31.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

Basha: Akt kriminal i Ramës, kërkon t’ju marrë votën qytetarëve pastaj t’u prishë shtëpitë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e një video, ku drejtori i Kadastrës, Artan Lame thotë se, kemi urdhër nga Rama që të premtojmë për fushatë për 100 legalzime, por nuk do t’i legalizojmë.

Basha nga Kamza e ka cilësuar këtë si akt kriminal. Para qindra mbështetësve demokratë Basha tha se, Rama premton legalizime, por në të vërtetë kërkon të marrë votën e qytetarëve duke mashtruar.

Në fjalën e tij Basha tha: “Drejtori i Kadastrës me porosi të Ramës udhëzon që të shkojnë derë më derë e t’u thonë familjeve që do t’jua bëjmë legalizimin pasi të na e jepni votën, por në fakt ne nuk mund t’jua bëjmë po s’mund t’jua themi tani.

Ky është një akt kriminal se çdo shtëpi nga ato qindra mijëra që ai do ti prishë pas 25 Prillit është sakrifica e jetës, është sakrifica e familjes, është sakrifica e bijve dhe bijave tuaja në emigracion.

Premton legalizim kur në fakt qëllimi është t’jua prishë pas zgjedhjeve pa dëmshpërblim, vetëm që t’ju marrë votën me mashtrim.

Ky është Edi Rama i vërtetë, ky është Edi Rama i 8 viteve që vetëm pak metra më tej firmosi legalizimin falas. Ja, dëgjojeni siç e dëgjoi gjithë Shqipëria sot, kjo është politika që shkatërroi vendin për 8 vite me radhë, ky është njeriu që kërkon edhe 4 vite të tjera.

Le ta marrë përgjigjen nga Kamza, nga Paskuqani, nga Zall-Herri, nga Tirana dhe nga gjithë Shqipëria, më 25 Prill ne do e largojmë duke votuar numrin 9”.

Basha nga Kamza: Do të jetë një fitore e jashtëzakonshme, më e madhja në histori

Kryetari i PD, Basha është pritur sot nga mijëra banorë të Kamzës me entusiazëm. Basha ka deklarur se fitorja e zgjedhjeve të 25 Prillit do të jetë e jashtëzakonshme. “Do të jetë fitorja më e madhe në historinë e këtyre 30 viteve”, tha Basha.

“Mirë se ju gjej vëllezër, motra, zonja, zotërinj, të reja dhe të rinj të Kamzës, të Paskuqanit dhe të Zallherrit këtu ku për asnjë çast nuk pushon së rrahuri zemra e lirisë, demokracisë dhe Shqipërisë si gjithë Europa. Mirë se ju gjej ju nëna e baballarë që keni hapur dyert e shtëpive tuaja dhe ju kam vizituar këto 8 vite të gjata vuajtjesh e mundimesh, dhimbje e varfërie dhe që sot ju shoq pa përjashtim me buzëqeshje në fytyrë dhe me sytë që ju shndrisin sepse ju e dini, të gjithë e dinë se e diela e fitores po afron. E diela e fitores së thellë do i takojë të gjithë shqiptarëve të bashkuar për ndryshim.

Do jetë pjesëmarrja më masive në historinë e vendit dhe fitorja më e thellë e shqiptarëve të bashkuar dhe të vendosur për ndryshim. Këtë e dëshmon kjo prani e jashtëzakonshme sot këtu në Kamëz. Këtë e kam parë në sytë e nënave dhe të baballarëve, në sytë e të rinjve dhe të rejave nga Saranda në Tropojë. E prek dhe e shoh kudo padurimin, etjen për ndryshimin që po vjen dhe nuk ka forcë që ta ndal. Sepse forca e ndryshimit ndodhet këtu, në këtë shesh dhe dhjetëra e qindra të tjerë si ky. Të mbushur me shpresë, me besim dhe vendosmëri për t’i dhënë fund dimrit 8-vjeçar, për ta larguar njëherë e mirë me votën më të madhe popullore njeriun që 8 vite me radhë e mbajti vendin peng. Shkatërroi familjet tona duke i ndarë me emigracion, nëpërkëmbi dhe përbuzi banorët e Kamzës dhe gjithë Shqipërisë.

8 vite dështime, 8 vite mashtrime. Tani po vjen ora, dita e shqiptarëve, për t’i dhënë përgjigje duke votuar numrin 9. Më 25 prill të gjithë bashkë drejt kutive të votimit do të votojmë numrin 9. Për nënat tona që kanë parë vatrat t’u boshatisen. Dhjetëra mijëra baballarë, prindër, bashkëshortë të mbetur pa punë, pa siguri për bukën e fëmijëve të tyre, pa siguri për sakrificën e jetës së tyre, shtëpitë e tyre. Të gjithë bashkë këtë të diel do të votojmë numrin 19”, deklaroi kreu i PD.

Basha tha se ora e ndryshimit nuk ka të ndalur, ndaj të gjithë bashkë të bëjmë të mundur këto 4 ditë të fundit, asnjë të mos mbetet në shtëpi, të gjithë t’u drejtohemi kutive të votimit. Sipas tij, PD është në rrugën e një fitoreje të jashtëzakonshme, fitores më të madhe në historinë e Shqipërisë!

“Ndryshimi që Shqipëria, Kamza dhe Tirana e shqiptarët duan është në dorën tonë. Mjaftojnë të shkojmë të votojmë numrin 9. Kështu të hapim bashkë derën e shpresës, derën e besimit tek e ardhmja, derën e mundësive ekonomike për çdo shqiptar dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme të Shqipërisë.

Do të jetë një nga ato fitore historike të cilat do të mbahen mend për bashkimin e shqiptarëve si asnjëherë më parë. Sheshi është mbushur me demokratë, me qëndrestarë, por në mes këtij sheshi kam takuar dhe takoj dhe qytetarë të tjerë, deri dje të pavendosur, socialistë të zhgënjyer e të vendosur për ta bërë 25 prillin një festë për familjen e tyre. Ti përveshim dhe njëherë mëngët për të bërë të mundur zhvillimin e vërtetë, duke i dhënë fund abuzimit 8-vjeçar.

Më 25 prill duke votuar për numrin 9 do votoni për amnistinë totale të këtyre gjobave korruptive dhe çlirimin e këtij laku për 350 mijë familje shqiptare. Me planin tonë ekonomik ne do mundësojmë që siç po shndrit ky diell do shndrisin sytë e prindërve, të pensionistëve, bijve të tyre, të njerëzve punëtorë, fermerëve dhe gjithë qytetarëve shqiptarë. Këtë që shoh dhe prek këtu në këtë shesh dhe që e kam parë ditë për ditë dhe natë për natë, këtë etje për ndryshim ta kthejmë në uraganin e votave për ndryshim. Ditën e diel masivisht për veten tuaj, familjet tuaja, për rininë e mrekullueshme, për Shqipërinë si gjithë Europa, votoni numrin 9. Bashkë për ndry

Aktori: Patronazhistja më ka hyrë në shtëpi, nuk votoj kurrë PS-në

Pas çështjes së patronazhistit dhe vjedhjes së të dhënave, që janë kthyer në shqetësimin më të madh në vend, aktori i humorit Rezart Veleshnja ka reaguar për këtë situatë.

Ai shprehet se thjesht për faktin që është përgjuar me detaje për gjithçka që ka bërë gjatë këtyre viteve, s’do t’ia japë më kurrë votën Partisë Socialiste.

“Më në fund pash databazën dhe më kishin kontrolluar çdo gjë timen, kunata, nga ka ardhur, nga vjen, kishte hyrë në familjen time, do votojë për PS, i ati ka dalë në pension. Njëherë e përgjithmonë, sa të kem jetën, për këta njerëz që mua më kanë bërë këtë gjë, që më kanë kontrolluar jetën dhe çojnë dhe informacione që është i sigurt ky që do votojë për ty, nuk e kanë votën vetëm nga kjo gjë Unë për PS isha me thënë të drejtën, do ta hidhja votën pas shumë vitesh, nuk do ta jap më, vetëm për këtë patronazhistin”, tha aktori, i ftuar sot në “Wake up”.

Ja si duhet të ushqeheni pasi keni bërë vaksinën për të shmangur efektet anësore

Ndërkohë që vaksinimi masiv vijon, njerëzit duhet të përballen me efektet anësore të saj, duke filluar nga: dhimbje tek vendi i injektimit, ënjtje, temperaturë, dhimbje muskujsh, lodhje apo dhimbje koke

Të gjithë këto simptoma janë në fakt një shenjë e mirë, që tregon se trupi po krijon imunitet dhe do të zbehen gradualisht me kalimin e ditëve, por gjatë kohës që kjo ndodh duhet të tregoni kujdes me dietën ushqimore, shkruan Huffington Post.

Çfarë duhet dhe s’duhet të konsumoni pasi keni bërë vaksinën?

1. Pini çaj xhinxheri nëse keni të përziera
Xhinxheri bën mrekulli për problemet me stomakun. Bëni një çaj dhe konsumojeni pak pasi të keni bërë vaksinën.

2. Hidratohuni me lëngje të shëndetshme
Që nga uji, tek çaji e deri tek uji i gazuar, mos u kurseni me pije. Temperatura e shkaktuar nga një vaksinë mund t’ju çojë drejt dehidratimit të trupit.

3. Mbani një dietë të shëndetshme, mesdhetare
Filloni të konsumoni gjëra të shëndetshme disa javë para se të bëni vaksinën. Dieta mesdhetare që përmban fibra, proteina, perime dhe shumëllojshmëri frutash këshillohet për të forcuar metabolizmin.

4. Kthejuni recetës së supës me pulë
Perfekt për efektet anësore të stomakut pasi keni marrë injeksionin.

Pse është krijuar Superliga dhe çfarë do të ndodhë me Kupën e Kampioneve dhe kampionatet, flet Perez

“Shumë klube të rëndësishme në Spanjë, Itali dhe Mbretërinë e Bashkuar duan të gjejnë një zgjidhje për një situatë shumë të keqe financiare. Mënyra e vetme është të luani lojëra më konkurruese. Nëse në vend që të luani CHL, Superliga ndihmon klubet të rimarrin fitimet e humbura”.

“Këtu në Real Madrid kemi humbur shumë para, të gjithë po kalojmë një situatë shumë të keqe. Kur nuk ka fitim, mënyra e vetme është të luajmë lojëra më konkurruese gjatë javës. #SuperLiga do të shpëtojë klubet financiarisht”.

“Futbolli duhet të evoluojë si çdo gjë në jetë. Futbolli duhet të përshtatet me kohën në të cilën jetojmë tani. Futbolli po humbet interesin, të drejtat e TV po zvogëlohen. Ne donim të bënim #SuperLigën, pandemia na ka dhënë urgjencë: tani të gjithë jemi shkatërruar në futboll”.

Futbolli duhet të ndryshojë për të qenë më tërheqës globalisht. Në vend që të bënte Ligën e Kampionëve sepse humbi interesin si ai në vitin 1950, ndryshimi vjen dhe madje në atë kohë FIFA dhe UEFA ishin kundër tij. Por, kështu ndryshoi futbolli … “.

“Gjëja tërheqëse në futboll është të luash midis klubeve të mëdha, vlera për televizionin rritet dhe gjenerohen më shumë të ardhura. Nuk janë vetëm të pasurit që duan #SuperLigën, ne po e bëjmë për të shpëtuar futbollin sepse është në një moment kritik”.

“Do të bëhet si një piramidë sepse ne klubet e mëdha do të kemi më shumë para dhe do të jemi në gjendje t’i investojmë duke blerë lojtarë … nëse klubet e mëdha humbasin paratë e tyre siç po ndodh, i gjithë sistemi i futbollit rrëzohet si me Ligën e Kampionëve. “.

A është një ligë e mbyllur?
“#SuperLiga NUK është një ligë e mbyllur, nuk është absolutisht e vërtetë. Kushdo që fiton pesë vendet në dispozicion do të jetë në gjendje të luajë me ekipet e tjera më të mira në botë”.

“Ne do të flasim me UEFA-n, siç thamë në deklaratë. Ne duhet të diskutojmë me UEFA-n, 5 vendet e disponueshme në #SuperLigë. UEFA ka punuar për formatin e ri të UCL, por unë sinqerisht nuk e kuptoj atë. Ne duam ta ruajmë futbollin”.

“UEFA është një monopol, por duhet të jetë më transparent. Ne duam të ruajmë futbollin për 20 vitet e ardhshme, është në një kohë të një rreziku serioz. Nëse fitoni, merrni 120 deri 130 milionë euro nga UEFA por me # SuperLigën do të fitojmë shumë më tepër”.

A do të ndalohen lojtarët të luajnë lojëra ndërkombëtare?
“Lojtarët e ndaluar nga gara ndërkombëtare dhe ekipet kombëtare sipas UEFA? Mos u shqetëso, kjo NUK do të ndodhë. Ata nuk do të ndalohen nëse bashkohen me #SuperLigën”.

A do të ndalohen klubet nga ky sezon në Ligën e Evropës/Ligën e Kampionëve?
“Real Madrid, Manchester City dhe Chelsea si klubet e tjera të #SuperLigës NUK do të ndalohen nga Liga e Kampionëve ose ligat e brendshme. 100%, jam i sigurt. E pamundur”.

Çfarë do të ndodhë me Ligën Premier?
“Edhe në Ligën Premier, nëse klubet më të mira janë më të forta ekonomikisht, të gjitha klubet e tjera do të bëhen gjithashtu më të forta. Kjo është një fakt. Ne duam të dialogojmë me UEFA-n siç kemi propozuar në #SuperLigë, ne duam të shpëtojmë futbollin”.

A janë ftuar PSG dhe Bayern?
“PSG NUK u ftua, që nga sot. Ne madje nuk kemi folur me klube gjermane. Tani jemi 12 klube, duam të bëhemi 15 klube. Nëse PSG dhe Bayern Munich refuzojnë, gara e #SuperLigës nuk do të anulohet. Këto janë gjepura”.

“Presidenti Ceferin ofendoi Andrea Agnelli sot, nuk është e mundur. Është çmenduri të diskutosh një president të një klubi botëror si Juventus. Kjo është diçka e papranueshme, UEFA duhet të ndryshojë, ne nuk duam një president që fyen presidentët e tjerë”.

“15 klubet themeluese janë ato që kanë më shumë rëndësi për sa i përket argëtimit. Të tjerët si Napoli, Roma do të kenë një shans të jenë në garë një vit apo një tjetër dhe pastaj le të shohim”.

“Kjo # SuperLigë nuk është për të pasurit, por është për të shpëtuar futbollin. Nëse kjo vazhdon, futbolli do të zhduket dhe deri në vitin 2024 ne do të ishim të vdekur. Kjo është mënyra e vetme për të shpëtuar të gjithë: klube të mëdha, të mesme dhe të vogla”.

“Boris Johnson tha se ai do të bëjë gjithçka për të anuluar # SuperLigën sepse ata i shpjeguan atij se Liga Premier do të zhdukej: është false, nuk është e vërtetë. Gjithçka do të kthehet në normalitet …”

“Real Madrid dhe klube të tjera të SuperLigës NUK do të përjashtohen nga ky edicion i Ligës së Kampionëve. Kjo nuk do të ndodhë, ligji na mbron. Kjo është e pamundur”.

Po në Ligën e Kampionëve?
“Formati i ri i Ligës së Kampionëve për 2024 është diçka absurde. Unë nuk kam asnjë interes personal për ta bërë këtë #SuperLigë, unë nuk jam pronari i Realit, por vetëm president sepse Reali është në pronësi të anëtarëve. Unë vetëm dua të ruaj futbollin”.

“Barcelona po kalon një situatë të vështirë ekonomike, Laporta menjëherë kuptoi dhe pranoi si të gjitha klubet e shkëlqyera në botë. Kjo #SuperLigë do të shpëtojë të gjithë botën e futbollit”.

“Ne nuk e kemi ftuar PSG-në akoma, ne do të flasim me shumë klube dhe do t’i shpjegojmë ata rreth projektit # SuperLigës. Nëse Bayern refuzon të bashkohet nuk do të anulohet, mos u shqetësoni. Ne gjithashtu do të punësojmë disa nga gjyqtarët më të mirë në botë”.

A mund të tërhiqen klubet?
“Kontrata e #SuperLigës është e detyrueshme. Askush nuk mund të largohet, ne do të punojmë të gjithë së bashku. Të gjitha klubet nënshkruan kontratat të shtunën e kaluar, nuk ka asnjë problem”.

“Pse nuk janë pagat në UEFA dhe La Liga publike? Pse nuk janë ulur pagat si gjithë të tjerët gjatë pandemisë? Na duhet më shumë transparencë. Ne e dimë pagën e LeBron James, por nuk e dimë pagën e presidentit të UEFA-s “.

Kur do të fillojë?
“Nëse mund të fillojmë me #SuperLigën në gusht, ne do ta bëjmë atë. Ne do të bëjmë më të mirën për të filluar këtë vit. Ne duam të arrijmë një marrëveshje me UEFA-n dhe palët e tjera të përfshira. Ne do të flasim me UEFA-n, FIFA-n dhe jo vetëm”.

“Nëse nuk mund të gjejmë një marrëveshje me UEFA-n, NUK do të tërhiqemi. Nëse ata duan të presin për vitin 2024 për të bërë reformën, ata mund të presin. Ne nuk jemi duke pritur për askënd sepse kemi nevojë për #SuperLigën”.

“Nëse tifozët i shohin ndeshjet e futbollit shumë të gjata mund të jetë për shkak se ato nuk janë mjaft interesante … ose ndoshta mund të na duhet t’i bëjmë më të shkurtra ndeshjet e futbollit”.

Cristiano Ronaldo dhe transferimet e tjera të Real Madridit?
“Cristiano Ronaldo nuk do të rikthehet te Real Madridi. Nuk ka sens, ai ka kontratë me Juventusin”.

“Tifozët më kanë kërkuar të blejë Mbappen. Por unë u them që mos u shqetësoni, ai është një lojtar i mirë”.

“Babai i Haalandit ka vizituar qendrën tonë në Valdebebas. Mbappe dhe Haaland janë lojtarë të shkëlqyer, por çfarë kanë bërë Messi e Ronaldo, është e pabesueshme”, ka përfunduar Perez.

5 arsye përse keni etje gjatë gjithë kohës

Qëndrimi jashtë në diell gjatë gjithë ditës ose ngrënia e një ushqimi pikant është normal të bëjë që t’ju pihet ujë, por nëse ndiheni gjithnjë të etur ose sikur sado ujë të pini, asgjë s’do jua shuajë etjen, mund të jetë më shumë sesa dehidrimi i përkohshëm.

Gojë e thatë
Në mënyrë logjike, kur e ndjeni gojën si “të thatë”, kjo do t’ju sjellë etje. Gjendja e gojës së thatë njihet ndryshe si xerostomia dhe në këtë rast, gjëndrat tuaja nuk prodhojnë mjaftueshëm pështymë për të mbajtur gojën e lagur. Mund ta adresoni këtë problem te mjeku/stomatologu juaj.

Diabeti
Kur keni diabet, glukoza grumbullohet në gjak, duke i detyruar veshkat të punojnë shumë për ta thithur atë. Kur veshkat nuk mund të mbajnë më, ju do të prodhoni më shumë urinë sesa normalisht. Urinimi i shpeshtë do të sjellë etje dhe kjo do të bëjë që trupi të kërkojë më shumë lëngje/uje.

Anemia
Ndërsa anemia përkeqësohet, ajo mund të shkaktojë etje së bashku me simptomat tipike si dobësi dhe lodhje. Trupi humbet qelizat e kuqe të gjakut më shpejt sesa mund t’i zëvëndësojë dhe do të përpiqet ta kompensojë humbjen e lëngjeve duke shkaktuar etje.

Dietë me pak karbohidrate
Nëse jeni duke marrë një dietë me pak karbohidrate, si dieta popullore keto, mund të vini re se jeni më të etur se zakonisht. Rezulton se ky është një efekt anësor normal.

Më shumë stërvitje
Një tjetër arsye pse jeni më të etur është thjesht sepse keni rritur intensivitetin e stërvitjes. Nëse jeni më aktiv se më parë, sasia e ujit që ka punuar për trupin tuaj më parë mund të mos jetë më e mjaftueshme. Kur trupi juaj djersitet më shumë, po humbet më shumë lëngje dhe do të duhet të filloni të pini më shumë për ta kompensuar

COVID-19:/ Aktiviteti i lehtë fizik ndihmon në shërimin më të shpejtë

Një mënyrë jetese pasive shton rrezikun që në rast infektimi me Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin prej saj.

Sipas një studimi të botuar në Revistën Britanike të Mjekësisë Sportive, për të cilin studiuesit ekzaminuan rastet e pothuajse 50,000 pacientëve të infektuarve me koronavirus në SHBA, një mënyrë jetese pasive dhe sedentare shton rrezikun që në rast infektimi me Covid-19 të sëmurët ta kalojnë sëmundjen rëndë e madje të vdesin.

15 përqind e pacientëve të ekzaminuar thanë se kishin 0 deri në 10 minuta aktivitet fizik në javë, rreth 80 përqind kishin një lloj aktiviteti nga 11 deri në 149 minuta në javë, dhe 7 përqind thanë se kishin një aktivitet fizik prej më shumë se 150 minuta në javë.

Nga studimi rezultoi se njerëzit, që të paktën dy vjet para infektimit kanë pasur pak aktivitet fizik, kanë 73 përqind më shumë gjasa që të kenë nevojë për trajtim në spital apo për trajnim në pavionet e reanimancionit dhe 32 përqind më shumë rrezik që të vdesin prej Covid-19, sesa pacientët fizikisht aktivë.

Madje sipas studimit mungesa e lëvizjes përbën një rrezik dukshëm më të lartë për rrjedhën e sëmundjes sesa, për shembull, pirja e duhanit, mbipesha ose tensioni i lartë.

Lajm i mirë nga OBSH: Brenda pak muajsh do ta kemi pandeminë nën kontroll

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetëtisë tha të hënën në një konferencë shtypi se bota mund të vërë nën kontroll pandeminë COVID-19 gjatë muajve të ardhshëm nëse shpërndahen në mënyrë të drejtë mjetet e domosdoshme për ta luftuar sëmundjen.

Aktivistja për ndryshimet klimatike Greta Thunberg, iu bashkua konferencës virtuale nga Suedia. Ajo theksoi “nacionalizmin e vaksinave” dhe tha se është joetike që vendet e pasura po i japin përparësi vaksinimit të shtetasve të tyre të rinj përpara grupeve që rrezikohen nga koroanvirusi në vendet në zhvillim.

“Ne kemi mjetet për të futur pandeminë nën kontroll brenda disa muajsh, nëse ato zbatohen në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë”, tha në fjalimin e tij kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebrejesys.

Ai gjithashtu shprehu shqetësim për shkallën e lartë të përhapjes së COVID-19 tek personat e moshës 29 deri 59 vjeçare në mbarë botën, gjë që sipas tij mund të jetë për shkak të varianteve shumë më ngjitëse.

“U deshën 9 muaj për të arritur një milion vdekje; 4 muaj për të arritur 2 milionë dhe 3 muaj për të arrritur 3 milionë”, tha ai.

Aktivistja Thunberg tha që ndërsa një në katër persona në vendet e pasura tani është vaksinuar kundër COVID-19, vetëm një në më shumë se 500 njerëz në vendet e varfëra ka marrë njërën dozë.

“Nacionalizmi i vaksinave po udhëheq shpërndarjen e vaksinave”, tha ajo.

“E vetmja gjë e drejtë morale është t’u ipet përparësi njerëzve që janë më të rrezikuart, pa marrë parasysh se a jetojnë në një vend të pasur a të varfër”, shtoi aktivistja.

Dëmet mjedisore
Greta Thunberg gjithashtu foli për një lidhje të drejtpëdrejtë mes pandemisë dhe shkatërrimit të mjedisit gjë që, siç thotë ajo, e bën shumë më të lehtë përhapjen e viruseve të rrezikshme nga kafshët tek njerëzit.

“Shkenca tregon se ne do të përjetojmë shumë më shpesh pandemi shkatërruese nëse nuk ndryshojmë rrënjësisht mënyrën e trajtimit të natyrës… Ne po krijojmë kushtet ideale për shpërrndarjen e sëmundjeve nga një kafshë në një tjetër dhe pastaj tek ne”, tha ajo.

Aktivistja u bën thirrje të rinjve kudo që të vaksinohen nëse kanë mundësi për shkak të solidaritetit me kategoritë që rrezikohen, edhe pse këto grupmosha janë më pak të rrezikuara nga COVID-19.

Maria can Kerkhove, epidemiologe në OBSH, tha gjatë konferencës se rritja e fundit e infeksioneve me COVID-19 në të gjithë botën preku grrupmoshat që më herët nuk rrezikoheshin nga pandemia.

“Po shohim rritje të infeksioneve në të gjitha grupmoshat” tha ajo, duke shtuar se rreth 5.3 milionë raste u raportuan javën e kaluar, rritja më e lartë javore që nga fillimi i pandemisë.

“Po shohim ndryshim të lehtë të moshës në disa vende, të nxitur nga shoqërimet pa distancim fizik,” tha ajo.

Ambasadori amerikan në Moskë kthehet në Uashington për konsultime

John Sullivan appears before the Senate Foreign Relations Committee for his confirmation hearing to be the new U.S. ambassador to Russia, on Capitol Hill, on Oct. 30, 2019.

Ambasadori amerikan në Moskë tha të martën se do të kthehet në atdhe për konsultime – një lëvizje kjo që vjen pasi Kremlini e shtyu të largohej përkohësisht, ndërsa Uashingtoni dhe Moska po shkëmbejnë akuza.

Ambasadori John Sullivan tha në një deklaratë se do të kthehet këtë javë në Shtetet e Bashkuara për të diskutuar marrëdhëniet SHBA – Rusi me zyrtarët e administratës së Presidentit Joe Biden. Ai theksoi se do të kthehej në Moskë brenda disa javësh.

“Mendoj se është e rëndësishme për mua të flas drejtpërsëdrejti me kolegët e mi të rinj në administratën Biden në Uashington, për gjendjen aktuale të marrëdhënies dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë”, shprehet zoti Sullivan në një deklaratë të qarkulluar nga ambasada. “Gjithashtu, nuk e kam parë familjen time prej një viti dhe kjo është një tjetër arsye për t’u kthyer në shtëpi për një vizitë”.

Largimi i Ambasadorit Sullivan vjen pasi Rusia të premten për pak sa nuk i kërkoi atij të largohej nga vendi. Rusia tha se i “sugjeroi” të ndjekë shembullin e ambasadorit rus në Uashington, i cili u thërrit për konsultime muajin e kaluar pas përshkrimit që Presidenti Biden i bëri Presidentit Putin si një “vrasës”. Rusia nuk ka caktuar një datë për rikthimin e ambasadorit Anatoly Antonov në Uashington.

Të enjten, administrata Biden njoftoi sanksione ndaj Rusisë për ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2020 dhe për ndërhyrjen kibernetike në agjensitë federale nëpërmjet kompanisë SolarWind – aktivitete këto të mohuara nga Moska. Shtetet e Bashkuara urdhëruan dëbimin e 10 diplomatëve rusë, vunë në objektiv dhjetëra kompani dhe individë dhe i ngritën vështirësi të reja mundësive të Moskës për të marrë hua.

Rusia denoncoi masat amerikane si “absolutisht jomiqësore dhe të paprovokuara” dhe u përgjigj duke urdhëruar 10 diplomatë amerikanë të largohen, duke futur në listën e zezë tetë zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë, si dhe duke shtrënguar rregullat për operacionet e ambasadës amerikane.

Kur urdhëroi sanksionet, Presidenti Biden gjithashtu bëri thirrje për ulje të tensioneve dhe la një derë të hapur për bashkëpunimin me Rusinë në disa fusha të caktuara.

Presidenti Biden theksoi se i tha Putinit se zgjodhi të mos vendosë tani për tani sanksione më të ashpra dhe propozoi të takohen në një vend të tretë gjatë verës. Rusia tha se po e studionte ofertën.

“Do të kthehem në Moskë gjatë javëve në vazhdim, përpara ndonjë takimi mes Presidentëve Biden dhe Putin”, shprehet Ambasadori Sullivan në deklaratën e të martës.

Zëvendës Ministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se “ne jemi në fillimet e analizimit të situatës” në lidhje me propozimin e Presidentit Biden për samitin dhe se asnjë specifikë nuk është diskutuar ende. “Një pikëpyetje e madhe është se çfarë kursi do të ndjekin Shtetet e Bashkuara”, tha zoti Ryabkov, sipas njoftimeve të agjencive ruse të lajmeve.

Ndërsa sanksionet e reja amerikane kufizuan më tej mundësinë e Rusisë për të marrë hua, duke ua ndaluar institucioneve financiare amerikane të blejnë bono të qeverisë ruse direkt nga institucionet shtetërore, ato nuk synuan tregun dytësor. Administrata e Presidentit Biden e la të hapur mundësinë për lëvizje më ndëshkuese nëse do të jetë nevojshme.

Fyodor Lukyanov, një ekspert kryesor i politikës së jashtme me seli në Moskë, tha se ndërsa këshillat e Kremlinit për Ambasadorin Sullivan që të largohej për konsultime nuk arritën deri tek dëbimi, ato pasqyrojnë shqetësimin e Moskës për sanksionet e reja.

“Nëse kontaktet politike janë zvogëluar në zero dhe lidhjet ekonomike kurrë nuk kanë qenë mjaft të ngushta, pse kaq shumë njerëz në ambasada?”, tha zoti Lukyanov. Ai parashikon se lidhjet do të vazhdojnë të përkeqësohen pavarësisht nga oferta e Presidentit Biden për të mbajtur një samit.

“Gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të paktën ndanin një respekt të caktuar reciprok dhe një njohje të legjitimitetit politik të njëri-tjetrit dhe gjërat nuk janë më kështu”, vuri në dukje zoti Lukyanov.

“Secila palë e sheh tjetrën se po shkon drejt kalbëzimit dhe se i mungon e drejta morale dhe politike për t’u sjellë ashtu siç sillet”, tha ai.

Organizata Gazetarët pa Kufi rendit Shqipërinë në vendet “problematike” për lirinë e shtypit

Organizata Gazetarët pa Kufi (RSF) thotë se gazetaria që ajo e quan vaksinën kryesore kundër disinformimit, është bllokuar plotësisht ose pjesërisht në 73% të 180 vendeve të botës.

Organizata e arrin këtë përfundim në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit 2021, sipas së cilit ka pasur një përkeqësim dramatik të gjendjes së gazetarisë.

“Pandemia e koronavirusit është përdorur si bazë për të bllokuar qasjen e gazetarëve në burimet e informacionit dhe raportimin në terren”, thotë RSF-ja.

Vendet në radhitjen e Gazetarëve pa Kufi, klasifikohen në ambiente “të mira”, “pak a shumë të mira”, “problematike”, “të këqija” ose “shumë të këqija”, për lirinë e shtypit dhe identifikohen përkatësisht me ngjyrë të bardhë, të verdhë, portokalli, të kuqe ose të zezë në hartën Botërore të Lirisë së Shtypit.

Vetëm në 7 për qind të vendeve të botës, ambjenti për gazetarinë është shumë i mirë.

Ky numër nuk ka qenë kaq i ulët që në vitin 2013.

Të dhënat e Indeksit, që mat kufijtë e qasjes në informacion dhe pengesat për mbulimin e lajmeve, konfirmojnë përpjekjet dhe masa për bllokimin e gazetarisë.

Të dhënat tregojnë se gazetarët e kanë gjithnjë e më të vështirë të investigojnë dhe njoftojnë për tema të ndjeshme, veçanërisht në Azi, Lindjen e Mesme dhe Evropë.

Sekretari i përgjithshëm i RSF-së Christophe Deloire Orgazuara thotë se “Gazetaria është vaksina më e mirë kundër disinformimit” .

“Por për fat të keq, prodhimi dhe shpërndarja e saj shpesh bllokohet nga faktorë politikë, ekonomikë, teknologjikë dhe ndonjëherë edhe kulturorë. Në përgjigje të përhapjes së disinformimit përtej kufijve, në platformat dixhitale dhe në mediat sociale, gazetaria është rruga kryesore për të siguruar që debati publik të bazohet në një rreze të gjerë dhe të larmishme faktesh”, thotë ai.

Evropa, Ballkani, kontinenti amerikan
Evropa regjistroi një përkeqësim të konsiderueshëm në treguesin e saj të “abuzimeve”, me më shumë se dyfishin e akteve të dhunës në Bashkimin Evropian dhe Ballkan, krahasuar me një përkeqësim prej 17% në të gjithë botën. Sulmet ndaj gazetarëve dhe arrestimeve arbitrare u rritën në Gjermani, Francë, Itali, Poloni e cila ka rënë dy vende, Greqia që ka rënë pesë vende, Serbi dhe Bullgari. Shqipëria dhe Kosova radhiten mes vendeve “problematike”. Nga 180 vende, Shqipëria radhitet në vendin e 83-të, duke fituar një vend nga viti i kaluar, kur ishte në vendin e 84. Kosova ka pësuar një rënie prej 8 vendesh nga 70 vitin e kaluar, në 78 këtë vit. Maqedonia e Veriut ka fituar dy vende, nga 92 vitin e kaluar në 90 këtë vit. Evropa dhe kontinenti Amerikan, vazhdojnë të jenë kontinenti më i favorshëm për lirinë e shtypit, i marrë si rajon, edhe pse në atë amerikan, u regjistrua përkeqësimi më i madh përsa i takon shkeljeve rajonale (deri 2.5%).

Renditje të tjera
Norvegjia renditet e para në Indeksin për vitin e pestë me radhë, edhe mediat e vendit janë ankuae për mungesën e qasjes në informacionin shtetëror për pandeminë. Finlanda e ka mbajtur vendin e dytë ndërsa Suedia është në vend të tretë, të cilin vitin që kaloi e kishte Danimarka, vend që këtë vit është në vend të katërt. Kjo radhitje konfirmon qartë suksesin e “modelit nordik” në përkrahjen e lirisë së shtypit.

Vendi që ka zbritur nga klasifikimi “i mirë” në “pak a shumë të mirë” është Gjermania, në vendin e 13, pasi ka rënë dy vende. Dhjetëra gazetarë të këtij vendi u sulmuan nga mbështetës të grupeve ekstremiste dhe atyre të teorive të konspiracionit gjatë protestave kundër kufizimeve të vendosura për të luftuar panandeminë.

Në të njëjtin grup janë Shtetet e Bashkuara, në vendin e 44-rt, megjithëse viti i fundit i presidencës së Donald Trumpit u shoqërua nga një numër rekord sulmesh kundër gazetarëve (rreth 400) dhe arrestime të gazetarëve (130).

Rusia është në vendin e 150, një më poshtë se vitin e kaluar dhe në kategorinë e vendeve me gjendje “të keqe”. Ajo e përdori aparatin e saj shtypës për të kufizuar mbulimin mediatik të protestave në mbështetje të kundërshtarit të Kremlinit Alexei Navalny.

Kina, e cila vazhdon t’i përdorë censurën, mbikëqyrjen dhe nivelet e propagandës së në internet, në nivele të pashembullta, është përsëri mes vendeve me gjendje “shumë të keqe”. Ajo është në vend të 177 mes 180 vendeve.

Menjëherë pas Kinës është e njëjta treshe e vendeve totalitare që janë gjithmonë në tre vendet e fundit: Turkmenistani, Koreja e Veriut dhe Eritrea.