20.5 C
Tirana
E martë, 17 Qershor, 2025

TV gjerman: Qeveria e PS, vetëm rekorde negative në 8 vite

TV gjerman “Mitteldeutscher Rundfunk” ka bërë një analizë të gjatë sa i pëket situatës politike në Shqipëri dhe qeverisjes rilindase në 8 vite, një ditë para zgjedhjeve në vendin tonë.

Sipas medias gjermane përgjatë 8 viteve në pushtet rilindasit shënojnë vetëm rekorde negative.

Mitteldeutscher Rundfunk thekson se në 8 vjet socialistët bllokuan reformën në drejtësi, integrimin e Shqipëris ënë BE si dhe kujtojnë lulëzimin e hashashit në ccdo cep të vendit.

Ndërkohë media gjermane përmend edhe përdorimin e patronazhistëve nga ana e socialistëve, rë cilët i krahasojnë me metodat që përdorte STAS-i i Hitlerit.

Gjithashtu media gjermane thekson se në listat e kandidatëve të PS ka persona të dyshuar për lidhje me krimin, si dhe përmend lidhjet e forta të PS me Tom Doshin, kreu aktual i PSD, i cili është shpallur non grata dhe nga SHBA.

https://www.mdr.de/nachrichten/welt/osteuropa/politik/albanien-parlamentswahlen-100.html

Qeveria thyen heshtjen zgjedhore, Vokshi: Qytetarët refuzojnë politikën e mashtrimit të Edi Ramës. Të dielën votojmë 9!

Kandidatja për deputete e PD në Trianë, Albana Vokshi ka denoncuar nga njësia nr.9 në Tiranë se qeveria e ka thyer heshtjen zgjedhore, duke hedhur asfalt pas mesnate.

Vokshi thotë se në mesnatë tek njësia nr.9 është hedhur asfalt fshehurazi për qëllime elektorale.

Ajo thotë se qytetarët e refuzojnë politikën mashtruese të Ramës, dhe të dielën do të votojnë nr.9 për ndryshimin.

‘’Para disa ditësh kam qenë në këtë rrugë dhe kam denoncuar për infrastrukturën e rrënuar. Ashtu si një pjesë e mirë e rrugëve të Tiranës, edhe kjo rrugë vuan prej 8 vitesh mungesë infrastrukture, kanalizimesh, pa ndriçim, pa shërbim nga Bashkia që ka vjelur taksat e qytetarëve kaq vite.

Kur filloi dita e fundit që është heshtje zgjedhore, Veliaj Manastirliu dhe Rama nuk e kanë heshjte. Siç e kemi denoncuar pas mesnate kanë bërë krim elektoral, pra asfalt elektoral. Përveç një truku për t’i bërë budallenj qytetarët e Tiranës, duhet hetuar nga SPAK. E kemi denoncuar në SPAK këtë krim, por edhe heshtje. Është mashtrim, asfalt elektoral, pa asnjë të dhënë, mungesë total transparence, refuzojeni këtë mashtrim, propagandë, fasadë, mbas kësaj fasade ekziston mjerimi. Mbylljani derën kësaj fasade, sepse pastaj është mjerimi. Votoni masivisht nesër, për t’ja mbyllur derën këtij mashtrimi, votoni masivisht nr.9.’’- tha Vokshi.

Postimi i plotë i Albana Vokshit

Qeveria thyen heshtjen zgjedhore, hedh fshehurazi asfalt elektoral në mesnatë tek njësia 9.

Qytetarët e refuzojnë politikën e mashtrimeve dhe propagandave të Edi Rames.

Të dielën masivisht në votime për t’i thënë jo fasadës së mjerimit!

Të dielën votojmë 9, votojmë ndryshimin!

Dy komisione të Kongresit amerikan paralajmërojnë Ramën: Jo shitblerje votash, zgjedhjet të jenë demokratike

Në Kongresin e SHBA, Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve Gregory W. Meeks, demokrat dhe numri dy i këtij komisioni Michael McCaul, republikan, u bënë thirrje autoriteteve të Shqipërisë të garantojnë zgjedhje demokratike, pa shitblerje votash, frikësime apo dhunë.

“Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet kombëtare të 25 prillit, – thanë ata në një deklaratë, – ne i nxisim autoritetet shqiptare të garantojnë që votuesit do të jenë në gjendje të hedhin votat e tyre të lirë nga shitblerja, frikësimi dhe dhuna.”

“Ne gjithashtu presim që të gjithë udhëheqësit – ata aktualisht në detyrë dhe ata që shpresojnë të zgjidhen – të veprojnë në përputhje me normat demokratike edhe kur bëjnë fushatë të fuqishme. Miqtë e Shqipërisë në Amerikë mbeten të përkushtuar për të mbështetur një të ardhme demokratike dhe të begatë për popullin shqiptar,” thuhet në deklaratë.

Një deklaratë të ngjashme bënë të enjten edhe krerët e Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme, Bob Menendez dhe Jim Risch. Deri tani ka prova të forta se regjimi i Ramës po blen masivisht vota dhe duket se kemi të bëjmë me një paralajmërim të qartë nga SHBA.

Thirrje për vetpërmbajtje ka bërë edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Ajo tha se “Ditët e grupeve të armatosura që mbajnë simbolet e ndonjë partie politike dhe “patrullojnë” rrugët i përkasin të kaluarës së shëmtuar, që duhet refuzuar”.

Të enjten, ambasadorja Kim tha se “është përgjegjësi e udhëheqësve që ndodhen në pozicionet më të larta drejtuese të vendit, që të bëjnë thirrje për qetësi”, duke shtuar se “po monitorohen të gjitha veprimet e ndërmarra nga drejtuesit e vendit”.

Thirrjet vijnë pas shqetësimeve të krijuara nga një sërë incidentesh të ditëve të fundit me përdorim dhune ose me thirrje për dhunë.

Partitë politike kanë përdorur gjuhë të ashpër politike kundër njëra-tjetrës, me akuza se përdorin grupe për “mbrojtjen e votës” apo për korrupsion zgjedhor.

Ambasada e SHBA: Do monitorojmë qendrat e votimit dhe numërimin, derisa puna të jetë e kryer

Ambasada amerikanë në Tiranë ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për zgjedhjet parlametare të ditës së nesërme dhe procesin e numërimit në ditët në vazhdim.

Përmes njoftimit, ambasada amerikanë në Tiranë thekson se është gati për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Ndërkohë që shton se do të monitorojë si qendrat5 e votimit ashtu dhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit.

Ambasada Amerikane:

Ambasada ‘Flag of United States’ është gati të drejtohet në të mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer.

Kryepolici bandit i Divjakës që dhunoi qytetaren nuk shkarkohet, 4 herë i denoncuar brenda muajit

Pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë, shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA), ka nisur një hetim ndaj shefit të policisë, Altin Shehu, por ai nuk është shkarkuar, ndonëse duhej të ishte arrestuar. Ai ka rrahur një aktiviste të Partisë Demokratike vetem sepse ajo po filmonte një aktivitet të PS. Pamjet filmike momentin kur oficeri i lartë i policise sulmon aktivisten e PD Elsa Bita kane bere tashme xhiron e rrjetit.

Shefi i Policise se Divjakes eshte denoncuar disa here ne Prokurorine e Lushnjes. Nga te dhenat e marra ne rruge zyrtare, rezulton se ndaj tij jane depozituar 4 kallzime pararendëse. Akuza e pretenduar eshte perfshirja ne aktivitet elektoral, me konkretisht te subjektit zgjedhor PS. Per bashkine Divjake ne teresi, deri ne date 19 Prill 2021, jane plot 16 kallzime te depozituara per vepra penale te dyshuara qe bien ne parashikimet e Kreut X te Kodit Penal, te ndryshuar.

Neni 332/a i Kodit Penal te Ndryshuar, ndalon Shpërdorimi i autoritetit policor nga punonjësi i Policisë së Shtetit ose i Policisë së Burgjeve për të influencuar në mbështetjen
e një partie politike ose kandidati në zgjedhje Shpërdorimi i autoritetit policor

Neni 332/a

(Shtuar me ligjin nr. 89/2017, datë 22.5.2017)

Shpërdorimi i autoritetit policor nga punonjësi i Policisë së
Shtetit ose i Policisë së Burgjeve për të influencuar në mbështetjen
e një partie politike ose kandidati në zgjedhje, nëpërmjet
mosushtrimit të funksionit me paanësi sipas ligjit, pjesëmarrjes në
veprimtari politike të një partie politike ose kandidati në zgjedhje,
me kryerjen e çdo veprimi ose dhënien e urdhrave, këshillave apo
çdo lloji tjetër propagande që favorizon një parti politike ose
kandidat në zgjedhje, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim
nga një vit deri në pesë vjet.

Nese nuk ka patur shkelje te nenit 332/a, apo nese nuk ka patur shkelje te heshtjes zgjedhore (nje pretendim qe pritet te verifikohet ne vijim, atehere veprimi per te marre celularin nga dora e qytetares mbetet i palegjitimuar edhe per faktin se ajo po filmonte dicka qe nuk bie ndesh me parashikimet ligjore ne fuqi. Qyetaret jane te lire te filmojne me mjetin e tyre celular sa kohe qe kjo nuk ndalohet me ligj te veçante.

Ne zgjedhjet per Kuvendin qe mbahen ne 25 Prill, 2021, vendimarresit politike kane rende dakort qe te aktivizojne dhe te mire-pranojne denoncimet e qytetareve te lire. SIpas ndryshimeve me te fundit te Kodit Zgjedhor, çdo qytetar eshte i mirepritur te depozitoje denoncime edhe ne portalin qe KQZ ka vene ne dispozicion per kete qellim.

Pas Bashës, edhe Ambasadorja amerikane, Yuri Kim në Fushë-Krujë

Kryetari i PD, Basha ka vizituar sot në mëngjes Fush-Krujën, ku ka konsumuar një kafe në ambjentet publike të qytetit me Kryetarin e PD, Agron Loka, Kandidaten për deputete, Ulliri si dhe simpatizantë të PD. Basha ka respektuar heshtjen zgjedhore duke mos bërë asnjë deklaratë publike.

Pak orë më vonë në Fushë-Krujë ka mbërritur edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim. Ambasadorja amerikane ka bërë një ndalesë në një nga kafet e qytetit në afërsi të rajonit të policisë ku për disa minuta piu kafe me disa qytetarë.

Para se të largohej, ambasadorja ndaloi dhe takoi drejtuesit e policisë të Rrethit Krujës ku shkëmbeu disa fjalë me to. Me sa duket prezenca e ambasadores është për t’i dhënë kurajo forcave të rendit, pasi siç dihet Fushë-Kruja është një vend mjaft problematik.

Një ekip, një shpirt fitoreje!

Nga Agim BAÇI

Në këto orë të fundit përpara se bashkëqytetarët tanë të vendosin me votën e tyre për përfaqësuesit e tyre, dëshiroj të falenderoj këdo që në këto ditë më ka hapur derën, më ka dëgjuar në Sallmone, Borake, Koxhas, Xhafzotaj e Shijak, por edhe në gjithë zonën e Durrësit. Unë zgjodha që të flas me këdo, t’u kërkoj njerëzve që të këmbejmë mendime për mënyrën se si e shohin jetën, se çfarë kërkojnë nga politika. Nuk i kërkova askujt të vihet përpara dilemës për një përgjigje përballë meje nëse do të ma jepte votën apo jo.

Unë besoj se gjithkush duhet ta trajtojë këdo me dinjitet, e t’i lejojë që çështjen e votës ta vendosë me vetveten, duke dëgjuar, duke arsyetuar, duke reflektuar. U kam thënë se kushdo që kërkon të blejë vota është një person që kërkon t’i vërë një çmim njerëzve, që t’i trajtojë si mall, si qenie pa asnjë fuqi. Unë kam kërkuar nga bashkëqytetarët e mi që të jenë dinjitozë për veten e tyre, për familjet e tyre, sepse asnjë çmim për votën nuk do i ndihmonte ta shinin të nesërmen më me shpresë, sepse shit-blerja e votës zgjedh përfaqësues që i nënçmojnë dhe tallin qytetarët, pasi kushdo që kërkon të blejë votën e dikujt është dikush që nesër mund t’i vjedhë, t’i grabisë pronën, t’i poshtërojë!

Politika është art i së pamundurës, thonë filozofët politikë. Dhe arti i së pamundurës do të thotë të mos habitesh kur bashkëbiseduesit të kenë mendim tjetër nga i yti, të kenë bindje të tjera, të kenë pasione politike që nuk dëshirojnë as t’i arsyetojnë. Unë jam munduar të mirëkuptoj këdo që që nuk është në anën time politike, e njëkohësisht, këdo prej tyre i kam ftuar që të ushtrojnë të drejtën e votës me dinjitet.

Për pak orë do të votohet dhe bashkëqytetarët e mi do rikthehen në përditshmërinë e tyre. Por unë dëshiroj që ata ta shohin njëri-tjetrin në sy e jo të jenë peng i dëshirave të dikujt për t’i mbajtur në presion.

Asnjë mandat deputeti, nuk është më i rëndësishëm se sa fati i tyre i përbashkët, se sa jeta e tyre në komunitet, sepse mandatet shkojnë e vijnë, ndërsa ata jetojnë aty, brez pas brezi.

Në këtë finish, unë dëshiroj të falenderoj të gjithë anëtarët e ekipit tim, që më mbështetën dhe bashkëudhëtuan në këtë komunikim me këdo, duke respektuar secilin prej atyre që na dëgjoi. Ekipi që më mbështeti e ka fituar betejën e vet morale, sepse la në plan të parë të kësaj fushate dinjitetin e bashkëqytetarëve. Fitorja vlen kur kujtdo që i ke zgjatur dorën e ke parë në sy dhe ke folur hapur. Dhe ne e kemi ndjerë në kontaktet tona, se dëshira e shumicës së njerëzve me të cilët kemi komunikuar, është që të rihapim një faqe të re politike, me një Ndryshim të Madh, me një politikë që nuk i tall, me një politikë që i respketon dhe që i jep llogari për atë që i premton.

Faleminderit nga zemra për këtë bashkëudhëtim ku unë mësova shumë. Ajo që dëshirojmë të bëjmë së bashku, me ndihmën e Zotit, nis nesër rrugën e duhur, përmes votës tuaj, përmes vendimit që Shqipëria të jetë vendi ku dëshirojmë të jetojmë, ku duam të rrisim fëmijët tanë.

Berisha: Krimineli me uniformë, Altin Shehu dhe banda e tij me në krye Edvin Drogën nesër do të marrin ndëshkimin e merituar

Keqtrajtim shtazark i qytetares Elsa Bita nga narkoshefi i narkopolicise, krimineli Altin Shehu ne Divjake!

Miq, krimineli me uniforme Altin Shehu ka keqtrajtuar si nje kafshe e vertet aktivisten guximtare te PD, Elsa Bita, e cila po filmonte nje krim elektoral te PS te ndaluar me ligj duke i thyer krahun asaj.

Duke shprehur mirenjohjen me te thelle demokrates Elsa Bita per aktin e saj te guximshem dhe qytetar dhe uruar asaj sherim te shpejte, dua t’i them kriminelit me uniforme Altin Shehu se neser ai dhe banda e tij me ne krye Edvin Drogen, Erion Pluhurin dhe te gjithe kriminelet e tjere do te marrin ndeshkimin e merituar. Fitore! sb

Basha publikon videon: Retë po largohen, pranvera po vjen!

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka publikuar një video-mesazh që përcjell shpresë vetëm me pamje nga Shqipëria, pa asnjë koment politik.

“Retë po largohen. Pranvera po vjen!”, shkruan Basha në faqene tij sociale, Facebook.

Aktivistja e PD masakrohet nga shefi i komisariatit pse po filmonte një takim elektoral të PS, sot në ditën e heshtjes

Aktivistja e PD, Elsa Bita ndodhet në urgjencën e spitalit Lushnjë pasi është dhunuar nga shefi i komisariatit të policisë Divjakë.

Ajo u shpreh për mediat se, Altin Shehu, shefi i komisariatit e ka dhunuar sepse po filmonte një takim elektoral të PS ditën e sotme në Divjakë, kur sot i gjithë vendi është në heshtje zgjedhore.

“S’po bëja asgjë. Thjesht po filmoja. Isha drejtëpërdrejtë dhe po bënim miting brenda në lokal. Njoftuan policinë. Erdhi shefi dhe më goditi vetë

Më mori telefonin, më tërhiqte me forcë, më pas më shuku…”

Sipas kandidatit të PD, takimi elektoral i PS-së po bëhej në një lokal dhe qytetarja po filmonte live takimin elektoral të Partisë Socialiste.

Kandidati i PD, Korreshi i bën thirrje SPAK të hetojë, ndërsa SHÇBA të arrestojë shefin e komisariatit që ka dhunuar qytetaren.

“Sot me urgjencë të arrestohet shefi i komisariatit. Ka kamera që e filmuan. Nëse nuk ndërhyni jeni bashkëpunëtorë dhe pjesë e krimit jeni të lidhur kokë e këmbë me Erion Braçen”, tha ai.