19.5 C
Tirana
E martë, 10 Qershor, 2025

Qytetar i fortë, shtet i fortë!

Nga Redin HAFIZI

Shpresoj qe pas erresires se Edi Rames te nise drita e edukates dhe kultures, drita e arsimit jo per nje vend pune, por thjesht per kulture dhe edukate ne vendin e punes. Sa mire do te ishte qe cdo punetor i thjeshte ne Shqiperi te studionte, qofte edhe ne kurse falas nga shteti, marredheniet e punes dhe etiken ne pune. Kjo do te ndihmonte ne ngritjen e vetedijes se punetoreve ne nje sistem ku biznesi drejton te ardhurat e gjithe popullsise. Gjithashtu kjo do e nxirrte shtetin si nje menaxher i drejte mes punetorit dhe biznesit. Ne kete marredhenie shpesh shteti ka falimentuar ne Shqiperi dhe per hir te se vertetes sepse vete shteti ka dashur punetore te paformuar per te mbajtur krahun e biznesit ne kurriz te punetoreve. Nje punonjes i kualifikuar sjell me shume fitime per biznesin, por gjithashtu kerkon me te drejte nje page me te pershtatshme me kualifikimin e saj/tij.

Nje punonjes i kualifikuar ngre gjithnje konkurrencen dhe ne kapitalizem konkurrenca eshte forca e vetme levizese. Eshte kjo force qe e ngre nje vend ne nivelin e elites se vendeve demokratike. Ish komunistet ne Shqiperi kerkojne qe te mbahen ende me teorine se sistemi i bazuar ne pronen private varferon qytetaret. Kjo nuk eshte e vertete. Ata vete e shkaterruan qe ne fillim sistemin e prones me qellim qe te hapnin propaganden.

Per hir te se vertetes Shqiperia eshte konsideruar si nje vend pa specialiste dhe punetore te kualifikuar per pune specifike, jo per diploma universiteti. Shpesh nje gje e tille ka qene shume abuzive pasi kompani nenkontraktore e shfrytezonin nje gje te tille qe te frynin shpenzimet, dhe parate qe merrnin, shpesh i paguanin per rryshfete per zyrtaret qe ndihmonin keto kompani, ne vend qe te shkonin tek punetoret. Parate justifikoheshin me emra fiktive specialistesh te huaj, nderkohe qe ne projektet e rrugeve, edhe pse pak, apo projektet e ndertimit, pak me shume, punojne specialiste Shqiptare te pa licencuar, por qe kane vetem eksperience. Ne kete rast askush nuk mban pergjegjesi per aksidente, pasi nuk ekziston nje kulture e tille pergjegjesie ligjore qe perkthehet ne rroga.

Pervec edukimit dhe kultures se punes duhet te nise licencimi i profesionisteve si ne fusha qe kane te bejne me projekte ndertimi. Ne kete proces licencimi patjeter qe duhet te behen pjese kompanite e sigurimeve, te cilat ne kete rast duhet te kryejne ndermjetesin mes ndertuesit dhe bleresit. Mos harroni se kapitalizmi eshte nje sistem ku shitesi dhe bleresi fitojne. Te dyja palet paguajne dhe ne rast demtimi ka demshperblim ne nje sistem ku drejtesia funksionon. Edhe ketu kemi te bejme me kulturen dhe edukaten e profesionit. Juristet vete duhet te marrin leksione per etiken e punes dhe marredheniet e punes. Edhe per ata eshte e domosdoshme, pasi tek e fundit jane punetore te ligjit dhe qytetaret i besojne vetem si te tille.

Cfare solli “Rilindja” ishte vec shkaterrim. Shkaterrim te ekonomise ne favor te pese individeve. Shkaterrim te edukimit serish ne favor te ketyre individeve. Shkaterrim te artit dhe kultures ne favor te po ketyre pese individeve, qe vetem qerasin direkt apo indirekt vetem 26 mije Shqiptare dhe te tjeret jetojne ne varferi.

Te djelen kjo duhet te ndryshoje dhe ndryshimi vjen duke i vene perballe korrupsionit, krimit dhe tarafllekur, edukimin dhe kulturen, profesionalizmin e vertete dhe te licencuar te punetoreve tane. Nje qytetar i forte mbeshtet nje shtet te forte.

Megaskandali trondit opinionin! Lame: Rama më porositi të mbaj sekret moslegalizimin e 100 mijë banesave, pas zgjedhjeve do shemben

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një audiopërgjim ku dëgjohet kreu i Kadastrës Artan Lame teksa i orienton vartësit që të përdorin procesin e legalizimit në këmbim të votave. Lame, thotë se 100 mijë ndërtime nuk do të legalizohen, por kjo duhet mbajtur sekret, pasi mund të ketë efekt elektoral. Për 40 mijë prej tyre, kryesisht në Tiranë po përgatitet shembja pas zgjedhjeve. Lame pranon audiopërgjimin por thotë se i takon vitit 2017, ndërsa SPAK shprehet se do të nisë hetimet. Basha: Akt kriminal, qindra mijë qytetarë do lihen pa strehë pas 25 prillit

 

Pa dalë akoma përgjegjësit për skandalin e rrjedhjes së të dhënave personale të më shumë se 900 mijë votuesve në Tiranë në databazën e Partisë Socialiste, një tjetër skandal ka ngritur dyshime të forta për tentativat e partisë në pushtet për të blerë votat e mbi 200 mijë zgjedhësve. Gazetari Artan Hoxha ka publikuar dje një regjistrim audio në të cilin dëgjohet se si kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame u jep udhëzime punonjësve për të vepruar me procesin e legalizimeve në shërbim të fushatës zgjedhore.

Në audio bëhet fjalë për rreth 100 mijë ndërtime pa leje, pronarët e të cilëve kanë aplikuar për legalizim, por lejet do të përdoren si presion për votën për PS-në. Sipas asaj çka thuhet në përgjim, porositë janë dhënë pas një mbledhjeje me Kryeministrin, nga ku rezulton se 100 mijë banesa do të skualifikohen por kjo s’duhet t’u bëhet e ditur banorëve. “Është bërë një takim te kryeministria para rreth një muaj, për procesin e legalizimeve në vijim. Në këto 320 mijë objekte që kanë bërë vetëdeklarim pra që janë fizikisht dosje reale, janë mbyllur rreth 150 që do të thotë kanë mbetur edhe 170 të tjera. Në këto 170 të tjera vetëm 60, se sapo diskutonim qëparë që kjo 60 mijëshe për sa kohë i mbyllim, vetëm rreth 60 mijë bëhen.

Të tjerat janë të pabëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje. 100 mijë objekte të cilët ne me vetëdije do të vazhdojmë t’i mbajmë se janë njerëz po i the që nuk të bëhet ia hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër, pra vazhdojmë të trajtohen do shikohet, do të trajtojmë do ta diskutojmë do të rishohim atë kur të rishihet legjislacioni”, dëgjohet të thotë Kreu i Kadastrës, i cili më poshtë shton, “Në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do i skualifikoj se nuk ju legalizohen këta i ktheve në mall për palën tjetër, atëherë u ra dakord në këtë takim që logjika është që ne do të vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë.

Pra do vazhdojmë të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë të mbajmë situatën varur. Sepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore sepse do ta rishohim dhe njëherë e kështu me radhe. Kjo do bëjë shumë nga këta do të thonë më erdhën një herë dhe dy herë pse s’ma bënë. Të jeni të bindur që në shumicën e rasteve qëndron kjo arsyeja, pra që neve nuk duam t’i themi që shtëpia jote nuk legalizohet dhe ti do prishesh. Millosheviçi t’i thojë që ta legalizoj unë, ai bëhet me Millosheviçin. Në rregull se ka shtëpinë të jeni të qartë. Kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkinë, kryesisht me bashkinë e Tiranës të cilat do t’i nxjerrim për skualifikim masiv edhe unë po të isha kandidat atje të nesërmen do veja t’i thoja që të gjithëve ditën e parë pas zgjedhjeve jeni të legalizuar edhe ikën ata u bënë me atë, natyrisht s’i intereson atij ça është politika ai thotë të shpëtojë shtëpia”, është fjala e Lames në përgjimin e gazetarit Hoxha.

Reagimi
Vetë Lame, ka reaguar në lidhje me këtë postim kur thotë se përgjimi është i vjetër dhe daton pas zgjedhjeve të 2017-ës, por nuk mohon autenticitetin e audios, apo dhe shifrat që janë përdorur aty. Lame shprehet se në atë audiopërgjim ka folur si politikan, ndërkohë . “E folura ime aty është politike. Po natyrisht që politike do të jetë, se unë di të trajtoj problemin politikisht kur flitet për zgjidhje politike, ashtu siç di ta trajtoj teknikisht kur flitet për çështje teknike, apo si historian kur flitet për çështje historike. Sfidoj përgjuesit dhe PD-në, të gjejnë një kategori ndërtimesh që unë kam përmendur aty dhe ne nuk e zgjidhëm me atë ligj. E kanë të lehtë ta bëjnë, sepse tani kanë në dorë edhe regjistrimin e atij takimi.

Unë nuk kam regjistrimin por ligjin që po vepron”, thotë Lame në reagimin e tij. Lame shprehet se nuk mund t’u thotë njerëzve që do u vërë kazmën shtëpive të tyre, por nuk mohon faktin se 100 mijë shtëpi nuk do të legalizohen, siç ka thënë dhe në një prononcim të 22 marsit për mediat. “Natyrisht që unë them se “këtyre njerëzve që nuk mund të legalizohen, ne do t’ju themi që do të gjejmë një zgjidhje kur të bëjmë ndryshimet ligjore”. Pse, ç’do t’ju thonim, që do t’ju vëmë kazmën sepse kështu e ka ligjin Saliu? Dhe këtë unë e kam përsëritur kaq e kaq herë në çdo takim publik”, shprehet Lame. Në fakt, të njëjtat deklarata u bënë dhe për banesat që u shembën tek unaza e re por ndërtimet atje thjesht u prishën dhe për banorët nuk u gjet asnjë zgjidhje.

Basha: Rama ka synim që pas 25 prillit të prishë shtëpitë e njerëzve
Kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh nga takimi elektoral në Kamëz se përgjimi që implikon drejtorin e Kadastrës, Artan Lame, për përdorim të legalizimeve për fushatë, është akt kriminal që duhet dënuar më 25 Prill me votë. Basha u kërkoi banorëve të zonës votën gjithashtu duke premtuar se me të ardhur në krye të qeverisjes, procesi i legalizimit do të përfundojë njëherë e mirë. Lideri i opozitës u shpreh se pas taktikave të Lames fshihet kryeministri Edi Rama dhe politika e tij që ka shkatërruar dhe zhytur Shqipërinë në krizë.

“E dëgjuat si drejtori i Kadastrës me porosi të Ramës udhëzon që të shkojë derë më derë, “se do t’ua bëjmë legalizimin për vota”, por në fakt nuk do t’ua bëjnë. Ky është një akt kriminal sepse çdo shtëpi nga ato qindra mijëra që ai do t’i prishë pas 25 Prillit, është sakrifica e jetës dhe familjes. Premton legalizim kur në fakt qëllimi është t’ua prishë pas zgjedhjeve vetëm që t’ju marrë votën me mashtrim. Ky është Edi Rama i vërtetë, që vetëm pak metra më tej firmosi legalizimin falas. Kjo është politika që shkatërroi vendin. Le ta marrë përgjigjen nga Kamza dhe gjithë Shqipëria. Më 25 Prill do ta largojmë duke votuar numrin 9 për të përfunduar procesin e legalizimit. Për të gjithë ata që meritojnë dhe do të kenë me planin tonë përfundimin e këtij procesi, ora e ndryshimit nuk ka të ndalur”, – tha Basha.

SPAK nis verifikimet për audiopërgjimin e Lames
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK tha të martën se do të verifikojë një audiopërgjim të publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame dëgjohet të rekomandojë që të mos u kthehet përgjigje pronarëve të 100 mijë objekteve informale që nuk plotësojnë kushtet për legalizim, pasi mund të kalojnë me palën tjetër. Në audiopërgjim, Lame përmend edhe një takim me kryeministrin, ndërsa lë të kuptohet se vetëm 60 mijë legalizime mund të bëhen, ndërsa pjesa tjetër prej 100 mijë objektesh janë të pabëshme. “…të tjerat janë të pabëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale, që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje, 100 mijë objekte, të cilët ne me vetëdije do vazhdojmë t’i mbajmë, se janë njerëz, po i the që nuk të bëhet ia hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër…,” dëgjohet të thotë Lame.

“…logjika është që ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë, pra do vazhdojmë të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur, sepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore, sepse do ta rishohim dhe njëherë e kështu me radhë,” sugjeron ai si përgjigje për qytetarët. Nga audiopërgjimi nuk është e qartë se cilët janë personat konkretë të cilëve u drejtohet Lame, ku është realizuar takimi dhe data e regjistrimit. Megjithatë, audiopërgjimi është një tjetër shembull i përdorimit të administratës publike dhe i procesit të legalizimit për qëllime elektorale. I pyetur nga BIRN nëse kishte nisur ndonjë hetim apo verifikim, kreu i SPAK, Arben Kraja tha se nuk kishte ndonjë kallëzim për këtë audiopërgjim. “Do e verifikojmë çfarë është,” tha ai për BIRN.

Drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame nuk iu përgjigj një kërkese për koment të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi. Megjithatë, në një postim në faqen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Facebook, Lame pranoi se diskutimi është bërë, por e zhvendosi atë pas në tetor apo nëntor të vitit 2017. “Aty jemi pas zgjedhjeve të atij viti, pra nuk mblidhemi për të blerë vota, se votat i kishim marrë,” pretendoi Lame. Si argument për pretendimin, Lame përmendi shifrat e legalizimeve, që sipas tij kanë ndryshuar. “Them ‘janë të vërteta për atë kohë’, sepse ndërkaq kemi ecur përpara. Pra, aty them 150 mijë legalizime, sot kemi tejkaluar 210 mijë,” shtoi Lame në postim. /Reporter.al

Meta: Zyrat e shtetit me taksidarë të krimit zgjedhor
Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas publikimit të audios ku kreu i Kadastrës Artan Lame jep udhëzime si të përdoren lejet e legalizimit për vota, duke e cilësuar këtë një krim zgjedhor. Meta ka kërkuar të nisë hetimi dhe të dalin para drejtësisë përgjegjësit, ndërsa i ka cilësuar zyrat e shtetit të mbushura me taksidarë që bëjnë biznes me votat. “ Një audio-përgjim tronditës, që provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve, shkelësve të ligjit dhe “taksidarëve” të biznesit kriminal të votës. Pres nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë, që meriton ndëshkim. I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës të krimit zgjedhor”, shkruan kreu i shtetit. Në fund ai paralajmëron partinë në pushtet; “Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!”./MAPO

Basha: Shqiptarët duan masivisht ndryshimin! Asgjë nuk mund të ndalë vullnetin e shumicës absolute për t’u bërë pjesë e BE

Lideri i opozitës, Lulzim Basha vazhdon të marrë mbështetje nga Perëndimi për zgjedhjet e 25 prillit. Këtë herë ai mori mbështetjen e Partisë Popullore Europiane, grupimit më të madh politik në Europë. Drejtuesit e PPE shprehën bindje se do jetë Basha që do e çojë Shqipërinë në BE.

Presidenti i PPE, Donald Tusk vlerësoi programin e Partisë Demokratike dhe tha se, Shqipërisë i duhet më shumë se kurrë ndryshimi. Ai gjithashtu u shpreh se Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian në mënyrë që të përmirësojë jetën dhe perspektivën. Besimin për këtë arritje, Donald Tusk e sheh tek Basha, -pasi sipas tij- kreu i opozitës është provuar se mund t’i realizoj arritjet e mëdha dhe provë për këtë kemi anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza për të gjithë shqiptarët.

Ndërsa zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, David Mcalister, tha se përparimi drejt Bashkimit Europian varet nga reforma të qëndrueshme. Duke i cilësuar si shumë të rëndësishme zgjedhjet e 25 prillit, Mcalister shprehu besimin tek Basha se do të mundësoj çuarjen përpara të reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal.

Duke i shprehur mirënjohje për mbështetjen që po i japin Partisë Demokratike dhe popullin shqiptar, Basha tha se, prioriteti i qeverisë së ardhshme do të jetë hapja e negociatave me Bashkimin Europian brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. Kreu i opozitës gjithashtu tha se hapja e vendeve të punës për të rinjtë do të bëjë të mundur ndalimin e valës masive të emigracionit që e ka vendosur Shqipërinë në krye të vendeve të botës mbi bazën e kapitalit në 8 vitet e fundit.

“Faleminderit miq të dashur, anëtarë të kryesisë së familjes sonë të Partisë Popullore Europiane. Më lejoni të filloj duke shprehur mirënjohjen time dhe ekipit tim dhe të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike që u keni gjetur kohë për të mbështetur Shqipërinë dhe popullin shqiptar, për të mbështetur aspiratat europiane të shqiptarëve. Prioriteti ynë është të hapim rrugën e negociatave dhe ta bëjmë Shqipërinë një anëtare të plotë të Bashkimit Europian.

Kjo nuk do të jetë një rrugë e lehtë por me mbështetjen tuaj dhe mbështetjen e vendeve anëtare që janë pjesë e familjes sonë të madhe ne kemi qenë në gjendje të tregojmë se kur jemi të bashkuar në qëllim dhe jemi të përkushtuar për të ndërmarrë reforma të vërteta, kjo ka funksionuar për t’i sjellë shqiptarët më pranë Bashkimit Europian. Ndihem i bekuar, ne të gjithë jemi të bekuar me miq si ju, me ndihmën që ju keni dhënë gjatë gjithë këtyre viteve që bënë të mundur që shqiptarët të arrinin një moment historik, një ëndërr që ishte lëvizja pa viza në Europë.

Sot dua të ritheksoj angazhimin tonë për të rihapur rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë. Për 8 vite hapja e negociatave ka ngecur, dhe ky nuk është dështimi i BE-së. Populli shqiptar e kupton shumë mirë se ky është vetëm dështimi qeverisë e cila nuk i ka përmbushur reformat e nevojshme në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara. Unë ju siguroj sot se ky është angazhimi im, angazhimi i ekipit tonë, i Partisë Demokratike para popullit shqiptar që pas zgjedhjeve të 25 Prillit brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re të hapim negociatat për anëtarësim në BE. Të gjithë shqiptarët e kuptojnë që anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian është e vetmja garanci për një ekonomi më të fortë, për investime të huaja që ofrojnë punë dhe paga më të mira, për forcimin e demokracisë së institucioneve dhe sundimin e ligjit, për forcimin e konkurrencës për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Hapja e vendeve të punës për të rinjtë tanë do të bëjë të mundur ndalimin e valës masive të emigracionit që e ka vendosur Shqipërinë në krye të vendeve të botës mbi bazën e kapitalit në tetë vitet e fundit. Shqiptarët duan masivisht ndryshimin dhe ne e kemi vënë theksin te pjesëmarrja që të gjithë të dalin dhe të votojnë masivisht për ndryshimin, për numrin 9, për Aleancën për ndryshim. Është në duart e tyre të përcaktojnë fatin e familjeve të tyre dhe fatin e vendit tone. Asgjë nuk mund të ndalë vullnetin e shumicës absolute të shqiptarëve për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, për të përmirësuar ekonominë dhe për të mbajtur të rinjtë tanë në shtëpi dhe për t’ju mundësuar të rinjve tanë të qëndrojnë në vendin tonë duke ju garantuar atyre punësim përmes investimeve shqiptare dhe të huaja, për një e ardhme më të mire për të gjithë.  Dhe kjo është arsyeja për sloganin tonë “Bashkë për ndryshim, Shqipëria fiton”.

Është një përgjegjësi e madhe për Partinë Demokratike dhe për mua nesër të jem në krye të popullit më pro-europian në botë dhe të jem pjesë e një familjeje politike që dominon sot Bashkimin Europian. Unë e di që kemi shumë punë për të bërë së bashku për t’i kthyer në suksese sfidat më të cilat po përballemi. Kështu punuam për liberalizimin e vizave, një proces shumë kompleks siç e dini shumë mirë pasi nënkryetari e theksoi gjatë bisedës time të fundit me të, se kishte shumë skepticizëm nga vendet anëtare por ne e bëmë atë realitet.

Së bashku ne e bëmë atë të mundur ashtu siç bëmë edhe me anëtarësimin në NATO. Shqiptarët sot e dinë se pa Europën ne nuk mund të ndërtojmë një ekonomi më të fortë. Dhe unë shpresoj dhe jam mirënjohës për mbështetjen e familjes sonë politike, për mbështetjen tuaj, për mbështetjen e të gjithë miqve tanë të dashur, për mbështetjen e vendeve anëtare për ta realizuar atë që presin sot shqiptarët, për të hapur negociatat në njëqind ditët e para të qeverisë tonë”, tha Basha.

David McAllister: Zgjedhjet e 25 Prillit, jetike për konsolidimin dhe rinovimin e demokracisë shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me drejtues të Partisë Popullore Eropiane. Kreu i opozitës mori mbështetje të fortë nga grupimi më i madh politik europian për zgjedhjet e të dielës.

Presidenti i PPE Donald Tusk, vlerësoi programin e Partisë Demokratike dhe tha se Shqipërisë i duhet më shumë se kurrë ndryshimi. Ai gjithashtu u shpreh se Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian në mënyrë që të përmirësojë jetën dhe perspektivën.

Ndërsa zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, David Mcalister, tha se përparimi drejt Bashkimit Europian varet nga reforma të qëndrueshme. Duke i cilësuar si shumë të rëndësishme zgjedhjet e 25 prillit, Mcalister shprehu besimin tek Basha se do të mundësojë çuarjen përpara të reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal.

“I dashur Lulzim Basha, më lejoni të them se vërtet mund të mbështeteni në përkrahjen e Partisë Popullore Europiane. Ju urojmë të gjitha të mirat për këto zgjedhje kaq të rëndësishme për vendin tuaj. Siç e dini, i dashur Lulzim, të dashur miq në Tiranë, në Parlamentin Europian po ndjekim nga afër situatën në Shqipëri.

Më lejoni të komentoj orientimin e qartë pro-europian dhe afatgjatë të PDSH-së siç e përshkroi Presidenti Tusk në fjalën e tij. Por nga ana tjetër Raporti i Parlamentit Europian thekson se përparimi drejt pranimit varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme në të gjithë fushat themelore duke filluar me shtetin e së drejtës, funksionimin efektiv të institucioneve demokratike, të administratës publike si dhe ekonomisë.

Ju e dini shumë mirë i dashur Lulzim Basha se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje. Ne besojmë qe ju do te mundësoni çuarjen përpara të reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe natyrisht, marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal. Këto aspekte janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit tuaj të mrekullueshëm. Për ta finalizuar, raporti shpreh qartë citimin: Zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë jetike për konsolidimin dhe rinovimin e demokracisë shqiptare dhe arritjen e një niveli më të lartë të stabilitetit politik. Të dashur miq të PDSH-së, ju uroj në ditët e ardhshme, ju keni mbështetjen e Partitë Popullore Europiane”, tha David McAllister.

Një ditë në fushatë me Flamur Nokën, kandidat i PD për Kamzën, Paskuqanin, Vorën dhe Zallherin 

Flamur Noka: Ajo që na duhet është të shkojmë masivisht në votime të dielën. Të ndëshkojmë Edi Ramën për dështimet dhe mashtrimet e tij. T’i japim besim PD dhe Lulzim Bashës për të bërë ndryshimin e madh!

#Voto9️⃣VotoPD
#ShqipëriaFiton

Presidenti i PPE thirrje shqiptarëve: Nëse doni ndryshimin, votoni ndryshimin! Basha do të realizojë integrimin në BE

• Presidenti PPE Tusk thirrje shqiptarëve: Nëse doni ndryshimin, votoni ndryshimin. Votoni 9! Shqipëria fiton

• Presidenti PPE Tusk: Basha dhe ekipi i tij do të realizojnë integrimin e Shqipërisë në BE

• David McAllister: Zgjedhjet e 25 prillit, vendimtare për demokracinë shqiptare

• Basha: Do ta bëjmë Shqipërinë anëtare të plotë në Bashkimit Europian

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me drejtues të Partisë Popullore Eropiane. Presidenti i PPE Donald Tusk, vlerësoi programin e Partisë Demokratike dhe tha se Shqipërisë i duhet më shumë se kurrë ndryshimi. Ai gjithashtu u shpreh se Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian në mënyrë që të përmirësojë jetën dhe perspektivën. Besimin për këtë arritje, Donald Tusk e sheh tek Basha, -pasi sipas tij- kreu i opozitës është provuar se mund t’i realizoj arritjet e mëdha dhe provë për këtë kemi anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza për të gjithë shqiptarët.

“Të dashur përfaqësues të EPP, i dashur president, i dashur Lulzim, të dashur anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, miq të dashur, është kënaqësi të jemi bashkë sot, përpara zgjedhjeve shumë të rëndësishme parlamentare të dielën më 25 Prill. Nuk ka mbetur shumë kohë, por unë shoh me shumë admirim programin tuaj zgjedhor dhe gjendjen shpirtërore dhe energjinë pozitive të fushatës suaj. Pas gjithë këtyre viteve të fundit është bërë shumë e qartë se Shqipëria meriton më shumë, se ajo meriton ndryshim. Shumë shqiptarë janë larguar nga vendi. Kjo është një arsye më shumë që Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian në mënyrë që të përmirësojë jetën dhe perspektivën për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Si president i familjes më të madhe të Partisë Popullore Evropiane, e cila përfaqëson sot shumë grupime parlamentare dhe parti europiane, unë jap mbështetjen time të plotë për Partinë Demokratike dhe kam besim se Lulzim Basha dhe ekipi i tij do të realizojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Partia Demokratike dhe personalisht Lulzim Basha tashmë kanë provuar se mund të bëjnë shumë për Shqipërinë pasi bënë të mundur anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza për të gjithë shqiptarët. Sot unë rikujtoj këtë përvojë dhe udhëheqje të rëndësishme, e cila është shumë e nevojshme edhe tani.

Fatkeqësisht viti i kaluar ka shënuar skandale korrupsioni, krim të organizuar, një rrjedhje të madhe të trurit, blerje votash dhe papunësi. Kjo është arsyeja pse unë i besoj programit të Partisë Demokratike me fokusin për të rregulluar ekonominë me fondet e nevojshme që do të rikthejnë investitorët, krijojnë vende të reja pune, mbështetjen e familjeve dhe biznesit të mesëm, palcën e shoqërisë shqiptare e cila do të investojë në edukim dhe kujdesin shëndetësor dhe do të rikthejë besimin tek institucionet. Për më tepër, unë shoh ekipin tuaj shumë përfaqësues të grave dhe të rinjve, gjë që gjithashtu më bën të shpresoj se ky ndryshim mund të jetë i suksesshëm. Partisë Demokratike i duhet shumica parlamentare për të pasur sukses. Thirrja ime sot për qeverinë është që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mos përdor paratë e pista, presion mbi njerëzit dhe blerjen e votës për të prishur zgjedhjet.

Shpresoj që njerëzit do ta kuptojnë se nëse duan ndryshimin, duhet të votojnë për ndryshim. Votoni 9! Shqipёria fiton!”, tha Donald Tusk.

Ndërsa zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, David Mcalister tha se, përparimi drejt Bashkimit Europian varet nga reforma të qëndrueshme. Duke i cilësuar si shumë të rëndësishme zgjedhjet e 25 prillit, Mcalister shprehu besimin tek Basha se do të mundësoj çuarjen përpara të reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal.

“I dashur Lulzim Basha, më lejoni të them se vërtet mund të mbështeteni në përkrahjen e Partisë Popullore Europiane. Ju urojmë të gjitha të mirat për këto zgjedhje kaq të rëndësishme për vendin tuaj. Siç e dini, i dashur Lulzim, të dashur miq në Tiranë, në Parlamentin Europian po ndjekim nga afër situatën në Shqipëri.

Më lejoni të komentoj orientimin e qartë pro-europian dhe afatgjatë të PDSH-së siç e përshkroi Presidenti Tusk në fjalën e tij. Por nga ana tjetër Raporti i Parlamentit Europian thekson se përparimi drejt pranimit varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme në të gjithë fushat themelore duke filluar me shtetin e së drejtës, funksionimin efektiv të institucioneve demokratike, të administratës publike si dhe ekonomisë. Ju e dini shumë mirë i dashur Lulzim Basha se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje. Ne besojmë qe ju do te mundësoni çuarjen përpara të reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe natyrisht, marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal.

Këto aspekte janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit tuaj të mrekullueshëm. Për ta finalizuar, raporti shpreh qartë citimin: Zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë jetike për konsolidimin dhe rinovimin e demokracisë shqiptare dhe arritjen e një niveli më të lartë të stabilitetit politik. Të dashur miq të PDSH-së, ju uroj në ditët e ardhshme, ju keni mbështetjen e Partitë Popullore Europiane”, tha David McAllister

Duke i shprehur mirënjohje për mbështetjen që po i japin Partisë Demokratie dhe popullin shqiptarë, Basha tha se prioriteti i qeverisë së ardhshme do të jetë hapja e negociatave me Bashkimin Europian brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. Kreu i opozitës gjithashtu tha se hapja e vendeve të punës për të rinjtë do të bëjë të mundur ndalimin e valës masive të emigracionit që e ka vendosur Shqipërinë në krye të vendeve të botës mbi bazën e kapitalit në 8 vitet e fundit.

“Faleminderit miq të dashur, anëtarë të kryesisë së familjes sonë të Partisë Popullore Europiane. Më lejoni të filloj duke shprehur mirënjohjen time dhe ekipit tim dhe të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike që u keni gjetur kohë për të mbështetur Shqipërinë dhe popullin shqiptar, për të mbështetur aspiratat europiane të shqiptarëve. Prioriteti ynë është të hapim rrugën e negociatave dhe ta bëjmë Shqipërinë një anëtare të plotë të Bashkimit Europian.

Kjo nuk do të jetë një rrugë e lehtë por me mbështetjen tuaj dhe mbështetjen e vendeve anëtare që janë pjesë e familjes sonë të madhe ne kemi qenë në gjendje të tregojmë se kur jemi të bashkuar në qëllim dhe jemi të përkushtuar për të ndërmarrë reforma të vërteta, kjo ka funksionuar për t’i sjellë shqiptarët më pranë Bashkimit Europian. Ndihem i bekuar, ne të gjithë jemi të bekuar me miq si ju, me ndihmën që ju keni dhënë gjatë gjithë këtyre viteve që bënë të mundur që shqiptarët të arrinin një moment historik, një ëndërr që ishte lëvizja pa viza në Europë.

Sot dua të ritheksoj angazhimin tonë për të rihapur rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë. Për 8 vite hapja e negociatave ka ngecur, dhe ky nuk është dështimi i BE-së. Populli shqiptar e kupton shumë mirë se ky është vetëm dështimi qeverisë e cila nuk i ka përmbushur reformat e nevojshme në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara. Unë ju siguroj sot se ky është angazhimi im, angazhimi i ekipit tonë, i Partisë Demokratike para popullit shqiptar që pas zgjedhjeve të 25 Prillit brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re të hapim negociatat për anëtarësim në BE.

Të gjithë shqiptarët e kuptojnë që anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian është e vetmja garanci për një ekonomi më të fortë, për investime të huaja që ofrojnë punë dhe paga më të mira, për forcimin e demokracisë së institucioneve dhe sundimin e ligjit, për forcimin e konkurrencës për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Hapja e vendeve të punës për të rinjtë tanë do të bëjë të mundur ndalimin e valës masive të emigracionit që e ka vendosur Shqipërinë në krye të vendeve të botës mbi bazën e kapitalit në tetë vitet e fundit. Shqiptarët duan masivisht ndryshimin dhe ne e kemi vënë theksin te pjesëmarrja që të gjithë të dalin dhe të votojnë masivisht për ndryshimin, për numrin 9, për Aleancën për ndryshim.

Është në duart e tyre të përcaktojnë fatin e familjeve të tyre dhe fatin e vendit tone. Asgjë nuk mund të ndalë vullnetin e shumicës absolute të shqiptarëve për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, për të përmirësuar ekonominë dhe për të mbajtur të rinjtë tanë në shtëpi dhe për t’ju mundësuar të rinjve tanë të qëndrojnë në vendin tonë duke ju garantuar atyre punësim përmes investimeve shqiptare dhe të huaja, për një e ardhme më të mire për të gjithë. Dhe kjo është arsyeja për sloganin tonë “Bashkë për ndryshim, Shqipëria fiton”.

Është një përgjegjësi e madhe për Partinë Demokratike dhe për mua nesër të jem në krye të popullit më pro-europian në botë dhe të jem pjesë e një familjeje politike që dominon sot Bashkimin Europian. Unë e di që kemi shumë punë për të bërë së bashku për t’i kthyer në suksese sfidat më të cilat po përballemi. Kështu punuam për liberalizimin e vizave, një proces shumë kompleks siç e dini shumë mirë pasi nënkryetari e theksoi gjatë bisedës time të fundit me të, se kishte shumë skepticizëm nga vendet anëtare por ne e bëmë atë realitet.

Së bashku ne e bëmë atë të mundur ashtu siç bëmë edhe me anëtarësimin në NATO. Shqiptarët sot e dinë se pa Europën ne nuk mund të ndërtojmë një ekonomi më të fortë. Dhe unë shpresoj dhe jam mirënjohës për mbështetjen e familjes sonë politike, për mbështetjen tuaj, për mbështetjen e të gjithë miqve tanë të dashur, për mbështetjen e vendeve anëtare për ta realizuar atë që presin sot shqiptarët, për të hapur negociatat në njëqind ditët e para të qeverisë tonë”, tha Basha.

Meta paralajmëron Ramën: Po preke 1 votë, populli do të ndjekë kudo të jesh

Presidenti Ilir Meta duke folur për kryeministrin Edi Rama, e ka quajtur këtë të fundit një kukull që kurdiset në rajon për të minuar të ardhmen e Shqipërisë.

Në një intervistë në “TV1 Channel”, Meta paralajmëron Ramën se do t’ia presë duart atij dhe kujtdo tjetër që guxon të vjedhë votat.

“Rama është një kukull qe dihet nga kurdiset ne rajon, për të minuar te ardhmen e Shqipërisë. Edi Ramen e paralajmëroj nga Shkodra se do t’ja pres duart atij dhe kujtdo tjetër banditi qe guxon te preke votat. Presidenti do nxjerre dekrete për mbrojtjen e votës së lirë.

Për këtë të jete i qartë Rama dhe banditët e tij. I gjithë populli do jetë ushtar dhe do ta ndjekë Ramën kudo qe të jetë nëse prek 1 votë”, është shprehur Meta.

Kryemadhi: I bëra bllok Ilirit në telefon, na pajtoi Basha

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka deklaruar sot në “Opinion”, se ajo dhe bashkëshorti i saj, Presidenti Meta janë zënë dhe konfliktuar së fundi për çështje politike.
Ndër të tjera Kryemadhi tha se personi që ka ndërhyrë për t’i pajtuar është pikërisht kreu i PD, Lulzim Basha.

“Ka qenë block në telefonin tim, zihemi me mesazhe, shahemi me mesazhe dhe zoti Basha ka qenë ndërmjetësuesi për t’u takuar. Zihemi për çështjet e zgjedhjeve, sepse ajo që unë mendoj është që çështja e procesit zgjedhor kërkon fokusim të gjithë institucioneve. Ajo që është më e rëndësishme , presidenti, Kryeministri, Policia, Prokuroria dhe Gjykata janë institucione dhe duhet të jenë shumë korrekte”, tha Kryemadhi.

Ndërhyrjes së gazetarit Blendi Fevziu, nëse Rama ka qenë pajtues i gjaqeve, Kryemadhi iu përgjigj: Sigurisht. Basha është në unison me zotin Meta, unë jam më agresive, më radikale. Meta e ka falur nja 7 herë Ramën, Kryemadhi nuk e ka falur asnjëherë Edi Ramën

Gazetari Buzhala: Të hënën Kryeministër është Lulzim Basha

Gazetari Berat Buzhala beson se zgjedhjet e 25 Prillit i fiton opozita dhe ditën e hënë kryeministër do të jetë Lulzim Basha. “Unë besoj se Rama nuk do të jetë Kryeministër pas të hënës. Asnjëherë s’e kam parë qytetarin shqiptar më me shumë ankth se kaq për zgjedhjet.

Edhe taksisti edhe kamerieri më shikojnë dhe më thonë; Apo largohet ky? Shqipëria nuk duhet të prishë praktikën e pashkruar që pas 8 viteve pushteti duhet ndryshuar” tha ai. Por ka një frikë. “Shpresojmë që të mos deformohet vota”.

“Rama kishte dy mandate të plota, absolute. Në mandatin e tretë me kërkuar ndryshimin, po shikojmë një përpjeke dëshpëruese me vaksinimin që është e dyshimtë në vetvete në momentin që merret nga Turqia, ato nuk do të vijnë falas, një pjesë e sovranitetit do të shitet. Do të ishte më mirë me gjetur rrugë normale, si shtetet e tjera, përmes kontratave, pasi rrugët e shkurtra…”.

Gazetari i njohur ka një këshillë për qytetarët shqiptarë. “Mos vendoset vota me cfarë është thënë në dy javët e fundit, por cfarë është bërë në 8 vitet e fundit. Në 4 vitet e fundit, Shqipëria ka rënie me të gjithë matësit që vlerësohen shtetet”.

Ftesën e Ramës për Bashën për bashkëpunim pas zgjedhjeve, Buzhala e cilëson si makinacion të kryeministrit. Por a duhet të ketë një koalicion PS-PD? “Do të ishte fatale për Shqipërinë. E përjashtoj. Si pikë e parë nuk do të jetë nevojë, mes një koalicioni me PS dhe një me LSI, Basha do të zgjedhë LSI-në, pasi do të jenë të mjaftueshme, pasi shqiptarët nëse votojnë për ndryshim” tha ai.

Aleanca me Metën, tha më tej Buzhala është e vetmja goditje e shumicës socialiste që Bashës i prish punë, por për këtë, ai thotë se lideri i PD-së duhet të gjykohet pas 2 viteve si ka qeverisur nëse merr pushtetin. Protagonizmin e Ilir Metës nuk e shikon të tepruar, referuar momentit.

“Sikur të ishte kohë normale do të ishte e tepruar. Ilir Meta është pjesë e fushatës. Po bën një lloj dhënie të besimit të qytetarëve shqiptarë se unë ju garantoj që Ramën nuk e lë me vjedhur. Meta është i vetmi që nuk intimidohet nga Rama”.

Një letër e kryeministrit slloven për rishikimin e kufijve të Ballkanit riktheu edhe njëherë debatin në rajon, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se e kishte parë dhe diskutuar me Janez Jansha. Buzhala thotë se nuk ka gjë më të sigurt se të fillosh një luftë duke propozuar një ide të tillë, pra rishikimin e kufijve.

“Ideja e këmbimit të territoreve, nuk ka gjë më të sigurt se të fillosh një luftë duke propozuar një ide të tillë. Çmenduria më e madhe është që shqiptarët me kërkuar më shumë sesa kanë tash. Unë jam i bindur se Rama nuk e njeh as hartën e Kosovës. Ai e ka publikuar në faqen e tij në FB një hartë të Kosovës që është pjesë e Serbisë. Ndoshta edhe ka parë diçka, por nuk e di cila është harta reale, Rama ka qenë i manovruar, pasi Thaci ka pasur interes me notuar në këtë proces. Kur flet Rama për veriun e Kosovës nuk e di cfarë përfshinë” tha ai.

Pak ditë më parë presidenti serb, Vuçiç duke folur për zgjedhjet në Shqipëri tha se Basha dhe Berisha duan Shqipërinë e Madhe. Për këtë përfshirje të tij, Buzhala theksoi se “Më shumë është sabotazh i Vuçiç. Vuçiç e ka thënë për të frikësuar ndërkombëtarët, unë nuk besoj se Basha e ka në axhendë atë temë” përfundoi ai.

Autobusët që Rama merr me vete për të mbushur karriget në takimet elektorale

Kush po sheh tani takimin elektoral të Ramës në Elbasan po përballet me një pamje të mushur të stadiumit me qytetarë te këtij qyteti.

Por nga Elbasani në redaksinë e “standard” kanë mbërritur video e foto që tregojnë se për të mbushur stadiumin me miltantë e pjesëtarë të administratës, Balla ka sjellë autobuzë nga Librazhdi e fshatrat përeth.

Fotot e videot janë shkëputur nga vendqëndrimi pas stadiumit të Elbasanit, në rrethrrotullim të unazës që nga njëra anë të dërgon në Elabsana e nga ana tjetër drejt Librazhdit. Nga video shihet se si janë parkuar autobuzët e sjellë nga Balla për të paraqitur në publik një mbështetje të gjerë nga qytetarët. Pasi në të vërtetë qytetarët elbasanas qartazi e kanë braktisur Rilindjen.