33.5 C
Tirana
E premte, 13 Qershor, 2025

Tabaku: Rinia do ta ndryshojë Shqipërinë!

Në një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Dega nr 2 në Tiranë, kandidatja për deputete Jorida Tabaku vuri theksin tek energjia e të rinjve për të kontribuuar në zhvillimin e vendit. Ajo shprehu bindjen se të rinjtë e PD do të bëjnë të mundur ndryshimin dhe se janë shpresa e vendit.

“Unë jam e sigurt që me të rinj si ju jo vetëm Tirana ndryshon, po gjithë Shqipëria ndryshon”, tha ajo gjatë një takimi të zhvilluar në oborrin e Universitetit të Arteve.

“Unë jam shumë e lumtur që jam sonte këtu, e rrethuar me rininë shqiptare me shpresën që, vota e secilit prej nesh që ndodhet sonte këtu, do të sjell ndryshimin, ndryshimin e së ardhmes”, nënvizoi ajo.

Zonja Tabaku i falenderoi të rinjtë për të gjithë angazhimin e treguar në fushatë, duke shpërndarë në cdo cep të Tiranës mesazhe shprese dhe duke u shpjeguar bashkëmoshatarëve e më të rriturve programin e Partisë Demokratike dhe vizionin e saj për të ardhmen e një Shqipërie Europiane.

Teksa na ndajnë edhe 3 ditë nga zgjedhjet, Tabaku tha se i gjithë kalvari i vështirësive që ka kaluar vendi dhe rinia në vecanti gjatë këtyre 8 viteve, merr fund më 15 prill.

“T’u rrisësh ju është gjëja më e bukur në botë, por t’u sigurosh të ardhmen është një detyrim, që na ka nxjerrë sot nga rehatia dhe na ka bërë të kalojmë gjithë këtë kalvar të gjatë 8-vjeçar të opozitës, e cila do të kurorëzohet në datë 25. Po Rama do iki, me energjinë tuaj, me votën tuaj, me punën tonë, me të gjithë bashkë. Rama në 25 prill do të iki. Rama ik! Rama ik!”

FJALA E JORIDA TABAKUT

Dua që ta filloj duke falënderuar forumin rinor të degës 2, që mori përsipër organizimin, sepse këtu jemi në territorin e tyre dhe dua të falënderoj njëkohësisht Anteon nga dega 10 dhe Sovenin nga dega 3, për punën që kanë bërë edhe këto dy forume. Në çdo derë që kemi trokitur e në çdo rrugicë që kemi shkuar kemi qenë me forumin rinor të Partisë Demokratike, dyert na janë hapur më shumë me ju.

Unë jam e sigurt që me të rinj si ju jo vetëm Tirana ndryshon, po gjithë Shqipëria ndryshon.

Sot fillon festa e fitore së Partisë Demokratike dhe po fillon këtu me forumin rinor dhe të rinjtë e të rejat e Tiranës. Ju keni bërë dhe e keni treguar dhe sot me punën tuaj, me performancën tuaj. Nuk dua të flas më gjatë, dua t’u shoh ju, t’u dëgjoj ju edhe të kënaqem me përformacën që ju keni vendosur për sot. Edhe njëherë j’u falënderoj nga zemra të gjithëve!

Po kaq bukur, po kaq të mirë sa jeni, unë nuk e di që ka ndonjë fuqi që mundet t’u ndalë juve. Si fillim dua të falënderoj Joridën dhe degën 2 për organizimin e bukur, besoj të gjithë, të rinj, të vjetër kudo ku kemi shkuar derë më derë e kemi ndier frymën e ndryshimit. Besoj po dhe kam besim dhe kam shpresë që në datën 25 prill, kjo frymë do jap verdiktin.

Dua t’u them që të punoja me ju dhe me stafin tuaj, ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, ka qenë sa e lodhshme, por ka qenë dhe një shkollë politike, por gjithashtu dua të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ato të rinj dhe të reja që janë bashkuar kësaj beteje tepër të rëndësishme për të krijuar një Shqipëri normale dhe për të krijuar të ardhme për rininë këtu në vendin tonë.

Unë jam shumë e lumtur që jam sonte këtu, e rrethuar me rininë shqiptare me shpresën që, vota e secilit prej nesh që ndodhet sonte këtu, do të sjell ndryshimin, ndryshimin e së ardhmes. Shumica prej jush nuk e dini që unë punoj këtu dhe është dyfish emocion për mua që ky takim zhvillohet pikërisht në oborrin, në sheshin e Universitetit të Arteve. Lëvizja e dhjetorit, ka filluar në Universitetin e Arteve.

Prej vitesh unë punoj këtu dhe puna ime e përditshme lidhet me studentët, me të rinjtë ndaj sot do të më lejoni të flas jo si pedagoge, jo vetëm si pedagoge, por edhe si nënë. Dhe kam bindjen që edhe Jorida do të bashkohet tek kjo bidesë. Përmes jush i drejtohem çdo djali dhe çdo vajze në mbarë Shqipërinë, ju jeni dashuria dhe dhimbja më e madhe e një nëne, nëqoftëse ne jemi në këtë betejë nuk jemi për veten tonë, jemi për ju, nëqoftëse ne jemi në këtë betejë nuk jemi për veten tonë, jemi për fëmijët tanë, jemi për të ardhmen tuaj.

T’u rrisësh ju është gjëja më e bukur në botë, por t’u sigurosh të ardhmen është një detyrim, që na ka nxjerrë sot nga rehatia dhe na ka bërë të kalojmë gjithë këtë kalvar të gjatë 8-vjeçar të opozitës, e cila do të kurorëzohet në datë 25. Po Rama do iki, me energjinë tuaj, me votën tuaj, me punën tonë, me të gjithë bashkë. Rama në 25 prill do të iki. Rama ik! Rama ik!

Zhupa: Turizmi, çështje kyçe për ringritjen e ekonomisë. Qeveria Basha garanton zhvillim dhe rritje te numrit te turisteve

Kandidatja e PD ne Qarkun Vlore Ina Zhupa zhvilloi bashkebisedim me perfaqesues te agjensive turistike dhe hotelerise. Me 25 prill merr fund ngecja juaj ne vendnumero, nis ndryshimi i madh i Shqiperise. Si perle turistike vendi do kthehet ne nje nga vendet me te frekuentuara nga turistet.

Zhupa u shpreh se: “Që të zhvillosh turizmin duhet të zhvillosh vendin që të kesh çfarë ti ofrosh turistit. Në program kemi diversifikimin e ofertave turistike. Si mund të ndërtoni ju paketa tursitike për gjithe vitin në rast se shteti nuk ofron atraksione të tjera ekstra në qytetet tuaja apo dhe lehtësi në transport. E fillojmë me tunelin e famshëm tashmë që ka 8 vjet që nuk përfundon Kardhiq-Delvinë. Sa do të ju lehtësonte juve që turistet qe do të kaloni më lehte qoftë për të vajtur në Gjirokaster, qoftë për të vajtur në Tiranë, qoftë për të ardhur nga Tirana apo nga Gjirokastra apo nga rrethe të tjera për të ardhur për të pushuar në Sarandë apo ato turistet që vijnë nga deti në Sarandë për të shkuar për të parë një anë tjetër të turizimit dhe për të qëndruar më gjatë.

Premtim i Zhupes ishte ruajtja dhe promovimi i trashegimise kultore dhe mbrojtja e zonave te trashegimise kultore.

Ne bashkebisedim ajo u shpreh se: “Mënyra se si është trajtuar trashegimia kulturore në këtë vend ju dëmton dhe juve. Nuk ka një guide të vetme që përmban monumentet e kulturës, vlerat, historinë, cfarë tregon, kjo ju dëmton edhe juve ne punen tuaj. Zonat e mbrojtura, zona e trashegimise kulturore nuk do të preken. Jo vetëm qe nuk do te preken por do të investohen qe te behen atraksione me te mira turistike”.

Spaho: Me Lulzim Bashën Kryeministër, vendi kthehet në normalitet, zhvillohet ekonomia hapen negociatat me BE

Në takimet para mbylljes së fushatës elektorale, kordinatori Edmond Spaho ritheksoi dështimin e qeverisjes së Ramës, e cila e ka futur Shqipërinë në një krizë të thellë. Spaho tha se Rama nuk realizoi asnjë nga premtimet, si 300 mijë vende pune, shëndetësia falas, ulja e taksave për 95 përqind të shqiptarëve, integrimi evropian dhe shumë të tjerë.

Me qeverinë e re tha Spaho kur të hapen negociatat bujqësia do ketë avantazhe të mëdha pasi fermeri shqiptar do të ketë të njëjtin status me fermerin grek dhe të tjerë europianë:

“Ata do të eksportojnë produktet dhe në vendet jashtë BE, si të ishim vend anëtar i BE

Me programin e PD, fshati do të zhvillohet ekonomikisht edhe nga lehtësitë e konsiderueshme fiskale. Do vendosim taksën e sheshtë 9 përqind , do të ulim tatimin mbi të ardhurat që të shtohen investimet, paratë në xhepat e shqiptarëve dhe punësimi. Do të rrisim pagat dhe pensionet 25 përqind do të dyfishohet ndihma ekonomike dhe ndër të tjera do të paguajmë tarifat e Universitetit per familjet me të ardhura të ulëta.

Zoti Spaho duke shprehur bindjen për votë masive të PD numër 9, tha se zgjedhjet janë betejë jo për të fituar mandate personale, por për të ngritur qeverinë e reformave të thella.

Për ne ka rëndësi që të ti japim vendit qeverisjen e cila do të zbatojë reformat. Me Lulzim Bashën kryeministër, vendi do ti kthehet normalitetit, do të zhvillohet ekonomia dhe do të hapen negociatat me BE.

“Rama ka në plan mashtrimin me legalizimet dhe pastaj prishjen e banesave”, Vokshi apel qytetarëve

 Albana Vokshi apel qytetarëve. Refuzoni mashtrimin e Edi Ramës, dilni masivisht në votime dhe votoni 9

Kandidatja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ftoi qytetarët të votojnë masivisht PD dhe numrin 9 të dielën. Si kandidate në zonën e Laprakës me shumë probleme legalizimi, Albana Vokshi u kërkoi qytetarëve të mos mashtrohen nga aktet e paligjshme të qeverisë për t’u blerë votën përmes legalizimeve elektorale. Ajoi iu referua përgjimit të publikuar të kreut të kadastrës Artan Lame, i cili dha porosinë e Edi Ramës për të mashtruar rreth 100 mijë qytetarë për legalizimin e shtëpive të tyre.

“Edi Rama e kishte thënë qartë: 100 mijë banesa të mbahen pezull dhe të mashtrohen shqiptarët. Por një banesë ka 4-10 vota, pra më shumë se 400 mijë vota për të marrë me mashtrim vetëm nga legalizimet dhe pas zgjedhjeve do t’ua prishin shtëpitë. Ai nuk ka plan të bëjë legalizimin e shtëpive tuaja, prandaj nuk e ka bërë 8 vjet dhe po ju mashtron sërish”, theksoi zonja Vokshi.

Albana Vokshi nxiti mbështetesit e PD të kontaktojnë qytetarët për të dalë masivisht në votime. “Vota masive është humbje e thellë për Edi Ramën, është fitore e thellë për PD. Këto ditë që kanë mbetur, komunikoni me këdo, që në 25 të votojnë numrin 9”, tha Vokshi.

Populli arreston live blerësit e votave të Ramës në Dibër, kapen disa topa me 50 mijë lekësha

Qindra banorë të Dibrës kanë bllokuar një makinë në Maqellarë. Sipas denoncimeve në makinë janë dy të rinj që po blinin vota në këtë zonë.

Policia dhe banorët kanë rrethuar mjetin tip ‘Volksvagen’ dhe po presin që të vijnë ekspertët.Në makinë ata thonë se janë persona të afërm me disa njerëz të PS-së. Nga ekspertimi që i është bë makinës janë kapur disa topa me 50 mijë lekësha, të cilat përdoresishin për blerjen e votave.

Drejtori i Policisë në shërbim të krimit zgjedhor

Drejtori i Policisë nuk mundi që të jepte detaje se kush kanë qëlluar më parë nga grupet, duke thënë se kjo është pjesë e sekretit hetimor. ‘Këto janë pjesë e dosjes hetimore, nëse prokurorët duan të japin detaje, është e drejtë e tyre’, u shpreh Veliu.

Personat e arrestuar janë Arbër Paplekaj, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave’, ‘Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë’, ‘Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë’ në bashkëpunim;

Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë’në bashkëpunim.

U shpall në kërkim shtetasi Klement Xhaferri, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë’ dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Si dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Eldjo Beko, për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës’.

Skandali/Dokumentohet blerja e votave të Veliajt në Tiranë, bonus qeraje në këmbim të votës

Një skandal i rëndë dhe i dokumentuar se si Erjon Veliaj po blen votat në Tiranë. Listat e publikuara janë zyrtare nga Bashkia e Tiranës. Në të shënohen emrat e qytetarëve që marrin bonus qeraje pasi sipas tyre, shtëpitë e tyre janë kanë pësur dëme nga tërmeti.

Në të vërtetë asnjë nga banesat ve këtyre qytetarëve nuk ka pësuar dëme nga tërmeti. Të gjithë në listë janë votues të majtë, të cilët marrin këtë3 bonus qerja në këmbim të votës. Ky është një rast flagrant i blerjes së votave.

Prokuroroa apo SPAK e kanë mjaft të lehtë të hetojnë këtë skandal dhe për këtë mjafton vetëm të vizitojnë banesat e këtyre njerëzve që gazeta RD po i publikon të plota.

Rama nën patronazhin politik të Vuçiç!

Ermal XHELILAJ

Pavarësisht problematikave madhore që kanë karakterizuar tranzicionin e komplikuar demokratik të shtetit shqiptar lidhur me shtetin e të drejtës, ekonominë, sistemin demokratik, standartet e zgjedhjeve apo integrimin euro-atlantik, deklaratat pro-Rama të një zyrtari kontroversal e nacionalist serb si Vuçiç, në kontekstin e situatës së vështirë politike që po përjeton vendi, reflektojnë një konotacion negativ jashtë konceptit normal politik lidhur me të ardhmen dhe orientimin Europian të Shqipërisë.

Qendrimi zyrtar i Vuçiç, qartazi një mbështetje elektorale për Ramën, është një indikator që pasqyron projeksionin se si një shtet si Serbia që të tashmen e të ardhmen e tij e mbështet në politika pro-ruse, në një kurs të mundshëm përplasjeje me NATO si dhe në luftën konstante politiko-diplomatike kundër shtetësisë së Kosovës, pra kundër interesave strategjike e kombëtare të Shqipërisë, përpiqet të ketë një impakt domethënës në rizgjedhjen e Ramës si kryeministër pas 25 prillit.

Po përse Vuçiç është i interesuar që Rama të jetë sërisht në pushtet për katër vitet e ardhshme? E para, Rama ka treguar gjatë kësaj periudhe se është një bashkëpuntor i vlefshëm për Vuçiç politikisht, ekonomikisht dhe në aspektin e strategjisë së integrimit. Në këtë optikë, Rama ka qenë pjesë e rëndësishme integrale e planit Thaçi-Vuçiç për ndarjen e Kosovës dhe rrjedhimisht asgjesimin shtetësisë së saj. Kjo sigurisht për Serbinë është një mbështetje politike kardinale.

Nga ana tjetër, Vuçiç i intereson një Shqipëri jashtë BE-së, e cila nuk mund të mbështes në mënyrë efikase konsolidimin e shtetësisë së Kosovës jashtë strukturave e institucioneve të saj . Është në interesin e Serbisë që Shqipëria të jetë “mendjehapur” për bashkëpunim pro-lindor edhe me shtete që reflektojnë problematika me demokracinë, shtetin e së drejtës e të drejtat e njeriut. Mbajtja peng e Shqipërisë me fantazmat politike të ish-regjimit komunist është padyshim në interesin e objektivat e Vuçiç.

E dyta, Rama gjatë kësaj kohe i ka ofruar Vuçiç karta-bianca mbi krijimin e një strukture ballkanike Mini-Shengen, e cila jo vetëm promovon politikisht e ekonomikisht Serbinë si lider rajonal, por instalon barriera të konsiderueshme politike e diplomatike për konsolidimin e Kosovës si një shtet-subjekt i të drejtës ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, Serbia shfaqet si një promotore e bashkëpunimit, paqes e sigurisë rajonale, kur faktikisht ka qenë pikërisht ajo që ka shkaktuar destabilizimin e rajonit me konflikte të armatosura gjatë tre dekadave të fundit në Ballkan. Nga ana tjetër, Shqipëria, e cila normalisht rrugëtimin e objektivat e saj strategjik duhet t’i orientonte drejt BE, ka ngecur në kurthin politik rajonal të Vuçiç.

E treta, është kundër qëllimeve strategjike e nacionaliste serbe të Vuçiç që Partia Demokratike të jetë fituese e zgjedhjeve të 25 prillit. Ka qenë pikërisht gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike që Kosova fitoi pavarësinë e saj, vendi aderoi në NATO, marrëdhëniet Shqipëri-SHBA arritën nivelin më të shkëlqyer me vizitën e Presidentit Bush, dhe u përgatitën kushtet optimale për ratifikimin e MSA Shqipëri-BE. Partia Demokratike gjithashtu ka treguar vullnet të fortë për vazhdimin e rrugëtimin drejt integrimit të plotë me BE, si dhe është shprehur kundër ndarjes së Kosovës.

Fatkeqësisht, patronazhi politik i Vuçiç mbi Ramën dhe Qeverinë e tij ka treguar qartazi gjatë viteve të fundit regresin substancial që vendi ka pësuar. Nëse Rama do të jetë në pushtet sërisht, patronazhi anti-shqiptar i Vuçiç mbi atë dhe Qeverinë tij do të vazhdoj ta orientoj Shqipërinë drejt një të ardhme të pasigurt në kundërshtim me interesat kombëtare të vendit. Nëse shqiptarët duan që progresi ekonomik e integrimi i vendit të bëhen realitet duhet të votojnë ndryshimin. Vetëm me ndryshimin Shqipëria fiton.

Reagim i ashpër ndërkombëtar: Hetim urgjent PS për “patronazhistët”

Reagime të forta ndërkombëtare kërkojnë hetim me iurgjencë të PS për zkndalin me patronazhistët.Asgjë nuk do të kalojë më në heshtje.

Autoritetet shqiptare duhet, pa vonesa të mëtejshme, të përcaktojnë nëse partia në pushtet i ka marrë të dhënat personale të votuesve në Tiranë nga regjistrat qeveritarë, deklaroi sot Transparency International.

SPAK duhet të hetojë urgjentisht nëse partia në pushtet ka abuzuar me burimet shtetërore për të siguruar fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Daniel Eriksson, CEO i Sekretariatit të Transparency International Secretariat, thotë: ‘Vitet e fundit, ke parë një trend alarmues të shfrytëzimit të të dhënave personale për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve. Nëse provohen, akuzat se partia në pushtet në Shqipëri ka zhvilluar një databazë të përfituar në mënyrë të paligjshme me informacion personal e privat për 910 mijë qytetarë do të përbënin jo vetëm dhunim të të dhënave por edhe dhunim të besimit të publikut. Një hetim i paanshëm do të kishte qenë në gjendje të përcaktonte shumë shpejt nëse partia i përfitoi të dhënat personale të qytetarëve nga burime qeveritare’.

Databaza e publikuar përmban emrat e 9,000 ‘patronëve’, shumë prej të cilëve gazetarët i kanë identifikuar si punonjës të sektorit publik, oficerë policie e madje edhe personel ushtrie.

Kryeministri Edi Rama konfirmoi sistemin e ‘patronëve’, por deklaroi se të dhënat janë grumbulluar përmes takimeve derë-më-derë. Sipas Avokatit të Popullit, grumbullimi dhe përpunimi i informacionit sensitiv të parë në databazë është i paligjshëm, para së gjithash.

‘Është e pakonceptueshme që zyrtarët e qeverisë e kanë minimizuar rëndësinë e këtyre zbulimeve’, shtoi Eriksson.

‘Dështimi për të hetuar siç duhet e për të ndëshkuar shkeljet do të hedhë hije mbi ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. U bëjmë thirrje vëzhguesve ndërkombëtarë t’i kenë parasysh këto çështje si pjesë e vlerësimeve të tyre’.

Basha në Fier: Rama fajëson këdo, në vend që të ndalë shitblerjen e votave. Të dielën sjellim fitoren më të madhe!

• Basha në Fier: Rama fajëson këdo, në vend që të ndalë shitblerjen e votave. Rama e mbajti Shqipërinë prapa, ua dha lekët tuaja oligarkëve dhe na largoi nga Europa.

• Basha nga Fieri: Anëtarësimi në BE do të thotë një ekonomi e fortë, vende të reja pune, paga më të larta, arsim më të mirë, shpresë dhe siguri për të gjithë shqiptarët.

• Basha në mbyllje të fushatës në Fier: Të dielën sjellim fitoren më të madhe. Rama është i humbur! Votoni 9 për ndryshim!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur edhe në qytetin e Fierit për të zhvilluar fushatën përmbyllëse. Në fjalën e tij para qytetarëve fierak, Basha tha se Edi Rama fajëson këdo në vend që të ndal shitblerjen e votës, e mbajti Shqipërinë prapa dhe lekët e shqiptarëve ua dha oligarkëve. Kreu i opozitës gjithashtu u shpreh se e diela është dita e fitores më të madhe dhe ftoi të gjithë qytetarët të votojnë masivisht numrin 9 që Shqipërisë t’i rihapet rruga për në Bashkimin Europian, vendeve të reja të punës, pagave më të larta, arsimit më të mirë, shpresës dhe sigurisë për të gjithë shqiptarët.

Fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Fier

Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj! Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra fierake dhe fierakë!

Mirë se ju gjej të rinj dhe të reja, rini e mrekullueshme e Fierit!

Mirë se ju gjej në këtë bashkim zemrash që ushton nga Fieri anë e mbanë Shqipërisë për fitoren e pandalshme të së dielës, fitoren më të thellë, fitoren më të madhe, fitoren e Fierit dhe të gjithë shqiptarëve. Vëllezër dhe motra shiu dhe bereqeti i tij nuk e fsheh dot diellin pas reve në sytë tuaj nga zemrat tuaja, nga fytyrat tuaja shndërrin energjia, forca fuqia e bashkimit më masiv që ka njohur ndonjëherë Fieri, e bashkimit më të madh që ka njohur ndonjëherë Shqipëria sepse 25 prilli, e diela e pas 3 ditëve nuk do të jetë e diela e asnjë partie, e asnjë politikani por do të jetë e diela e çdo shqiptari, e të gjithë shqiptari, e çdo fieraku, e të gjithë fierakëve e diela e ndryshimit duke votuar numrin 9.

Fieri do të votojë numrin 9, Fieri i vuajtur, i përdhosur kjo qendër e jashtëzakonshme urbane në mes të asaj që duhej të ishte kopshti më i gjelbëruar i pasurisë shqiptare të Myzeqesë, që sa herë kam ardhur këto 8 vite në qytetin tuaj, në shtëpitë tuaja, në fshatrat tuaja, në sipërmarrjet tuaja në fermat tuaja e ditë pas dite e javë pas javë, muaj pas muaji 8 vite me radhë e kam parë dhe e kam ndjerë dhimbjen dhe vuajtjen e dështimit. Sepse 8 vite dështime ju kanë ardhur në majë të maj të hundës. Ju kanë drobitur zemrat e plagosura nga largimi i rinisë. Tek vija këtu shihja në fytyrat e çdo të riu dhe të reje, në fytyrat e prindërve tuaj o rini e mrekullueshme e Fierit.

Gëzimin dhe besimin tek fitorja që po vjen. Po pash edhe lot, nuk e di a janë lot gëzimi, a janë lot gëzimi o vajzë e re, apo janë lotët e vuajtjeve që kujton për 8 vitet e kaluara? Në qoftë se është kjo e dyta, fshiji lotët. Fshiji lotët se të dielën po vjen ndryshimi! Ky qytet nuk është i atij që për 8 vite nuk bëri asgjë, i atij që rrënoi pensionistët, shkatërroi arsimin, largoi fierakët, largoi të rinjtë dhe të rejat tona, të fejuarit dhe të fejuarat i ndau, ndau familjet në mes, qytetin me emigracionin më të madh në Shqipëri. Nuk i takon Edi Ramës, oligarkëve dhe bandave të tij.

Ky është Fieri i fierakëve, është Fieri juaj dhe të dielën do ta merrni atë që ju takon me votën tuaj për numrin 9! 9 për ndryshim. 9 për të sjell përsëri ekonominë e zhvilluar, arsimin për një nga qytetet dhe qytetarët më arsimdashës të Shqipërisë. Për të ngritur në piedestal vlerat e vërteta të familjes, të mirësisë, të pozitivitetit, të punës që karakterizojnë komunitetet e mrekullueshme të Fierit. Të gjithë bashkë, në një bashkëjetesë perfektë dhe harmonike, duke nderuar djersën e ballit, punën tuaj, do të rikthejmë gëzimin në zemrat e prindërve tanë, buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve tanë.

Lotëve që janë derdhur si uji i Gjanicës, për vuajtjet e 8 viteve, për naftën që jo vetëm nuk u lirua, por u bë më e shtrenjta në botë. Për të vetëvrarët nga faturat e energjisë, për të vetmin pjesë të kombit shqiptarë ku fermerët nuk marrin subvencione dhe ju kalben prodhimet, për vuajtjet e naftëtarëve, nënave, bashkëshorteve të tyre, për dhimbjen të patregueshme të sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm dhe sipërmarrësve të mëdhenj të Fierit teksa detyroheshin të largonin nga puna prindërit fierak, të cilët zbrazin tavolinat nga fëmijët e tyre, për t’i dhënë fund një herë e mirë njeriut që 8 vite nuk bëri asgjë e sot ka guximin të trokas përsëri në portat e Fierit.

Fieri ja ka mbyllur portat të keqes, Fieri ja ka hapur emrin ndryshimit, ndryshimit me votën për numrin 9. Ditën e diel, për të ardhmen e fëmijëve tanë, numrin 9. Për subvencionet e Myzeqesë, për ta kthyer me të vërtetë gjelbërimin e Myzeqesë në pasuri për ta dhe për të gjithë fermerët dhe për agrobiznesin, për qytetet tona votoni numrin 9. Për të çliruar pensionistët nga ankthi i numërimit të qindarkave të fundit, pasi paguajnë faturat e energjisë, pasi paguajnë ilaçet e kripura, për t’ju dhënë bashkë me pensionet e rritura, dinjitetin që meritojnë vendin e tyre në krye të sofrës dhe të shoqërisë, votoni numrin 9.

Për t’i dhënë mundësi rinisë fierake, rinis të mrekullueshme të këtij qyteti, të këtij qarku që zemrat e tyre, mendjet e tyre, ëndrrat e tyre të rrahin bashkë e afër me ato të prindërve të tyre, për të mbyllur plagën e emigracionit dhe për të sjellë këtu në Fier Europën, investime europiane, vende pune të reja, pagat më të mira, siguri për jetën, siguri për të ardhmen, për të hapur rrugën europiane të Shqipërisë ditën e diel votoni numrin 9. Po dhe kështu do të ndodh. Shqipëria është në këmbë nga Saranda në Tropojë, nga Konispoli në Vermosh, nga Fieri në Korçë, nga zemra e Shqipërisë në skajet më të largëta, buçet thirrja për ndryshim, për fitore.

Në vend që të ndal marifetet e fundit dhe shit blerjen e votës, ai që për 8 vite nuk bëri asgjë mundohet tani të fajësoj këdo por nuk ka për t’ia dal. Nuk ka për t’ia dal edhe ai vet e di se më 25 prill është i humbur ai dhe një grusht njerëzish janë të humbur sepse në 25 prill shqiptarët janë të bashkuar, të gjithë pa dallime, rreth të vetmes mundësi për të ardhmen e tyre, për mirëqenien e tyre, për ekonominë e tyre, për dinjitetin e tyre, shqiptarët e kane ngritur kokën, janë të drejtë, të fortë, krenarë, të vendosur, të dielën të gjithë bashkë votojmë numrin 9! Bashkë për ndryshim!

Bashkë për Shqipërinë europiane! Bashkë për Fierin e zhvilluar! Bashkë për ti fshirë njëherë e mirë lotët e trishtimit nga sytë e nënave dhe motrave fierake! Bashkë për të mundësuar që pasuritë e jashtëzakonshme të nëndheshme e të mbidheshme të Fierit, të kthehen në mirëqenie për Fierin, për fierakët, për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për Shqipërinë si gjithë Europa. Ndaj e dini, e dini që qeveria që do të dalë nga kjo votë do të jetë qeveria juaj, e çdo fierake, e çdo fieraku, e çdo shqiptareje, e çdo shqiptari, e në veçanti e juaja rini e Fierit dhe e Shqipërisë.

Numërimi mbrapsht ka nisur nga Fieri, ka nisur nga çdo qytet, nga çdo fshat, nga çdo zemër, nga çdo vatër. 3 ditë na ndajnë nga pjesëmarrja më masive popullore ndonjëherë, në zgjedhjet më të rëndësishme ndonjëherë, sepse është pyetja më e rëndësishme të cilës do ti përgjigjemi me votë, edhe 4 vite të tilla si këto 8 që kaluam apo ndryshim? Bashkë për ndryshim! Bashkë për ndryshim Votoni numrin 9! Fieri fiton! Shqipëria fiton!

Zoti e bekoftë Fierin!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Fitore!