39.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

4 ditë para zgjedhjeve, Sauku me PD, Tabaku mbështetje masive: Larg modelit të gënjeshtrave elektorale!

Zona e Saukut, që i përket Njësisë nr 2 në kryeqytet, është reshtuar në krah të Partisë Demokratike dhe kandidates për deputete të saj, Jorida Tabaku. Në një takim me qindra qytetarë, zonja Tabaku tha se banorët e kësaj njësie e kanë vuajtur për 8 vjet me radhë mbi kurriz keqqeverisjen dhe e kanë kuptuar se kjo qeveri i ka mashtruar për qëllime elektorale, ndërsa nga ana tjetër i kanë besuar programit të Partisë Demokratike.

“Kudo ku kemi shkuar na janë hapur dyert, kudo ku kemi shkuar kemi pasur mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Kemi pasur mbështetje të jashtëzakonshme, sepse ne kemi programin më të mirë, kemi ekipin më të mirë po më e rëndësishmja, do punojmë për ju, jo vetëm për zgjedhje.

Do jemi larg këtij modeli që vjen e u hedh një dorë zift sa herë që kërkojnë votën. Që vjen e i bie derës tuaj, vetëm kur ka hall politika jo kur keni hall ju, që kurrë nuk e gjetët një derë hapur në këto 8 vite, që u hoqën nga puna, që u mbyllën bizneset, që ju varfëruan, që i detyruan fëmijët tuaj të shkojnë jashtë e të dalin jashtë Shqipërisë. Sepse modeli që ata kanë sot nuk është për shqiptarët, mbas 25 prillit ne do kemi një model, që është për ju e për familjet tuaja e për shqiptarët”, deklaroi Tabaku.

Ajo u kërkoi pjesëmarrësve në takim që më 25 prill të votojnë për të ardhmen e familjeve të tyre, pasi këto nuk janë zgjedhje mes politikanësh, por kohë vendimtare për t’i dhënë fund një qeverie që s’ka punuar për njerëzit dhe për të zgjedhur një qeveri që qytetarët i ka në fokusin e saj.

Në 25 prill unë u kërkoj vetëm diçka, numrin 9, numri 9 për taksën e sheshtë 9 përqind, numri 9 për paga më të larta, për pensione më të larta, numri 9 për infrastrukturë, për rininë është më e rëndësishmja që ta mbajmë këtu, numri 9 për gratë e zonjat, numrin 9 për më shumë arsim, më shumë shëndetësi, numri 9 për familjet tuaja, numrin 9 që Shqipëria më në fund të përfundojë tranzicionin e të shkojë drejt një modeli, që ne e kemi nisur në 2005, po fatkeqësisht nuk e përfunduam dot, modelin e Integrimit Europian.
Më 25 prill mos votoni për askënd, për asnjë politikan, por votoni për xhepin tuaj, për familjen tuaj. Ky është qëllimi i kryeministrit të ardhshëm zotit Basha, ky është qëllimi i Partisë Demokratike, ky është qëllimi që ne do kemi çdo ditë të qeverisjes. Ka ardhur koha që Shqipëria të ndryshojë, prandaj dua t’u kërkoj edhe diçka të fundit. Dua tu kërkoj që këto 8 ditë që kanë mbetur të mos ndalemi asnjë minutë, të mos ndalemi duke kërkuar votën për numrin 9, të mos ndalemi duke folur me njerëzit, duke punuar me këdo, kudo që shkojmë edhe në punë edhe jashtë pune edhe kur blejmë bukën, edhe te berberi i lagjes edhe tek taksisti, kudo duhet të flasim për rëndësinë e ndryshimit.

Tabaku tha se një qeveri që punon për të gjithë është e vetmja mënyrë për të kthyer shpresën në një vend, ku një grup njerëzish u kanë vjedhur qytetarëve të sotmen dhe të ardhmen.

“Shumë nga ju sa herë u kam takuar na kanë thënë na ka ardhur deri këtu, na ka ardhur deri këtu se fëmijët po na largohen, nuk ka shpresë. Na ka ardhur deri këtu se nuk e shohim dot më të ardhmen këtu në Shqipëri, se nuk u ofrojmë dot mundësi, nuk ka punë, nuk u paguajmë dot tarifat e arsimit. Për këtë arsye ju kërkoj ta ndryshojmë, ju kërkoj ta ndryshojmë që çdo ditë të jemi me ju e t’i zgjidhim këto problemet e vogla me një qeveri normale, me njerëz normal se për këtë ka nevojë sot Shqipëria. Nuk ka nevojë as për gënjeshtra, as për propagandë, nuk ka nevojë as për fjalë shumë, ka nevojë për një qeveri që punon për njerëzit dhe ne do ta ofrojmë këtë model pas 25 prillit. Prandaj të përdorim çdo orë, çdo minutë që deri më 25 prill ne t’i kërkojmë votën kujtdo. T’ia shtrijmë dorën kujtdo, për qeverinë e ndryshimit, për qeverinë që do sjellë ndryshimin ashtu siç e solli në 92. Shumë faleminderit dhe fitore!

Zonja Tabaku u shpreh se Sauku ka bërë gjithnjë ndryshimin dhe se angazhimi familjeve të kësaj zone që reflektojnë energji e gëzim, janë shembulli më i mirë i fitores më 25 prill.

Shqiptarët e majtë të rithemelojnë Partinë Socialiste

Nga Erl KODRA

Kur Dritëro Agolli mbante fjalimin e famshëm në Kongresin e 10-të të PPSH-së, shumëkush u ngazëllye nga guximi i tij për të thënë të vërtetën në zemër të një organizate terroriste siç ishte Partia e Punës. Fanatikët që e rrethonin shkrimtarin ishin gati ta hanin të gjallë, megjithse udhëzimet e krerëve të organizatës ishin të qarta – PPSH do të ndryshonte emrin, fjalorin dhe make up-in, por do të ruante strukturat dhe anëtarësinë.

Kështu “lindi” Partia Socialiste e Shqipërisë, një parti me rrënjë sllave, e themeluar nga dy figura kontraverse të komunistëve jugosllavë, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç. Qysh në fillimet e aktivitetit politik dhe ushtarak të kësaj partie, komunistët shqiptar kryen krime të tmerrshme kundër popullsisë që nuk i mbështeste. Pushteti i tyre politik i ka themelet në terror dhe gjenocid kundër shqiptarve. Një sistem gjigand survejimi dhe një polici sekrete e frikshme, e varur direkt nga Partia e Punës kontrollonte çdo qelizë të shoqërisë shqiptare.

Disa qindra mijëra shqiptarë u internuan, me mijëra të tjerë u burgosën në kampe pune të detyruar, ndërsa rreth 6500 shqiptarë u vranë dhe u pushkatuan pa gjyq për shkaqe të pastra politike. Sipas të gjitha standarteve të civilizimit, kjo plojë nuk mund të quhet ndryshe përveçse krime kundër njerëzimit dhe gjenocid politik.

Havzi Nela ishte ndër viktimat e fundit të terrorizmit politik në Shqipëri, ku pas një gjyqi farsë, konfirmimi i dënimit me vdekje vjen edhe nga Kristaq Rama, ish anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Kristaq Rama ishte babai i Kryetarit aktual të Partisë Socialiste, Kryeministrit Edi Rama.

Ky shkrim nuk ka për qëllim të përqëndrohet tek krimet monstruoze që e kanë shoqëruar këtë organizatë terrori, por tek nevoja uluritëse që në Shqipëri të themelohet një majte europianiste. Duam apo nuk duam, edhe Shqipëria duhet të ketë një Parti Socialiste, të shkëptur plotësisht nga trashgimia e PPSH-së, një e majtë që i dënon pa ekuivok krimet e komunistëve shqiptarë, krimet e Enver Hoxhës dhe krimet e Sigurimit të Shtetit. Përgjatë komunizmit nuk u vranë viça, derra apo dosa, por njerëz, bijë dhe bija nënash, gra, burra dhe fëmijë të kësaj toke. Shqiptarët e meritojnë një falje publike dhe reflektim të thellë, por edhe pastrimin e ndërgjegjes nga krimet sistemike, të kryera përgjatë 50 viteve në Shqipëri.

Qeniet humane janë të prirura të harrojnë të këqijat, vuajtjen dhe mjerimin, përndryshe njerëzimi do ta kishte të vështirë mbijetesën. Edhe shqiptarët u kapën pas jetës dhe zhvillimit ekonomik, duke u përpjekur të shohin përpara, pa i kuptuar mirë sfidat reale që i presin. Merreni me mend, Partia Socialiste nuk ngjante më me PPSH-në, nuk e kishte fuqinë për të vrarë, madje shpesh herë ngjante edhe demokratike, sidomos me retorikën e ish liderit Fatos Nano dhe ndonjë figure tjetër politike. Retorika e mirë është një armë që të shpërblen gjithmonë, dhe të majtët janë mjeshtër të propagandës.

***
Edi Rama erdhi në krye të Partisë Socialiste në kohën më interesante të zhvillimeve politike brenda saj. Debati i ashpër politik që kishte nisur mes Fatos Nanos dhe Ilir Metës nxori në pah atë çfarë ziente në PS-në e asaj kohe, ku lufta e klaneve brenda llojit ishte në kulm. Rama ndërkohë ishte fuqizuar ekonomikisht nga lumi i parave që vërshonte nga të katër anët, ndërsa kapte një e nga një pikat kyçe të lidershipit të partisë. “Një pallat, një votë” është fraza më reale që shprehë në mënyrë literale mënyrën e kapjes së Partisë Socialiste nga Edi Rama. Pjesa tjetër është histori, por një histori e gjatë e mashtrimit publik, politik, ekonomik dhe shoqëror të shoqërisë shqiptare. Zor se mund të gjendet në faqe të dheut një organizatë politike e ngritur mbi krim dhe mashtrim, siç është Partia Socialiste e Edi Ramës.

Po cilat janë shkaqet dhe arsyet që Partia Socialiste ra viktimë e një individi pa asnjë vlerë politike, as morale, as intelektuale si Edi Rama? Çfarë i detyroi të largohen njëri pas tjetrit figurat e Partisë Socialiste, një brez vërtetë premtues profesorësh dhe intelektualësh, shumë prej tyre të papërlyer me krimet e PPSH-së? Cila ishte ajo forcë që i detyroi t’i bashkohen Oswald Cobblepot-it shqiptar (Edi Ramës), Kryetar i Gotham City (Tiranës) në ndërmarrjen kriminale kundër shoqërisë shqiptare?

A nuk ishin mjaftueshëm të zgjuar për të kuptuar një keqbërës ordiner si ai? Apo u trembën nga retorika e lartë, që Edi Rama mëton se e zotëron në perfeksion? Si është e mundur që profesorët e Partisë Socialiste u dorëzuan njëri pas tjetrit, për t’i lënë vendin Taulant Ballës, Elisa Spiropalit, Rrahman Rrajës, Saimir Tahirit, Tom Doshit dhe Mark Frrokut me shokë? Si mund të dorëzohet kaq lehtësisht një parti politike tek krimi i organizuar dhe mafia ndërkombëtare? Apo në subkoshiencën e të majtëve shqiptarë ngjanë normale që të jesh pak vrasës dhe pak politikan, gjysëm hajdut dhe gjysëm orator?
Mjerimi shpirtëror që ka mbërthyer Partinë Socialiste është i paanë. Erion Veliaj, i projektuar si pasardhësi i Kryetarit Edi Rama, është kthyer në sinonimin e monstruozitetit.

Njësoj si mentori i tij, ai është i zhytur deri në qafë në të pëgërat e mafias së betonit. I paaftë dhe mediokër, ai mundet të rrotullojë nëpër gojë vetëm dy tre fjali steriotipe që të sjellin zorrët në grykë. Nëse Partia Socialiste ka mbetur në duart e Erion Veliajt, fatkeqësia nuk do të jetë vetëm për të majtën shqiptare, por edhe për Shqipërinë.

Ka diçka që nuk mund të injorohet më tutje. Shqipëria ka nevojë uluritëse për një të majtë europianiste, të shkëputur nga trashgimia komuniste e Enver Hoxhës, të shkëputur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, dy individ të komprementuar në çdo aspekt të aktivitetit njerëzor. Partia Socialiste nuk ka nevojë për Tom Doshin, Mark Frrokut, Ulsi Manjën, Damian Gjiknurin, Saimir Tahirin, Elisa Spiropalin, Belinda Ballukun, Ilir Beqajn. Çdo ministër i qeverisë së Edi Ramës është i zhytur deri në grykë në krim dhe korrupsion çmeritues, çdo drejtor i tij është hajdut i miliona eurove, ndërsa çdo zyrë e shtetit shqiptar është kthyer në notere të mafias lokale dhe ndërkombëtare. Artan Lame – një individ që shitej si etalon i qytetarisë intelektuale – doli se është veçse një mashtrues dhe ushtar i Edi Ramës, pjesë e një sekti kriminal që ka asgjësuar ligjet vendit, prokurorinë, gjykatat dhe Kushtetutën e Republikës.

Unë e di se shumë shqiptarë janë të majtë, që për fat të keq kanë besuar dhe besojnë tek e “majta”. Po ashtu, janë me qindra inxhinierë, mjekë, pedagogë, profesorë dhe doktorë që janë formuar si të tillë, që kanë besuar tek vlerat e një të majte moderne. Nëse ata janë të kënaqur me Edi Ramën dhe Erion Veliajn, le të vazhdojnë të zhyten në batak së bashku, përndryshe, është detyrë e tyre, së pari kombëtare që të rithemelojnë Partinë Socialiste të Shqipërisë. Mua nuk më dhimset e majta, por më dhimset Shqipëria. Dhe e majta i duhet Shqipërisë, jo karikatura e saj, mënxyra më e madhe që ka pllakosur këtë vend.

Të majtët që e duan këtë vend duhet të dinë përfundimisht se e majta shqiptare që njohim është mashtrimi më tragjik në faqe të dheut. Mund të ketë njëfarë mirkuptimi pse heshtën përgjatë viteve të terrorit komunist, por sot heshtja është e pafalshme. Atdheu nuk është vetëm për t’u mjelur, por edhe për t’i shërbyer.

Në ditë të tilla ndahet e mira me të keqen. Detyra e shqiptarve është të rrëzojnë Edi Ramën, ndërsa detyra e intelektualve të majtë është të rithemelojnë Partinë Socialiste. Fatet e vendit nuk mund të lihen më tej në dorë të individëve të paskrupullt, për më tepër një parti politike. Shoqëria njerëzore kështu funksionon – me parti të majta dhe të djathta.
Është koha që Partia Socialiste të rithemelohet nga shqiptarët.

Basha nga Korça: Jemi 4 ditë para fitores tonë të madhe! Fitores më të madhe në historinë e Shqipërisë!

• Basha nga Korça: Jemi 4 ditë para fitores tonë të madhe.

• Basha në Korçë: Ajo do jetë fitorja më e madhe në historinë e Shqipërisë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur turin e takimeve ditën e sotme në qytetin e Korçës. Në fjalën e tij përshëndetëse para mijëra qytetarëve korçarë, Basha tha se edhe 4 ditë na ndajnë nga fitorja më e madhe në historinë e Shqipërisë. Kreu i opozitës garantoi të gjithë banorët që për 8 vite u gënjyen nga premtimi për legalizimet falas dhe e dëgjuan planin e Edi Ramës për t’ju marrë votën, për t’jua prishur pa dëmshpërblim 100 mijë shtëpi shqiptarësh, do të marrë fund me votën për numrin 9 më 25 prill.

Fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Korçë 

Mirë se të gjej zonjë e bukur e Shqipërisë Korçë! Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj korçarë! Mirë se ju gjej rini e mrekullueshme e Korçës! Mirë se ju gjej në këtë ditë të bekuar, ku siç ndrin dielli i perëndisë, shndrin fitorja në fytyrat tuaja, sepse vetëm 4 ditë na ndajnë nga dita e madhe e korçarëve dhe e shqiptarëve. 25 prilli i ndryshimit! 25 prilli i fitores do të jetë fitorja e çdo shqiptari do të jetë fitoja e qytetarisë, do të jetë fitorja e Korçës, fitorja më e thellë në historinë e Shqipërisë. Sepse vëllezër dhe motra 8 vite të vështira kanë lënë vragat më të thella në trupin e Korçës dhe të Shqipërisë tonë kjo perlë e qytetarisë, ky djep i arsimit, i dijes, i kulturës, i artit, i punës. Ky vend që ka lindur burra e gra që na bëjnë krenar ndër shekuj, 8 vite me radhë është përdorur dhe keq përdorur, shpërdoruar sikur të ishte oborri i lodrave të një njeriu dhe një grushti njerëzish të cilët janë pasuruar te fëmijët e korçarëve, vuanin për bukë, një grusht njerëzish të babëzitur për të grabitur gjithçka teksa rinia korçare largohej në emigracion.

8 vite dështime, 8 vite ngecje në vend, 8 vite izolim, nuk mbaruan as rrugën që e gjetën gati me projekt e financim Qukës- Qaf Plloç, e bredh tani 4 ditët e fundit fshat më fshat për të premtuar aeroporte. Janë ditët e fundit sepse të dielën ja kthejmë Korçën korçarëve, ja kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Këto vite lëngate kanë shkaktuar vuajtje të pafundme. Ato kanë qenë sfida të mëdha për familjet shqiptare e në veçanti për nënat tona, për motrat tona, bashkëshortet, gratë, vajzat tona dhe rininë të cilët kanë ndierë në palcë dhimbjen e largimit të bijve tanë më të mirë në emigracion, të cilat kanë vuajtur papunësinë, të cilat kanë vuajtur pamundësinë e shkollimit dhe arsimit të fëmijëve të tyre e më pas të punësimit të tyre me dinjitet.

E pra, pas tetë vitesh dështime, tetë vitesh gënjeshtra e keqja përsëri merr guximin të trokas në dyert, në portat fisnike të Korçës dhe të korçarëve. Ju them sot, Korça e ka marrë vendimin. Korça ja ka mbyllur derën së keqes. Korça e ka hapur zemrën për ndryshimin që vulosim të dielën duke votuar numrin 9. Duke votuar numrin 9. Duke votuar numrin 9. 9 për fëmijët korçarë, dritën e syrit të prindërve të tyre. 9 për rininë e mrekullueshme të Korçës që do të bënte krenarë çdo qytet në Evropë, çdo qytet në botë. 9 për nënat tona që ti fshijnë lotët e dhimbjeve e t’ju kthejmë gëzimin në sy bashkë me punësimin, mirëqenien, dinjitetin. 9 për pensionistët shqiptarë të cilët në tetë vite janë më të papaguarit e Ballkanit ndërkohë që qeveritarët u zhytën në luksin më të pa parë.

Vëllezër dhe motra si shndrin ky diell, shndrin besimi, bindja, fitorja në sytë e Korçës, në sytë e mbarë Shqipërisë. E shoh dhe prek kudo në takime masive si ky, nga jugu në veri. E shoh në sytë e çdo shqiptari edhe të socialistëve që kanë vendosur të bëhen pjesë e këtij bashkimi të madh dhe të votojnë dhe ata për ndryshimin. Sepse fitorja e 25 prillit do të jetë fitorja më e thellë e çdo shqiptari. Ajo do t’i takojë çdo familje shqiptare, çdo të riu, çdo të reje korçare dhe shqiptare. Do të jetë dita kur vota juaj do të rikthejë një qeveri të njerëzve dhe për njerëzit. Do të jetë dita kur ne do të bëjmë realitet fuqinë e demokracisë, fuqinë e votës duke dalë masivisht për të votuar numrin 9.

Nuk ka të mbaruar ardhja e njerëzve në këtë bulevard. Nuk ndalet marshimi ynë, krah për krah drejtë fitores, drejtë ndryshimit. Këtë e ka mësuar edhe Edi Rama. Ndaj, këto janë ditët e fundit të krimeve dhe marifeteve, të gënjeshtrave që vetëm sa e nxjerrin edhe më shumë në dritën e diellit dështimin dhe dështakun e këtyre 8 viteve. Sot nga Korça dua dhe një herë të garantoj të gjithë banorët, të gjithë ata që për 8 vite me radhë u gënjyen nga premtimi për legalizimet falas dhe e dëgjuan planin e Edi Ramës për t’ju marrë votën, për t’ju mashtruar, për të mos ju legalizuar, për t’jua prishur pa dëmshpërblim 100 mijë shtëpi shqiptarësh, jetën, djersën, gjakun tuaj dhe të afërmve tuaj në emigracion, ky ka qenë dhe është Edi Rama i vërtetë.

Kjo e keqe, ky dështim tani troketë për herë të tretë në portat e shqiptarëve. Shqiptarët ja kanë mbyllur dyert, Korça ja ka mbyllur dyert, Shkodra ja ka mbyllur dyert, Vlora, Durrësi dhe Tirana, mbarë Shqipëria, sepse zemrat e shqiptarëve thërrasin për ndryshim. Bashkë për ndryshim! E gjithë Korça, bashkë për ndryshim! Dhe ndryshimi po vjen me votën tuaj për numrin 9! Ne do të mundësojmë që jo vetëm të përmbyllim procesin e legalizimeve por dhe të riaktivizojmë ekonominë tonë duke hequr taksat abuzive, taksën mbi karburantin 240 për litër, i cili shtrohet në biftek tek Nusret-i. Faturat e kripura të energjisë, amnistinë e plotë për 350 mijë familje kulari i të cilëve rëndon 28 mijë lekë muaj për muaj, për të paguar luksin e qeveritarëve.

Ulja e taksave, ulja e çmimit të energjisë dhe të naftës do ti japë korçarëve mbështetje, energji për të bërë atë që dine të bëjnë më së miri, punë të ndershme, mirëqenie, paga të larta, gëzim në familjet tona, dinjitet njerëzor, qytetari, pozitivistet. Nga Korça anembanë Shqipërisë, nga Konispoli në Vermosh, le ta kthejmë gëzimin në zemrat tona, le ta marrim fatin tonë në duart tona. Masivisht, ditën e diel, çdo i ri dhe e re korçare, ju bukuri, ju krenari e Korçës dhe e gjithë Shqipërisë, për shkollimin tuaj, për arsimin tuaj, për punësimin tuaj, për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, për hapjen e negociatave në 100 ditët e para të qeverisë sonë votoni numrin 9.

Për prindërit tuaj, për rritjen e pensioneve, për t’jua fshirë lotët, për t’iu dhënë mundësinë ju të jeni pranë tyre me ta, të punoni e të fitoni në Korçën e bukurisë, të traditës, të punës, të fermerëve, të turizmit, të zejtarisë, e të krijoni këtu familjet tuaja pranë familjeve të prindërve tuaj. Ta ndalim plagën e emigracionit, ta rikthejmë Korçën në një perlë margaritar të ekonomisë dhe qytetarisë.

Të dielën votoni numrin 9.

Bashkë për ndryshim!

Korça fiton!

Shqipëria fiton!

Bujar Leskaj i përgjigjet Ramës: Kallam i rritur në fekale, s’ka guxim dhe është i pabesë!

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj i është përgjigjur kryeministrit në ikje, Edi Rama, pas akuzave të herëpashershme të lëshuara ndaj tij.

Leskaj e quan Ramën “spitullaq Blloku” dhe një “kallëm të rritur në fekale”.

“Nuk është problemi tek batutat që thotë Rama se mua nuk më shqetëson. Një njeri që përdor drogë, të të flasë për alkoolin është si t’i thotë gomari kaposhit, ik ore kokëmadh, nuk ka asnjë logjikë. Plus kam edhe një diçka personale. Unë jam përpjekur ta respektoj Ramën si kryedeputet të Vlorës, ose si krye M të Vlorës. Kjo është hera e fundit që flas për të, ndoshta për Partinë Socialiste e quajnë Skënderbe, lider global siç ai e quan veten, e konsideron veten. Unë ja di guximin e di që s’ka guxim e di që është i pabesë unë ja di të nxënurit, e di që është i panxënë, i pamësuar siç e dinë të gjithë që Rama është një spitullaq blloku. Për mua Rama aq i madh sa duket aq i gjatë sa është, as sportist nuk ka qenë kurrë, as piktor nuk ka qenë kurrë. Kudo ka qenë dështak. Është si një kallëm i rritur në fekale”, shprehet Leskaj në një video të postuar në rrjetet sociale.

Qytetar i fortë, shtet i fortë!

Nga Redin HAFIZI

Shpresoj qe pas erresires se Edi Rames te nise drita e edukates dhe kultures, drita e arsimit jo per nje vend pune, por thjesht per kulture dhe edukate ne vendin e punes. Sa mire do te ishte qe cdo punetor i thjeshte ne Shqiperi te studionte, qofte edhe ne kurse falas nga shteti, marredheniet e punes dhe etiken ne pune. Kjo do te ndihmonte ne ngritjen e vetedijes se punetoreve ne nje sistem ku biznesi drejton te ardhurat e gjithe popullsise. Gjithashtu kjo do e nxirrte shtetin si nje menaxher i drejte mes punetorit dhe biznesit. Ne kete marredhenie shpesh shteti ka falimentuar ne Shqiperi dhe per hir te se vertetes sepse vete shteti ka dashur punetore te paformuar per te mbajtur krahun e biznesit ne kurriz te punetoreve. Nje punonjes i kualifikuar sjell me shume fitime per biznesin, por gjithashtu kerkon me te drejte nje page me te pershtatshme me kualifikimin e saj/tij.

Nje punonjes i kualifikuar ngre gjithnje konkurrencen dhe ne kapitalizem konkurrenca eshte forca e vetme levizese. Eshte kjo force qe e ngre nje vend ne nivelin e elites se vendeve demokratike. Ish komunistet ne Shqiperi kerkojne qe te mbahen ende me teorine se sistemi i bazuar ne pronen private varferon qytetaret. Kjo nuk eshte e vertete. Ata vete e shkaterruan qe ne fillim sistemin e prones me qellim qe te hapnin propaganden.

Per hir te se vertetes Shqiperia eshte konsideruar si nje vend pa specialiste dhe punetore te kualifikuar per pune specifike, jo per diploma universiteti. Shpesh nje gje e tille ka qene shume abuzive pasi kompani nenkontraktore e shfrytezonin nje gje te tille qe te frynin shpenzimet, dhe parate qe merrnin, shpesh i paguanin per rryshfete per zyrtaret qe ndihmonin keto kompani, ne vend qe te shkonin tek punetoret. Parate justifikoheshin me emra fiktive specialistesh te huaj, nderkohe qe ne projektet e rrugeve, edhe pse pak, apo projektet e ndertimit, pak me shume, punojne specialiste Shqiptare te pa licencuar, por qe kane vetem eksperience. Ne kete rast askush nuk mban pergjegjesi per aksidente, pasi nuk ekziston nje kulture e tille pergjegjesie ligjore qe perkthehet ne rroga.

Pervec edukimit dhe kultures se punes duhet te nise licencimi i profesionisteve si ne fusha qe kane te bejne me projekte ndertimi. Ne kete proces licencimi patjeter qe duhet te behen pjese kompanite e sigurimeve, te cilat ne kete rast duhet te kryejne ndermjetesin mes ndertuesit dhe bleresit. Mos harroni se kapitalizmi eshte nje sistem ku shitesi dhe bleresi fitojne. Te dyja palet paguajne dhe ne rast demtimi ka demshperblim ne nje sistem ku drejtesia funksionon. Edhe ketu kemi te bejme me kulturen dhe edukaten e profesionit. Juristet vete duhet te marrin leksione per etiken e punes dhe marredheniet e punes. Edhe per ata eshte e domosdoshme, pasi tek e fundit jane punetore te ligjit dhe qytetaret i besojne vetem si te tille.

Cfare solli “Rilindja” ishte vec shkaterrim. Shkaterrim te ekonomise ne favor te pese individeve. Shkaterrim te edukimit serish ne favor te ketyre individeve. Shkaterrim te artit dhe kultures ne favor te po ketyre pese individeve, qe vetem qerasin direkt apo indirekt vetem 26 mije Shqiptare dhe te tjeret jetojne ne varferi.

Te djelen kjo duhet te ndryshoje dhe ndryshimi vjen duke i vene perballe korrupsionit, krimit dhe tarafllekur, edukimin dhe kulturen, profesionalizmin e vertete dhe te licencuar te punetoreve tane. Nje qytetar i forte mbeshtet nje shtet te forte.

Megaskandali trondit opinionin! Lame: Rama më porositi të mbaj sekret moslegalizimin e 100 mijë banesave, pas zgjedhjeve do shemben

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një audiopërgjim ku dëgjohet kreu i Kadastrës Artan Lame teksa i orienton vartësit që të përdorin procesin e legalizimit në këmbim të votave. Lame, thotë se 100 mijë ndërtime nuk do të legalizohen, por kjo duhet mbajtur sekret, pasi mund të ketë efekt elektoral. Për 40 mijë prej tyre, kryesisht në Tiranë po përgatitet shembja pas zgjedhjeve. Lame pranon audiopërgjimin por thotë se i takon vitit 2017, ndërsa SPAK shprehet se do të nisë hetimet. Basha: Akt kriminal, qindra mijë qytetarë do lihen pa strehë pas 25 prillit

 

Pa dalë akoma përgjegjësit për skandalin e rrjedhjes së të dhënave personale të më shumë se 900 mijë votuesve në Tiranë në databazën e Partisë Socialiste, një tjetër skandal ka ngritur dyshime të forta për tentativat e partisë në pushtet për të blerë votat e mbi 200 mijë zgjedhësve. Gazetari Artan Hoxha ka publikuar dje një regjistrim audio në të cilin dëgjohet se si kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame u jep udhëzime punonjësve për të vepruar me procesin e legalizimeve në shërbim të fushatës zgjedhore.

Në audio bëhet fjalë për rreth 100 mijë ndërtime pa leje, pronarët e të cilëve kanë aplikuar për legalizim, por lejet do të përdoren si presion për votën për PS-në. Sipas asaj çka thuhet në përgjim, porositë janë dhënë pas një mbledhjeje me Kryeministrin, nga ku rezulton se 100 mijë banesa do të skualifikohen por kjo s’duhet t’u bëhet e ditur banorëve. “Është bërë një takim te kryeministria para rreth një muaj, për procesin e legalizimeve në vijim. Në këto 320 mijë objekte që kanë bërë vetëdeklarim pra që janë fizikisht dosje reale, janë mbyllur rreth 150 që do të thotë kanë mbetur edhe 170 të tjera. Në këto 170 të tjera vetëm 60, se sapo diskutonim qëparë që kjo 60 mijëshe për sa kohë i mbyllim, vetëm rreth 60 mijë bëhen.

Të tjerat janë të pabëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje. 100 mijë objekte të cilët ne me vetëdije do të vazhdojmë t’i mbajmë se janë njerëz po i the që nuk të bëhet ia hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër, pra vazhdojmë të trajtohen do shikohet, do të trajtojmë do ta diskutojmë do të rishohim atë kur të rishihet legjislacioni”, dëgjohet të thotë Kreu i Kadastrës, i cili më poshtë shton, “Në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do i skualifikoj se nuk ju legalizohen këta i ktheve në mall për palën tjetër, atëherë u ra dakord në këtë takim që logjika është që ne do të vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë.

Pra do vazhdojmë të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë të mbajmë situatën varur. Sepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore sepse do ta rishohim dhe njëherë e kështu me radhe. Kjo do bëjë shumë nga këta do të thonë më erdhën një herë dhe dy herë pse s’ma bënë. Të jeni të bindur që në shumicën e rasteve qëndron kjo arsyeja, pra që neve nuk duam t’i themi që shtëpia jote nuk legalizohet dhe ti do prishesh. Millosheviçi t’i thojë që ta legalizoj unë, ai bëhet me Millosheviçin. Në rregull se ka shtëpinë të jeni të qartë. Kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkinë, kryesisht me bashkinë e Tiranës të cilat do t’i nxjerrim për skualifikim masiv edhe unë po të isha kandidat atje të nesërmen do veja t’i thoja që të gjithëve ditën e parë pas zgjedhjeve jeni të legalizuar edhe ikën ata u bënë me atë, natyrisht s’i intereson atij ça është politika ai thotë të shpëtojë shtëpia”, është fjala e Lames në përgjimin e gazetarit Hoxha.

Reagimi
Vetë Lame, ka reaguar në lidhje me këtë postim kur thotë se përgjimi është i vjetër dhe daton pas zgjedhjeve të 2017-ës, por nuk mohon autenticitetin e audios, apo dhe shifrat që janë përdorur aty. Lame shprehet se në atë audiopërgjim ka folur si politikan, ndërkohë . “E folura ime aty është politike. Po natyrisht që politike do të jetë, se unë di të trajtoj problemin politikisht kur flitet për zgjidhje politike, ashtu siç di ta trajtoj teknikisht kur flitet për çështje teknike, apo si historian kur flitet për çështje historike. Sfidoj përgjuesit dhe PD-në, të gjejnë një kategori ndërtimesh që unë kam përmendur aty dhe ne nuk e zgjidhëm me atë ligj. E kanë të lehtë ta bëjnë, sepse tani kanë në dorë edhe regjistrimin e atij takimi.

Unë nuk kam regjistrimin por ligjin që po vepron”, thotë Lame në reagimin e tij. Lame shprehet se nuk mund t’u thotë njerëzve që do u vërë kazmën shtëpive të tyre, por nuk mohon faktin se 100 mijë shtëpi nuk do të legalizohen, siç ka thënë dhe në një prononcim të 22 marsit për mediat. “Natyrisht që unë them se “këtyre njerëzve që nuk mund të legalizohen, ne do t’ju themi që do të gjejmë një zgjidhje kur të bëjmë ndryshimet ligjore”. Pse, ç’do t’ju thonim, që do t’ju vëmë kazmën sepse kështu e ka ligjin Saliu? Dhe këtë unë e kam përsëritur kaq e kaq herë në çdo takim publik”, shprehet Lame. Në fakt, të njëjtat deklarata u bënë dhe për banesat që u shembën tek unaza e re por ndërtimet atje thjesht u prishën dhe për banorët nuk u gjet asnjë zgjidhje.

Basha: Rama ka synim që pas 25 prillit të prishë shtëpitë e njerëzve
Kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh nga takimi elektoral në Kamëz se përgjimi që implikon drejtorin e Kadastrës, Artan Lame, për përdorim të legalizimeve për fushatë, është akt kriminal që duhet dënuar më 25 Prill me votë. Basha u kërkoi banorëve të zonës votën gjithashtu duke premtuar se me të ardhur në krye të qeverisjes, procesi i legalizimit do të përfundojë njëherë e mirë. Lideri i opozitës u shpreh se pas taktikave të Lames fshihet kryeministri Edi Rama dhe politika e tij që ka shkatërruar dhe zhytur Shqipërinë në krizë.

“E dëgjuat si drejtori i Kadastrës me porosi të Ramës udhëzon që të shkojë derë më derë, “se do t’ua bëjmë legalizimin për vota”, por në fakt nuk do t’ua bëjnë. Ky është një akt kriminal sepse çdo shtëpi nga ato qindra mijëra që ai do t’i prishë pas 25 Prillit, është sakrifica e jetës dhe familjes. Premton legalizim kur në fakt qëllimi është t’ua prishë pas zgjedhjeve vetëm që t’ju marrë votën me mashtrim. Ky është Edi Rama i vërtetë, që vetëm pak metra më tej firmosi legalizimin falas. Kjo është politika që shkatërroi vendin. Le ta marrë përgjigjen nga Kamza dhe gjithë Shqipëria. Më 25 Prill do ta largojmë duke votuar numrin 9 për të përfunduar procesin e legalizimit. Për të gjithë ata që meritojnë dhe do të kenë me planin tonë përfundimin e këtij procesi, ora e ndryshimit nuk ka të ndalur”, – tha Basha.

SPAK nis verifikimet për audiopërgjimin e Lames
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK tha të martën se do të verifikojë një audiopërgjim të publikuar nga gazetari Artan Hoxha, ku drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame dëgjohet të rekomandojë që të mos u kthehet përgjigje pronarëve të 100 mijë objekteve informale që nuk plotësojnë kushtet për legalizim, pasi mund të kalojnë me palën tjetër. Në audiopërgjim, Lame përmend edhe një takim me kryeministrin, ndërsa lë të kuptohet se vetëm 60 mijë legalizime mund të bëhen, ndërsa pjesa tjetër prej 100 mijë objektesh janë të pabëshme. “…të tjerat janë të pabëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale, që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje, 100 mijë objekte, të cilët ne me vetëdije do vazhdojmë t’i mbajmë, se janë njerëz, po i the që nuk të bëhet ia hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër…,” dëgjohet të thotë Lame.

“…logjika është që ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë, pra do vazhdojmë të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur, sepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore, sepse do ta rishohim dhe njëherë e kështu me radhë,” sugjeron ai si përgjigje për qytetarët. Nga audiopërgjimi nuk është e qartë se cilët janë personat konkretë të cilëve u drejtohet Lame, ku është realizuar takimi dhe data e regjistrimit. Megjithatë, audiopërgjimi është një tjetër shembull i përdorimit të administratës publike dhe i procesit të legalizimit për qëllime elektorale. I pyetur nga BIRN nëse kishte nisur ndonjë hetim apo verifikim, kreu i SPAK, Arben Kraja tha se nuk kishte ndonjë kallëzim për këtë audiopërgjim. “Do e verifikojmë çfarë është,” tha ai për BIRN.

Drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame nuk iu përgjigj një kërkese për koment të BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi. Megjithatë, në një postim në faqen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Facebook, Lame pranoi se diskutimi është bërë, por e zhvendosi atë pas në tetor apo nëntor të vitit 2017. “Aty jemi pas zgjedhjeve të atij viti, pra nuk mblidhemi për të blerë vota, se votat i kishim marrë,” pretendoi Lame. Si argument për pretendimin, Lame përmendi shifrat e legalizimeve, që sipas tij kanë ndryshuar. “Them ‘janë të vërteta për atë kohë’, sepse ndërkaq kemi ecur përpara. Pra, aty them 150 mijë legalizime, sot kemi tejkaluar 210 mijë,” shtoi Lame në postim. /Reporter.al

Meta: Zyrat e shtetit me taksidarë të krimit zgjedhor
Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas publikimit të audios ku kreu i Kadastrës Artan Lame jep udhëzime si të përdoren lejet e legalizimit për vota, duke e cilësuar këtë një krim zgjedhor. Meta ka kërkuar të nisë hetimi dhe të dalin para drejtësisë përgjegjësit, ndërsa i ka cilësuar zyrat e shtetit të mbushura me taksidarë që bëjnë biznes me votat. “ Një audio-përgjim tronditës, që provon se për “Rilindjen” shqiptarët janë “mish për top”, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve, shkelësve të ligjit dhe “taksidarëve” të biznesit kriminal të votës. Pres nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë, që meriton ndëshkim. I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës të krimit zgjedhor”, shkruan kreu i shtetit. Në fund ai paralajmëron partinë në pushtet; “Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!”./MAPO

Basha: Shqiptarët duan masivisht ndryshimin! Asgjë nuk mund të ndalë vullnetin e shumicës absolute për t’u bërë pjesë e BE

Lideri i opozitës, Lulzim Basha vazhdon të marrë mbështetje nga Perëndimi për zgjedhjet e 25 prillit. Këtë herë ai mori mbështetjen e Partisë Popullore Europiane, grupimit më të madh politik në Europë. Drejtuesit e PPE shprehën bindje se do jetë Basha që do e çojë Shqipërinë në BE.

Presidenti i PPE, Donald Tusk vlerësoi programin e Partisë Demokratike dhe tha se, Shqipërisë i duhet më shumë se kurrë ndryshimi. Ai gjithashtu u shpreh se Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian në mënyrë që të përmirësojë jetën dhe perspektivën. Besimin për këtë arritje, Donald Tusk e sheh tek Basha, -pasi sipas tij- kreu i opozitës është provuar se mund t’i realizoj arritjet e mëdha dhe provë për këtë kemi anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza për të gjithë shqiptarët.

Ndërsa zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, David Mcalister, tha se përparimi drejt Bashkimit Europian varet nga reforma të qëndrueshme. Duke i cilësuar si shumë të rëndësishme zgjedhjet e 25 prillit, Mcalister shprehu besimin tek Basha se do të mundësoj çuarjen përpara të reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal.

Duke i shprehur mirënjohje për mbështetjen që po i japin Partisë Demokratike dhe popullin shqiptar, Basha tha se, prioriteti i qeverisë së ardhshme do të jetë hapja e negociatave me Bashkimin Europian brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. Kreu i opozitës gjithashtu tha se hapja e vendeve të punës për të rinjtë do të bëjë të mundur ndalimin e valës masive të emigracionit që e ka vendosur Shqipërinë në krye të vendeve të botës mbi bazën e kapitalit në 8 vitet e fundit.

“Faleminderit miq të dashur, anëtarë të kryesisë së familjes sonë të Partisë Popullore Europiane. Më lejoni të filloj duke shprehur mirënjohjen time dhe ekipit tim dhe të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike që u keni gjetur kohë për të mbështetur Shqipërinë dhe popullin shqiptar, për të mbështetur aspiratat europiane të shqiptarëve. Prioriteti ynë është të hapim rrugën e negociatave dhe ta bëjmë Shqipërinë një anëtare të plotë të Bashkimit Europian.

Kjo nuk do të jetë një rrugë e lehtë por me mbështetjen tuaj dhe mbështetjen e vendeve anëtare që janë pjesë e familjes sonë të madhe ne kemi qenë në gjendje të tregojmë se kur jemi të bashkuar në qëllim dhe jemi të përkushtuar për të ndërmarrë reforma të vërteta, kjo ka funksionuar për t’i sjellë shqiptarët më pranë Bashkimit Europian. Ndihem i bekuar, ne të gjithë jemi të bekuar me miq si ju, me ndihmën që ju keni dhënë gjatë gjithë këtyre viteve që bënë të mundur që shqiptarët të arrinin një moment historik, një ëndërr që ishte lëvizja pa viza në Europë.

Sot dua të ritheksoj angazhimin tonë për të rihapur rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë. Për 8 vite hapja e negociatave ka ngecur, dhe ky nuk është dështimi i BE-së. Populli shqiptar e kupton shumë mirë se ky është vetëm dështimi qeverisë e cila nuk i ka përmbushur reformat e nevojshme në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara. Unë ju siguroj sot se ky është angazhimi im, angazhimi i ekipit tonë, i Partisë Demokratike para popullit shqiptar që pas zgjedhjeve të 25 Prillit brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re të hapim negociatat për anëtarësim në BE. Të gjithë shqiptarët e kuptojnë që anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian është e vetmja garanci për një ekonomi më të fortë, për investime të huaja që ofrojnë punë dhe paga më të mira, për forcimin e demokracisë së institucioneve dhe sundimin e ligjit, për forcimin e konkurrencës për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Hapja e vendeve të punës për të rinjtë tanë do të bëjë të mundur ndalimin e valës masive të emigracionit që e ka vendosur Shqipërinë në krye të vendeve të botës mbi bazën e kapitalit në tetë vitet e fundit. Shqiptarët duan masivisht ndryshimin dhe ne e kemi vënë theksin te pjesëmarrja që të gjithë të dalin dhe të votojnë masivisht për ndryshimin, për numrin 9, për Aleancën për ndryshim. Është në duart e tyre të përcaktojnë fatin e familjeve të tyre dhe fatin e vendit tone. Asgjë nuk mund të ndalë vullnetin e shumicës absolute të shqiptarëve për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, për të përmirësuar ekonominë dhe për të mbajtur të rinjtë tanë në shtëpi dhe për t’ju mundësuar të rinjve tanë të qëndrojnë në vendin tonë duke ju garantuar atyre punësim përmes investimeve shqiptare dhe të huaja, për një e ardhme më të mire për të gjithë.  Dhe kjo është arsyeja për sloganin tonë “Bashkë për ndryshim, Shqipëria fiton”.

Është një përgjegjësi e madhe për Partinë Demokratike dhe për mua nesër të jem në krye të popullit më pro-europian në botë dhe të jem pjesë e një familjeje politike që dominon sot Bashkimin Europian. Unë e di që kemi shumë punë për të bërë së bashku për t’i kthyer në suksese sfidat më të cilat po përballemi. Kështu punuam për liberalizimin e vizave, një proces shumë kompleks siç e dini shumë mirë pasi nënkryetari e theksoi gjatë bisedës time të fundit me të, se kishte shumë skepticizëm nga vendet anëtare por ne e bëmë atë realitet.

Së bashku ne e bëmë atë të mundur ashtu siç bëmë edhe me anëtarësimin në NATO. Shqiptarët sot e dinë se pa Europën ne nuk mund të ndërtojmë një ekonomi më të fortë. Dhe unë shpresoj dhe jam mirënjohës për mbështetjen e familjes sonë politike, për mbështetjen tuaj, për mbështetjen e të gjithë miqve tanë të dashur, për mbështetjen e vendeve anëtare për ta realizuar atë që presin sot shqiptarët, për të hapur negociatat në njëqind ditët e para të qeverisë tonë”, tha Basha.

David McAllister: Zgjedhjet e 25 Prillit, jetike për konsolidimin dhe rinovimin e demokracisë shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me drejtues të Partisë Popullore Eropiane. Kreu i opozitës mori mbështetje të fortë nga grupimi më i madh politik europian për zgjedhjet e të dielës.

Presidenti i PPE Donald Tusk, vlerësoi programin e Partisë Demokratike dhe tha se Shqipërisë i duhet më shumë se kurrë ndryshimi. Ai gjithashtu u shpreh se Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian në mënyrë që të përmirësojë jetën dhe perspektivën.

Ndërsa zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, David Mcalister, tha se përparimi drejt Bashkimit Europian varet nga reforma të qëndrueshme. Duke i cilësuar si shumë të rëndësishme zgjedhjet e 25 prillit, Mcalister shprehu besimin tek Basha se do të mundësojë çuarjen përpara të reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal.

“I dashur Lulzim Basha, më lejoni të them se vërtet mund të mbështeteni në përkrahjen e Partisë Popullore Europiane. Ju urojmë të gjitha të mirat për këto zgjedhje kaq të rëndësishme për vendin tuaj. Siç e dini, i dashur Lulzim, të dashur miq në Tiranë, në Parlamentin Europian po ndjekim nga afër situatën në Shqipëri.

Më lejoni të komentoj orientimin e qartë pro-europian dhe afatgjatë të PDSH-së siç e përshkroi Presidenti Tusk në fjalën e tij. Por nga ana tjetër Raporti i Parlamentit Europian thekson se përparimi drejt pranimit varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme në të gjithë fushat themelore duke filluar me shtetin e së drejtës, funksionimin efektiv të institucioneve demokratike, të administratës publike si dhe ekonomisë.

Ju e dini shumë mirë i dashur Lulzim Basha se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje. Ne besojmë qe ju do te mundësoni çuarjen përpara të reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe natyrisht, marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal. Këto aspekte janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit tuaj të mrekullueshëm. Për ta finalizuar, raporti shpreh qartë citimin: Zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë jetike për konsolidimin dhe rinovimin e demokracisë shqiptare dhe arritjen e një niveli më të lartë të stabilitetit politik. Të dashur miq të PDSH-së, ju uroj në ditët e ardhshme, ju keni mbështetjen e Partitë Popullore Europiane”, tha David McAllister.

Një ditë në fushatë me Flamur Nokën, kandidat i PD për Kamzën, Paskuqanin, Vorën dhe Zallherin 

Flamur Noka: Ajo që na duhet është të shkojmë masivisht në votime të dielën. Të ndëshkojmë Edi Ramën për dështimet dhe mashtrimet e tij. T’i japim besim PD dhe Lulzim Bashës për të bërë ndryshimin e madh!

#Voto9️⃣VotoPD
#ShqipëriaFiton

Presidenti i PPE thirrje shqiptarëve: Nëse doni ndryshimin, votoni ndryshimin! Basha do të realizojë integrimin në BE

• Presidenti PPE Tusk thirrje shqiptarëve: Nëse doni ndryshimin, votoni ndryshimin. Votoni 9! Shqipëria fiton

• Presidenti PPE Tusk: Basha dhe ekipi i tij do të realizojnë integrimin e Shqipërisë në BE

• David McAllister: Zgjedhjet e 25 prillit, vendimtare për demokracinë shqiptare

• Basha: Do ta bëjmë Shqipërinë anëtare të plotë në Bashkimit Europian

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me drejtues të Partisë Popullore Eropiane. Presidenti i PPE Donald Tusk, vlerësoi programin e Partisë Demokratike dhe tha se Shqipërisë i duhet më shumë se kurrë ndryshimi. Ai gjithashtu u shpreh se Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian në mënyrë që të përmirësojë jetën dhe perspektivën. Besimin për këtë arritje, Donald Tusk e sheh tek Basha, -pasi sipas tij- kreu i opozitës është provuar se mund t’i realizoj arritjet e mëdha dhe provë për këtë kemi anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza për të gjithë shqiptarët.

“Të dashur përfaqësues të EPP, i dashur president, i dashur Lulzim, të dashur anëtarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike, miq të dashur, është kënaqësi të jemi bashkë sot, përpara zgjedhjeve shumë të rëndësishme parlamentare të dielën më 25 Prill. Nuk ka mbetur shumë kohë, por unë shoh me shumë admirim programin tuaj zgjedhor dhe gjendjen shpirtërore dhe energjinë pozitive të fushatës suaj. Pas gjithë këtyre viteve të fundit është bërë shumë e qartë se Shqipëria meriton më shumë, se ajo meriton ndryshim. Shumë shqiptarë janë larguar nga vendi. Kjo është një arsye më shumë që Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Europian në mënyrë që të përmirësojë jetën dhe perspektivën për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Si president i familjes më të madhe të Partisë Popullore Evropiane, e cila përfaqëson sot shumë grupime parlamentare dhe parti europiane, unë jap mbështetjen time të plotë për Partinë Demokratike dhe kam besim se Lulzim Basha dhe ekipi i tij do të realizojnë integrimin e Shqipërisë në BE. Partia Demokratike dhe personalisht Lulzim Basha tashmë kanë provuar se mund të bëjnë shumë për Shqipërinë pasi bënë të mundur anëtarësimin në NATO dhe lëvizjen pa viza për të gjithë shqiptarët. Sot unë rikujtoj këtë përvojë dhe udhëheqje të rëndësishme, e cila është shumë e nevojshme edhe tani.

Fatkeqësisht viti i kaluar ka shënuar skandale korrupsioni, krim të organizuar, një rrjedhje të madhe të trurit, blerje votash dhe papunësi. Kjo është arsyeja pse unë i besoj programit të Partisë Demokratike me fokusin për të rregulluar ekonominë me fondet e nevojshme që do të rikthejnë investitorët, krijojnë vende të reja pune, mbështetjen e familjeve dhe biznesit të mesëm, palcën e shoqërisë shqiptare e cila do të investojë në edukim dhe kujdesin shëndetësor dhe do të rikthejë besimin tek institucionet. Për më tepër, unë shoh ekipin tuaj shumë përfaqësues të grave dhe të rinjve, gjë që gjithashtu më bën të shpresoj se ky ndryshim mund të jetë i suksesshëm. Partisë Demokratike i duhet shumica parlamentare për të pasur sukses. Thirrja ime sot për qeverinë është që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të mos përdor paratë e pista, presion mbi njerëzit dhe blerjen e votës për të prishur zgjedhjet.

Shpresoj që njerëzit do ta kuptojnë se nëse duan ndryshimin, duhet të votojnë për ndryshim. Votoni 9! Shqipёria fiton!”, tha Donald Tusk.

Ndërsa zëvendës presidenti i Parlamentit Europian, David Mcalister tha se, përparimi drejt Bashkimit Europian varet nga reforma të qëndrueshme. Duke i cilësuar si shumë të rëndësishme zgjedhjet e 25 prillit, Mcalister shprehu besimin tek Basha se do të mundësoj çuarjen përpara të reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal.

“I dashur Lulzim Basha, më lejoni të them se vërtet mund të mbështeteni në përkrahjen e Partisë Popullore Europiane. Ju urojmë të gjitha të mirat për këto zgjedhje kaq të rëndësishme për vendin tuaj. Siç e dini, i dashur Lulzim, të dashur miq në Tiranë, në Parlamentin Europian po ndjekim nga afër situatën në Shqipëri.

Më lejoni të komentoj orientimin e qartë pro-europian dhe afatgjatë të PDSH-së siç e përshkroi Presidenti Tusk në fjalën e tij. Por nga ana tjetër Raporti i Parlamentit Europian thekson se përparimi drejt pranimit varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme në të gjithë fushat themelore duke filluar me shtetin e së drejtës, funksionimin efektiv të institucioneve demokratike, të administratës publike si dhe ekonomisë. Ju e dini shumë mirë i dashur Lulzim Basha se sa të rëndësishme janë këto zgjedhje. Ne besojmë qe ju do te mundësoni çuarjen përpara të reformës në drejtësi, uljen e papunësinë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe natyrisht, marrëdhënie të mira me fqinjët dhe bashkëpunim rajonal.

Këto aspekte janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e vendit tuaj të mrekullueshëm. Për ta finalizuar, raporti shpreh qartë citimin: Zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë jetike për konsolidimin dhe rinovimin e demokracisë shqiptare dhe arritjen e një niveli më të lartë të stabilitetit politik. Të dashur miq të PDSH-së, ju uroj në ditët e ardhshme, ju keni mbështetjen e Partitë Popullore Europiane”, tha David McAllister

Duke i shprehur mirënjohje për mbështetjen që po i japin Partisë Demokratie dhe popullin shqiptarë, Basha tha se prioriteti i qeverisë së ardhshme do të jetë hapja e negociatave me Bashkimin Europian brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. Kreu i opozitës gjithashtu tha se hapja e vendeve të punës për të rinjtë do të bëjë të mundur ndalimin e valës masive të emigracionit që e ka vendosur Shqipërinë në krye të vendeve të botës mbi bazën e kapitalit në 8 vitet e fundit.

“Faleminderit miq të dashur, anëtarë të kryesisë së familjes sonë të Partisë Popullore Europiane. Më lejoni të filloj duke shprehur mirënjohjen time dhe ekipit tim dhe të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike që u keni gjetur kohë për të mbështetur Shqipërinë dhe popullin shqiptar, për të mbështetur aspiratat europiane të shqiptarëve. Prioriteti ynë është të hapim rrugën e negociatave dhe ta bëjmë Shqipërinë një anëtare të plotë të Bashkimit Europian.

Kjo nuk do të jetë një rrugë e lehtë por me mbështetjen tuaj dhe mbështetjen e vendeve anëtare që janë pjesë e familjes sonë të madhe ne kemi qenë në gjendje të tregojmë se kur jemi të bashkuar në qëllim dhe jemi të përkushtuar për të ndërmarrë reforma të vërteta, kjo ka funksionuar për t’i sjellë shqiptarët më pranë Bashkimit Europian. Ndihem i bekuar, ne të gjithë jemi të bekuar me miq si ju, me ndihmën që ju keni dhënë gjatë gjithë këtyre viteve që bënë të mundur që shqiptarët të arrinin një moment historik, një ëndërr që ishte lëvizja pa viza në Europë.

Sot dua të ritheksoj angazhimin tonë për të rihapur rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë. Për 8 vite hapja e negociatave ka ngecur, dhe ky nuk është dështimi i BE-së. Populli shqiptar e kupton shumë mirë se ky është vetëm dështimi qeverisë e cila nuk i ka përmbushur reformat e nevojshme në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara. Unë ju siguroj sot se ky është angazhimi im, angazhimi i ekipit tonë, i Partisë Demokratike para popullit shqiptar që pas zgjedhjeve të 25 Prillit brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re të hapim negociatat për anëtarësim në BE.

Të gjithë shqiptarët e kuptojnë që anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian është e vetmja garanci për një ekonomi më të fortë, për investime të huaja që ofrojnë punë dhe paga më të mira, për forcimin e demokracisë së institucioneve dhe sundimin e ligjit, për forcimin e konkurrencës për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Hapja e vendeve të punës për të rinjtë tanë do të bëjë të mundur ndalimin e valës masive të emigracionit që e ka vendosur Shqipërinë në krye të vendeve të botës mbi bazën e kapitalit në tetë vitet e fundit. Shqiptarët duan masivisht ndryshimin dhe ne e kemi vënë theksin te pjesëmarrja që të gjithë të dalin dhe të votojnë masivisht për ndryshimin, për numrin 9, për Aleancën për ndryshim.

Është në duart e tyre të përcaktojnë fatin e familjeve të tyre dhe fatin e vendit tone. Asgjë nuk mund të ndalë vullnetin e shumicës absolute të shqiptarëve për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian, për të përmirësuar ekonominë dhe për të mbajtur të rinjtë tanë në shtëpi dhe për t’ju mundësuar të rinjve tanë të qëndrojnë në vendin tonë duke ju garantuar atyre punësim përmes investimeve shqiptare dhe të huaja, për një e ardhme më të mire për të gjithë. Dhe kjo është arsyeja për sloganin tonë “Bashkë për ndryshim, Shqipëria fiton”.

Është një përgjegjësi e madhe për Partinë Demokratike dhe për mua nesër të jem në krye të popullit më pro-europian në botë dhe të jem pjesë e një familjeje politike që dominon sot Bashkimin Europian. Unë e di që kemi shumë punë për të bërë së bashku për t’i kthyer në suksese sfidat më të cilat po përballemi. Kështu punuam për liberalizimin e vizave, një proces shumë kompleks siç e dini shumë mirë pasi nënkryetari e theksoi gjatë bisedës time të fundit me të, se kishte shumë skepticizëm nga vendet anëtare por ne e bëmë atë realitet.

Së bashku ne e bëmë atë të mundur ashtu siç bëmë edhe me anëtarësimin në NATO. Shqiptarët sot e dinë se pa Europën ne nuk mund të ndërtojmë një ekonomi më të fortë. Dhe unë shpresoj dhe jam mirënjohës për mbështetjen e familjes sonë politike, për mbështetjen tuaj, për mbështetjen e të gjithë miqve tanë të dashur, për mbështetjen e vendeve anëtare për ta realizuar atë që presin sot shqiptarët, për të hapur negociatat në njëqind ditët e para të qeverisë tonë”, tha Basha.