25.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Video/ Ahmetaj “harbohet” në disko me shoqet e reja socialiste: Kujdes mos na dalin pamjet!

Një tjetër video tregon harbimin e socialistëve në këtë kohë pandemie, ndërkohë që lideri i tyre suprem e ka mbështetur të gjithë fushatën elektorale te shpëtimi nga vaksinat, dhe ndërkohë që Komiteti i Ekspertëve i dirigjuar nga Rama vazhdon të marrë vendime që kufizojnë grumbullimet mbi 10 persona.

Në pamjet e radhës të siguruara nga FaxNeës është ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i cili feston me militantët e rinj socialistë në një ambient të mbyllur me muzikë të lartë.

Ndërkohë që ajo që e bën edhe më të rëndë këtë video është fakti se ministrit Arben Ahmetaj, u jep porosi të pranishmëve që të bëjnë kujdes dhe të mos lejojnë qarkullimin e videove dhe fotove të sotme.

“Ju lutem kujdesuni që asnjë video apo foto e sotme të mos qarkullojë, se na rrëzon komplet diskursin që kemi për takimet e opozitës”, thuhet në mesazh.

Pogradeci, pritje madhështore Bashës: T’ua kthejmë vendin njerëzve, qytetarëve shqiptarë!

• Basha nga Pogradeci: T’ua kthejmë vendin njerëzve, qytetarëve shqiptarë

• Basha: Votoni 9, merrni shokët dhe familjen tuaj. Bashkë do fitojmë!

Pogradeci ishte ndalesa e radhës të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Në fjalën para qytetarëve të Pogradecit, Basha tha 25 prilli është dita që Shqipëria t’u kthehet shqiptarëve. Për këtë, kreu i opozitës bëri thirrje që të gjithë se bashku pa përjashtim, të djathtë e të majtë, që më 25 prill të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar për ndryshimin, për të votuar numrin 9.

Fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve të Pogradecit

Mirë se ju gjejë vëllezër dhe motra, mirë se ju gjejë të rinj e të reja, zonja dhe zotërinj, pogradecare dhe pogradecarë mirë se ju gjejë! Çfarë nuri keni sjellë sot Pogradecit. Çfarë numri përcillni sot gjithë Shqipërisë. Me gëzim, me buzëqeshje sepse e dini se e diela është dita juaj. Dita e pogradecarëve, dita e shqiptarëve, dita e ndryshimit, dita e fitores. Ka zbritur njësoj si ky muzg i bekuar, nuri i fitores me shpirtrat e pogradecarëve dhe të korçarëve, të vlonjatëve e të shkodranëve.

Nga Durrësi në Tiranë, nga Gjirokastra në Tropojë, anembanë Shqipërisë zemrat janë mbushur me shpresë, me besim me mendimin e madh për ta bërë këtë të diel ditën kur Shqipëria i kthehet shqiptarëve. E prek këtë gëzim, e prek këtë frymëzim magjepsës, këtë emocion të patregueshëm, e shoh në sytë e nënave të Pogradecit dhe mbarë Shqipërisë. E dëgjoj në zërin e rinisë së mrekullueshme të këtij qyteti dhe sytë e përlotur nga gëzimi të prindërve dhe gjyshërve tanë. Sepse unë e di, ju e dini, të gjithë shqiptarët e dinë se e diela është dita e fitores së madhe. E fitores më të madhe që Shqipëria dhe shqiptarët kanë korrur ndonjëherë. Sepse është dita e bashkimit të zemrave tona.

Pas 8 viteve të gjata dështimesh, pas 8 vitesh të gjata vuajtjesh, 8 vite kur një liqen i tërë me lotët e nënave dhe baballarëve është mbushur dhe është zbrazur disa herë nga zemrat e plagosura edhe dhimbja prej emigracionit, prej korrupsionit që varfëroi të gjithë shqiptarët për të pasuruar një njeri dhe një grusht njerëzish. E pra 8 vite të gjata vuajtje. Tani po i afron fundi. Dita e ndryshimit po afron. Dita e fitores po afron. Për çdo shqiptar, për gjithë ju vëllezër e motra, për të gjithë pa përjashtim, të djathtë e të majtë, që më 25 prill me kokën lartë dhe zemrat plot besim do të shkojnë drejt kutive të votimit për të votuar për ndryshimin, për të votuar numrin 9.

Paniku dhe frika e Edi Ramës nga humbja e thellë që e pret e ka shtyrë atë drejt krimeve dhe drejt gënjeshtrave, por ai nuk e ndal dot më, nuk e ndal dot më të pandalshmin ndryshim që do Shqipëria, që kanë nevojë shqiptarët, që kërkon rinia dhe bashkë do ta bëjmë realitet. Kjo perlë, kjo perlë që është qytet dhe është poezi në zemrën e çdo shqiptari e di fare mirë se çfarë ndieni ju banorët e këtij qyteti fisnik dhe ju të gjithë fermerët e zonave përreth, që jeni në këtë zonë të bekuar, të bekuar nga zoti dhe 8 vite me radhë jo vetëm nuk ia keni ndierë të mirat punës tuaj, por e keni futur kokën gjithmonë poshtë e më poshtë. Ata zhyteshin në luks dhe ju s’kishit ujë për të pirë. Ata pasuroheshin dhe djemtë e nënave tona shkonin në emigracion.

Kjo është Shqipëria e 8 viteve të Edi Ramës dhe kështu e ka mbajtur për 8 vite vendin peng të mashtrimeve dhe gënjeshtrave, peng të aferave të tij korruptive. Dhe tani guxon, guxon të vijë e të kërkojë edhe 4 vite të tjera. E dëgjuat të gjithë skandalin e drejtorit të legalizimeve që tha le t’ja marrim votën e pastaj do ja prishim shtëpitë 100 mijë shqiptarëve, 100 mijë familjeve shqiptare. 8 vjet më parë premtoi legalizim falas, por ky është Edi Rama i vërtetë ai që mundin dhe djersën e një jete të tërë, tuajën dhe të prindërve tuaj do ta shkatërrojë. Por në fillim t’ju mashtrojë, t’ju marrë votën, t’jua prishë shtëpitë pa dëmshpërblim.

Ky është Edi Rama i vërtetë, dështimi i 8 viteve që tani kërkon të hyjë përsëri në shtëpitë e pogradecarëve dhe shqiptarëve, mbylljani derën, mbylljani derën dhe dritaret. Hapini zemrat tuaja, çlirojeni gëzimin e fitores së thellë sepse Shqipëria nuk është e Edi Ramës, nuk është e këtij grushti njerëzish që e kanë shtrydhur deri në palcë dhe na kanë varfëruar dhe na kanë bërë kombin më numrin më të madh të emigrantëve në botë.

Jo, ky është Pogradeci i pogradecarëve. Ky është vendi ynë, është vendi i të rinjve tanë, i prindërve tanë dhe ne së bashku do të punojmë që pasurit e bekimet e Shqipërisë ti gëzoj çdo shqiptarë, që pasuritë e bekimet e Pogradecit dhe të Korçës ti gëzojnë pogradecarët dhe korçarët dhe shqiptarët. Ky është vendi ynë. Le ta marrim në dorë fatin tonë duke votuar numrin 9. Për ti dhënë fund plagëve të këtyre 8 viteve. Për t’jua ngritur kokat prindërve tanë të gjymtuar nga varfëria dhe poshtërimi. Le të votojmë numrin 9. Për të hapur derën e mbyllur të Europës, për të bërë të mundur atë që duan të gjithë shqiptarët, hapjen e negociatave, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Është në dorën tonë. Është në dorën tuaj dhe në 25 prill Pogradeci do ti kthehet pogradecarëve, Shqipëria do ti kthehet shqiptarëve dhe e ardhmja e fëmijëve tanë, dritës së syve tanë nuk do të jetë më në duart e atij që i vodhi 8 vite Shqipërisë. Ushto pra rini e Pogradecit. Ushto qytet i Lasgushit dhe këndoje këngën e fitores, fitores të pandalshme të çdo shqiptari sepse bashkë e të bashkuar ne do të sjellim ndryshimin duke votuar numrin 9.

Pogradeci fiton!

Bashkë për ndryshim!

Votoni numrin 9!

Shqipëria Fiton!

Zoti ju bekoftë!

Do të vijnë për të votuar/ Meta: Vendimi i Ramës për karantinim e emigrantëve është politik

Presidenti Ilir Meta u ka dërguar një kërkesë urgjente institucioneve më të larta shtetërore, duke përfshirë edhe Këshillin e Ministrave, ku kërkon që të reflektojnë urgjentisht lidhur mbi vendimin e marrë për të karantinuar emigrantët që vijnë këto ditë nga Maqedonia dhe Greqia, të cilët sipas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, duhet të qëndrojnë dy javë në karantinë, në momentin që futen në territorin shqiptar.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

Nr. _______Prot. Tiranë, më ____.____2021

Lënda: Kërkesë për marrjen e masave urgjente lidhur me pengesën për të votuar të emigrantëve shqiptarë

Drejtuar: KËSHILLIT TË MINISTRAVE

MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

KOMITETIT TEKNIK TË EKSPERTËVE

ORGANEVE DREJTUESE TË KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE

Për dijeni:KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

AVOKATIT TË POPULLIT

OSBE/ODIHR- MISIONI I LIMITUAR PËR VËZHGIMIN E ZGJEDHJEVE

PRANIA E OSBE-SË NË SHQIPËRI

DELEGACIONI I BASHKIMIT EVROPIAN NË SHQIPËRI

AMBASADA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

AMBASADA BRITANIKE

PARTIA SOCIAL DEMOKRATE

PARTIA BALLI KOMBËTAR

PARTIA LËVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE

PARTIA BINDJA DEMOKRATIKE

ALEANCA BASHKIMI POPULLOR

LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM

PARTIA NISMA THURJE

PARTIA LËVIZJA E RE

PARTIA DEMOKRATIKE – ALEANCA PËR NDRYSHIM

PARTIA ALEANCA DEMOKRACIA E RE

PARTIA LËVIZJA PËR NDRYSHIM

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË

KANDITAT I PAVARUR “BOIKEN ABAZI”

Pas nismës së bërë publike nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta ku u kërkohet qytetarëve të denoncojnë çdo parregullsi në lidhje me kryerjen e krimeve elektorale gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, pranë Institucionit të Presidentit të Republikës është administruar në rrugë elektronike peticioni i shoqatave të emigrantëve shqiptarë në Greqi.

Sipas ankesës, shoqata shpreh indinjatën e thellë ndaj propozimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve në Shqipëri, për vendosjen e një periudhe karantine dy javore, për emigrantët shqiptarë në Greqi që kthehen në Shqipëri përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Sipas shqetësimit të tyre, kjo masë e propozuar pengon dhe u mohon të drejtën e votimit emigrantëve shqiptarë, që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Gjithashtu kjo gjë është cilësuar si një akt diskriminues ndaj shqiptarëve në Greqi, pasi emigrantët e vendeve të tjera lejohen të hyjnë në Shqipëri, ndërsa ata nga Greqia jo. Aleanca bën me dije se, rastet me Covid-19 në Greqi janë 30 për 1 milion banorë, ndërsa në Shqipëri 45 për 1 milion, ndaj ky fakt ngre dyshime se kjo masë është marrë për arsye politike dhe jo shëndetësore.

Nga të dhënat e bëra publike , rezulton se, ditën e djeshme, në datë 19 prill 2021, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që për dy javët e ardhshme, personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia bëjnë karantinë, për të kufizuar përhapjen e COVID-19, nisur nga situata në këto vende si dhe për shkak të lëvizjes së shtuar të pritshme, nga pashkët ortodokse. Vendimi tjetër i Komitetit Teknik lidhet me rikthimin e mësimit të kombinuar në gjimnaze.

Një vendimmarrje e tillë, që ngjan edhe si diskriminim për besimtarët ortodoksë, nuk u shoqërua me kufizime të ngjashme për javën e pashkëve katolike. Ky fakt është një tregues më shumë se kjo vendimmarrje, që përkon me këtë kufizim të vendosur pikërisht një javë para ditës së zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, në datën 25 prill 2021, bëhet për arsye të pengimit të emigrantëve shqiptarë për të ushtruar të drejtën e tyre të votës. Për më tepër, kur Greqia dhe Maqedonia e Veriut, janë vendet më të afërta prej ku emigrantët shqiptarë në këto vende e kanë më të lehtë të vijnë për të votuar.

Për sa më sipër, Institucioni i Presidentit të Republikës, ju përcjell me shqetësim maksimal këtë shkresë dhe peticionin e ardhur nga shoqatat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, duke ju kërkuar jo vetëm vlerësimin e tij menjëherë, por edhe marrjen e masave të menjëhershme për të mos krijuar pengesa të tilla artificiale, të pambështetura në të dhëna të vërtetuara shkencore të ekspertëve të fushës, dhe që çojnë në cenimin direkt të së drejtës së votës.

Nëse një masë e tillë lihet në fuqi, dhe bëhet pengesë për emigrantët që duan të votojnë për të ardhmen e Shqipërisë, ky rast do të ngrihet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si një masë e karakterit politik me qëllime direkte partiake për të cenuar zgjedhjet që duhet të jenë të lira e të ndershme.

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

Ornela Zonja

Konfirmoi: B.Dervishaj

Konfirmoi: S. Koçi

Konfirmoi: K.Treska

Përgatiti: S. Xhuglini

Salianji: Në Voskop ndryshimi ka ardhur

Për herë të parë ndoshta në historinë politike shqiptare, një parti dhe një kryeministër i ka të gjithë kundër. Të mëdhenj dhe të vegjël, fermerë dhe pronarë, biznesmenë dhe sipërmarrës, pensionistët dhe të papunë, të punësuarit e administratës dhe socialistë të ndershëm janë të gjithë kundër një qeverie që nuk përfaqsoi kurrë interesat e qytetarëve të saj.

Voskopi dhe gjithë qarku i Korçës do t’i përgjigjet me votë përçmimit dhe fyerjes që Edi Rama, Niko Peleshi dhe njerëzit e tyre i kanë bërë qytetarëve në këto 8 vite.

#PartiaDemokratike #NR9 ✌️💙

Skandali me legalizimet: Rama e ndjen rrahjen e zemrës së një populli për ndryshim. E ka kuptuar se do të humbë!

– Skandali i Artan Lames me legalizimet: Rama i tmerruar nga fitorja e thellë e koalicionit për ndryshim, kërkoi të hynte në qeverinë e ndryshimit. E ka kuptuar se do të humbë!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Kaseta e publikuar sot në media duhet të tronditë këdo që do një Shqipëri demokratike, këdo që nuk do të kthehet në ditët e errëta të Shqipërisë.

Sot kemi një dëshmi nga një zyrtar i vjetër i Partisë Socialiste për kontaktin e tij të drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama se si të blejnë votat me parave dhe përfitimeve financiare, duke u synuar të vjedhin zgjedhjeve në Shqipëri.

Ndërkohë që mbajmë mend lloj-lloj mashtrimesh prej tij gjithë viteve që ka në politikë, ai tani synon të mashtrojë votuesit teksa u bën premtime që nuk do t’i mbajë. Fatkeqësisht kjo është vetëm një hallkë në zinxhirin e gjatë të veprimeve të tij korruptive dhe anti-demokratike, që ai po e zhvillon në terren, me synimin që të vjedhë zgjedhjet.

Ashtu si përdor kamionin me ushqime, patronazhistët për të trembur votuesit, atentatin e mbrëmshme në një godinë zyrtare në Kavajë ku fotot e nxjerra sot provojnë lidhjen e drejtpërdrejtë mes atyre që qëlluan dhe zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste… Të gjitha këto ngjarje dhe shumë të tjera të papublikuara kanë një motiv të qartë.

Edi Rama e ndjen, ashtu si edhe ne, rrahjen e zemrës së një populli që do të ndryshojë, që do shpresë për ta zëvendësuar regjimin e tij të kalbur që ka sjellë veç vuajtje.

Edi Rama i lexon sondazhet dhe e shikon fitoren e thellë që po afron të koalicionit për ndryshim, dhe Rama e di që do të humbë dhe kjo dallohet lehtësisht në mënyrën histerike se si e ndërpreu dje intervistën dhe largimin në mes të emisionit televiziv. Po ashtu pamë përpjekjet e tij dëshpëruara së fundmi për të hyrë fshehurazi në qeverinë e ndryshimit, me pretendimin qesharak se kërkon bashkim.

Edi Rama, më në fund, e ka kuptuar që do të humbë dhe që e vetmja gjë që i ka mbetur është përpjekja për të vjedhur zgjedhjet.

Edi Rama që për 8 vjet shkatërroi me gjithë fuqinë e tij çdo element të demokracisë, tani po përpiqet të minojë gjënë më të rëndësishme në demokraci: pastërtinë e zgjedhjeve.

Edie Rama po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet e pavarura e demokratike, po ne sot i themi prerë: Boll, nuk do t’ia dalësh!

Më 25 prill Edi Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë!

Shqiptarët mposhtën komunizmin dhe ti sot nuk jua rrënon dot demokracinë.
Ne jemi më të fortë dhe besimplotë sa mund ta marrësh ti mend. Ne do të dalim të votojmë sepse nuk duam një Shqipëri vuajtjesh dhe korrupsioni.

Ne do të votojmë për Bashën, për Aleancën për Ndryshim që Shqipëria të ketë shpresë.
Shqipëria nuk i përket më Edi Ramës – Shqipëria do t’u kthehet njerëzve.

Shqipëria fiton!

“Shkodra e nëpërkëmbur nga Rilindja”, banorët: Në 8 vite nuk ka patur investime të huaja, papunësia është rritur

Bushati: “Kryeministri i ardhshëm Basha do t’i kthejë Shkodrës vëmendjen e duhur. Angazhohem se do të sjellim fonde dhe investime të huaja”

Janë lodhur dhe ndihen të harruar nga premtimet që qeveria Rama ka bërë prej 8 vitesh, banorët e lagjes Perash kërkojnë ndryshimin për problemet që hasin çdo ditë.

Drejtuesi politik i partisë demokratike për qarkun Shkodër,Helidon Bushati zhvilloi një takim këto banorë dhe dëgjoi ankesat e tyre.

Këto të fundit flasin për braktisje dhe janë ngopur nga mashtrimet, ku prej 8 vitesh Shkodra nuk njeh fonde nga rilindja, varfëroi shkodranët, rriti papunësinë dhe largoi të rinjtë.

Bushati u angazhua se qeveria dhe kryeministri i ardhshëm Basha do të përkrahin Shkodrën dhe qytetarët e saj , duke sjell më shumë fonde dhe investime në këtë qytet, të cilin Rama prej 8 vitesh e ka nëpërkëmbu.

Drejtuesi politik, shpalosi programin e partisë demokratike ku tha se në qendër të vëmendjes do të jetë mirëqënia e familjes shqiptare.

Helidon Bushati: Jemi disa ditë larg , nga dita e madhe e 25 prillit, ditë historike për Shkodrën dhe për të gjithë Shqipërinë. Është një moment që pas 8 viteve nëprkëmbje të qeveris rilindase bëhet ndarja midis ndryshimit aq shumë të pritshëm, aq shumë të nevojshëm , jo vetëm për qytetin e Shkodrës , jo vetëm për ju por për të gjithë Shqipërinë, apo shkatërrimit të mëtejshëm sepse kanë qenë 8 vjet shkatërrim.

Çfarë ndodh sot?

Sot papunësia rritet në mënyrë galopande, largimi i të rinjve, largimi i banorëve të Shkodrës është dicka e prekshme në cdo lagje, mbyllja e bizneseve shihet në rrugët kryesore të Shkodrës, asnjëherë më parë nuk është parë një shkatërrim dhe një largim I tillë nga qyteti I Shkodrës.

Banori 1: 42 % e qarkut Shkodër janë papunë , nuk e di çfarë planit keni ju, partia demokratike se si do të vendosni për këtë kontigjent të papunësh dhe cfarë plani do të keni ju për të ardhmen e tyre. Shkodra është e diskriminume në të gjitha format.

Helidon Bushati: Unë do të mundohem maksimalisht si djalë Shkodrët, për me sjell punësim nëprmjet rritjes së investimeve, kjo është rruga. Nëpërmjet krijimit të vendeve të punës nga rritja e biznesit, nga tërheqja e investimeve të huaja. Përmirësimi i klimës së biznesit në Shkodër do të bëjë që potencialet e Shkodrës të rriten dhe të zhvillohen. Ai zhvillim që ndodhi edhe në 8 vjecarin që ndodhi në vitet 2005-2018 ku ne jemi dëshmitar që me qindar e mijëra shkodran u rikthyen në Shkodër për të investuar, për të hapur biznese, për të krijuar vende pune. Ky duhet të jetë modeli për pas 25 prillit, përmirësimi i klimës së biznesit, tërheqja e investimeve të huaja.

Banori 2: Nuk të pyet kush ça ke ba, ça je tu ba. Investimet nuk mund të vijnë kërkush i huaj të investoj në këto kushte që janë se i kanë marr e i kanë rrah investitorët e huaj, e i kanë plagose I kanë çu në spital.

Nuk vjen kush me investu, se s’janë të marrë ato me tret pare në Shqipëri, i presin diku tjetër ma mirë, prandej me ba ligj.

Helidon Bushati: Ne do të vazhdojmë aty ku lamë projektet tona duke përmirësuar padyshim secilin prej aspektev. Jemi të gatshëm për të ndërmarrë sfidat me të cilat na përball koha, sfida shumë të mëdhaja. Shikoni Malin e Zi, Maqedonin, Serbi, Kroacinedhe Kosovën janë shumë më përpara përsa i përket biznesit, tërheqjes së investimeve të huaja, krijimit të vendeve të punës, klimës së biznesit. Prandaj ne ndërmarrim dhe marrim përsipër sfidat që të rikthejmë Shkodrën, Shqipërinë në rrugën e integrimit të Bashkimit Europian, në rrugën e standarteve europiane.

Banori 3: Më qëlloi para 5 vjetësh me punu me një nga anëtarët e parlamentit të bashkimit europian, kishte ardh në Shqipëri dhe ishte taku me disa personalitete tona. I bana vetëm një pyetje të thjeshtë, ju lutem si ja jepni dorën këtij të korruptuaritedhe ajo mu përgjigj thjesht ti i jep votën, unë i jap dorën. Prandaj kujdes kur i’a jepni votën.

Skandali i patronazhistëve/ Veliajt i del emri në Databazën e të dhënave të grabitura për 910 mijë vetë

Një shpërthim anormal nervash nga Erion Veliaj ra në sy menjëherë pasi Lapsi.al denoncoi grabitjen e të dhënave personale për 910 mijë banorë të Tiranës, monitorimin e tyre dhe presionet për votën nga patronazhistët e Partisë Socialiste.

Veliaj pranonte ekzistencën e një Databaze në selinë e PS, por ai mohoi kategorikisht që ajo ishte e njëjta që denoncoi Lapsi.al.

Veliaj pranoi konceptin e “patronazhistëve” mes strukturave të PS, por ai mbrojti versionin se Databaza e PS kishte në themel informacione nga puna në terren, të cilat qytetarët i japin vullnetarisht për patronazhistët.

Veliaj mohoi kategorikisht se Databaza që publikoi Lapsi.al i përkiste Partisë Socialiste, sepse aty ishin edhe të dhëna sensitive që 910 mijë votues të Tiranës, ia kishin besuar institucioneve shtetërore dhe asnjë partie politike.

Dhe ndërsa mohoi se Databaza i përkiste socialistëve, Veliaj sulmoi Lapsi.al, duke e quajtur atë një media “ordinere”

Duke i qëndruar alibisë se PS ka patronazhistë, por nuk ka Databazën e Lapsit, fenomeni i survejimit të qytetarëve po shitet si diçka normale në fushatën e socialistëve, ndaj Lapsi.al hulumtoi sërish në dokumentin që siguroi nga kompjuterat e PS.

Aty zbulohet edhe arsyeja se pse Veliaj e shthuri gojën dhe e humbi kontrollin kur doli lajmi i grabitjes së të dhënave personale.

Tashmë që Databaza është shpërndarë në mijëra kopje në të gjithë Tiranën, çdokush mund të bëjë një kërkim të thjeshtë mbi kolonën e komenteve të patronazhistëve me mbiemrin e kryebashkiakut “Veliaj”, fillimisht duke klikuar mbi trekëndëshin në krah të komenteve, pastaj duke klikuar mbi komandën “Text filter”, pastaj komandën “Contains” dhe në fund duke kërkuar me “Veliaj”.

Image

Nga rezultatet e kërkimit dalin 16 patronazhistë që e kanë përmendur E.Veliajn.

Image

Në foto mund të gjeni komentet e patronazhistëve që përshkruajnë si vota të sigurta 16 qytetarë, të referuar nga E.Veliaj.

Në dokument janë edhe emrat e qytetarëve që ka referuar drejtuesi politik i fushatës së PS-së, janë edhe emrat e patronazhistëve që kanë marrë porositë e tij. Rezultatet e kërkimit në Databazë nuk përbëjnë më habi dhe i shtohen qindra detajeve të dokumentit, që të çojnë vetëm në dyert e selisë së PS-së, ose maksimumi në dyert e Bashkisë së Tiranës, ku janë përpunuar të dhënat.

Vetëm SPAK ka mbetur në vendnumëro dhe vazhdon kërkon dokumentin në redaksinë e Lapsi.al.

/ Lapsi.al /

Spaho: Në 8 vite Rama rrënoi fshatin, dyfishoi taksat, nuk dha subvencione

Qeveria e Bashës do të ulë taksat dhe do t’u japë fermerëve para në dorë në bazë të prodhimit.

Kordinatori per Korçen Edmond Spaho po zhvillon takimet përmbyllëse në fshatrat e Korçës ku ndihet entuziazmi dhe padurimi për ndryshimin e madh në votimet e 25 Prillit. Në Petrushë, Çerravë dhe Nizhavec, ai falënderoi fermerët dhe të gjithë banorët për mbështetjen që po japin për kauzën e fitores së PD dhe Aleancës për Ndryshim. Spaho tha se këto zgjedhje, janë vullnet kombëtar për një Shqipëri të re dhe të zhvilluar.

Ai theksoi se në kutinë e votimit, secili duhet të kujtojë krizën e madhe e të gjithanshme që përjetoi këto tetë vite dhe detyroi qindra mijëra të ikin në azil nëpër botë:

“Kujtoni mungesën e të ardhurave, varfërinë, kujtoni mjerimin. Kujtoni dyfishimin e çmimeve, ku në këto vite u rritën tarifat e ujit, dritat, u rrit nafta me 320 lekë per liter.

Për vite të tëra u kalben mollët u kalben qepët, patatet. Pse nuk shiten. Sepse nuk rriten çmimet e referencës dhe favorizohen prodhimet e Importit.

Kujtoni mungesën e subvencioneve dhe rritjen e cmimeve te imputeve bujqesore.

Kordinatori Spaho kujtoi arritjet historike të qeverisë së PD.” Hoqi vizat, anëtarësoi vendin në Nato dhe një kontributor i rëndësishëm për këto arritje historike , ishte Lulzim Basha .

Shihni ku jemi sot, na kanë mbyllur dyert 8 vite dhe rrezikojmë të na rikthehen vizat, u shpreh ai.

Duke konfirmuar ringritjen e vendit me qeverinë e Lulzim Bashës, zoti Spaho sqaroi se programi i PD adreson zgjidhje të problemeve me te cilat perballemi dhe reforma që do e kthejnë vendin në normalitet.

“Do ulim taksat që të rrisim punësimin,të rrisim të ardhurat në xhepat e shqiptarëve dhe të thithim investime te huaja nepermjet takses se sheshte 9%.

Do ulim çmimin e karburantit dhe të energjisë, do rrisim ndjeshëm subvencionet në bujqësi për fermerët dhe prodhuesit me 100 milion euro në vit dhe 50 milion euro do ti investojmë në infrastrukturën bujqësore që ti bëjmë produktet shqiptare konkurruese. Do dyfishojmë ndihmën ekonomike, do rrisim pagat dhe pensionet me 25 përqind, do paguajmë tarifën e universiteteve për të rinjtë e familjeve me të ardhura të ulëta.

Bardhi në Gramsh: Në 25 prill votojmë ndryshimin! Kush nuk mban angazhimet, nuk duhet të kërkojë pushtet

Drejtuesi Politik i PD për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi u takua me banorë të zonës Pishaj në Gramsh, ku foli për zgjedhjet që kanë përpara tyre shqiptarët të dielën e 25 Prillit. Bardhi theksoi se kudo ka konstatuar nevojën e ngutshme për ndryshim, dhe kjo bëhet e mundur vetëm duke votuar PD, numrin 9.

“Në datën 25 çdo shqiptar do të duhet të marrë një vendim, dhe kësaj here vendimin është shumë i thjeshtë. Nga njëra anë është alternativa që ofron Edi Rama, që thotë të rrimë kështu siç jemi se jemi mirë, punë ka sa të duash po shqipatrët janë dembelë, dhe e kanë mendjen të thashesthemet dhe duhet të vazhdojme, thotë ai, se nuk kemi asnje arsye për të ndryshuar. Nga ana tjetër, ne themi se Shqipëria ka venojë të ndryshojë prandaj kemi bërë dhe një plan pune për të dalur nga kriza ku jemi zhytur”, u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se më i penalizuari në këto 8 vite qeverisje ka qënë fshati. Dhe ndaj fshati është në krye të prioriteteve të planit që ka PD, për ta nxjerrë nga varfëria e për të mundësuar kushte për jetë të mirë e mirëqënie.

“Ne kemi bërë një plan pune, më së pari për të ndihmuar ekonominë, për të ndihmuar bzinesin për të gjeneruar sa më shumë vende punë, për të kthyer syte nga fshati, për faktin e thjesht se në këto 8 vite ka qënë shumë herë më i braktisur krahasuar me qytetin. Edhe pas asaj që u quajt rëndom, reformë territoriale e 2015, që hoqi komunat, praktikisht fshati ngeli pa asnjë shërbim. Ju sot paguani çdo taksë, taksë gjelbërimi, taksë pastrimi, taksë ndriçimi, taksë toke, taksë ndërtesë, të gjitha llojet e taksave. Ndërkohë që paguani, nuk merrni asnjë shërbim dhe kjo na ka bërë që ta vendosim fshatin në krye të prioriteteve”, pohoi Bardhi.

Drejtuesi politik vuri në dukje modelin dhe standardin e ri që PD kërkon të vendosë në politikë, që ka të bëjë me mbajtjen e angazhimeve, dhe në rast të kundërt, largimin.
“Kudo ku kemi shkuar, kemi dëgjuar nga të gjithë, qoftë demokrat apo socialist, dhe ajo fjali që na bashkon, është: kështu nuk shtyhet më, me keq se kaq nuk kemi qënë kurrë, nuk mund të vazhdojmë më me këtë gjendje. Ka nevojë për ndryshim, kështu që vendimin dhe përgjegjësinë për atë që ndodh në datë 25, e ka gjithsecili prej jush dhe ne kemi përgjegjësinë e madhe për të mos zhgënyer besimin dhe shpresën tuaj të fundit për atë që vjen pas datës 25. Ne kemi zgjedhur të marrim përsipër pak gjëra, nuk u ofrojmë njerëzve merkulli se askush nga ju nuk pret mrekulli por ofrojmë normalitet.

Prandaj, na duhet ndihma juaj në datë 25 që të kemi mundësi të vëmë në jetë atë plan emergjent, që ta nxjerrim Shqipërinë nga gjendja ku ka ngelur në vend numëro këto 8 vite. Dhe sigurisht nuk është problem vetem të ikë Rama, do të duhet të ikë modeli që ai ka ngritur. Ndaj Lulzim Basha ka thënë publikisht, dhe unë e përsëris kudo, që iki nëqoftëse ne nuk i qëndrojmë qoftë edhe një angazhimi të vetëm nga ato që kemi marrë përsipër. Ky është një standard i ri politik, ne jemi në karrike falë pushtetit që marrim nga ju, dhe nëse nuk u kthejmë mbrapsht besimin që marrim, do të duhet të hapim krahun, kaq e thjesht është. Unë jam besim plotë që ne ketu në Gramsh dhe kudo në qarkun e Elbasanit do marrim rrezultatin historik”, deklaroi Gazment Bardhi.

Lame pranon mashtrimin me legalizmet: Kisha porosi nga Rama, por regjistrim është…

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka reaguar në lidhje me audio-përgjimin e dalë në media, ku ai kërkon nga punonjësit e tij që të mashtrojnë qytetarët, duke i mbajtur me premtime qytetarët me qëllim që ata të mos votojnë PD. Lame e ka pranuar skandalin, por sipas tij, ky videopërgjim është i vitit 2017.

Lame gënjen dhe vazhdon të mashtrojë pa turp, se hajduti nuk ka turp.

Artan Lame nuk e përmend fjalinë e fundit kur me zërin e tij del qartë, kur kandidati i kërkon që do të legalizojë shtëpinë!
O mashtrues ordiner, ku kishte kandidat në 2017, o mashtrues i paskrupullt.

Ku ka pasur Kadaster në 2017.

Reagimi i plotë i Artan Lames

‘Sot u publikua një regjistrim i një diskutimi tim, të folur në tetor (ose nëntor) 2017, për problematikat e vijimit të procesit të legalizimeve. Aty jemi pas zgjedhjeve të atij viti, pra nuk mblidhemi për të blerë vota se votat i kishim marrë, dhe po diskutojmë se si do të trajtojmë objektet që, me ligjin e trashëguar nga Saliu, nuk mund të legalizoheshin dot.

Të gjitha shifrat që përmenden aty janë të vërteta për atë kohë, le që unë i kam deklaruar vazhdimisht edhe publikisht dhe mund t’i gjeni në të gjitha daljet e mia publike.

Them ‘janë të vërteta për atë kohë’, sepse ndërkaq kemi ecur përpara. Pra, aty them 150 mijë legalizime, sot kemi tejkaluar 210 mijë. Aty them që kanë mbetur edhe 170 mijë por ndërkaq prej këtyre 60 mijë të tjera u bënë. E vetmja shifër ku nuk lëviz, janë rreth 90.000 ndërtime që nuk mund të legalizoheshin me ligjin e asaj kohe dhe këtë e kam thënë sa e sa herë edhe në media.

Natyrisht që unë aty them se ‘po nuk gjetëm një zgjidhje për këta njerëz, ata do të bëhen mish për top për palën tjetër’. Kush mund të thojë që nuk është kështu?!

Natyrisht që unë them se ‘këtyre njerëzve që nuk mund të legalizohen, ne do t’ju themi që do të gjejmë një zgjidhje kur të bëjmë ndryshimet ligjore’. Pse, ç’do t’ju thonim, që do t’ju vëmë kazmën sepse kështu e ka ligjin Saliu? Dhe këtë unë e kam përsëritur kaq e kaq herë në çdo takim publik.

Natyrisht që unë aty them që ‘atij që nuk i legalizohet shtëpia, edhe Miloshevici sikur të vijë e ti thotë që ta legalizoj unë, ai do të bëhet edhe me Miloshevicin’. Po këtë unë e kam thënë edhe në studio televizive.

Aty them se ‘për masën që nuk legalizohen dot, diku për shkak te nenit 35, diku në zonat që përmbyten, apo zonat e mbrojtura, është kriminale të bëhen’. Po kush më thotë që nuk është kështu dhe, edhe këtë e kam thënë gjithmonë publikisht. A nuk është kriminale të legalizosh në zona të mbrojtura apo në tokë me pronar?!

Dhe pikërisht me këto halle dhe për këto halle, ne bëmë me ligjin e ri 20/20 që u miratua më pas, pas këtyre diskutimeve, ligj i cili parashikon pikërisht këtë gjë, që objektet që nuk mund të legalizohen do të përfitojnë dëmshpërblimin.

Ky ligj i jep zgjidhjen të gjithë kategorive për të cilat unë kam ngritur shqetësimin në atë takim, në diskutimet publike dhe deri në komisionet parlamentare kur u diskutua.

Rezultati: Ligji 20/20 parashikon zgjidhje për të gjitha kategoritë që përmendja dhe ngrija shqetësimin me zë dhe me figurë.

E folura ime aty është politike. Po natyrisht që politike do të jetë, se unë di të trajtoj problemin politikisht kur flitet për zgjidhje politike, ashtu siç di ta trajtoj teknikisht kur flitet për çështje teknike, apo si historian kur flitet për çështje historike.

Sfidoj përgjuesit dhe PD-në, të gjejnë një kategori ndërtimesh që unë kam përmendur aty dhe ne nuk e zgjidhëm me atë ligj. E kanë të lehtë ta bëjnë, sepse tani kanë në dorë edhe regjistrimin e atij takimi. Unë nuk kam regjistrimin por ligjin që po vepron.