33.5 C
Tirana
E enjte, 12 Qershor, 2025

Orjola Pampuri, thirrje banorëve të Njësisë 12 dhe 14: Votoni Ndryshimin!

Kandidatja për deputete e PD, Orjola Pampuri u ka bërë thirrje banorëve të Tiranës të votojnë për ndryshimin.

Ambasadorët reagojnë në bllok: Mos e fal, mos e shit, demokracia është e paçmueshme

Ambasadorët e vendeve të BE-së dhe SHBA-ve janë bërë bashkë për t’i dhënë një mesazh të fortë qytetarëve pak ditë para zgjedhjeve të së dielës.

Ata deklarojnë se vota është e çdo qytetari dhe bëjnë apel për të mos e falur apo shitur dhe për të votuar më 25 prill. “Demokracia është e paçmueshme”, deklarojnë ata njëzëri.

Elsa Hastad, ambasadore e Suedisë: Së shpejti, do të kemi zgjedhje këtu në Shqipëri.
Fiona McCluney, koordinatore e Përhershme e OKB-së: Dhe për demokracinë zgjedhjet janë ngjarja më e rëndësishme.
Marcos Alonso Alonso, ambasador i Spanjës: Vota jote është e jotja.
Peter Japelj, ambasador i Sllovenisë: Nuk është dhuratë.

Vincenzo Del Monaco, kryetar i Prezencës së OSBE-së: Prandaj, mos e fal!
Momtchil Raytchevski, ambasador i Bullgarisë: Dhe mos e shit!
Yuri Kim, Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Në ditën e votimeve, voto!
Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Europian: Dhe vendos ti për të ardhmen e vendit!
“Demokracia është e paçmueshme”, deklaruan ambasadorët së bashku.

https://fb.watch/5159zew3UU/

“Pacta sunt servanda” ose një guidë për pas 25 prillit

GENC POLLO

1- SHENJTËRIA E MARRËVESHJES

Respektimi i fjalës së dhënë (marrëveshjes) nga palët ka qenë një nga parimet e hershme të qytetërimit njerëzor. Që ky parim të brendësohej e rrënjosej në shoqëri kaldeasit, egjiptianët e kinezët e lashtë e konsideronin të shenjtë marrëveshjen dhe besonin se perënditë e tyre ishin një “palë e tretë hyjnore”, e cila vigjëlonte e gatshme për të ndëshkuar “palën zuzare” në rast shkelje të marrëveshjes.

Më vonë ky parim del si thelbësor në fetë abrahamite po të shikosh urdhëresat e Dhiatës së Vjetër e të Re si edhe të Kuranit. Spikat në këtë traditë Shën Augustini, teologu e filozofi i shek. 5 m.Kr. i cili porosit se fjala duhet mbajtur edhe kundrejt armikut. Në shekujt e mëvonshëm e sidomos në Iluminizmin europian e deri në kohët moderne ky parim, i njohur me thënien latinisht pacta sunt servanda (marrëveshjet duhen respektuar), u bë qendror dhe universal në të drejtën kombëtare e ndërkombëtare.

Marrëveshjet e Tiranës; 2013 e 2020

Në fillim të nëntorit 2013, katër muaj pas humbjes në zgjedhjet parlamentare e shtatë javë pas formimit të qeverisë Rama, Partia Demokratike paraqiti në Kuvendin e Republikës projekt-rezolutën “Për proçesin e integrimit Europian të Shqipërisë”. Ishte një gjest vullnetmirë, konstruktiv e jo fort i shpeshtë në parlamentin tonë. Teksti i saj ishte i përgjithshëm e në pikën 6 i kërkonte qeverisë të përmbushte pesë kushtet e Brukselit (po, vetëm pesë ishin atëhere! Madje formalisht nuk quheshin as kushte por prioritete!) E veçantë ishte pika 9 ku Kuvendi (e qeveria) angazhohej të mos cënonte integritetin e institucioneve të pavarura si Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Inspektoriati i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive të ofiqarëve (ILDKPKI), Instituti i Statistikave (INSTAT), e të tjera, përfshi edhe organet e drejtësisë. Një ndër rregullat e qeverisjes së mirë është që drejtuesit titullarë të këtyre institucioneve të emëruar sipas ligjit nga një mazhorancë parlamentare mbeten në detyrë deri në fund të mandatit të tyre; dhe kjo respektohet nga një mazhorancë parlamentare e re. Mazhoranca e dalë nga zgjedhjet e v. 2005 e respektoi këtë rregull edhe pse më herët i kishte kritikuar për abuzim e korrupsion disa nga drejtuesit titullarë të këtyre institucioneve.

Në nëntor 2013, mazhoranca ra dakord me propozimin e opozitës dhe projekt rezoluta u votua unanimisht në Kuvend në 27 nëntor. Të nesërmen Shqipëria festoi Ditën e Flamurit në harmoni e paqe sociale. Shtatë javë më pas, në janar 2014, qeveria e mazhoranca e saj në Kuvend filluan të shkarkonin një nga një drejtuesit titullarë të institucioneve të pavarura e t’i zëvendësonin me njerëzit e tyre; për këtë përdornin edhe ligje speciale, por më së shumti shkelnin ligjin në fuqi.

Le të shohim çfarë i parapriu miratimit të rezolutës në planin ndërkombëtar: më 29 tetor 2013 u mblodh në Tiranë Komisioni Parlamentar i Stabilizim Asociimit, forumi që dy herë në vit bën bashkë deputetët tanë dhe eurodeputët. Kryetari i porsacaktuar i komisionit, një eurodeputet sllovak, arriti diçka që nuk arrihej prej vitesh: miratimin me konsensus të një deklarate në fund të mbledhjes (sipas rregullores për miratimin duhen edhe votat e opozitës dhe deputetët socialistë para 2013 nuk kishin votuar pro për arsyet e tyre). Pika 6 e deklaratës, njëlloj si më vonë pika 9 e rezolutës kërkonte ruajtjen e respektimin e institucionve të pavaruara duke i pëmendur ato një e nga një me emër. Në 14 mars 2014 në Strasburg gjatë mbledhjes vijuese të komisionit, drejtuesi i deputetëve të opozitës, ngulmonte herë me zë të ulët e herë me të lartë se në deklaratën e rradhës duhej të përmendej dhunimi nga mazhoranca i pikës 6 të deklaratës së tetorit. “Lëre këtë tashti !”- i thoshte kryetari- “Po sikur të fusim një rekomandim për reformën territoriale?” Si përfundim deklarata nuk u miratua.

Në 14 janar 2020 mazhoranca nënshkroi një marrëveshje me opozitën, sipas të cilës çdo amendim i legjislacionit zgjedhor do të bëhej me konsensus; më 5 qershor 2020 palët, po me shkrim, ranë dakord për amendimet konkrete. Një muaj më vonë shefi i mazhorancës deklaroi se do e ndryshonte sërish legjislacionin zgjedhor: pa konsensus me opozitën, ndryshe nga çfarë kishte dhënë fjalën e firmën në 14 janar dhe duke zhbërë disa nga amendimet për të cilat kishte dhënë fjalën e firmën në 5 qershor. Në fillim të tetorit mazhoranca i miratoi ndryshimet që donte shefi i saj.

Dialogu e marrëveshja e 14janarit/5qershorit u shoqërua e ndërmjetësua nga diplomatët kryesorë në Tiranë. Nuk munguan edhe episode bizare, si negociata deri në mesnatë në rezidenca ambasadorësh, siç nuk mungoi edhe përshtypja se diplomatët (dhe logjikisht Fuqitë e Mëdha që ata përfaqësonin) ishin garantorë të zbatimit të marrëveshjes. Ndaj dhunimit të marrëveshjes ata reaguan me trishtim e qortim në Twitter; ndonjë syresh bëri edhe hajgare se vërtet u prish konsensusi i janarit por nuk u cënua teksti i qershorit. Në fund të ditës të tërë “garantorët” e Tiranës vazhduan business as usual.

Mirëbesimi mes palëve kundrejt polarizimit politik.

Polarizmi politik i skajshëm në vendin tonë shihet si një problem jo i vogël që duhet kapërcyer. Në një shoqëri plurale e demokratike, polarizimi politik ndodh vetvetiu e herë pas here sipas dinamikës së jetës politike. Ai mund të jetë edhe i shëndetshëm, mbasi e ndihmon edhe pjesën e painteresuar të publikut të kuptojë dallimet midis forcave politike e drejtuesve të tyre. Qofshin këto dallime programore, apo karakteriale. Por kur polarizimi është i vazhdueshëm dhe ekstrem, ai paralizon veprimtarinë politike normale dhe delegjitimon institucionet kushtetuese. Ky ka qenë shpesh rasti në politikën shqiptare pas v.1991. Jo rrallë për këtë është kritikuar opozita. Por më së shumti rrënjët e problemit kanë qenë tek qeveria. Përdorimi abuziv i pushtetit për të dobësuar, përçarë, margjinalizuar e poshtëruar opozitën, do të sillte me doemos pasojë reagime drastike nga kjo e fundit.

Sensi i vetëpërmbajtjes politike do të thotë të evitosh veprime e politika që mund të jenë ligjore, po janë tejet provokuese për publikun e për opozitën dhe dukshëm nuk i shërbejnë interesit të përbashkët. Sidomos kur janë surpriza të pa prezantuara në fushatë e për pasojë të pamandatuara demokratikisht. Por ky është një “lluks” që e kanë demokracitë e konsoliduara në vende të kamura.

Në fund të fundit, aty raportet mes qeverisë e opozitës rregullohen nga ligji; në një rast të lumtur mund të shtojmë edhe nga tradita pozitive e nga mirëbesimi. Edhe tek ne mund të mjaftonte një zbatim e respektim korrekt e i arsyeshëm i Kushtetutës së Republikës e i Rregullores së Kuvendit, që marrëdhëniet qeveri/opozitë të mbeteshin në shinat e normalitetit. Por, si në demokraci të reja e të pastabilizuara, zhvillimet janë shpesh të papritura e plot kriza e dallgë dhe nevoja e sjell që duhen bërë edhe marrëveshje mes këtyre dy palëve; marrëveshje të cilat kthehen në vijim në akte zyrtare e ligjore dhe zbatohen nga palët. Dy shembujt e sjellë më lart përkatësisht nga vitet 2013-2014 e 2020 janë dy marrëveshje, ndër më shumë se një dyzinë, që janë arritur në këto tre dekada. Shumë syresh janë respektuar nga palët. Një pjesë e mirë e tyre janë “mundësuar” nga ndërmjetësimi i ndërkombëtarëve.

Dy marrëveshjet e përkatësisht e fillimit dhe e fundit të qeverisë Rama dallohen nga të tjerat, se në rastin e tyre qeveria doli palë zuzare dhe i shkeli ato (mund të shtohej si e tretë edhe marrëveshja për ligjet e reformës në drejtësi). Shkelja e tyre është edhe receta perfekte për të helmatisur paqen sociale, për të asgjësuar atë pak mirëbesim që ekziston dhe për të provokuar polarizim të skajshëm.

Këto dy marrëveshje me ndëmjetës (e informalisht garantorë) ndërkombëtarë dallohen edhe nga qëndrimi i këtyre të fundit: ata kishin qenë një palë e tretë e besuar dhe dashamirëse, prania e së cilës ndihte që të kapërcehej mosbesimi reciprok dhe pengonte zuzarizmin e besëshkeljen. Megjithëse vdekatarë të zakonshëm si ne, ndërkombëtarët luanin rolin e palës hyjnore si dikur tek kaldeasit, egjiptianët e kinezët e lashtë. Deri kur, në rastet më lart, ata nuk mundën, apo nuk deshën të jenë garantorë. Dhe druaj se në një planet ku demokracia liberale po sfidohet hapur, ndëkombëtarët do të jenë përherë e më pak të gatshëm e të aftë të luajnë këtë rol. Të shtojmë këtu që ky rol nuk është pjesë e detyrës funksionale të tyre, por një improvizim jashtë menyje.

Udha e vetme, pas rotacionit të pritshëm pas 25 prillit, është brendësimi në ndërgjegjen politike i porosisë së Shën Augustinit dhe i normës etike europiane “pacta sunt servanda”. Duke preferuar përfitimet afatgjata për të tërë kundrejt nepsit egoist afatshkurtër.

Ish-ministër e deputet

Audio-përgjimi/ Administratori i Vaqarrit, 30 mijë euro për një çertifikatë pronësie: Unë kam punët e mia dhe…

Publikohet audiopërgjimi, ku drejtuesi i Njësisë Administrative Vaqarr Gentian Myrta i kërkon një qytetari rryshfet 30 mijë euro në këmbim të regjistrimit të pronës. Ky audiopërgjim është një pjesë e provave të depozituara gjatë ditës së sotme në SPAK nga Belind Këllicci.

Gentian Myrta u kallëzua për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje si dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.
Më poshtë zbardhja e videopërgjimit:

X= Gentian
x-si je mo? A je mire?
y-si dukesh ti?
x-vetem..(inaudible), mire
y-e ke orar standarte? Kjo eshte ndjes
x- jo s’isha mire, e u cova vone. Ti ca ben?
y-hic.
x- ckemi?

y- tani na thuaj, se s’kemi kohe shume.
x- shife, une e kam diskutu dhe i kane thon qe me kete lloj standarti qe eshte i kane thon qe me 5000euro jane qe e ka ne dore, qe eshte ketu momentalisht, ndersa e 5000m shtese zevendesojm fitojm thasin me droge 30000 euro.
y-30000 euro s’ben ajo e gjitha.
x-S’e di. Kjo eshte gjithe qarku me 5000 euro… ose t’i nisim te kjo pjese. sepse shohin 15000… I thashe une: “ore!”

Une po ta them tha dhe mendimin dhe cmimin sepse jam lodh vetem nga ky stresi i punes keshtu, nga e gjithe situata. Tani une 5000 metra i kam rujt ato 1000m toke, 1050m toke vetem per keto shtesat, ca do ti.

Ne thjesht vetem relacion shpjegues ca do bejme, vetem harten do ndryshojme.

y- 5000 euro me i bo keshtu, 30000 euro me i kalu krejt.
x- te gjitha komplet dhe ate 5000 metershin. Ose nda mendjen, ndiqe vet sepse
y-degjo o flori
x- ti them me shpirt
y- jo, jo. 30000 euro nuk i jap keshtu. 30000 euro s’ ben toka.
x- i kam ngjyrat dhe fiks ashtu sepse s’doja qe tu perzija me kete pune
y- shiko, ne diskutojme qe te mbarojme nje pune por jo edhe 30000 euro vallaj s’jam duke i dhon. Hajt ta shesim neser nuk i bon 30000 euro ********

x-ti them gjerat me shpirt sepse une e di shume mire kete sepse dyshin ta bejne 7, i thash une s’e mor persiper merre vet kete pjese i thash. Une bi vetem te plani kur te firmosi i thash sa eshte 7000m, se eshte 2 euro ajo kur te bi ky plani, sa ben
y- atehere, nisi pra keshtu si i ke lon
x- keshtu ti nis qe sot ti nis, neser ti nis
y- nisi direkt edhe
x- a me kupton?

y- te henen takohena bashk
x- nuk ka problem tek kjo pjese
y- 30000 euro nuk jap shoku jot, te jemi realist tani.
x- une po ti them gjerat fiks dhe mua me mir me bie ose ik e gjej rob vete, mu me thuj hajde te ndihmoj, ca do te bej une.
y- mua mi nis keshtu si i ke lon ti.
x- aty ne arshiv qe sot, tashi direkte, nuk ka problem fare
y- nisi keshtu dhe te marr ne tel , po ashtu le ti mbaroje keshtu njeher sic jane, pastastaj shofim. Po 30000 euro

x- me mire ta lesh ne heshtje dhe mos ta besh se po u vu tapia, po u fut ne sisem nuk ke shanc me ta besh ate prone. Fare.
y- dmth cfare? Se nuk e kuptova kete.
x-po u fut ne sistem, po u apliku tapia nuk ke shanc me ta besh ate lloj tapie, me dy standarte sepse tapia shkon ne arshivin qendror, nuk ke shance. Para se te vish pago 4500 pago dhe 30000. A e di ku eshte? Eshte ne Sharre aty ku vetem gomari ngjitet, gomari e. por eshte me perspektive per shume arsye. 14mije e500. Mezor ja kam mor se desh me lujti, pago ndonje lek se desh e cmori burri huaj.

y- shiko, vlera e tokes aty tani per tani eshte diku te 10 euro, te jemi realiste.
x-une e di se aty 10 euro
y- 5000m i bie 50000euro une te jap 30000, hajt mo te jap perqindje
x- jo i kam mbyllur me te gjitha ato, i ke parasysh, i kemi bere me te gjitha komplet. E ke parasysh? Edhe keto te tjerat, te ndertesa
y- 650m. tjetra eshte ne rregull.
x- i bie te gjitha komplet, nuk e di sa metra i bi
y- ëëë i bie 5650, 6000metra.

x- te gjitha e ke parasysh
y- 6000 m
x- shtesat apo dhe ato? 5000euro dmth dhe jane certifikatat ne dore sepse kushdo mund te jape me kete lloj ritmi qe eshte aktualisht. Kam fol me drejtoreshen i thash toka eshte ne Arbane i thash, un e po ta them kete lloj cmimi qe ti mos me thuash o Gent ca po ben.
Kjo situate qe eshte formuar deri ne keto momente.
Prandaj s’merrem me keto pune, kam pare vetem punet e mija, kam mbaruar punet e mija.

y- mire, mire. Jemi ne rregull. Por 30000 euro jane shume.
x- po ta them me shpirt
y- se di kush eshte po 30000 euro eshte shume, se 30000 euro nuk shitet ajo
x- po ta them une e di se sa forcohet dhe i thashe ore paguat 14500 eshte tjeter vlere
y- mire, mire
x- por nuk duan t’ja dine se t’a fusin ne qese dhe pronen tende me kete lloj shume.
Sa i bie certifikata?

x- dmth une ta nis. Diskuto, ke edhe kete jave kohe.
y- flasim edhe takohemi edhe nje here
x- une nqs do bej edhe nje bisede, do ulem do bej edhe nje bisede gentlemen-ash perseri dhe do i them: ore vella
y-konsumoje dhe kete bisede se kjo eshte abstrakte 30000 euro
x-do te them me mire mbylle vete

Tani une te shoh ne sy per kete pune, une prandaj s’doja ta beja kete. Une kam punet e mija nuk kam kohe per te humbur me keto dhe po ti them gjerat me shpirt.
y-une jam i gatshem qe te paguaj, por jo qe te jap 30000 euro tani per nje toke qe edhe per t’u shit nuk shitet sot dhe s’ka ndonje aty ku eshte
x- po ta kishim nisur me perpara kete pune ne kete lloj zone, po ne nuk na shkoi mendja.

Dhe eshte normale per kete veprim qe do ta besh shpejt. Dhe keto te dyja apo te treja, dy do i marrim ne vere, kjo eshte e gjitha me 5000 ta mbyll gjith kete dosjen sic eshte. Bjer kete relacionin sic e kam nis une.

Kam patur dosje, me dosje eshte cuar atje. Bjer kete qe e kemi nis e kemi bere gati ne dhe ta mbyll kete punen e kesaj.

Pastaj me tha pjesa tjeter ti do me bjeresh vetem Gentianin me tha mua me (skuadren7?) te tjerat rregulloji vete atje me tha mua.

Une i thash do diskutoj me burrin e huaj dhe do te them
y-okej. Si do i lidhim? Do te jap…
x- tani keto biseda te ngelen mes nesh
y-as mos e diskuto
x-a e di pse?
y-Thjesht eshte…

Dmth te me kuptosh edhe mua, une 30000euro shkoj blej ne Arbane prap, ka ne Arbane qe i shesin
x- gjerat jane fikse sepse i kam, i paguaj vet dhe nuk dua qe te hyj dhe mos e lej ashtu. Ca jane detyrimet e mija hajde te firmos te mbaroj pune ti jap
y- okay se takohemi te henen, nisi keto sot, sic i ke bere gati nuk prish pune. Une 30000 euro s’jap. Nqs ka opsion deri ne 10000 euro ne rregull
x- nuk ka opsion 10000 euro sepse ta them une
y- atehere nisi keshtu pra

x- ose ti terheqesh totalisht ne nje faze te dyte. Te levizin keto sa te levizin ti terheqesh ti dosjet ose mos e cojme te aplikojme dhe sa ta hedhim si dosje ta fusim mes vete si pjese e asaj dyshit me shtaten, kete po mendoj opsioni tjeter. Ta terheqim dosjen per menyra shendetesore… se ke kohe ta cosh dhe ta nisim me kete pjese, se ti e ke te regjistruar ky eshte problemi.

Ti per efekt certifikate, per efekt, te dali ligji per keto tokat ne perdorim ne pronesi e te veme tapi. Ke dy hapesira qe po u cua ne institucion nuk ke mundesi te plotesohesh me tapi tjeter.

y- okay. E leme pra keshtu mos bej asgje, prit deri te henen ta kthjelloj ta vendosim
x-ose ta hedhim si dosje dhe paraqesim shendetin, per arsye shendetesore tani kto jane te ligji per menyre te drejteperdrejte. Ose bej nje bisede gentlemen-esh, kap ndonje aty brenda dhe thuaji kap vet kjo eshte arsyeja

Kete e nis qysh sot, nuk ka asnje problem.

y- jo, jo presim deri te henen qe ta konsultoj kete muhabet edhe me babin
x- konsultoje me njerzit. Gjate kesaj kohe po te terheqim dosjen ta terheqim qe ta kesh, ta fusim ne nje faze te dyte se ty pronen nuk ka per ta marre kush. A me kupton qe ta kesh?
y-jo s’e merr se ajo eshte ligj. Por muhabeti esdhte te mbarojme pune me letra o burr.
x- t’i kesh gjerat. Ti e ke aty, e ke. Merre tapine dhe iku ajo pune. Merre tapine, kishe cu tapine sepse ti coje, coje. E marr une e terheq tani, se nuk e kishim diskutu kete pjesen.
Kur ra muhabeti i dyshit qe u hodh ne shtate, u disku hajde se….
Sepse leku i ** ****

y- e vertete
x- ato me lek… nuk kam pa! Une nuk ja dilja dot me te bertitme dhe kam gjet menyren me lek. E kam bo punen me noter. Drejtoresha ka noter. Me noter jam lidh.
Hyr dil te noterja, tako iher vllain tim, bertit iher ketu bertit iher aty… une nuk shkoj me! Une i ** ****

y- okej. Presim deri te henen.
x- shikoje te henen
y- ta konsumoj iher kete muhabet me babin. Edhe ti konsumoje kete pjesen 30000 euro. Realisht shoku se nuk ja vlen.
x- shiko ku eshte problemi, une nuk kam kohe per te humbur. Do i them: ore vella burrat e huj japin kaq lek. E morin s’e morin?

Kete bisede do boj nuk boj bisede tjeter une. Nuk kam… nuk humb kohe më me kete pune
y- degjo o flori, burrit do ti japim deri 10000 euro dhe t’i mbaroj krejta.
x- a degjon ti? Une nuk humb kohe më me kete pune.
Une do i them burrat e huj japin 10000euro. Je dakord s’je dakord? Kaq.
y- aq

x-pastaj te henen…
y- te henen e diskutojme bashke.
x- ne levizim kete pjesen ketu.

Nuk ke pse, as nuk te detyroj fare per t’a ndjekur ne rruge ligjore, as te t’ them per te paguar 50000euro as qysh tek per t’a ndjek shpejt e shpejt.
Fare. Absolutisht.

I cojme keto qe na kane kerkuar, i bejme te gjitha qysh tek. Prandaj qe jam tek une prandaj s’doja qe t’u perqasja ne kete lloj forme me…
y- shiko, kjo eshte nje forme qe ne Sqiperi zgjidhet vetem keshtu. Keshtu qe e di dhe une
x- une t’i them gjerat tamam sepse nuk ka, as nuk kam, as nuk do bej, as me hyne ne pune fare ketu.

Prandaj s’duhet te vija ne kete pike.
y- shiko, ne kemi fol bashke dhe flasim bashke. Mos e vra mendjen per ate muhabet.

Muhabeti eshte qe une si te shoh i shoh. Une… ajo toke per shembull nuk kushton me shume se aq

x-une te them ty, se 5000 metershin e shohin sikur jane pjesetare
y- po se ne Tirone i **** *****, ne Arbane
x- tani une te ul 70 euro, kjo eshte gjithe situata
y- ne Arbane e ka shit tjetri para meje, e ka shit 16mije leke
x- kjo bisede te ngelet mes nesh
y- po ik o vlla…

x-me shpirt ë. Se s’doja t’u beja fare…
y- ti konsumo kete, une konsumoj. Te henen takohena.
x- dakord te henen takohemi. Hajde ciao, shnet.
y- hajde mirupafshim.

Ku po shkon Covid-i në Shqipëri?

Dr. Erion DASHO

KU PO SHKON COVID-I NË SHQIPËRI?

Shqipëria ka hyrë në një moment përcaktues të epidemisë së COVID. Tendenca në ulje nuk është vetëm tek rastet dhe vdekjet, por për herë të parë që prej një viti edhe në përqindjen e personave të testuar që rezultojnë pozitivë. Prej më shumë se dy javësh kjo përqindje luhatet midis 4.9% dhe 10.8%, çka përputhet me rekomandimet e OBSH-së dhe asaj që i kemi kërkuar prej një viti qeverisë, ministrisë dhe komitetit të ekspertëve.

SI “FOTOGRAFOHET” SOT GJENDJA?

Së pari, numri i raportuar i rasteve, të shtruarve në spital, të rasteve të komplikuara dhe vdekjeve reflekton shkallën e riprodhimit të pandemisë (ish-koeficientin R0, tashmë Rt). Ky koeficient sipas studiuesve të universitetit të Harvardit ka arritur në 0.67. Kjo do të thotë se epidemia po shkon drejt shuarjes, aq më tepër kur rënia e Rt-së po ndodh natyrshëm në mungesë pothuajse totale të masave parandaluese nga institucionet e shëndetit publik apo popullata.

Së dyti, numri i vdekjeve të deritanishme, i vlerësuar në 10,200 (me luhatje nga 9.200 deri 11,200) flet për një shkallë imuniteti grupi mbi 50% në shkallë kombëtare, por që në Tiranë dhe qendrat e mëdha urbane mund të ketë arritur mbi 60%. Kjo shkallë e imunitetit të grupit përputhet plotësisht me vlerën e Rt-së më lart.

Së treti, as edhe “shkeljet” masive të protokolleve anti-COVID siç kanë qenë tubimet elektorale, festat tashmë të përnatshme të të rinjve në bare dhe restorante dhe përgjithësisht hapja pranverore e popullatës nuk ka luajtur ndonjë rol sado të vogël në ecurinë e pandemisë. Ky i fundit është edhe testi më i besueshëm për dy përfundimet e sipërcituara.

POR EPIDEMIA ENDE ËSHTË MES NESH!

Për momentin unë shoh të paktën tre rreziqe të cilat nuk mund të anashkalohen:

Rreziku i parë lidhet me numrin e personave ende aktivë me COVID. Numri i raportuar nga komiteti është rreth 25 mijë persona, por që lehtësisht pëllogaritet 3-5 herë më i lartë duke e rritur këtë numër në rreth 100 mijë persona që ende mund ta transmetojnë infeksionin. Me një koeficient Rt prej 0.67, pritet që këta persona të infektojnë 67 mijë persona të tjerë, e kështu me radhë. Zerimi në kushtet aktuale do të kërkojë disa muaj të arrihet.

Rreziku i dytë rrjedh nga i pari dhe lidhet me komunikimin skandaloz që ka shoqëruar fushatën e vaksinimit. Personave me moshë mbi 60 vjeç të cilët përbëjnë shumicën dërrmuese të të vaksinuarve u është dhënë një ndjenjë e gënjeshtërt sigurie. Vaksina kineze i mbron ata rreth 3% nga infektimi dhe në një shkallë akoma të panjohur nga komplikacionet dhe vdekjet. Nëse të moshuarit e vaksinuar injorojnë sado pak masat mbrojtëse, në praninë e gati 100 mijë personave të infektuar, rrezikojnë seriozisht shëndetin dhe jetën. Madje rritja e lehtë e vdekshmërisë këtë javë në raport me javën paraardhëse, mund t’i dedikohet pikërisht kësaj kategorie.

Rreziku i tretë vjen nga variantet e ndryshuara të virusit, ose më saktë nga variantet e Afrikës së Jugut dhe të Brazilit, pasi përballja me variantin britanik është konsumuar tashmë. Ende nuk dihet shkalla e mbrojtjes që kanë personat e imunizuar ndaj këtyre varianteve. Ky problem do të jetë më akut gjatë sezonit të ardhshëm të virozave, ndonëse nuk përjashtohet mundësia që përballja me këto variante të virusit të ndodhë që në verë.

ÇFARË DUHET BËRË?

Në radhë të parë duhet rivendosur urgjentisht komunikimi profesional, transparent dhe i ndershëm me publikun. Në kushtet ku ndodhet Shqipëria, nuk mund të bëhet fjalë për lehtësim masash parandaluese sidomos për personat në risk (ata me moshë mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje bashkëshoqëruese). Këta persona duhet të vazhdojnë të mbrohen si më parë derisa të vaksinohen me vaksina cilësore. Fatkeqësisht, të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi tanimë se vaksinimi me vaksinën kineze i ka shërbyer qeverisë për fushatë elektorale dhe vota, por jo qytetarëve për shëndet.

Së dyti, duhet të zbatojmë masa të verifikueshme lehtë për të parandaluar hyrjen e varianteve afrikanojugore dhe braziliane të virusit. Karantina e udhëtarëve në ardhje është një masë e mirë, por që institucionet tona kanë qënë të paafta ta zbatojnë dhe monitorojnë. Në këto kushte, masa e vetme realiste do të ishte kërkesa që çdo person që hyn në vend të paraqesë një certifikatë testimi negative. Kjo politikë duhet vendosur sa më shpejt, përfshi edhe turistët apo shqiptarët e diasporës që do të vijnë për të kaluar pushimet verore.

Së treti, tashmë që numri i rasteve të reja ka rënë në 100 deri 200 raste në ditë, duhet zbatuar me rigorozitet parimi testo-gjurmo-izolo-trajto. Gjurmimi dhe izolimi i kontakteve do të bëjë të mundur të ulet edhe më tej Rt-ja, duke e shkurtuar në pak javë (ndoshta një deri dy muaj) kohën kur do të kemi kontroll të plotë mbi epideminë. Ndërsa përmirësimi i kapaciteteve trajtuese, kryesisht nëpërmjet hartimit dhe zbatimit të protokolleve bashkëkohore, do të ulë edhe më tej numrin e vdekjeve që në raport me numrin e rasteve është i papranueshëm (gjatë ditëve të fundit kemi patur 5-6 vdekje përkundrejt 100-150 raste).

Së fundi, qeveria dhe ministria tanimë që e përfunduan farsën me vaksinën kineze, bëjnë mirë t’i përvishen punës për sigurimin e vaksinave cilësore. Çdo pesoni që nuk ka krijuar imunitet (qoftë pas kalimit të infeksionit, qoftë pas vaksinës kineze) duhet t’i ofrohet mundësia e një doze me një nga vaksinat Pfizer, Moderna ose Astra Zeneca, kjo e fundit e rekomanduar vetëm për personat me moshë mbi 60 vjeç. Në se midis majit dhe tetorit do të administrohen të paktën 500 deri 600 mijë doza të vaksinave të besueshme, të certifikuara nga EMA dhe/ose FDA, mund të thuhet me plot gojën se shqiptarët do të jenë më të mbrojtur nga COVID në sezonin e ardhshëm të virozave.

Faktikisht, zbatimi i gjithë këtyre rekomandimeve kërkon edhe një ndryshim rrënjësor në përafrimin ndaj pandemisë në Shqipëri. Deri më sot menaxhimi i pandemisë është bërë ose nga politikanët, ose nga persona që kanë synuar të përfitojnë materialisht në kurriz të shëndetit dhe jetës së qytetarit, ose nga teknicienë marioneta që kanë ngritur dorën për të miratuar çdo urdhër të ardhur nga pushteti.

Ndryshimi në përafrim mund të vijë vetëm nga një komitet i mirëfilltë teknik që primar ka shëndetin publik dhe jetën e shqiptarëve dhe jo përfitimet politike, ekonomike apo “mbajtjen mirë” me padronët politikë.

Të shpresojmë se kalimi i kompetencave drejt këtij grupimi dhe riorientimi drejt një strategjie shkencore dhe të bazuar mbi evidenca do të ndodhë së shpejti…

Ambasadorja e SHBA: Kush ndalon qytetarët të votojnë, të ndiqet penalisht!

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka bërë një takim me drejtuesit kryesor të agjencive ligjzbatuese dhe të drejtësisë përpara zgjedhjeve të 25 prillit.

Diplomatja amerikane përsëriti thirrjen se, qytetarët duhet të votojnë të lirë dhe se ata që i pengojnë duhet të dalin përpara drejtësisë.

“U takova me kryeprokurorin Çela dhe kreun e Policisë së Shtetit, Veliu, do të takohem me kreun e SPAK, Kraja shumë shpejt.

Mesazhi ynë është i qartë: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të qetë dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht, pa trajtim special dhe pa përjashtim. Asnjë nuk është mbi ligjin”, shkruan ambasadorja.

Mesazhi i PD për votuesit, Floriana Garo: Votoni me zemër për ndryshimin, për numrin 9!

Mesazhi i zedheneses se fushates se PD 

“Po flasim për zgjedhjet, për rëndësinë e tyre.

Një herë në 4 vite kemi mundësinë për t’I ndryshuar gjërat.

Prandaj gjeni qëndrën tuaj të votimit, shkoni herët në mëngjes dhe votoni me zemër për ndryshimin, votoni numrin 9”.

“Ti e kriminalizove Elbasanin dhe po blen vota”! Gazetari ia përplas Ballës me fakte dhe e detyron të largohet nga emisioni

Një debat i nxehtë u zhvillua mbrëmë në një emision televiziv mes gazetarit Enton Abilekaj dhe drejtuesit politik të PS në Elbasan, Taulant Balla, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në mesditë. Abilekaj ka detyruar Ballën që të braktisë emisionin “Open” ku po diskutohej për krimin e ndodhur.

Abilekaj i ka thënë Ballës se, ti kriminalizove Elbasanin, mbështetësit e PS kanë qëlluar të parët me armë.

“Ti kriminalizove Elbasanin, i dërgove njerëzit që të vriteshin, ti po blen vota në qark’, ishin disa nga akuzat e Abilekajt ndaj Ballës.

“Pse nuk i gjen policia blerësit e votave, sepse policia është bashkëpunëtore e blerjes së votave. Ata njoftuan policinë sapo zbuluan pikën e votave. Ajo që është bërë ka ndodhur në sy të policisë. Ata që kanë shtirë të parët janë mbështetësit e PS-së.

Kjo klimë politike ka një fajtor, ne po themi se kush është vrasësi. Asnjë krim nuk e justifikon vrasjen. Kjo e ka një fajtor dhe ai është ai që ka ngritur një sistem. Ai që ka futur krimin, biznesin në PS, ai që në 2017 mori duke rekrutuar ata që thuhen patronazhistët”, tha Abilekaj.

Pas këtyre akuzave, Balla është larguar nga emisioni televiziv duke e cilësuar Abilekajn si vagabond.

Basha nga Vlora: Rama do të prishë 110.000 shtëpi! Ju gënjeu dhe nuk bëri asgjë për 8 vjet, po ju gënjen prapë për legalizimet!

• Basha nga Vlora: Rama do të prishë 110.000 shtëpi. Njeriu që ju gënjeu dhe nuk bëri asgjë për 8 vjet, po ju gënjen prapë për legalizimet! Mos ia hap derën dështimit për të tretën herë!

• Basha në Vlorë: Të dielën Rama do të largohet bashkë me kriminelët, shitblerjen e votës dhe korrupsionin e tij. Shqiptarët do të votojnë 9 për ndryshim që të sjellim një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë për vendin.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar fushatën përmbyllëse në qytetin e Vlorës. Në fjalën e tij, Basha tha se njeriu që gënjeu dhe nuk bëri asgjë për 8 vite, tani po gënjen prapë për legalizimet, pasi ai ka ndërmend t’i prishë 110 mijë shtëpi. Kreu i opozitës gjithashtu u shpreh se ditën e diel, vota masive për numrin 9 do të largojë Ramën bashkë me kriminelët dhe shitblerësit e votës, si dhe do të sjell një të ardhme më të sigurt dhe më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Vlorë

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja vlonjate dhe vlonjatë! Dita e mirë e Shqipërisë ka nisur nga Vlora, dita e fitores dhe e ndryshimit i cili do të nisë nga Vlora. Mirë se ju gjej më të bashkuar, më të vendosur, me shpirtin plot me shpresë, plot me dritë, plot me besim për 25 prillin, ditën e fitores së çdo vlonjati dhe të çdo vlonjateje. Vëllezër dhe motra për 8 vite me radhë, njeriu që nuk bëri asgjë, që e zbrazi Vlorën nga rinia e saj, që i la pensionistët e Vlorës në baltë, që shkatërroi bujqësinë e Vlorës, njeriu i cili premtoi hënën dhe diellin por ktheu Vlorën dhe çifligun e klientëve, të oligarkëve dhe të miqve të tij në resortin personal të pushimeve të tij, po vjen përsëri të trokasë me të njëjtat premtime të pambajtura, me të njëjtat dështime të 8 viteve më parë duke konsideruar Vlorën e tij dhe vlonjatët robërit e tij gabim historik sepse e di e gjithë Shqipëria.

Vlora dhe vlonjatët i takojnë vetvetes, i takojnë Shqipërisë, i takojnë kombit dhe e kanë treguar në momentet më kritike se për atdhe, për demokraci, për liri nuk ka forcë që i ndal. Ndaj, edhe 3 ditë na ndajnë nga dita e ndarjes me 8 vite dështime, papunësi, mjerim ekonomik, premtime të pambajtura, në një nga zonat më të pasura të Shqipërisë dhe të Mesdheut, në perlën dhe margaritarin e Jonit ku sot duhet të gëlonte sipërmarrja e lirë që mbyll qepenat nga taksat e larta, ku sot duhet të gëlonin prodhimet e mrekullueshme të fermerëve vlonjatë që kalben pa dalë në treg. Ku sot duhet të kishim një nga flotat më të fuqishme dhe tregjet më të mëdha të peshkut për Shqipërinë dhe Ballkanin, por në fakt por në fakt kemi vetëm ndryshkun 8 vjeçar të Edi Ramës.

E pra vëllezër e motra 8 vite dështime, 8 vite në shpin dhe në qaf të vlonjatëve dhe tani ka guximin të afrohet përsëri edhe të kërkoj edhe 4 vite të tjera për të vazhduar me premtimet e pambajtura, për të vazhduar me projektet 3D në sqetull dhe thesin e gënjeshtrave në shpin. 110 mijë shtëpi po bëhen gati t’i shkatërrojnë pas zgjedhjeve, e dëgjuat me veshët tuaj. Kërkon votën për t’i legalizuar por nuk ka ndër mend t’i legalizoj, por ka ndërmend t’i prishë siç prishi shtëpitë e Astirit mos t’i dëmshpërblej jetën, djersën, mundin e prindërve, e bijve vlonjat në emigracion.

Ky është Edi Rama i vërtet, premton për votën dhe të nesërmen jo që vetëm që nuk e zbaton premtimin por ia kthen shpinën ndërsa qytetarëve i tregon forcën, brutalitetin, arrogancën e një pushteti të pashpirt për Vlorën, më të pashpirt për shqiptarët dhe Shqipërinë. Por siç e di mbarë Vlora, siç e di gjithë Shqipëria, orët e të keqes po mbarojnë. E diela do të jetë dita e fitores më të thellë dhe më të bukur. E pjesëmarrjes më të madh, paqësore, dinjitoze por të vendosur të vlonjatëve dhe mbarë shqiptarëve për ti thënë boll më. Boll më 8 vite shkatërrim dhe autorit të këtij shkatërrimi dhe për ti hapur zemrat për ndryshimin duke votuar numrin 9. Po Vlora do të votoj për ndryshimin.

Vlora do të votoj për të tharë lotët e nënave vlonjate, sepse është qyteti me emigracionin më të lartë. Bijtë dhe bijat e Vlorës, të rinjtë e Vlorës do të votojnë për të patur këtu, në Vlorë, mundësitë europiane për shkollim, për arsimim, për marrjen e një profesioni dinjitoz, për veten e tyre dhe familjen e tyre, rini e mrekullueshme e Vlorës do të votoni numrin 9. Për prindërit tuaj, për prindërit tuaj të papunë, për nënat kokë ulur, për baballarët në kërkim të një pune, për gjyshërit dhe gjyshet tona të cilat kanë pensionet më të ulëta. 8 vite me radhë pensionet e rritura sa për një pako cigare.

Rini e Vlorës jemi bashkë, jeni të fortë, jemi krenarë për ju, kemi besim tek ju! Bashkë ditën e diel, për prindërit tua, për gjyshërit dhe gjyshet tuaj, për ndryshimin votojmë numrin 9! Për fermerë e peshkatarë, sipërmarrës të vegjël, të mesëm e të mëdhenj, vlonjatë me shpirt sipërmarrje që kanë carë nga zero e janë bërë maja e kapitalizmit të lirë nga Italia në Amerikë, nga Gjermania në Britani por nuk ja dalin dot në Vlorën e kapur nga një njeri që në tetë vite ju ka vënë shkelmin në fyt që e ka bërë naftën për vlonjatët e shqiptarët më të shtrenjtën në botë pas Singaporit e të Suedisë.

Që rriti çmimin e energjisë elektrike, që rriti çmimin faturave për çdo familje, që rriti taksat, tarifat dhe gjithçka për ta çliruar ekonominë tonë, për t’i kthyer sipërmarrësve vlonjatë lirinë, dinjitetin, për t’i hequr stresin e makthin, terrorin e abuzimin e bandave të tatimorëve dhe të inspektorateve që gdhihen e ngrysen me duart në xhepat e sipërmarrjes vlonjatë. Me duart në xhepat e fermerëve, peshkatarëve, konsumatorëve të Vlorës, për të çliruar dhe vënë në lëvizje këtë qytet që ka mjaftueshëm ekonomi për të mbajtur një Shqipëri të tërë, ditën e diel votojmë numrin 9. Cilin numër? 9! Cilin numër?9.

Vlora që e ndau Shqipërinë nga Lindja me Ismail Bej Vlorën dhe e bëri Europë. A do e pranojë më të kthehet përsëri në Lindje? A do e pranojë më të izolohet nga shansi ynë, mundësia jonë për të hapur negociatat brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re që do të votoni me 25 prill, duke zgjedhur numrin 9? Për Europën 9, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE numrin? Cilin numër? Pa diskutim vëllezër dhe motra, këtë e di Vlora, këtë e di Shqipëria. E di tani edhe Edi Rama, i cili nga paniku i është kthyer marifeteve të vjetra, i është kthyer marifeteve të vjetra me shpresën e rrënuar se do të ndalë të pandalshmen. Por, ndryshimi nuk ndalet!

Ne jemi bashkë krah për krah me gëzimin në shpirtrat tanë, me besimin tek e nesërmja që po vjen, për Vlorën, për vlonjatët, për Shqipërinë dhe bashkë do të vazhdojmë pa u trembur, pa u ndalur. Qytetarë dinjitoz, me paqe në zemrat tona dhe vendosmëri për të sjellë ndryshimin. Masivisht në kutitë e votimit. Një zgjim i ri ekonomik, një zgjim ekonomik kombëtar dhe një zgjim kulturor, një zgjim atdhetar, një zgjim europian po troket në derë. Vetëm 3 ditë për tu ndarë nga e keqa, vetëm 3 ditë për fitoren më të thellë të Vlorës e të mbarë Shqipërisë.

Fitore që do ri takojë çdo shqiptari, do ti takojë çdo të riu e të reje, çdo të moshuari e çdo të moshuare. Fitore që do ti takojë edhe socialistëve kokulur të Vlorës e të gjithë Shqipërisë. Vëllezërve dhe motrave tona të cilët do të çlirojnë nga banda që do të marrë peng partinë e tyre, bashkohuni dhe ju me ne, bashkohuni me ndryshimin, votoni dhe ju si shumica dërrmuese e Vlorës dhe e Shqipërisë. Numrin? 9. Për familjet tuaja numrin? 9. Për të ardhmen e fëmijëve tuaj numrin? 9. Për Vlorën për Shqipërinë si gjithë Europa, numrin? 9.

Bashkë për ndryshim!

Vlora fiton!

Shqipëria fiton!

Homazh për Hasan Halilin!

Te dashur miq, Hasan Halili, personalitet i shquar, ish-deputet dhe ish-minister i Bujqesise i qeverise se Partise Demokratike ka mbyllur syte pergjithmone.

Hasan Halili fjale pak dhe pune shume, me perkushtimin, aftesite e tij dha nje kontribut te çmuar ne transforminin e bujqesise shqiptare nga nje bujqesi hiperkokektiviste e falimentuar ne nje bujqesi private dhe tregu.

Duke shprehur mirenjohen me te thelle dhe nderimin me te madh per bashkepunimin e çmuar qe kemi patur ne qeverisjen e vendit, ju shpreh familjes, miqve dhe te afermve te tij, ngushellimet e mia me te sinqerta dhe lutem qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar. Amin! sb