32.5 C
Tirana
E hënë, 9 Qershor, 2025

Skandali me legalizimet: Rama e ndjen rrahjen e zemrës së një populli për ndryshim. E ka kuptuar se do të humbë!

– Skandali i Artan Lames me legalizimet: Rama i tmerruar nga fitorja e thellë e koalicionit për ndryshim, kërkoi të hynte në qeverinë e ndryshimit. E ka kuptuar se do të humbë!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Kaseta e publikuar sot në media duhet të tronditë këdo që do një Shqipëri demokratike, këdo që nuk do të kthehet në ditët e errëta të Shqipërisë.

Sot kemi një dëshmi nga një zyrtar i vjetër i Partisë Socialiste për kontaktin e tij të drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama se si të blejnë votat me parave dhe përfitimeve financiare, duke u synuar të vjedhin zgjedhjeve në Shqipëri.

Ndërkohë që mbajmë mend lloj-lloj mashtrimesh prej tij gjithë viteve që ka në politikë, ai tani synon të mashtrojë votuesit teksa u bën premtime që nuk do t’i mbajë. Fatkeqësisht kjo është vetëm një hallkë në zinxhirin e gjatë të veprimeve të tij korruptive dhe anti-demokratike, që ai po e zhvillon në terren, me synimin që të vjedhë zgjedhjet.

Ashtu si përdor kamionin me ushqime, patronazhistët për të trembur votuesit, atentatin e mbrëmshme në një godinë zyrtare në Kavajë ku fotot e nxjerra sot provojnë lidhjen e drejtpërdrejtë mes atyre që qëlluan dhe zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste… Të gjitha këto ngjarje dhe shumë të tjera të papublikuara kanë një motiv të qartë.

Edi Rama e ndjen, ashtu si edhe ne, rrahjen e zemrës së një populli që do të ndryshojë, që do shpresë për ta zëvendësuar regjimin e tij të kalbur që ka sjellë veç vuajtje.

Edi Rama i lexon sondazhet dhe e shikon fitoren e thellë që po afron të koalicionit për ndryshim, dhe Rama e di që do të humbë dhe kjo dallohet lehtësisht në mënyrën histerike se si e ndërpreu dje intervistën dhe largimin në mes të emisionit televiziv. Po ashtu pamë përpjekjet e tij dëshpëruara së fundmi për të hyrë fshehurazi në qeverinë e ndryshimit, me pretendimin qesharak se kërkon bashkim.

Edi Rama, më në fund, e ka kuptuar që do të humbë dhe që e vetmja gjë që i ka mbetur është përpjekja për të vjedhur zgjedhjet.

Edi Rama që për 8 vjet shkatërroi me gjithë fuqinë e tij çdo element të demokracisë, tani po përpiqet të minojë gjënë më të rëndësishme në demokraci: pastërtinë e zgjedhjeve.

Edie Rama po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet e pavarura e demokratike, po ne sot i themi prerë: Boll, nuk do t’ia dalësh!

Më 25 prill Edi Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë!

Shqiptarët mposhtën komunizmin dhe ti sot nuk jua rrënon dot demokracinë.
Ne jemi më të fortë dhe besimplotë sa mund ta marrësh ti mend. Ne do të dalim të votojmë sepse nuk duam një Shqipëri vuajtjesh dhe korrupsioni.

Ne do të votojmë për Bashën, për Aleancën për Ndryshim që Shqipëria të ketë shpresë.
Shqipëria nuk i përket më Edi Ramës – Shqipëria do t’u kthehet njerëzve.

Shqipëria fiton!

“Shkodra e nëpërkëmbur nga Rilindja”, banorët: Në 8 vite nuk ka patur investime të huaja, papunësia është rritur

Bushati: “Kryeministri i ardhshëm Basha do t’i kthejë Shkodrës vëmendjen e duhur. Angazhohem se do të sjellim fonde dhe investime të huaja”

Janë lodhur dhe ndihen të harruar nga premtimet që qeveria Rama ka bërë prej 8 vitesh, banorët e lagjes Perash kërkojnë ndryshimin për problemet që hasin çdo ditë.

Drejtuesi politik i partisë demokratike për qarkun Shkodër,Helidon Bushati zhvilloi një takim këto banorë dhe dëgjoi ankesat e tyre.

Këto të fundit flasin për braktisje dhe janë ngopur nga mashtrimet, ku prej 8 vitesh Shkodra nuk njeh fonde nga rilindja, varfëroi shkodranët, rriti papunësinë dhe largoi të rinjtë.

Bushati u angazhua se qeveria dhe kryeministri i ardhshëm Basha do të përkrahin Shkodrën dhe qytetarët e saj , duke sjell më shumë fonde dhe investime në këtë qytet, të cilin Rama prej 8 vitesh e ka nëpërkëmbu.

Drejtuesi politik, shpalosi programin e partisë demokratike ku tha se në qendër të vëmendjes do të jetë mirëqënia e familjes shqiptare.

Helidon Bushati: Jemi disa ditë larg , nga dita e madhe e 25 prillit, ditë historike për Shkodrën dhe për të gjithë Shqipërinë. Është një moment që pas 8 viteve nëprkëmbje të qeveris rilindase bëhet ndarja midis ndryshimit aq shumë të pritshëm, aq shumë të nevojshëm , jo vetëm për qytetin e Shkodrës , jo vetëm për ju por për të gjithë Shqipërinë, apo shkatërrimit të mëtejshëm sepse kanë qenë 8 vjet shkatërrim.

Çfarë ndodh sot?

Sot papunësia rritet në mënyrë galopande, largimi i të rinjve, largimi i banorëve të Shkodrës është dicka e prekshme në cdo lagje, mbyllja e bizneseve shihet në rrugët kryesore të Shkodrës, asnjëherë më parë nuk është parë një shkatërrim dhe një largim I tillë nga qyteti I Shkodrës.

Banori 1: 42 % e qarkut Shkodër janë papunë , nuk e di çfarë planit keni ju, partia demokratike se si do të vendosni për këtë kontigjent të papunësh dhe cfarë plani do të keni ju për të ardhmen e tyre. Shkodra është e diskriminume në të gjitha format.

Helidon Bushati: Unë do të mundohem maksimalisht si djalë Shkodrët, për me sjell punësim nëprmjet rritjes së investimeve, kjo është rruga. Nëpërmjet krijimit të vendeve të punës nga rritja e biznesit, nga tërheqja e investimeve të huaja. Përmirësimi i klimës së biznesit në Shkodër do të bëjë që potencialet e Shkodrës të rriten dhe të zhvillohen. Ai zhvillim që ndodhi edhe në 8 vjecarin që ndodhi në vitet 2005-2018 ku ne jemi dëshmitar që me qindar e mijëra shkodran u rikthyen në Shkodër për të investuar, për të hapur biznese, për të krijuar vende pune. Ky duhet të jetë modeli për pas 25 prillit, përmirësimi i klimës së biznesit, tërheqja e investimeve të huaja.

Banori 2: Nuk të pyet kush ça ke ba, ça je tu ba. Investimet nuk mund të vijnë kërkush i huaj të investoj në këto kushte që janë se i kanë marr e i kanë rrah investitorët e huaj, e i kanë plagose I kanë çu në spital.

Nuk vjen kush me investu, se s’janë të marrë ato me tret pare në Shqipëri, i presin diku tjetër ma mirë, prandej me ba ligj.

Helidon Bushati: Ne do të vazhdojmë aty ku lamë projektet tona duke përmirësuar padyshim secilin prej aspektev. Jemi të gatshëm për të ndërmarrë sfidat me të cilat na përball koha, sfida shumë të mëdhaja. Shikoni Malin e Zi, Maqedonin, Serbi, Kroacinedhe Kosovën janë shumë më përpara përsa i përket biznesit, tërheqjes së investimeve të huaja, krijimit të vendeve të punës, klimës së biznesit. Prandaj ne ndërmarrim dhe marrim përsipër sfidat që të rikthejmë Shkodrën, Shqipërinë në rrugën e integrimit të Bashkimit Europian, në rrugën e standarteve europiane.

Banori 3: Më qëlloi para 5 vjetësh me punu me një nga anëtarët e parlamentit të bashkimit europian, kishte ardh në Shqipëri dhe ishte taku me disa personalitete tona. I bana vetëm një pyetje të thjeshtë, ju lutem si ja jepni dorën këtij të korruptuaritedhe ajo mu përgjigj thjesht ti i jep votën, unë i jap dorën. Prandaj kujdes kur i’a jepni votën.

Skandali i patronazhistëve/ Veliajt i del emri në Databazën e të dhënave të grabitura për 910 mijë vetë

Një shpërthim anormal nervash nga Erion Veliaj ra në sy menjëherë pasi Lapsi.al denoncoi grabitjen e të dhënave personale për 910 mijë banorë të Tiranës, monitorimin e tyre dhe presionet për votën nga patronazhistët e Partisë Socialiste.

Veliaj pranonte ekzistencën e një Databaze në selinë e PS, por ai mohoi kategorikisht që ajo ishte e njëjta që denoncoi Lapsi.al.

Veliaj pranoi konceptin e “patronazhistëve” mes strukturave të PS, por ai mbrojti versionin se Databaza e PS kishte në themel informacione nga puna në terren, të cilat qytetarët i japin vullnetarisht për patronazhistët.

Veliaj mohoi kategorikisht se Databaza që publikoi Lapsi.al i përkiste Partisë Socialiste, sepse aty ishin edhe të dhëna sensitive që 910 mijë votues të Tiranës, ia kishin besuar institucioneve shtetërore dhe asnjë partie politike.

Dhe ndërsa mohoi se Databaza i përkiste socialistëve, Veliaj sulmoi Lapsi.al, duke e quajtur atë një media “ordinere”

Duke i qëndruar alibisë se PS ka patronazhistë, por nuk ka Databazën e Lapsit, fenomeni i survejimit të qytetarëve po shitet si diçka normale në fushatën e socialistëve, ndaj Lapsi.al hulumtoi sërish në dokumentin që siguroi nga kompjuterat e PS.

Aty zbulohet edhe arsyeja se pse Veliaj e shthuri gojën dhe e humbi kontrollin kur doli lajmi i grabitjes së të dhënave personale.

Tashmë që Databaza është shpërndarë në mijëra kopje në të gjithë Tiranën, çdokush mund të bëjë një kërkim të thjeshtë mbi kolonën e komenteve të patronazhistëve me mbiemrin e kryebashkiakut “Veliaj”, fillimisht duke klikuar mbi trekëndëshin në krah të komenteve, pastaj duke klikuar mbi komandën “Text filter”, pastaj komandën “Contains” dhe në fund duke kërkuar me “Veliaj”.

Image

Nga rezultatet e kërkimit dalin 16 patronazhistë që e kanë përmendur E.Veliajn.

Image

Në foto mund të gjeni komentet e patronazhistëve që përshkruajnë si vota të sigurta 16 qytetarë, të referuar nga E.Veliaj.

Në dokument janë edhe emrat e qytetarëve që ka referuar drejtuesi politik i fushatës së PS-së, janë edhe emrat e patronazhistëve që kanë marrë porositë e tij. Rezultatet e kërkimit në Databazë nuk përbëjnë më habi dhe i shtohen qindra detajeve të dokumentit, që të çojnë vetëm në dyert e selisë së PS-së, ose maksimumi në dyert e Bashkisë së Tiranës, ku janë përpunuar të dhënat.

Vetëm SPAK ka mbetur në vendnumëro dhe vazhdon kërkon dokumentin në redaksinë e Lapsi.al.

/ Lapsi.al /

Spaho: Në 8 vite Rama rrënoi fshatin, dyfishoi taksat, nuk dha subvencione

Qeveria e Bashës do të ulë taksat dhe do t’u japë fermerëve para në dorë në bazë të prodhimit.

Kordinatori per Korçen Edmond Spaho po zhvillon takimet përmbyllëse në fshatrat e Korçës ku ndihet entuziazmi dhe padurimi për ndryshimin e madh në votimet e 25 Prillit. Në Petrushë, Çerravë dhe Nizhavec, ai falënderoi fermerët dhe të gjithë banorët për mbështetjen që po japin për kauzën e fitores së PD dhe Aleancës për Ndryshim. Spaho tha se këto zgjedhje, janë vullnet kombëtar për një Shqipëri të re dhe të zhvilluar.

Ai theksoi se në kutinë e votimit, secili duhet të kujtojë krizën e madhe e të gjithanshme që përjetoi këto tetë vite dhe detyroi qindra mijëra të ikin në azil nëpër botë:

“Kujtoni mungesën e të ardhurave, varfërinë, kujtoni mjerimin. Kujtoni dyfishimin e çmimeve, ku në këto vite u rritën tarifat e ujit, dritat, u rrit nafta me 320 lekë per liter.

Për vite të tëra u kalben mollët u kalben qepët, patatet. Pse nuk shiten. Sepse nuk rriten çmimet e referencës dhe favorizohen prodhimet e Importit.

Kujtoni mungesën e subvencioneve dhe rritjen e cmimeve te imputeve bujqesore.

Kordinatori Spaho kujtoi arritjet historike të qeverisë së PD.” Hoqi vizat, anëtarësoi vendin në Nato dhe një kontributor i rëndësishëm për këto arritje historike , ishte Lulzim Basha .

Shihni ku jemi sot, na kanë mbyllur dyert 8 vite dhe rrezikojmë të na rikthehen vizat, u shpreh ai.

Duke konfirmuar ringritjen e vendit me qeverinë e Lulzim Bashës, zoti Spaho sqaroi se programi i PD adreson zgjidhje të problemeve me te cilat perballemi dhe reforma që do e kthejnë vendin në normalitet.

“Do ulim taksat që të rrisim punësimin,të rrisim të ardhurat në xhepat e shqiptarëve dhe të thithim investime te huaja nepermjet takses se sheshte 9%.

Do ulim çmimin e karburantit dhe të energjisë, do rrisim ndjeshëm subvencionet në bujqësi për fermerët dhe prodhuesit me 100 milion euro në vit dhe 50 milion euro do ti investojmë në infrastrukturën bujqësore që ti bëjmë produktet shqiptare konkurruese. Do dyfishojmë ndihmën ekonomike, do rrisim pagat dhe pensionet me 25 përqind, do paguajmë tarifën e universiteteve për të rinjtë e familjeve me të ardhura të ulëta.

Bardhi në Gramsh: Në 25 prill votojmë ndryshimin! Kush nuk mban angazhimet, nuk duhet të kërkojë pushtet

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi u takua me banorë të zonës Pishaj në Gramsh, ku foli për zgjedhjet që kanë përpara tyre shqiptarët të dielën e 25 Prillit. Bardhi theksoi se kudo ka konstatuar nevojën e ngutshme për ndryshim, dhe kjo bëhet e mundur vetëm duke votuar PD, numrin 9.

“Në datën 25 çdo shqiptar do të duhet të marrë një vendim, dhe kësaj here vendimin është shumë i thjeshtë. Nga njëra anë është alternativa që ofron Edi Rama, që thotë të rrimë kështu siç jemi se jemi mirë, punë ka sa të duash po shqipatrët janë dembelë, dhe e kanë mendjen të thashesthemet dhe duhet të vazhdojme, thotë ai, se nuk kemi asnje arsye për të ndryshuar. Nga ana tjetër, ne themi se Shqipëria ka venojë të ndryshojë prandaj kemi bërë dhe një plan pune për të dalur nga kriza ku jemi zhytur”, u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se më i penalizuari në këto 8 vite qeverisje ka qënë fshati. Dhe ndaj fshati është në krye të prioriteteve të planit që ka PD, për ta nxjerrë nga varfëria e për të mundësuar kushte për jetë të mirë e mirëqënie.

“Ne kemi bërë një plan pune, më së pari për të ndihmuar ekonominë, për të ndihmuar bzinesin për të gjeneruar sa më shumë vende punë, për të kthyer syte nga fshati, për faktin e thjesht se në këto 8 vite ka qënë shumë herë më i braktisur krahasuar me qytetin. Edhe pas asaj që u quajt rëndom, reformë territoriale e 2015, që hoqi komunat, praktikisht fshati ngeli pa asnjë shërbim. Ju sot paguani çdo taksë, taksë gjelbërimi, taksë pastrimi, taksë ndriçimi, taksë toke, taksë ndërtesë, të gjitha llojet e taksave. Ndërkohë që paguani, nuk merrni asnjë shërbim dhe kjo na ka bërë që ta vendosim fshatin në krye të prioriteteve”, pohoi Bardhi.

Drejtuesi politik vuri në dukje modelin dhe standardin e ri që PD kërkon të vendosë në politikë, që ka të bëjë me mbajtjen e angazhimeve, dhe në rast të kundërt, largimin.
“Kudo ku kemi shkuar, kemi dëgjuar nga të gjithë, qoftë demokrat apo socialist, dhe ajo fjali që na bashkon, është: kështu nuk shtyhet më, me keq se kaq nuk kemi qënë kurrë, nuk mund të vazhdojmë më me këtë gjendje. Ka nevojë për ndryshim, kështu që vendimin dhe përgjegjësinë për atë që ndodh në datë 25, e ka gjithsecili prej jush dhe ne kemi përgjegjësinë e madhe për të mos zhgënyer besimin dhe shpresën tuaj të fundit për atë që vjen pas datës 25. Ne kemi zgjedhur të marrim përsipër pak gjëra, nuk u ofrojmë njerëzve merkulli se askush nga ju nuk pret mrekulli por ofrojmë normalitet.

Prandaj, na duhet ndihma juaj në datë 25 që të kemi mundësi të vëmë në jetë atë plan emergjent, që ta nxjerrim Shqipërinë nga gjendja ku ka ngelur në vend numëro këto 8 vite. Dhe sigurisht nuk është problem vetem të ikë Rama, do të duhet të ikë modeli që ai ka ngritur. Ndaj Lulzim Basha ka thënë publikisht, dhe unë e përsëris kudo, që iki nëqoftëse ne nuk i qëndrojmë qoftë edhe një angazhimi të vetëm nga ato që kemi marrë përsipër. Ky është një standard i ri politik, ne jemi në karrike falë pushtetit që marrim nga ju, dhe nëse nuk u kthejmë mbrapsht besimin që marrim, do të duhet të hapim krahun, kaq e thjesht është. Unë jam besim plotë që ne ketu në Gramsh dhe kudo në qarkun e Elbasanit do marrim rrezultatin historik”, deklaroi Gazment Bardhi.

Lame pranon mashtrimin me legalizmet: Kisha porosi nga Rama, por regjistrim është…

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka reaguar në lidhje me audio-përgjimin e dalë në media, ku ai kërkon nga punonjësit e tij që të mashtrojnë qytetarët, duke i mbajtur me premtime qytetarët me qëllim që ata të mos votojnë PD. Lame e ka pranuar skandalin, por sipas tij, ky videopërgjim është i vitit 2017.

Lame gënjen dhe vazhdon të mashtrojë pa turp, se hajduti nuk ka turp.

Artan Lame nuk e përmend fjalinë e fundit kur me zërin e tij del qartë, kur kandidati i kërkon që do të legalizojë shtëpinë!
O mashtrues ordiner, ku kishte kandidat në 2017, o mashtrues i paskrupullt.

Ku ka pasur Kadaster në 2017.

Reagimi i plotë i Artan Lames

‘Sot u publikua një regjistrim i një diskutimi tim, të folur në tetor (ose nëntor) 2017, për problematikat e vijimit të procesit të legalizimeve. Aty jemi pas zgjedhjeve të atij viti, pra nuk mblidhemi për të blerë vota se votat i kishim marrë, dhe po diskutojmë se si do të trajtojmë objektet që, me ligjin e trashëguar nga Saliu, nuk mund të legalizoheshin dot.

Të gjitha shifrat që përmenden aty janë të vërteta për atë kohë, le që unë i kam deklaruar vazhdimisht edhe publikisht dhe mund t’i gjeni në të gjitha daljet e mia publike.

Them ‘janë të vërteta për atë kohë’, sepse ndërkaq kemi ecur përpara. Pra, aty them 150 mijë legalizime, sot kemi tejkaluar 210 mijë. Aty them që kanë mbetur edhe 170 mijë por ndërkaq prej këtyre 60 mijë të tjera u bënë. E vetmja shifër ku nuk lëviz, janë rreth 90.000 ndërtime që nuk mund të legalizoheshin me ligjin e asaj kohe dhe këtë e kam thënë sa e sa herë edhe në media.

Natyrisht që unë aty them se ‘po nuk gjetëm një zgjidhje për këta njerëz, ata do të bëhen mish për top për palën tjetër’. Kush mund të thojë që nuk është kështu?!

Natyrisht që unë them se ‘këtyre njerëzve që nuk mund të legalizohen, ne do t’ju themi që do të gjejmë një zgjidhje kur të bëjmë ndryshimet ligjore’. Pse, ç’do t’ju thonim, që do t’ju vëmë kazmën sepse kështu e ka ligjin Saliu? Dhe këtë unë e kam përsëritur kaq e kaq herë në çdo takim publik.

Natyrisht që unë aty them që ‘atij që nuk i legalizohet shtëpia, edhe Miloshevici sikur të vijë e ti thotë që ta legalizoj unë, ai do të bëhet edhe me Miloshevicin’. Po këtë unë e kam thënë edhe në studio televizive.

Aty them se ‘për masën që nuk legalizohen dot, diku për shkak te nenit 35, diku në zonat që përmbyten, apo zonat e mbrojtura, është kriminale të bëhen’. Po kush më thotë që nuk është kështu dhe, edhe këtë e kam thënë gjithmonë publikisht. A nuk është kriminale të legalizosh në zona të mbrojtura apo në tokë me pronar?!

Dhe pikërisht me këto halle dhe për këto halle, ne bëmë me ligjin e ri 20/20 që u miratua më pas, pas këtyre diskutimeve, ligj i cili parashikon pikërisht këtë gjë, që objektet që nuk mund të legalizohen do të përfitojnë dëmshpërblimin.

Ky ligj i jep zgjidhjen të gjithë kategorive për të cilat unë kam ngritur shqetësimin në atë takim, në diskutimet publike dhe deri në komisionet parlamentare kur u diskutua.

Rezultati: Ligji 20/20 parashikon zgjidhje për të gjitha kategoritë që përmendja dhe ngrija shqetësimin me zë dhe me figurë.

E folura ime aty është politike. Po natyrisht që politike do të jetë, se unë di të trajtoj problemin politikisht kur flitet për zgjidhje politike, ashtu siç di ta trajtoj teknikisht kur flitet për çështje teknike, apo si historian kur flitet për çështje historike.

Sfidoj përgjuesit dhe PD-në, të gjejnë një kategori ndërtimesh që unë kam përmendur aty dhe ne nuk e zgjidhëm me atë ligj. E kanë të lehtë ta bëjnë, sepse tani kanë në dorë edhe regjistrimin e atij takimi. Unë nuk kam regjistrimin por ligjin që po vepron.

Basha: Akt kriminal i Ramës, kërkon t’ju marrë votën qytetarëve pastaj t’u prishë shtëpitë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e një video, ku drejtori i Kadastrës, Artan Lame thotë se, kemi urdhër nga Rama që të premtojmë për fushatë për 100 legalzime, por nuk do t’i legalizojmë.

Basha nga Kamza e ka cilësuar këtë si akt kriminal. Para qindra mbështetësve demokratë Basha tha se, Rama premton legalizime, por në të vërtetë kërkon të marrë votën e qytetarëve duke mashtruar.

Në fjalën e tij Basha tha: “Drejtori i Kadastrës me porosi të Ramës udhëzon që të shkojnë derë më derë e t’u thonë familjeve që do t’jua bëjmë legalizimin pasi të na e jepni votën, por në fakt ne nuk mund t’jua bëjmë po s’mund t’jua themi tani.

Ky është një akt kriminal se çdo shtëpi nga ato qindra mijëra që ai do ti prishë pas 25 Prillit është sakrifica e jetës, është sakrifica e familjes, është sakrifica e bijve dhe bijave tuaja në emigracion.

Premton legalizim kur në fakt qëllimi është t’jua prishë pas zgjedhjeve pa dëmshpërblim, vetëm që t’ju marrë votën me mashtrim.

Ky është Edi Rama i vërtetë, ky është Edi Rama i 8 viteve që vetëm pak metra më tej firmosi legalizimin falas. Ja, dëgjojeni siç e dëgjoi gjithë Shqipëria sot, kjo është politika që shkatërroi vendin për 8 vite me radhë, ky është njeriu që kërkon edhe 4 vite të tjera.

Le ta marrë përgjigjen nga Kamza, nga Paskuqani, nga Zall-Herri, nga Tirana dhe nga gjithë Shqipëria, më 25 Prill ne do e largojmë duke votuar numrin 9”.

Basha nga Kamza: Do të jetë një fitore e jashtëzakonshme, më e madhja në histori

Kryetari i PD, Basha është pritur sot nga mijëra banorë të Kamzës me entusiazëm. Basha ka deklarur se fitorja e zgjedhjeve të 25 Prillit do të jetë e jashtëzakonshme. “Do të jetë fitorja më e madhe në historinë e këtyre 30 viteve”, tha Basha.

“Mirë se ju gjej vëllezër, motra, zonja, zotërinj, të reja dhe të rinj të Kamzës, të Paskuqanit dhe të Zallherrit këtu ku për asnjë çast nuk pushon së rrahuri zemra e lirisë, demokracisë dhe Shqipërisë si gjithë Europa. Mirë se ju gjej ju nëna e baballarë që keni hapur dyert e shtëpive tuaja dhe ju kam vizituar këto 8 vite të gjata vuajtjesh e mundimesh, dhimbje e varfërie dhe që sot ju shoq pa përjashtim me buzëqeshje në fytyrë dhe me sytë që ju shndrisin sepse ju e dini, të gjithë e dinë se e diela e fitores po afron. E diela e fitores së thellë do i takojë të gjithë shqiptarëve të bashkuar për ndryshim.

Do jetë pjesëmarrja më masive në historinë e vendit dhe fitorja më e thellë e shqiptarëve të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim. Këtë e dëshmon kjo prani e jashtëzakonshme sot këtu në Kamëz. Këtë e kam parë në sytë e nënave dhe të baballarëve, në sytë e të rinjve dhe të rejave nga Saranda në Tropojë. E prek dhe e shoh kudo padurimin, etjen për ndryshimin që po vjen dhe nuk ka forcë që ta ndal. Sepse forca e ndryshimit ndodhet këtu, në këtë shesh dhe dhjetëra e qindra të tjerë si ky. Të mbushur me shpresë, me besim dhe vendosmëri për t’i dhënë fund dimrit 8-vjeçar, për ta larguar njëherë e mirë me votën më të madhe popullore njeriun që 8 vite me radhë e mbajti vendin peng. Shkatërroi familjet tona duke i ndarë me emigracion, nëpërkëmbi dhe përbuzi banorët e Kamzës dhe gjithë Shqipërisë.

8 vite dështime, 8 vite mashtrime. Tani po vjen ora, dita e shqiptarëve, për t’i dhënë përgjigje duke votuar numrin 9. Më 25 prill të gjithë bashkë drejt kutive të votimit do të votojmë numrin 9. Për nënat tona që kanë parë vatrat t’u boshatisen. Dhjetëra mijëra baballarë, prindër, bashkëshortë të mbetur pa punë, pa siguri për bukën e fëmijëve të tyre, pa siguri për sakrificën e jetës së tyre, shtëpitë e tyre. Të gjithë bashkë këtë të diel do të votojmë numrin 19”, deklaroi kreu i PD.

Basha tha se ora e ndryshimit nuk ka të ndalur, ndaj të gjithë bashkë të bëjmë të mundur këto 4 ditë të fundit, asnjë të mos mbetet në shtëpi, të gjithë t’u drejtohemi kutive të votimit. Sipas tij, PD është në rrugën e një fitoreje të jashtëzakonshme, fitores më të madhe në historinë e Shqipërisë!

“Ndryshimi që Shqipëria, Kamza dhe Tirana e shqiptarët duan është në dorën tonë. Mjaftojnë të shkojmë të votojmë numrin 9. Kështu të hapim bashkë derën e shpresës, derën e besimit tek e ardhmja, derën e mundësive ekonomike për çdo shqiptar dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme të Shqipërisë.

Do të jetë një nga ato fitore historike të cilat do të mbahen mend për bashkimin e shqiptarëve si asnjëherë më parë. Sheshi është mbushur me demokratë, me qëndrestarë, por në mes këtij sheshi kam takuar dhe takoj dhe qytetarë të tjerë, deri dje të pavendosur, socialistë të zhgënjyer e të vendosur për ta bërë 25 prillin një festë për familjen e tyre. Ti përveshim dhe njëherë mëngët për të bërë të mundur zhvillimin e vërtetë, duke i dhënë fund abuzimit 8-vjeçar.

Më 25 prill duke votuar për numrin 9 do votoni për amnistinë totale të këtyre gjobave korruptive dhe çlirimin e këtij laku për 350 mijë familje shqiptare. Me planin tonë ekonomik ne do mundësojmë që siç po shndrit ky diell do shndrisin sytë e prindërve, të pensionistëve, bijve të tyre, të njerëzve punëtorë, fermerëve dhe gjithë qytetarëve shqiptarë. Këtë që shoh dhe prek këtu në këtë shesh dhe që e kam parë ditë për ditë dhe natë për natë, këtë etje për ndryshim ta kthejmë në uraganin e votave për ndryshim. Ditën e diel masivisht për veten tuaj, familjet tuaja, për rininë e mrekullueshme, për Shqipërinë si gjithë Europa, votoni numrin 9. Bashkë për ndry

Aktori: Patronazhistja më ka hyrë në shtëpi, nuk votoj kurrë PS-në

Pas çështjes së patronazhistit dhe vjedhjes së të dhënave, që janë kthyer në shqetësimin më të madh në vend, aktori i humorit Rezart Veleshnja ka reaguar për këtë situatë.

Ai shprehet se thjesht për faktin që është përgjuar me detaje për gjithçka që ka bërë gjatë këtyre viteve, s’do t’ia japë më kurrë votën Partisë Socialiste.

“Më në fund pash databazën dhe më kishin kontrolluar çdo gjë timen, kunata, nga ka ardhur, nga vjen, kishte hyrë në familjen time, do votojë për PS, i ati ka dalë në pension. Njëherë e përgjithmonë, sa të kem jetën, për këta njerëz që mua më kanë bërë këtë gjë, që më kanë kontrolluar jetën dhe çojnë dhe informacione që është i sigurt ky që do votojë për ty, nuk e kanë votën vetëm nga kjo gjë Unë për PS isha me thënë të drejtën, do ta hidhja votën pas shumë vitesh, nuk do ta jap më, vetëm për këtë patronazhistin”, tha aktori, i ftuar sot në “Wake up”.

Ja si duhet të ushqeheni pasi keni bërë vaksinën për të shmangur efektet anësore

Ndërkohë që vaksinimi masiv vijon, njerëzit duhet të përballen me efektet anësore të saj, duke filluar nga: dhimbje tek vendi i injektimit, ënjtje, temperaturë, dhimbje muskujsh, lodhje apo dhimbje koke

Të gjithë këto simptoma janë në fakt një shenjë e mirë, që tregon se trupi po krijon imunitet dhe do të zbehen gradualisht me kalimin e ditëve, por gjatë kohës që kjo ndodh duhet të tregoni kujdes me dietën ushqimore, shkruan Huffington Post.

Çfarë duhet dhe s’duhet të konsumoni pasi keni bërë vaksinën?

1. Pini çaj xhinxheri nëse keni të përziera
Xhinxheri bën mrekulli për problemet me stomakun. Bëni një çaj dhe konsumojeni pak pasi të keni bërë vaksinën.

2. Hidratohuni me lëngje të shëndetshme
Që nga uji, tek çaji e deri tek uji i gazuar, mos u kurseni me pije. Temperatura e shkaktuar nga një vaksinë mund t’ju çojë drejt dehidratimit të trupit.

3. Mbani një dietë të shëndetshme, mesdhetare
Filloni të konsumoni gjëra të shëndetshme disa javë para se të bëni vaksinën. Dieta mesdhetare që përmban fibra, proteina, perime dhe shumëllojshmëri frutash këshillohet për të forcuar metabolizmin.

4. Kthejuni recetës së supës me pulë
Perfekt për efektet anësore të stomakut pasi keni marrë injeksionin.