32.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Papleka: Ndaluam makinën me para, na qëlluan me armë, u vetëmbrojta

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Elbasan, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani.

Burime nga policia thanë më herët se autori i dyshuar është vetëdorëzuar në polici, ku edhe ka dhënë dëshminë e tij.

Arber Paplekaj i dorëzuar në polici, në deklaratën e tij paraprake është shprehur se ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Paplekaj mësohet se ka thënë se personat që po lëviznin me makinën me para dhe karta identiteti kanë qëlluar me arme ndaj tyre, pasi i kanë ndaluar për t’i denoncuar në polici.

Bardhi: Makina e mbushur me para dhe karta identeti, janë shtabi elektoral i Taulant Ballës

Kandidati i PD për deputet, Gazmend Bardhi ka folur për herë të parë për Fax News në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, i sulmuar së fundmi nga PD si eksponent kriminal i PS-së që

Bardhi u ndodh në vendngjarje pasi ndaloi një makinë për të cilën tha se ishte e mbushur me para dhe karta identiteti.

Gazmend Bardhi u shpreh se nuk ka shumë informacion sesi ndodhi ngjarja, por thotë se makina është e shtabit elektoral të Taulant Ballës.

“Aty i kishit, ti kishit kapur, kapeni me median (u drejtohet policeve).
Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej ekspenonteve te krimti te organizuar dhe trupin e shihni vete atje.
Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vertetet i Taulant Ballës”- u shpreh Bardhi.

Dëshmia: “Po shpërndanin para dhe karta identiteti për zgjedhjet” kush është i ekzekutuari në Elbasan

Dëshmitarë nga vendi ku ndodhi përplasja me armë në Elbasan deklarojnë se grupi i Pjerin Xhuvanit që ka mbetur i vrarë ka qenë duke shpërndarë para dhe karta identiteti të klonuara për zgjedhjet. Xhuvani raportohet se është vrarë me 20 plumba.

Xhuvani ka qenë ish- drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë të reja shtetit.

ELBASAN- Një vrasje ka tronditur mesditën e sotme Elbasanin, ndërsa ende shkaqet janë të paqarta. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është ekzekutuar Pjerin Xhuvani, një emër i njohur në qytetin e Elbasanit dhe në të gjithë Shqipërinë. Ai ishte duke lëvizur në zonën e lagjes “5 Maji”, kur është qëlluar me breshëri dhe ka ngelur i vdekur në vend.

Por kush është Xhuvani?
Dosja.al verifikoi dhe zbuloi se Pjerin Xhuvani është i njëjti person i cili u përfshi në sherrin mes mbvështetsve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste në Elbasan ditën e verës. Xhuvani ka qenë disa vite më parë drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndërsa tashmë në vitet e fundit ishte angazhuar pranë Partisë Socialiste.

Xhuvani ka qenë ish- drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm rreth 56 milionë lekë të reja shtetit.

Më 14 mars ai ishte pjesë e turmës që goditi mbështetësit e PD të cilët thërritën Rama ik gjatë parakalimit të kryeministrit Edi Rama.

Vritet Pjerin Xhuvani në Elbasan, 3 të plagosur, raportet e para…

Një i vrarë, një polic i plagosur në Elbasan sdhe dy të tjerë po ashtu të plagosur. Bëhet fjalë për një luftë të vërtetë në Elbasan.
Eshtë vrarë me armë Pjerin Xhuvani.

Në ngjarjen në Elbasan dyshohet se kanë mbetur të plagosur edhe dy persona, ndërsa ende rrethanat janë të paqarta. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen ‘5 Maji’. Xhuvani ka qenë një nga organizatorët e sulmit ndaj qytetarëve dhe simpatizantëve të PD në Elbasan ditën e Verës.

Fotot tregojnë momentet e para pas ekzekutimit, ku shihet viktima në tokë, i mbuluar me një çarçaf të kuq. Nga të dhënat e para, dyshohet që autori i krimit tronditës është një ish-efektiv i forcave RENEA.

Rushaj për skandalin e legalizimeve: Rama ka vendosur të prishë 100 mijë shtëpi. Të dielën sjellim fitoren më të madhe në histori

• “Rama planifikon të prishë 100 mijë shtëpi”, Rushaj: Jemi 4 ditë nga fitorja më e madhe.

• Rushaj për skandalin e legalizimeve: Rama ka vendosur të prishë 100 mijë shtëpi. Të dielën sjellim fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë.

DEKLARATË E DREJTORIT TË FUSHATËS TË PARTISË DEMOKRATIKE, ALFRED RUSHAJ

Dje dëgjuam se si kryeministri i Shqipërisë është i përfshirë drejtpërsëdrejti në një mashtrim të madh elektoral. Ai porosiste zyrtarët e tij që të mashtronin 100 mijë familje shqiptare. Ai e dinte se shtëpitë e këtyre njerëzve do të prisheshin megjithatë u kërkonte zyrtarëve të vet që t’i mashtronin qytetarët duke u lënë të kuptoheshe se do të legalizonte shtëpitë e tyre. Le ta dëgjojmë edhe njëherë se çfarë porosie kishte dhënë kryeministri i Shqipërisë.

Siç e dëgjuat, Rama dhe qeveria e tij jo vetëm që nuk kanë ndër mend të legalizojnë shtëpitë e këtyre qytetarëve, por ka ndër mend t’i prish, ka ndër mend t’i prish pas zgjedhjeve. Në vend që të ishte i turpëruar për këtë gjë, në vend që të kërkonte falje për atë çfarë ai ka premtuar dhe se ka bërë këto 8 vite, vazhdon që në mashtrim të kërkoj votat e këtyre qytetarëve shqiptarë. Ndërsa kanë trefishuar pasuritë e tyre në këto 8 vite, ai nuk ka rrit asnjë rrogë, asnjë pension. Atë çfarë ai nuk e ka bërë për 8 vite, nuk do ta bëj dot as në 88 vite të tjera. Është koha për ndryshim. Qytetarët shqiptarë duan ndryshimin. Të dielën ne do të sjellim fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë pas vitit 90. Unë e shoh atë në rrugë, e shoh në entuziazmin e njerëzve që takoj, e shoh në sondazhe. Jemi vetëm 4 ditë nga një fitore e madhe. Të dielën Shqipëria do të fitojë, Rama do të largohet përfundimisht për në shtëpi.

 

Të administrojmë fitoren

Nga Luçiano Boçi

“Balonat ngrihen lart përkundër erës, jo falë saj”, – thotë Winston Churchill. Është e pritshme që opozita të ndeshet në këto zgjedhje me një tufan të vërtetë reagimesh të paligjshme, që kanë nisur të shpallen qysh në ditën e parë të fushatës.

Shpërdorimi i të dhënave personale, presioni partiak ndaj të gjithë qytetarëve të lirë – duke shfrytëzuar një rrjet sigurimsash të partisë shtet, dhuna politike ndaj administratës dhe keqpërdorimi i çdo tagri të saj, blerja e votës dhe më e fundit – mashtrimi masiv përmes Kadastrës janë vetëm maja e ajsbergut të fakteve pse kjo administratë e korruptuar deri në palcë meriton të largohet me ceremoni nga pushteti. Largimi i saj është shenja e fitores së opozitës, por jo zemra e fitores së saj.

Mënyra se si opozita e bashkuar do ta administrojë fitoren është dhe mbetet fjala kyçe e kësaj përmbysjeje historike.

Tashmë edhe për partnerët tanë ndërkombëtarë është e qartë se institucionet e reja të drejtësisë nuk janë të lira nga frika që ka mbjellë banda e Edi Ramës në pushtet. Frika e hakmarrjes kriminale dhe e ndëshkimit politik qartazi po shenjon sjelljen e SPAK në këto momente ndryshimi.

Fakti që ambasada amerikane po ndjek nga afër gjyqin e Emiliano Shullazit për të marrë prej tij çdo indicie që implikon politikanët frymëzues dhe të lidhur me krimin e organizuar, më bind edhe më shumë se Shqipëria po hyn në një çast kthese historike, për të rifituar pavarësinë e pushteteve dhe shtetin e saj ligjor.

Pas vitesh të vuajtjes dhe të dhunimit permanent, opozita dhe gjithë mbështetësit e saj kanë detyrimin që të kapërcejë ndjesinë e hakmarrjes dhe t’u hapin rrugë institucioneve – sado të pabesueshme deri më sot – që të veprojnë ligjërisht.

Opozita duhet të tregojë të gjithë vetëpërmbajtjen dhe njëherësh seriozitetin e duhur për të proceduar penalisht pranë institucioneve tashmë të çliruara nga presioni politik të gjithë ata që kanë shkelur ligjin. Për fatin e mirë të opozitës, kjo administratë arrogante ka vepruar kaq hapur dhe në mënyrë kaq flagrante.

Po ashtu, të gjithë ata që janë evidentuar si autorë të krimeve zgjedhore do të duhet të procedohen – pa dallim përkatësie politike, për t’i dhënë fund njëherë e mirë guximit që dhunon ligjin dhe vret demokracinë.

Është mision historik i opozitës që të garantojë administratën dhe t’i kërkojë asaj që të mbështesë me dinjitet procesin e integrimit në detyrë të titullarëve të rinj politikë, për të ndërtuar një proces të ligjshëm e të besueshëm të rritjes cilësore të shërbimeve ndaj publikut.

Opozita po sjell në shtet një filozofi të re – larg presionit korruptiv dhe tolerimit të krimit ekonomik. Administrata e çdo niveli ka për detyrë ta veshë këtë rol në mënyrë substanciale dhe ta jetësojë atë plotësisht në sjellje, sipas një kodi të ri të etikës së shërbimit publik.

Përpara të gjithë këtyre, është detyrë e opozitës që të përballojë me qetësi dhe maturi ngjarjet që mund të shoqërojnë procesin e votimit dhe të numërimit, për të ruajtur integritetin e rezultatit dhe duke shmangur ekseset që qeveria ka dëshmuar se i pëlqejnë.

Opozita ka një partner të çmuar në këto zgjedhje: është publiku shqiptar! Hapësira për të prodhuar transparencë, shikueshmëri në kohë reale të çdo ngjarjeje, potenciali për një raportim në rrjet dhe bërja të lexueshëm të çdo provokimi apo rasti dhune janë fuqi të shtuara të opozitës për të provuar të vërtetën e fitores së saj – që në fakt do të jetë fitorja e vërtetë e publikut.

Suksesi i vërtetë i fitores së opozitës është në mënyrën sesi ajo do ta transferojë pronësinë e kësaj fitoreje tek publiku. Angazhimi real i tij në mbrojtje të votës dhe në mbështetje të së vërtetës mbetet pjesë e misionit të opozitës për të administruar me sukses këtë fitore tashmë të lexueshme.

Shqipëria fiton sepse qytetarët fitojnë – me opozitën në krye! Le të udhëheqim me dinjitet një ndryshim të pashmangshëm.

#Voto9PD

#lucianoboci7

#elbasanifiton

#ShqipëriaFITON

Presidenti: Rama, nxitës i dhunës politike në Kavajë, miqtë e tij atje janë me tre-katër emra!

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama si nxitësin e dhunës politike në Kavajë, që kulmoi me përgjakjen e zyrës së Partisë Demoratike.

Meta e hodhi poshtë në mënyrë kategorike çdo sulm të Ramës dhe duke iu referuar denoncimit me foto të Partisë Demokratike, i prezantoi edhe vetë emër për emër zyrtarët e lartë socialistë të Bashkisë së Kavajës të lidhur me autorin e plagosjes që u arrestua nga Policia.

“Për Kavajën, shumë mirë që i arrestove. Më akuzove mua se nxis dhunënn në Kavajë ndërkohë që t’i dërgove tre horrat, që dy punojnë në bashki dhe një është i lidhur me narkotrafikantë. Ky këtu me mbiemër Elezi është kryetar i PS-së në Kavajë, ky këtu është baxhanaku, ky vetë kryebashkiaku monist i Kavajës, ai tjetri është Ndriçim Jonuzi apo Ndriçim Tahiri se, miqtë e Edi Ramës atje janë me tre katër emra, ky që e ka skuqur me gjak zyrën elektorale të PD-së që vajta e pashë vetë.

Ky është shtabi i dhunës dhe i krimit elektoral, i provokimit në Kavajë. Unë s’kam asnjë lidhje me këta. Këta i nxit Edi Rama. Këta s’janë për motive të dobëta, t’i lërë Policia këto.

Por kushdo që përfshihet në krim zgjedhor nuk do të përfshihet në administratë, do të ketë ligj të posaçëm pas zgjedhjeve”, u shpreh Meta.

Bie miti i mbrojtjes së vaksinës kineze!

Nga Dr. Erion DASHO

Propaganda e Boratit që nga momenti kur nisi vaksinimi elektoral me vaksinën CoronaVac ishte se kjo vaksinë mbron 100% nga vdekjet.

Nga njëra anë, mali i kritikave drejtuar CoronaVac lidhej me mbrojtjen e ulët nga infeksioni, pra me pamundësinë për të ndihmuar në krijimin e imunitetit të grupit, me mungesën e certifikimit nga EMA dhe FDA, me faktin që vetë prodhuesit pranuan pas shumë muajsh mungesën e efektshmërisë së vaksinës dhe me faktin që vaksinat në Shqipëri po silleshin nëpërmjet një ndërmjetësi.

Nga ana tjetër, qeveria e Boratit dhe boratëve ngulte këmbë në faktin se vaksina mbronte 100% nga vdekja dhe se në sajë të vaksinimit (të 10% të popullsisë me një dozë!!!) do të arrihej imunitet grupi dhe një verë e qetë.

Fatkeqësisht për rilindësit dhe boratët dhe fatmirësisht për qytetarët shqiptarë, petët e lakrorit po dalin një dhe nga një.

Një studimi i sapopërfunduar në Kili tregoi se vaksina CoronaVac ka vetëm 67% efektivitet kundër simptomave (kundër infektimit pritet të jetë shumë më e ulët se kaq) dhe vetëm 80% efektivitet kundër vdekjeve.

Nga vendet ku aplikohet vaksina CoronaVac, Kili është një vend që përkufizohet si demokraci dhe shoqëri e lirë dhe studimet e ekspertëve në këtë vend kanë pak gjasa të influencohen nga politika. Në këto kushte, sot mund të themi se kemi të dhënat e para të besueshme rreth cilësisë që ofron CoronaVac.

Sot mund të thuhet me siguri se “miti” i mbrojtjes 100% të personave të vaksinuar me CoronaVac sot ka rënë!

Komiteti politik i të paaftëve duhet të njoftojë urgjentisht personat që janë vaksinuar me CoronaVac të vazhdojnë respektimin e të gjithë masave mbrojtëse. Ata i përkasin shtresave më vulnerabël të popullatës dhe çdo ekspozim ndaj SARS-CoV-2 i rrezikon seriozisht shëndetin dhe jetën!

Boratë të komitetit!

Studioni urgjentisht të dhënat e studimit kilian!

Nisni urgjentisht fushatën e komunikimit me publikun, përndryshe garancitë e gënjeshtërta që ka dhënë padroni juaj politik mund të shkaktojnë sëmundje dhe vdekje të tjera midis qytetarëve që ende besojnë mashtrimet tuaja elektorale.

Përndryshe nesër do të jepni llogari!

Meta paralajmëron Ramën: Mos guxo të prekësh votat! Ruçi provokator i ndryrë!

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për shtyp, paralajmëroi kryeministrin Edi Rama “mos ti prekë votat, ndryshe të gjejë vrimë ku të futet”. Meta u bëri apel qytetarëve të votojnë sipas bindjes së tyre më 25 Prill, ndërsa i bëri thirrje Ramës të mos guxojë të prekë votat.

Ai shtoi se, është i gatshëm të largohet nga detyra nëse Edi Rama fiton 71 mandate në mënyrë demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Lidhur me vendimin e Komitetit të Ekspertëve që detyron karantinimin për 14 ditë të udhëtarëve që vijnë nga Greqia, Meta apeloi të rishikohet vendimi. Sipas tij, masat shkel të drejtat e emigrantëve për të votuar.

“Të nderuar qytetarë, ndalimi i votimit të emigrantëve tanë nga Greqia në zgjedhjet e 25 prillit përbën një akt të dhunshëm, barbar, diskriminues dhe antikushtetues të ndalimit të së drejtës për të zgjedhur, që duhet ta gëzojë çdo shtetas në moshën 18 vjeç. Arsyeja e ndalesës dhe i diskriminimit të mijëra bashkatdhetarëve tanë për të marrë pjesë në votime për shkak të pandemisë është pretekst fals, i pabazuar shkencërisht, absurd dhe një përdorim politik për qëllime elektorale nga partia shtet.

Kjo është farsa e gjoja përpjekjeve për përfshirjen e diasporës dhe emigrantëve tanë në votime, të cilëve po iu ndalohet e drejta për të ardhur në atdhe dhe për të votuar.

Kë të besojmë ne? Komitetin politik të partisë shtet që zbaton qorrazi urdhrat e diktatorit në largim dhe që fsheh nga statistikat rreth 10 mijë vdekje të shkaktuar nga Covid-19, apo Qendrën Kombëtare të Kontrollit të Sëmundjeve të Amerikës, autoritet shkencor i padiskutueshëm botëror, që u shpreh se qytetarët e infektuar dhe ata të ekspozuar ndaj Covidit mund të votojnë lirshëm duke u paraqitur personalisht në qendrat e votimit.

Udhëzimi u zbatua në zgjedhjet presidenciale. Së fundi, i bëj apel qeverisë, KQZ, dhe Komitetit të ekspertëve të manipuluar që të heqë menjëherë këtë ndalesë që përbën dhunim të Kushtetutës”, u shpreh Meta.

Meta akuzoi Ramën se nxiti dhunën në Kavajë, ku mbeti i plagosur sekretari i PD-së, Bledar Okshtuni.

Meta dënoi heqjen e banderolave të LSI në një objket privat në Fier nga ana e bashkisë. Meta e quajti këtë rast një incident të turpshëm dhe banal, ndërsa theksoi se, kryetari i Bashkisë së Fierit duhet të shkojë në burg për shkeljet e rëndë që ka bërë.

“Ruçi provokator i ndryrë që përpiqet të prishë zgjedhjet të dielën. U bëni thirrje grave, burrave të Fierit, të mbrehin sfurqet, kosoret, lopatat dhe ti kenë gati për dietën e diel nëse preken votat. Kjo është çështja. Ata e bëjnë që të dalin militantët e LSI dhe të bëhet sherr, të krijohet ideja që LSI me porosi të presidentit të prishë mitingun e socialistëve”, tha Meta.

Presidenti paralajmëroi se do të ketë ligj të posaçëm pas 25 Prillit, për t’i ndaluar të punojnë në administratë, punonjësit e administratës që kapen duke kryer krime elektorale.

Basha në Bilisht: Shqiptarët e kanë marrë vendimin për ndryshim. 25 prilli, fitorja më e thellë në histori!

• Basha në Bilisht: 4 ditë na ndajnë nga fitorja më e madhe në histori. Shqiptarët e kanë marrë vendimin për ndryshim.

• “100 milion euro subvencione direkte për fermerët çdo vit”, Basha nga Bilishti: Ju e keni marrë vendimin: 9 për ndryshim. 25 prilli, fitorja më e thellë në histori.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndalesën e radhës e pati në qytetin e Devollit. Duke bërë thirrje për një bashkim të madh drejt ndryshimit, Basha tha se Shqiptarët e kanë marrë vendimin e tyre dhe më 25 prill do të votojnë masivisht për ndryshimin. Kreu i opozitës tha se vota për numrin 9 do të thotë 100 milion euro subvencione direkte çdo vit për fermerët Devollit dhe të gjithë Shqipërisë.

Fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Devoll

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, njerëz fisnik e punëtor! Është kënaqësi e jashtëzakonshme ta shoh këtë shesh të mbushur tej e përtej me gëzimin e fitores së jashtëzakonshme që na pret. Sot jemi së bashku pas 8 vitesh të vështira, plot me sfida, dhimbje dhe vuajtje të shkaktuara nga një njeri i cili për 8 vite me radhë nuk mbajti asnjë premtim të vetëm, por përkundrazi i varfëroi shqiptarët, e shkatërroi bujqësinë shqiptarë, e varrosi sipërmarrjen shqiptare dhe largoi gjysmë milion të rinj dhe të reja nga vendi ynë për shkak të varfërisë dhe pamundësisë. A mund të lihet një vend i bekuar si Devolli në këtë gjendje, sikur s’ka qeveri, pa mbështetje?

A mundet që për 8 vite me radhë të rrisësh çmimin e naftës, të rrisësh çmimin e energjisë mos të sjellësh asnjë subvencion, të rrisësh kontributet shoqërore për fermerët e varfër, të shkatërrosh shëndetësinë, të shtosh gjobat dhe pastaj të gjesh guximin e të kthehesh e të kërkosh edhe 4 vjet të tjera? Ku e gjen guximin pasi s’ke bërë asgjë këto 8 vite dhe pasi e ke bërë jetën ferr fermerëve të Devollit dhe banorëve të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë të trokasësh përsëri në derë e të kërkosh edhe 4 vjet të tjera. Cila është përgjigja e Devollit? E tillё do tё jetë mё 25 prill.

4 ditё na ndajnë nga fitorja mё e thellë nё historinë e shqiptarëve te bashkuar, ndaj le tё jemi tё gjithё bashkё, tё gjithё bashkёvёllezёr e motra, pa u munduar askush fermere e fermerë qё e dini qё me qeverinë e re nё 25 prill edhe ju si fermer, si vëllezërit dhe motrat shqiptar nё Maqedoninë e Veriut dhe nё Kosovë do tё keni subvencione, subvencione pёr njësi prodhimi pa burokraci, pa abuzim, pa ndërmjetësim. Dhe djersa juaj që vadit ditë për ditë tokën pjellore të Devollit, do të kthehet në mirëqenie, në bekim dhe pasuri për Devollin, për familjet tuaja. Dhe po kështu, investimet në infrastrukturë, do të bëjmë të mundur që kjo zonë e njohur dhe për të cilën jemi krenarë për prodhimet e saj, jo vetëm të dominojë tregjet tona por të eksportojë.

Fermerët e Devollit do të jenë përsëri njerëz krenarë, kokëlartë, me mirëqenie në pasuri dhe me mundësi për t’i mbajtur këtu për të trashëguar artin dhe punën në bujqësi, në blegtori dhe në çdo synim dhe ambicie të fëmijëve tuaj sepse asnjëri prej tyre që dëshiron të ndjekë shkollën e lartë, nuk do të privohet për shkak të pamundësive ekonomike. Zonja dhe zotërinj, ju e dini bashkë kemi qenë këto tetë vite vuajtjesh, tani është në dorën tuaj, vetëm në dorën tuaj dhe unë e di se vendimin ju e keni marrë, unë e di se Devolli si e gjithë Shqipëria ditën e diel del masivisht në kutitë e votimit dhe voton numrin 9. Numrin 9. Numrin 9 për të ardhme e fëmijëve tuaj. 9 për fermerët e Devollit! 9 për Shqipërinë Europiane!

9 për fitore!

9 për ndryshimin!

Zoti e bekoftë Devollin!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Fitore!