26.5 C
Tirana
E diel, 15 Qershor, 2025

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim thirrje të fortë SPAK: Hetoni ata që blejnë vota!

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar sërish në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri që do të mbahen ditën e dielë.

Yuri Kim i bën thirrje SPAK të hetojë mbi denoncimet zgjedhore duke deklaruar se duhen hetuar të gjithë personat që po blejnë, ndërhyjnë dhe pengojnë zgjedhjet e së dielës.

Yuri Kim: Ne e nxisim SPAK-un të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe.

Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës. SPAK po heton në mënyrë aktive për krimet e zgjedhjeve.

LSI i përgjigjet PS për blerjen e votave në Dibër: Kanë filluar të shesin njeri-tjetrin

Lidhur me aktivitetin e shitblerjeve të votave për zgjedhjet e 25 prillit, ka reaguar edhe LSI-ja e Bulqizës.

Sipas LSI, pasi PS-ja e kësaj zone i bëri dalje Denis Xholit, duke u shprehur se ai është futur në punë nga deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, me të cilin ka dhe lidhje krushqie.

LSI-ja kritikon PS-në që jo vetëm nujk u distancuan nga ky skandal por mundohen t’ia ngecin LSI-së fajin, kur ditën e djeshme qytetarët e panë me zë dhe figurë sesi Rilindja blinte vota, sipas reagimit të LSI në Bulqizë.

“Janë zënë aq ngushtë saqë po shesin edhe njëri-tjetrin!

Ditën e djeshme të gjithë qytetarët panë me zë dhe figurë sesi eksponentë të “Rilindjes” në Dibër u kapën në flagrancë, gjatë tentativës për të blerë me para në dorë votat e qytetarëve në Maqellarë.

Aq ngushtë janë zënë drejtuesit e sektit “Rilindja” në Dibër, Dionisi & Co, saqë në vend që minimalisht të distancohen ose tek e fundit të heshtin përballë turpit të tyre të faktuar, ata mundohen të shesin njerëzit e tyre si eksponentë të LSI.

Se për kë punojnë, se për kë blejnë vota, dhe se eksponentë të kujt janë këtë e vërtetojnë fotot e mëposhtme, por pa asnjë dyshim do e vërtetojnë edhe organet e hetimit,” shkruan LSI Bulqizë.

Pak më parë, PS-ja e Dibrës reagoi duke thënë se mbështet zbardhjen e plotë të ngjarjes, por i bëri dalje Denis Xholit, duke u shprehur se ai është futur në punë nga Përparim Spahiu i LSI-së.

“PS e Dibrës mbështet pa asnjë rezervë hetimin dhe zbardhjen deri në fund të rastit të djeshëm, ku një turmë e orkestruar njerëzish ndaluan një makinë me pretendimin se kishin kapur një votëblerës socialist. Për ne çdo individ që përfshihet apo kryen një krim elektoral nuk ka ngjyrë, po meriton vetëm ndëshkim.

Por pas verifikimeve të hollësishme ne konkluduam se personi në fjalë, punonjës në Bashkinë Bulqizë, nuk është pjesë e strukturave të PS. Ai është punësuar në vitin 2015 nga deputeti i LSI Përparim Spahiu, me të cilin ka edhe një lidhje krushqie.

Ne nuk e dimë dhe as na takon të hamendësojmë nëse ky individ ishte vërtetë një blerës votash për LSI. Këtë le ta thotë drejtësia. Ajo që ne dimë dhe e themi me plot gojën është se ky individ s’ ka lidhje me PS dhe se nëse ka një shqetësim real për mundësinë e shitblerjes së votave, ky shqetësim vjen vetëm nga një parti: Lëvizja Socialiste për Integrim,” përfundon deklarata.

Meta, thirrje të rinjve: Shqipëria i ka sytë nga ju, votoni masivisht

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një mesazh të rinjve, atyre që votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 25 prilli.

Meta deklaron se pjesëmarrja e tyre në zgjedhje dhe vota është oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.

“Të dashur të Reja dhe të Rinj, të cilët votoni për herë të parë!
Shqipëria i ka sytë te Ju!
Pjesëmarrja Juaj masive në zgjedhje dhe vota juaj më 25 Prill është oksigjen për demokracinë dhe të ardhmen e vendit.
Është Ripërtëritja dhe Energjia, që i duhet Shqipërisë të prekur rëndë nga shpopullimi, për t’u ringritur dhe ecur drejt Europës.
Është vendosmëria për përkushtim ndaj vendit me pasion, integritet dhe dashuri!
Është e ardhmja juaj, në Shqipërinë tuaj! 🇦🇱”, deklaron Meta.

Nebijaj apel votuesve të njësisë 10: Votimi elektronik siguron fshëhtësinë e votës. Mos bini prë e frikës që përhap PS

DEKLARATA E KANDIDATES SE PD ORIELA NEBIAJ

Pershendetje
Janë 48 orët e fundit kur shqiptarët do t’i drejtohen masivisht kutive te votimit per te bere te mundur ndryshimin. Jam serish ne njesine 10, per te komunikuar me 23597 zgjedhësit e kësaj njësie.

Të nderuar qytetar! Në njësinë tonë ndryshe nga gjithë Shqipëria në vend të fletës dhe kutisë qe tradicionalisht jemi mësuar të kemi në zgjedhje do të kemi një ekran. Por asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do të votojmë elektronikisht. Ashtu siç do të votojë e gjithë Shqipëria në zgjedhjet e ardhshme vendore. Në ekran do të jetë e njëjta fletë votimi. Dhe ju sigurisht do të keni mundësi që përmes votës tuaj përmes numrin 9 të zgjidhni ndryshimin.

Dua tju bëj të ditur se duhet të jeni të sigurt, të pashqetësuar dhe të vendosur për të shprehur vullnetin tuaj. Askush nuk ka akses, apo mundësi të lexoj këto pajisje. I bëj thirrje edhe njëherë kandidatit të Partisë Socialiste që pas 25 prillit do t’i mundësojmë pensionin politik, të ndal intimidimet dhe dezinformimin e qytetarëve të njësisë 10 mbi pajisjet elektronike dhe fshehtësinë e votës. Të jeni të bindur të dashur qytetarë që fshehtësinë e votës nuk e lexon dot as Fatmir Xhafa dhe as patronazhistët e tij.

I bëj thirrje Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të sqarojë çdo paqartësi që qytetarët në këtë njësi mund të kenë.

Dua të ndalem në një thirrje drejtuar targetgrupit për të cilin kam bërë gjithë këtë fushatë. Të rinjve. Dilni masivisht të votoni të dielë. Këta të rinj që janë me mua kanë vendosur ta ndërtojnë këtu të ardhmen e tyre! Ju më mirë se kushdo tjetër e dini se sa e sigurt është një pajisje elektronike dhe se sa e sigurt do të jetë vota juaj për numrin 9 në 25 prill. Shpjegojani këtë prindërve, gjyshërve. Sillini ata të voojnë për ndryshimin dhe ejani ta bëjmë Shqipërinë! Ejani ta ndërtojmë këtu të ardhmen tonë! Unë kam shumë besim tek përgjegjmëria dhe vendosmëria juaj për të mos heshtur!

Të gjithë bashkë në 25 prill për numrin 9!

Rinia Fiton!

Shqipëria Fiton!

Basha, thirrje administratës: Votoni pa frikë, të dielën Rama do ketë humbjen më të thellë

Kreu i opozitës ju drejtua punonjësve të administratës i cili u kërkoi të mos kenë frikë dhe të dalin të votojnë për ndryshimin, pasi ka ardhur ora që t’i kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.

“Sot, kam një thirrje për çdo punonjës të administratës që paguhet me taksat tona dhe që kërkon t’i shërbejë ligjit dhe qytetarëve por është skllavëruar nga padronët e tyre që pasurohen çmendurisht duke vjedhur taksat e shqiptarëve. Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj të administratës publike. Harrojini tamtamet e atij që e di që me 25 prill ditën e diel e pret humbja më e thellë dhe Shqipërinë fitorja më e madhe. Asnjë frikë për ju”, tha Basha.

Taulant Xhaka, thirrje shqiptarëve: Votoni për të mirën e Shqipërisë, votoni ndryshimin

Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni Ndryshimin.

Krimineli që po blinte votat për Ramën në Elbasan i dënuar me burg në Angli për trafik kokaine

Dyshimet që një makinë Benz ML pa targa po blente vota në lagjen 5 Maji në Elbasan të mërkurën, shkaktoi një përplasje me armë midis mbështetësve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që shkatoi një të vdekur dhe katër të plagosur –përfshirë një oficere police.

Brenda makinës pa targa ndodhej shtetasi Mehmet Greca, i cili në një intervistë për televizionin Top Channel deklaroi se është marrë peng nga mbështetësit e PD-së.

“Isha përpara shtëpisë time me makinë dhe ndaluan 5-6 persona, më thirrën dhe ndalova,” tregon Greca, ndërsa shton se i kanë kërkuar të japë shpjegime pse kërkon vota për PS-në.

Pas ndalimit të Grecës, mbështetësit e PD-së kanë lajmëruar policinë. Përveç policisë, në vendngjarje janë mbledhur dhe mbështetës së Partisë Socialiste.

Dinamika e ngjarjes është akoma e paqartë, por ajo që dihet është se ka pasur një shkëmbim zjarri, i cili la të vdekur mjekun dhe politikanin Pjerin Xhuvani, të cilit Greca iu referua në intervistë me nofkën ‘Pipi’.

Policia ka arrestuar Arbër Paplekajn – ish-punonjës i Forcave Speciale për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe 9 mbështetës të PD-së për ndalimin e paligjshëm të Mehmet Grecës, që sipas drejtuesve të PD në Elbasan, i përkisnin një strukture të ngritur për mbrojtjen e votës.

Në kërkim është shpallur edhe shtetasi Klement Xhaferri, një person me precedentë penalë, i denoncuar si mbështetës i Partisë Socialiste në këto zgjedhje.

Xhaferri dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”.

Sipas raportimeve në mediat britanike, edhe Mehmet Greca ka një të shkuar kriminale. Ai është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për trafik droge, pasi u arrestu në vitin 2016 me 51 kilogramë kokainë dhe 80 mijë paund në cash. Vlera e kokainës përllogaritej në 5 milionë paund britanikë.

Floriana Garo mesazh për integrimin: Gjenerata e re nën drejtimin e Lulzim Bashës do të anëtarësojë vendin në BE

Ka ardhur koha te vendosim per fatin e vendit tone.

Te shohim me vizion drejt te ardhmes.

Te ndihemi pjese e dickaje me te madhe, ta shohim Shqiperine ne modelin e duhur:

Te aspirojme te ndertojme nje klime te sigurte per investimet e huaja, te mirepresim me shume turiste ne malet e bregdetin tone te mrekullueshem,

Te kemi me shume vende pune, nje treg me te madh per sipermarresit,
nje zhvillim shume me te madh ekonomik…

Ka ardhur koha te bashkohemi per ta integruar Shqiperine ne Europe.

Endrra jone e pa-realizuar, ka ardhur momenti te behet realitet.
Ne, gjenerata e re e Partise Demokratike, me Lulzim Bashen kryeminister- kemi mision te menjehershem t’i plotesojme te gjitha kushtet per tu anetaresuar ne Bashkimin Europian.

Me 25 Prill duke votuar 9 – ne do ta ndryshojme Shqiperine per te ardhmen e femijeve tane.

“Neue Zürcher Zeitung”: Rama ka vrarë shpresën në Shqipëri

Shkrimi i plotë i gazetës nga autori Volker Pabst

Shpresa për reforma është zhdukur në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama po synon për një mandat të tretë

Të mërkurën, kur Edi Rama së bashku me Ministrin Turk të Shëndetësisë inauguroi Spitalin në qytetin provincial të Fierit, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte se ndryshe nga politikanët e tjerë me kostume, kreu i qeverisë së Shqipërisë kishte veshur atlete të bardha dhe një bluzë me simbolin e trëndafilit të partisë së tij socialiste nën xhaketën e tij.

Kjo nuk është aq provokuese sa figurat e shkopit në pozicione të ndryshme seksi që zbukuronin një nga bluzat e tij kur ai dha mësim në Akademinë e Arteve të Tiranës menjëherë pas rënies së regjimit Stalinist. Sidoqoftë, edhe pas dy dekadash e gjysmë si një politikan profesionist, Rama ende flirton me moskonformizmin e tij.

Por shpresa e një frymëmarrje të freskët, e cila solli Ramën në qeveri në 2013, ka kohë që është zhdukur. Vështirë se diçka është përmirësuar në tetë vjet dhe mjaft prej tyre edhe janë përkeqësuar. Në zgjedhjet e së Dielës, Rama dëshiron të bëhet kryeministër për herë të tretë. Kjo do të ishte hera e parë që do të ndodhte në Shqipërinë post-komuniste, që një qeveri të qëndrojë në pushtet për tre mandate rresht.

Një shembull i tendencave gjithnjë e më autoritare të ish-bartësit të shpresës është trajtimi kontradiktor i lirisë së shtypit. Si anëtar i opozitës, ai kritikoi ashpër përpjekjen e qeverisë për të kufizuar lirinë e shtypit. Në një ligj për media të hartuar në 2019, ai synoi pikërisht këtë: dënimet e larta që kërcënuan për “raportimin e njëanshëm” kishin për qëllim presionin ndaj mediave që ishin kritike ndaj qeverisë. Projekti u anulua pas protestave.

Sidoqoftë, presioni mbi zërat kritikë mbetet i lartë. Me fyerje, kanosje dhe kallëzime penale.

Basha nga Lezha: Do të jetë fitorja më e thellë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot në Lezhë për të mbyllur fushatën elektorale në këtë qark 11 orë para nisjes së heshtjes zgjedhore. Basha deklaroi nga Lezha e “Besëlidhjes së Kastriotit” se sot jemi të gjithë bashkë të vendosur për ndryshimin dhe se do jetë fitorja më e thellë.

Ai tha se orët e së keqes po numërohen mbrapsht dhe ora për t’ia kthyer Shqipërinë shqiptarëve po afron.

Premtimi që bëri kreu i PD nga Lezha, ishte heqja e moratoriumit të gjuetisë, për të cilin tha se është bërë monopol ndërsa do iu kthehet lezhjanëve sipas parimeve europiane.

Basha i bëri thirrje dhe administratës publike të çlirohet skllavëria duke votuar Partinë Demokratike.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra lezhjanë, mirë se ju gjej rini e Lezhës, nëna dhe baballarë. Mirë se ju gjej në qytetin e Besëlidhjes së Kastriotit ku princat shqiptarë u bashkuan dhe përmes bashkimit i dhanë fuqi, lavdi dhe fitore Arbërisë. E nuk e lanë të fiket vatrën e shqiptarisë. Ja ku jemi prapë sot, stërnipër të atyre princave, bashkë për ndryshim, të vendosur me zemrat plot besim se fitorja që po vjen do të jetë fitorja më e thellë, më e bukur, më e madhe, fitorja e çdo lezhjani, çdo lezhjaneje, fitorja e të gjithë shqiptarëve.
8 vite nëpërkëmbje, vuajtje dhe mjerim, 8 vite padrejtësi, shpunësim dhe emigracion, këto janë veprat e vetme të atij që për 8 vite nuk mbajti një premtim, që nuk dha asgjë, por vetëm mori nga Lezha dhe mbarë Shqipëria. Orët e së keqes po numërohen mbrapsht, ora për t’ia kthyer Lezhën lezhjanëve po vjen. Ora për t’ia kthyer Shqipërinë shqiptarëve po afron dhe kjo do të ndodhë me votën tuaj masive ditën e diel, 25 prillin e ndryshimit duke votuar numrin 9. Për Lezhën, për prindërit tanë, për fëmijët e Lezhës, për zhvillimin, sipërmarrjen, peshkatarët, për t’i dhënë fund monopoleve që kanë pasuruar një grup njerëzisht. Për t’i dhënë fund masave si moratoriumi korruptiv për gjuetinë. Monopol i pushtetarëve. Do ta anulojmë dhe do t’ua kthejmë shqiptarëve, në përputhje me parimet europiane. Do t’iu kthejmë lezhjanëve, kurbinasve dhe mirditorëve krenarinë që iu takon. Sot i ka të gjitha mundësitë të jetë Lezha e Shqipërisë, Lezha e Kosovës, Lezha e Ballkanit, Lezha e Europës. Sepse nga Lezha ka nisur një histori e madhe, një histori e pathyeshme, e cila shndrit edhe sot 6 shekuj më vonë. Ne jemi stërnipër të Kastriotit, ne jemi shqiptarët, ne jemi populli të cilit i takon ky vend dhe ky vend nga Shëngjini në Velipojë, nga Shkodra në Sarandë, nga Durrësi në Konispol, nuk është i Edi Ramës, është vendi jonë. Kjo është Lezha juaj dhe e juaja do kthehet më 25 prill”, tha Basha.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 12345PreviousNext
Duke iu drejtuar qytetarëve, Basha tha se e keni në dorë ju, është në dorën tuaj, votoni për prindërit tuaj. “Ju o prindër është në dorën tuaj, votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj dhe të zgjidhim së bashku sfidat e përbashkëta. Të gjithë bashkë në kutitë e votimit, duke votuar të dielën numrin 9. 9 për t’i kthyer dhe administratës shtetërore dinjitetin e munguar. Sot kam një thirrje për çdo punonjës të administratës që është skllavëruar nga padronët që pasurohen çmendurisht duke vjedhur taksat e shqiptarëve, harrojini tam-tamet e atij që e di se më 25 prill, ditën e diel e pret humbja më e thellë. Asnjë frikë për ju, më 25 prill ne do të largojmë vargonjtë që ju kanë skllavëruar, padronët që ju shfrytëzojnë deri në palcë për bukën e gojës të fëmijëve tuaj dhe ju do keni mundësi të shërbeni me nder ligjit dhe qytetarëve. Policia e Shtetit, FA-të, mësuesit, mjekët infermierët, masivisht drejt kutive të votimit, marshojmë krah për krah për fitoren më të thellë, fitoren më të bukur, fitoren e çdo shqiptari.
Për 11 orë do të mbyllet zyrtarisht fushata, ky tur i mrekullueshëm shprese dhe besimi që i ka mbushur zemrat e nënave tona, të motrave tona, të vëllezërve dhe baballarëve tanë me shpresën e ndryshimit për fitoren e sigurt dhe të madhe për fitoren që po vjen”, u shpreh kreu i PD.

Ai theksoi se puna do të vazhdojë orë e minutë ‘që ky gëzim i brendshëm i zemrave të kombit tonë, të kthehet në oqeanin e votave për ndryshim me kutitë e votimit, masivisht në kutitë e votimit’. “Me Lezhën në zemër, për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për familjet tuaja, për mirëqenien, për të hapur bashkë pas 8 vitesh dështime, portën e BE, misionit tonë hyjnor dhe për t’i kthyer Lezhës gëzimin, buzëqeshjen e rinisë, të asaj që është sot këtu dhe nuk do ta lëmë të largohet por do arsimojmë e punësojmë, t’i lëmë të punojnë këtu para familjeve të tyre. Ta mbushim Lezhën, këtë trevë fisnike me zërin e foshnjave të porsalindura, punësim për të rinjtë tanë, pensione dinjitoze për prindërit tanë. Shqipërisë të ligjit, të sigurisë, të ekonomisë. Kjo na ka bërë bashkë, bashkë si asnjëherë tjetër, bashkë për ndryshim. Votoni numrin 9. Zoti e bekoftë Lezhën, Shqipëria fiton”, deklaroi Basha