësi.
Në të dhënat e përditësuara nga KQZ, në qytetin verior regjistohet një pjesëmarrje prej 38.69%. Kukësi ndiqet nga Dibra me 36.85% dhë në vendin e tretë është Tirana me 35.59%.