30.5 C
Tirana
E hënë, 9 Qershor, 2025

Ulja e pensioneve/ Meta: Me paratë e pensionistëve Rama paguan 10 mijë patronazhistë e spiunë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta referuar një shkrimi mediatik thotë se për herë të parë në dy dekada pensionet u ulën me 3.2% në qytete.

Meta thotë se në fakt ulja e vërtetë ka ndodhur pasi qeveria shqiptare me kontributet e qytetarëve do të paguajë 10 mijë patronazhistët që gjurmojnë jetët private të mbi 900 mijë qytetarëve të Tiranës.

Sipas Metës, 25 prilli është referendum për t’u çliruar nga abuzimi dhe nëpërkëmbja e të drejtave të qytetarëve.

STATUSI NGA ILIR META

Të dashur nëna, baballarë, të nderuar prindër dhe veteranë!

Pavarësisht mundit, punës dhe sakrificave tuaja shumëvjeçare, për herë të parë pas më shumë se 20 vitesh, pagesat e pensioneve tuaja jo vetëm nuk u rritën por u ulen me 3,2%.

Në fakt ulja e vërtetë e tyre shkon rreth 5% me inflacionin sepse me paratë e sakrificave dhe kontributeve tuaja Fuks – Shteti do të paguajë rreth 10 mijë patronazhistë që gjurmojnë dhe “gërmojnë” në jetën tuaj private dhe atë të rreth 900 mijë qytetarëve të vendit.

Prandaj 25 Prilli është referendum edhe për nënat dhe baballarët për t’u çliruar nga abuzimi dhe nëpërkëmbja e të drejtave të tyre.

PD publikon foton: Autorët e sulmit në Kavajë janë njerëzit e Ramës, prandaj nuk janë arrestuar akoma!

Partia Demokratike reagoi pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se autori i plagosjes në zyrën e PD në Kavajë nuk ka lidhje me PS-në.

PD publikoi një foto ku duket autori i plagosjes, Ndriçim Jonuzi në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, kryetarit të PS të Kavajës, shefit të Policisë, një punonjësi të policisë dhe baxhanakut të kryetarit të Bashkisë së Kavajës.

Në njoftimin e PD thuhet se, ky është një sulm kriminal zgjedhor ndërsa autorët nuk janë arrestuar akoma sepse sulmuesit janë njerëzit e Ramës.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim.

Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbë zgjedhjet.

Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë!

Flamur Hoxha me mësuesit në Kukës: Në 8 vjet arsimi u degradua nga mungesa e investimeve

Kandidati i PD, Flamur Hoxha zhvilloi një takim me mësuesit në Kukës. Ai u shpreh se, në 8 vjet arsimi u degradua nga mungesa e investimeve, mbyllja e shkollave dhe largimi i nxënësve e mësuesve.

“Edi Rama duhet të japë llogari për këtë dështim e jo të kerkojë mandat tjetër. PD do të ringrejë arsimin me mësim cilësor për fëmijët dhe paga dinjitoze për mësuesit jo me pak se 700 euro”, tha Hoxha.

Video/ Socialisti i zhgënjyer djeg teserën e PS: Do t’i bashkohem opozitës!

Socialistët e zhgënjyer vijojnë të djegin teserat e PS dhe t’i bashkohen opozitës. Nikoll Deda është një socialist i zhgënjyer, i cili ka djegur teserën e partisë ku aderonte prej 30 vitesh dhe i është bashkuar opozitës.

Video është publikuar nga drejtuesi politik i PD në Qarkun Lezhë, Mark Marku.

“Zhgënjimi i socialistëve është aq i madh sa s’ka fund. Një qytetar i Lezhës vendos të djegë në mënyrë demonstrative kartën e anëtarësisë së Partisë Socialiste, si e vetmja formë rebelimi që ka mbetur deri më 25 prill ndaj politikave antikombëtare dhe antiqytetare që ka aplikuar qeverisja socialiste për gati tetë vite si në pushtet lokal, ashtu edhe në pushtet qëndror në të gjithë qarkun e Lezhës”, shkruhet krahas postimit të Mark Markut.

Ai shprehet në videon e publikuar se ka 30 vite që është me Partinë Socialiste, por PS-ja nuk ka zbatuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe nuk ka marrë përsipër rininë që të shkollohet.

“30 vjet po nuk është partia ajo, nuk ishte Partia Socialiste, nuk është ajo që zbaton liritë dhe të drejtat e njeriut, nuk është ajo Parti që ka marrë përsipër rininë që të shkollohet. Po bën atë që po bën udhëheqja jugosllave prej vitesh deri në çlirimin e Kosovës. Unë kam dy djem në Gjermani, a nuk i dua këtu në Shqipëri? Po zbrazet po ikën truri, patjetër që unë i bashkangjitem të djathtës së bashkuar”.

Rrjeti i 4000 kompanive gjermane: Presim të vijmë në Shqipëri me Bashën

•Basha: Sjellim investime të huaja, hapim vende të reja pune me paga të larta.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë online me përfaqësues të trajnimit profesional dhe të organizatave të zejtarëve të Gjermanisë, me qëllim përfitimin e ekspertizës të trajnimit profesional edhe në Shqipëri.

Lideri i opozitës tha se, Partia Demokratike po planifikon një reformë të thellë në arsimin universitar me qëllim adoptimin e modelit gjerman të trajnimit dual, me qëllim frenimin e emigracionit masiv të rinisë. Kjo gjë do të arrihet edhe me thithjen e investimeve të huaja, ku për këtë qeveria e ardhshme do të aplikoj taksën e sheshtë 9%, taksën e sigurimeve shoqërore 18% dhe heqjen e taksës për karburantin.

“Për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk ka gjë më të rëndësishme sesa të frenojmë emigracionin masiv të rinisë. Për këtë arsye, ne po planifikojmë një reformë të thellë në arsimin universitar me qëllim adoptimin e modelit gjerman të trajnimit dual, në bashkëpunim me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe me Universitetet e Gjermanisë, të Austrisë dhe të gjithë Europës. Qeveria jonë do të aplikojë taksën e sheshtë 9% për tatim fitim, do të aplikojë po kështu taksën e sigurimeve shoqërore në nivelin 18%, do të eliminojë një taksë që kjo qeveri ka vendosur mbi karburantet, e cila e bën karburantin në Shqipëri të tretin më të shtrenjtin në botë me Singaporin dhe Suedinë. Me këto 3 masa dhe disa masa të tjera fiskale, do bëjmë të mundur që Shqipëria nga ana fiskale, nga ana e taksave të jetë vendi me taksat më të ulëta në Ballkan” – tha Basha

Kryedemokrati gjithashtu tha se qeveria e ardhshme do të vendos një stazh 12 mujor të paguar nga shteti për 10 mijë student të diplomuar, për t’u mundësuar lidhjen me tregun e punës, si dhe do investoj në ngritjen e 4 inkubatorëve që do të jenë mbështetje për të rinjtë të cilët duan t’i futen rrugës së sipërmarrjes. Ndërsa marrëveshja me Aleancën e Universiteteve Europiane parashikon ofrimin e 5 gjuhëve të huaja falas për qytetarët nën moshën 35 vjeç.

“Ne po vendosim ose do të vendosim një stazh të paguar me paratë publike për 12 muaj, për 10 mijë studentët më të mirë nga 35 deri në 40 mijë të diplomuar rishtaz të sektorit publik çdo vit, që të ndërtojmë një urë nga universiteti drejt tregut të punës. Por po kështu, duam të investojmë në ngritjen e 4 inkubatorëve të cilët përmes granteve dhe infrastrukturës, t’i japim mundësi të rinjve me shpirt sipërmarrës dhe të rinjve me ide për inovacionin dhe për sipërmarrjen që të kenë një dorë që t’i ndihmojë dhe jo pengesa pas pengesash në rrugën e tyre për të themeluar një biznes të vetin. Për t’ju referuar asaj që tha profesor Vidberg, edhe në Shqipëri ka shumë kampionë të fshehura. Kemi vendosur kontakte me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe kemi përpunuar së bashku planin për të ofruar fillimisht 5 gjuhë të huaja online pa pagesë për qytetarët shqiptarë nën moshën 35 vjeç, duke filluar nga 1 shtatori. Bëhet fjalë për anglishten, gjermanishten, italishten, spanjishten dhe frëngjishten dhe po kështu për trajnime për 20 profesione të ndryshme”, tha Basha.

Shefi ekzekutiv i Shoqatës së Zejtarëve të rrethit Paderborn, Michael Lutter, tha se sistemi dual është një sistem i lidhur ngushtë me ekonominë. Ai u shpreh se kjo shoqatë ka filiale edhe në vendet e tjera europiane dhe shprehu dëshirën që ekspertizën e tyre ta sjellin dhe në Shqipëri.

“Nga ana financiare dhe ekonomike, e mbështet dhe shteti, 1/3 e kostove i merr përsipër shteti ne këtë sistem dual. Ne si shoqëri kemi mbi 4000 kompani, të cilat janë të përfshira në sistemin dual në vendin tonë. Ne kemi filiale edhe në vendet e tjera europiane dhe natyrisht, me shumë dëshirë, ekspertizën tonë do t’ua japim juve dhe jam i sigurt që do t’ia dalim që në Shqipëri të kemi një sistem ekselent, të suksesshëm të këtij formimi profesional. Nëse do të arrini të kualifikoni të rinjtë në vendin tuaj, atëherë do t’ia arrini qe të thithni dhe investitorët. Ky sistem do t’ju ndihmonte që ju të mbanit rininë në Shqipëri. Nëse do të arrini të kualifikoni të rinjtë në vendin tuaj, atëherë do t’ia arrini qe të thithni dhe investitorët. Situata është në favorin tuaj. Ju jo vetëm e keni dalluar problemin, por keni dhe ide shumë të mira. Ju keni ekspertizën se si duhet organizuar, ju e dini tashmë edhe se si duhet financuar, ju keni një vizion të qartë se si do të jetë e ardhmja në vendin tuaj. Është detyra jonë, është detyra e Europës për t’jua dhënë këtë ndihmë, për ta ofruar këtë mbështetje”, tha Michael Lutter.

Ndërsa profesori gjerman Wittberg, ekspert në temat e klasës së mesme dhe tregtisë, vlerësoi programin e Partisë Demokratike dhe tha se shtresa e mesme është një faktor i rëndësishëm dhe për t’u realizuar duhet të zhbëhet burokracia dhe ka nevojë për një administratë ekselente.

“Ju keni një program shumë të zgjuar, e keni formuluar mirë që përmbledh të dy kushtet: nga njëra anë arsimin dhe nga ana tjetër klimën e biznesit. Shtresa e mesme në Gjermani është një faktor i rëndësishëm që na mundëson ne që të mos emigrojnë specialistët drejt metropoleve, po te rrinë atje ku e kanë dhe prejardhjen. Kjo do të ishte edhe për Shqipërinë një koncept shumë i dobishëm për t’u realizuar dhe për këtë duhet të përmbushen disa kushte: duhet të zhbëhet burokracia, duhet të keni një administratë që të ofrojë shërbime në mënyrë ekselente, jo vetëm në qendër por edhe në komunat e vogla, duhet të keni një financim lokal”, u shpreh profesori gjerman Wittberg.

Basha: Rama ka humbur kontrollin, mijëra socialistë do votojnë për ndryshimin

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte i ftuar sonte në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në mcntv.

Atentati ndaj aktivistëve tanë në zyrat elektorale në Kavajë është tregues se Edi Rama e ka humbur kontrollin dhe më 25 prill do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë, tha që në fillim të bisedës Basha.

Lulzim Basha: Dua ta nis me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Kavajë që është një atentat jo thjesht kundër një përfaqësuesi të Partisë Demokratikë, të Aleancës për Ndryshim, por është një atentat kundër demokracisë, e cila tregon se Edi Rama e ka humbur komplet toruan dhe kontrollin, është një tjetër ngjarje që tregon se e ka humbur kontrollin, sepse si pjesa dërmuese e shqiptarëve e ka kuptuar që në zgjedhjet e 25 Prillit që vijnë pas 5 ditësh siç thatë ju, pas 6 ditësh, ai do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.

Ylli Rakipi: Konkretisht çfarë ishte rasti?

Lulzim Basha: Rasti ishte siç u shpjegua dhe në mediat tuaja, ishte një sulm me armë brenda shtabit elektoral të zonës, në një nga lagjet e Kavajës, ndaj një aktivisti toni, nga 3 militantë të Partisë Socialiste.

Ylli Rakipi: Janë të identifikuar ata?

Lulzim Basha: Të identifikuar tashmë. Dhe akoma më e rëndë ishte heshtja e pandërprerë deri pas mbërritjes sime dhe deklaratës sime nga Kavaja, e njeriut i cili është shkaku i kësaj gjendje ku ka mbërritur Shqipëria pas 8 vite dështimesh. Pa diskutim një akt i ndërmarrë tani në kufijtë e panikut të humbjes së toruas për të ngjallur frikë, për të na mbyllur gojën. Ndaj dua ta përsëris fare qartë dhe prerë dhe ti them në emër të të gjithë shqiptarëve të bashkuar për ndryshim që koha e frikës ka mbaruar dhe më 25 prill mbaron edhe koha e 8 viteve dështim dhe përgjigjen për këtë akt kriminal, për këtë atentat ndaj demokracisë do ta marrë jo vetëm nga Kavaja por nga e gjithë Shqipëria më 25 Prill. Dua po kështu ta them fare qartë që ne e konsiderojmë këtë një akti të një grupi të kryesuar nga Edi Rama dhe dua ti ndaj veç socialistët e ndershëm.

Basha: Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. Shanset që një njeri që ka dështuar për 8 vite rresht të bashkëqeverisë me koalicionin e Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim janë zero. Aleanca për ndryshim është fituese e zgjedhjeve të ardhshme.

Ylli Rakipi: Kryeministri ju fton të braktisni Sali Berishën dhe Ilir Metën që të bashkoheni në një koalicion me të. Çfarë është kjo ftesë? Përse e bën Rama këtë gjë?

Lulzim Basha: Tani më mirë se sa një mik dhe kolegu juaj unë nuk mund ta them pse-në e kësaj. Pyetja që shtrove është e drejtë dhe që të jetë e plotë është: si ka mundësi që një njeri që e kaloi të gjithë fushatën elektorale si një satelit i kandidatit për kryeministër. Pra kryeministri në ikje sillet rrethe qark fjalimit tim, çdo pjese të programit, merret me gjithçka me veshjet, me flokët. Pra e gjithë fushate e tij është një satelit i fushatës time.

Ylli Rakipi: Tërësisht negative.

Lulzim Basha: Tërësisht negative. Çne un kujtua ky ditët e fundit ta bëjë këtë ftesë. Përgjigja është fare e thjeshte zoti Rakipi. Njësoj si shumica dërrmuese e shqiptarëve edhe Edi Rama e ka mësuar se me 25 prill do të do të humbë. Ndaj do mundohet të hapë një deriçkë për tu bërë pjesë e qeverisjes sonë. Përgjigjja ime është e qartë dhe e prerë. Njeriu që për 8 vite nuk bëri asgjë, që dështoi nga premtimi i parë që bëri, që brenda vitit të parë do të hapte negociatat dhe Shqipëria akoma është në fund të listës për sa i përket hapjes së negociatave madje me kushte të shtuara. Njeriu që e zhyti vendin në varfëri, sot kemi zyrtarisht pagat më të ulëta në Europë. Njeriu i cili shkaktoi largimin më masiv të Shqiptarëve që nga koha e vitit 1990-’92. Ky njeri kurrsesi nuk mund të jetë pjesë e bashkëqeverisjes tonë. Bashkëqeverisja jonë, e Aleancës për ndryshim, në mënyrë të prerë, jo. Sepse Shqipëria nuk mund të ndryshojë pa larguar Edi Ramën. Këtë e ka kuptuar i madh dhe vogël, këtë e ka kuptuar demokrat e socialist dhe 25 prilli bëhet për një pyetje të vetme. Edhe 4 vjet të tjera si këto që shkuan dhe me të gjithë problemet e ekonomisë, papunësisë, të kostos së jetesës, të shëndetësisë, të arsimit dhe bllokimin, izolimin e Shqipërisë nga Europa apo ndryshimin?!

Basha: Shqiptarët nuk duan që vendi të shkojë drejt një diktature me pasoja shkatërrimtare 

Lulzim Basha: Unë të garantoj që fjalën e dhënë dhe besimin që kam që Shqipërisë deri sat ë futet në Bashkimin Europian i lypset një kufizim i pushtetit do ta mbajë dhe do ta mbajë në 3 drejtime kryesore duke forcuar opozitën e ardhshme si institucion po duke i dhënë më shumë fuqi opozitës së ardhshme sepse opozita në fakt zoti Rakipi ka për detyrë të kontrollojë qeverisjen duke siguruar që reforma në drejtësi të jetë një sukses dhe të ju japi shqiptarëve një nga tre kolonat e pushtetit politik dhe duke kufizuar mandatin e kreut ekzekutivit në 2 mandate, jo më shumë se 2 mandate të paktën deri sa Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, sepse unë mendoj në fakt besoj edhe përtej kësaj port ë paktën deri sa të jetë anëtare e BE-së në qoftë se nuk i realizon dot për 8 vite.

Ylli Rakipi: Kryeministri ju fton të braktisni Sali Berishën dhe Ilir Metën që të bashkoheni në një koalicion me të. Çfarë është kjo ftesë? Përse e bën Rama këtë gjë?

Lulzim Basha: Tani më mirë se sa një mik dhe kolegu juaj unë nuk mund ta them pse-në e kësaj. Pyetja që shtrove është e drejtë dhe që të jetë e plotë është: si ka mundësi që një njeri që e kaloi të gjithë fushatën elektorale si një satelit i kandidatit për kryeministër. Pra kryeministri në ikje sillet rrethe qark fjalimit tim, çdo pjese të programit, merret me gjithçka me veshjet, me flokët. Pra e gjithë fushate e tij është një satelit i fushatës time.

Ylli Rakipi: Tërësisht negative.

Lulzim Basha: Tërësisht negative. Çne un kujtua ky ditët e fundit ta bëjë këtë ftesë. Përgjigja është fare e thjeshte zoti Rakipi. Njësoj si shumica dërrmuese e shqiptarëve edhe Edi Rama e ka mësuar se me 25 prill do të do të humbë. Ndaj do mundohet të hapë një deriçkë për tu bërë pjesë e qeverisjes sonë. Përgjigjja ime është e qartë dhe e prerë. Njeriu që për 8 vite nuk bëri asgjë, që dështoi nga premtimi i parë që bëri, që brenda vitit të parë do të hapte negociatat dhe Shqipëria akoma është në fund të listës për sa i përket hapjes së negociatave madje me kushte të shtuara. Njeriu që e zhyti vendin në varfëri, sot kemi zyrtarisht pagat më të ulëta në Europë. Njeriu i cili shkaktoi largimin më masiv të Shqiptarëve që nga koha e vitit 1990-’92. Ky njeri kurrsesi nuk mund të jetë pjesë e bashkëqeverisjes tonë. Bashkëqeverisja jonë, e Aleancës për ndryshim, në mënyrë të prerë, jo. Sepse Shqipëria nuk mund të ndryshojë pa larguar Edi Ramën. Këtë e ka kuptuar i madh dhe vogël, këtë e ka kuptuar demokrat e socialist dhe 25 prilli bëhet për një pyetje të vetme. Edhe 4 vjet të tjera si këto që shkuan dhe me të gjithë problemet e ekonomisë, papunësisë, të kostos së jetesës, të shëndetësisë, të arsimit dhe bllokimin, izolimin e Shqipërisë nga Europa apo ndryshimin?!

Sondazhi i fundit i FTA: Opozita fiton zgjedhjet, 16% më shumë se PS, Basha tejkalon Ramën

Nëse do të votohej sot shumica e shqiptarëve do të votonin Partinë Demokratike. Sipas sondazhin të përgatitur nga kompania ‘Flame Tree Advisors’, dhe që po transmetohet në ‘Çim Peka LIVE’, PD-ja pritet që të votohet nga 47.1 për qind e shqiptarëve.

Ndërkaq PS pritet të marrë 41.1 për qind të votave.Ndërkaq për LSI pritet të votojnë 9.4 për qind e qytetarëve. Në sondazhin që po transmetohet në SYRI TV kanë marrë pjesë 1000 qytetarë.

Sipas sondazhit të përgatitur nga kompania ‘Flame Tree Advisors’, dhe që po transmetohet në ‘Çim Peka LIVE’, 58.9 për qind e shqiptarëve mendojnë se Lulzim Basha do të ishte një kryeministër më i mirë.

Luçiano Boçi-Ramës: Ti nuk ke turp!

Luçiano BOÇI

Edi Rama, ti nuk ke turp! Të inskenosh përurime qesharake me fluturime të palicensuara, të pasigurta, në aeroporte të paçertifikuar. Ti tallesh me jetë njerëzish që për ty janë veç vota, jo frymorë – ti nuk ke turp! Ta bësh këtë 10 ditë pasi ke lënë vendin pa aeroport dhe pa fluturime – ti vërtet, nuk ke turp!

Ti nuk ke turp të rikthesh 80 lekshat në punë – duke shitur shtetin për të blerë pushtetin tënd. Ti nuk ke turp të bësh me turp mijëra anëtarë të partisë tënde për të spiunuar dhe shantazhuar qindra mijëra njerëz të lirë. Ti nuk ke turp, kur thua se të gjithë ne u marrim të keqen patronazhistëve të tu! Në fakt, ti do të na marrësh ne të keqen, ditën që do të përgjigjesh ligjërisht për gjithë paturpësitë e tua.

Ti nuk pate turp, kur nga dritarja e makinës në ecje urdhëroje cila shtëpi të prishej e cila të mbetej, se nuk i pëlqente syrit tënd “estetik”. Ti nuk pate turp të nxjerrësh nga puna dhe t’u prishësh jetën mijëra njerëzve, që ta morën rrogën dhe dëmin moral në gjyq, e prapë ti nuk u skuqe.
Ti nuk pate turp të fusësh në burg varfanjakë për fatura dritash e të qeshësh me ata që vranë veten nga turpi. Ti vërtet nuk ke turp!

Ti nuk pate turp të humbësh gjyqet njëri pas tjetrit dhe të paguash CEZ-in, të paguash Becchettin për marrëzinë tënde të paskrupullt. Ti nuk ke pikë turpi! Kur firmos kontratat e PPP-ve që varrosin ekonominë e miliona njerëzve të gjallë e bëjnë me turp të vdekurit – ti nuk ke turp!

Kur shkruan miliona për vete dhe sheh si marrin rrugët miliona shqiptarë në kërkim të një vendi ku të jetojnë pa ju ardhur turp.
Ti nuk ke turp të fyesh cilindo s’të përulet dhe nuk ke turp të flasësh të kundërtën e gjithçkaje ke thënë! Ti nuk ke turp të gënjesh e nuk të ke zemër të mundesh që të të vijë sadopak turp!

Ti je turpi i këtij vendi dhe ti meriton veç një harrim me turp! Me një turp që peshon sa ligji!