24.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Qershor, 2025

“Topa me 50-çe” për të blerë votat, hetuesit nisin numërimin e parave (Video)

Videoja që po shikoni tregon momentin kur një nga anëtarët e grupit hetimor ka gjetur topat me lekë në prerje 50-she dhe ka nisur t’i numërojë.

Videoja është publikuar nga Syri.net dhe tregon momentin kurnjë nga hetuesit nis numërimin e parave për të vlerësuar shumën e tyrenë total.

Në makinën e bllokuar nga mbështetësit e Partisë Demokratike në Dibër janë gjetur para. Rasti u denoncua fillimisht nga kandidati demokrat Luan Haka.

Mbështetësit kanë bllokuar mjetin në të cilin ndodheshin dy të rinj, pasi ishin sinjalizuar se këta të fundit po shpërndanin para në zonën e Maqellarës në këmbim të votës.

Në vendngjarje ka mbërritur policia për të bërë kontrollin e mjetit. Efektivi i Policisë ka vendosur disa piketa provash, ndërsa personi që filmon gjithçka live dëgjohet teksa thotë se, kanë gjetur “topa me 50-çe”.

Shihni pamjet pa koment kur hetuesit gjejnë topat me 50 mijë lekësha.

Basha: Ngjarja e Elbasanit, e rëndë! Presim drejtësinë. Shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës shit-blerja e votës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar sërish ngjarjen e fundit kriminale në Elbasan, si dhe ka theksuar nevojën emergjente për ndryshim që kanë shqiptarët, të cilën do e shprehin në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, Basha e nisi intervistën me ngjarjen e ndodhur dje në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani, duke e cilësuar një ngjarje të rëndë, dhe duke iu kërkuar të gjithëve që të presin, derisa drejtësia të zbardhë të vërtetën.

Gjithashtu Basha foli për fushatën elektorale, ku tha se gjatë këtyre javëve ka parë nga afër dëshirën e shqiptarëve për ndryshim.

“Është një ngjarje shumë e rëndë. Me lejoni ta nis duke i uruar shërim të shpejtë efektives së policisë. Ju kërkoj të gjithëve të presin me durim, derisa drejtësia të zbardhë të vërtetën. Shqiptarët janë të tejngopur me këtë fenomen të shit-blerjes. Ajo që do bëjmë më 25 prill, është se do të mbyllim këtë bashkëpunim të errët të pushtetit me krimin, që na ka dëmtuar në shumë procese, sidomos në integrimin e vendit. Jam plot me besim se këtë të diel, shqiptarët, të cilëve iu ka ardhur në majë të hundës shit-blerja e votës, do të votojnë masivisht për numrin 9, duke i hapur rrugë integrimit të vendit.

Këto janë ngjarje që i bëjnë jehonë 8 viteve që duam të lëmë jashtë, janë ngjarje që tregojnë se Edi Rama e di që më 25 prill e pret humbja dhe tregojnë panikun dhe dëshpërimin e tij. Shumica e njerëzve në PS janë të ndershëm, të thjeshtë, dhe kërkojnë zgjidhje për familjet e tyre. Ata janë vëllezërit tanë, që mezi presin ndryshimin. I ftoj që më 25 prill të votojnë numrin 9. I garantoj që qeveria e ardhshme do të jetë e gjithë shqiptarëve.

Kam prekur e parë aq shumë gjatë këtyre javëve, është një entuziazëm i madh i shqiptarëve, që fitoja do iu takojë atyre, që asgjë nuk do mund ta ndalë vullnetin e tyre për ndryshim. Jam i bindur, e dëgjoj nga thirrjet e njerëzve, kur i takoj, demokratë e socialistë, qytetarë, pa parti, të gjithë janë të vendosur të rimarrin Shqipërinë që iu takon, këtë mund ta bëjnë vetëm duke marrë përgjegjësinë për ndryshim”, tha Basha.

Floriana Garo: Të dielën i japim fund qeverisë së vuajtjeve 8 vjeçare. Votojmë nr 9 për Shqipërinë Europiane

Deklarata e zedhenes se fushates, Floriana Garo

Te dashur qytetare te Shqiperise,

Mundesia te cilen kemi pritur per 4 vite eshte me afer se kurre. Ne 3 dite ne do te jemi ne gjendje qe ti japim fund vuajtjes dhe veshtiresive qe kane kapluar vendin tone.

Ne do ti themi lamtumire nje Shqiperie te vjeter e te lodhur,
ne do ti themi lamtumire nje qeverie qe shqetesohet vetem per veten e saj,
ne do ti themi lamtumire premtimeve boshe dhe mosveprimit te nje qeverie te vjeter, dhe do te ndryshojme te ardhmen tone.

Ne nuk duhet ta humbasim kete mundesi.

Ne te gjithe do te dalim, do te votojme per Partine Demokratike e do ta ndryshojme Shqiperine pergjithmone.

Ne do te votojme qe qytetaret shqiptare ta bejne jeten me dinjitet, do te votojme per zhvillimin e Shqiperise, per nje Shqiperi Europiane qe rend drejt progresit.

Ne do te votojme per Shqiperine e shpreses. Shqiperia do te jete krenari per te gjithe ne dhe do te jete e ardhmja per te rinjte tane.

Ne do te votojme per nje qeveri qe kujdeset per njerezit, e qe punon per njerezit.

Me 25 Prill ne te gjithe do te votojme Partine Demokratike me Lulzim Bashen dhe Aleancen per Ndryshim dhe do te sjellim fitoren me te rendesishme ne 30 vite. Suksesin e shqiptareve dhe triumfin e gjithe Shqiperise.

Shqiperia fiton!

Oriela Nebijaj me operatorët turistikë: Të dielën votoni PD për Shqipërinë me turizëm 12 muaj

Kandidatja e PD, Oriela Nebijaj u takua me operatorët turistikë për të diskutuar mbi problematikat e këtyre të fundit dhe mbi programin e Partisë Demokratike për këtë sektor.
“Ne kemi qenë bashkë në të gjithë hapësira dhe mundësitë që unë kam pasur, në mënyrë që të jepja unë kontributin tim në gjithçka të mirë që Shqiëpria ka. Por ju e dini se sa shumë gjëra ka nevojë të ndryshojnë në mënyrë që Shqipëria të ketë parësore turizmin.

Nëse kjo ndodh me pak vullnet të mire dhe me pak vëmendje unë jam e sigurt që bëhën mrekullira në këtë vend. Megjithatë nëse ka një problematikë të parë që unë e kam diskutuar me të gjithë ju dhe jam e sigurt që të gjithë kemi qenë në një mendje ësthë fakti që turzmi nuk mund të jetë 2 muaj. Kemi nevojë për turizëm që fillon dhe mbaron në 12 muaj të vitit. Shqipëria e ka të gjithë potencialin për ta patur këtë turzëm dhe për të shkuar më tej.

“Ka shumë fshatra që kanë ngritur bërthama të vogla agro-turistike nga ku do shtrihet i gjithë turizmi në mënyrë kapilare, që ndihmojnë turizmin dhe biznesin e vogël të jetojnë në mënyrë dinjitoze pa qenë nevoja që ti lepihet shtetit per nje asistence apo një ndihmë sado të vogël. Ata mundë të jetojnë me dinjitet nëse së paku i çon rrugën tek fshati përkatës”, tha një prej operatorëve turistikë.

“Sipërmarrjet turistike qofshin ato hoteleri apo touroperator, asgjensitë të gjitha kanë nevojë për unifikimin e TVSH-së. Tjetër gjë që ka interes është zgjatja e sezonit turistik. Si? Është e turpshme të themi që Brezovica është e hapur në të gjithë vitin ndërkohë që Alpet janë të mbyllura për dy borëpastruese”, tha një prej përfaqsuesve të operatorëve turistikë”, theksoi një prej operatorëve.

Kandidatja e PD, Oriela Nebijaj deklaroi se është detyrë e çdo qeverie t’i sigurojë kushtet më minimale çdo inciative familjare apo biznesi për të zhvilluar turizmin.

“Është e dhimbshme të dëgjosh kur ti thua që shteti minimalisht duhet të jetë mbështetës ndaj çdo institucioni biznesi apo familjeje që me atë kontributin e tij minimal dhe të thjeshtë ndërton një frymë shumë të mirë dhe mund të kthehet nesër në një agroturizëm të vërtetë dhe jo të kthehet në një armik. Ky është detyrimi i vetëm që një shtet duhet të ketë dhe një qeveri duhet të ketë, përndryshe kot që e kemi dhe katër vite pastaj janë shumë”, tha Nebijaj.

Meta: Konfliktin në Elbasan e nxiti Rama, Struktura e Mbrojtjes së Votës e drejtë legjitime e opozitës

Presidenti Meta u prononcua gjatë intervitës në televizionin ‘6+1’ në Vlorë, edhe për incidentin e djeshëm tragjik në Elbasan, ku tha se gjithçka u stis nga Rama dhe se Struktura e Mbrojtjes së Votës është e drejtë legjitime e opozitës.

Konfliktin ne Elbasan e stisi Edi Rama, i cili eshte i vetmi pergjegjes per ate situate dhe per te gjitha zhvillimet dramatike aty. Ngjarja e rende ndodhi ne pranine e policise, qe tregon se ky eshte nje shtet i kapur nga krimi.

Struktura per mbrojtjen e votes eshte nje e drejte legjitime e opozites, ne kushtet kur Damiani ne vend qe te ishte sot ne burg eshte kandidat per deputet, kur struktura kriminale te Rilindjes vazhdojne me manovra per blerjen e votes dhe presione ndaj qytetareve.

Per kete oferte te tyre poshteruese, Rilindja do ndeshkohet ne menyren me shembullore me 25 Prill.

Basha me socialistët në Durrës: Ky nuk është vendi i Edi Ramës, është vendi i shqiptarëve

• Braktisja vazhdon: teksa Rama flet në miting, mbi 500 socialistë bashkohen me Bashën në Durrës.

• Basha me socialistët në Durrës: Ky nuk është vendi i Edi Ramës, është vendi i shqiptarëve. Të dielën fitorja më e bukur e Shqipërisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me rreth 500 socialistë të zhgënjyer që i bashkohen ndryshimit më 25 prill.

Ardit Kërtusha u shpreh se ndihet fajtor që ka bërë fushatë deri më tani për Edi Ramën, pasi ajo që panë nga qeverisja e tij, ishte vetëm një fasadë harresë dhe nëpërkëmbje. Mbështetje për Partinë Demokratike në këto zgjedhje -sipas Kërtushës- vjen nga shpresa për një të ardhme më të mirë, ku për këtë ftoi të gjithë socialistët të votojnë për ndryshimin më 25 prill.

“Socialist të Durrësit, përshëndetje! Ju falënderoj pa masë për këtë super pjesëmarrje! Edhe pse koha nuk na mbajti, sepse ne takimin e kishim parashikuar tek sheshi në Vollga, por gjithsesi ju jemi shumë mirënjohës për këtë pjesëmarrje dhe këtë mbështetje për Partinë Demokratike dhe për liderin zotin Lulzim Basha. Ne bëmë një lëvizje e cila në një farë mënyre u paragjykua. U paragjykua në ato skutat e Partisë Socialiste, të cilat qëndrojnë në atë parti vetëm nga halli. Tashmë e majta dhe e djathta nuk është më thjesht një çështje mendësie, pra, nuk është më tifozllik. Kështu që kjo lëvizje e të gjithë socialistëve, jo vetëm socialistëve të Durrësit, por socialistëve në të gjithë Shqipërinë dhe aderimi i tyre në Partinë Demokratike është një frymë shprese në ndryshimin e 25 prillit. Jemi tё harruar nga ky lidership, ka 12 vjet bashkia e Durrësit qё ёshtё e kapur nga Vangjush Dako. Ёshtё njё bashki qё nuk i shërben qytetarëve por i shërben klaneve dhe interesave tё tyre tё lidhura tё ngushta me krimin nё zyrat elektorale Partisё Socialiste sot ndodhen njerëz tё cilat janë tё përfolur nё media, janë tё përfolur nё krime, janë tё përfolur pёr ato gjëra qё ne qytetarët e thjesht i kemi parё dhe dëgjuar vetёm nё filma aksion.

Deri mё sot kemi parё vetёm aksione boshe dhe asnjё punë konkrete. Tё flasim pёr OSHE, u nisën pёr disa aksione vetёm pёr qytetarin e thjesht vetёm pёr qytetarin e ndershёm, ndёrkohё qё sot po flasim ka mbi faturime pa fund pёr ne dhe bizneset e mёdha, oligarkёt qё janё afёr pushtetarёve paguajnё si familjarё. Pra ne qytetarёt ngelёm tё harruar ndёrsa oligarkёt vetёm pasurohen. Shtresa e mesme ёshtё rrudhur mё shumё se kurrdoherё, ndёrsa shtresa e varfёr vetёm thellohet, e thellohet e nuk ka ku shkon mё keq. Ndaj ёshtё e detyrueshme qё tё gjithё sё bashku tё punojmё pafund, qё tё ruajmё votёn dhe tё nxisim dhe qytetarin, dhe komshiun më të fundit, që me datë 25 të çohet dhe të votojë! Më vjen zor që kam lobuar për këtë parti, ndaj ju them njëzëri, të gjithë socialistëve dhe ata të cilët për një arsye apo një tjetër, nuk mund të vinin në takimin tonë, telefonatat ishin të pafundme sepse dihet që gjuha e hakmarrjes në Partinë Socialiste dhe gjuha e ndëshkimit është aty, pra çdokush kërcënohet me vende pune, kërcënohet me shumë e shumë gjëra ndaj ju bëj thirrje të gjithëve pa dashur të zgjatem të votoni me 25 Prill ndryshimin dhe zotin Lulzim Basha për të ardhmen tonë dhe ajo që është më e rëndësishmja për çlirimin e qytetit të Durrësit”, u shpreh Ardit Kërtusha.

Pedagogia Ilirjana Kuçana, falënderoi të pranishmit për guximin që i janë bashkuar takimit, pavarësisht se janë punonjës administrate. Ajo gjithashtu tha se ndryshimin do ta bëjë Lulzim Basha sepse është lideri Europian, do të u japi shpresën dhe mundësinë fëmijëve shqiptarë.

“Jam e lumtur që jam sot këtu mes nesh dhe ju jeni bashkuar ndryshimit pavarësisht ngjyrave politike sepse ju nuk mund të jeni pjesë e Ard Celës dhe Vangjush Dakos, 2 njerëz të cilët e kanë kapur jo vetëm Durrësin por dhe më tej. Prandaj, faleminderit! Shumë prej jush këtu janë punonjës në administratë. Sot kanë guxuar dhe dua të ju falënderoj edhe njëherë tjetër, kanë guxuar të dalin sepse ne do të vrasim frikën dhe do të ndezim shpresën. Edhe 3 ditë na duhen për ndryshimin. Shqipëria ju përket ju, Shqipëria na përket ne. Ndryshimin do ta bëjë Lulzim Basha sepse është lideri Europian, është lideri i cili do të ju japi shpresën dhe mundësinë fëmijëve tuaj. Do të na japi mundësinë ne si pedagog të ndjehemi dinjitoz. Të dashur motra dhe vëllezër! Unë nuk dua të zgjatem, unë e di shumë mirë se telefonatat kanë qenë të panumërta. Sot ndoshta këtu janë 500, 600 por përjashta janë 5 mijë, 115 mijë socialistë të cilët janë gati t’i bashkohen liderit europian zotit Lulzim Basha. Votoni numrin 9-të,votoni ndryshimin”, tha Ilirjana Kucana.

Ndërsa Serjan Mazreku u shpreh se arsyeja se pse i është bashkuar ndryshimit, është sepse zona ku shërben si administrator nuk ka parë asnjë investim. Ai bëri thirrje se e vetmja shpresë e vendit është Lulzim Basha dhe ftoi socialistët që të votojnë ndryshimin më 25 prill.

“Përshëndetje socialistë! Arsyeja pse unë jam sot me Lulzim Bashën përkrah tij është një dhe e vetme, ajo jeni të gjithë ju që sot jeni këtu. Jeni ju ata të cilët për 8 vite me radhë kemi mbështetur Partinë Socialiste. E kemi mbështetur për një arsye të vetme, për ta bërë atë zonë realisht ëndrrën tonë, Durrësin e ri, zonën e Kënetës, një zonë që kemi sakrifikuar të gjithë ne jetën tonë për ta kthyer nga kënetë në një zonë të banueshme. Por ishte e kotë gjithë sakrificat tona, protestat tona që ndoshta disa prej protestave i kam organizuar vetë unë me ju në mënyrë që të merrnim disa investime se na kishin harruar, por duke u takuar me Zotin Basha biseda me të ishte mbështetje pafund për zonën e Kënetës, për njerëzit më të vuajtur sot në Shqipëri, që e kanë kthyer një kënetë të banueshme. Unë do t’ju bëj një thirrje të gjithë socialistëve në të gjithë Shqipërinë jo vetëm në Durrës, sepse takimet e shumta që ne kemi bërë në këto 15 ditë në Kënetë, në Shkozet, në Spitallë, përgjigja është po për t’ju bashkuar të gjithë Zotit Lulzim Basha, kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë. Faleminderit shumë dhe ja jap fjalën kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë”, tha Serian Mazreku.

Teksa i falënderoi për besimin që kanë dhënë Partinë Demokratike, Basha tha se Edi Rama dhe një grusht pushtetarësh e oligarkësh janë bërë bashkë për të zhvatur pasuritë e vendit, kanë vënë pasuri, janë bërë si sheikë në një Durrës që nuk ka ujë për fëmijët, nuk ka bukë për prindërit, nuk ka punë për të rinjtë, nuk ka subvencione për fermerët, nuk ka investime, nuk ka infrastrukturë. Kreu i opozitës gjithashtu tha se vota për numrin 9 nuk do të sjell vetëm ndryshimin për Shqipërinë, por do të bëj të mundur edhe çlirimin e Partisë Socialiste nga zinxhirët që e mbajnë peng të bandave, peng të krimit, peng të shitblerjes së votës.

“Faleminderit nga zemra! Faleminderit nga zemra! E hoqa xhaketën sepse keni krijuar një klimë jashtëzakonisht të ngrohtë dhe miqësore dhe po e rivësh në shenjë respekti tek ju drejtohem vëllezër dhe motra socialistë durrsakë. Jam i nderuar dhe i privilegjuar me këtë takim, me këtë pritje, me këtë besim që investoni tek ndryshimi, tek Partia Demokratike, tek numri 9. Kur prita Ardit Kërtushën dhe Serian Mazrekun në zyrën time para disa ditësh pata dy ndjesi që dua ti ndaj me ju sot sepse janë të ngjashme me ndjesitë që kam tek hyj në këtë sallë. E para kaq shumë e kanë gërmuar hendekun e përçarjes në këto 8 vite sa më shumë emocion po prisja për të takuar këta 2 zotërinj sesa gjithë Ambasadorët dhe Ministrat e Jashtëm që kam pritur dhe e dyta, gëzim në shpirtin tim kur pashë dy të rinj të talentuar të mençur, patriot, që duan Shqipërinë, që e kanë të shtrenjtë Shqipërinë, që e kanë të shtrenjtë Durrësin, që e kanë të shtrenjtë familjen, që i kanë të shtrenjtë vlerat, vlerat që na bashkojnë si shqiptarë. Sepse vëllezër e motra ne jemi një komb, ne jemi një familje, ne jemi një popull dhe njësoj si shumica dërrmuese e shqiptarëve edhe shumica dërrmuese e socialistëve kanë parë se si këto 8 vite një grusht njerëzish kanë përfituar nga pushteti. Janë pasuruar në mënyrë marramendëse.

Edi Rama dhe një grusht pushtetarësh e oligarkësh janë bërë bashkë për të zhvatur pasuritë e vendit. Kanë vënë pasuri, janë bërë si sheikë në një Durrës që nuk ka ujë për fëmijët, nuk ka bukë për prindërit, nuk ka punë për të rinjtë, nuk ka subvencione për fermerët, nuk ka investime, nuk ka infrastrukturë. Por vetëm vjedhje dhe batërdisje, në një Durrës të lënë në mëshirë të fatit ku pas tërmetit të zotit ra tërmeti i babëzisë, tërmeti i korrupsionit, që dhe familjet qytetare durrsake duan tua grabisin trojet për mafien e ndërtimit. E prandaj nga 40 pallate që duhet të ishin ndërtuar, mezi ka filluar puna për 2. Ndërkohë që mijëra të tjera e kaluan dimrin e dytë në çadra. Për një arsye të vetme, babëzisë së një grushti njerëzish, sepse për ta Durrësi është i tyre, porti është i tyre, paratë e rindërtimit janë të tyre, taksat tuaja janë të tyre. Kështu e kanë menduar Durrësin, kështu e kanë trajtuar Durrësin, kështu e kanë trajtuar të gjithë Shqipërinë 8 vite me rrallë. A ka gjë më flagrante sesa ajo që doli para disa ditësh nga një gazetar investigativ që nuk njihet si simpatizant i Partisë Demokratike.

Audio përgjimi i drejtorit të përgjithshëm të kadastrave. Tek rrëfen se ka dalë nga zyra e kryeministrit dhe kanë marrë një vendim, do bëjmë sikur do t’ju legalizojmë shtëpitë 110 mijë shqiptarëve, por nuk do të legalizohen. Pra do të shkojnë tek 110 mijë familje, tek 110 mijë prindër, baballarë, nëna. Tek 110 mijë shtëpi që janë gjaku dhe djersa e një jete të tërë e vënë me thonj e me mish tuaj, të bijve tuaj në emigracion. Do ti gënjejnë, do ti gënjejnë, do ti thonë dua t’ju legalizojmë dhe pastaj do t’ju marrin votën, do tua prishin shtëpitë pa dëmshpërblim dhe do ti mashtrojnë. Kjo është e vërteta e Edi Ramës. 8 vite mashtrime, 8 vite gënjeshtra, 110 mijë shtëpi. Dhe këtu dua të ndalem një çast dhe ti kthehem të gjithë qytetarëve shqiptarë, edhe demokratëve. Tek po vija këtu më morri dikush më tha po vjen prapë Durrës? Po i thashë po vij. Po ti dje ishe, ne e mbyllëm. E mbyllëm i thashë unë, po sot më mirëpresin socialistët e Durrësit.

E, dua t’iu them edhe skeptikëve në familjen time politike, shikojeni këtë sallë, këtu janë vëllezërit dhe motrat tona, ndoshta dhe kushërinjtë tuaj. Shikojeni, në ato 110 mijë shtëpi që duan ti prishin pas zgjedhjeve mos kujtoni se do ti ndajë në të majtë e në të djathtë, se babëzia e Edi Ramës dhe një grushti oligarkësh nuk i ka ndarë shqiptarët në të majtë e të djathtë. Sfidat kanë qenë të përbashkëta, dhimbjet kane qenë të përbashkëta, vuajtjet kanë qenë të përbashkëta, represioni, arroganca, shtypja, fyerja ka qenë e përbashkët. Madje iu them këta njerëz janë dyfish të poshtëruar, sepse siç e tha Arditi besuan, punuan për Partinë Socialiste dhe për Edi Ramën, votuan për ta sjellë në pushtet dhe shikoni se si janë sot, të lënë pas dore, të harruar, të braktisur, si gjithë Shqiptarët. Nën zgjedhë, nën terror. Shikoni punonjës të administratës që punojnë e robtohen nga mëngjesi deri në darkë për 300, 400, 500 apo dhe 600, 700 mijë lekë dhe shohin shefat e tyre që vjedhin 400 mijë Euro me një dorë, shohin ministrat që vjedhin 4 milion me një dorë, shohin kryeministrin në krye të piramidës së vjedhjes.

Si ndihen ata kur shkojnë në shtëpi dhe numërojnë paratë pasi paguajnë njësoj si gjithë shqiptarët faturat e larta të energjisë, faturat e rritura të karburantit, faturat e rritura të ujit, taksat e rritura në bashkinë e Durrësit e në çdo bashki tjetër, e i numërojnë kacidhet e fundit për të ushqyer fëmijët e tyre dhe nga ana tjetër shohin ministrat që hanë biftekun e artë një mijë dollarë te Nusret-i me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ajo që na bën bashkë sot ne nuk është Partia Demokratike, por është dëshira, është vendimi, është vullneti, është vetëdija se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç ndryshimit dhe ndryshim do të ketë ditën e diel duke u bërë bashkë të gjithë duke votuar numrin 9. Sepse vëllezër e motra ndryshe nga ç’kanë bërë e ç’po bëjnë edhe këto 3 ditë që na ndajnë nga zgjedhjet, ky nuk është Durrësi i Vangjush Dakos, Vangjushit të listës së zezë së departamentit të shtetit, ky nuk është Durrësi i bandave.

Ky është Durrësi juaj, është Durrësi i durrsakëve, është Durrësi i qytetarisë të djathë e të majtë, demokratë e socialistë dhe me 25 prill të dielën ju keni shansin, mundësin por dhe përgjegjësinë ta merrni prapë Durrësin tuaj në duart tuaja, ta merrni fatin tuaj në duart tuaja sepse duke votuar për numrin 9 ju do të bëni të mundur që ne ta çlirojmë Durrësin, ta çlirojmë nga keqqeverisja tetë vjeçare. Ta çlirojmë nga Dakot e bandat e tij. Ta çlirojmë nga taksat e larta. Ta çlirojmë nga mungesa e investimeve dhe sot kam një mesazh që i drejtohet drejtpërdrejt çdo punonjësi të administratës shtetërore. Nga pastrueset dhe sanitaret, tek policët e policisë së shtetit, ushtarakët, policia e burgjeve, të gjithë punonjësit e administratës, mësuesit, mjekët, nëpunësit, ju burrat dhe gratë e ndershme që zbatoni ligjin.

Ju që i shërbeni qytetarëve ngrijeni kokën dhe mos kini asnjë frikë, ndryshim për ju nuk do të thotë largim nga puna por largim të atyre që u kanë përdorur si skllevër për të mbushur xhepat e tyre ndaj mos kini asnjë frikë, mos i dëgjoni tam tamet e histerisë së panikut. Të atij që e di më mirë se kushdo tjetër se me 25 prill i ka ardhur fundi, se koha e tij mbaron, se koha e premtimeve boshe mbaron, se koha e Edi Ramës mbaron. Me 25 prill fillon koha për çdo shqiptare e çdo shqiptar, për demokratë e për socialistë dhe për Shqipërinë si gjithë Evropa. Vëllezër dhe motra ne kemi një plan, ne nuk kemi një tullumbace elektorale por një plan konkret i punuar me kujdes me vizion. Ne kemi parë dhe ndier dhimbjen e njerëzve në çdo fushë nga familjet me nevojë ekonomike dhe pensionistët, tek studentët dhe nevojat e tyre për tu edukuar, për të marrë një profesion dhe për tu punësuar.

Nga nevoja e bizneset të vogël dhe të mesëm për të mbijetuar tek mundësit e biznesit dhe të sipërmarrjes të madhe që përmes konkurrencës dhe bashkëpunimit me investimet e huaja ta kthejnë Shqipërinë në një ekonomi të zhvilluar që hap vende të reja pune, që garanton paga të larta. Gjëra që po ndodhin në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Serbi, ne Mal të Zi, në fushën e turizmit, teknologjisë së informacionit sepse atje naftë nuk është e treta më e shtrenjtë në botë si në Shqipëri prek taksës Rama, sepse atje taksat e ulëta bëjnë të mundur që investimet vendas dhe të huaja të prodhojnë mirëqenie, sepse fermeri shqiptar është i vetmi fermer i kombit tonë që nuk merr subvencione ndonëse ky është shteti i parë dhe më i vjetër shqiptarë. I merr subvencionet fermeri i Kosovës, i merr megjithëse është 13 vite shtet dhe ka gjysmën e buxhetit të Shqipërisë dhe e ka kokën lart e xhepat plot dhe të ardhmen e sigurt për veten dhe fëmijët e vet.

Po kështu fermeri shqiptarë i Maqedonisë së Veriut merr subvencione operatori turistik, hoteleria, restorantet, kafenetë., shqiptarët e Ulqinit e të Tivarit por jo shqiptarët e Durrësit, as Lezhës e Velipojës, as Sarandës, as të Konispolit, as të Ksamilit, as të alpeve sepse këtu për 8 vite me radhë nuk kemi pasur një qeveri të njerëzve, nuk kemi pasur një qeveri që të mendoj për ju, as për demokratë, as për socialist por vetëm për veten e vet. Ndaj e diela që po vjen është shumë e rëndësishme. Kujtojeni premtimin e parë të kryetarit të Partisë Socialiste “Vitin e parë do hap negociatat”, kujtoni sa shishe shampanjë ka hapur ndërkohë që kushtet shtoheshin dhe u hapën dyert e emigracionit. Siç derdhet uji I shiut derdhen lotët e nënave për të rinjtë që ka larguar nga shtëpia. Dhe më thonë janë demokratë, ju them janë demokratë dhe socialistë, janë bijë nënash që I ka larguar me papërgjegjshmërinë e tij kriminale.

Me dështimin për të hapur negociatat sepse kushte u shtuan, sepse shteti ra, sepse pushteti u personalizuar dhe u kriminalizuar sepse vjedh paratë e shqiptarëve, vjedh të dhënat personale të shqiptarëve, vjedh votën e shqiptarëve dhe kështu vjen prapë te ju, vjen prapë me projekte 3D nën sqetull dhe thesin e gënjeshtrave në shpin për të mashtruar Durrësin për herë të tret. Unë e kam dëgjuar fuqishëm përgjigjen e durrsakëve dit për dit, mbrëmë ushtoj nga sheshi, sot e shoh në sytë e socialistëve durrsakë. Nuk ka më asnjë minutë për Edi Ramën. Koha e tij ka mbaruar. Në 25 prill vijani vulën vëllezër e motra. Mirë se vij në koalicionin e ndryshimit, në bashkimin për ndryshim. Ju garantoj që unë do të jem kryeministri I të gjithë shqiptarëve dhe qeveria jonë do të bëjë realitet zotimet e këtij plani të studiuar në detaje I cili nuk do të sjellë mrekulli por do të sjell normalizim, do të sjellë mundësitë që të tjerët I kanë në rajon dhe ne nuk I kemi.

Unë kam besim të jashtëzakonshëm tek ju, populli im, rinia jonë, kam besim të jashtëzakonshëm te Shqipëria. Atë që bën Maqedonia e Veriut ne mund ta bëjmë shumë më mirë, me portin e Durrësit, me bregdetin tonë. Ne mund dhe do të realizojmë zhvillime infrastrukturore dhe ekonomike. Ne mund dhe do të realizojmë Investime të mëdha që do të hapin vende pune. Kujtojini dy të fundit që kanë hapur 40 mijë vende pune në zinxhirin ekonomik, gaz sjellësin TAP dhe kaskadën e Devollit. U kontraktua në kohën e qeverisjes tonë të fundit. 8 vite me radhë nuk ka sjellë një investim të huaj sepse tek investimet e huaja e ka më të vështirë të vjedhë, madje edhe ato që ishin i përzuri me dajak. Ai projekt që do të zhvillohej në Gjirin e Lalëzit, sot po zhvillohet në Malin e Zi. Një miliard Euro, dhjetëra, mijëra vende pune të humbura. Pse?! Që Edi Rama dhe banda e tij të vazhdojnë të grabisin e të zhvasin, e të pasuron në kurrizin e shqiptareve. E pra, vëllezër dhe motra, ky nuk është vendi i Edi Ramës, ky është vendi juaj, kjo është Shqipëria juaj.

Ne jemi të gjithë bashkë! E kemi të gjithë të shtrenjtë Shqipërinë, e kemi të gjithë të shtrenjtë familjen, i kemi të gjithë së bashku demokratë e socialistë. Të shtrenjtë fëmijët tanë, kemi të shtrenjtë të ardhmen e tyre, kjo na bën bashkë. Kjo dhe besimi se së bashku nuk ka forcë të na ndalë në fitoren më të thellë, në fitoren më të bukur, me pjesëmarrjen më të madhe siç do të jetë ajo e 25 prillit. Sepse me 25 prill do ndahen dy epoka, do mbyllet dera e tranzicionit, do të hapet dera e Europës me një brez të ri, të gatshëm, të sfiduar nga vite të gjata vuajtjesh e mashtrimesh. Me një brez të ri që ka aspiruar ta sjellë ndryshimin edhe përmes Partisë Socialiste por i është mohuar sepse siç më tha një tjetër ish-drejtues i lartë ish-socialist. Më tha, Partia Socialiste është bërë për fat të keq si Kukësi i vjetër, është zhytur nën liqenin e Rilindjes. E pra, le ta thajmë moçalin e Rilindjes, le t’ia kthejmë dinjitetin edhe socialistëve shqiptarë duke votuar numrin 9. Bëjeni të mundur edhe çlirimin e Partisë Socialiste nga zinxhirët që e mbajnë peng të bandave, peng të krimit, peng të shitblerjes së votës. Edhe sot, e keni parë nga zhvillimet, e vetmja shpresë marifetet e vjetra. Nuk kanë për të funksionuar marifetet e vjetra. Koha e Edi Ramës ka mbaruar, ka ardhur koha e shqiptarëve, bëhemi bashkë, Bashkë për ndryshimin. Votoni numrin 9 dhe të fitojmë të gjithë së bashku. Të fitojë Durrësi, të fitojë Shqipëria. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja. Zoti e bekoftë Durrësin dhe krejt Shqipërinë. Faleminderit!”, tha Basha.

Të gjitha 50-she, policia numëron lekët e bllokuara nga qytetarët, rilindasit e Ramës do blinin votat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e denoncuar këtë pasdite nga kandidati i PD në Dibër, Xhelal Mziu, ku përfaqësues të Partisë Demokratike bllokuan një makinë në Maqellarë, pas dyshimeve se po shpërndante lekë për fushatë.

Demokratët kanë bllokuar për rreth një orë mjetin, duke kërkuar që të hapet për të parë se çfarë ka brenda. Me urdhër të Prokurorisë, makina është hapur dhe brenda është gjetur një shumë parash, por nuk dihet ende sa janë.

Nga ana tjetër, kreu i Policisë së Dibrës kanë dërguar në vendngjarje edhe forcat speciale, të cilat po numërojnë shumën e parave të gjetur në mjet.

Në video shihet momenti kur po numërohet shuma e gjetur në mjet, ndërsa dëgjohen edhe zëra qytetarësh, që thonë “Dosja e dytë 184 është sot”. Nuk dihet ende se kush ishte brenda makinës, ku u gjet paratë, por pritet që në vijim të zbardhen të tjera detaje. /BW

Rreth orës 15 në rreth rrotullimin e Maqellarës është konstatuar një mjet tip ‘Wolkzvagen’ dhe në të ishin dy persona.

Denis Xholi punonjës i administratës së Bashkisë Bulqizë e drejtuar nga Lefter Alla i Partisë Socialiste dhe Albjon Xholi kushëriri i tij.

Dy personat janë pikasur nga banorë të Maqellarës dhe simpatizantë të PD, të cilët e kanë bllokuar makinën në vend.

Pas bllokimit janë grumbulluar qindra simpatizantë të PD dhe kanë mbajtur të bllokuar makinën bashkë me njerëzit deri sa erdhi policia.

Prokurorja urdhëroi kontrollin fizik të personave dhe të mjetit ku u gjetën një sasi e konsiderueshme parash prerje të mëdha 50 dhe 20, si dhe plot karta identeteti. Në vendngjarje ishte edhe një mjet tjetër në pronësi të Administratorit të Maqellarës.

Prokurorja vendosi sekuestrimin e makinave dhe parave, ndërsa 2 personat u shoqëruan në komisariat.

Vrasja në Elbasan/ Posterat e Taulant Ballës gjenden në makinën e Klement Xhaferrit, policia e la të ikte (Video)

Në videon e mëposhtme është një nga makinat e sekuestruara nga policia për ngjarjen e djeshme në Elbasan, ku mbeti një person i vrarë dhe disa të plagosur.

Brenda makinës së sekuestruar nga policia, janë gjendur postera të kandidatit rilindas Taulant Balla, i cili është edhe drejtues politik i qarkut të Elbasanit.

Makina e sekuestruar dyshohet se i përket Klement Xhaferrit i njohur ndryshe dhe si Kel Çami, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”.

Siç shihet edhe në video brenda makinës së ‘Kel Çamit’ shihen posterat e Taulant Ballës. Kujtojmë që Klement Xhaferraj ose ndryshe ‘Kel Çami, është liruar nga burgu pak kohë më parë, pasi ishte arrestuar pas ngjarjes së bujshme në Elbasan ku makina e Suel Çelës përplasi mjetin e policisë pranë tregut ushqimor.

Ndërkohë një detaj tjetër i rëndësihëm ëhstë se edhe pse makina ka targa normale, ajo nuk rezulton në pronësi të asnjë personi, por që me të lëvizte lirshëm në elbasan shtetasi Klement Xhaferri.

Makina është përdorur një ditë më parë nga Xheferri për të shkuar në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar i qetë dhe ende nuk ëhstë jkapur nga policia.

Braktisja e PS vazhdon! Teksa Rama flet në miting, mbi 500 socialistë bashkohen me Bashën në Durrës

Teksa Rama flet në miting në përmbylljene fushatës së PS në Tiranë, mbi 500 socialistë janë bashkuar me Bashën në Durrës.

Paralelisht me mitingun e ftohtë të Ramës në Tiranës, kreu i opozitës, Lulzim Basha, po mban mitingun entuziast në Durrës, kur krahas mijërave demokratëve, kanë dalë në krah të tij edhe shumë socialistë. Janë të paktën 500 socialistë që I janë bashkuar Bashës në këtë takim, madje duke mbajtur edhe fjalime, që tregojnë edhe njëherë se humbja jo vetëm në Durrës por në të gjithë Shqipërinë do të jetë e thellë për Ramën dhe klikën e tij të Rilindjes.

“Vëllezër dhe motra socialistë, mirënjohje që investimi tek ndryshimi. Shumica dërrmuese e socialistëve, njësoj ai shqiptarët e tjerë, kanë parë se si Rama është bërë bashkë me oligarkët për të zhvatur pasuritë e vendit.

Mijëra familje kaluan dimrin e sytë në çadër për shkak të babëzisë së një grushti pushtetarësh. Po gënjejnë 110 mijë familje shqiptare dhe pas zgjedhjeve kanë vendosur t’ua prishin shtëpitë.

Skeptikëve u them, shikojeni këtë sallë, janë vëllezërit e motrat tona. Babëzia e Edi Ramës nuk i ka dalluar as të djathtët as të majtët.

Njësoj nuk do të bëjë dallim mes të djathtëve e të majtëve kur të prishë 110 mijë shtëpi shqiptarësh.

Sot na bashkon vetëdija se Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veç ndryshimit dhe ndryshim do të ketë ditën e diel duke u bashkuar për të botuar numrin 9.

Ky nuk është Durrësi i Dakos dhe bandave, por Durrësi juaj, i durrsakëve, i qytetarëve.

Duke votuar nr. 9 ne do të bëjmë të mundur ta çlirojmë Durrësin nga keqqeverisja 8-vjeçare, nga bandat e Dakos dhe nga betonizimi.

Ndryshim për ju nuk do të thotë largim nga puna por largim të atyre që ju kanë trajtuar si skllevër.

Mos kini frikë sepse më 25 prill mbaron koha e Ramës dhe fillon koha e shqiptarëve. Për 8 vite nuk kemi patur një qeveri të njerëzve.

Sa bij socialishtësh ka larguar me dështimin e tij për të hapur negociatat me BE! E kam dëgjuar fuqishëm përgjigjen e durrsakëve: nuk ka më asnjë minutë në për Edi Ramën!

Do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe do të bëj realitet planet e mia të punës, jo për të sjellë mrekulli, por normalitet’

8 vite me radhë Rama nuk ka sjellë 1 investim të huaj, madje përzuri edhe ato që ishin. Ky nuk është vendi i Edi Ramës ky është vendi juaj, familja juaj.

Së bashku nuk ka forcë të na ndalë në fitoren më të thellë me pjesëmarrjen më të madhe.

Më 25 prill do të mbyllet dera e tranzicionit. Le ta thajmë moçalin e Rilindjes dhe ta çlirojmë edhe Partinë Socialiste duke votuar numrin 9.

Koha e Edi Ramës ka mbaruar, ka nisur koha e durrsakëve dhe gjithë shqiptarëve. Votoni numrin 9!”, u shpreh Basha.

Gjici nxjerr administratën e bashkisë në fushatë në orarin e punës, PD Kukës e padit në SPAK

Dega e Partisë Demokratike në Kukës ka paralajmëruar padi ndaj kryebashkiakut Safet Gjici dhe punonjësve të administratës të cilët sipas saj janë angazhuar për fushatë në orarin zyrtarë të punës.

Në një deklaratë për mediat kryetari i kësaj dege Arif Rexhmati, është shprehur se gjatë këtyre kohëve, bashkia ka shtuar stafin duke punësuar njerëz të angazhuar për fushatë.

Ai denoncon edhe incidentin e një dite më parë kur banorët e fshatit Brekije përzunë kryebashkiakun Safet Gjici pasi trupja e këtij të fundit kishte goditur bashkëfshatarin e tyre.

Deklarata e plotë

Kur kane mbetur dhe tre dite nga fitorja e thelle e Partise Demokratike nga dita e zgjedhjeve, rilindja e trembur nga humbja, ka vene ne levizje gjithe strukturen e saj ne sherbim te filozofise se shantazhit, intimidimit te punonjesve dhe qytetareve.

Partia Demokratike – Dega Kukes, denoncon publikisht veprimet e jashteligjshme te administrates shteterore, e cila eshte vene totalisht ne funksion te kandidates se Partise Socialiste, duke perdorur burimet njerezore, mjetet dhe financen publike.

– Në shkelje flagrante te ligjit zgjedhor, hiqen dhe punesohen, me preference partiake dhe në sherbim te votes, punonjes te administrates publike.

– Kryhen investime elektorale te paparashikuara, jashte çdo standardi si, rruge, kanalizime, nderhyrje ne rrjetin e ujesjellesit, riparime te linjave elektrike me shtylla elektorale, te cilat ne shume raste kane shkaktuar konflikte sociale.

Rasti me flagrant ka ndodhur me date 21.04.2021, qe per te bere nje takim elektoral ne fshatin Brekijë, “punembaruari” Safet Gjici, kishte derguar makinerite per mashtrimin e radhes, gjoja per mirembajtjen e rrugeve te brendshme te Njesise Administrative Topojan.

I emeruari i qeverise, qe paguhet nga taksat e qytetareve per t`ìu sherbyer atyre, shoqerohej nga badigarde dhe eskorta qe kane provokuar dhe goditur fizikisht banoret e fshatit Brekije.

Banoret e ketij fshati, te indinjuar nga veprime te tilla, kane reaguar pa dallim bindjeje politike, duke perzene nga fshati i tyre perfaqesuesit e Rilindjes.

Politika e mashtrimit qe po perdoret prej tete vitesh, nga ky sekt i instaluar ne pushtet tregon se nuk njohin historine e Topojanit dhe te gjithe Kukesit, qe vetem nenshtrim e mashtrim nuk ka njohur asnjehere.

Gjate kesaj periudhe te fushates zgjedhore, nga ana e institucioneve shteterore, jane rekrutuar ne pune, militante te partise ne pushtet, jashte struktures organike te miratuar ne fillim te vitit, veprime te cilat bien ndesh me dispozitat ligjore te parashikuara ne Kodin Zgjedhor.

Permendim rastin e shoqerise se ujesjelles-kanalizimeve, me mbi 20 punonjes sezonal, te punesuar vetem per fushaten zgjedhore.

Po keshtu nga kjo shoqeri, vihen re investime elektorale, me preference edhe familjare duke kryer lidhje te pamiratuara nga Keshilli Teknik ne rrjetin kryesor te ujesjellesit, dhe si rrjedhoje banoreve qe perfshin zona e sherbimit te ujesjellesit, u eshte kufizuar orari i furnizimit me uje te pijshem.

Perdorimi i rrjeteve sociale brenda orarit zyrtar te punes, ne funksion te fushates elektorale, duke shantazhuar punonjesit e administrates publike, per te mbeshtetur direkt kandidatin e Partise Socialiste, perben nje shkelje te rende te ligjit zgjedhor, qe njekohesisht ngarkon drejtuesit e tyre me pergjegjesi penale.

Per rastet e mesiperme, Partia Demokratike – Dega Kukes si dhe Drejtuesi i saj Politik i Qarkut Kukes, ka bere gati kallzimet per ne prokurori, KQZ dhe SPAK

Duke ditur humbjen e sigurte, qe e pret ne Kukes dhe ne gjithe Shqiperine, vihet re nje neglizhence e qellimshme ne organizimin dhe administrimin e proçesit zgjedhor, si pergatitja e ambienteve te QV dhe GNV-se, organizimi i procesit te trajnimit te komisionereve ku ne shume njesi administrative ato kane deshtuar, gje qe ve ne rrezik mbarevajtjen apo zhvillimin ne kushte normale te zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit.