23.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Qershor, 2025

Policia e Shtetit apo e pushtetit?

Nga Myzafer ELEZI

Ngado ku shkoj, në qytet, zonë, fshat apo njësi administrative shoh punonjës policie. Ajo që bie në sy është fakti që janë pjesë e strukturës së Drejtorisë së Përgjithshme apo të Drejtorisë Vendore Tiranë. Të gjithë kanë braktisur detyrën dhe janë sjellë në Qarkun Gjirokastër për fushatë elektorale.

E gjithë policia në sulm, të mbledh vota për Ministrin e Brendshëm.

Disa prej tyre dikur i kam patur kolegë, vartës apo studentë. E kuptoj që dihen keq kur më shikojnë, mundohen të fshihen apo të justifikojnë ardhjen për motive të ndryshme. Janë sjellë me detyrim. Ministri i tyre rrezikon mandatin e deputetit.

Diku, një qytetar më konfirmoi se:

“Nuk mund të votoj ty, sepse i’a kam premtuar policit të zonës, i cili ma kërkoi votën për ministrin”.

Me këtë rast kam një mesazh për të gjithë punonjësit e policisë:

Ju jeni strukturë e shtetit dhe jo e pushtetit. Ndaj respektoni ligjin dhe mos u përfshini në fushatë elektorale. Ne evidentojmë çdo shkelje dhe abuzim me detyrën.

Ndryshimin s’ka forcë që ta ndal.

Edhe 3 ditë na ndajnë nga dita e rrëzimit të pushtetit të kalbur.

Ora po vjen.

Do të çlirojmë policinë nga politizimi. Policia nuk mund të jetë vegël qorre në duar e pushtetit të radhës, por një organizatë efiçente e shtetit shqiptar.

Tensionet në fushatë kanë vetëm një autor, Edi Ramën/ Meta: Djali i Lefter Kokës me pistoletë pa leje blen vota për PS-në

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat denoncoi sot se banda kriminale po veprojnë në Durrës duke blertë vota për llogari për Partisë Socialiste.

Meta tha se, në Durrës po veprojnë banda e Vangjush Dakos dhe ajo e Lefter Kokës.

Meta tha se djali i Lefter Kokës, bashkë me persona me rekorde kriminale dhe me bekimin e policisë, del me pistoletë pa leje duke blerë vota e terrorizuar qytetarë.

Meta akuzoi Lefter Kokën e Alqi Ballakon, të dy kandidatë të PS për zgjedhjet e 25 Prillit për “aferën e inceneratorëve”. Meta u shpreh se pavarësisht provave për paligjshmëri, SPAK nuk vepron me urdhër të pushtetit. Ai tha se paratë e përfituara nga kjo aferë korruptive, po përdoren për të blerë vota.

Meta publikoi dhe një video nga qyteti i Shkodrës për të cilën tha se tregon se si blihen votat.

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar drejtpërsëdrejti Kryeministrin Edi Rama si autorin e tensioneve artificiale të fushatës.

“Tensionet artificiale të fushatës kanë vetëm një autor, Edvin Kristaq Ramën. Kjo situatë e çmendur në Shqipëri ka vetëm një autor që është Edvin Kristaq Rama”, deklaroi Meta.

Deklaratat e Metës vijnë pas atyre të Kryeministrit Rama, sipas të cilit tensionet në fushatë po shkaktohen nga Kreu i Shtetit.

Pasi u publikua një foto e shkëputur nga video, Kreu i Shtetit u akuzua se takon në fshehtësi subjekte të OFL-së. Ndërkohë sipas Metës ai është ulur në lokalin e kreut të PS së Gjirit të Lalzit dhe ky i fundit ka ardhur e ka takuar Metën në shenjë respekti meqënëse kishte ndaluar në lokalin e tij bashkë me z.Ramazan Topuzi, i cili e shoqëronte Kreun e Shtetit gjatë ecjes buzë detit.

“I ka vënë spiunë Presidentit, por harron se Presidenti është poliagjent i vjetër. Ai thotë se takoj OFL. Por ja kush është. E kanë hequr djalin. Ramazani e ka bërë padinë në SPAK se e kanë cilësuar kontingjent. Ky është Ramazan Topuzi. Mos të kenë merak se me OFL do vazhdojmë. Kjo është fytyra e Edi Ramës”, tha Meta.

Kryebashkiaku i Ramës në Librazhd nuk pyet për ligj dhe për KQZ, mbulon fasadën e bashkisë me posterin e PS

Partia Demokratikë në Librazhd ka bërë një kallëzim më 14 Prill për bashkinë e qytetit lidhur me vendosjen e posterave me përmbajtje elektorale në ambiente publike.

Bashkia në fjalë ka vendosur një poster të Partisë Socialiste në murin e godinës, ndërkohë që sipas Kodit Zgjedhor, afishimi i materialeve propagandistike në kohë zgjedhjesh duhet të bëhet në një largësi prej deri 5 metrash nga zyra zgjedhore e subjekteve politike.

“Në vijim të kallëzimit të paraqitur nga Dega Librazhd e Partisë Demokratike, më 14 Prill, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve konstatoi se Bashkia Librazhd dhe kryetari i saj, Kastriot Gurra kanë shkelur nenin 78 të Kodit Zgjedhor dhe nenin 3 të Udhëzimit Nr. 6/2021 “Për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”.

Prandaj, KQZ urdhëroi që kryetari i Bashkisë Librazhd të heqë menjëherë posterin elektoral të Partisë Socialiste nga fasada e bashkisë.

Por, zyrtarët ende nuk kanë kryer veprimet e duhura në zbatim të ligjit. Fatkeqësisht, këta besojnë se janë mbi ligjin dhe dukshëm po veprojnë në mënyrë të tillë. Në fasadën e bashkisë vazhdon të qëndrojë i afishuar posteri i paligjshëm i Partisë Socialiste në shkelje flagrante të vendimit të KQZ-së.

E filluan me paligjshmëri dhe duan ta mbyllin me paligjshmëri. Shkelin ligje, vendime, udhëzime, norma e rregulla. Megjithatë, asgjë nuk i shpëton nga humbja e sigurtë që i pret pas 8 ditësh”, shkruan në një postimë në rrjetet socialie kandidati i PD, Lefter Gështenja.

Agim BLLOSHMI

Belind Këlliçi kallëzon në SPAK kryetarin e Njësisë Administrative të Vaqarrit për krim zgjedhor dhe korrupsion

Kandidati i PD për Tiranën, Belind Këlliçi dorëzoi sot në SPAK kallëzimin penal kundër kryetarit të Njësisë Administrative të Vaqarrit Gentian Myrto, për krim zgjedhor, korrupsion aktiv dhe pasiv zgjedhor.

Kallëzimi bazohet në Nenin 283 të Kodi të Proccesdurës Penale, pas denoncimit të banorëve të zonës, si persona në dijeni të faktit.

Belind Këlliçi i ka kërkuar SPAK të kryejë detyrën e saj, të zbatojë ligjit dhe të hetojë plotësisht ngjarjen.

“Kam bërë detyrën time ligjore, kam dorëzuar së bashku me zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike, kallëzimin penalpër hetimin e kësaj ngjarje. Provat dhe materialet që ne kemi depozituar për të bërë transparencë për publikun, për të patur më të fund zyrtarë të cilët shkojnë para drejtësisë dhe ndëshkohen”, tha Këlliiçi.

Belind Këlliçi theksoi se, aktet e blerjes së votës po refuzohen nga qytetarët e Tiranës. “Ata do të votojnë të dielën masivisht për ndryshimin dhe Partinë Demokratike. Ne Tiranë do të marrim fitoren më të madhe”, tha Belind Këlliçi, duke ftuar qytetarët të dalin masivisht në votime të dielën.

Basha: Dy të tretat e ministrave të kabinetit “Rama” nuk e justifikojnë pasurinë!

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në video-denoncimin e tij të radhës në Instragram, shkruan se, dy të tretat e ministrave të kabinetit “Rama” nuk e justifikojnë pasurinë.

“Në 2013, Rama premtoi “përmirësim dhe rritje e efikasitetit të sistemit të kontrollit dhe verifikimit për deklarimin e pasurisë dhe parandalimin e konfliktit të interesave në lidhje me ministrat, deputetët, gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët e lartë të shtetit. A e mbajti këtë zotim? Përgjigja: Jo! 2/3 e ministrave të kabinetit “Rama” nuk e justifikojnë pasurinë”, nënvizon Basha.

Në vazhdim, ai sjell faktet e gazetarëve investigativë të “Reporter”, botuar më 10 janar 2021 me titullin: “Testi i pasurisë, ngel 2/3 e ministrave të kabinetit “Rama”, mbyll shënimin e tij kreu i opozitës.

Vrasja në Elbasan/ Si iku nën hundën e policisë Kelmend Xhaferri! Pse heshtin dy nëndrejtorët e policisë

Një nga personat e dyshuar si të përfshirë në ngjarjen e Elbasanit ku humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë është edhe Klement Xhaferri. Ai është shpallur në kërkim policor për shkak të dyshimeve se, mund të jetë i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë, dhe madje dyshohet se ka mbetur dhe vetë i plagosur.

Pavarësisht se vrasja e Elbasanit dhe përplasja mes grupeve ka ndodhur në prani të Policisë, Xhaferri i njohur ndryshe dhe me nofkën “Kel Çami” ka mundur që të largohet pa u vënë në pranga.

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar në emisionin “Opinion” se Xhaferri e ka telefonuar personalisht dhe i ka deklaruar se është i gatshëm të përballet me prokurorinë dhe policinë. Lala tha se e ka të regjistruar bisedën dhe se Xhaferri i ka thënë që është gjendur në atë ngjarje disa minuta pasi ka ndodhur vrasja pasi banon në atë zonë.

“Klement Xhaferri më ka telefonuar ditën e sotme pasi i kam nxjerrë emrin si një nga personat. Ai është në kërkim policor pasi ka dyshime që është përfshirë në këtë ngjarje. Klement Xhaferri më ka deklaruar zyrtarisht, pasi pati një kërcënim ndaj meje, më tha që unë jam i hapur për t’u përballur me policinë dhe prokurorinë.

Telefonata është e regjistruar. Më ka thënë një detaj tjetër, që unë jam gjetur aty, pak minuta nga ngjarja për shkak se banoj në atë zonë. Po e sqaroj sepse më ka telefonuar personalisht duke kundërshtuar faktin se nuk ishte i përfshirë dhe nuk ishte në kërkim policor. Është e konfirmuar policia se është në kërkim policor”, tha Lala.

Ndërkohë më herët Gazment Bardhi tha se një nga personat e përfshirë në këtë ngjarje është Klement Xhaferri, i cili ka tentuar të largonte makinën dhe personin që po blinte vota. Sipas tij, Xhaferri është autori i plagosjes së dy anëtarëve të SMV së PD-së.

“Aty kanë mbetur të plagosur Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, të dy ish punonjës të Policisë së Shtetit, pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votave në Elbasan. Në këtë moment ka pasur të shtëna me armë mes palëve”, tha Bardhi në një deklaratë për shtyp.

Skandali me 100 mijë legalizimet/ Paloka: Rama mashtron. Nuk do të legalizijë, por do t’i prishë shtëpitë pas zgjedhjeve

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka u takua me banorët e zonës Kodër Arapaj, duke u garantuar atyre përkushtimin e plotë si deputet për zgjidhjen e problemeve.

“Unë kam qenë deputet në disa zona dhe premtime nuk kam bërë shumë, por punë kam bërë shumë. Kështuqë ajo që ju garantoj është pikërisht kjo, bashkërisht do të zgjidhim hap pas hapi çdo problem”, tha Paloka.

Gjithashtu  Paloka u ndal dhe në skandalet e fundit mbi audiot e bëra publike ku Artan Lame flet mbi legalizimet që mbahen pezull deri një moment të dytë pas zgjedhjeve.

“Kryeministri urdhëron drejtorin e tij që të mashtrojë shqiptarët duke iu thënë se do t’u legalizojë shtëpitë, ndërkohë që në plan e ka për t’i prishur. I nxori fëmijët jashtë në 5 të mëngjesit me gaz lot-sjellës dhe u prishit shtëpitë. Po i them këto vetëm për të kujtuar disa nga bëmat e kësaj qeverie”, tha ai.

Paloka ftoi qytetarët që me datë 25 prill të votojnë Partinë Demokratike për të t’u dhënë mundësinë shqiptarëve të zgjidhin problemet e krijuara prej qeverisjes së Ramës.

Basha marrëveshje me KASH: Ndryshimi ka marrë formë konkrete në programin tonë. 100 milion euro subvencione për fermerët

• Basha arrin marrëveshje me KASH: Ndryshimi ka marrë formë konkrete në programin tonë. 25 prilli, instrumenti i vetëm për ndryshim. Ne po marrim përgjegjësitë tona. Merrni edhe ju përgjegjësitë me votë masive për nr.9.

• “Përmasat e etjes për ndryshim janë kombëtare.” Basha nënshkruan marrëveshje me KASH: Ndryshimi është në dorën e qytetarëve. 100 milion euro subvencione për fermerët. Votoni 9!

NJOFTIMI PËR MARRËVESHJEN E PARTISË DEMOKRATIKE ME KËSHILLIN E AGROBIZNESIT SHQIPTAR

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka nënshkruar marrëveshjen me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se pas 8 vitesh ngecje në vendnumëro në shumë fusha, ku përfshin dhe sektorin e bujqësisë, ka ardhur koha që fermerët dhe agro-përpunuesit shqiptar të mbështeten me programe serioze. Sipas kreut të opozitës, ky është sektori më jetik për ekonominë kombëtare dhe ndryshimi më 25 prill shihet në këto marrëveshje që janë garancia e qeverisë së ardhshme që do t’i shërbejë fuqizimit të bujqësisë dhe fermerit shqiptar. Lideri i opozitës gjithashtu tha se me nxitjen përmes programeve për shumëfishimin e ndihmës nga IPARD-i dhe hapja e negociatave brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, do të krijojnë mundësi për subvencione direkte për bujqësinë shqiptare.

Lulzim Basha: I nderuar zoti Rrapaj, kryetar i këshillit të Agrobiznesit shqiptar, zonja Shena, drejtore ekzekutive, profesor Binaj Drejtor i Këshillit të Ekspertëve të Agrobiznesit, zoti Shehi, kryetar i shoqatës së prodhuesit e verës familjare, profesor Mavromati kryetar i shoqatës “Shëndeti i Kafshëve dhe Mjedisi”, zoti Gjoka, kryetar i Shoqatës së Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, zoti Kasa, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar!
Takohemi për herë të dytë në një hark kohor të shkurtër. Është kënaqësi t’ju mirëpres si përfaqësues të 25 shoqatave kombëtare dhe 12 këshillave rajonale të agrobiznesit që përbëjnë Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar. Jemi këtu, pra, për të finalizuar një marrëveshje që vjen pas 8 vitesh bashkëbisedim të hapur, që ka ndodhur në ambientet e tuaja të punës, në arat dhe serat e fermerëve, në stallat e blegtorëve, në molet e peshkatarëve, në impiantet e përpunimit të industrisë, të agrobiznesit. 8 vite në të cilat ne kemi prekur dhe ndjerë nga afër shqetësimet dhe hallet, problemet e shtuara dhe ngecjen në vendnumëro e shpeshherë falimentimin dhe ecjen prapa të një sektori jetik për ekonominë kombëtare.

Pothuajse 50% e popullsisë varet nga ky sektor, ndonëse kontributi ekonominë kombëtare nuk i përgjigjet të njëjtave shifra. Ndonëse, kontributi në ekonominë kombëtare është afër 22% prapë se prapë 1 në 2 shqiptarë varet nga aktiviteti i bujqësisë, blegtorisë, agro-përpunimit dhe degëve të tjera dhe kështu pra, kemi një detyrim të jashtëzakonshëm për t’i dhënë fund mbetjes në vendnumëro dhe për të ecur përpara. Ne kemi vëzhguar së bashku diagnozën, problemet që kanë shkaktuar këtë kolaps në bujqësinë shqiptare. Ne kemi evituar së bashku potencialin e vërtetë të këtij sektori dhe të gjithë nënsektorët e tij. Ne kemi parë po kështu mundësitë e shtetit shqiptar, mundësitë reale jo tullumbacet elektorale për të ndihmuar fermerin shqiptar, blegtorin shqiptar, agro-përpunuesin shqiptar.

Ne kemi bërë krahasime me modele të suksesshme dhe nuk na është dashur të fluturojmë larg por mjafton të hedhim vështrimin përtej kufirit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në Kosovë dhe të shikojmë ndryshimin bardh e zi që si ata kanë ecur përpara duke mbështetur fermerin, duke mbështetur infrastrukturën rurale, duke i kushtuar rëndësi të veçantë ushqimit, sigurisë, industrisë ushqimore dhe po kështu duke i parë ato si një pjesë e pandarë e ekonomisë kombëtare, jo vetëm turizmit por dhe degëve të tjera të ekonomisë e në veçanti si një potencial krejtësisht i pashfrytëzuar për eksportin shqiptar. Bashkë kemi formuluar zgjidhjet. Me shoqatat e fermerëve i kemi diskutuar këto dhe tashmë po i bëjmë pjesë të planit tonë të punës, planit të punës që qeveria e ardhshme është e gatshme ta zbatojë pas 25 Prillit.

Të nderuar përfaqësues të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar!

Ne jemi këtu sot për ta finalizuar këtë marrëveshje pasi jemi të bindur se ndryshimi është i domosdoshëm, jetik. Se pas 8 vitesh mbetje në vendnumëro dhe ecje prapa në shumë fusha as fermeri shqiptar, as agro-përpunuesi shqiptar, as konsumatori shqiptar nuk mund të vazhdojë më tej as 4 javë të tjera kështu. Ndryshimi ka marrë një formë konkrete përmes angazhimeve të programit tonë. Ky program nuk vjen si rezultat i dy muajve punë para fushate. Ju e dini fare mirë, puna ka nisur vite e vite më përpara por unë jam i nderuar dhe i privilegjuar të ndaj me ju faktin se programi në vetvete është produkt i ekspertëve të fushës, është produkt i bashkëpunimit të dialogut dhe sugjerimeve tuaja dhe dhjetëra përfaqësuesve të tjerë me të cilët kemi dialoguar gjatë kësaj kohe, është produkt i kontrollit disafish të praktikave më të mira europiane në këtë fushë sepse në fund të fundit synimi ynë mbetet anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian.

Ne e dimë fare mirë që nga njëra anë procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian do t’i mundësojë këtij sektori, sektorit të bujqësisë, të ushqimit, të konsumit, një mbështetje që i ka munguar deri më sot apo që është keqpërdorur: IPARD-i ka mundësinë të shumëfishohet përmes programeve të tjerat të shumta të Bashkimit Europian për të ndihmuar fermerët, agrobiznesin, turizmin dhe të gjithë degët e tjera të ekonomisë të lidhura me të. Pra, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian është jetik por kjo rrugë ka 8 vite që është bllokuar. Negociatat janë premtuar në 2013 se do të hapeshin pas një viti dhe mbeten akoma larg. Përmes angazhimit tonë për t’i hapur negociatat brenda 100 ditëve të para të qeverisjes tonë ne e kemi të qartë se nuk bëhet fjalë vetëm për një firmë që unë do të hedh në Bruksel por bëhet fjalë për hapjen e mundësive që sot fermerët e vendeve të tjera të rajonit i gëzojnë.

Në këtë mënyrë për çdo euro që qeveria e re shqiptare do të çojë tek fermeri shqiptar, do të kemi të paktën 1 euro ose më shumë nga Bashkimi Europian. Në këtë mënyrë do të arrijmë të subvencionojmë fermerin shqiptar në mënyrë të drejtpërdrejtë, mbështetja do të jetë direkte tek fermeri, pa burokraci, duke përdorur modelet më të avancuara për të shmangur abuzivizmin dhe kontaktin me administratën. Në këtë mënyrë do të bëjmë të mundur që prodhimet tona cilësore, që janë krenaria jonë e duhet të jenë krenaria e ekonomisë tonë, të përbëjnë një bekim edhe për konsumatorin në kuptimin e cilësisë dhe çmimit, edhe për prodhuesin në kuptimin që në vend që të zhytet siç është sot në fakt, në borxhe, të krijojnë mirëqenie personale, familjare, ta kthejnë në një sipërmarrje aktivitetin e tyre si fermerë edhe për industrinë e lidhur me të.

Pra, në një bekim për ekonominë shqiptare. Një zgjim kombëtar të ekonomisë shqiptare, të energjive pozitive të këtij sektori, nuk mund ta arrijmë pa bërë të mundur që një sektor kyç, siç është ai i bujqësisë, të marrë të paktën, të njëjtën mbështetje që merr ai në Maqedoninë e Veriut apo në Kosovë. Pra, nuk jemi këtu për të nënshkruar mrekullira, por partneritet të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë për një qëllim të përbashkët të cilit i shërbejmë nga pozita të ndryshme që është fuqizimi i bujqësisë, fuqizimi i fermerit shqiptar, mirëqenia e fermerit shqiptar dhe mundësia që ky sektor të rrisë kontributin në ekonominë kombëtare, të rrisë eksportin dhe të kurojë apo të ndihmojë në kurimin e disa plagëve të mëdha që na janë hapur, siç është emigracioni masiv i të rinjve: të rinjtë e zonave rurale dhe jo vetëm, që shkojnë si mëditës, punëtorë me mëditje në Maqedoninë e Veriut apo në Greqi apo diku tjetër. Me këtë program ata do të kenë instrumentet që në tokat e tyre, në asetet e tyre bashkë me prindërit e tyre, të krijojnë mjaftueshëm mirëqenie, jo për mbijetesë por për të jetuar me dinjitet e për të siguruar e garantuar dhe planifikuar jo thjesht të nesërmen por të ardhmen e tyre.

Ndryshimi është imperativ, tashmë këtë e di çdo shqiptar dhe jo vetëm. Është e qartë që nuk mund të ecim drejt Bashkimit Europian pa bërë të mundur ndryshimin. Për ne, ndryshimi përkthehet në punë konkrete për të zbatuar këto angazhime konkrete, në sektorin tuaj dhe në çdo sektor tjetër të ekonomisë. Kjo është përgjegjësia jonë, kjo është përgjegjësia e çdo force politike e cila kërkon t’i shërbejë vendit dhe qytetarëve. Të bëjë analizën e qartë të problemit, diagnozën dhe të sjellë zgjidhje realiste dhe të angazhohet seriozisht dhe me përgjegjësi për t’i bërë këto zgjidhje realitet. Ky është angazhimi im, i ekipit tim, i Partisë Demokratike dhe i Aleancës për Ndryshim, para jush, para të gjithë atyre që ju përfaqësoni në këtë marrëveshje. Kjo është përgjegjësia jonë. Thënë kjo, përgjegjësinë për ndryshim e kanë qytetarët. Dita kur kjo mundësi paraqitet është 25 prilli dhe instrumenti i vetëm për ndryshim, mundësia e vetme për ndryshim, është vota.

Ne po marrim përgjegjësitë tona. Unë kam një ftesë, në këtë nënshkrim të marrëveshjes, me ju dhe përfaqësuesit e shoqatave të tjera, të cilët po kështu, janë të përfshirë në këtë marrëveshje të negociuar tashmë prej shumë kohësh. Unë kam një thirrje për ju, që të merrni përgjegjësitë me votë, në 25 prill! Me të gjithë sektorët, me të gjithë fermerët, me të gjithë agro-përpunuesit, me familjarët, me shokët, me miqtë! Përmasat e dëshirës për ndryshim, janë kombëtare! Ato tejkalojnë ndarjet partiake, si asnjëherë etja për ndryshim duket kudo por ndryshimi është në dorën e qytetarëve. Secili ka përgjegjësinë ta shprehë atë me votë, ndaj që të na mundësoni zbatimin e kësaj që nënshkruajmë sot, zotim që e marrim, angazhim që e marrim publikisht, haptazi dhe me transparencë, ju kërkoj që masivisht t’u drejtoheni kutive të votimit dhe të votoni për ndryshimin!

Të votoni për Partinë Demokratike, për Aleancën për Ndryshim dhe të na mundësoni që zotimet që sot marrim përsipër, nesër t’i keni realitet! Na mundësoni po kështu, që pas 25 prillit, të themelojmë një kulturë të re politike në vend sepse unë dua ta përsëris sot, atë që kam thënë kudo, nëse zotimet nuk përmbushen, unë nuk do të kërkoj një mandat tjetër! Ky duhet të jetë themeli i politikës europiane, me të cilën duam të ndërtojmë Shqipërinë Europiane, sepse kështu funksionon Europa, kërkon votën, merr përgjegjësi! Tetë vite kanë kaluar, ku vota është kërkuar me premtime të shumta që nuk janë mbajtur! Tani po vjen koha të mbyllim derën e politikës që premton, nuk bën asgjë dhe pastaj ripremton në prag të votimeve. Andaj, zotohem para jush, këto angazhime, të cilat sot i firmosim bashkërisht, do të përbëjnë edhe testin e provës për katër vitet e ardhshme!

Natyrisht, ne do të takohemi vazhdimisht, nuk do ta lëmë për ditën e fundit por jam i bindur se bujqësia shqiptare, fermeri shqiptar, industria agro-përpunuese shqiptare, përmes masave që do të marrim, përmes një qeverie që do të jetë në krahun e tyre dhe jo kundër tyre, do të përjetojë një ndryshim të thellë ekonomik. Një rritje të prodhimit, një rritje të eksportit dhe një rritje të mirëqenies për të gjithë fermerët shqiptarë, familjet e tyre dhe gjithë punonjësit e sektorit të agro-përpunimit, të biznesit dhe sektorëve të tjerë, të cilët ndërlidhen me të, siç është sektori i turizmit. Ju faleminderit!

Agim Rrapaj: Faleminderit, zoti Kryetar! E vlerësojmë të rëndësishme këtë marrëveshje për arsye se po hidhet një hap tjetër në drejtimin e besimit për ato çka thuhen në një fushatë elektorale. Ky hap i domosdoshëm në këtë marrëveshje pasqyrohet realisht tek ajo çka në brendësi marrëveshja. Unë dua të vlerësoj edhe procesin që ne kemi negociuar dhe grupin e punës i cili ka qenë tek zyrat e Kashit me një pjesëmarrje më të gjerë, të them të drejtën kemi debatuar gjatë deri sa arritëm këtë marrëveshje që do të nënshkruajmë sot. Është shumë e rëndësishme për të shpjeguar edhe qëllimin përse ne e kemi këtë marrëveshje. Jemi përqendruar në një qëllim kryesor që ato çka themi sot ti realizojmë në praktikë dhe të jemi të besueshëm nesër për të bërë atë çka kërkon vetë fermeri. Objekti i marrëveshjes është mjaft i gjerë, por mbledh brenda vetes katër shtylla kryesore. Shtyllën e parë është procesi i kooperimit dhe koordinimit që është një ndër plagët e patrajtuara siç duhet deri më sot ne kemi të formalizuara vetëm 17% sot të fermerëve dhe 83% janë të paformalizuar. Fakti që ne po e vlerësojmë këtë proces të formalizmit të fermerëve është shumë i rëndësishëm për të gjithë proceset në vijim.

Elementi i dytë i rëndësishëm ka të bëjë me inovacionin, me mekanizimin dhe me digjitalizimin. Është element shumë i rëndësishëm dhe edhe kjo është një plagë që ne po vendosim përsëri gishtin për ta realizuar në të ardhmen. Elementi tretë i rëndësishëm ka të bëjë me çështje në financimit dhe disbursimit të fondeve grant. Ne kemi mirëpritur ofertën e bërë nga Partia Demokratike për 100 milion grant dhe 50 milion investime në infrastrukturë. Është shumë e rëndësishme vendosja e shifrës, por akoma më e rëndësishme është vënia e kësaj shifre në proces. Ne besojmë se do të shpërndahet ashtu siç duhet . Element tjetër i rëndësishëm i kësaj marrëveshje është tek përmirësimet ligjore. Kemi ligje që nga 2012 që nuk janë prekur me dorë dhe nuk janë formalizuar apo nuk janë nxjerrë amendamentet e duhura.

Ky është mjaft i rëndësishëm. Përmenda këto katër shtylla të marrëveshjes se mbi bazën e këtyre shtyllave në themi të kemi një impakt të jashtëzakonshëm për sa i përket në vijimësi. Është e rëndësishme që ne këto katër shtylla t’i konkretizojmë në një afat sa më të shkurtër në mënyrë që të bëjmë realitet të gjitha angazhimet e tjera. Unë ju falënderoj shumë për këtë marrëveshje që do të nënshkruajmë sepse kjo do të na forcojë më shumë besimin në të ardhmen. Faleminderit!

Lulzim Basha: Faleminderit zoti kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar! Ju ftoj atëherë të nënshkruani marrëveshjen, të finalizojmë një punë disavjeçare dhe të marrim këtë zotim publik dhe transparent para gjithë fermerëve shqiptarë dhe sektorit të agro-përpunimit. Ju uroj punë të mbarë dhe mbarësi! Në këto ditë të mbetura që na ndajnë nga dita e votimit, ju uroj përgjegjshmërinë maksimale për vendimet që do të merrni dhe ju kërkoj të votoni për ndryshimin, të votoni për numrin 9, në mënyrë që zotimet e mara të bëhen realitet duke filluar nga dita e parë e qeverisjes së ardhshme.

Faleminderit shumë!

Krimi në Elbasan, Bardhi: Eshtë filmuar personi duke dhënë para

Gazmend Bardhi, drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit ka folur në emisionin “Opinion”, lidhur me vrasjen e ndodhur pasditen e së mërkurës në këtë qytet.

Duke folur për ekzistencën e një strukture të ngritur nga PD për mbrojtjen e votës, Bardhi tha ndër të tjera se një anëtar i kësaj strukture, ka filmuar persona që japin para dhe mbledhin karta.

“Ne kemi të filmuar faktin që personi është filmuar nga grupi i mbrojtjes së votës duke dhënë para dhe duke mbledhur karta. Personi që ka këtë celular ka shkuar për të dëshmuar në polici”, u shpreh Bardhi.

I pyetur nga gazetari Spartak Koka, se prej sa kohësh personat që ishin pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës ishin atashuar pranë tij, Bardhi tha se ai punonte me stafin e tij, ndërkohë që kjo strukturë ka operuar e pavarur prej tij.