28.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Rrahman Rraja dhe banda kriminale, incident me armë, shpërndajnë para në Fushë Krujë në këmbim të votës për PS!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, banda kriminale e deputetit të Ramës, Rrahman Rraja shpërndajnë lekë në këmbim të votës për PS dhe kërëcënojnë votuesit që të votojnë për Partinë Socialiste.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook

Xhelal Rraja, vellai i Rrahmanit kercenon me pistolete ne dore qytetaret!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!

Denoj me ashpersine me te madhe qendrimet kriminale te Rrahman Rrajes dhe narkobandes se tij. Fundi i tyre po afron!

Fushkruja neser ndeshkon me vote armiqte e votes se lire! sb

Prsh z Berisha denoncojeni urgjent zyra elektorale e rilindjes se fushates per qytetin f kruje ndodhet te lokali i sami bakut ne katin e dyte qe eshte i punesuar familjarisht qe rrogetohet pa shkuar ne pune. Sami baku eshte kusheri i deputetit rrahman rraja dhe nipi i ilir locit nen kry bashkie kruje. Aty mblidhet banda ku shantazhuesi sami e isuf baku dhe artur bushi kry te bashkie kruje shantazhohen psikoligjikisht fizikisht pet dhenie vote per rrahman rrajen.e ndodhur cdo darke te kesaj jave qe po iken Aty ka nje jave qe shperndahen para nga drejt ujrave lefter ose ledion çela per blerje vote e jepen urdhera per presione per te pabindurit mbreme para rajonit te policise f kruje poshte lokalit xhorxh Bush ne ora 19 banda rraja xhelal rraja konfliktohet me mbeshtetesit e pd me pistolete ne dore ne sy te kamerave e publikut etj.

Një koncesion që e paguajmë sa frëngu pulën

Dr. Erion DASHO

Dje në një bashkëbisedim me miq okulistë mësova një fakt të çuditshëm. Kosto e operacionit të kataraktës që i paguhet koncesionarit, e llogaritur si çmim i instrumenteve të sterilizuar dhe materialeve njëpërdorimëshe, e kalon çmimin me të cilin ky shërbim ofrohet në sektorin privat!

Në vend që të bëhen eksperimente të dështuara me financat e varfra të shëndetësisë shqiptare, mund të bëhet fare mirë liberalizimi i tregut dhe sigurimet shëndetësore të paguajnë njëlloj ofruesit e shërbimit pavarësisht nga fakti në se janë publikë apo privatë!

Rama shpërndan tollonë nafte për fermerët në Vlorë dhe Fier, vetëm pak orë para votimeve

Në Vlorë dhe Fier po shpërndan tollone nafte për fermerët, kishin me muaj në pritje, kujtohen një ditë para zgjedhjeve. Edhe pse dita e sotme është pushim për administratën, duket se drejtoritë lokale janë duke i bërë shërbimet e fundit qeverisë së Edi Ramës, edhe pse fermerët e prisnin naftën prej muajsh.

Ata kanë thënë se, për naftën ishin në pritje që prej dy muajsh, dhe vetëm dje janë njoftuar për tërheqjen e tyre.

Dhjetra qytetarë edhe nga fshatrat më të largët të qytetit kanë ardhur të marrin naftën. Ata janë lajmëruar ditën e djeshme me telefon rreth orës 11:00 të mëngjesit dhe ju është thënë se ditën e shtunë do të marrin të gjitha tollonat e naftës.

Ajo që sjell dyshime është fakti që nafta është shpërndarë pikërisht në ditën e heshjtjes zgjedhore dhe fakti që fermerët pohojnë se në 8 vite nuk kanë marrë asnjëherë tollona nafte dhe mbështetje për bujqësinë. Është kjo hera e parë që mbërrijnë në Drejtorinë e Bujqësisë dhe marrin tollonat e naftës.

Ndërsa Drejtoria e Bujqësisë ka refuzuar të japë informacion në lidhje me shpërndarjen e naftës duke ia mbyllur derën gazetarëve.

“94 litra me kanë dhënë, jam njoftuar dje. Më parë nuk kemi marrë naftë”, thotë nje nga qytetari qytetari.

Vetë fermerët e pranojnë se kjo mund të ketë lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve gjatë ditës së nesërme, por shprehen se nafta është një e drejtë që e takon dhe janë të detyruar që ta marrin.

Gjergj Meta: Unë do të votoj! Voto dhe ti, por jo atë që të blen votën!

“Kushdo që të jesh, çfarëdo që të besosh – voto! – Ky është mesazhi që ka përcjellë sot, Ambasada e Suedisë për qytetarët shqiptarë në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.  – Ushtroje të drejtën tënde demokratike këtë fundjavë. Do të votojë Ipeshkvi Gjergj Meta – dhe shpresojmë që të votoni edhe ju! Sepse demokracia është e paçmueshme.”

Në vijim, Ambasada e Suedisë ka dhënë video-mesazhin sensibilizues nëpërmjet Ipeshkvit Meta, ku theksi vihet te rëndësia e të votuarit jo të atyre që blejnë votën apo kërcënojnë zgjedhësit.

“Përshëndetje! Unë jam Gjergj Meta, Ipeshkvi i Rrëshenit. Ditën e diel kemi votimet. Unë do të shkoj të votoj. Dhe po ashtu të ftoj edhe ty të shkosh të votosh. Por voto atë që ti mendon se të përfaqëson, jo atë që të blen votën ose atë që të kërcënon. Demokracia ëhstë shumë e rëndësishme për ne!”

“Misioni…” i Bashës si refleksion dhe vizion!

Nga Arben ÇEJKU

Sot nuk është ditë për të bërë fushatë elektorale, por një mundësi e mirë reflektimi për vetë fushatën që u zhvillua gjatë këtyre javëve. Libri “Misioni Im”, i shkruar dhe botuar nga kandidati për Kryeministër, zoti Lulzim Basha, ishte një vlerë e shtuar për të gjithë këtë ngjarje politike në tërësi dhe për mbështetësit e tij në veçanti. Në ditët e para të prezantimit, pati shumë komente dhe përshtypje dhe shumë pak analiza reale mbi këtë vepër, e cila në disa raste u cilësua “traktat”, “platformë elektorale” etj. Por keqardhja ime personale ishte vala e diskutimeve publike mes atyre që flisnin pa lexuar librin, por duke paragjykuar autorin.

Unë e kam lexuar që në ditët e para, sepse librat që marr, si rregull i lexoj menjëherë. Por sot, meqenëse është ditë reflektimi, mendova të ndaj me miqtë e mij disa refleksione mbi këtë libër.

Së pari, libri ndihmoi për ta bërë më qytetare dhe më perëndimore fushatën e PD, sepse tërhoqi debatin drejt vlerave dhe modeleve bashkëkohore të liderizmit europian e amerikan. Të diskutosh dhe debatosh mbi një libër-platformë është më pozitive sesa të kacafytesh verbalisht në publik apo në media për “mustaqet e Çelos”…

Së dyti, libri “Misioni Im” e ndihmoi vetë Lulzim Bashën, që te zgjerojë dhe forcojë metodat e komunikimit politik e publik, duke vëne theksin tek programacioni për të ardhmen dhe jo tek agjitacioni për të shkuarën.

Së treti, libri e theu mitin e rremë të skepticizmit dhe pseudo-intelektualizmit, i cili u ngrit me tullat e baltës së një propagande të organizuar anti-Basha që kur ai mori drejtimin e opozitës.

Së katërti, “Misioni Im”, (për ata që e kanë lexuar dhe do ta lexojnë), është një udhërrëfyes i sinqertë, i argumentuar dhe i besueshëm, jo vetëm për profilin e një kandidati për Kryeministër, por edhe për platformën e tij të qeverisjes.

Së pesti, reflektimet e zotit Lulzim Basha për politikën shqiptare dhe rolin e saj, janë unike dhe të jashteëzakonshme, nëse marrim në konsideratë faktin që ai sot është një prej përfaqësuesve kryesor të saj! (Politika është zhurmëmadhe, projekton një vend shumë të gjerë dhe të tepruar për veten në jeten e njerëzve. Politika shqiptare hyn në mënyrë të dhunshme në jetën e qyetetarëve, duke u imponuar atyre ritmin dhe amullinë e saj si mënyrë të jetuari….Politika më e mirë sipas meje është ajo që ndikon në jetën e njerëzve në përditshmëri, por pa i bezdisur ata… Ne kemi nevojë të ngutshme që politika, nga të qenit problem i njerëzve, të kthehet në zgjidhëse të problemeve të tyre- LB). Në krahasim me rivalin e tij politik që u dallua për skicimin dhe karikaturimin poetiko-narrativ dhe eseistik të personazheve politike e publike në “Kurban”, i cili në thelb merrej me njerëzit, tek “Misioni Im”, Basha merret me idetë, duke patur si shqetësim të ardhmen e njerëzve.

Së gjashti, meqë jemi tek refleksionet e Bashës për politikën, ai rithkson publikisht në këtë libër qëndrimin e tij për përfaqësimin parlamentar. ( Ne kemi nevojë t’i bëjmë listat 100% të hapura, madje kemi nevojë të kthehemi te votimi i drejtpërdrejtë, te lidhja me zonën me një organizim të ribterritorial më të balancuar..).

Së gjashti, libri na rikthen vëmendjen tek një nga shtyllat kryesore të shoqërisë sonë, që është familja. Duke sjellë shembullin personal, ai i jep fuqi vizionit dhe misionit të tij si politikan për fuqizimin e familjes shqiptare, si themel për vetë shoqërinë tonë.

Së shtati, librin e përshkon tej e tej sinqeriteti dhe besueshmëria për gjithçka thuhet aty. Ata që e kanë lexuar dhe të tjerë që do ta lexojnë, do të vënë re lidhshmërinë organike mes qëndrimeve publike dhe atyre që përcillen në libër.

Së teti, në këtë libër të veçantë politiko-eseistik, vihet re jo vetëm formimi, por edhe këndvështrimi perëndimor i autorit kur adreson problemet tona shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku jetojnë shqiptarë!

E nënta dhe e fundit, ndonëse është shkruar dhe botuar në kontekst të një ngjarjeje të madhe politike e shoqërore, siç janë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, “Misioni Im” sjell një risi në komunikimin politik dhe në historinë e letërsisë politike shqiptare.

Mashtrimi i fundit i Edi Ramës!

Nga Erl KODRA

Sonte të gjitha televizionet transmetuan një reklamë mashtruese, njëlloj “tutoriali sqarues” rreth rregullave të votimit. “Voto 12, në rrjeshtin e 12, përndryshe vota juaj do të jetë e pavlefshme” – thoshte reklama mashtruese. Me sa duket shpresa e Ramës mbetet tek ndonjë plak i pashkollë që mund të gënjehet akoma. Sipas “tutorialit” votat e tjera, numrat e tjerë në fletën e votimit janë kot. Çfarë perversi! Shif çfarë mashtrimi perfid!

Çudia është se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk e ka bllokuar pisllëkun e Ramës.

Të dielën me 25 Prill të mos mbetet demokrat pa votuar #NDRYSHIMIN dhe numrin 9!

Të votojmë ndryshimin, jo kriminelët!

Nga Redin HAFIZI

Gjenerali Carlo Alberto dalla Chiesa u pyet perpara disa studenteve se si i dukej pasi fitoi kunder terrorizmit te kuq dhe tani ishte derguar te luftonte mafien. Ai u pergjigj se terrorizmi i brigadave te kuqe drejtohej kunder shtetit, nderkohe qe mafia eshte shteti kunder qytetareve. Megjithate ka edhe me keq kur terrorizmi i kuq perdoret si force e armatosur e mafies rajonale.

Edi Rama e ka kopjuar ne detaje Enver Hoxhen dhe kerkon qe mandatin e trete t’a perdore per dhune shumevjecare. Ndryshimi eshte bere fjala kyc e fitores. Eshte fjala qe mbledh te gjithe ne votime dhe kur populli voton masivisht, patjeter qe e vjetra shembet. Shpesh eshte abuzuar me termin tranzicion, por une besoj se ne nuk kemi qene ne tranzicion, por nen nje pushtet te mafies qe patjeter fitoi kur Ramiz Alia u rrezua me vote. Ky pushtet i mafies ishte trashegimia e sigurimit te shtetit qe sot perfaqesohet nga Gramoz Ruci. Ky sistem duhet shkaterruar me cdo mjet dhe ne fillim i bej thirrje gjithe Shqiptareve qe te dalin masivisht te djelen dhe te votojne. Nga ana tjeter bej thirrje qe gjithe Shqiptaret te votojne ndryshimin dhe te mos e japin voten e tyre tek kriminelet. Edhe pse jam nje individ qe kurre nuk jam rreshtuar ne ndonje parti politike Shqiptare, eshte e thjeshte te kuptoj se kriminelet i perkasin pushtetit te vjeter dhe ndryshimi vjen me nje sistem te ri. Pra vetem forca me e madhe e opozites mund te sjelle ndryshimin dhe kjo nuk kerkon as anetaresim partiak e as militantizem qe t’a kuptosh. Kjo kerkon vetem ndergjegje qytetare dhe patjeter kujtese.

Shqiperia kaloi tete vjet torturues per qytetaret dhe kushdo ka te drejte te pyese se perse duhej qe te kalohej ne nje kalvar te tille qe u quajt tranzicion. Per njohesit e gjeopolitikes eshte e qarte se kur lindja komuniste nisi procesin e te ashtuquajturit liberalizim ne fund te viteve ‘50 dhe ne fillim te viteve ‘60, diktatori flirtoi serish me Titon qe kjo levizje te mos perhapej edhe ne Shqiperi, pasi ai kercenonte se do destabilizonte edhe Jugosllavine e Titos. Enver Hoxha kercenonte se levizja per liberalizim ne Shqiperi do frymezonte Kosoven te kerkonte me shume. Pra nje marreveshje e fshehte mbajti vendin tone jashte levizjeve qe po ndodhnin ne kampin socialist. Kjo marreveshje dihet se ku dhe si u be.

Ne vitin 1990 vertet nisen levizja studentore dhe shume levizje te tjera, por Shqiperia, ne kalendarin e tryezave politike, ishte ende ne levizjet e viteve ‘60 ne vendet e kampit socialist. Nderkohe qe pas 30 vjetesh Shqiperia, ne vitin 2021 kemi tashme situaten e vitit 1991 ne vende si Polonia, Cekia, Hungaria, por shpresoj te mos perfundoj si ne situata te regjistruara ne Bullgari apo Rumani 30 vjet me pare. Sot ne Shqiperi kemi shtetin qe dhunon bizneset e vogla dhe te ashtuquajturat biznese te medha jane vetem prone e zyrtareve te shtetit. Pronare te medhenj qe deklarohen si milionere jane vetem sekseret e shtetit duke mbrojtur keto aksione dhe emrat e aksionereve. Kjo ka qene Praga e viteve 1980, ku mafia Italiane dhe Cosa Nostra Amerikane nderhyne per te instaluar qendren e tyre. Nderkohe Ceket e kishin vendosur qe do beheshin pjese e NATO dhe patjeter qe u bene pjese e BE.

Shqiperia nuk e ka kete tendence, pasi udheheqja nuk e deshiron nje gje te tilla. Rama dhe Veliaj gjithnje kane qene kunder anetaresimit te Shqiperise ne NATO dhe per kete arsye ngrinin cadra perpara zyres se Sali Berishes qe ne ate kohe ishte kryeminister.

Ne tridhjete vjet nuk ka patur tranzicion, por thjesht nje kontroll te politikes mbi qytetaret. Megjithate biznesi familjar lulezoi dhe me pas biznesi i vogel. Nje gje e tille ndodhi edhe ne vendet e lindjes Europiane pas viteve ‘60.

Pra te gjithe votuesit te kuptojne se ne 2021 duhet te ndodhe permbysja e madhe, permbysja ku tranzicioni nuk do permendet me dhe jo permbysja qe njehsohet me rrezimin e nje monumenti. Vetem rrezimi i nje sistemi rrezon diktatorin Edi Rama. Te djelen do votohet per Shqiperine ne Europe, per Shqiperine demokratike dhe shpresoj qe te votohet per vullnetin e qytetarit, pra per te drejten e referendumit.

Video/ Sekretari i PS kapet në flagrancë me 3 makina me lista zgjedhësish dhe patronazhistësh

Struktura e mbrojtjes së votës së PD në fshatin Podgorie ka ndaluar 3 makina të njësisë administrative Vreshtas me rreth 7 punonjës të kësaj njësie në to.

Sipas deklaratës së drejtuesit politik të Qarkut Korçë, Edmond Spaho në këto makina janë gjetur lista e zgjedhësve të fshatit Podgorie, lista e patronazhistëve dhe lista e banorëve të këtij fshati.

Deklarata e plotë

Mbrëmë rreth mesnatës, struktura e mbrojtjes së votës së PD në fshatin Podgorie ndaloi tre makina të njësisë administrative Vreshtas me rreth 7 punonjës të kësaj njësie në to.

Dy prej makinave te markave Mercedes dhe Wolksvagen të drejtuara nga Soni Laraku dhe Andi Zaqellari u larguan me forcë, kurse makina e tretë e drejtuar nga administratori i Njeësisë Administrative Vreshtas Cezar Bezati dhe shoqërues Gerti Tabaku, u bllokua.

Në terren së bashku me ta ishte edhe kryetari i PS të Podgories dhe njekohesisht zyrtar i tatimeve Korçë Izmi Çoçka.

Pasi u njoftua Policia, mbërriten forcat e rendit të cilat ushtruan presion për lirimin e rrugës dhe të makinës së bllokuar.

Me insistimin e përfaqësuesve të PD u kërkua që makina të kontrollohej dhe kjo u arrit në oret e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Nga nje kontroll i përcipteë ne vend në makinën e administratorit u gjenden:

Lista e zgjedhësve të fshatit Podgorie

Listë e patronazhit të fshatit Podgorie me patronazhist administratorin Çezar Bezati,

Liste e shkruar me dorë me emra banorësh të ketij fshati të cilen policia refuzoi ta bëjë publike.

Pas shoqërimit të makines së administratorit në Drejtorinë e Policisë Korçë dhe pyetjes sëadministratorit dhe dëshmitareve okulare , Drejtoria e Policisë vendosi të liroje administratorin Çezar Bezati dhe shoqëruesin e tij Gerti Tabaku si dhe të ndalojë për bllokim rruge tre simpatizantë të PD, Ahmet Goroveci, Endrison Dushku dhe Fatjon Dushku.

Ju bëj thirrje të gjithe anëtareve dhe simpatizantëve të PD që të vazhdojnë të qendrojne dhe mbrojnë me çdo mjet vullnetin e qytetarëve për ndryshim nga shit-blerja e votës.

Patronazhistët përgjuan edhe ambasadat, reagon zyrtarisht Hollanda për punonjësit: Do të bëjmë denoncim

Të dhënat konfidenciale për afërsisht 600 punonjësish të ambasadave të huaja në Tiranë, përfshirë edhe personelin e ambasadës së Hollandës, janë pjesë e Databazës që Partia Socialiste u vuri në dispozicion patronazhistëve të saj, për zgjedhjet e 25 Prillit. Siç ka raportuar më herët Lapsi.al të dhënat për 910 mijë banorë të Tiranës janë ato që u ishin besuar institucioneve shtetërore, ndërkohë që u grabitën dhe u shpërndanë për patronazhistët e PS-së, në mënyrë që këta ta kishin më të lehtë identifikimin e votuesve pro apo kundër Rilindjes.

Por media holandeze, Der Volkskrant është interesuar pranë Ministrisë së Jashtme të Holandës dhe pranë ambasadës holandeze në Tiranë, nga ku ka mësuar se personeli i ambasadës ka bërë ose do të bëjë një denoncim në lidhje me këtë çështje.

“Ministria Jashtme e Holandës ka pranuar që të dhënat konfidenciale të personelit të saj në ambasadë janë përfshirë në listën dhe thotë që ekzistenca e databasit është “shqetësuese”. “Punonjësit e ambasadës kanë bërë ose do bëjnë denoncim për këtë”, thotë një zëdhënës. Holanda thotë, se bashkë me vende të tjera të BE-së dhe me delegacionin e BE-së, po e ndjek nga afër çështjen” shkruan Der Volkskrant.