25.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Kërcet arma në Vlorë, qëllohet me breshëri plumbash drejt një lokali

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë! Burimet bëjnë të ditur se është qëlluar me armë zjarri drejt një lokali në Novoselë.

Nuk dihet nëse ka të plagosur si pasojë e ngjarjes në fjalë. Policia dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

INFORMACION PARAPRAK

Më datë 21.04.2021, rreth orës 18:30, në fshatin Poro, Novosel, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se  është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj. N.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen  e plotë e rrethanave të ngjarjes, si dhe mbledhjen e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Video/ Bodigardi i Safet Gjicit godet qytetarin, banorët i dëbojnë nga takimi elektoral

Bodigardi i Safet Gjicit, kryebashkiakut monist të Kukësit, ka goditur një qytetar gjatë një takimi në fshatin Breki. Të revoltuar, banorët e zonës më pas kanë dëbuar nga takimi Gjicin dhe truprojën e dhunshëm. Denoncimi është bërë nga një qytetar i cili i është drejtuar me një mesazh ish-kryeministrit Sali Berisha.

Posimi i ish-Kryeministrit Berisha

Safet Gjici godet qytetarin me badigardin e tij në takim elektoral. Dënoj aktin banditesk të Gjicit të krimit ndaj qytetarit dhe përshëndes banorët e Topojanit për qëndrimin e tyre burrëror. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Doktor!

Badigardi i Safet Gjicit ka goditur duke përgjakur një banor të fshatit Breki, njësia administrative Topojan në Kukës, gjatë takimit elektoral. Safeti nuk përballon dot fjalët e tyre, u lëshon qentë e tij për t’i goditur. Pas incidentit, fshatarët i kthehen Gjicit dhe e përzënë bashkë me kandidaten e krimit në Kukës me bisht ndër shalë. Këta nuk kanë me argumentin e fjalës, kalojnë tek dhuna.

Ngjarja në Elbasan, gazetari: Kronikë e një vrasje të paralajmëruar!

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka reaguar për vrasjen në Elbasan duke e cilësuar si të paralajmëruar.

“Kronika e një vrasje të paralajmëruar… Asgjë jashtë parashikimeve…

“Dëshmori” i parë i zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021, është mjeku psikiatër Pjerin Xhuvani.

Ndërsa autori i dyshuar, një nga efektivët më të trajnuar të Forcave Speciale, që ka shërbyer 6 muaj në Afganistan si instruktor trajnimi i policisë afgane…”, shkruan Artan Hoxha.

Nga një përplasje me armë mbeti i vrarë sot Pjerin Xhuvani, ish-kryetar i LSI-së në Elbasan, ish-zyrtar dhe së fundmi simpatizant aktiv i Partisë Socialiste në degën e Elbasanit.

Policia thotë se përveç viktimës janë plagosur edhe katër persona, mes të cilëve edhe një efektive e Forcave Shqiponja, Xhensila Sota, në përpjekje për të ndaluar krimin. Të plagosurit e tjerë janë identifikuar si Emiliano Prenga, Eltion Bodinaku, i cili ishte dhëndri i viktimës Xhuvani, si dhe një tjetër person, i identifikuar si Pavlo Vuksani.

Ambasada e SHBA reagon për ngjarjen në Elbasan: Hetim të plotë çështjes, refuzoni dhunën!

Ambasada amerikane në Tiranë reagoi pas incidentit në Elbasan, ku si pasojë humbi jetën një person.

“Kemi ndjekur raportimet për dhunën në Elbasan sot, e cila përfundoi në vdekjen e një personi dhe plagosjen e të tjerëve. Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit.

Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen. Ambasadorja Kim i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe Kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë përmbajtje – dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë – ndërsa çështja është duke u hetuar.

Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme.

Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën.

Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër”, thuhet në reagim.

Anestezia, kjo është pajisja më e rëndësishme spitalore e cila ju mban në “Gjumë” gjatë operacionit

Nga Ermand MERTENIKA
(Inxhinier Biomjekësor)

Siç e dimë një pacient i cili do kryejë një operacion apo kirurgji invasive, aplikimi i narkozës ose anestezise gjenerale është e rëndësishme. Anestezia shkakton paralizë temporare (të përkohshme) duke e cuar pacientin sic I themi ndryshe ne “Gjume të manaxhuar”.

Aplikimi i anestezisë realizohet në rastin e kryerjen së një operacioni kirurgjikal sa më efektiv , pa dhimbje dhe për ti dhënë mundësine kirurgut të procedojë në mënyrë sa më optimale.

Por cfarë është anestezia dhe aparatura e anestezise dhe si funksionon ajo?

Anestezia është paraliza temporare e manaxhuar e cila aplikohet tek pacienti përpara ndërhyrjes kirurgjikale.

Aktualisht Anestezia kategorizohet në tre mënyra aplikimi.

– Anestezia Lokale (e cila aplikohet për ndonje nderhyrje të lehtë invasive , ajo shkakton mpirje të zonës ku do procedohet ndëryrja e lehte dhe përbërjet kimike më të aplikuara të anestezise lokane janë: Lidokaina, Mepivakaina , Prokaina etj të cilët kanë efekt të shpejtë në mpirjen e zonës ku do aplikohet ndërhurja e lehte.

– Anestezia Rajonale është një tipopologji anestetike e cila ndikon në mpirjen lokale të një zone të madhe të trupit përpara ndëryrjes kirurgjikale. Përbërjet kimike të cilët aplikohen jane: bupivakaina , fentalini të cilët kanë një efektivitet të shpejtë të efektit të mpirjes (Paraliza temporare).

– Anestezia Gjenerale (e pergjithshme është tipologjia e paralizës temporare të pergjithshme të organizmit, ndryshe e thënë venia në gjumë të manaxhuar të pacientit përpara ndëryrjes kirurgjikale (Kuptohet kemi të bëjmë me ndërhyrje kirurgjikale invasive të mëdha ku paraliza temporare e manaxhuar e organizmit është mandatore (shumë e rëndesishme të përdoret).

(Përbërjet kimike të cilët aplikohet për të aplikuar anestezine gjenerale janë ( Oksidi i Azotit, Eteri, Halotani, Izoflurani, Sevoflurani, Enflurani, Desflurani etj.

Anestezia e përgjithshme aplikohet në dy mënyra:

1- Më anë të inhalimit ( pra thithjes së gazeve anestetike dhe oksigjenit duke absorbuar elementet anestetike te permendur më parë per ti humbur koshiencën pacientin perpara operacionit.

2- Me anë të injektimit intra-venoz të cilët aplikohen medikamente kimike të tjera si: tiopenton, ketamine, fentalin për të shpejtuar procesin e paralizës ose vënies në gjumë te pacientit.

Sistemi i anestezise është një aparaturë disi e komplikuar e cila mikson në një raport shumë të saktë të caktuar elementet si Oksigjen, Ajer dhe Gazet Anestetike në organizmin e njeriut.

Aparatura e Anestezise përbëhet nga katër pjesë kryesore

1- Respiratori i integruar në sistem dhe sistemi i inhalimit të gazit anestetik

2- Miksuesi, përzjerësi i gazeve të anestezise

3- Sistemi i absorbimit të dioksidit të karbonit dhe lageshtisë

4- Monitori i pacientit I cili vazhdimisht monitoron vlerat jetike të pacientit gjate ndërhyrjes kirurgjikale.

1- Respiratori i integruar dhe sistemi i inhalimit të raportit te gazeve anestetike.

Gjatë procesit të anestezise ndodh që pacienti nuk mund të realizoje frymëmarrje të kontrolluar dhe është e rëndesishme aplikimi i ventilatorit të reanimacionit të integruar në sistemin e anestezise duke ndihmuar fryme-shkembimin e pacientit.

2- Sistemi i miksimit të gazeve anestetike shërben për të përzier gazet në një raportë shumë të saktë për ta aplikuar tek pacienti nepermjet frymemarrjes.

Sistemi i aplikimit intra-venoz i përbërjeve anestetike shërben për të injektuar këtë përbërje nëpërmjet venave.

3- Sistemi i absorbimit të dioksidit të karbonit dhe lagështise është një strukturë e mbushur me Hidroksid Kaliumi ose Hidroksid Natriumi për të përthitur lagëstirën dhe dioksidin e karbonit.

4- Monitori i pacientit është shumë i rëndësishem në sistemin e anestezisë pasi monitoron në mënyre shumë të saktë vlerat jetësore të pacietit gjate kirurgjise.

Rëndësia e aplikimit të saktë dhe të kujdesshem të aparaturës së anestezisë

Aplikimi i anestezisë realizohet nga mjeku reanimator ose anestezisti i trajnuar mire sepse është shumë e rëndesishme percaktimi I raportit të gazeve anestetike të cilët do aplikohet tek pacientit pasi një raporti qofte dhe I vogel dhe i gabuar mund të shkaktojë një gjëndjen akute të pacientit gjate operacionit duke e cuar në vdekje të menjehershme.

Krahas Respiratoreve , aparatura e anestezise duhet të mirëmbahet , te pastrohet , te konfigurohet dhe kalibrohet në mënyrë të vazhdueshme dhe kujdesi në përdorim duhet të jetë shumë i madh pasi është një aparaturë e ndërhyrjes së drejtëpërdrejte tek pacienti gjatë kirurgjisë duke e manaxhuar paralizën e përkohshme të pacietit.

Trajnimi i mjekut reanimator dhe anestezist është shumë i rëndësishëm pasi një gabim i vogël në manaxhimin jo të mirë të pajisjes mund të shkaktojë një situatë emergjente tek pacienti.

Shkaqet e humbjes se jetëve te pacienteve nga Anestezia.

1- Deshtimi I qarkullimit te gjakut si rezultati I hipovelamise ne perzjerje me gazet anestetike nga mbidoza (Overdoza e gazeve anestetike)

2- Hipoksia (Renia e oksigjenit ne gjak ) dhe Hipoventilimi (ventilimi I ulet i respiratorit)

3- Hipertermia Malinje (nje semundje e rralle gjenetikisht e trashegueshme e cila ka te beje me rritjen e larte te temperatures nga perberjet kimike te anestezise)

4- Mungesa e vigjilences se mirembajtjes se raportit te gazeve apo produkteve anestetike gjate kirurgjise.

Përpara aplikimit të anestezisë është shumë e rëndësishme kryerja e analizave të gjakut dhe të gazeve në gjak pasi në varësi të këtyre analizave përcaktohen raportet anestetike të elementeve kimike të cilët do aplikohen tek pacienti përpara kryerjes së procedurës kirurgjikale.

Video/ Këlliçi kap në flagrancë zyrtarët duke shpërndarë ushqime me makinë në Vaqarr në këmbim të votës

Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi denoncoi para pak minutash tentativën e përfaqësuesve të Komunës Vaqarr në Tiranë për të shpërndarë ushqime në këmbim të votave.

Këlliçi së bashku me banorët e zonës kanë bllokuar një makinë që kishte brenda ushqime.

Sipas Këlliçit, makina ishte e komunës së Vaqarrit dhe brenda ka qenë djali i xhaxhait të kryetarit të komunës, Gentian Myrto, por që në atë moment ishte zhdukur.

Në pritje të ardhjes së prokurorit dhe në prani të forcave të policisë, Belindi ka shpërndarë edhe videon e mëposhtme, për të denoncuar një tjetër skandal elektoral.

Tabaku me themelues të PD, intelektualë e pedagogë: Të gjithë brezat e PD janë bërë bashkë për ndryshimin 

Themelues të Partisë Demokratike, studentë të Dhjetorit 1990, intelektualë e pedagogë u bënë bashkë për të mbështetur kandidaten për deputete të Partisë Demokratike, Jorida Tabakun.
Ishte një bashkim i të gjithë brezave në Partinë Demokratike, në frymën e ndryshimit që po vjen për vendin.
Në një takim të i organizuar në Qytetin Studenti, aty ku shpërtheu revolta e studentëve, që rrëzoi regjimin komunist dhe e hapi vendin drejt Europës, mesazhi i tyre ishte i qartë: Shqipëria ka nevojë për ndryshim, për t’u kthyer në normalitet, për të realizuar ëndrrën europiane dhe për të pasur një qeveri që punon për njerëzit, duke u dhënë zgjidhje problemeve në cdo sektor.
Themelues të Partisë Demokratike, si Aleksandër Biberaj, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Arben Demeti, Neritan Ceka e të tjerë theksuan faktin se Partia Demokratike është një parti që në zemër të saj ka intelektualët dhe pasionin për të punuar për vendin, për ta bërë atë pjesë të Bashkimit Europian.
“Intelektualët dhe mendjet e vendit, këtu në Partinë Demokratike e kanë patur strehën”, nënvizoi zonja Tabaku.
Pjesëmarrësit, mes të cilëve ishin pedagogë të shquar që në këto zgjedhje kanë vendosur ta shfaqin publikisht mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike, vlerësuan gjithashtu programin qeverisës të kësaj force politike, duke shprehur besimin se zbatimi i tij do ta fusë vendin edhe njëherë në rrugën e duhur të integrimit.
Zonja Tabaku, nga ana e saj, u shpreh se me themeluesit, intelektualët e pedagogët ka diskutuar për të gjitha çështjet që prekin sot shoqërinë shqiptare, arsimin, shëndetësinë, ekonominë, punësimin, tregun, konkurrencën, korrupsionin dhe administratën shtetërore. Ajo tha se këto diskutime do të vijojnë edhe pas 25 prillit, për të pasur një qeverisje që kërkon zgjidhje për problemet e vendit dhe qytetarëve.
Nga ana tjetër, ajo foli me shqetësim për presionin që po i bëhet administratës, “në një nivel që ka kaluar përtej çdo limiti që ka përdorur çdo forcë politike që ka qenë në pushtet”.
Por ajo e siguroi administratën publike se “kushdo që është në punë, për vite, me integritet, i pakorruptuar do jetë atje dhe nuk do ta gjejë asgje e keqe”.
Ajo garantoi gjithashtu se procesi i vaksinimit dhe i rindërtimit do të vijojë edhe më mirë dhe më shpejt sesa është bërë deri tani.
TAKIMI
Aleksandër Biberaj: Mirmbrëma të nderuar miq, kolegë, themelues të Partisë Demokratike, studentë të dhjetorit, intelektualë të shquar, profesorë, e nderuar deputete e Partisë Demokratike, deputete e zonës elektorale numër 2, një kolege e nderuar, profesoreshë. Jorida vjen nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Shumë prej nesh kanë patur shansin, mundësinë dhe rastin që të punojnë me të dhe natyrisht historia e këtyre 30 viteve ka treguar që kush vjen nga akademia mban një profil politik të lartë, në shërbim të qytetarëve dhe patjetër të çështjes kombëtare. Natyrisht që mblidhemi si dikur, shumë prej nesh janë mbledhur në atë dhjetor të largët para 30 vitesh dhe pikërisht këtu ka qenë dhe mensa ku janë bërë ato mbledhjet e para, pas protestave që filluan në 8 dhjetor.
Jorida Tabaku: Unë do preferoja që ta kishim në formë bashkëbisedimi pa duartrokitje. Sot kam pasur dy takimet më të vështira të jetës time politike. Në orën 5 kisha një takim me komunitetin tirons, që nuk dija sesi t’i flisja dhe isha në një vështirësi të jashtëzakonshme, ndërkohë që sot këtu jam me ju, me profesorë të vjetër të mitë, me kolegë të rinj, me intelektualë po njëkohësisht edhe me bashkëpunëtorë. Kur Sandri e mendoi ta nismin këtë takim tha meqënëse në degën numër 2 kemi numrin më të madh të intelektualëve, dhe meqënëse këtu ka qenë edhe si një shkollë mendimi. Ky qytet ka qenë një shkollë mendimi, Në Qytetin Studenti tha janë thyer tabu. Pse nuk bëjmë një takim tek sheshi dhe mbledhim dhe themelues të Partisë Demokratike dhe intelektualë, se në fund të ditës Partia Demokratike është parti intelektualësh. Në të mirë e në të keqe edhe në gabimet tona edhe në vështirësitë tona, intelektualët dhe mendjet e vendit këtu në Partinë Demokratike e kanë patur strehën. Unë dua që ta kemi në formë bashkëbisedimi dhe më shumë t’u dëgjoj sesa të flasim ne, më shumë t’u dëgjoj edhe për pas 25. Unë mund të marr vetëm një angazhim nga ana ime dhe një obligim dhe një detyrim nga ana ime. Mbështetja që ne mund t’i japim arsimit në përgjithësi së pari dhe së dyti intelektualëve në veçanti.
Besnik Mustafaj: Këtu më 9 Dhjetor 1990 kam qenë njeriu që e ka prezantuar Sali Berishën me Azem Hajdarin dhe Arben Brocin dhe disa të tjerë studentë, që pasi u shpërnda protesta që arriti deri tek Liceu dhe u ngjitëm lart. Pra në këtë kuptim unë përveç emocionit personal kam  një kënaqësi të madhe që jam këtu për të mbështetur Joridën me të gjithë ju, për faktin se ka disa momente, ka disa njerëz në Partinë Demokratike që harrojnë historinë e Partisë Demokratike. Partia Demokratike është e madhe, sepse ka një histori të lavdishme, ka një histori fantastike në transformimin e Shqipërisë me të gjithë gabimet që janë bërë dhe jo Jorida po unë dhe disa nga miqtë e mi këtu kemi përgjegjësitë tona edhe në gabimet e veta, por në objektivin e saj themelor për ta afruar, për ta çuar Shiqpërinë drejt Europës, ne nuk kemi gabuar. Ne në 8 vjet 2005-2013 kur Partia Demokratike ishte në pushtet gjithsesi u nënshkrua Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, u anëtarësua Shqipëria në NATO, u hoqën vizat.
Preç Zogaj: Duke ardhur këtu nuk mund të mos ndjejmë ato emocione që përmendi Besniku, sepse vërtet ishte një lëvizje studentore, por studentore-intelektuale dhe Partia Demokratike siç e tha Sandri dhe Jorida me të drejtë është një parti studentore-intelektuale. Kjo është ADN-ja e saj, pastaj me kalimin e viteve u bashkuan me të dhe shumë grupe dhe shtresa, po kjo është origjina, ky është starti i saj.
Arben Demeti: Ato që janë arritur në atë kohë unë i quaj madhështore, qoftë heqja e vizave në mënyrë të veçantë është madhështore, por duhet me i dhënë meritën asaj force që ka qenë dhe personit që e ka realizuar atë konkretisht në atë kohë. Ka qëlluar që ka qenë zoti Basha dhe unë e kam thënë shumë herë që është kollaj në teori të flasësh, duhet ta realizosh në praktikë atje, se unë jam marrë me këtë punë. Ka qenë ideja që 7, 8 vite përpara që në kohën e qeverisjes së Nanos, Majkos etj asnjë gjë zero kanë bërë. Pra ky është mesazhi me thjeshtësi, me përkushtim, me ndershmëri zbatoni programin që keni dhe besoj që do t’i jepni Shqipërisë atë që i ka munguar pa të drejtë, gjithë këto vite.
Neritan Ceka: Kur na ftojnë këtu na ngjallet ai pasioni i vjetër, i dikurshëm, i ndryshimit dhe ky është rasti Jorida. Këto nuk janë zgjedhje të zakonshme, ka zgjedhje që janë rrotacion i zakonshëm, bëhet në çdo vend, kurse ky është në restart.
Jorida Tabaku: Unë e vlerësoj mbështetjen e kujtdo, unë jam duke bërë fushatë për ekipin, për 9. Unë mund të jem ndër te vetmet që nuk kam nxjerrë asgjë në emrin tim, me idenë që kemi një qëllim, fitoren e Partisë Demokratike. Me shumë nga ju kam diskutuar për tema shumë të rëndësishmë. Kam Besnikun këtu, kemi diskutuar për problemet e arsimit që na prekin të gjithëve bashkë. Ogertën kemi diskutuar dhe me Inesin për problemet e përgjithshme të ekonomisë, konkurrencën, tregun, korrupsionin. Unë dua që kushdo që ka një sugjerim për nesër, ose çështje që ne duhet t’i vazhdojmë nesër i mirëpres. Tani është një sfidë shumë e vështirë siç e tha dhe Rajmonda për t’i çuar njerëzit për të votuar. Ka një presion të jashtëzakonshëm të të gjitha llojeve, ka një presion të jashtëzakonshëm që ne përballemi përditë kur trokasim në dyer, sigurisht jo të njerëzve të kalibrit tuaj. Preçi ka të drejtë, i thonë që nuk do vazhdojë vaksinimi, do hiqen nga puna, nuk do jenë më nesër në administratë publike, presione nga më të ndryshmet që ndoshta unë nuk i kisha konceptuar kurrë që mund t’i bënte dhe një administratë publike, në një nivel që ka kaluar përtej çdo limiti që ka përdorur çdo forcë politike që ka qenë në pushtet. Pandemia na ndihmoi që të kemi një komunikim miqësor me njerëzit, pra i flasim, bashkëbisedojmë në sy, i sigurojmë që këtu do jemi, pas 25 prillit nuk do ndodhë asgjë e keqe, thjesht do ikë Edi Rama. Po ndërrohet pushteti e thanë disa këtu, nuk është rrotacion, është ndërrim pushtetesh dhe unë bësoj që kam mbështetjen dhë bashkëpunimin tuaj që të gjithë bashkë, të bëjmë thirrje për të votuar sa herë dhe sa kohë kemi mundësi. Pjesëmarrja e lartë favorizon opozitën dhe unë për këtë kërkoj mbështetjen tuaj. Të thërrasim për pjesëmarrje të lartë. Unë e kam siguruar administratën publike që kushdo që është në punë, për vite, me integritet, i pakorruptuar do jetë atje nuk do e gjejë asgje e keqe. Do vazhdojë proçesi i rindërtimit edhe më mirë dhe më shpejt sesa është bërë deri tani.

Noka: Kam parë në sytë e çdo qytetari të Kamzës optimizëm dhe dëshirë të jashtëzakonshme për ndryshim!

Kandidati i PD, Flamur Noka u shpreh se ka parë me sytë e çdo qytetari të Kamzës optimizëm dhe një dëshirë të jashtëzakonshme për ndryshim!

“Kam parë në sytë e çdo qytetari të Kamzës optimizëm dhe një dëshirë të jashtëzakonshme për ndryshim! Ndryshimi është më pranë se kurrë”, shprehet Noka.

Dilni dhe votoni numrin 9 dhe ne do të sjellim një të ardhme më të mirë për të gjithë!

#Voto9PD #ShqipëriaFITON 🇦🇱
#VotoPartiaDemokratike #FlamurNoka

Në foto makina që ndante paratë për vota, PD njoftoi policinë, por ajo nuk reagoi

Ky është momenti që ka qenë dhe pikënisja e konfliktit në Elbasan që çoi në vrasjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve. Një furgon është pikasur si i dyshimtë dhe që shpërndante para dhe për këtë arsye është njoftuar policia e Elbasanit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se sot rreth mesditës PD ka sinjalizuar policinë se një automjet pa targa që sipas tyre po shpërndante para dhe në këtë automjet kishte karta ID të votuesve dhe fletë votimi po qarkullonte në qytet. Më pas Arbër Paplekaj i ngarkuar me punë nga PD për të mbrojtur votën dhe pjesë e shtabit të PD në Elbasan ka shkuar për të ndaluar furgonin dhe më pas ka ndodhur konflikti.

Basha nga Berati: Rama ka humbur kontrollin sepse e di qe ka humbur

• Basha nga Berati: Edi Rama e ka humbur kontrollin sepse e di që ka humbur.

• Basha në Berat: Në vend që t’i vijë turp, Rama vazhdon t’ju japë njerëzve gënjeshtra dhe premtime boshe.

• Basha në takim përmbyllës të fushatës në Berat: Ne do dalim të gjithë të votojmë numrin 9 dhe të sjellim ndryshimin që fëmijët tanë kanë nevojë.

NJOFTIMI PËR TAKIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË BERAT

Berati ishte ndalesa e radhës e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në fjalën e tij para beratasve, Basha tha se Edi Rama e ka humbur kontrollin sepse e di që ka humbur dhe vazhdon t’ju jap njerëzve gënjeshtra dhe premtime në 3D. Kreu i opozitës gjithashtu tha se vota masive për numrin 9 do të sjell ndryshimin, që fëmijët shqiptarë kanë nevojë.

Më poshtë fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Berat.

Lulzim Basha:
Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra! Jam përsëri këtu në mesin tuaj në Beratin e historisë për të bashkëshpërndarë lajmin e fitores e cila na ndajnë vetëm 4 ditë. Berati ky qytet themel i qytetërimit tonë, ky qark dhe ky qytet në kërthizë të Shqipërisë është lënë për 8 vite me radhë jashtë vëmendjes të qeveritarëve të korruptuar dhe të babëzitur, 8 vjet dështime dhe mashtrime që kanë rënduar ekonominë, vatrat i kanë zbrazur nga rinia, beratasit i kanë kërrusur nga pesha e papunësisë, fermerët i kanë zhytur ne borxhe, popullin e kanë lodhur dhe Shqipërinë e kanë drobitur. 8 vjet gënjeshtra, 8 vjet mashtrime vetëm 4 ditë për t’i larguar me votë dhe së bashku përmes fitores më të thellë që ka njohur Berati dhe Shqipëria derën e mundësive, derën e drejtësive, derën e Beratit dhe Shqipërisë europiane.

Vëllezër dhe motra, kush më mirë se ju nuk i njeh premtimet boshe të Edi Ramës?! Kush nuk e mban mend ishullin e Osumit?! 8 vjet nuk bëri dot premtimin që do ta bënte vitin e parë, rrugën Berat-Fier. 8 vjet premtime të pa mbajtura, çmimin e naftës, jo vetëm nuk e uli por e bëri Shqipërinë vendin e tretë në botë për çmimin e karburantit. Faturat e energjisë jo vetëm nuk i uli siç premtoi por i rriti duke çuar mijëra sipërmarrje, qindra e mijëra nëna dhe baballarë drejtë papunësisë e qindra e mijëra të tjerë familjarë, drejtë dëshpërimit. Kush nuk i mban mend premtimet e pa mbajtura të Edi Ramës, dështimet këtyre 8 viteve?! Kush më mirë se Berati nuk e ka ndjerë harresën, nëpërkëmbjen e këtij grupi të babëzitur.

Dhe ja ku e kemi prapë, 8 vite pushtet, 8 vite premtime, 8 vite me projekte 3D si ishulli i Osumit dhe ka guximit të vijë para këtij qytetërimi, para këtyre qytetarëve, para kësaj rinie e të kërkojë edhe 4 vjet të tjera. E shikoni si sillet nëpër Shqipëri, me projekte 3D nën sqetull, me një thes tjetër me rena me të cilat mendon se do të mashtrojë përsëri shqiptarët. Beratasit e zgjuar të japin ujë me bisht të lugës dhe më 25 Prill, 4 ditë na ndajnë nga fitorja më e thellë që do i prijë ndryshimit të vërtetë për Beratin, për beratasit dhe për gjithë Shqipërinë. Sepse ky qytet dhe kjo trevë i ka të gjitha. Ku janë premtimet për Beratin turistik, ku janë premtimet për subvencionet, për ullirin e famshëm të Beratit, për vreshtarinë, për fermerët?

Ku janë premtimet [për infrastrukturën? 8 vjet rriti taksat, rriti çmimet, rriti koston e jetesës, mbylli shkollat, mbylli universitetet, e zbrazi Beratin dhe Shqipërinë nga të rinjtë. Por edhe 4 ditë dhe përgjigjën do ta marrë në kutit e votimit nga mbarë populli i Beratit, nga shqiptarët e bashkuar si kurrë me parë, demokratë e socialistë bashkë për ndryshim duke votuar për numrin 9. Së bashku do t’i prijmë krah për krah rrugës së ndryshimit, rrugës së integrimit në Bashkimin Europian. Së bashku do të bëjmë të mundur që rinia e Beratit, rinia e mrekullueshme e Shqipërisë të mos largohet më nga vatrat tona, që fermerët punëtorë të kësaj zone të gëzojnë frytet e punës së tyre. Dhe kjo është në dorën tuaj, kjo është në dorën tonë, kurrë nuk ka qenë më afër dita e shpresës, dita e ndryshimit, dita e fitores për çdo shqiptarë.

Këtë e ka mësuar i madh dhe i vogël, radhët tona janë shtuar dhe ky është sot me të vërtet një referendum popullor për një ndryshim të pa ndalshëm, për një ndryshim të vërtet, një bekim për nënat tona, një bekim për fëmijët tanë, për familjet tuaja, një bekim për rinin e mrekullueshme shqiptare kudo ku ndodhen, që do të vij përmes një qeverie që do ti takoj njerëzve e do punoj për njerëzit. Hapat tonë të parë do të jenë heqja e lakut nga fyti i dhjetëra, mijëra familje, të gjithë atyre të cilët i mbajnë varur me premtimet për legalizim ndërsa bëhen gati tua prishin shtëpinë pas zgjedhjeve, që të pësojnë të njëjtën fat si banorët e Astirit.

Ky është Edi Rama, kjo është sjellja më kriminale dhe poshtëruese ndaj qytetarëve, t’ju premtosh legalizim, t’i mashtrosh, pastaj t’ju marrësh votën, t’jua prishësh shtëpinë pa dëmshpërblim dhe t’i lësh në mes të katër rrugëve. Kjo është qeverisja e pashpirt e 8 viteve. Qeverisja që i merr mijëra familje të Beratit 28 mijë lekë në muaj nga qindarkat e fundit për të ashtuquajtur marrëveshjen e OSHEE-së dhe pastaj e blen një biftek 1 mijë dollar te Nusret-i. Kësaj do ti japim fund. Amnisti për gjobat e një shteti, gjobaxhi të nginjur deri në palcë me paratë e djersën e beratasve dhe shqiptarëve punëtorë e të ndershëm.

Një ditë e re do të lindë. Një ditë e re dhe një horizont I ri do të hapet por kjo tashmë është tërësisht në dorën tuaj dhe unë e di, e shoh, e prek padurimin e shqiptarëve nga Saranda në Tropojë mezi e presin të Dielën për të dalë masivisht, për të shprehur dëshirën e zjarrtë për ndryshim, për të marrë hak për 8 vite varfëri me më të fortën armë, më të bekuarën armë që ka demokracia, votën e lirë të çdo qytetari dhe çdo qytetare. Ndaj vëllezër dhe motra e di dhe e ndjej unë dhe çdokush se dita e Diel do të jetë një festë e demokracisë. Kushdo që më kot përpiqet t’i trembë apo t’i shantazhojnë, apo ti turbullojë shqiptarët le ta dijë, le ta dëgjojë siç ushton ky shesh si një shpirt I vetëm, një vullnet, një kërkesë, një pasion, një ambicie, një ëndërr. Bashkë për ndryshim.

Votoni numrin 9. Për fëmijët tanë, për të ardhmen e tyre votoni numrin 9. Për nënat tona, për gjyshet tona që të mos vajtojnë më mbi vatrat e shuara nga mungesa e rinisë në emigracion. Votoni numrin? 9. Për prindërit tanë o rini berataseve, që më bëni krenarë dhe kam kaq shumë besim tek ju. Ju me të cilët bashkë do ta hapim derën e Shqipërisë drejt Europës. Ditën e diel për prindërit tuaj, për nënat tuaja që robtohen nga mëngjesi deri në darkë për paga minimale. Për prindërit tuaj fermerë, për prindërit tuaj pensionistë. Rini e Beratit e të gjithë Shqipërisë ditën e diel votojmë numrin? 9.

Dhe për ju prindër që këta të rinjtë si çdo i ri dhe e re me një vend normal Europian të kenë pas votës tuaj një qeveri normale dhe europiane, një kryeministër normal dhe europian të të gjithë shqiptarëve. E të kenë mundësinë edhe një herë të studiojnë këtu në Beratin e akademive më të vjetra të Ballkanit. Të jetojnë këtu, të punësohen këtu e nga këtu ta ringrejnë zhurmën, krenarinë e Beratit të lashtësisë, Beratit të lashtësisë, Beratit të bekuar nga perëndia. Të gjithë bashkë pra me 25 prill, 4 ditë na ndajnë. Votojmë numrin? 9. Cilin? 9. Cilin? 9.bashkë për ndryshim! Berati fiton! Shqipëria fiton!