19.5 C
Tirana
E hënë, 9 Qershor, 2025

Rendi në Shkodër në rënie të lirë!

Nga Helidon BUSHATI

Dy ngjarjet në një hark kohor prej 24 orësh janë dëshmia e një pushteti që po tenton të kriminalizojë zgjedhjet.

Ortakëria e krimit me pushtetin është rreziku që po tënton të kanosë zgjedhjet e lira.
Nuk ka asnjë tentativë për të siguruar rend dhe qetësi për qytetarët disa ditë përpara zgjedhjeve. Pakti me krimin po tenton të minosë frymën e një populli për ndryshim.
Nuk do ia dalin.

I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit të bëjë dëtyren e saj dhe të mos vazhdojë të jetë vegël qorre e krimit të organizuar. I bëjmë thirrje ndërgjegjës së atyre policëve të painfektuar nga “virusi i krimit” ta marrin seriozisht misionin që Policia e Shtetit ka për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Askush nuk mund të dali mbi vullnetin e shumicës. I sigurojmë qytetarët se askush nuk do të cënojë vullnetin e tyre këtë herë.

I bëjmë thirrje misionit vëzhgues OSBE-ODIHR të ketë parasysh ngjarjet e fundit.
Inspiruesi i krimit të organizuar ka një emër.

Të dielën, demokracia dhe shumica, fitojnë betejën ndaj krimit dhe së keqës. Shqiptarët fitojnë!

Malaj: Kjo nuk është skemë patronazhi por një skemë shantazhi…

Nga Arben MALAJ

I dashur patronazhisti im, i nderuar Florian, ju falinderoj nga zemra për vetëshërbimin tuaj jo vullnetar për të krijuar profilin elektoral të një prej 3.6 milionë votuesve në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Nuk e di ku punoni, nuk e di kush ju ka paguar me lekë, vende pune apo premtime abuzive, një gjë ju garantoj qe ju këtë vetëshërbim nuk po e bëni për atdheun por me verbëri po e bëni si shërbim ndaj udhëheqësit të madhërishëm dhe në shërbim të disa rilindasve hajdutë, arrogantë dhe të babëzitur.

E di që përballë kërcënimeve për pushim nga puna, përballë varfërisë ndoshta ke patur arsye të bëhesh pjesë e kësaj skeme kriminale.

Profile të tilla përndjekëse se për kë do të votoj, i krijojnë dhe i keq-përdorin vetëm mentalitete diktatoriale.

Kam milituar në PS që në themelimin e saj deri në vitin 2013, si shumë kolegë të përndjekur nga Krye-rilindasi – kam kontribuar për modernizimin e PS. Ju garantoj se kurrë në PS nuk ka patur skema dhe databazë shantazhi.

E trishtueshme keqpërdorimi jo vetëm i juaji.

Jeni disa mijëra individë, janë disa mijëra orë pune, janë disa miliona lekë shpenzime direkte dhe indirekte të keq-përdorura për mbijetesë personale të disa arrogantëve dhe të babëziturve në shërbim të oligarkisë dhe për pushtet ekonomik e politik të përjetshëm!

Kjo skemë shantazhi do të mbetet një njollë e zezë në historinë e “Rilindjes” së mentaliteteve dhe praktikave neo-diktatoriale – fatkeqësisht në një prej forcave politike që ishte më e hapura dhe demokratike në tranzicionin politik të Shqipërisë.

Pse Vuçiç mbështet Ramën duke futur hundët në punët e brendshme

Nga Kastriot ISLAMI

Rama e Vuçiç ka kohë që bashkëpunojnë ngushtësisht fshehtësisht, madje deri në detaje. Janë më shumë se shokë e miq antishqiptarë. Prandaj shumë shqiptarë të ndershëm e analistë mendojnë se Rama e Vuçiç kanë lidhje intime sikur të ishin vëllezër siamezë. Mendohet se veçanërisht kanë bashkëpunuar ngushtë për ndarjen e Kosovës, për të hedhur në erë pavarësinë dhe sovranitetin e saj, madje duke shkuar edhe më larg deri në cenimin e integritetit të saj territorial…

Shumë analistë, brenda e jashtë vëndit, mendojnë po ashtu se tezat e marifetet e tyre kanë vënë në rrezik stabilitetin e rajonit, madje duke u pozicionuar Shqipërinë deri edhe kundër qëndrimit gjerman. Shumica dërmuese e shqiptarëve çdo ditë e më shumë po binden për vërtetësinë e këtyre përfundimeve duke e etiketuar Ramën ashtu siç e meriton, “tradhtarin” e kombit shqiptar e të shqiptarëve, vetëm e vetëm për karrigen e pushtetit të tij personal.

Mbështetja e hapur e Vuçiç për Ramën në javën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, me shumë gjasa ka qenë e porositur dhe konceptuar në zyrat e dizinformimit në Tiranë. Shqiptarët, kudo ku ndodhen, dhe s’janë aspak nacionalistë të sëmurë apo naivë, por patriotë të ndershëm e të mençur, janë ndjerë të intimiduar rëndë vetëm nga fakti që një nacionalist i njohur ka futur hundët në punët e tyre të brendshme, duke mbështetur një individ që urrehet masivisht.

Por edhe kjo e keqe, si çdo gjë tjetër, ka edhe të mirën e saj. Vuçiç, duke dashur ta mbështesë Ramën, e ka bërë njësh me të keqen e madhe që shqiptarët në shumicë dërmuese kanë vendosur ta shkallmojnë në 25 prill 2021.

Shqiptarët ndjehen të qetë që më në fund E VERTETA doli në dritë të DIELLIT; askush s’ka më nevojë për më shumë argumente e fakte që iu servirën publikut nga ata vetë: Përmes këtij veprimi antikushtetues të ndërhyrjes në punët e brendshme të një vëndi fqinj, si asnjëherë më parë në këto 30 vjet, mund të thuhet pa hezitim se u zbardh emri i patronazhistit të Ramës, ai quhet Aleksandër Vuçiç, që pati guximin ta vetëdeklaronte edhe orientimin e Ramës. Tani mund të kuptohet qartë nga të gjithë shqiptarët:

  1. Përse Rama i vuri traun kosovarëve në Rrugën e Kombit;
  2. Përse Rama vuri në rrezik pavarësinë e sovranitetin e Kosovës duke bashkëpunuar me Vuçiç edhe kundër Gjermanisë e Merkel për ndryshimin e kufijve në Kosovë e në rajon…;
  3. Përse Rama tentoi të inkriminonte Haradinajn që nuk lejoi cenimin e integritetit territorial të Kosovës;
  4. Përse Rama goditi pas shpine Albin Kurtin që nuk pranoi lojërat e tij tinzare me Vucic në kurriz të Kosovës;
  5. Përse Rama u përpoq së bashku me Vuçiç, për interesa ta karriges personale, të hidhnin në erë stabilitetin e rajonit, madje duke i futur thikën pas shpine edhe Gjermanisë, edhe Merkelit…;

Mbështetja haptas e Vuçiç për Ramën, duke futur hundët në punët e brendshme të Shqipërisë, e mbi të gjitha në zgjedhjet parlamentare, për një individ të urryer e të diskredituar, tregoi se fati e fundi i tyre duket i përbashkët…

Kjo mbështetje ka intriguar shumë shqiptarë, e veçanërisht socialistë të ndershëm, të mendojnë se Vuçiç është kryetari i vërtetë i Rilindjes, kurse Rama, ndonëse cilësohet prej tij me tallje si “lideri ballkanik”, nuk është gjë tjetër veçse një sekser i tij. Kjo mbështetje ka bindur shumë shqiptarë të ndershëm se fijet e manekinit Rama i lëviz sipas qejfit Vuçiç. Kjo ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë evokoi kohët e vjetra duke provuar se pas Ramës është Vuçiç, apo gjithçka Rama thotë e bën, është konceptuar e bashkërenduar me Vucic. Duke iu referuar gjithçkaje kanë bërë e deklaruar Rama e Vuçiç së bashku, të krijon perceptimin se të dy janë vëllezër siamezë me një dallim të parëndësishëm: Vuçiç është vëllai i madh, kurse Rama është vëllai i vogël…

Sa për dijeni të Vuçiç që i referohet sondazheve të paguara majmërisht nga Rama: Mbështetja për NDRYSHIM në Shqipëri është mbi 75 përqind dhe mashtrimet e Ramës, të vendosura në gojën e Vuçiç, veçse rrisin edhe më shumë revoltën shqiptare, prandaj mbështetja e Vuçiç për Ramën, ndonëse tenton ta shpëtojë atë, vetëm e fundos edhe më thellë në humbje. Por mbi të gjitha e damkos atë si TRADHËTARIN e KOMBIT SHQIPTAR…

Bardhi: Pas 25 prillit bandat dhe krimi do të kenë frikë nga qytetarët. Elbasani do t’i kthehet rendit dhe qetësisë

Fushë Mbreti është nga lagjet e mëdha, por më të varfëra të Elbasanit. E braktisur totalisht, ka mungesa bazike nga kanalizimet, tek rrugët dhe ujësjellësat. Drejtuesi Politik, Gazment Bardhi dhe kandidatët Zheni Gjergji e Eugen Isaj, u takuan me banorët dhe dhanë mesazhin se ndryshimi që vjen pas 25 prillit, është për ta, për familjet, për fëmijët e të rinjtë e zonës.
“Unë do t’i drejtohem sot zonjave, ajo është pjesa ime kryesore, pjesa ime e ndjeshme si grua dhe si nënë, dhe natyrisht është forca kryesore levizëse e çdo familje. Zonja, motra, nëna, kanë ngelur shumë pak ditë, në emër të fëmijëve, që fëmijët tanë të jetojnë këtu, te vatra jonë, te shtëpia jonë, te prona jonë, bashkë me gjyshin dhe gjyshen, ne duhet të jemi bashkë. Asnjë ditë nga këto 9 ditë që kanë ngelur të mos bëjmë indiferentin, të trokasim derë më derë e të kërkojmë votën. Ne jemi njerëz të ndershëm, njerëz me dinjitet, ne e duam familjen shqiptare, ne e duam familjen tonë. Mos u mashtroni, mos kini frikë. Ditët e fundit, ndoshta, presioni do të vijë duke u shtuar, por ne duhet të tregojmë që jemi të gjithë bashkë, duke qënë bashkë askush nuk na përçan. Unë do t’u ftoja që të gjitha bashkë, të gjithë në 25 prill të ndryshojmë Shqipërinë, të ndryshojmë Elbasanin dhe të rithejmë buzqeshjen të fëmijët tanë”, tha Zheni Gjergji.
“Këta e kanë lidhur fatin e tyre vetëm me blerjen e votës, me asgjë tjetër, ata nuk kanë çfarë t’i thonë shqiptarëve. Nuk kanë se çfarë t’i thonë Fushë Mbretit, është turp që në këto 30 vite demokraci lagjet e Fushë Mbretit janë në këtë gjendje dhe sigurisht për këtë dhe ne kemi gabimet tona që duhet t’i pranojmë, por nuk mund të tolerohet më kjo gjendje. Fushë Mbreti do të jetë të jetë lagjia kryesore në qytetin e Elbasanit që do të ketë prioritetin absolut të qeverisë Basha dhe për këtë unë ju garantoj edhe në emër të kryetarit të grupit të punës, zotit Bardhi. Nuk mund të shkojmë më në këtë mënyrë që në Fushë Mbret të mos ketë kanalizime, ujë, drita”, tha Eugen Isaj.
Gazment Bardhi u shpreh se lënia në varfëri ka qënë një strategji e qeverisë, për ta pasur më lehtë t’i nënshtrojë qytetarët dhe t’u blejë atyre dinjitetin me 50 mijë lek para zgjedhjeve. Bardhi i siguroi banorët, se bandat dhe krimi do të kenë frikë nga qytetarët, pas 25 prillit. Elbasani do t’i kthehet normalitetit, rendit, qetësisë, kulturës, dijes dhe harmonisë, siç i ka hije.
“Elbasani ka 14 vite që qeveriset në njësitë lokale nga PS dhe se çfarë dinë të bëjnë ata sa herë që qeverisin, mjafton të vish këtu te ju e të shohësh. Zero punë, asnjë investim, asnjë bilanc. Nuk është vetëm këtu te ju gjendja e degraduar kështu siç ju e shihni çdo ditë, më besoni, çdo lagjie e Elbasanit është në të njëjtën gjendje. Unë kam arritur në konkuluzionin që e kanë pasur strategji. Edhe këtu te ju e kanë pasur strategji për 8 vite që t’iu varfërojnë sa më shumë, sepse mendojnë që duke ju varfëruar sa më shumë e kanë më të lehtë që t’iu nënshtruar.
E kanë më të lehtë për të bërë këtë që kanë bërë në këto 8 vite. E kanë më të lehtë që me lekët që kanë vjedhur për katë vite, të vijnë një ditë apo dy ditë përpara zgjedhjeve e të përpiqen të na blejen dinjitetin, të na gënjejnë me një thes mjell, të na gënjejnë me një 50 mijë leksh që pa kaluar muaji na e marrin mbrapsht nga fatura e energjisë elektrike, që e kanë rritur dyfish. Unë e kam ndjerë kudo që gjithësecili nga ju e ka marrë vendimin, kam pasur dëshminë edhe të njerëzve që me kanë thënë se në 2017-ën e kanë shitur votën, por nuk ndodh më kurrë që ta shesin sërish votën. Të jeni të sigurtë që nuk e kanë shumë të gjatë, i kanë ndrruar këtë javë, pasi ne i kemi denoncuar, edhe pjesa tjetër janë identifikuar dhe do shkojnë aty ku e ka vendin cilido që shkel ligjin.
Ju, nga i pari te i fundit do të duhet të qendroni vetëm me kokën lart. Nuk ka bandit që do ju vërë juve në rresht, jeni ju që do t’i vendosni ata në rresht, bashkë me ne. Cilido që ju ka dhunuar apo shantazhuar gjatë kësaj kohe, duhet të dijë që pas 6 ditësh pushtetin nuk e kanë më ata, por e keni ju nga i pari te i fundit. Ata duhet të kenë frikë nga ju, jo ju nga ata dhe do të shikoni që ata realisht do të kënë frikë nga secili prej jush. Prandaj në këto ditë do të duhet së pari të ndërgjegjësojmë cilindo në lagjie, mik a shok që ky është një moment historik jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për familjet tona sepse në 25 prill nuk votohet thjesht për PD dhe për ndryshimin, por votohet për familjet tona dhe për fëmijet tuaj, për mirëqënien tuaj dhe për mundësinë për më shumë punësim. Ajo që ka munguar në këtë 8 vite është një qeveri që të jetë krah njerëzve.
Në 25 prill ka dy alternative, që çdo shqipëtar, çdo qytetar i Elbasanit do të duhet të mendojë. Alternativa e parë është: jemi mirë kështu siç jemi, rrimë kështu dhe katër vite të tjera, këtë alternativë e ofron Edi Rama.
Alternativa jonë është që nuk jemi mirë kështu siç jemi, prandaj shqiparët duhet të votojnë për ta ndryshuar gjendjen. Me 25 prill votohet vetëm për një mumër, që është numri që na jep të gjithëve shpresë që mund të jetojmë dhe mund të vazhdojmë të jetojmë në Shqipëri, që kemi më shumë mundësi për punësim, që familjet tonë të kthehen në normalitet, të kemi më shumë mirëqenie, të mos kemi frikë nga banditët, por banditët të kenë frikë nga ju dhe nga ligji, dhe ta kthejmë Elbasanin aty ku ka qënë gjithmonë në historinë e Shqipërisë, si qytetin e dijes, kulturës, paqes dhe harmonisë. Të jeni të sigurtë që kështu siç jemi sot këtu, do jemi këtu edhe pas 25 prillit dhe të jeni të sigurtë që ne, ato angazhime që kemi marrë përsipër gjatë fushatës zgjedhore do t’i vëmë në jetë, për faktin e thjeshtë, që ju vetë na keni thënë se atë qe vjen pas 25 prillit e shikoni si shpresën e fundit për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, deklaroi Gazment Bardhi.

Deklarata e fortë e Berishës: Vuçiç ka angazhuar fshehtas mjete financiare në mbështetje të argatit të tij në Tiranë

Nis, 14.10.2016. -Prmijer Srbije Aleksandar Vucic i premijer Albanije Edi Rama razgovaraju na poslovnom forumu Srbija-Albanija, danas u Oficirskom domu u Nisu. (BETAPHOTO/SASA DJORDJEVIC/MO)

Nga Sali BERISHA

Ndërhyrje dëshpëruese e serbomadhit Vuçiç për fatin e argatit të tij në Tiranë

Per Edi Ramen kambanat po bien ne te kater anet.

Miq, qe ne fillim te fushates elektorale mediat informuan se presidenti i serbomadhise, ish goebelsi i Millosheviçit, Aleksander Vuçiç ka angazhuar fshehtas ne kundershtim me rregullat dhe ligjet nderkombetare mjete financiare, ekipe te tjera manipuluese ne mediat sociale, Baton Stanishiqin, keshilltar dhe kompanine e tij te polleve dhe resurse te tjera ne mbeshtetje te argatit te tij ne Tirane, Edvin Kristaq Rames apo Zografit Bis.

Dy ditet e fundit, pasi e pa se argati i tij ne Tirane eshte humbes i pashprese, Vuçiç me kerkese te tij perseriti akuzat banale te ish shefave te tij Sheshel dhe Nikoliç te rrezikut te rikthimit ne pushtet te PD sepse sipas tij kjo parti Basha dhe Berisha qe qendron pas ketij te fundit jane per Shqiperine e Madhe.

Vuçiç gjithashtu flet per diference midis PD dhe PS prej dy pikesh nderkohe qe kjo diference eshte aktuailsht 4 pike ne favor te PD.

Miq, prapa ketyre nderhyrjeve te pashembullta ne fushate elektorale te serbomadhit Vuçiç ne favor te argatit te tij ne Tirane qendrojne:

a- Fundi me 25 prill i vasalitetit te Tiranes ndaj Beogradit,

b- fundi i mbeshtetjes nga Tirana vasale e projektit luftnxites te Serbise se Madhe.

c-fundi i luftes se ftohte te qeverise shqiptare ndaj Prishtines zyrtare.

d- Ardhja ne pushtet e Lulzim Bashes pas asaj te Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit ne Kosove, pra e nje gjenerate te re politikanesh per kombin shqiptar, shenon nje epersi te madhe politike, diplomatike dhe imazhi ne rrafshin nderkombetar per te dy vendet krahasuar me udheheqjen arkaike qe ai perfaqeson ne Beograd dhe qe argati i tij perfaqesonte ne Tirane.

Se fundi, serbomadhi Vuçiç qe citon si papagall tezat e argatit te tij ne Tirane, duke thene se prapa Bashes qendron Berisha, ka nje problem te madh personal me Bashen. Ai i trembet shume kontributit direkt te Bashes si njohes i mire i dosjes se Millosheviçit ne Hage se mos Basha kryeminister mbeshtet nismen tashme publike te nisur nga disa politikane te njohur perendimore per ngritjen nga drejtesia nderkombetare te akuzes per krime lufte dhe genocid kunder Aleksander Vuçiç geobelsit te Millosheviçit.

Me kete rast, duke denuar me ashpersine me te madhe nderhyrjen flagrante te serbomadhit Vuçiç ne fushaten elektorale ne mbestetje te argatit te tij Zografi Bis dua ta garantoj ate se me 26 prill ai dhe argati i tij do te marrin pergjigjen e hidhur dhe te merituar nga shqiptaret. sb

25 prilli, referendum kundër Fuks-Shtetit/ Meta: Partia-Shtet hapi 10 mijë vende në administratë për të rehatuar patronazhistët

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar sërish qeverinë dhe atë që ai e quan Partia-Shtet për ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor me punësimin e 10 mijë vetëve më shumë në administratën publike.

Në shënimin e tij demaskues me titull “25 Prilli, referendum kundër Fuks-Shtetit”, Presidenti nënvizon: “Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë!”

“Punësimi nga Partia-Shtet i 10 mijë vetëve më shumë se një vit më parë në administratën publike, qëllimisht në prag të zgjedhjeve, është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor, konstaton Presidenti Ilir Meta. Këto vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, paguhen me taksat e qytetarëve duke e rënduar edhe më shumë gjendjen e tyre ekonomike.

Ndërsa shteti i kapur, hap 10 mijë vende pune në administratën publike, pa asnjë vlerë, për të “rehatuar” kryesisht patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë.  Mirë që na survejojnë, por edhe t’i mbajmë me rroga për këtë!

Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor kundër Fuks-Shtetit, i vënë tërësisht në shërbim të survejimit dhe patronazhistëve. Me votën e tij plebishitare Sovrani më 25 Prill, rivendos rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës”, përfundon shënimin kreu i shtetit.

Berisha: Ndërhyrje dëshpëruese e serbomadhit Vuçiç për fatin e argatit të tij në Tiranë

Nga Sali BERISHA

Per Edi Ramen kambanat po bien ne te kater anet.

Miq, qe ne fillim te fushates elektorale mediat informuan se presidenti i serbomadhise, ish goebelsi i Millosheviçit, Aleksander Vuçiç ka angazhuar fshehtas ne kundershtim me rregullat dhe ligjet nderkombetare mjete financiare, ekipe te tjera manipuluese ne mediat sociale, Baton Stanishiqin, keshilltar dhe kompanine e tij te polleve dhe resurse te tjera ne mbeshtetje te argatit te tij ne Tirane, Edvin Kristaq Rames apo Zografit Bis.

Dy ditet e fundit, pasi e pa se argati i tij ne Tirane eshte humbes i pashprese, Vuçiç me kerkese te tij perseriti akuzat banale te ish shefave te tij Sheshel dhe Nikoliç te rrezikut te rikthimit ne pushtet te PD sepse sipas tij kjo parti Basha dhe Berisha qe qendron pas ketij te fundit jane per Shqiperine e Madhe.

Vuçiç gjithashtu flet per diference midis PD dhe PS prej dy pikesh nderkohe qe kjo diference eshte aktuailsht 4 pike ne favor te PD.

Miq, prapa ketyre nderhyrjeve te pashembullta ne fushate elektorale te serbomadhit Vuçiç ne favor te argatit te tij ne Tirane qendrojne:

a- Fundi me 25 prill i vasalitetit te Tiranes ndaj Beogradit,

b- fundi i mbeshtetjes nga Tirana vasale e projektit luftnxites te Serbise se Madhe.

c-fundi i luftes se ftohte te qeverise shqiptare ndaj Prishtines zyrtare.

d- Ardhja ne pushtet e Lulzim Bashes pas asaj te Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit ne Kosove, pra e nje gjenerate te re politikanesh per kombin shqiptar, shenon nje epersi te madhe politike, diplomatike dhe imazhi ne rrafshin nderkombetar per te dy vendet krahasuar me udheheqjen arkaike qe ai perfaqeson ne Beograd dhe qe argati i tij perfaqesonte ne Tirane.

Se fundi, serbomadhi Vuçiç qe citon si papagall tezat e argatit te tij ne Tirane, duke thene se prapa Bashes qendron Berisha, ka nje problem te madh personal me Bashen. Ai i trembet shume kontributit direkt te Bashes si njohes i mire i dosjes se Millosheviçit ne Hage se mos Basha kryeminister mbeshtet nismen tashme publike te nisur nga disa politikane te njohur perendimore per ngritjen nga drejtesia nderkombetare te akuzes per krime lufte dhe genocid kunder Aleksander Vuçiç geobelsit te Millosheviçit.

Me kete rast, duke denuar me ashpersine me te madhe nderhyrjen flagrante te serbomadhit Vuçiç ne fushaten elektorale ne mbestetje te argatit te tij Zografi Bis dua ta garantoj ate se me 26 prill ai dhe argati i tij do te marrin pergjigjen e hidhur dhe te merituar nga shqiptaret. sb

Çfarë përfitojnë punonjësit tuaj nëse sigurohen nga COVID-19?

Sigurimi i punonjësve nga aksidentet në punë ofron përfitime financiare për punonjësit dhe shmang përgjegjësitë e punëdhënësit për dëmtime apo aksidente që mund të pësojnë punonjësit në vendin e punës. Ky sigurim ndihmon për të mbuluar shpenzimet e kujdesit mjekësor, shpërblim financiar në rast paaftësie të përhershme apo humbje jete dhe shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti në punë.
Ky sigurim është masiv për punonjësit e ndërtimit, minatorët, punonjësit e fasonerive apo sportistët, të cilët përballen me rreziqe gjatë punës së tyre dhe çdo person tjetër, pasi rreziqet aksidentale janë gjithmonë prezente.

Por, sigurimi nga aksidentet në punë nuk mbulon sëmundjet si COVID 19. Prandaj nevojitet sigurimin Anti-Covid për punonjësit që kanë më së shumti kontakt me klientët, siç janë mjekët, infermierët, farmacistët, operatorët e transportit publik, punojësit e dyqaneve dhe supermarketeve, punonjësit e fasonerive apo ato të bareve e restoranteve.

Kompania SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja kompani në vend që e ofron siguracionin AntiCovid, nga i cili në rast se infektohesh me COVID mund të përfitosh shpenzime për medikamentet deri në 20 mijë lekë të reja, përfiton pagesë ditore prej 2 mijë lekësh të reja në rast se vendos të kurohesh në shtëpi dhe 3 mijë lekë të reja në ditë në rast se je i detyruar të shkosh të kurohesh në spital

Me 10 mijë apo 15 mijë lekë në vit, përveç sa më sipër, Siguracioni AntiCovid 19 përfshin edhe sigurimin e jetës në vlerë 1 milionë lekë të reja.

Ky siguracion mund të blihet nga vetë punonjësit në mënyrë individuale ose nga punëdhënësit për punonjësit e tyre online dhe në të gjithë rrjetin e zyrave të Sigal në të gjithë Shqipërinë.

Kaos në Librazhd, bllokohet rruga hyrëse në qytet

Në Librazhd vazhdon kaosi në qarkullimin e mjeteve si pasojë e bllokimit të rrugës nacionale nga rrëshkitjet e gurëve dhe gërryerja e asfaltit nga shirat. Bëhet e ditur se, prej muajsh shirat bllokojnë qarkullimin e banorëve dhe makinave në kryqëzimin kryesor të hyrjes në qendrën kryesore të qytetit.

Anomalia në kryqëzimin pranë zyrës së pensioneve, në rrugën që tëe çon te komisariati i policisë. Po ashtu e bllokuar është edhe rruga që shërben edhe si unazë për qarkullimin e mjeteve për shkak të punimeve nga  e “albstar”. Deri tani nuk është marrë asnjë zgjidhje për situatën e rënduar, ndonëse ka patur reagime të shumta nga qytetarët.

Agim BLLOSHMI

Ikje të tjera nga PS, socialisti i zhgënjyer me Ramën pret me gërshërë teserën e PS. Alibeaj: Të bashkuar fitojmë në 25 Prill

Në Hekal të Mallakastrës banorët shprehën mbështetjen për PD dhe zhgënjimin nga qeverisja 8 vjeçare e Edi Ramës. Në një takim me kandidatët Enkelejd Alibeaj dhe Agron Kapllanaj një banor i Hekalit grisi në mënyrë demonstrative teserën e PS duke shprehur zhgenjim dhe indinjatë për mosmbajtjen e premtimeve nga Edi Rama.

“U bëra anëtar i PS se besoja se Edi Rama do të bënte pune të mira. Unë merrem me ndërtim, nga koha e Sali Berishës, kur kisha edhe 200 mijë lekë në xhep në ditë, tani jetoj me pension, fëmijët më kanë ikur, se nuk ia dilnin. Gezimi ka një teserë këtu që do ta grisë përpara jush se nuk e dua”, tha Gëzim Hoxha duke nxjerrë nga portofoli teserën e PS dhe duke e prerë me gërshërët që i kishte marrë me vete. Ai u beri thirrje socialistëve të bëjnë të njëjtën gjë dhe të votojnë PD.

Kandidati Agron Kapllanaj tha se, bashkimi i socialistëve si Gëzimi me PD dhe ndryshimin është vendimii u duhur për t’i mbyllur derën dështimin që po troket për herë të tretë në derën e çdo familje. Mesazh bashkimi dha edhe drejtuesi i qarkut të Fierit, Enkelejd Akibeaj.

“Përkundër ndasive që Edi Rama ka bërë që të përcajë shqiptarët, esoj se të bashkuar me dhimbsurinë për njeri-tjetrin me dashurinë për të vegjëlit, me dëshirën ëpr të rikthyer dhe rimbledhur familjen shqiptarë të shëprndarë nëpër botë, kjo është sifda që kemi të gjithë dhe do ta bëjmë të gjithë bashkë në 25 prill, të votojmë për familjen tonë për të ardhmen”, tha Enkelejd Alibeaj.

Si Shqipëria ka instaluar “me ligj”, farsat zgjedhore!

Nga Erl Kodra Shqipëria nuk bën zgjedhje parlamentare, por farsë zgjedhore Analizë Juridike e Papajtueshmërisë së Kodit Zgjedhor me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë I. Objekti Objekti i...