24.5 C
Tirana
E hënë, 9 Qershor, 2025

“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”, Vokshi sjell fakte të punësimeve elektorale

Qytetarët refuzojnë shitjen e votës! Edi Rama është humbës! Tirana i prin ndryshimit!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Kur dëgjoni Edi Ramën apo Erion Veliajn të flasin për shtet ligjor apo zhvillim, ju duhet ta dini, të dashur qytetarë, se kjo është vetëm
fasada e propagandës. Në të vërtetë, ata po krijojnë një parti – shtet, ku njerëzit ndahen në votues të Edi Ramës dhe kundërshtarë të tij.

Ky diskriminim skandaloz, që shkel të drejtat e njeriut, që synon të përçajë shqiptarët në funksion të pushtetit është bërë më i theksuar në këtë fushatë.

Vendet e punës kalojnë përmes shtabeve elektorale të Partisë Socialiste.

Nuk ka garë! Nuk ka meritë! Ka vetëm përpjekje për blerje votash edhe me vende pune, që nuk i paguajnë Edi Rama dhe Erion Veliaj nga xhepi i tyre, por i paguajnë shqiptarët me taksat e rritura dhe pastaj të vjedhura!

Rasti më i ri është një komunikim i orëve të fundit nga Bashka e Tiranës me shtabet elektorale të Partisë Socialiste të Tiranës.

Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve dhe i Ndriçimit, Herion Rrapaj, u ka dërguar informacion shtabeve të partisë për vende pune që duhen mbushur me njerëz të partisë. Punësimi elektoral është urgjent dhe vartësi i Erion Veliajt në Bashki, u kërkon shtabeve elektorale të Tiranës që të dorëzojnë propozimet e tyre deri ditën e diel, 1 javë para zgjedhjeve.

Çdo gjë të këtij shteti që ne e mbajmë në këmbë me taksat tona, Edi Rama dhe Erion Veliaj e kanë vënë në shërbim të pushtetit të tyre.

Ata shesin për 1 votë edhe vendin e pastrueses tek materniteti i vjetër. Hapin vende të përkohshme pune për të gënjyer njerëzit që të votojnë për ta.

Ja ku është një pjesë e listës që u dërgohet shtabeve të Partisë Socialiste nga Bashkia e Erion Veliajt.

Janë vende pune si specialist auditi, recepsionist në poliklinikë, magazinier tek materniteti, inxhinier elektronik, sanitare tek materniteti, inspektor tek Instituti i Shëndetit. Pra nuk janë vende pune të Bashkisë, janë vende pune të strukturave të ndryshme, që përqendrohen tek Erion Veliaj si drejtues i fushatës së Edi Ramës në Tiranë dhe u shpërndahen strukturave të Partisë Socialiste.

Shpërdorimi i detyrës nga Erion Veliaj dhe vartësit e tij është vepra më e pakët penale që ata kanë konsumuar në ketë rast. Prokuroria mund të vazhdojë të heshtë, siç ka bërë deri tani, por ne do të bëjmë detyrën tonë. Do të çojmë kallëzim penal në prokurori edhe për këtë rast flagrant të vendosjes së shtetit në shërbim të partisë në pushtet 1 javë para zgjedhjeve.

10 mijë vende të reja pune janë hapur deri tani, me qëllim për të shpëtuar lëkurën e Edi Ramës dhe për t’i ruajtur karrigen e pushtetit. Por e kanë të kotë. Këto manovra të paligjshme nuk do ta shpëtojnë.

Edi Rama është humbës, sepse shumica e qytetarëve të Tiranës refuzon të blihet dhe të shitet për një vend të përkohshëm pune, për një çertifikatë elektorale legalizimi që nuk dihet a është e vlefshme apo jo. Qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë refuzojnë të shesin të ardhmen e tyre në duart e një kryeministri të dështuar, që ua bëri jetën keq e më keq në këto 8 vjet.

Tirana do të jetë surpriza e madhe e zgjedhjeve të dielën. Tirana do t’i prijë ndryshimit të madh me një rezultat spektakolar, sepse e para nuk është partia dhe pushteti i Edi Ramës, por e para është familja, janë fëmijët tanë!

Të dashur qytetarë! Na ndajnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet. Vendimi i duhur për një të ardhme më të mirë është vota juaj për numrin 9. Lulzim Basha do të jetë kryeministri i të gjithë qytetarëve për të sjellë një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

Ndryshimi është në dorën tuaj! Të gjithë bashkë, demokratë, socialistë, pa parti ne mund dhe do ta sjellim ndryshimin për te cilin kanë nevojë fëmijët tanë.

Është vetëm çështje ditësh! Të dielën, të dalim dhe të votojmë masivisht numrin 9, të votojmë Partinë Demokratike!

Basha bashkëbisedim me studente dhe profesioniste të reja: Do kthej normalitetin, politikë me fytyrë njerëzore, me shpirt njerëzor

• Basha: Shqetësim i madh për mua që gruaja nuk merr atë që meriton

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shoqëruar nga Grida Duma zhvilloi një bashkëbisedim me studente dhe profesioniste të reja, me të cilat bisedoi për çështje të ndryshme përfshirë këtu edhe temën kryesore të momentit, zgjedhjet e 25 prillit.

Më poshtë biseda e plotë.

Lulzim Basha: Si jeni?

Xhulia Hysa: Mirё.

Grida Duma: Xhulia ka punuar nё komunikim.

Lulzim Basha: Jeni gazetare?

Xhulia Hysa: Po Juriste dhe merrem dhe me marketing.

Lulzim Basha: Gazetare, juriste dhe me marketing?

Xhulia Hysa: Po si çdo e re kёshtu duke kërkuar veten.

Lulzim Basha: Shumë mirё shkëlqyeshëm.

Grida Duma: The ke mbaruar nё…

Xhulia Hysa: Unё vazhdoj tё jem studente nё, pёr Drejtësi nё vit tё tretё dhe jam pёr Drejtësi siç tё thash dhe tani po pres pёr njё tё ardhme mё tё mirё.

Rajmonda Basha: Unё jam Rajmonda, kam mbaruar pёr Shkenca Politik, aktualisht jam Master Studime Rajonale, master shkencor dhe punoj si gazetare.

Lulzim Basha: Po bën studime tё politikës rajonale si master?

Rajmonda Basha: Po, master shkencor dhe po punoj si gazetare.

Edna Roshi: Përshëndetje! Jam Elda. Atëherë kam mbaruar studimet nё nivel bachelor nё Marrëdhënie Ndërkombëtare. Pastaj kam mbaruar mastarin pёr Studime Strategjike. Momentalisht drejtoj njё aktivitet privat si menaxhere dhe administratore. Dhe s’di ç’ tё them mё shumë, do tё kisha patjetër dëshirë tё mund tё ushtroja profesionin nё atё çka unё kam mbaruar, por me shumë shpresë dhe bindje tё plot do gjërat do tё vijnë mё mirё patjetër.

Lulzim Basha: Absolutisht! Jemi njё vend shumë tё bukur me tё gjitha kuptimet. Domethënë nё shoqërinë qё ndodhem, dhe nё ambientin qё ndodhem duket sikur je nё zemër tё Europës.

Edna Roshi: Kjo ёshtё edhe arsyeja, pse ne dhe si ne tё gjitha tё rejat këtu por edhe ata tё tjerët qё, tё cilët kemi ndenjur dhe përpiqemi, kemi treguar besim qё çdo gjё do tё vij momenti.

Lulzim Basha: Kjo ёshtё e rëndësishme se ambienti nё vetvete nuk e bën kёtё njё hapësira Europiane, prandaj e nisa me shoqërinë qё ndahen dhe nё ambientin ku ndodhemi. Këtu jemi nё zemër tё Europës, nё fakt nga ana gjeografike jemi nё zemër tё Europës. Nga ana politike, ekonomike dhe shoqërore ende jo. Por do tё ishte shumë mё keq nё qoftë se nuk do tё kishim tё paktën potencialet, kapacitetet njerëzore pёr t’u mbështetur qё ta bёjmё atё ёndёrr realitet.

Grida Duma: Po, por diskutimet qё bёjmё tё vërtetat, tё vërtetat fare domethënë se kjo ёshtё themeli. Si ti afrohemi brezit tё ri? Tё cilët nё fakt na tejkalojnë shumë shpesh edhe përtej planeve e programeve etj, etj. Problemi qё kanё gjithmonë ёshtё kjo çështja ёndёrr e integrimit. Pёr çfarë ёndёrrohet nё Shqipëri? Si ёndёrrohet nё Shqipëri? Edhe e gjithё e gjen kudo dhe po tё takoheshim 15 vjeçare, apo 16 vjeçare apo 20, apo 22 dhe i thua çfarë do tё bëhesh? Shumë shpesh gjen djalin apo vajzën e re qё nuk di tё tё kthej njё përgjigje. Sepse shpesh e di qё shkolla e ka mbaruar por shpesh nuk do ta bёj atё profesionin sepse modelet qё ka rreth e pёr qark janë modele me lekë. Dhe nё kёtё do tё diskutojmë pak, si mundemi ne le tё themi rinisё apo çunave dhe gocave qё leku nuk vlen gjithçka është ngatërruar në Shqipëri gjithë kohën që, ai që do të bëj para nëpërmjet punës, i barabartë me atë që do të bëjë para nëpërmjet korrupsionit, vjedhjes, përfitimit, e tjerë, e tjerë. Ne duhet të ndajmë njeriun e suksesshëm që e shijon mirëqenien me para dhe që e ndërton paranë gradualisht.

Se kjo gjëja për t’u bërë i pasur brenda ditës, po e shkatërron totalisht Shqipërinë. Pasuria brenda ditës, e dua dje, ta kisha dje. Kjo gjëja po e shkatërron gjithë rininë që sa herë që mblidhen, gjithë diskutimi është ëndërrojmë të kemi ca lekë. Dhe në fakt është kthyer në model kush? Makina e mirë, celulari i mirë, statusi i veshjes firmato, të gjitha janë të këndshme dhe kush nuk do t’i donte. Por çështja është që nuk janë qëllimi i jetës. Të thonë të gjithë në mënyra nga më të ndryshmet, sa lekë ke, sa lekë ka ai, çuni i filanit, çuni i filanes nëse ka para vlerësohet, nëse s’ka para demotivohet plotësisht. Ajo që ndodh rëndom, është kjo rënia e ëndrrës për t’u bërë njeri i arrirë. Edhe në fakt nuk është më trendi, as nuk është fendi, as nuk është e bukur sot të thuash që jam mjek. Mjek dakord se e shikojnë si pozicion të rëndësishëm, po t’i thuash jam profesor sot, nuk përbën ndonjë status të veçantë. Është një status i mbaruar. Po t’i thuash jam djali i filan biznesmeni apo jam djali i atij që ka marrë atë tenderin, menjëherë në shoqëri rritet status-quo. Dhe ky lloj ëndërrimi i njeriut që bëhet me profesionin përgjatë, është gjëja që ne duhet të kthejmë. Njeriu që është bërë me profesionin përgjatë. Si ke ëndërruar?

Lulzim Basha: Paraja nuk blen gjithçka. Ka një këngë të njohur të Beatles “can not buy me love”, paraja nuk blen dot dashuri, paraja nuk të blen dot shokë. Dashuria dhe shokët që vijnë nga paraja, nuk janë as dashuri, as shokë. Një individ i arrirë në një shoqëri të arrirë, më të rëndësishme ka të ndihet në harmoni, në lumturi. Një pyetje shumë e vështirë, në shumë gjuhë është: cila është fjala e kundërt e vetmisë? Edhe në shqip më thoni, cila është fjala e kundërt e vetmisë?

Edna Roshi: Është harmonia.

Lulzim Basha: Është harmonia. Mirëpo ta blen harmoninë leku? A është harmoni e vërtetë ajo? Sa njerëz njohim që kanë rendur pas lekut gjithë jetën e tyre dhe kanë përfunduar të lumtur, të rrethuar nga miq të vërtet dhe të rrethuar nga dashuria. S’po flas për Shqipërinë, se Shqipëria 30 vite ka që është futur në rrugën e mirëqenies ekonomike. Po flas për botën. Pra, është e vërtetë që paraja nuk blen gjithçka, por arsimi, edukimi, kultura, statusi që vjen përmes vlerësimit të duhur, të vlerave të duhura, të punës. Këto pastaj janë mekanizmat që një shoqëri i japin çdo individi vendin që i takon. Roli i qeverisjes për ne të djathtët, është që jo vetëm mos ta pengojë, por ta nxisë individin si pjesë të shoqërisë, të arrijë këtë status. Përball kemi tjetër mendësi, që shteti është gjithçka dhe shteti do përcaktojë ku do rrish, si do rrish, me një këmbë apo me dy këmbë, kur të dua unë e si të dua unë e si të dua unë. Këto janë dy ndarjet e mëdha ideologjike. Fatkeqësisht në Shqipëri nuk bëhet fjalë për ideologji.

Këtu ka një qasje që është qasja jonë, qasja e lirisë individuale, e drejtës për të zgjedhur, e mundësive dhe shanseve të barabarta për të shfrytëzuar talentet, individualitete të cilat janë të ndryshme, se s’mund të pretendojmë që të gjithë do të jenë artistë të arrirë, që të gjithë do jenë sportistë të kombëtares, të gjithë do të jenë shkencëtarë dhe do të marrin çmimin Nobel. Por të paktën mundësia që gjithkush të shfrytëzojë aftësitë e veta apo talentet e veta, për të jetuar dhe për të ndërtuar një jetë të denjë, jo thjesht si individ, por si pjesë e shoqërisë. Kjo është një e drejtë e patjetërsueshme në kuptimin tonë të të bërit politikë, pra të shërbyerit të një të mire publike.

Natyrisht ka nga ata që nuk konkurrojnë dot për arsye të ndryshme, fatkeqësive, shëndeti dhe këta nuk mund të mbeten pas. Në qoftë se ata i lëmë mbrapa, atëherë ne jetojmë në një shoqëri të ndarë në dysh. Pra pa diskutim programi ynë, plani ynë për të nesërmen është që askush nuk mbetet mbrapa, askush. Edhe ata që fati i ka lënë mbrapa, edhe ata që një përzierje e pamundësisë apo e paaftësisë për të konkurruar i ka nxjerrë në limite, në periferi të shoqërisë, edhe ata meritojnë një shans. Sigurisht që kjo është një detyrë shumë e rëndë, shumë e madhe e cila kërkon përgjegjësi , kërkon seriozitet, por mbi të gjitha kërkon normalitet, kërkon një fytyrë njerëzore të politikës, një shpirt njerëzor të politikës.

Grida Duma: Kjo është sfida më e madhe që kemi.

Lulzim Basha: Nuk është vetëm e imja, nuk është vetëm e jona, është sfida e shoqërisë.

Grida Duma: Unë edhe po e diskutoja me gocat përpara, ne nuk e çmontojmë dot faktin që njerëzit shohin liderin, shohin individin.

Lulzim Basha: Duhet ta çmontojmë sepse secili duhet të jetë lideri i vetes së vet.

Grida Duma: Ne nuk e përjashtojmë dot që jemi shoqëri që shohim individin, atë karizmatikun, të madhin, ulëritësin, bërtitësin, zhurmuesin, që kërkon brohoritje, që kërkon bastisje e hapësirës së tjetrit , gjithçka. Unë mendoj që sfida e Lulzim Bashës si kryeministër përtej gjithë gjërave të tjera, që është fillimi i vendit, mirëqenia etj, është nëpërmjet rolit individual të heq rolin e individit, që është njëkohësisht kundërshtia e vetvetes. Domethënë të vijë individi i cili do të thotë të gjithëve që nëpërmjet meje ju do zbrisni kultin e individit. Është gjë shumë e rëndësishme, gjë shumë e madhe. Domethënë si ta normalizojmë këtë shoqëri. Ne themi heroizmin, më kujtohet Orteka Gaset që thoshte kohët tona nuk kanë më heronjtë me shpata, me parzmore, kanë heronjtë e durimit, heronjtë që tregojnë që e zakonshmja është sistemi më i vyer i qytetërimit, ajo që ndërton ngadalë, ngadalë dhe unë mendoj që sfida më e madhe dhe patjetër në mbështetjen tuaj, tënde, tonën se nuk dua ta them tani me përemër por e di që këtë e ke vetë në kuptimi të jesh kulti i individit që zbret kultin e individit.

Lulzim Basha: Shiko, kjo nuk është kaq e vështirë për mua madje është pjesë e imja sepse ne njihemi me Gridën prej kohësh, bashkë takohemi për herë të parë. E kam thënë gjatë fushatës. Nganjëherë fushata ka vetinë që të nxjerrë në sipërfaqe, të bën të komunikosh gjëra që ne i mendojmë, i kemi bindje të thella por në morinë e gjërave që sjell përditshmëria nuk jepet mundësia ti komunikosh. Dhe një nga gjërat që kam thënë kryesisht në studio ku jam pyetur por edhe me njerëzit kur jemi ulur në biseda, roli i lidershipit është i dyfishtë, pa diskutim.

Të drejtoj, të udhëheq, të rrëfej rrugën drejt përballjes me sfidat me sukses, tejkalimin e tyre dhe arritjen e objektivave dhe kjo do të thosha është roli kryesor por ky rol nuk mund të kryhet kurrsesi me sukses dhe çdo sukses i përkohshëm do të shuhet, do të ç’bëhet në kuptimin afat mesëm, afatgjatë nëse nuk bën dot pjesën tjetër, nëse nuk kupton dot përgjegjësinë tjetër që ka, nëse nuk realizon dot atë përgjegjësi që është që në atë moment ti je dhe modeli, je modeli në gjithçka, jo vetëm në shoqëritë si të tonat që për fat të keq vijën nga një e kaluar e kultit të individit. Por edhe në shoqëri me opinion publik shumë të fortë , me një elitë intelektuale shumë të fuqishme.

Dikush që ka këtë pushtet me kushtetutë, me zgjedhje, dikush që ka këtë ekspozim, këtë megafon se normalisht kryeministri, presidenti, deputeti, ministri ka një megafon shumë më të madh se çdo qytetar tjetër automatikisht ke një përgjegjësi, je model. Je model për të gjithë, je model për bashkëpunëtorët, për vartësit, për administratën, je model për familjet, për prindërit pra je model në çdo gjë. Pra, duhet ta peshosh mirë fjalën sepse këtu pastaj vijmë në disa lloj përplasjesh të cilat mbartin me vete rreziqe të mëdha. Përplasja e fundit është ajo midis populizmit, pra manisë për të thënë atë që mendon se do të ketë efekt të menjëhershëm pavarësisht nëse efekti do të jetë negativ ndoshta dhe shkatërrimtar të nesërmen ose pas një jave apo pas një muaji ose durimit dhe seriozitetit, pushteti për njeriun e lirë dhe për njeriun e përgjegjshëm është në radhë të parë përgjegjësi jo privilegj, është përgjegjësi e jashtëzakonshme

Xhulia Hysa: Mendoja ta vazhdonim këtë bisedë në lidhje me modelin, sepse sot ne jemi në kushtet kur duhet të mbrohemi nga ai që na qeverisë, që do të thotë, të kemi një model të tillë nga i cili duhet të mbrohemi që mos të marrim asgjë, asnjë veti të tij. Ne na duhet një model me integritet, pra ajo që tha dhe Grida, një person normal, një si gjithë ne që udhëheq, që ka përgjegjësinë të udhëheq me dinjitet, të veprojë dhe të zgjedhë. Ne jemi sot këtu sigurisht për t’ju mbështetur për ëndrrën europiane të përbashkët.

Lulzim Basha: Padiskutim që prek kudo padurimi për ndryshim, e prek edhe shpresën dhe besimin se ky ndryshim vjen duke votuar për partinë demokratike dhe kjo është një vlerësim për punën që kemi bërë, në veçanti përsa i përket programit tonë që është një program serioz dhe pozitivizmit që ka karakterizuar fushatën tonë, i kemi ikur kurthit të tij të banalitetit, të uljes sa më shumë të stekës dhe të pritshmërive të shqiptarëve për të thënë të gjithë janë njësoj, përkundrazi sa më shumë e ulte ai stekën, aq më shumë e rrisnim ne. Paradoksi dhe po e mbyll me këtë për tua dhënë fjalën sepse është një paradoks që duhet ta zgjidhim bashkë, është që ndërkohë që ne i kemi këto kapacitete, i prodhojmë këto kapacitete, por i humbim më shpejt dhe më shumë se çdo vend tjetër i rajonit drejt perëndimit, ndërkohë që nuk mund të dalim nga kjo situatë pa i patur këtu dhe pa u dhënë pushtetin, veglat, mekanizmat që të na ndihmojnë të ndihmojmë Shqipërinë të ecë përpara

Grida Duma: Në themel shpesh ndodh e njëjta gjë që pavarësisht që ne themi varfëria ekonomike, varfëria ekonomike, por njerëzit vuajnë më shumë padrejtësinë se sa varfërinë, po ti vendosësh të dyja në peshoren e të keqes. Njerëzit vuajnë më shumë kur i keqtrajtojnë, i ofendojnë , se sa thjeshtë kur nuk kanë. Nuk ka nevojë që infermierja sot të ta kërkojë, sepse njerëzit e japin sepse nuk ndihen më të sigurt për asgjë, pra siguria në këtë vend, është siguria kur jep para dhe para duhet të japësh sa më shumë para. Tjetri që ka tenderin më të lartë , ai është dhe më i sigurt, pra ose i pyes herë pas here, shikoni policin në rrugë, çfarë ndjeni kur shikoni policin në rrugë, bezdi apo siguri, bezdi, pra nuk të jep shteti idenë që është duke u kujdesur, por të gjitha këto vijnë si pasojë e një gjeje madhore.

Kush është kjo gjëja, është ky stili që janë mësuar dhe e ngrenë në legjendë për sjelljen e shqiptarëve, rrihi, shaj, pensionoj, kërcënoj, se do të binden. I forti është ai që shfryn dhe nuk është i fortë ai që përbëhet se ky është themel i madh. Domethënë nëse deri sot nuk ke zgjedhur asnjë moment, s’do thuash asnjë sharje, të mos bërtasësh asnjë moment dhe të mos shfrysh nervat e tua dhe nuk e ke bërë në fakt. Dhe çfarë është kjo? Është shenjë e pasjes të vetëkontrollit. Në të gjitha njohuritë shkencore apo të mençurisë popullore njeriu i mençur që është në gjendje të udhëheqë është njeriu që ka vetëkontroll dhe njeriu që shpërthen, që lëshohet që e lenë nervat është njeriu që historikisht, në të gjithë historitë e lidershipit është ai që i ka bërë keq vendit. Sepse pushteti është i mundshëm që kur shfryn ti do të shfrysh tek ata se ku do të shfrysh tjetër. Pra, normaliteti, qetësia, vetëkontrolli janë forca. Këtë gjënë duhet ti tregojmë se si njerëzit duhet ta gjejnë tek ky kult individi pa kult individi. Kështu që ne duhet të tregojmë…

Lulzim Basha: Të futesh në brendësinë e të keqes.

Grida Duma: Futesh, ekzakt.

Lulzim Basha: Apo të vazhdosh spiralen e rritjes pozitive që e ka brenda çdo njeri vetvetiu dhe zgjedh ta nxjerrë, ta përdorë për veten e tij, ta reflektojë tek shoqëria, tek familja, apo ta ndryshe dhe të bjerë viktimë e ciklit të negativitetit. Kjo është dilema e përditshme e njeriut, kjo ka qenë edhe pyetja kryesore e kësaj fushate, në fakt e këtyre 8 viteve. Ti përgjigjemi zjarrit me zjarr, sy për sy e dhëmbë për dhëmbë, apo ta lemë të keqen të bjerë në batakun e vet siç ka rënë tashmë në syrin e gjithë shqiptarëve. Dhe siç e thashë çdo ditë që ai zgjedh ta ulë stekën ne duhet ta ngremë edhe më lart, ti themi shqiptarëve jo, pritshmëritë tona njësoj si pritshmëritë tuaja janë shumë më të larta dhe aftësitë dhe mundësitë tona për ti bërë këto mundësitë realitet po kështu janë plotësisht të mundshme. E para, sigurisht, vjen të dielën.

Që të bëhen realitet gjëja e parë e domosdoshme është ndryshimi. Ftesa është që të shkoni dhe të votoni me vetëdije qytetare se në atë moment po merrni një vendim madhor i cili do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm po se po për 4 vitet e ardhshme. Por unë besoj se nuk ka zgjedhje më të rëndësishme sesa këto, sepse siç e dini shumë gjëra që duhet të kishin ecur përpara, jo vetëm ekonomia por edhe integrimi Europian kanë mbetur në vend. Dhe në një farë mënyre këto do të jenë zgjedhjet të cilat do të vendosin edhe 4 vjet të tjera ngecje në vend apo do të shkojmë përpara. Edhe 4 vjet të tjera rrezikojnë izolim, izolim të Shqipërisë. Dhe ne e dimë, ju jeni tepër të reja, po ne e dimë, unë e di çdo të thotë një vend i izoluar siç ka qenë Shqipëria më parë, e izoluar nga Europa, e izoluar nga bota.

Grida Duma: Monda ka një ide shumë të këndshme të vetën që thotë që të merresh me politikë nuk do të thotë të jesh anëtar partie dhe gabimi më i madh, thotë Rajmonda, është që na imagjinojnë që ne që merremi me politikë jemi anëtarësuar në parti. Jo, politika është një dimension më i madh sesa kaq. Stela ë patriarkale apo jo?

Stela Hoti: Po faktikisht mua më bën të ndihem shumë mirë që vit pas viti po vërehet që një përmbysje e shoqërisë patriarkale dhe femra është bërë një komponent i fortë në çdo lloj fushe duke filluar nga vendimmarrja në shtëpi, në punë. Përshembull ne kemi parë kohët e fundit që shumë gra të suksesshme kudo, nuk po flas vetëm në politikë apo… pothuajse në çdo fushë. Dhe si rini për ne është shumë e rëndësishme kjo që shembuj që në ndjekim të jetë i suksesshëm në mënyrë që të frymëzohemi nga ata dhe të krijojmë aspirata për jetën. Pasi jemi ne ata që jemi fryt i shoqërisë edhe që do e vazhdojmë këtë rrugë. Prandaj është shumë e rëndësishme që shembulli që ndjekim të jetë ai i duhuri dhe jo ky që të paktën unë jam mësuar të shoh këto 8 vitet e fundit.

Lulzim Basha: Më pëlqen kurajo dhe optimizmi që shpreh kjo që thua. Unë besoj që jetojmë akoma në një shoqëri ku gruaja nuk e ka vendin e saj dhe për mua ky përbën një shqetësim të madh. E kam thënë në takime me gratë po e them edhe sot. Shoqëritë ndahen. Ato të cilat gjysma e shoqërisë merr atë që i takon, ecin përpara. Ato të tjerat që mund të jenë të bekuara nga zoti, pasuritë të jashtëzakonshme nëntokësore dhe s’dua të shkoj më tej se nuk është vendi për paragjykime. Por që nuk i japin gjysmës së shoqërisë atë që i takon, sado të pasur të jenë në kuptimin e burimeve natyrore nuk ecin dot përpara ose ecin shumë ngadalë. Është fare e thjeshtë natyra na ka ndarë në 2, burrin dhe gruan. Harmonia mes të dyve çdo kuptim është çelësi i suksesit, për një çift të lumtur, për një familje të suksesshme, për një shoqëri të suksesshme, për një komb të fortë, për një shtet efektiv.

Nëse nuk arrihet kjo atëherë të gjitha të tjerat çalojnë. Problemi është i dyfishtë duke patur parasysh se në shoqëri si tonat, gruaja e ka një barrë të dyfishtë. Kur është e punësuar do të bëjë 2 punë, punën me të cilën punon dhe pastaj punët e shtëpisë që e presin. Kur është e papunësuar e vuan dyfish, mungesën e punës, pra të të ardhurave dhe prapë ka barrën e dyfishtë që kjo sjell për familjen. Ndërkohë përkrahja, mbështetja që merr në formën e vendimeve, politikave që bëhen nuk është as gjysma e asaj që mund të ishte. S’po them e asaj që duhet të ishte po që mund të ishte. Edhe mundësitë aktuale të shtetit shqiptarë. Ndaj ne jemi fokusuar në disa aspekte në programin tonë për ta zvogëluar në mos për ta mbushur këtë hendek. Së pari zbatimin rigoroz të barazisë së pagës për punë të barabartë, që është vetëm në letër po të gjithë e dimë nuk funksionon në praktikë.

Së dyti stimulimi pozitiv, atë që quajnë diskriminim pozitiv qoftë në arsimin profesional, arsimin kualifikues, arsimin e lartë. E në veçanti punësimi për vajzat dhe gratë shqiptare dhe padiskutim dhënien fund të diskriminimit dhe të keq përdorimit të gruas në administratë dhe në nivelet e larta të vendimmarrjes politike. E kam thënë dhe e përsëris që në qoftë se e shohim gruan si fasadë për të mbuluar apo zbutur imazhin tonë si burra, në veçanti kur jemi të vetëdijshëm si çedon dhe ku çedon apo thjesht si numra atëherë ky është treguesi më i qartë i paragjykimit dhe i mosvlerësimit të gruas. Dhe për mua gruaja nuk është dhe nuk ka për të qenë kurrë as fasadë as numër. Kemi dhe probleme të tjera të mëdha të cilat… dështimi me ekonominë këto 8 vite kryesisht por dhe dështime të tjera i kanë thelluar siç është dhuna në familje. Studimet tregojnë që jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera si Shqipëria kur bie ekonomia shtohet dhuna në familje, e cila të gjithë e dimë që është zakonisht në një drejtim.

Dhe mungesa e instrumenteve efikase për ti bërë përballë jo vetëm në kuptimin penalizues të dhunuesit por edhe parandalues dhe korrigjues. Si mund ta arrijmë këtë? Përgjegjësitë kryesore të grave janë fëmija është familja, natyrisht dhe e bashkëshortit. Në planin tonë ne parashikojmë asistencë direkte për çiftet e reja dhe për çiftet me fëmijë. Dhe padiskutim që përfituesi kryesor është nëna apo e reja, bashkëshortja. Subvencionet për banesat, ne planifikojmë nga viti i parë buxhetor 5000 subvencione 100% të interesave të kredisë për të blerë një banesë. Dhe ne e dimë që mungesa e një banese tënden është një nga pengesat kryesore për çiftet e reja për të filluar me të vërtetë jetën si një familje e re. Pagesa, çeku prej 30 mijë lekë të vjetra në muaj për çdo të porsalindur deri në moshën 5 vjeçare. Nuk them që do bëjmë mrekullira por jemi të sigurt që afro zeron kostot shtesë që sjell një fëmije me ardhjen në jetë.

Dhe pastaj kjo vazhdon me tekste falas, por falas prej vërteti të paguara nga buxheti i shtetit, në arsimin parauniversitar që përbën një kosto të papërballueshme për mbi 60% të familjeve shqiptare sot, nuk është një gjë e vogël. Vazhdon me reformën në arsimin e lartë e cila nuk do ti pamundësojë asnjë të riu dhe asnjë të reje, pra asnjë biri dhe asnjë bije nënash, po flasim tani në aspektin e grave, studimet për shkak të pamundësive ekonomike të familjes. Pra nëse e sheh programin në tërësi me të vërtetë që prioritetet janë marr sipas halleve. Ekonomia, shëndetësia, arsimi pra papunësia, kosto e jetesës, çmimet, shëndetësia në tërësi, pandemia në veçanti, etj. Por po ta shikosh të gjitha janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe në këtë kuptim masat që duken sociale apo kundër rënies demografike, sa prej emigracionit, sa prej tkurrjes së lindshmërisë, janë në vetvete edhe masa që fuqizojnë gruan shqiptare, fuqizojnë vajzat shqiptare dhe në këtë mënyrë mbyllin këtë hendek apo zvogëlojnë këtë hendek dhe na bëjnë në vetvete, të ecim edhe më shpejt, edhe më të sigurt drejt standardit europian.

Rajmonda Basha: Thjesht unë do e lidhja pak me mentalitetin që kanë shqiptarët për politikën, se në momentin që thua, merrem me politikë, jo domosdoshmërisht duhet të jesh i lidhur me një parti politike. Po për mua, të merresh me politikë, do të thotë edhe biseda te dyqani i lagjes që bën me shitësin, të merresh me politikë do të thotë, të jesh aktiv, të mendosh për vendin tënd por përsëri nuk i vë faj popullit shqiptar, të themi, sepse shembulli i politikës këtu në Shqipëri është bërë i shëmtuar. Unë e lidha pak me Monteskje dhe më pëlqen ndarja që bën Monteskje, të pushteteve, që ndan tre pushtetet: legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Këtu në Shqipëri, janë bërë të tre bashkë dhe është një gjë shumë e shëmtuar që njerëzit nuk kanë më besimin te politika dhe domosdoshmërisht, në momentin që thua unë jam aktive në politikë, të lidhin, të etiketojnë dhe të thonë me cilën parti politike je. Por të merresh me politikë do të thotë thjesht të jesh aktiv në vendin tënd dhe të duash që gjërat të përparojnë për mirë.

Lulzim Basha: Të falënderoj shumë dhe mesazhi që jep, është shumë i rëndësishëm! Edhe për atë që do të ndodhë të dielën, se të merresh me politikë, është edhe të shkosh të votosh! Është gjëja kryesore, është detyra kryesore e qytetarit ndaj vetes së tij, ndaj familjes, ndaj qytetit, ndaj shoqërisë, ndaj kombit.

Xhulja Hysa: Desha të ndalem pak vetëm te potenciali i të rinjve dhe ata të rinj, të cilët vendosën të largohen dhe që padiskutim është një mëkat. Mendoj se ka ardhur koha që realisht t’i kthehemi normalitetit, t’i kthehemi normalitetit, t’i kthehemi vendit tonë dhe përveç kësaj, unë ju falënderoj pafund që isha sot këtu dhe mendoj që ka ardhur momenti, së bashku në datën 26 do jetë koha e ndryshimit dhe e normalitetit, pa diskutim.

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Edhe unë e kam shijuar jashtë mase këtë takim sepse normaliteti është ajo që njerëzit kërkojnë. E ndjej kudo, ndryshimi është ajo që njerëzit kërkojnë. Etja për ndryshim dominon gjithçka. Pas 8 vitesh në vendnumëro, njerëzit janë të etur për ndryshim dhe kjo, më gëzon por edhe më ngarkon me një përgjegjësi shumë të madhe. Di që bashkë do t’ja dalim sepse unë, si njeri, si formim, si karakter besoj tek normaliteti. Këtë gropë e kemi shkaktuar vetëm duke pranuar anormalen si normalen, duke ulur kokën para të keqes. Dhe me 25 prill është dita për t’i dhënë fund kësaj, për të mos e pranuar më anormalen si normale, për të mos e pranuar më stekën që sa vjen dhe ulet. Por, për të pranuar që ëndrrat tona mund të plotësohen, mund të bëhen realitet, por këtu në vendin tonë, pa pasur nevojë të largohemi.

Jam plot me besim kur takoj njerëz, të rinj, të reja si ju sepse e di që kjo nuk është një detyrë të cilën do ta bëjmë të vetmuar por është një detyrë që do ta bëjmë të gjithë bashkë. Në radhë të parë, në raport me veten tonë, në raport me familjet tuaja dhe pastaj, në raport me shoqërinë në tërësi. Dhe shpresoj dhe besoj që edhe kjo copëz normaliteti që më ofruat sot këtu dhe që më frymëzon jashtë mase, të shërbejë për t’i treguar kujtdo që ta kërkojë atë dritën brenda në shpirtin e vet, ta ndezë dritën e normalitetit, të shpresës, të ndryshimit dhe të na kujtojë që në radhë të parë duhet të jemi njerëz dhe pastaj, t’i ofrojmë politikës fytyrën njerëzore, ndjesi njerëzore. Dhe vetëm pas kësaj, do të jemi në gjendje t’i shërbejmë denjësisht sepse në fund të fundit të merresh me politikë do të thotë mbi të gjitha të shërbesh. Faleminderit Grida, Edna, Monda, Stela dhe Xhulia! Kënaqësia ishte e gjitha e imja!

Plas grushti në PS e Durrësit, rrihen kandidatët për deputetë, emrat dhe foto

Një përplasje e fortë fizike ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në shtabin e Partisë Socialiste të Durrësit.

Mësohet se në sherr u përfshinë kandidatët e Partisë Socialiste për Durrësin Alban Xhelili dhe Erion Meka. Shkak i konfliktit mes tyre ishte përdorimi i mbështetësve të PS-së për fushatë, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi brenda kampit socialist, gjë për të cilën nuk janë kursyer grushtet mes kandidatëve.

Siç duket edhe nga planet e siguruara nga albeu.com, sherri ka nisur në brendësi të ambientit që përdoret nga Partia Socialiste në zonën e Plazhit në Durrës për të vijuar edhe jashtë me shkelma dhe grushte duke bërë që në zonë të mbërrijnë një numër i madh policësh.

Autori i sulmit mbi 5 besimtarët u neutralizua nga qytetarë jo nga policia, grushta e shkelma mbi të

Rudolf Nikolli neutralizohet nga qytetarët dhe jo nga policia, ndërsa më pas është arrestuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga ‘Faxweb’, qytetarët e kanë rrethuar dhe i qëllojnë me shqelma, ndërsa dëgjohet një qytetarë teksa e shan.
Kujtojmë se Rudolf Nikolli ka sulmuar me thikë brenda xhamisë ‘Dine Hoxha’ duke plagosur 5 persona.

Mësohet se të plagosurit janë besimtarë myslimanë dhe punonjës të xhamisë, ndërkohë që veprimi i shpejtë i qytetarëve ka neutralizuar Nikollin. Ndërkohë menjëherë në vendin e ngjarjes janë gjendur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të cilat kanë arrestuar 34-vjeçarin.

Basha me Unionin turistik: Aplikim i pragut të TVSH-së në 6% për të gjitha hallkat e turizmit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur marrëveshjen me përfaqësuesit e operatorëve turistikë.

Në fjalën e tij, Basha tha se në raport me premtimet e para 8 viteve, turizmi është ndër dështimet më të spikatura të kësaj qeverie.

LEXO EDHE:
Basha me 100 ekspertë: Gati për 100 ditët e para të qeverisjes

Kreu i opozitës, këtë marrëveshje e ka quajtur një hap drejt ringritjes së turizmit, e cila në thelb përmban krijimin e një instrumenti të veçantë financiar në bashkëpunim me sektorin bankar për të mundësuar kredi me kushte lehtësuese për kompanitë e sektorit.

Mbështetje financiare për kontributet dhe pagën minimale të punonjësve deri në kthimin e situatës në normalitet.

Lehtësimin e kompanive që operojnë në sektorin e turizmit nga detyrimet fiskale deri në kthimin e situatës në normalitet.

Aplikimin e pragut të TVSH-së në 6% për të gjitha hallkat e turizmit. Akordimi e fondit të posaçëm për rritjen e nivelit të promovimit të Shqipërisë dhe dhënien e një fondi të veçantë për subvencionimin me 10 euro për çdo person për turizmin hyrës përmes operatorëve turistikë.

Fjala e plotë e BashЍs dhe përfaqësuesve të operatorëve turistikë

Lulzim Basha: Tё nderuar drejtues dhe përfaqësues tё Unionit Turistik Shqiptar, ёshtё dita tё konkludojmё tashmë njё kontratë, njё marrëveshje me shkrim, pas shumë viteve diskutime, dialogu, ku kemi qёndruar pranë jush duke parё nga afër problemet e mëdha qё ka kaluar sektori juaj tё cilat pёr fat tё keq kanё ardhur pёr tu rënduar.

Duke parё nga afër përpjekjet e jashtëzakonshme nё kёtё sektor, tё sipërmarrësve shqiptar, tё cilat pёr fat tё keq nuk kanё dhёnё frytet qё do tё jepnin nё njё situatё normale qeverisje, si dhe duke u ballafaquar me sfida tё mëdhaja siç ёshtё dhe roli i fort ndërhyrës nё keqmenaxhimin e pronave publike dhe private, pёrmes ndërhyrjeve shtetërore dhe pёr fat tё keq goditjet qё ka dhёnё tërmeti dhe pandemia këtij sektori.

Jemi këtu, me përfaqësuesit e një sektori që përbën 1/4 e ekonomisë shqiptare, afro 25% të prodhimit të brendshëm bruto, duke përfshirë këtu të dy komponentët kryesor, atë të turizmit, hotelerisë, si dhe të udhëtimit. Dhe punëson drejtë për drejtë mbi 90 mijë familje shqiptare.

Nga ana tjetër, jemi këtu sepse besojmë që të dyja këto, mund, duhet dhe do të ndryshojnë. Se ky sektor do të marrë një peshë shumë më të madhe në ekonominë shqiptare dhe do të japë kështu mundësi shumë më shumë familjeve dhe qytetarëve të përfitojnë drejtë për drejtë si sipërmarrës ose të punësuar me të ardhura shumë më të mira sesa sot. Por, që kjo të ndodhë, na duhet një ndryshim rrënjësor.

Ndryshim për të cilin ne kemi folur gjatë gjithë takimeve tona, ndryshim për të cilin ju jeni shprehur qartë dhe mezi e prisni.

Në veçanti për sa i përket politikave ekonomike dhe sa i përket shënjestrimit të turizmit si potenciali më i madh për rritjen ekonomike në Shqipëri. Ndaj, jam sot këtu me një ndjenjë shumë pozitive që pas vite të tëra angazhimi në dialog të drejtpërdrejtë, pasi kemi dhënë dhe marrë dhe kemi përfituar nga njëri-tjetri edhe në hartimin e programit dhe të planit të Partisë Demokratike për sektorin e turizmit, pas marrjes së përgjegjësive për qeverisjen e vendit të kemi përpara nesh edhe një marrëveshje konkrete e cila nënvizon konturet, format, mënyrat e ndryshimit në sektorin turistik. Në veçanti dua të ndalem tek 3 prej tyre që kanë të bëjnë e situatën aktuale dhe me kapërcimin e kësaj situate.

Goditja nga pandemia, goditja nga tërmeti dhe pothuajse gjysmës së vijës bregdetare të Shqipërisë ka lënë pasojat më të mëdha në të gjithë ekonominë e vendit, por në asnjë sektor më shumë sesa në sektorin turistik. Këto goditje i shtohen mungesës totale të vëmendjes dhe masave reale nga qeveria në mbështetje të këtij sektori. Edhe sektorë të tjerë e kanë ndjerë dështimin , mungesën e masave mbështetëse nga qeveria gjatë këtyre 8 viteve.

Mund të themi me gojën plot se në raport me premtimet e para 8 viteve turizmi është ndër dështimet më të spikatura të kësaj qeverie, ndaj duke marrë përsipër barrën e përgjegjësisë me të cilën do të na ngarkojnë shqiptarët të dielën e ardhshme me 25 Prill ne marrim përsipër edhe masat konkrete për t’i dhënë oksigjen ekonomisë, për t’i dhënë oksigjen turizmit, 25% të ekonomisë mbi 90 mijë familjeve shqiptarë që varen drejtpërdrejt nga avancimi, nga ecja përpara e këtij sektori. Këtu në veçanti dua të prek tre çështje të cilat janë të materializuara tashmë në këtë marrëveshje, siç është ai i krijimit të një instrumenti të veçantë financiar në bashkëpunim me sektorin bankar për të mundësuar kredi me kushte lehtësuese për kompanitë e sektorit, me norma të ulëta dhe të subvencionuara të interesit bankar.

Mbështetje financiare për kontributet dhe pagën minimale të punonjësve deri në kthimin e situatës në normalitet. Lehtësimin e kompanive që operojnë në sektorin e turizmit nga detyrimet fiskale deri në kthimin e situatës në normalitet.

Në këtë kuadër ne do të bëjmë shqyrtimin e aplikimit të pragut të TVSH-së në 6% për të gjitha hallkat e turizmit duke e njehsuar atë me akomodimin në mënyrë që t’i jepet përparësi të gjithë industrisë duke qenë që sistemi i sotëm i diferencimit nuk ka prodhuar efiçencën e kërkuar dhe të duhur të këtij sektori. Akordimi i fondit të posaçëm për rritjen e nivelit të promovimit të Shqipërisë turistike duke përfshirë edhe rrjetin tonë diplomatik në veçanti sa i përket vendeve të rajonit, të Bashkimit Europian por dhe të tregjeve të tjera me potencial të lartë siç janë vendet e Azisë. Akordimi i një fondi të veçantë për subvencionimin me 10 euro për çdo person për turizmin hyrës përmes operatorëve turistikë të cilët mundësojnë prurjen e turistëve të huaj në mënyrë të organizuar dhe që akomodohen minimalisht 5 netë në Shqipëri.

Këto janë disa prej angazhimeve që ne i marrim sot bashkërisht me një qëllim të vetëm të cilit do ti shërbejmë nga 2 drejtime të ndryshme, rritjen e këtij sektori, fuqizimin e këtij sektori, nxjerrja e këtij sektori nga kriza 8-vjeçare e në veçanti nga traumat e këtyre 2 viteve dhe qëllimi është që përmes kësaj të ndihmojmë rritjen ekonomike, shtimin e vendeve të punës, shtimin e të ardhurave dhe të mirëqenies të dhjetëra, mijërave të punësuarve dhe dhjetëra, mijëra familjeve shqiptare që varen drejtpërdrejt nga ky sektor me impakt po kështu edhe në sektorë të tjerë siç janë ai i bujqësisë, i agrobiznesit, i zejtarisë, i artizanatit dhe shumë sektorë të tjerë të ekonomisë të cilët padiskutim do të përfitojnë nga masa lehtësuese në tërësi për ekonominë por edhe nga fuqizimin i sektorit të turizmit në veçanti.

Kam kënaqësinë zoti kryetar, zoti Kasa, zonja Londo, zoti Topozi, zoti Sheri, zoti Dervishi, zoti Luavi dhe zoti Kukeli që sot finalizojmë një udhëtim mes sfidash gjatë këtyre 8 viteve, por tashmë drejt një ndryshimi të pandalshëm, pozitiv të sektorit të turizmit për ju si drejtues, për sipërmarrësit, për të punësuarit e këtij sektori e natyrisht për të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë dhe për imazhin e vendit tonë në botë.

Rrahman Kasa: Faleminderit zoti kryetar! Sinqerisht unë të falënderoj shumë edhe në emër të të gjithë kolegëve të mi të cilët janë përfaqësues të grupeve të ndryshme të sektorit të turizmit edhe që sot na respektojnë dhe na nderojnë në këtë ceremoni e cila unë e quaj si një arritje të suksesshme, një arritje të madhe të sektorit të turizmit pasi ne e konsiderojmë këtë një kontratë me Partinë Demokratike e cila me ardhjen në pushtet pas 25 prillit, do të na mundësoj, le të themi një derë të hapur për të arritur synimet tona për të cilat jemi përpjekur vazhdimisht.

Në fakt ne e kemi ngritur shpesh zërin për problemet e mëdha që ka turizmi, së bashku me kolegët e mi jemi dëshmitarë dhe shpeshherë kemi nënshkruar peticione e kërkesa, letra pas letre qeverisë, por që për fat të keq nuk kemi marrë asnjë feedback, nuk kemi marrë asgjë, kanë vënë në vesh të shurdhër.

Pikërisht ne sot jemi shpresë plotë, sepse të gjitha këto pika që ju përmendet do të na japin vërtet oksigjen dhe do të ndikojnë shumë në ringritjen e turizmit duke i dhënë atij vendin që e meriton në ekonominë shqiptare. Ju përmendet që sektori i turizmit punëson 90 mijë, domethënë ka 90 mijë të punësuar, të cilët këta janë vetëm të punësuarit direkt. Por duke pasur parasysh edhe të punësuarit indirekt të sektorëve të ekonomive që lidhen me turizmin, sektori i turizmin shkon rreth 300 mijë punonjës.

Po kështu ne kemi qenë gjithmonë dhe jemi të vetëdijshëm se vështirësia ekonomike dhe problemet që ne kemi nuk janë të ashpërta vetëm nga pandemia apo nga tërmeti, nga dy goditjet, turizmi ka dhe mjaft probleme të mbartura që ndikojnë shumë në imazhin dhe standardizimin e turizmit. Pikërisht ne sot në këtë marrëveshje përveç problemeve dhe ndihmës financiare me një paketë dedikuar turizmit që ne e kemi dhe ju e keni aprovuar këtë, kemi edhe disa pika që do të ndihmojnë shumë standardizimin dhe ngritjen e imazhit të Shqipërisë turistike.

Unë shpresoj që ne t’ia arrijmë bashkërisht këtij qëllimi. Ju përgëzoj maksimalisht për konkretizimin dhe për dakordësimin tuaj me kërkesat tona pasi të jem i sinqertë, ato kërkesa kur ia kemi përmendur pushtetarëve të sotshëm, na kanë parë me habi, duke na thënë se çfarë kërkoni, çfarë janë këto budallallëqe, dhe kjo është ajo që meriton një vlerësim të veçantë dhe shpresojmë që, pas 25 prillit, qeveria që do të drejtoni, të fillojë me konkretizimin dhe implementimin e kërkesave tona. Edhe një herë, faleminderit dhe faleminderit të gjithë kolegëve në këtë panel të nderuar!

Lulzim Basha: Zoti Kasa, gjithçka në jetë është çështje prioritetesh. Nuk besoj se keni mbetur të habitur nga përgjigjja e qeverisë. Ka patur tetë vite kohë për t’i zgjidhur këto probleme, jo vetëm nuk i ka zgjidhur, jo vetëm nuk i ka mbajtur premtimet por ka dështuar t’ju ndihmojë edhe pas dy goditjeve të njëpasnjëshme që industria juaj ka përjetuar. Por nga ana tjetër kjo marrëveshje tashmë dëshmon se qeveria e ardhshme prioritet të vetëm ka mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, zhvillimin e ekonomisë dhe përparimin e vendit në çdo fushë.

Kështu që ju ftoj bashkërisht të nënshkruajmë marrëveshjen e cila i përkthen të gjitha këto angazhime të planin në zotime konkrete për sektorin tuaj. Ju faleminderit për praninë tuaj sot, për angazhimin e përbashkët që do thosha që tashmë është mbarë shqiptar, për ndryshimin e ta bëjmë këtë të mundur me 25 prill.

Më lejoni t’ju ftoj edhe njëherë të bëheni pjesë e ndryshimit masivisht duke dalë në votime këtë të diel dhe duke votuar për ndryshimin, duke votuar për numrin 9 dhe pas kësaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti themi njëri-tjetrit punë të mbarë në realizimin e objektivave të përbashkët për një ekonomi të fortë, për një turizëm të fortë, për mirëqenien dhe për parimin dhe begatinë e vendit tonë dhe të gjithë shqiptarëve. Ju faleminderit!”.

Saranda fiton, tre takimet mbresëlënëse të Bujar Leskajt

Tre takime mbresëlënëse në Sarandë
Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, z. Bujar Leskaj ka zhvilluar ditën e dielë tre takime shumë impresionuese në skajin jugor të Shqipërisë, në Sarandë.
Aktiviteti i parë ishte një Akademi Përkujtimorepër dy nga figurat e shquara të Sarandës, Çamërisë e Shqipërisë, rilindasin Hasan Tahsini, shkrimtarin Bilal Xhaferri dhe figura të tjera të shquara të historisë dhe të kulturës së Sarandës gjatë dy shekujve të fundit. Në takimin, i cili zhvillohej në kuadër të fushatës së 25 prillit morën pjesë intelektualë të qyteteve Sarandë, Konispol dhe Delvinë si dhe të afërm të disa figurave të shquara intelektuale.
Kumtesën kryesore në këtë aktivitet e mbajti studuesi dhe botuesi Ndriçim Kulla, i cili foli për jetën dhe aktivitetin e figurës më të shquar intelektuale me origjinë nga rrethi Sarandës në Perandorinë Osmane, zoti Hasan Tahsini, njëri nga mendimtarët më të mëdhenj të Perandorisë Osmane në shekullin e 19, astronom, matematikan e filozof, rektori i parë i Universitetit të Stambollit në vitin 1870 dhe njëri nga themeluesit e Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare. Kumtesa e zotit Kulla u prit me interes per shume nga faktet dhe interpretimet e dhena ne te per figuren e zotit Hasan Tahsimi.
z. Leskaj mbajti një kumtesë në lidhje me jetën, aktivitetin dhe personalitetin e shkrimtarit të shquar me origjinë çame nga rrethi i Sarandës, Bilal Xhaferri. Ai u ndal në të gjitha etapat kryesore të jetës dhe aktivitetit të Bilali Xhaferrit, si një nga shkrimtarët, jo vetëm disidentë, por edhe më cilësorë të letërsisë shqipe të shekullit XX, si dhe njërës prej figurave të para intelektuale shqiptare, që ngriti çështjen e Çamërisë në median e shkruar shqipe nëpër botë.
Zoti Dorian Nepravishta foli për disa intelektualë me ndikim mbarëkombëtar shqiptar me origjinë nga rrethi i Sarandës, që kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme të artit dhe kulturës.
Në fund të aktivitet u shpërndanë disa botime të studuesit Ndriçim Kulla për të pranishmit, ndërsa motra e shkrimtarit Bilal Xhaferri dhuroi një botim të fundit kushtuar vëllait të saj.

Takimi i dytë u zhvillua në stadiumin e qytetit me qytetarë sarandiotë dhe pjesëtarë të komunitetit çam. Takimi u organizua nga vëllezërit Myrtaj.
Vëllazëria, familja të afërmit dhe miqësia e Myrtajve shpreh[ën mbështatjen e tyre të plotë dhe të palëkkundur për Partinë Demokratike dhe garantuan se me votën e tyre do të sjellin Ndryshimin.
Në takim zoti Leskaj shoqërohej nga kandidatët për deputetë të PD, Ina Zhupa, Gëzim Ademaj, Jolio Dine. Leskaj ka kërkuar që në 25 prill të gjithë të votojnë masivisht për ndryshimin dhe largimin e këtij sekti që keqqeveris Shqipërinë prej tetë vitesh.
Takimi i tretë u zhvillua me anëtarë të Shoqatës “Çamëria” i organizuar nga kryetari z.Rexhep Ismaili. Dy anëtarët e shoqatës, Robert Haxhiu dhe Hekuran Halili, përshëndetën dhe dhanë mesazhe optimiste.
“”Qoftë orë e mirë”, thoshin çamët kur takoheshin me njëri-tjetrin. E pra, kjo qoftë një orë e mirë që na bëri të gjithë bashkë në këtë aleancë politike e qytetare, por edhe në këtë takim mbresëlënës me Shoqatën “Çamëria” në Sarandë. Sepse Shqipërinë e kemi bashkë; të ardhmen e kemi bashkë.”- ka theksuar zoti Leskaj në fjalën e tij. Më pas zoti Leskaj ka ftuar të gjithë të pranishmit që të votojnë për Ndryshimin, të votojnë për të ardhmen, të votojnë për familjet, fëmijët e tyre.
Mesazhe fitoreje në këtë takim përcollën edhe kandidatët për deputetë, Ina Zhupa, Gëzim Ademaj, Jolio Dine dhe Julian Zoto.

Kush është autori i sulmit me thikë të 5 besimtarëve myslymanë

Policia e Tiranës ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me gjendje shëndetësore të personave që u plagosën sot me thikë në një xhami dhe jashtë saj në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ndodhi tek Rruga e Kavajës ‘Dine Hoxha’. Burime zyrtare bënë me dije se pesë personat e plagosur janë; D. K., rreth 35 vjeç, S. P., rreth 22 vjeç, M. K., rreth 24 vjeç, K. J., rreth 26 vjeç dhe A. T., rreth 23 vjeç.

Të pesë të plagosurit janë transportuar në spital, kanë marrë ndihmën mjekësore. Kanë dëmtime në gjymtyrë për shkak të përleshjes dhe jo dëmtime në organet kryesore.

Dyshohet se 34-vjeçari Rudolf Nikolli vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ky është konkluzioni paraprak, referuar sjelljes së tij në polici.

Yuri Kim: Reforma në drejtësi ka përparuar, por jo aq sa për të kënaqur njerëzit, duhet guxim

POSTIMI I PLOTË I YURI KIM:

Takim me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të theksuar detyrimin kushtetues për të garantuar pavarësinë, llogaridhënien dhe disiplinën e prokurorëve. KLP duhet të demonstrojë pavarësinë dhe integritetin e vet, t’i rezistojë presionit dhe të japë drejtësi. si dhe njerëzit e shikojnë.

Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi – mjaft progres për të trembur kundërshtarët, por jo aq sa të kënaqen njerëzit. Institucionet e reja gjyqësore si KLP në të cilat dhe të tjerët kanë investuar aq shumë – duhet të thyejnë modelet e vjetra. Koha për të treguar guxim.

Ish-ministri i jashtëm i PS, Bushati thirrje shqiptarëve: Votoni, votoni, votoni! Mos i bëni nder budallait

Ditmir BUSHATI

Shpjegimi brilant i Roberto Benignit pse është e rëndësishme pjesëmarrja në zgjedhjet e 25 prillit!
“Ju them dy gjëra, kushtetuta ka dy armiq: armiku i parë është indiferenca ndaj politikës, kjo është, mungesa e interesit ndaj politikës.
Ju do të më thoni: -“Benigni, në këtë fushë a mund të na thoni që ta respektojmë politikën?” Jo, në fakt nuk do t’ju them ta respektoni, unë do t’ju them ta doni. Ta doni politikën.Është gjëja më fisnike në mendimet njerëzore për të ndërtuar jetën sëbashku.
Për të organizuar paqen, qetësinë dhe punën. Është vetëm politika dhe nuk ka disiplinë tjetër.Dhe kush është i përfshirë në të e di këtë gjë.
Prandaj unë ju them juve ta doni politikën. Të mos kesh interes për politikën është sikur të mos kesh interes për jetën.
Ju thoni: – “Nuk më intereson fare”
Por si mund të jesh indiferent ndaj politikës?
Do të thotë jo vetëm të mos jesh interesuar për jetën tënde, por as nuk kujdesesh për fëmijën tënd:a do të shkojë në shkollë, a do të marrë një edukim të mirë,do të kurohet në qoftëse sëmuret, a do të gjejë punë nëse do të martohet.
Ende nuk të intereson. Si të duash!
E lë në dorë të të tjerëve? Jetën e fëmijës tënd? Vetë jetën tënde?
Kjo është politika. Organizon jetën tonë. Ndërtimin e jetës sonë. Ata që kanë shkruar këto gjëra janë politikanë,politikanë që merren me politikë nga mëngjesi deri në darkë. Ata kanë hartuar këtë gjë të madhështore (Kushtetutën),që na shpëton.
Këto janë gjëra të jashtëzakonshme, prandaj ne duhet të jemi të interesuar. Jo nga mëngjesi deri në darkë. Por është jeta jonë. Të përbuzësh politikën do të thotëtë përbuzësh veten. Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me ata që e përfaqësojnë atë në një kohë të caktuar. Ka disa politkanë të tmerrshëm. Nëse një prind e godet fëmijën nga mëngjesi nuk duhet të fajësojmë atësinë. Atësia është e mrekullueshme. Por në këtë rast fajësuesi është ky babë. Ka politikanë që nuk i duam por jo të gjithë janë njësoj.
Kur themi se politikanët jane të gjithë njësoj, i bëjmë një nder të ligut, të pandershmit dhe budallait, sepse kështu tregojmë se nuk jemi të aftë t’i dallojmë nga të tjerët. Ata e pëlqejnë këtë sepse është sikur mos t’i njohim ata për atë çka janë në të vërtetë. Dhe do të thonë: “Ja, nuk na ka kapur asnjeri; hajde para, bashkohu dhe ti me ne. Asnjeri nuk sheh gjë, të gjithë jemi njësoj, të gjithë të tmerrshëm”. Por duke mos u interesuar për politikën ne e ushqejmë këtë lloj mentaliteti.
Armiku i dytë i kushtetutës dhe të jetës sonë në paqe dhe harmoni është të mos votosh. Voto! Voto! Është e vetmja vegël që kemi. Që të fitonim të drejtën për të votë mijëra, mos themi
miliona, kanë sakrifikuar jetën e tyre …për të na dhënë ne të drejtën të shprehim çka duam. Gjithmonë ka një diferencë
Edhe midis dy të këqijave, gjithmonë njëra që është më pak e keqe.
Çdonjëri nga ne ka më shumë fuqi sesa mendon për të ndryshuar diçka në këtë botë. Çdonjëri prej nesh mbart kontributin e tij të padukshëm por konkret ndaj të mirës dhe të keqes. Për çka është e drejtëapo e padrejtë. Është një kontribut i vogël, por është aty. Veprimi më i gabuar është të heqim dorë nga kjo e drejtë dhe të mos votojmë.
Ju do të thoni: – “Benigni, unë bëj çka dua unë”.
Fort mirë! Prapëseprapë Kushtetuta është hartuar për të mbrojtur liritë tona. Por ka një artikull mbi votën që thotë: Ne të japim të gjitha mundësitë, por mos absteno! Edhe nëse gabon dhe voton për gjënë e gabuar, ti i jep njërit mundësinë që të të luftojë. Të thuash: “Unë nuk jam dakord”. Dhe kjo na jep një mundësi për të oragnizuar jetën tonë. Por nëse ti abstenon, kjo është diçka e tmerrshme.
Është e tmerrshme, është si Ponci Pilat. Ju i dorëzoheni turmës dhe turma gjithmonë zgjedh Barabën… gjithmonë”.

Basha përgatit planin e 100 ditëve të para të qeverisjes me 100 ekspertë

Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me ekspertë të fushave të ndryshme. Në fjalën e tij kreu i opozitës u shpreh se shqiptarët nuk kanë më asnjë çast për të humbur.

“Ky takim i sotëm, i cili është brenduar si “100 ekspertë për 100 ditët e para”, të na shërbejë që me të vërtet 100 ditët e para të qeverisjes së ardhshme që do të burojë nga vota masive për ndryshim e shqiptarëve, të jenë 100 ditë që do të shtrojnë rrugën e një ndryshimi pa kthim. Kjo do të thotë që ne duhet të marrim përgjegjësitë që çdo 24 orë të këtyre 100 ditëve, të marrim vendimet e rëndësishme mbi të cilat do të ngrihen pastaj planet e zhvillimit në çdo sektor” u shpreh Basha.

“Një javë na ndan nga e diela dhe votën për koalicionin për ndryshim, për Aleancën për Ndryshim, për Partinë Demokratike, për numrin 9. Do të hapim së bashku rrugën dhe do të marrim përgjegjësi për 4 vite punë të palodhshme në shërbim të qytetarëve, të cilët me patjetër do të sjellin ndryshimin që kërkon dhe meriton çdo shqiptar, duke nisur me 100 ditët e para të qeverisjes, të cilat do të jenë 100 ditë intensive, të vështira por pa diskutim një sfidë që do ta kapërcejmë me sukses, për t’i dhënë shqiptarëve atë që meritojnë, shpresën, besimin, mundësinë për të ndërtuar jetën e tyre në një Shqipëri që ecën përpara, një Shqipëri që po kështu ecën drejt integrimit europian.

Sepse një nga zotimet tona të 100 ditëve të para mbetet hapja e negociatave me BE-në. Edhe një herë faleminderit nga zemra për këtë mundësi, për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, për angazhimin tuaj! Mund ta them me gojën plot se jo vetëm ne si forcë politike dhe koalicioni jonë, por edhe Shqipëria është e bekuar me përkushtimin dhe angazhimin tuaj dhe të qindra profesionistëve brenda dhe jashtë vendit dhe miqve tanë europian dhe euroatlantikë që na kanë qëndruar pranë në hartimin e programit dhe do na qëndrojnë pranë e do na ndihmojnë në zbatimin e tij.” tha Basha ndër të tjera.

Fjalimet në takim:

Lulzim Basha: Të dashur zonja dhe zotërinj, të nderuar profesorë, përfaqësues të sipërmarrjes, ekspertë të të gjitha fushave: ky është një takim i veçantë sepse nis javën e fundit drejt 25 prillit, ditës së zgjedhjeve parlamentare më të rëndësishme në 30 vite. Ne kemi gati planet më të mira të punës, ne kemi ekspertët më të mirë, ne kemi listën më të mirë dhe përfaqësuese, kemi mbështetjen më të madhe në historinë e vendit dhe tani fjala është për ju. Po e nisim me ekonominë, profesor Selami Xhepa.

Selami Xhepa: Së pari, doja të përshëndes të gjithë grupin e ekspertëve të Partisë Demokratike, të cilët kanë punuar për të hartuar një program që në gjykimin tim simbolizon dy prioritetet thelbësore që ka sot Shqipëria në fushën e ekonomisë. Në radhë të parë, një lloj programi emergjencë për shërimin e ekonomisë për shkak të dy goditjeve shumë serioze dhe negative që ka ndërmarrë dhe shpresoj që kjo përfshin edhe 100 ditët e para. Së dyti, një program të rëndësishëm reformash të cilat kanë të bëjnë me rivendosjen e ekonomisë së vendit në atë trajektoren e vet të rritjes potenciale, në rrugën e rritjes së shëndetshme të saj. Tani reformat janë shumë problematike për Shqipërinë dhe ndoshta moria e reformave që kanë targetuar ekspertët e Partisë Demokratike, në gjykimin tim janë absolutisht të mirëgjetura. Reforma themelore, unë gjykoj se fillon me ndryshimin e qeverisjes, sepse në fakt problemet e ekonomisë nuk janë problemet e ekonomisë si e tillë, janë probleme që kanë të bëjnë me cilësinë e qeverisjes së një vendi dhe unë mendoj se janë pikërisht këto ato që e kanë agravuar gjendjen e ekonomisë. Flasim për ekonomi tregu dhe s’kemi treg dhe arsyeja kryesore se pse nuk funksionon ekonomia është pikërisht mungesa e tregjeve, është kapja e tregjeve. Flasim për financat publike modeste dhe ndërkohë ne i shpërdorojmë, sepse praktikat e përdorimit të fondeve publike, janë gjerësisht të diskredituara. Flasim për një bollëk të pasurive që ka Shqipëria dhe kemi një mungesë të theksuar transparence për mënyrën se si shfrytëzohen këto pasuri, sa përfiton ekonomia e Shqipërisë. Flasim për një shoqëri demokratike dhe ligjbërja nuk bëhet si pjesë e konsultimit dhe dakordësimit në unison të interesave të të gjithë aktorëve shoqëror, por kemi një politikbërje thellësisht të kapur. Raportet e fundit të botuara, janë realisht shumë shqetësuese. Unë mendoj që mesazhet që përcjell programi i Partisë Demokratike dhe në veçanti filozofia e qeverisjes që përcjell me një qeverisje të vogël dhe efektive. Kur themi qeverisje të vogël, nuk nënkuptojmë tërheqjen e shtetit nga detyrimet e tij. Nënkuptojmë që shteti të lërë në vijë të parë ata që mund të bëjnë më shumë dhe më mirë se ai. Së dyti, transparenca e qeverisjes, llogaridhënia, ato që janë elementët thelbësorë që e dallojnë një sistem realisht demokratik funksional nga një sistem autokratik, qëndrojnë pikërisht në këto lloj principesh. Unë mendoj që rikthimi i Shqipërisë në traditën e vet, megjithëse modeste dhe të brishtë për demokracinë, unë mendoj që do të ishte kontributi më i rëndësishëm dhe thelbësor që mund të ofrojë Partia Demokratike në qeverisjen e saj të ardhshme.

Erion Dasho: Prej një viti tashmë, kur dëgjojmë shëndetësinë, kryefjala është pandemia. Jo pa qëllim, pandemia tashmë ka prekur të gjithë botën , por ne na ka prekur veçanërisht rëndë. Por pandemia bëri dhe diçka tjetër. Pandemia ishte pika e fundit në atë gotën e zullumeve që derdhi gotën e zullumeve të “Rilindjes2 në Shëndetësi. Pra, ishte një sistem shëndetësor që unë nuk e gjykoj të dëmtuar, ne të gjithë e kemi analizuar, programi i Partisë Demokratike, ka analizuar shumë mirë në detaje, është i shkatërruar. Sistemi shëndetësor tashmë është i shkatërruar. Vetëm nga 2013 deri më sot, ka qenë 7.9 dhe është 10.3 për 1 mijë lindje të gjallë. Vdekshmëria foshnjore rritet vetëm në vendet në luftë. Supercentralizimi bëhet për të vjedhur. Pra, kudo ku ka supërcentralizim, shteti mundohet të diktojë përdorimin e burimeve dhe faktet janë, janë PPP abuzive, janë tenderët e fshehtë, të cilët e kanë asfiksuar shëndetësinë dhe kanë… mjekët më moral kanë humbur atë… dhe prandaj kemi 1 mijë mjekë vetëm në këto 8 vite që kanë ikur dhe do kishin ikur dhe më shumë, po vitin e fundit nuk i lejuam për shkak të pandemisë. Të gjitha premtimet e Partisë Socialiste dështuan. Shëndetësia falas u përkthye në Shëndetësi të “Tires”. Vetëm kaq mjafton, mos t’i hyjmë tek sistemi i anglez e të gjitha ato të tjerat. Kush është vizioni dhe kush duhet të jetë vizioni ynë? Në radhë të parë ne duhet të pushojmë atë eksperimentin e dështuar me sistemin anglez dhe t’i rikthehemi sistemit Bismark, të cilin po e zhvillonim për 23 vite, ku më mirë dhe ku më ngadalë por të paktën ishte një sistem që po jepte rezultatet e para. Centralizimi duhet menjëherë t’i lërë vendin decentralizimit funksional, asaj që ne e quajmë autonomi, për të krijuar mundësinë që spitalet, mjekët e familjes të angazhohen dhe të jenë ata që do të shtyjnë shëndetësinë përpara dhe jo shteti që nuk e bën dot një gjë të tillë. Burimet njerëzore. Ne po trashëgojmë sot një shëndetësi me burime të thara njerëzore. Unë e quaj modeli Saharjan, model i tharë. Ne krahasohemi tani vetëm me Afrikën dhe me Azinë, me vendet e varfëra për burime njerëzore. Programi ynë për ta vendosur pagën e mjekut minimalisht në 1200 euro, të infermieres minimalisht 700 euro, të specializantit minimalisht 900-950 euro. Është një synim që i rikthen dinjitetin mjekut, infermierit, specializantit dhe të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe këto janë minimale pasi në momentin që ne do të fusim pagesën sipas performancës këto pagesa do të shkojnë edhe më tepër. Në momentin që do të futen diarxhit aty ku krijohet më tepër volum, aty ke edhe më tepër shpërblime. Ne mund të shikojmë çfarë bëjnë fqinjët në Kroaci që është një vend jo shumë i pasur i Bashkimit Europian. Bashkitë që kanë mungesa mjekësh arrijnë t’i ofrojnë edhe shtëpi falas mjekëve kur arrin të punojë për një kohë të caktuar. Ose kur kalojnë 5 vjet punë në një vend të largët jepet një bonus që mund të jetë një përqindje e konsiderueshme e pagës që ka marrë mjeku. Pra të gjitha këto metoda stimulimi ne duhet t’i përdorim sepse mjekët, bluzat e bardha janë ajo pjesa më vitale. Çdo gjë bëhet në shëndetësi por pa mjekë dhe infermierë nuk bëhet dot. . Nuk mund ta lë pa përmendur digjitalizimin. Ne po trashëgojmë sot një shëndetësi primitive në raport me digjitalizimin. Pretendohet se kemi E-albania, pretendohet se kemi një sistem digjital por të gjithë ne që jemi mjekë e dimë që të gjithë mjekët dhe infermieri ende shkuan me letër, me laps dhe me letër. Kjo është e patolerueshme në shekullin e 21. Në qoftë se nuk do të kemi digjitalizim nuk do të kemi as modernizim dhe nuk do të kemi as elementë të tjerë. Shumë shpejt ne duhet të mendojmë patjetër edhe për të krijuar një fond investimi në infrastrukturë, sepse kemi një infrastrukturë të shkatërruar të cilën vetëm e kanë lyer gjatë kësaj kohe, vetëm lyerje është bërë dhe asnjë gjë tjetër. Kemi spitalet të trashëguara para viteve ’90 të cilat nuk janë funksionale për kujdesin shëndetësor që ofrohet në shekullin e XXI. Pra ka shumë punë për të bërë sepse ne po trashëgojmë një shëndetësi në gjendje zero, pra në gjendje të shkatërruar por duke punuar në 100 ditët e para me 2 objektiva madhorë, të arrijmë sa më shpejt të kufizojmë pasojat e pandemisë. Mirëpo po shantazhohet populli shqiptar tani nga kryeministri duke thënë që po ika unë do të ndërpritet vaksinimi. Nuk do të ndërpritet vaksinimi, do të bëhet më i mirë dhe vaksinimi me vaksina kineze ne e dimë të gjithë, me doktor Ali Mehmetin po bisedonim pak më parë, nuk arrihet imuniteti i grupit sepse duhet të arrijmë 80%, vaksina kineze maksimumi ofron 50%. Pra ne do i sigurojmë vaksinën cilësore, Pfizer, Moderna që ta garantojmë imunitetin e grupit. Do të kujdesemi edhe atë testo-gjurmo-trajto. Do të kujdesemi për të gjithë aspektet e tjera të pandemisë dhe njëkohësisht do të punojmë për të vendosur bazat për rimëkëmbjen e sistemit shëndetësor. Këto do të jenë 100 ditët e para, sfiduese por plotësisht të mundshme për tu realizuar. Më falni që u zgjata! Faleminderit!

Lulzim Basha: Faleminderit doktor Dasho! Sfida tjetër dhe dështimi i radhës i kësaj qeverisje dhe një nga problemet e mëdha që do të lerë pas ky kryeministër është çështja e rindërtimit, për të cilën zotimet tona janë të qarta dhe burojnë nga një program i studiuar nga urbanistë, arkitektët, inxhinierët dhe administratorët më të zotë të vendit të sprovuar dhe të trajnuar në të gjithë Europën ku prioritetet tona janë të deklaruara. Vlerësim real i dëmit, sepse kemi të bëjmë me një keqvlerësim, diskriminim, me një vlerësim abuziv të dëmeve që i kanë shkaktuar mijëra familjeve nga tërmeti, rindërtim me rritmë të shpejta dhe përmbyllje në një kohë sa më të shkurtër e procesit të rindërtimit dhe kjo përmes transparencës duke dhënë fund çdo abuzimi që ka të bëjë me zhvendosjen e padrejtë të banorëve në zonat urbane apo katandisje e banorëve në zonat rurale në burokracira pa fund ku në fakt me propozimet tona para një viti procesi i rindërtimit sot për ta do të kishte përfunduar. Për këtë dua ti jap fjalën kreut të ekspertëve që ka punuar për planin tonë për rindërtimin, zotit Besnik Aliaj.

Besnik Aliaj: Ai që dua të nënvizoj është momenti i parë, reagimi i opozitës. Ka qenë një thirrje që zoti Basha i ka bërë të gjithë ekspertëve pa dallim politik që të vinin dhe të ofroheshin pranë opozitës dhe të jepnim menjëherë mendime. U kërkua që mos të politizohej nga opozita ky rast por nga ana tjetër garantohej qëllimi kryesor ku qytetarët janë të parët, me parimin qytetarët janë të parët. Në kuadër të kësaj me insistimin e zotit Basha u kërkua që të mblidhesh një grup ekspertësh i cili tani siç u tha u shndërrua në një komitet ekspertësh dhe ka kohë që i jep mendime zoti Basha dhe rekomandime opozitës në tërësi për qeverisjen e ardhshme. Dua të theksoj së pari që ka një propagandë ashtu sikurse dhe në rastin e pandemisë që në rast se do të vij në pushtet opozita dhe Partia Demokratike dhe procesi i rindërtimit do të ngadalësohet, do të ngrij ose do bllokohet. Unë dua ti jap absolutisht mendimin që dhe bindjen time që procesi jo vetëm që nuk do të ngadalësohet apo bllokohet por do të përshpejtohet edhe madje do të rritet transparenca dhe informimi i publikut i cili ka munguar dhe në këto kushte ne kemi qenë të detyruar që të marrim mënyrë të drejtpërdrejtë kontakte me donatorët dhe drejtpërdrejtë nëpërmjet strukturave e opozitës në terren me njerëzit e familjet dëmtuara. Cila do të jenë tre apo katër hapat kryesorë në 100 ditët e para siç e tha edhe zoti Basha, i pari do të jetë përqendrimi te procesi i animimit i cili ka një numër shumë të madh, përmbledh një numër shumë të madh ankesash nga njerëzit do të kalohet me shpejtësi në rimbursimin i menjëhershëm të atyre familjeve të cilat kanë pranuar atë zgjidhjen që është ofruar, e gjykojnë që zgjidhja është e ndershme dhe përfshi edhe këta të cilët do të sqarohen për të mos humbur më asnjë ditë dhe për të kaluar në procesin e rindërtimit. Gjithashtu një fenomen tjetër që është vënë re është fenomeni i bllokimit të atyre të cilët kanë rënë dakord që vlerësimet dhe me asistencën që ju jepet dhe nuk u jepet për arsyet më të çuditshme leje nga pushteti lokal. Edhe në këtë rast do të bëhet përpjekja maksimale për të ndërtuar një urë komunikimi mes pushtetin lokal dhe në rast se kjo nuk funksionon do të përdoren të gjithë instrumentet që parashikon kushtetuta edhe qeverisja vendore për ta zgjidhur përfundimisht këtë lloj bllokimi. Një çështje tjetër që është vënë re dhe që është jo pak e rëndësishme se në pamje të parë rindërtimi duket sikur është një proces krejtësisht fizik, është asistenca intensive psikosociale ndaj familjeve të dëmtuara, familjeve që kanë humbur familjarët e tyre nga tërmeti, që kanë humbur të gjithë investimin e jetës së tyre dhe të cilët po përballen ndër të tjera dhe me atë shokun pas tërmetit, sidomos në rastet e zvarritjes dhe moszgjidhjes së problemit. Asistenca e tyre për vazhdimin e strehimit deri në zgjidhjen finale , por mbi të gjitha asistenca ndaj fëmijëve, ndaj të cilëve duhet të kemi kujdes të veçantë, për arsye se ka të bëjë me formimin e tyre për të ardhmen. Është shumë e rëndësishme që të zbulojmë të vërtetën se çfarë ka ndodhur sidomos në metropolin Tiranë-Durrës. Ka një tendencë për ta fshehur realitetin. Ka një tendencë të fshihemi mbas zbukurimeve, fasadës, heshtjes, mos bërjes publike të gjërave. Në këtë rast ilaçi më i mirë është ti drejtohemi shkencës, si në rastin e pandemisë dhe ngritjen e një grupi ekspertësh. Ky është rekomandimi jonë për Zotin Basha dhe qeverisjen e ardhshme të PD-së dhe të Opozitës, të cilët do të jenë ekspertë të pavarur që do të vijnë nga institucione publike dhe institucionet akademike të fushës dhe do të bëjnë një vlerësim, sidomos në zonën e qarqeve Tiranë dhe Durrës dhe në qytete të tjera që janë goditur së fundi më shumë, duke e klasifikuar gjithë stokun e ndërtimeve në Shqipëri në bazë të periudhës kur është ndërtuar, tipologjisë së ndërtimit, kohës dhe administratës kur janë dhënë lejet dhe kur është bërë ky procesi i marrjes në dorëzim, në mënyrë që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, dëmin që ka ndeshur sepse dy vitet e fundit i kanë lodhur lodhur strukturat. Qëndrueshmëria e tyre është në diskutim. Këtu nuk është vendi për të shkaktuar panik, por për të zbuluar në mënyrë shkencore nëpërmjet një simple sa më shkencor rastësor dhe aspak të politizuar realitetin dhe për të dhënë rekomandime për qeverisjen e ardhshme se cilat do të jenë masat që do të marr çdo familje, çdo bashkëpronësi dhe roli që do të ketë në mënyrë të veçantë pushteti lokal.

Zef Preçi: E kam ndjek me vëmendje dhe simpati gjithë fushatën tuaj dhe mënyrën sesi problematika e ekonomisë është skrinuar, është analizuar, dhe është pasqyruar në vizionimin e së ardhmes dhe në hartimin e ideve. Tashmë nëse në planin politik dhe kushtetues kemi një fshirje të ndarjes modeste të pushteteve të ndërtuara përgjatë 2 dekadave e gjysmë, në planin e ekonomisë viktima e këtij miksimi të institucioneve dhe kontrolli nga një dorë e vetme është konkurrenca. Vendi është më pak tërheqës për investitorët e huaja direkte dhe njëkohësisht konkurrenca dhe rregullatorët e saj, tashmë janë jo funksional dhe për fat të keq ekonomia vazhdon të vuajë pikërisht këtë lloj ngërçi apo ngurtësimi. Kam ndjekur dhe retorikën tuaj politike, idetë që keni sa i takon partneriteteve publike private. Personalisht, e gjej me vend duke sqaruar që as Partia Demokratike dhe as ndokush tjetër nuk i ka shpallë dhe nuk i shpall luftë biznesit privat por cilido që në aktivitetin e tij ekonomik është pasuruar duke shfrytëzuar reputacionin politik duhet të jetë subjekt i ndëshkimit dhe ju e keni artikuluar këtu qartë edhe unë e gjej plotësisht me vend dhe duhet vazhduar. Nëse në opinionin publik qarkullon një lloj perceptimi që jo, janë të gjithë njësoj etj. Uroj dhe shpresoj që elita e re që ju do të sillni në drejtimin e Shqipërisë nuk është më elita thjeshtë post komuniste. Përkundrazi, është lindur dhe rritur pas kësaj periudhe dhe kuptohet që do të sjellë ide të reja, vizion perëndimor, edhe përgjegjshmëri të madhe, duke filluar me ndarjen e pushteteve. Sa i takon disa angazhimeve që keni marrë për prishjen e kontratave koncensionare, partneriteti publik-privat, ndoshta është vendi për ta ritheksuar, edhe ju e keni thënë po thjesht për opinionin që kuptohet bëhet fjalë për shqyrtim procedurash për mungesë transparence, për pasoja negative pasurore në ekonomi, e të tjerë, dhe në këtë këndvështrim, normalja e një akti të posaçëm, që ju e keni përmendur javën e shkuar për përgjegjësinë personale të personave juridikë, titullarëve politikë, administrativë, e të tjerë. Kur me veprimet dhe mosveprimet e tyre, i shkaktojnë dëm pasuror ekonomisë kombëtare, do ta sillte vendin një standard më të ri. Ky kuadër ligjor ekziston në vendet nordike, si për shembull, dhe në disa vende të tjera dhe në këtë mënyrë, nuk do të kemi më një ushtri nëpunësish, të cilët firmosin për shefat e tyre dhe shefat e tyre nuk e gjejnë firmën e tyre asgjëkundi. Ndëshkimi bëhet përherë e më i vështirë. Ndërkohë pёr sa i takon prioriteteve qё ekologu Selami përmendi këtu dhe unё i shoh me vend, do tё ishte shumë e dëshirueshme qё atё qё keni arritur nё fushatën elektorale ku propaganda politike e kësaj periudhe pёr sa i takon portretizimit tё kësaj problematike qё kanё qytetarët nё vizionimin e sё ardhmes t’i përmbaheni dhe njëkohësisht t’i evitoni inflacioni i premtimeve, por tё merret rast pas rasti. Ideja e njё programi pёr 100 ditët ёshtё mënyra mё e mirё pёr tё krijuar njё raport tё ri midis qeveritarëve dhe tё qeverisurve dhe pёr tё ringjallur jo thjesht pjesëmarrjen qytetare qё unё besoj, dhe shpresoj qё nё këto zgjedhje do tё jetë vërtet si asnjё herё tjetër por edhe llogaridhënien e munguar qё ka qenё dhe njё handikap edhe mё i madh i sistemit tonё demokratik pas vitit 1990. Unё i uroj suksese dhe uroj e shpresoj qё tё ketë vërtet pjesëmarrje tё lart dhe njëkohësisht Partia Demokratike tё ketë, tё ofroj ndryshimin e premtuar gjatë kësaj fushate. Faleminderit!

Ilir Alimehmeti: Faleminderit për fjalën, për mbledhjen! Jam shumë i nderuar të jem pranë jush. Po të shohim në retrospektivë, mund të shohim një mosvëmendje sistematike ndaj dy elementëve: burimeve njerëzore, pra, personelit shëndetësor dhe pacientit. Duke parë dhe elementin e tretë, në fakt është një pranim indirekt për paaftësi kur themi vetëm përmes koncensioneve mund të bëjmë diçka të caktuar. Pra, vetëm partneriteti me privatin e bëkemi dot. Pra, publiku nuk e paska këtë kapacitet. Rikthimi përmes programit në këtë treshen e konsoliduar, të cilat mbrojnë dhe vënë para sfidës dy palë të tjera gjithmonë, është gjëja më e shëndetshme që mund të na ndodhë. Pra, të mbështesim personelin shëndetësor përmes të ofrimit të ofertës të punës dinjitoze, pagesës së ndershme për punë të ndershme. Nga krahu tjetër, kjo ofrohet pёrmes pacientit i cili me moton paraja ndjek pacientin ёshtё pacienti qё ndjek performancën e njё sistemi e njё mjeku nё veçanti e me radhë. Pra jep feedback-un nga personi me mё pak konflikt interesi, vet pacienti. E nga krahu tjetër, kujtojmë njё nga ndoshta koncesionet, pёr tё marrё vetёm njё shembull ndoshta Check-Up qё ka 5-6 vite qё funksionon qё aq shumё do na duhej tё dinim sot se ku janё sëmundjet bashkëshoqëruese nё Shqipëri pёr tё bёrё njё ponderim tё situatës mbi rrethe dhe mosha tё ndryshme qoftë dhe nё prioritizimin e vaksinёs dhe vaksinimit e megjithatë nё 5-6 vite nuk kemi njё raport publik dhe nuk kemi disa tё dhëna publike me tё cilat mund tё punojmë pёr tё na ardhur nё ndihmë, duke qenё se janё shpenzuar para publike. Këto janë tre pikat kyçe. Programi i mbulon gjerësisht dhe dashtë Zoti sa më shpejt ky program vihet në punë në këtë drejtim por do kthejmë edhe pak kokën mbrapa sepse ka disa njerëz që u rrënuan ekonomikisht gjatë vitit të kaluar për shkak të pandemisë. Pra duhet shikuar a mund të mbështeten njësoj siç ishte katastrofë tërmeti po ashtu kujtojmë që ka katastrofa në mënyrë të vazhdueshme, përmbytjet janë më të shpeshta në Shqipëri që shkaktojë dëme të mëdha. Njësoj duhet konsideruar dhe sëmundja nga ky aspekt. Kështu që, e di që është në plan edhe kjo pikë që shpresoj të realizohet sa më shpejt. Duke mos dashur të përsëris të gjitha pika e tjera urime dhe suksese.

Lulzim Basha: Faleminderit! Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen! Dua të them që rrallë herë ndonjë forcë politike ka patur privilegjin e burimeve të tilla njerëzore të kualifikuara me një aparat analitik kritik i cili është i aftë të përpunojë të dhënat e realitetit ashtu siç janë, të analizojë dhe të sjellë potencialet e vërteta të zhvillimit ashtu siç janë në mënyrë që të formulojë zgjidhje të duhura në ndihmë të njerëzve, por po kështu zgjidhje të zbatueshme dhe jo tullumbace elektorale. Vendi nuk ka më kohë për të humbur. Shqiptarët nuk kanë më asnjë çast për të humbur. Ndaj, ky takim i sotëm, i cili është brenduar si “100 ekspertë për 100 ditët e para”, të na shërbejë që me të vërtet 100 ditët e para të qeverisjes së ardhshme që do të burojë nga vota masive për ndryshim e shqiptarëve, të jenë 100 ditë që do të shtrojnë rrugën e një ndryshimi pa kthim. Kjo do të thotë që ne duhet të marrim përgjegjësitë që çdo 24 orë të këtyre 100 ditëve, të marrim vendimet e rëndësishme mbi të cilat do të ngrihen pastaj planet e zhvillimit në çdo sektor. Pa pikë diskutimi, stabilizimi ekonomik është emergjenca, së bashku me shëndetin dhe stabilizimin shëndetësor dhe për një segment të caktuar të popullsisë çështja e strehës, pra, e rindërtimit. Ndaj në funksion të kësaj, disa nga masat më emergjente do të jenë ato të bërjes së përballueshme të kostos së mbijetesës, përmes risjelljes së Shqipërisë në nivelet të konkurrueshmërisë së rajonit për sa i përket, fjala bie çmimit të naftës, çmimit të energjisë për familjet, por po kështu për ekonominë, për zinxhirin prodhues të ekonomisë, për biznesin e vogël dhe të mesëm. Do të jetë ndihmë ekonomike për të pamundurit, ata që nuk konkurrojnë dot në tregun e lirë, do të jetë investimi i menjëhershëm në stabilizimin e gjendjes së sistemit shëndetësor përmes rritjes së menjëhershme të pagave të mjekëve, infermierëve, mjekëve specializantë, për të ndalur hemorragjinë e tyre që po e lë vendin pa mjekë dhe pa mundësi për të kuruar pacientët, qoftë të pandemisë, qoftë të valës së fshehur të sëmundjeve kronike, do të jetë po kështu hapi i menjëhershëm në drejtim të stabilizimit dhe të ringritjes së arsimit në të dy komponentët e tij: universitarit ku tashmë kemi një projekt të qartë, bashkëfirmosur me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe me ndihmën e Komisionit Europian për reformën e universiteteve në drejtim të trajtimit dual, profesional, edhe kjo nuk mund të presë, por duket si diçka afatmesme afatgjatë. Nuk pret dot asnjë ditë më, pas 8 vite humbjesh të cilat na kanë humbur mijëra e mijëra të rinj çdo muaj, plagë që duhet ë ndalet menjëherë, duhet të jetë po kështu edhe një lëvizje e menjëhershme e atyre në arsimin para universitarë, i cili ndodhet ndoshta në krizën më të thellë si rezultat i shumë faktorëve duke përfshirë këtu edhe braktisjen, dorëzimin e arsimit parauniversitar në kushtet më të këqija në rajon. Pa harruar sektorët e tjerë të ekonomisë, fermeri shqiptar që përbën gjysmën e popullsisë ku jemi angazhuar që nga ky vit në rishikimin e buxhetit për të bërë realitet zotimet tona 100 milionë euro subvencione çdo vit buxhetor dhe 50 milionë euro mbështetje infrastrukturore për fermerin shqiptar, për fshatin shqiptar, ku 50% të shoqërisë ka natyrisht një impakt të drejtpërdrejtë tek e gjithë shoqëria, tek të gjithë konsumatorët, tek ushqimi dhe tek mirëqenia e shqiptarëve. Ekonomia, punësimi, pagat e larta mbeten prioriteti afatmesëm i këtij programi. Ekonomia, punësimi, mirëqenia janë po kështu prioriteti absolut i 100 ditëve të para së bashku me shëndetin në tërësi dhe përballimin me sukses në tejkalimin e pandemisë në veçanti dhe përmbylljen me shpejtësi të procesit të rindërtimit. Kjo mund të arrihet vetëm duke rivendosur sundimin e ligjit kundër sundimit të njësh-it. Kjo mund të arrihet vetëm duke rivendosur institucionet në funksion të qytetarëve dhe shtetin në shërbim të qytetarëve. Jam i bindur që këtë do ta arrijmë të gjithë së bashku. Një javë na ndan nga e diela dhe votën për koalicionin për ndryshim, për Aleancën për Ndryshim, për Partinë Demokratike, për numrin 9. Do të hapim së bashku rrugën dhe do të marrim përgjegjësi për 4 vite punë të palodhshme në shërbim të qytetarëve, të cilët me patjetër do të sjellin ndryshimin që kërkon dhe meriton çdo shqiptar, duke nisur me 100 ditët e para të qeverisjes, të cilat do të jenë 100 ditë intensive, të vështira por pa diskutim një sfidë që do ta kapërcejmë me sukses, për t’i dhënë shqiptarëve atë që meritojnë, shpresën, besimin, mundësinë për të ndërtuar jetën e tyre në një Shqipëri që ecën përpara, një Shqipëri që po kështu ecën drejt integrimit europian. Sepse një nga zotimet tona të 100 ditëve të para mbetet hapja e negociatave me BE-në. Edhe një herë faleminderit nga zemra për këtë mundësi, për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, për angazhimin tuaj! Mund ta them me gojën plot se jo vetëm ne si forcë politike dhe koalicioni jonë, por edhe Shqipëria është e bekuar me përkushtimin dhe angazhimin tuaj dhe të qindra profesionistëve brenda dhe jashtë vendit dhe miqve tanë europian dhe euroatlantikë që na kanë qëndruar pranë në hartimin e programit dhe do na qëndrojnë pranë e do na ndihmojnë në zbatimin e tij. Faleminderit! Dhe mos harroni 25 prilli po afron, vota për numrin 9-të. Shqipëria fiton! Faleminderit!