Basha nuk ndalet, nga Durrësi në Selenicë, fitorja në prag
Destinacioni i radhës i fushatës përmbyllëse të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte Selenica. Në fjalën e tij para qytetarëve, Basha tha se e keqja largohet me votë, korrupsioni largohet me votë, mashtrimi e dështimi largohet me votë. Për këtë, kreu i opozitës u shpreh se vota për numrin 9 është shkon për infrastrukturën, për fermerët, për subvencionet, dhe mbi të gjitha për dinjitetin.
Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Selenicë.
Lulzim Basha:
Mirëmbrëma vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, rinia e Selenicës. Mirë se ju gjej ju medaljon i trimërisë, i fisnikërisë, i bujarisë dhe i historisë së lavdishme të Vlorës dhe të Shqipërisë. Për mua është një emocion i papërmbajtshëm të ndodhem këtu përsëri në mesin tuaj dhe të shoh në këtë ore të vonë të mbrëmjes dhe të shoh dritën e shpresës, të besimit dhe të fitores dhe të dëgjoj nga Devolli në Durrës, nga Saranda në Tropojë këngën e fitores për çdo shqiptar. Fitoren e Vlorës dhe Labërisë, fitoren e Sarandën, fitores për Selenicën, fitores më të madhe dhe më të thellë.
Përmes pjesëmarrjes më të madhe që ka njohur ndonjëherë Vlora dhe Shqipëria, sepse e madhe ka qenë barra këto tetë vite në familjet tuaja, në vatrat tuaja. Në gjokset e prindërve, në lotët e nënave, nga një njeri që erdhi, premtoi dhe tani vjen përsëri pa pikë trupi ju kërkon për herë të tretë votën dhe fjalën. Tetë vite nuk e mbaroi rrugën e premtuar, tetë vite zvarriti, tetë vite mashtrime për fermerët, tetë vite duhet të marrin fund për tre ditë e dy orë.
E keqja largohet me votë, korrupsioni largohet me votë, mashtrimi e dështimi largohet me votë. Duke u bërë të gjithë bashkë dhe duke votuar ditën e diel numrin 9. 9 për Selenicën, 9 për Vlorën, 9 për Labërinë, 9 për Shqipërinë. S’ka bërë asgjë për ju. Kjo është shtëpia juaj, kjo është Selenica juaj, e selenicarëve punëtorë dhe fisnikë. Dhe ju jap planin e qeverisë së ardhshme, se ne do ta bëjmë realitet. E kam parë Selenicën, e kam parë me sy, e kam parë me sy sa afër është. Vëllezër dhe motra, është kaq afër dhe kaq larg por ne jemi njerëzit e rrugës së kombit, ne jemi njerëzit e tunelit të Elbasanit. Ju jap fjalën, ne do ta bëjmë urën realitet brenda dy viteve të para dhe Selenica nuk do të jetë më një ishull i izoluar por një qendër e fuqishme që lidh bashkë krahinat më krenare të jugut, Mallakastrën, Vlorën, gjithë këto fshatra të bukura me prodhime të jashtëzakonshme.
Dhe po kështu këtë rrugë që zgjati 5 herë më shumë seç duhet të zgjaste, të premtuar dhe të stërpremtuar, dhe po kështu lotët e premtuara përsëri tani pas 8 viteve nga njeriu që bredh me 3D nën sqetull, me thesin e renave në shpinë, në 25 Prill Selenica ndahet nga 8 vite dështim. Selenica do të votojë ndryshimin, do të votojë numrin 9. Për infrastrukturën, për fermerët, për subvencionet, për lotin e 4 dhe urën dhe mbi të gjitha për dinjitetin, për prindërit tanë, për rininë e mrekullueshme të Selenicës. 3 ditë vendimtare në të cilat nuk është fati i partive politike, por është fati i çdo familje, i çdo familje shqiptare, i çdo prindi shqiptar, i nënave shqiptare, i bijave dhe bijve tanë, i fëmijëve të këtij vendi. Prandaj jemi të gjithë bashkë dhe bashkë do të sjellim ndryshimin për Selenicën. Bashkë për ndryshimin! Votoni numrin 9! Dhe kështu Selenica fiton! Shqipëria Fiton! e.k
Skandali/Policia zhduk pamjet e kamerave të sigurisë që filmuan krimin e bandës Rama-Balla në Elbasan
Gazetari i Klan ka konfirmuar se sipas policisë asnjë kamera sigurie nuk ka fiksuar pamjet e krimit zgjedhor të bandës Rama-Balla në Elbasan, ndësa Gazment Bardhi se qytetai i Elbasanit ka kamera sigurie kudo. Pra. duket se kemi të bëjmë me përpjekjen e policisë për të manipuluar ngjarjen e rëndë ku PS blinte vota në mes të Elbasanit si dhe provokoi konfliktin e armatosur.
Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit , Gazment Bardhi ka treguar në emisionin “Opinion” dinamikën e ngjarjes në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Bardhi pranoi që PD ka një strukturë për mbrojtjen e votës. Sipas Bardhit, struktura e PD ka ndaluar një person që do të jepte para për blerjen e votës dhe ka njoftuar policinë.
Por, në kohën që policia ka ndjekur procedurat dy grupet janë përplasu me armë zjarri, gjë e cila shkaktoi vdekjen e Xhuvanit.
“Në Elbasan me urdhër politik të Taulant Ballës është ngritur një strukturë kriminale në strukturë janë element të personave të krimit të organizuar të cilët prej ditësh janë përfshirë në krime zgjedhore, intimidim të qytetarëve dhe mbledhjen e kartave. Unë për këtë kam njoftuar SPAK, kam bërë kallëzim penal me emër e mbiemër që të marrin mbikëqyrje këta persona siç kamë vënë në dijen dhe trupin diplomatik. Policia këtu nuk reagon këtu. Ne kemi angazhuar individ që duan që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me dy fjalë ka patur dhe qytetarë të Elbasanit, këta janë individ profesionist pa precedent penal për të mbrojtur votën e qytetarëve të Elbasanit. Nuk ka asnjë rast të vetëm që këto grupe të kenë ndaluar automjete të tjera. Qytetarët terrorizohen nga bandat e Taulant Ballës.
Personat e PD nuk janë të armatosur, me përjashtim të Paplekajt i cili mban armë me leje dhe e mban në 24 orë. Me armë kanë qenë të pajisur individët e tjerë, Zona ka qenë me kamera, anëtarët e krimit të organizuar, personi që ka qëlluar i pari Klement Xhaferi dhe një shpur tjetër me makina të blinduara kanë sulmuar me armë natarët e strukturës së votës. Policia u ka kërkuar personave që të ndalojnë dhe në këtë moment shpura e tyre u ka drejtuar armët policisë. Janë plagosur dy ish-efektivë dhe më pas kanë ndërhyrë personat e strukturës së mbrojtjes së votës.”-tha Bardhi.
Mesditën e sotme rreth orës 14:00 në lagjen “5 Maji” përpara zyrës elektorale të PD-së në Elbasan ndodhi përplasja me armë me prapavijë politike. Në përfshirë ishin dy grupe, PS dhe PD. Nga grupi i PS-së, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij Eltjon Bodinaku.
Ndërkohë që nga grupi i PD-së u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç. Autori i vrasjes së Xhuvanit sipas policisë është Arbër Papleka, gjithashtu pjesë e PD-së në Elbasan. Konflikti mes palëve nisi pas denoncimit të grupit të PD-së se në zonën e “5 Majit” po lëvizte një makinë ku socialistët po shpërndanin lekë për zgjedhjet. Në kërkim për ngjarjen është shpallur Kelmend Xhaferri i njohur edhe si Kel Çami
Rama e pranon: Karriera ime mbaron të dielën nëse humb zgjedhjet
Rama deklaroi në “Real Story” në ‘News24’ se nëse PS-ja nuk merr shumicën në zgjedhjet e 25 prillit, ‘hallin’ do ia delegojë dikujt tjetër. Ndonëse Balla ia përsëriti edhe një herë pyetjen, Rama tha se nuk ecën me ‘sikur’.
“Nëse PS nuk merr shumicën që mua bashkë me shqiptarët më duhet për ta çuar Shqipërinë në majën ku mund të ngjitet, por s’i ka mandatet për të qeverisur dhe duhet që të fillojë të bëjë një proces nga halli, hallin do ia delegojë dikujt tjetër. PS nuk do mbarojë nëse mbaron karriera ime. PS do të vazhdojë.”, pohoi ai.
Bardhi: Klement Xhaferri qëlloi me armë në prani të policisë duke plagosur dy ish efektivët e policisë, më pas…
Gazment BARDHI
Të dashur qytetarë të elbasanit,
Fillimisht dua të shpreh në emër të Partisë Demokratike keqardhjen për ngjarjen e rëndë dhe ngushëllimet familjes së të ndjerit, si dhe shërim të shpejtë të gjithë personave të plagosur dhe efektives se Policisë së Shtetit. Asgjë nuk është më e rëndësishme se siguria publike, se jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Për këtë i kërkoj policisë dhe prokurorisë të kryejnë një hetim të plotë, profesional dhe transparent për gjithë ngjarjen, për shkaqet, motivet dhe autorët.
Konflikti politik i nxitur nga Partia Socialiste që prodhon tension cdo moment, në përpjekjen për të mbajtur pushtetin me cdo kusht, dhe për të mos lënë qytetarët të votojnë të lirë, nuk ndihmon Elbasanin, nuk e ndihmon procesin zgjedhor, nuk e ndihmon Shqipërinë dhe shqiptaret qe jane te etur per ndryshim.
Ajo që ka ndodhur sot është drejtpërdrejtë përgjegjësi e Taulant Ballës. Angazhimi i eksponentëve të krimit të organizuar në zgjedhje dhe nxitja për të kryer krime elektorale është përgjegjësi e tij. Ai po ben cdo gje te paligjshme, qe te ruaje privilegjet, qe te ruaje pushtetin e tij personal.
Taulant Balla nën panikun e humbjes po bashkepunon me bandat e tij, ne perpjekje per te organizuar si ne zgjedhjet e kaluara strukturat kriminale te blerjes se votes.
Sot kur morëm informacione te sigurta, që një automjet pa targa po levizste në lagjen 5 Maj, e drejtuar nga një person i quajtur Met Dafllaku, dhe në mes të ditës, në mes të lagjes, në mënyrë demostrative, po shpërndante para në këmbim të votave dhe po mblidhte karta identiteti, ne njoftuam strukturat e Mbrojtjes e Votës, te shkonin ta verifikonin. Strukturat e Mbrojtes se Votes kanë në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit, të pastër dhe asnjë precedent penal. Pasi kjo njesi e verifikoi informacionin, ato kanë kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. Është njoftuar drejtëpërdrejtë Drejtori i Policisë Vendore Elbasan.
Pas mbërritjes së disa efektivëve të Policisë së Shtetit, me në krye Nëndrejtorin e Policisë Elbasan, strukturat tona kanë kërkuar që Policia të kryejë veprimet proceduriale në përputhje me ligjin. Ndërkohë që Policia e Shtetit ka qenë duke kryer veprimet përkatëse, në ndihmë të shtetasit Met Dafllaku që po shpërndante para në këmbim të votës kanë ardhur një grup personash të tjerë, me disa makina, një pjesë e të cilave të blinduara. Ne keto makina ndodheshin anëtarë te krimit të organizuar, që janë denoncuar nga ana jonë në SPAK, por edhe publikisht si dhunuesit e qytetarëve të elbasanit në Ditën e Verës.
Ne kete moment, ne prezencë të Policisë së Shtetit, në tentativë për të mundësuar largimin e makinës dhe personit që po blinte vota, një nga personat qe dyshohet te jete Klement Xhaferri, por edhe shtetas të tjerë të paidentifikuar nga strukturat tona, ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të anëtarëve të Strukturës për Mbrojtjen e Votës. Aty kanë mbetur të plagosur Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, të dy ish punonjës të Policisë së Shtetit, pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votave në Elbasan. Në këtë moment ka pasur të shtëna me armë mes palëve.
Per kete ngjarje te rende qe cenon rende procesin elektoral ne nxisim prokurorinë të hetojë në mënyrë të plotë, të paanshme,
të shpejtë dhe transparente ngjarjen. E gjithë zona është e pajisur me kamera sigurie dhe pamjet mbi ngjarjen janë evidente dhe mund e duhet të bëhen publike.
Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi im, sic u dezinformua me dashje media. Unë jam prej ditës së parë në fushatë i shoqëruar nga të rinjtë dhe nga ekipi im, dhe nuk kam nevojë për badigardë.
Por po, ai është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Sipas informacioneve tona, si njohës i ligjit, menjëherë pas ngjarjes, është dorëzuar vetë në polici, për të sqaruar rrethanat e plota dhe për tu vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë.
I bëj thirrje të gjithë mbështetësve të Partisë Demokratike që të ruajnë qetësinë dhe të garantojnë zgjedhje të qeta, të lira dhe të ndershme në qarkun Elbasan.
Ne e refuzojmë dhunën. Elbasani meriton rend e qetësi, meriton zgjedhje të lira e të ndershme.
Berisha: Ngjarja në Elbasan krim i mirëfilltë i Edi Ramës dhe Taulant Ballës! Policia fsheh ngjarjen
Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se, Policia e Elbasanit i di shumë mirë rrethanat e ngjarjes së sotme, por nuk do t’i publikojë pasi po tenton të fshehë “krimin e partisë”.
Sipas Berishës, personi që humbi jetën në Elbasan nga përplasja me armë është i lidhur me Partinë Socialiste të Shqipërisë.
“Policia fsheh ngjarjen dhe policia e di shumë mirë pse ka ndodhur ngjarja. Problemi është se duhet të mbulojnë krimin e partisë. Ky është një krim i mirëfilltë i Edi Ramës edhe Taulant Ballës. Këtë humbjen po e përjetojnë të tmerruar. Ka fakte më absolute të lidhjes së tij si mishi me thoin me PS. S’mund ta mohojnë kurrsesi. Edhe pse është i PS, problemi është se PS e angazhoi në blerjen e votave”, tha Berisha.
Ai komentoi deklaratën e Bashës, i cili tha sot nga Durrësi se Partia Demokratike distancohet nga çdo akt dhune, por se do jetë e gatshme të mbrojë demokracinë.
Berisha u shpreh në “Ilva Now” se, askush nuk duhet të humbasë jetën, por përplasje të tilla thekson ai ndodhin pasi drejtësia nuk dënon personat problematikë, por i lë të lirë.
“Në një vend ku dënimi me vdekje nuk ekziston, asnjë njeri dhe në asnjë rrethanë nuk meriton vdekjen dhe vrasjen, por ka një gjë, ka një rrethanë vetëmbrojtje. Jo në asnjë rrethanë, Shqipëria është një vend që nuk ka dënimin me vdekje. Ata vrasin njeri- tjetrin, sepse këta nuk i fusin në burg”, tha Berisha.
Ish-lideri historik i PD, Sali Berisha tha se retorika e Bashës në këto zgjedhje është e qetë, në krahasim me atë të kryeministri të vendit, Edi Rama.
“Nuk ka ndonjë retorikë të ashpër nga PD në këto zgjedhje, nëse sheh retorikën mes Bashës dhe Ramës ndryshimi është si nata me ditën, Edi Rama kalon nga podiumi në podium, nga fyerja në fyerje”, tha Berisha.
Pampuri: PS shkelëse e ligjit dhe në Krrabë!
Orjola Pampuri u shpreh se, PS eshte shkelëse e ligjit dhe në Krrabë. “Ligji ndalon hapjen e zyrave elektorale partiake 300 metra prane qendrave te votimit. Në Krrabë zyra e PS eshte ngjitur me 2 qendra votimi, ne shkelje flagrante te Kodit Zgjedhor.
👉I bëj thirrje KQZ të marrë masa per zbatimin e ligjit, mbylljen e zyres prane vendit ku votojne banoret e Krrabes”, tha Pampuri.
Durrësi si kurrë më parë! Basha: Nuk ka forcë, banda dhe shitblerje votash të na ndalë! Ne e refuzojmë dhunën!
• Basha: Durrësi e di, dhe gjithë Shqipëria se e diela është dita e ndryshimit dhe e fitores më të madhe
• Basha nga Durrësi: Nuk ka force, banda dhe shitblerje votash te na ndale. Ne e refuzojmë dhunën dhe do ta mbrojmë demokracinë me çdo çmim.
Durrësi ishte ndalesa e radhës të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kreu i opozitës tha se Durrësi dhe e gjithë Shqipëria e di se e diela e është dita e ndryshimit dhe fitores më masive në historinë e Shqipërisë. Basha gjithashtu u shpreh se fitoren nuk ka korrupsion ta ndal, nuk ka shitblerje votash ta ndal, ne e refuzojmë dhunën, por ne do ta mbrojmë demokracinë me çdo çmim.
Fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Durrës
Mirë se ju gjejë vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, rini e Durrësit, në këtë mbrëmje magjepsëse, me zemrën e zemrës së Ilirisë dhe Shqiptarisë. Edhe 3 ditë e gjysmë e ndan Durrësin nga vota më masive për ndryshim, për çlirim, për bashkim, për fitore. Fitoren më të thellë, më të bukur, fitoren më të pastër e të merituar të këtij qyteti që bën krenarë çdo shqiptare e çdo shqiptar. Ndaj dua ta nis sot duke falenderuar miqtë e veçantë, që na janë bashkuar në këtë manifestim vullneti për këtë demokraci, për shtetin e së drejtës, për liri, për të drejta e njeriut, kryesinë e shoqatës atdhetare shqiptare-amerikano VATRA, për kontributin e saj në shekullin e kaluar nuk ka fjalë të shkruhet, po jam i bindur se me ta, me vëllezërit dhe motrat tona shqiptaro-amerikane, me diasporën e Durrësit dhe të mbarë Shqipërisë në Europë, së bashku do të çelim derën e merituar të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Sepse çdo durrsak dhe durrsake e di se ajo është rruga, rruga e vetme drejt mundësive, drejt mirëqenies, drejt lirisë, drejt demokracisë, drejt Durrësit siç e ëndërrojnë durrsakët. Buçet nga ky shesh si kurrë më parë, shkëlqen në sytë tuaj dielli që sapo perëndoi, e me këtë rast, më lejoni ti uroj nga zemra gjithë besimtarëve agjërim të lehtë e të pranuar! Por dielli mund të ketë rënë poshtë horizontit të kaltër të Durrësit të mahnitshëm, por nuk i ka lëshuar sytë e nënave durrsake, sytë e rinisë durrsake ndriçojnë këtë shesh, sepse Durrësi e di siç e di gjithë Shqipëria, dita e diel është dita e ndryshimit, është dita e fitores! Fitorja më e bukur dhe më e çmuar sepse nuk do ti takojë një partie as dhe një koalicioni por do ti takojë të gjithë durrsakëve, të gjithë shqiptarëve e të gjithë Shqipërisë, sepse qeveria e ndryshimit që ju do të sillni me votën tuaj për numrin 9 do ti takojë çdo shqiptare e çdo shqiptari.
8 vite të gjata, 8 vite të vështira, plot dështime dhe mashtrime, plot premtime të pa mbajtura dhe 3 ditë e gjysmë për të vendosur. Një pyetje do të marrë përgjigje më 25 Prill: A do durojë Durrësi edhe 4 vite të tjera pas 8 viteve të njeriut që nuk bëri asgjë, që nuk mbajti asnjë premtim, që qeverisi dhe qeveris Durrësin me banda, që shkel mbi intelektualët, qytetarinë, sipërmarrësit, fermerët, rininë, gratë, motrat, vajzat, nënat tona apo që për 8 vite me radhë ia kyçi portat Shqipërisë duke e ndalur në vendnumëro aspiratën e parë të shqiptarëve, Shqipërinë si gjithë Europa, për të cilën askush nuk mund të shkojë më mirë sesa ky port dhe ju qytetarë e këtij porti zemër bregdetare e kombit tonë edhe 4 vjet të tjera për atë që dështoj 8 vite me radhë, që e varfëroj dhe e bëri Durrësin një nga qytetet me emigracionin më të lartë në Shqipëri, në Ballkan, në Europë e në botë apo ndryshim, ndryshim, bashkë për ndryshim.
Kjo është thirrja që ushton e që ka bashkuar në mënyrën më të bukur në një familje të madhe, në një komunitet zemrash që rrahin me një qëllim t’ia kthejmë Durrësin durrsakëve, sepse Durrësi nuk është i një grushti qeveritarësh të korruptuar, sepse Durrësi nuk mund të jetë i oligarkëve, as i bandave, ky është Durrësi juaj dhe me 25 prill durrsakët të djathtë e të majtë, demokratë e socialistë do ta rimarrim Durrësin duke votuar numrin 9. Ky është Durrësi juaj, ky është vendi ynë me potenciale të jashtëzakonshme, por të vënë nën vargonj e korrupsionit, babëzisë oligarkisë dhe nën tekat e një njeriu të vetëm i cili pas 8 vitesh dështime e ka kuptuar sic e kanë kuptuar të gjithë shqiptarët se të dielën Rama humb dhe Shqipëria fiton! 9 për ndryshim, 9 për bashkim, 9 për të ardhmen tonë, 9 për ti dhënë fund krimit dhe korrupsionit, bandave, shit blerjes së votës sepse le ta dëgjojë e le ta shohë e gjithë Shqipëria këtë mbrëmje të bekuar nga zoti.
Këtë mëngjes e kam nisur në skajin më lindor, në Devoll, në Bilisht e po e mbyll në skajin më perëndimor, në Durrësin e lashtësisë, në Durrësin e vlerave. Dhe kudo buçet një thirrje, një vendim, bashkë për ndryshim, bashkë për ndryshim, bashkë për ndryshim. Këtë e di fare mirë edhe ai që për 8 vite ju la në baltë. Është shkaktari kryesor i vuajtjeve të nënave dhe të baballarëve tanë. Ndaj ditët e fundit i është vërsulur me marifetet e vjetra, por e ka kot. Le ta shohim njëri tjetrin në sy, shikojeni njëri tjetrin në sy, shikoni fuqinë, shikojeni energjinë e pandalshme të ndryshimit që po vjen.
Nuk ka forcë ta ndalë, nuk ka banda ta ndalin, nuk ka korrupsion ta ndal, nuk ka shitblerje votash ta ndal. Ne e refuzojmë dhunën, por ne do ta mbrojmë demokracinë me çdo çmim. Fitorja ka zbritur në zemrat tuaja. Do të jetë fitorja më e thellë, me përgjegjësia më e madhe, por tani e 3 ditë e gjysmë përpara, duke nderuar nga thellësia e zemrës si qytetarë, si prind, si shqiptarë, si patriot, të gjithë ata socialist të ndershëm durrsak që kanë dal hapur dhe janë bashkuar me bashkimin tonë për ndryshim! Dua t’i bëj thirrje çdo shqiptari e çdo shqiptareje, kështu nga ky barometër i pagabueshëm i demokracisë, nga ky Durrës i bukur, i fortë, trim dhe i gatshëm për t’u bërë lokomotivë e ndryshimit. Ejani, çohuni, mposhteni plogështinë.
25 prill nuk është dita e asnjë partie politike. 25 prilli është dita juaj nëna që të ndalni lotët për fëmijët e emigruar padrejtësisht. Është dita juaj baballarë që ta ngrëni kokën e të keni punësimin e pagat që meritoni. Është dita juaj o fermerë shqiptarë, të vetmit fermerë të kombit tim që nuk merrni subvencione dhe i shkatërroni produktet tuaja duke u zhytur vit pas viti në borxh, sepse është në dorën tuaj. Ju mund ta bëni ndryshimin realitet duke votuar numrin 9. Për fermerët e Durrësit dhe mbarë Shqipërisë që produktet e tyre të mrekullueshme të gjejnë tregun e duhur brenda dhe jashtë vendit, të ushqejmë fëmijët tanë e të jenë siç janë krenari e djersës së durrsakut, krenari e djersës së shqiptarit. Për rininë e mrekullueshme të Durrësit votoni numrin 9.
Ju nëna e baballarë që universitetet tona t’i edukojnë e t’i përgatisin si profesionistët më të aftë me talentin dhe aftësitë e tyre, të ç’kyçin ekonominë e re dhe këtu në Durrës, këtu në Shqipëri të gjejnë punën, të themelojnë familjen dhe t’i kthejnë gëzimin çdo shtëpie dhe çdo vatre të Durrësit. Dhe ju o rini e Durrësit, rini guximtare, rini e pamposhtur, rini e bukur durrsake, ditën e diel votoni për prindërit tuaj, për gjyshet dhe gjyshërit tuaj, për pensionistët e lënë pas dore, votoni për mijëra familje që edhe kur i goditi tërmeti i Zotit nuk i kurseu tërmeti i babëzisë dhe t’i japim fund plagëve të tyre.
Rini e Durrësit tre ditë e gjysmë na ndajnë nga fitorja, nga ndryshimi, duke votuar numrin, cilin numër? Kjo portë e bukur e Shqipërisë, kjo vitrinë europiane ku sytë e Europës brenda shpirtit të çdo durrsaku, shohin shpirtin europian, zemra perëndimore që rreh brenda këtij populli, le të shkëlqejë e të rrahë si asnjëherë masivisht drejt kutive të votimit. Mos lini asnjë pa çuar për të votuar sepse fitorja më e madhe, pjesëmarrja më e madhe do të sjellë ndryshimin që duam dhe meritojmë.
Bashkë për ndryshim!
Votoni numrin 9.
Zoti e bekoftë Durrësin!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Detaje të reja/ Banda e Suel Çelës qëlloi me armë shtabin e PD në Elbasan, policia ishte në vendngjarje
Një përplasje me armë ka tronditur Elbasanin, ku eksponentë kriminalë, të njohur si grupi i Suel Çelës, janë kapur nga shtabi elektoral i Gazment Bardhit janë kapur me një makinë, që shpërndante para për blerjen e votës. Nga kjo përplasje ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa janë plagosur katër persona, mes të cilëve dhe një punonjëse policie.
Vetëm katër ditë para zgjedhjeve, një përplasje me armë ka tronditur Elbasanin, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa katër të tjerë u plagosën, mes tyre dhe një punonjëse policie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00 në lagjen “5 Maji” në Elbasan, zonë e cila njihet për influencën që ka aty grupi kriminal i Çelajve.
Raportohet se ka qenë kandidati i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi,i cili ka ndaluar një automjet me para dhe karta identiteti që po bënte shitblerjen e votave, ku më pas kanë njoftuar shërbimet e policisë. Në mjetin me para mësohet se ka qenë dhe Klement Xhaferri, një eksponent i njohur kriminal, si pjesë e grupit të Suel Çelës, i cili njihet si mbështetës i Taulant Ballës.
Policia është vonuar për të shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa mes palëve kanë nisur fillimisht debatet verbale e më pas situata ka degjeneruar në konfrontime fizike. Gjatë përplasjes, personat që ishin në automjetin me para dhe karta identiteti kanë hapur zjarr në drejtim të mbështetësve të Partisë Demokratike, duke plagosur dy persona, konkretisht Emiljan Prenga, 39 vjeç, Pavlo Vuksani, 50 vjeç.
Kalimtarët janë tmerruar dhe janë munduar të largohen nga vendi i ngjarjes. Madje, banorët shprehen se e gjithë përplasja ka ndodhur në prani të dy drejtuesve lokalë të policisë.
Në këtë moment, mbështetësit e PD janë kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje. Konkretisht, Arbër Papleka ka nxjerrë armën personale që kishte me leje. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes ka mbërritur për mbështetjen e eksponentëve kriminalë të Partisë Socialiste edhe Pjerin Xhuvani me dhëndrin e tij, persona të njohur për policinë dhe që sulmuan simpatizantët e Partisë Demokratike për Ditën e Verës më 14 mars në Elbasan.
Në ato momente mësohet se ka mbërritur dhe një patrullë e repartit Shqiponja, ndërsa të shtënat kanë vijuar nga ana e grupit që shpërndante para. Pikërisht nga këto të shtëna mendohet se ka mbetur i vrarë edhe Pjerin Xhuvani, 46 vjeç dhe janë plagosur punonjësja e policisë Xhensila Sota, 27 vjeçe.
Burime policore thonë se Klement Xhaferri është shpallur në kërkim, por zyrtarisht policia hesht përballë të fortëve që tronditën Elbasanin.
Emrat e Suel Çelës dhe Klement Xhaferrit u përfshinë në vitin 2017 dhe në sulmin ndaj policisë, kur me një mjet Audi goditën mjetin e nëndrejtorit të policisë Elbasan Gjergj Oshafi. Por vetëm disa muaj më vonë, ata u shpallën të pafajshëm për shkak të mbrojtjes së fortë që kishin nga mazhoranca.
Dëshmitari për BIRN: Policia ishte aty kur ndodhi përplasja
Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në një konflikt me armë në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit, ndërsa katër persona të tjerë u plagosën, mes së cilëve edhe Xhensila Sota, një efektive e policisë që ndërhyri për të ndaluar konfliktin.
Por e gjithë përplasja ka ndodhur në sytë e policisë. Grupi i Kelmend Xhaferrit dhe Pjerin Xhuvanit duket se nuk e ka përfillur fare praninë në vendin e ngjarjes të një zyrtari të lartë policor.
Një dëshmitar okular i tha BIRN se kishte parë një grumbullim me njerëz dhe një debat me fjalë mes personave në dy makina të ndaluara në mes të rrugës. Dëshmitari tha se nuk kishte mundur të dëgjonte përse po përplaseshin personat, por tha se e pranishme në vendngjarje kishte qenë edhe policia.
Në një moment gjatë konfliktit janë përdorur armët, nga breshëria e së cilave mbeti i vrarë Xhuvani dhe u plagosën dhëndri i tij, një punonjëse e policisë dhe dy persona të tjerë. Dy prej të plagosurve janë dërguar në Tiranë në gjendje të rëndë.
Në rrugë, policia ka bllokuar një sërë provash materiale, përfshi një makinë pa targa.
Basha në Lushnje: Asgjë nuk do të na ndalë të dalim masivisht dhe të votojmë! Këto janë zgjedhjet më vendimtare

