17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Qershor, 2025

Presidentja e Grave të PPE, mesazh të fortë për shqiptarët: Votoni numrin 9, votoni ndryshimin dhe Lulzim Bashën!

Presidentja e Forumit të Grave të PPE-së, Doris Pack mbështet fuqishëm ndryshimin në Shqipëri dhe nxit shqiptarët të shkojnë të votojnë. Në një videomesazh inkurajues për shqiptarët Doris Pack theksoi se “Partia Demokratike është forca që do të sjellë ndryshimin” dhe se “tani është është koha e duhur për ndryshimin e qeverisjes”.

“Ju inkurajoj të shkoni të votoni ditën e diel. Votoni për numrin 9, votoni për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Jam e sigurt se kjo parti ka mësuar nga historia e saj dhe do të sjellë ndryshimin. Do të luftojë korrupsionin dhe do të jetë e interesuar në ccështjet e përditshme, për edukimin, për shëndetësinë, për ccdo gjë që e bën jetën në Shqipëri sa më mirë që është e mundur. Që dhjetra mijëra të rinj të mos vazhdojnë të lënë vendin. Shpresoj shumë se ju e kuptoni mesazhin tim se unë dua ndryshimin dhe jam e bindur se edhe ju gjithashtu e doni ndryshimin”, thote Doris Pack në mesazhin e saj.

Edhe Presidenti i PPE-së Donald Tusk mbështeti më herët fitoren e PD në zgjedhje. “Lulzim Basha do të realizojë integrimin në Bashkimin Europian”, tha Presidenti Tusk.

Mesazhet e përfaqësuesve të lartë të BE-së vijnë pak ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, kur do të vendoset fati i Shqipërisë për integrimin në familjen europiane dhe zhvillimit ekonomik dhe social të vendit.

Meta mesazh Ramës: Merr me vete hajdutët dhe gjithë “të fortët” e tu dhe më dil përballë, o trim i xha Jahos

Presidenti Ilir Meta fton në përballje televizive, mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, në ditën e fundit të fushatës elektorale, Meta i drejtohet Ramës, duke i thënë se “Të ftoj edhe ty të bëhesh trim dhe të vish sot në një përballje televizive para shqiptarëve. Nëse ke siklet të vish vetëm merr kë të duash me vete”.

Mesazhi i Metës

Një ftesë e sinqertë për Kapedanin e Bllokut! Sot në ora 20:45, jam i ftuar për një intervistë live në Syri TV nga Çim Peka. Të ftoj edhe ty të bëhesh trim dhe të vish sot në një përballje televizive para shqiptarëve. Nëse ke siklet të vish vetëm merr kë të duash me vete, deputet nga partia ose hajde bashkë me të gjithë “të fortët” e tu.

Nëse ti nuk do debat televiziv tek Çimi, unë e le atë për ty dhe vij kudo që të jesh ti. Vetëm të lutem më thuaj! Bëhu njëherë trim, hë të keqen, se dita e Llogaridhënies erdhi. Të lutem më thuaj! Po pres me padurim përgjigjen tënde o trimi i xha Jahos!

Shqiptarët e Maqedonisë mbështesin Bashën: Rama ik dhe mos u kthe më!

Nga Hamdi Nuhiju

Të dielën në Shqipëri mbahen zgjedhjet parlamentare ku favorit kryesor është opozita shqiptare në krye me Lulzim Bashën, ndërsa në të gjitha sondazhet kryeministri në ikje Edi Rama duket se është në disavantazh.

Përveç gjërave që i ka bërë dhe nuk i ka bërë për shqiptarët e Shqipërisë, Edi Rama e për të cilat duhet të jap llogari, ekziston edhe një raport tjetër që ai detyrohet me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të përgjigjet në pyetjen: Çfarë bëri për shqiptarët e Maqedonisë?

Shkurtimisht po përmendim disa gjëra ku duhej ndërhyrja e kryeministrit shqiptar.

Gjatë qeverisjes së kryeministrit shqiptar Edi Rama, ndodhën shumë gjëra në Maqedoninë e Veriut e që ishin në dëm të shqiptarëve, si për shembull rasti “Monstra”. Në asnjë moment nuk është ndjerë prezenca ose presioni i shtetit shqiptar në krye me kryeministrin Edi Rama për t`i detyruar autoritetet e Maqedonisë për t`i lëvizur gjërat para.

Qindra tekste fyese dhe denigruese shkollore ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe asnjë reagim nga kryeministri i mbarë shqiptarëve, por si duket vetëm i grigjës së tij, Edi Rama.

Shqiptarët e pambrojtur në vitin 2015, nuk gjetën as përkrahjen morale po as politike nga kryeministri Edi Rama.

Qindra shtetas shqiptarë të Shqipërisë në nivel mujor trajtohen në mënyrë jo njerëzore nga ana e autoriteteve maqedonase në kufi, duke i ndarë prej turmave dhe duke i kontrolluar në mënyrë speciale, Edi Rama i ka futur veshët në lesh, as që dëshironte të dëgjonte për hallet dhe brengat e tyre.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk përfituan as edhe një vaksinë të vetme nga shteti shqiptar si donacion që mund të drejtohej në ndonjë komunë ose institucion enkas për vaksinimin e tyre.

Katastrofa humanitare pas vërshimeve që goditën Hasanbegun dhe Haracinën, shteti shqiptar dhe Edi Rama as që nxorën një fjalë goje për t`i shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të humbura, e të mos flasim për t`i dal në ndihmë me mjetet e ushtrisë shqiptare si dhe shtetit shqiptar.

Edi Rama kryeministër dhe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në vend që falas të pajisen me shtetësinë dhe pasaportën shqiptare, ata nën dorë, duke korruptuar autoritetet shqiptare japin pasaporta me çmime deri në 10.000 euro. Sa për informacion, 5.000 euro nën dorë kushtonin pasaportat bullgare për maqedonasit që dëshironin të pajiseshin me to, si dhe pasaporta bullgare është pasaportë me kompetenca shumë më të mëdha sesa pasaporta shqiptare, pasi që Bullgaria është edhe pjesë e Bashkimit Evropian.

Republika e Turqisë me mijëra student nga Maqedonia e Veriut i shkollon falas në të gjitha nivelet, bachelor, master dhe doktoraturë, ndërsa Republika e Shqipërisë në krye me kryeministrin Edi Rama asnjë student shqiptarë të varfër nuk e ka shkolluar.

Rama Ik dhe mos u kthe më! Kur ti nuk ishe me ne në momentet më të vështira, por as në momentet e mira, nuk na duhesh as ne, por nuk i duhesh as Shqipërisë.

Shqipërisë i duhet një kryeministër i cili përveç që do të kujdeset për banorët e saj brenda territorit, ai duhet të kujdeset dhe të jetë baba edhe për shqiptarët që kanë ngelur jashtë kufijve zyrtar të Shqipërisë. /almakos/

Administrata në Sarandë u kërcënua me vendin e punës për të marrë pjesë në mitingun e Ramës në Vlorë

Partia Demokratike e Sarandës ka denoncuar presionin dhe dhunën psikologjike që po ushtrohet ndaj administratës publike, e cila po kërcënohet me vendin e punës në rast se nuk voton për Partinë Socialiste.

“Me forcën e pushtetit, me presionin e largimit nga puna, Drejtuesit e Institucioneve publike të Sarandës, kanë detyruar sot punonjësit civilë të administratës publike të marrin rrugën për në Vlorë për të marrë pjesë në mitingun përmbyllës të Partisë Socialiste. Partia Demokratike disponon informacion të sigurt se punonjësit janë detyruar të mbushin autobusët e vendosur enkas dhe disa të shkojnë me mjetet e tyre personale në Vlorë.

Më flagrant dhe i paligjshëm bëhet ky urdhër, kur punonjësit e administratës janë detyruar të largohen nga zyrat pa përfunduar orari zyrtar i punës, duke braktisur detyrën shtetërore.

Partia Demokratike denoncon me forcë këtë akt të paprecedent të ushtrimit të presionit ndaj administratës publike. I them sot publikisht, emër për emër, cdo drejtuesi institucioni në Sarandë: “Në datën 26 prill, do të na keni përballë dhe do të përgjigjeni personalisht për këtë që keni bërë sot e gjatë gjithë fushatës elektorale. Në 26 prill Shqipëria dhe Saranda do të cilrohen përfundimisht nga kthetrat tuaja dhe këtë verdikt do ta japin qytetarët përmes votës së tyre ditën e diel”, u shpreh Jolio Dine.

Basha në orën 21:00 në “Zonë e Lirë” me Arjan Çanin

Lideri i opozitës, Lulzim Basha do të jetë sonte në orën 21:00 në “Zonë e Lirë” me Arjan Çanin.

 

Vijnë nga Norvegjia për të votuar ndryshimin në Shqipëri

Studentët shqiptarë vijnë nga Norvegjia për të votuar ndryshimin në zgjedhjet e së dielës, ndërsa kanë një mesazh për të gjithë shqiptarët
“Nuk na intereson çmimi i biletes 900 euro, por vota per ndryshim. Vota per Partine Demokratike. Vota per Shqiperine. Ndjaj mos e shit voten vlla, sot vota e jote eshte me rende dhe me e fuqishme se hekuri. Ajo eshte vote per ty. Eshte vote per ndryshim. Vote per te ardhmen tuaj”, shprehen ata.

Elbasani, pritje madhështore Bashës për fitoren

Elbasani i ka rezervuar një pritje entuziaste dhe madhështore Bashës në takimin e funit electoral para zgjedhjeve të së dielës. Basha ka kujtuar veprat e mëdha infrastrukturore të inicuara prej tij për Elbasanin si tuneli i Krrabës. “Të dielën Elbasani I prin fitores më të thellë, më të madhe dhe më të bukur. Do të jetë fitorja e ndryshimit”, tha Basha.

Fjala e plotë e Bashës

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra në këtë mbrëmje të mrekullueshme kthehem në Elbasanin tuaj, në Elbasanin tim, në zemrën e Shqipërisë, zemrën që rreh për fitoren më të thellë të Elbasanit, fitoren më të bukur të Elbasanit, fitoren e familjeve dhe fëmijëve të Elbasanit. Vëllezër dhe motra 8 vite me radhë kam qenë pranë jush dhe me ju në ditët e një dimri pafund kur priteshin dritat e familjeve në lagjet më të vjetra të Elbasanit, kur shkurtohej ndihma ekonomike dhe hiqej buka e fëmijëve të Elbasanit. Unë nuk kisha veç fjalës asgjë për të ndalur lotët që rrokulliseshin të nënave të Elbasanit , 8 vite dimër marrin fund ditën e diel sepse këtu jemi mbledhur si asnjëherë që nga kjo kryezemër e kombit të ushtojë në mbarë Shqipërinë thirrja që buron nga zemra e çdo elbasanasi, ndryshim.

Bashkë për ndryshim! Fitore! Fitore e çdo banori të këtij qarku fisnik nga Përrenjasi në Gramsh, nga Librazhdi në Cërrik, nga Dumreja në Peqin dhe këtu në zemrën e qarkut, në zemrën e Shqipërisë Elbasanin e fisnikërisë.

Bashkë erdhëm afër dhe u afruam, bashkë ëndërruam të paimagjinueshmen dhe sot është realitet, tuneli i Kërrabës. Tirana dhe Elbasani janë bashkë dhe afër më shumë se kurrë, më shumë se në të bukur ëndërr. Bashkë ëndërruam dhe bëmë të vërtetë një nga dy investimet më të mëdha të dekadës kaskadën e Devollit. Dhjetëra mijëra familje të punësuara energji për Elbasanin për Shqipërinë. Bashkë shtruam rrugën e zhvillimit dhe të infrastrukturës në Dumrenë e bekuar nga Zoti dhe kudo anë e mbanë Elbasanit dhe vepra të tjera i lamë gati për të përfunduar si rruga Qukës Qafë- Plloçë dhe projekti i përfundimit të korridorit të 8-të drejt Qafë- Thanës që me të drejtë e sheh Elbasanin siç është qendër dhe kryeqendër të vija Egnatia.

Për 8 vite me radhë, 8 vite dështime i lanë këto projekte përgjysmë, i mbushën shtëpitë me të papunë dhe i zbrazën nga e rinia e mrekullueshme e Elbasanit, të cilën e dëbuan nga shtëpitë e tyre drejtë emigracionit. 8 vite vuajtje, 8 vite padrejtësi, 8 vite dhunë. Por nga Elbasani e mësoi, nga Shqipëria e mësoi dhe sot e di dhe vetë ai që 8 vite e mbajti vendin peng, se të dielën Elbasani i prin fitores.

I prin fitores më të thellë, më të madhe dhe më të bukur. Fitores dhe ndryshimit që kjo kështjellë, kjo kala e qytetarisë, e mençurisë, e arsimit, e dijes, e punës, e zejtarisë, e bujqësisë të rrezatoj menjëherë anembanë Shqipërisë kulturën traditën e çmuar dhe të shtrenjtë të Elbasanit dhe kështu do të ndodh, sepse me 25 prill elbasanasit do të votojë për qetësinë e fëmijëve të tyre, do të votojnë për paqen në zemrat e prindërve për sigurinë e fëmijëve të tyre, për punësimin e nënave dhe baballarëve dhe për ta kthyer Elbasanin dhe universitetin e tij në një qendër model arsimi për rininë e mrekullueshme të Elbasanit, të Korçës e të mbarë Shqipërisë dhe kështu do të ndodh, mirëqenia, punësimi janë tashmë jo të kyçura në vargojve 8 vjeçar të Edi Ramës, të skutave të errëta por janë me 25 prill këtë të diel në dorën e çdo burri dhe gruaje, çdo vajze dhe çdo djali që do dalë e do votojë për ndryshimin për fitoren. Do dal e do votojë këtu në këtë qytet, në këtë trevë, anembanë Shqipërisë, një popull që mezi po e pret të dielën, sepse këto, ju e dini, e dini më mirë se kushdo janë zgjedhjet më të rëndësishme në Shqipëri, sepse vendimi që do të marrim është edhe 4 vite të tjera si këto 8 që kaluam apo bashkë për të hapur dyert e zhvillimit, dyert e ndryshimit, dyert e Elbasanit dhe Shqipërisë si gjithë Europa! Ne e dimë fare mirë, ju e dini fare mirë, unë e kam parë dhe e dëgjoj nga jugu në veri buçimën, këngën e fitores. Kjo do të jetë fitorja më e bukur sepse do t’iu takojë të gjithëve ju, vëllezër dhe motra pa dallim, pa dallim ashtu si vuajtja dhe mjerimi nuk ka shpëtuar askënd nga ndëshkimi, ashtu dhe ndryshimi që po vjen është i vërtetë, është i prekshëm dhe do të jetë plot gëzim për çdo banor të Elbasanit, për çdo shqiptar dhe çdo shqiptare pa përjashtim. D

he prandaj kam nderin dhe kënaqësinë dhe ju mundësinë të çoni drejt parlamentit dhe mazhorancës fituese të Partisë Demokratike dhe aleatëve tanë në fitoren më të thellë, ekipin tonë të mrekullueshëm, shkrimtarë, profesorë, mjekë, juristë, ekonomistë, sipërmarrës, të drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi. Dielli i shpresës, dielli i besimit, dielli i fitores rrëzëllit në sytë tuaj, nata e të keqes bie përherë të fundit këtë të diel, sepse Elbasani do të marrë në dorë fatin e vet, të familjeve të veta dhe vëllezër dhe motra ëndrrat tuaja dhe ëndrrat e mia për Elbasanin nuk kanë mbaruar. Ëndrrat e mia, ëndrrat tona për Elbasanin nuk kanë mbaruar. Më 25 Prill le të fillojmë punën me votën tuaj për t’i bërë realitet këto ëndrra, për të vazhduar projektet, për të çliruar familjet, sipërmarrjet, fermerët, mjekët, mësuesit dhe rininë dhe për ti dhënë mundësinë për zhvillim, për punësim, për pensione dinjitoze për të rikthyer modelin e vyer dhe të çmuar që unë vëllai juaj jabanxhi e di që ju bën krenar e na bën krenar të gjithë si shqiptarë, qytetarinë e elbasanllinjve.

Do ta bëjmë realitet sepse të Dielën e gjithë Shqipëria dhe zemra e saj Elbasani do të votojnë masivisht për numrin 9. Do të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre numrin 9, për prindërit tanë numrin 9, për qytetarinë numrin 9, për paqen, sigurinë, zhvillimin ekonomik numrin 9, për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian numrin 9. Bashkë për ndryshim! Elbasani fiton! Shqipëria fiton! Fitore!

Vlora Fiton! Leskaj prezanton programin e PD për Vlorën

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, z. Bujar Leskaj ka prezantuar sot përpara gazetarëve në zyrat Qendrore të Shtabit Elektoral në Vlorë, programin e Partisë Demokratike për Vlorën.

Zoti Leskaj Basha u bëri të ditur gazetarëve, se qeverisja e Partisë Demokratike do të krijojë të gjitha kushtet për zhvillimin real e të prekshëm të Vlorës, e cila në këto 8 vite realisht u la në harresë.

U investua në fasada, për të fshehur ndryshkun!

Programi është përgatitur nga ndërthurrja e programit qendror të Partisë Demokratike “Shqipëria Fiton” nga njëra anë dhe prioriteteve zhvillimore të komunitetit lokal në sektorë si turizëm, infrastrukturë, ekonomi, kulturë, arsim, shëndetësi, energjetikë dhe agro-blegtori.

“Pas një rrugëtimi disamujor, duke dëgjuar intelektualë dhe punëtorë, padagogë, mjekë, inxhinierë, fermerë dhe agronomë, të rinj dhe të moshuar, banorë në fshat dhe në qytet u ndërtua udhërrëfyesi i punës sonë për Vlorën për katër vitet e ardhshme.”- është shprehur zoti Leskaj.

Ne kemi një alternativë zhvillimi që sjell qëndrueshmëri, besim dhe zhvillim ekonomik, me disa drejtime kryesore ka thënë z. Leskaj dhe ka shpjeguar me detaje pjesët e programit të PD “Vlora Fiton” si derivim i programit “Shqipëria Fiton” për turizmin dhe Vlorën si destinacion turistik gjithëvjeçar, infrastrukturën, investimet në agro-blergtori dhe në zhvillimin rural, arsimin dhe perspektivën e universitetit “Ismail Qemali”, shëndetësinë, energjitikën dhe kulturën!

Zoti Leskaj është angazhuar se pikat e këtij programi janë të mirëmenduara, të zbatueshme që në mandatin e parë të Partisë Demokratike në pushtet.

Policia provokon incident në shtabin elektoral të PD në Elbasan, Bardhi: Ju urdhërojnë bandat!

Policia ka provokuar sot një tjetër incident në shtabin elektorl të PD në Elbasan. Policë të armatosur kanë ndalur para zyrave të PD dhe kanë kontrolluar njërën nga makinat që gjendej para shtabit elektoral.

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Bardhi ka dalë nga zyra dhe i ka kërkuar informacion mbi arsyet e kontrollit që është bërë në automjet. Më pas Bardhi i ka kërkuar drejtuesit të policisë që të bëjë publik procesverbalin e kontrollit të automjetit.

“Ku e ke procesverbalin që kontrollove automjetin dhe çfarë konstatove?” e ka pyetur Bardhi, por drejtuesi i policisë nuk është përgjigjur. Bardhi e ka pyetur se me urdhër të kujt kanë shkuar tek zyrat e shtabit elektoral, por nuk ka marrë përgjigje. “I kanë dërguar vbanat”, u shpreh Bardhi.

Ish kapiteni i Kombëtares, thirrje shqiptarëve: Votoni ndryshimin!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka postuar mesazhin e futbollistit të Kombëtares, Mërgim Mavraj drejtuar shqiptarëve: Votë për ndryshimin

‘Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni Ndryshimin’, shprehet Mavraj.

Video mesazhi i Mërgim Mavrajt: