32.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Gusht, 2025

Meta paralajmëron Ramën: Po preke 1 votë, populli do të ndjekë kudo të jesh

Presidenti Ilir Meta duke folur për kryeministrin Edi Rama, e ka quajtur këtë të fundit një kukull që kurdiset në rajon për të minuar të ardhmen e Shqipërisë.

Në një intervistë në “TV1 Channel”, Meta paralajmëron Ramën se do t’ia presë duart atij dhe kujtdo tjetër që guxon të vjedhë votat.

“Rama është një kukull qe dihet nga kurdiset ne rajon, për të minuar te ardhmen e Shqipërisë. Edi Ramen e paralajmëroj nga Shkodra se do t’ja pres duart atij dhe kujtdo tjetër banditi qe guxon te preke votat. Presidenti do nxjerre dekrete për mbrojtjen e votës së lirë.

Për këtë të jete i qartë Rama dhe banditët e tij. I gjithë populli do jetë ushtar dhe do ta ndjekë Ramën kudo qe të jetë nëse prek 1 votë”, është shprehur Meta.

Kryemadhi: I bëra bllok Ilirit në telefon, na pajtoi Basha

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka deklaruar sot në “Opinion”, se ajo dhe bashkëshorti i saj, Presidenti Meta janë zënë dhe konfliktuar së fundi për çështje politike.
Ndër të tjera Kryemadhi tha se personi që ka ndërhyrë për t’i pajtuar është pikërisht kreu i PD, Lulzim Basha.

“Ka qenë block në telefonin tim, zihemi me mesazhe, shahemi me mesazhe dhe zoti Basha ka qenë ndërmjetësuesi për t’u takuar. Zihemi për çështjet e zgjedhjeve, sepse ajo që unë mendoj është që çështja e procesit zgjedhor kërkon fokusim të gjithë institucioneve. Ajo që është më e rëndësishme , presidenti, Kryeministri, Policia, Prokuroria dhe Gjykata janë institucione dhe duhet të jenë shumë korrekte”, tha Kryemadhi.

Ndërhyrjes së gazetarit Blendi Fevziu, nëse Rama ka qenë pajtues i gjaqeve, Kryemadhi iu përgjigj: Sigurisht. Basha është në unison me zotin Meta, unë jam më agresive, më radikale. Meta e ka falur nja 7 herë Ramën, Kryemadhi nuk e ka falur asnjëherë Edi Ramën

Gazetari Buzhala: Të hënën Kryeministër është Lulzim Basha

Gazetari Berat Buzhala beson se zgjedhjet e 25 Prillit i fiton opozita dhe ditën e hënë kryeministër do të jetë Lulzim Basha. “Unë besoj se Rama nuk do të jetë Kryeministër pas të hënës. Asnjëherë s’e kam parë qytetarin shqiptar më me shumë ankth se kaq për zgjedhjet.

Edhe taksisti edhe kamerieri më shikojnë dhe më thonë; Apo largohet ky? Shqipëria nuk duhet të prishë praktikën e pashkruar që pas 8 viteve pushteti duhet ndryshuar” tha ai. Por ka një frikë. “Shpresojmë që të mos deformohet vota”.

“Rama kishte dy mandate të plota, absolute. Në mandatin e tretë me kërkuar ndryshimin, po shikojmë një përpjeke dëshpëruese me vaksinimin që është e dyshimtë në vetvete në momentin që merret nga Turqia, ato nuk do të vijnë falas, një pjesë e sovranitetit do të shitet. Do të ishte më mirë me gjetur rrugë normale, si shtetet e tjera, përmes kontratave, pasi rrugët e shkurtra…”.

Gazetari i njohur ka një këshillë për qytetarët shqiptarë. “Mos vendoset vota me cfarë është thënë në dy javët e fundit, por cfarë është bërë në 8 vitet e fundit. Në 4 vitet e fundit, Shqipëria ka rënie me të gjithë matësit që vlerësohen shtetet”.

Ftesën e Ramës për Bashën për bashkëpunim pas zgjedhjeve, Buzhala e cilëson si makinacion të kryeministrit. Por a duhet të ketë një koalicion PS-PD? “Do të ishte fatale për Shqipërinë. E përjashtoj. Si pikë e parë nuk do të jetë nevojë, mes një koalicioni me PS dhe një me LSI, Basha do të zgjedhë LSI-në, pasi do të jenë të mjaftueshme, pasi shqiptarët nëse votojnë për ndryshim” tha ai.

Aleanca me Metën, tha më tej Buzhala është e vetmja goditje e shumicës socialiste që Bashës i prish punë, por për këtë, ai thotë se lideri i PD-së duhet të gjykohet pas 2 viteve si ka qeverisur nëse merr pushtetin. Protagonizmin e Ilir Metës nuk e shikon të tepruar, referuar momentit.

“Sikur të ishte kohë normale do të ishte e tepruar. Ilir Meta është pjesë e fushatës. Po bën një lloj dhënie të besimit të qytetarëve shqiptarë se unë ju garantoj që Ramën nuk e lë me vjedhur. Meta është i vetmi që nuk intimidohet nga Rama”.

Një letër e kryeministrit slloven për rishikimin e kufijve të Ballkanit riktheu edhe njëherë debatin në rajon, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se e kishte parë dhe diskutuar me Janez Jansha. Buzhala thotë se nuk ka gjë më të sigurt se të fillosh një luftë duke propozuar një ide të tillë, pra rishikimin e kufijve.

“Ideja e këmbimit të territoreve, nuk ka gjë më të sigurt se të fillosh një luftë duke propozuar një ide të tillë. Çmenduria më e madhe është që shqiptarët me kërkuar më shumë sesa kanë tash. Unë jam i bindur se Rama nuk e njeh as hartën e Kosovës. Ai e ka publikuar në faqen e tij në FB një hartë të Kosovës që është pjesë e Serbisë. Ndoshta edhe ka parë diçka, por nuk e di cila është harta reale, Rama ka qenë i manovruar, pasi Thaci ka pasur interes me notuar në këtë proces. Kur flet Rama për veriun e Kosovës nuk e di cfarë përfshinë” tha ai.

Pak ditë më parë presidenti serb, Vuçiç duke folur për zgjedhjet në Shqipëri tha se Basha dhe Berisha duan Shqipërinë e Madhe. Për këtë përfshirje të tij, Buzhala theksoi se “Më shumë është sabotazh i Vuçiç. Vuçiç e ka thënë për të frikësuar ndërkombëtarët, unë nuk besoj se Basha e ka në axhendë atë temë” përfundoi ai.

Autobusët që Rama merr me vete për të mbushur karriget në takimet elektorale

Kush po sheh tani takimin elektoral të Ramës në Elbasan po përballet me një pamje të mushur të stadiumit me qytetarë te këtij qyteti.

Por nga Elbasani në redaksinë e “standard” kanë mbërritur video e foto që tregojnë se për të mbushur stadiumin me miltantë e pjesëtarë të administratës, Balla ka sjellë autobuzë nga Librazhdi e fshatrat përeth.

Fotot e videot janë shkëputur nga vendqëndrimi pas stadiumit të Elbasanit, në rrethrrotullim të unazës që nga njëra anë të dërgon në Elabsana e nga ana tjetër drejt Librazhdit. Nga video shihet se si janë parkuar autobuzët e sjellë nga Balla për të paraqitur në publik një mbështetje të gjerë nga qytetarët. Pasi në të vërtetë qytetarët elbasanas qartazi e kanë braktisur Rilindjen.

Sondazhi i ri i Antonio Note: Opozita fiton zgjedhjet me 6% më shumë deri tani, PD rrit mbështetjen

Të gjitha sondazhet nxjerrin fituese koalicionin opozitar. Një tjetër sondazh i italianit Antonio Note dhe televizionit Ora-News konfirmon opozitën fituese.

Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga 25 prilli, këto të dhëna janë një fotografi e freskët e situatës politike.

”Fushata elektorale spostoi shumë vota. Si PS dhe PD kanë ndrysuar shumë orientimin e votës. Është një fushatë elektorale që po funksionon shumë” tha Noto duke nënvizuar se të pavendosurit janë akoma të shumtë dhe rezultati i 25 prillit është akoma i hapur

“Të dhënat e fundit kanë ardhur mbrëmë vonë. Në ditën e sotme sondazhi është përpunuar. Kemi një fotografi të freskët të ditëve të fundit. 18- 20 % të pavendosur janë një nivel shumë i lartë” u shpreh Noto.

Nëse zgjedhjet do ishin sot, Opozita e Bashkuar merr 50% të votave dhe PS 44.5%.Ja shanset për partitë e tjera. Nëse qytetarët shqiptarë do të ushtronin të drejtën e tyre të votës sot, 20 prill 2021, opozita e bashkuar do të fitonte zgjedhjet me 50% të votave, respektivisht 44.5% PD dhe aleatët dhe LSI me 5.5%.

Partia Socialiste do të merrte 45.5% të votave.

Në sondazhin e pestë kombëtar për 25 prillin të Rtv Ora dhe Antonio Noto shanset për marrjen e një deputeti e ka dhe PSD e Tom Doshit dhe Nisma Thurje, ndërsa dy deputetë partitë e tjera.

Krahasuar me sondazhin e 6 prillit, PS ka një rënie me 0.5%, PD rritje me 0.5% dhe LSI rënie me 2.5%.

Basha: Rama ka humbur kontrollin, nuk përmbahet nga paniku që e ka zënë nga humbja

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, e ka cilësuar skandalin e radhës së maxhorancës në ikje, atë të audiopërgjimit ku kreu i Kadastrës, Artan Lame, thotë se ka rënë dakord me kryeministrin të prishë 100 mijë ndërtime në legalizim, por më mirë të mos ua themi se na shkojnë te pala tjetër, si një tjetër dëshmi të panikut që ka zënë Ramën i cili po shikon humbjen më 25 prill.

Adi Krasta: Flasim pak për dy ngjarje që kanë bërë përshtypje, natyrisht fushata shoqërohet me incidente të llojeve të ndryshme, ku një pjesë janë të orkestruara, një pjesë ndoshta të pakontrolluara. Ngjarja e fundit me regjistrimin e Tan Lames ka bërë shumë përshtypje dhe ngjarja e Kavajës, e cila pastaj u përdor për atë batibekon klasike. Pyetja ime i bashkon të dyja bashkë dhe do të duhet t’i bënim një pyetje interesante publikut: si ndikon në fushatë? Si ndikon tek njeriu i zakonshëm mendoni ju?

Lulzim Basha: Në fakt janë tre ngjarje, se duhet t’i shtosh këtë tjetrën që në anglisht do të quhej “data league”, që është një skandal i paprecedent, që është vjedhja dhe përdorimi i të dhënave personale, të shtetasve shqiptarë nga qeveria.

Adi Krasta: Një kolegu im i televizionit, do të thoja këtë historinë e “data league” do ta diskutojmë pak më vonë, por tani diskutojmë më vonë. Duhet ta bëj këtë.

Lulzim Basha: Nuk ka rëndësi. Po të shikosh brenda pak ditës, ke këto tre ngjarje. Çfarë tregojnë? Tregojnë që kryeministri në ikje ka humbur kontrollin. Ka humbur kontrollin dhe nuk arrin dot të përmbahet në panikun që e ka kapur. E di dhe ai zoti Krasta që e pret humbja më 25 prill.

Adi Krasta: E di thoni ju?

Lulzim Basha: E di! Të gjitha këto janë ngjarje që tregojnë që ai ka humbur plotësisht toruan. Po përveç kësaj, ka një dimension njerëzor. Të marrim të fundit, legalizimet. Nga pikëpamja politike këtu me thënë të drejtën nuk është se ka ndonjë lajm, ky është Edi Rama, 8 vite ka premtuar për të marrë vota në dijeninë e plotë që premtimet nuk do t’i mbaj. Prandaj pas 8 vitesh, në vend të 300 mijë vendeve pune, kemi 500 mijë emigrant. Në vend të shëndetësisë falas, kemi shëndetësi në kolaps, të paaftë për të ofruar as shërbimet që ofron Kosova apo Maqedonia, siç e tregoi dhe pandemia.

E mund të vazhdojmë me radhë. Kjo është ana politike e çështjes. Mendo pak anën njerëzore. Kur e dëgjon drejtorin e kadastrës, që thotë dola nga kryeministri dhe folëm që janë 60 mijë apo 100 mijë familje, të cilave nuk do t’ju bëhet legalizimi, por ne do t’ju themi që do t’ju bëhet sepse përndryshe i hedhim në prehrin e kundërshtarit. Mendoje pak se sa kriminale është kjo. Nuk bëhet fjalë për një shifër 100 mijë familje. Merre një familje nga këto 100 mijë, është puna e jetës së tyre. Ka ndërtuar një shtëpi dhe ky ju thotë: “jo vetëm që nuk do t’ua legalizoj, por do t’ia prish pa kompensim dhe do t’i mashtroj që t’ju marrë votën”.

Adi Krasta: Dy gjëra kam për t’ju thënë këtu që më kanë bërë shumë përshtypje gjatë harkut të diskutimit të këtyre minutave përpara transmetimit. Kolegia e make up të televizionit, tha po mor po ngjarja është e madhe, po ky popull e anashkalon dhe nuk e vlerëson shumë tha ajo në raport me ndryshimin esencial që duhet të ketë njeriu për të votuar ndryshe. Është kënaqësi e madhe të vazhdosh ndryshe në këtë jetë, se është fuqi e madhe e brendshme personale. Ndërsa një koleg i imi që ja vlerësoj analizën, ai tha: “po është e vërtetë sipas mendimit tim ai e di që po humb, por vetëm në qoftë se ka diçka, një lloj skeme që e di vetëm ai që mund të na bëj ndonjë numër në fund”. Si me thënë, këto janë përsiatet dhe hamendësimet dhe pandehmat që ekzistojnë sot dhe deri të dielën në Shqipëri. Njerëzve që kanë këto pandehma, çfarë u thoni ju?

Lulzim Basha: Fitorja jonë do të jetë e thellë dhe kur them e jona nuk e kam parash vetëm për Partinë Demokratike, koalicionin tonë, aleancën tonë, kam parasysh një bashkim që dukshëm dhe publikisht jo fshehtazi i ka kaluar kufijtë tanë. Socialistë, hierarkik socialistë që i kam pritur në zyrën time, socialistë të thjeshtë që i takoj me kartat e Partisë Socialiste. Ndërkohë që PS-ja i ka të gjitha pushtetet, ndërkohë që Edi Rama ka ndërtuar shtetin më brutal dhe arrogant, dalin haptazi, haptazi dhe thonë që mezi po presin 25 prillin. Pra, njësoj siç e di unë, njësoj siç e dinë shqiptarët kudo ku ndodhen, e di edhe Edi Rama me 25 prill e pret një disfatë e thellë, e pret ndëshkimi me votë për tetë vite dështime dhe këto tre skandale të lidhura me njëra-tjetrën që është skandali i vjedhjes të dhënave personale për të cilën ju e dini, në Britaninë e Madhe apo në vendin me standardet më minimale demokratike do të kishte rënë qeveria dhe kryeministri duhet të ishte marrë i pandehur nga prokuroria.

Adi Krasta: Kaq ngjarje e madhe ka qenë kjo sa një kolegia ime që ka punuar në France Internacional, Klara Buta, kishte shkruar në një rreth miqësor kishte thënë që ore mos “CambrigeAnalitica” mos funksionon dhe në Shqipëri. Si me të thënë me të njëjtën, mos po ndodh e njëjta gjë që po ndodh edhe..

Lulzim Basha: Jo, është më keq se kaq. “CambrigeAnalitica” është një organizatë private, ishte sepse u shpërbë për shkak të asaj që ndodhi ndërsa këtu është vetë. Vetë shteti që e ka ndërtuar Edi Rama.

Basha: Të dielën pres një fitore të thellë! Emocioni njerëzor që kam marrë në takime është shumë i madh

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, i ftuar në A-Show përballë gazetarit Adi Krasta, rrëfeu në fillim të intervistës të gjithë entuziazmin që ka prekur gjatë turit të tij në Shqipëri, ku pret që ditën e diel të përkthehet në një fitore të thellë.

“Çdo takim më mbush me emocione. Ka takime që më bëjnë të ndihem poetik madje. Në vençanti gjatë turit që pata ditën e shtunë nga Saranda në Tropojë, nga skaji më jugor në skajin më verior të Shqipërisë, ka pasur takime në shi, në mëngjes, në darkë, i fundit ishte afër mesnatës, i Kurbinit, i Levanit, i Mirditës, ku vëshirësia ishte të kontrolloja emocionin, dhe gjithë fluksin e mendimeve, të mbushjes që më jepte entuziazmi, me gëzim për shpresën dhe atë që pres të ndodhë ditën e diel, që është përkthimi i gjithë entuziazmit për një fitore të thellë”, u shpreh Basha.

Basha tha se, këtu çalon zbatimi i ligjeve, pra, dita për t’u përgjigjur para ligjit do të vijë por mendoni se çfarë e shtyn një njeri të shkojë në këtë ekstrem, e shtyn vetëm frika nga humbja.

“Fitorja jonë do të jetë e thellë dhe kur them e jona nuk e kam parash vetëm për Partinë Demokratike, koalicionin tonë, aleancën tonë, kam parasysh një bashkim që dukshëm dhe publikisht jo fshehtazi i ka kaluar kufijtë tanë. Socialistë, hierarkik socialistë që i kam pritur në zyrën time, socialistë të thjeshtë që i takoj me kartat e Partisë Socialiste”, tha Basha.

PD: Qytetarët janë të etur për një qeveri që punon për ta. Votoni 9 dhe Lulzim Bashën për rikthimin e shpresës

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE, ZEDHENESJA E FUSHATES FLORIANA GARO

Te dashur qytetare te Shqiperise,

Ne jemi me pak se 100 ore perpara dites se zgjedhjeve. Te gjithe qe kane marre pjese ose qe kane ndjekur udhetimin e Lulzim Bashes nga jugu ne veri me siguri kane perjetuar deshiren e zjarrte per ndryshim te qytetareve Shqiptare.

Dhjetra e qindra mijera mbeshtetes jane te etur per shprese dhe per nje qeveri qe punon per ta.

Qytetare qe duan qe Shqiperia te bashkohet me vendet fqinje qe po lulezojne. Qytetare qe I thone mjaft me 8 viteve te Rames ne vend-numero.

Populli shqiptar do qe Shqiperia te nise nje rrugetim suksesi dhe prosperiteti.

Nese gjithkush qe deshiron ndryshim del perpara dhe I jep ze Aleances per Ndryshim- Rama do te humbe dhe Shqiperia do te korre nje fitore te thelle.

Me 25 Prill, votoni numrin 9 per Partine Demokratike me Lulzim Bashen dhe Aleancen per Ndryshim per ti ri-sjelle njerezve shpresen.

Shqiperia fiton!

Më 25 prill, votë kundër pushtetit të krimit! Votoni të lirë dhe të pavarur për të ardhmen tuaj

Nga Besim NDREGJONI

Vllazën dhe motra shqiptarë!

Bashkëvuajtës dhe qëndrestarë të diktaturë Komuniste.

Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë në emër të 100.000 familjeve të Përndjekurave Politike shqiptare ju fton të merrni pjesë në votime e 25 prillit 2021 dhe të votoni për ndryshimin e pushtetit të krimit dhe të inkriminueve! Vota e lirë është shpirti i demokracisë. Ҫdo deformim i saj e çon atë drejt vdekjes së sigurt.

Demokracia shqiptare, ndodhet sot në një lëngim të vazhdueshëm, po vuan pasojat e këtij fenomeni që riciklohet herë pas here nga ata që duan pushtet për para, e para për pushtet. Rilindja ky sekt që është pasardhës i xhelatëve të djeshëm, po i shtrin çdo ditë e më shumë metastazat e veta kanceroze në jetët e shqiptarëve, duke u kthyer në një shpresvrasës e një gijotinë ëndrrash për ta. Sot shqiptarët janë një popull në arrati, ku vetëm pamundësia për t’u larguar nga ky vend ka zëvendësuar klonin e dikurshëm të diktaturës. Europa kthen shqiptarët e dëshpëruar e të rraskapitur dhe kërcënon me heqje vizash.. Shqiptarët sot përjetojnë dhimbshëm një vdekje për së gjalli në atdheun e tyre që është kthyer në një varrezë gjigande për këdo që është i ndershëm dhe i drejt, dhe parajsë për çdo horr e bandit, kusar e kriminel.

Ne sot jemi kthyer në një popull të pafuqishëm nga një pamundësi e detyruar për të ndryshuar këtë gjëndje ku jemi, nga deformimi i vazhdueshëm i votës dhe nga kornizat e hekurta që ka krijuar sistemi në përcaktimin e saj. Ky sistem zgjedhjesh, terren i favorshëm për lindjen, vegjetimin e harlisjen e Ramës, i cili sot harbon pa zot, i shpenguar në shkretëtirën saharjane të politikës shqiptare.

“Shqipëria, për të rrojtur e për të lulëzuar, duhet të spastrohet nga gjithë qelbësirat e vjetra, duhet të riorganizohet në një bazë të re dhe në një mënyrë që tërë forcat morale dhe materiale të popullit të zhvillohen pa pengim. 25 Prilli po afron, thasët me miell janë bërë gati për të blerë votat e shqiptarëve, si dhe paratë, produkt i korrupsionit të vazhdueshëm për t’u hedhur pa kursim gjithandej. Shqiptarë, çdo thes me miell që merrni sot të detyruar për bukën e gojës së fëmijëve, ai shndërrohet në një grusht helm. Ҫdo 5 mijë leksh kthehet në prangosje dhe pamundësi për të ndryshuar me votën tuaj atë që dëshironi ju, duke i dhënë kështu mundësi e përmasë riskllavërimit komunist. Mjaftë vuajtëm nga paraardhësit e këtyre që janë sot në pushtet, por si duket komunizmi vazhdon të ripërtërijë vetvetën nëpërmjet pinjollëve të vet në forma të sofistikuara si pseudodemokracia, neokomunizmi apo RAMAIZMI.

Shkaterrimi i shtetit dhe degjenerimi i shoqenise shqiptare nga barbaret shqiptaro-aziatike qe imituen hordhite e stepave ruse nuk mund te vazhdoje ma gjate; ndertimi i shtetit dhe ringjallja e shoqenise shqiptare ashte sot nji domosdoshmeni historike dhe urgjente. Por, nuk ndertohet mbi boshllek, thote nji proverb francez. Duhet pastrue vendi nga  mbeturinat toksike te se kaluemes sone te errte, duhen vue bazat e nji shoqenie te re shqiptare -demokratike dhe europiane, duhet ndertue vendi dhe shoqenia jone shqiptare me ripertrimjen shpirtenore, me ringjalljen e vlerave morale tradicionale qe kane nderue Shqiperine gjate shekujve, me besen qe na mban nalt, me nderin e burrenine qe na  karakterizon, me mikpritjen qe gezon respektin e gjithembarshem, dhe sidomos me flaken e pashueme te lirise dhe dashunise per atdheun.

“Pushteti” i vendosun ka trathetue njenen nga detyrat ma themelore te qeverisjes: zbatimin e drejtesise kunder krimit komunist. Ne kete pike nuk ka vend diskutimi. Me lejue kriminelet komuniste te jetojne pa dhane llogari te krimeve monstruoze qe kane krye ne kurriz te popullit tone, don te thote me mohue ekzistencen e ketyne krimeve, don te thote se nuk ka pase rezistence anti-komuniste, nuk ka pase te arrestuem, te torturuem, te denuem, te internuem, nuk ka pase mbi 10.000 te pushkatuem, 4500 Të ZHDUKUR,don te thote me mohue vuejtjet e familjeve tona dhe te te gjithe popullsise se vendit tone te shtypun pa meshire. Kjo don te thote me mohue sakrificat e nanave, motrave, bijave, bashkeshorteve tona- te femnes shqiptare qe i dha dimensionin ma fisnik rezistences sone anti-komuniste, – don te thote te zhytesh ne boten e krimit, ku gjithcka lejohet dhe askush nuk pergjigjet.

Kjo, nuk ashte Shqiperia per te cilen kemi luftue. Kjo nuk ashte Shqiperia demokratike ,  Shqiperia e qytetarit te lire per te cilen ne kemi andrrue. Hakmarrje? Jo! Drejtesi? Po!
Ne emen te te gjitha viktimave te komunizmit, dhe ne emen te brezive te ardhme qe nuk duhet te rijetojne kommunizmin, le te ngrejme zanin tone sa ma nalt qe mundemi, le te punojme sa ma shume e me sistem, le te mobilizohemi me goje, me shkrim, me manifestime publike e sidomos me forcen e votes se lire qe te ringjallim interesimin kombetar e nderkombetar per padrejtesine qe jetojme sot, dhe te zgjedhim si perfaqsues te se drejtes dhe te drejtesise koleget tone qe kane jetue vitet e shtypjes se militantantizmit te çmendun komunist, ne vete e familjet tona, le te nxjerrim ne drite dokumentacionin e duhun akuzues, dhe t’a bajme ate publik, material pedagogjik per edukimin e te rinjve me frymen e demokracise qe siguron lirine e dinjitetin e cdo qytetari, pavaresisht nga ndryshimet e bindjeve politike qe kemi.

Duhet akoma pune, shume pune, sepse monstruoziteti komunist ne Shqiperi ka tejkalue te giitha permasat e “se Keqes” qeveritare, dhe ka mohue te drejten e jetes se lire per ma shume se tre miljone qytetare shqiptare. Le te mobilizohemi per 25 prillin, nji ndermarrje kaq fisnike, njerezore, te qytetnueme të votojmë ndryshimin, të votojmë për një parlament pa kriminele e enverista, të votojmë për qeveri perindimore, që i shërben qytetarit shqiptar!

“Mos harroni, sepse harresa ashte vdekja e jone e dyte. Mos e mohoni drejtesine që na jep vota e lirë!” VOTONI!

Besim NDREGJONI
PRESIDENT I UNIONIT