21.5 C
Tirana
E hënë, 9 Qershor, 2025

Basha: Taksa “Rama” e ktheu Shqipërinë ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë

Kryetari i PD, Lulzim Basha shprehet se, taksa që ka vënë Qeveria “Rama” mbi naftën e ka kthyer Shqipërinë në një ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë.

Basha ka vënë në dukje se, për mekanikën e domosdoshme të bujqësisë në vend, traktorët, nafta është është e lartë. Kur kanë mbetur edhe 5 ditë deri më 25 prill, në rubrikën e tij në Instagram, nga “100 dështimet e Ramës në 8 vite” Basha sjell në vëmendje një tjetër dështim të kryeministrit në ikje.

“Cili paguan çmimin më të lartë për naftën në Shqipëri? Një traktor apo një jaht? Përgjigja: Një traktor. Taksa “Rama” mbi naftën e ka kthyer Shqipërinë në një ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë”, shkruan Basha në një postim në “Instastory”.

“Pas meje qameti” në prillin e 2021!

“Aprés moi le déluge” (në shqip: pas meje u bëftë qameti) është një shprehje e cila i atribuohet mbretit absolutist Luigji i 15 nga dinastia e Burbonëve të Francës. Me keto fjalë monarku egocentrik shprehte një indiferencë cinike për çka mund t’i ndodhte popullit të tij ditën që në fron do të hipte dikush tjetër. Një mesazh të ngashëm, me një modifikim të vogël, duket se po përhap nën rrogoz Kryeministri Rama: “Po ika unë do të bëhet qameti”.

Ky është demarshi i tij që po synon të trembë me skenare destabilizimi e rrëmujendonjë ndëkombëtar me qëllim që t’a bëjë të mbylli sytë para shkeljeve zgjedhore që po bën qeveria apo t’a përdorë më tej në këtë sens.

Interesant është argumenti kushtetues që ai po përdor: Nëse Presidenti nuk do të ma japë mua pas zgjedhjeve emërimin kryeministër megjithëse partia ime PS ka dalë e para atëhere ne do të bëjmë namin!
Ankesa për Presidentin e Republikës dhe argumentimi kushtetues që e mbështeste atë më ngjalli interes dhe më shtyu t’a hulumtoja çështjen. Çfarë gjeta mendoj se janë me interes për lexuesin.

Së pari: Kryeministri pretendon se nuk do të marrë shumicën në Kuvend; sipas tij PS do të ketë diçka më pak se 70 mandate.
Kjo do të thotë se sipas tij Opozita e Bashkuar do të ketë një shumicë, të ngushtë por të qartë! Dallimi midis kësaj që ai thotë privatisht e deklaratave që bën publikisht (PS merr 74 deri 78 mandate) është gjithashtu i qartë.

Së dyti: Kryeministri pretendon se partia e tij do të jetë e para për nga numri i mandateve. Parti e dyte është PD-AN me dy-tre mandate më pak. E treta me distancë është LSI.
Siç thamë më lart aritmetikisht kjo do të thotë që PD-AN dhe LSI ose Opozita e Bashkuar do të ketë shumicën në Kuvend. Me gjasë parti të tjera nuk marrin mandat që nuk i shtohet PS.
Së treti, Kryeministri pretendon se meqë PS do të jetë partia më e madhe (me më shumë mandate)në Kuvend, atij sipas Kushtetutës, i takon të emërohet sërish kryeministër nga Presidenti. Por nëse Presidenti guxon dhe emëron Shefin e opozitës (së djeshme) atëhere ai po shkel rëndë Kushtetutën; po u bë kjo, do të ndodhë qameti ku shkarkimi urgjent i Metës do të jetë vetëm një bubullimë!

Le të konsiderojmë për një çast skenarin e pretenduar të 25 prillit ku PS merr maximalisht 69 mandate dhe Opozita e Bashkuar merr minimalisht 71 mandate.
Neni 96/1 i Kushtetutës thotë: Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

Legjislatura 2021-2025 sipas Kushtetutës fillon në 9 shtator 2021. Që ditën e parë të saj zgjidhet Kryetari i Kuvendit; kjo në shumicën e rasteve në botën demokratike dhe në të tëra rastet në Shqipërinë e pas v.1991 ka konfirmuar mazhorancën e re.
Me të filluar legjislatura, Presidenti duhet të emërojë Kryeministrin i cili dëshmon paraprakisht se mbështetet nga shumica e deputetëve (71 e lart) në Kuvend. Vota miratuese duhet të ndodhë brenda 10 ditësh në seancë plenare.

Kur shumica e deputetëve është e qartë në numra e vullnet, e këto formalizohen në një propozim me shkrim; atëherë emërimi i Kryeministrit nga Presidenti është i thjeshtë e pothuaj automatik. Një praktikë të ngjashme kemi nga zgjedhjet e fundit në Malin e Zi. Tre parti opozitare kandiduan në konkurrencë e pa marrëveshje me njëra tjetrën tok me partinë në pushtet. Mandatet që morën të treja bashkë ishin një më shumë se mandatet e partisë në pushtet (41/40). Pas zgjedhjeve të tre kryetarët e partive opozitare u dakordësuan për koalicion qeveritar. Ata i propozuan me shkrim Presidentit Gjukanoviç (njëkohësisht shefi de facto i partisë në pushtet që kaloi minorancë) kryetarin e partisë më të madhe ndër ato të treja si kandidat për kryeministër; Presidenti e emëroi pa një e dy. Krahasimisht tek ne PD e LSI e kanë shpallur paraprakisht se do të bashkojnë votat për një qeveri të re në Kuvendin e ardhshëm.

Një vëzhgues i informuar i proçesit nuk do t’a kuptonte llogjikën e demarshit të Kryeministrit. Dhe nuk do të kishte faj pasi logjika aty mungon dhe është zëvendësuar nga manipulimi e loja e fjalës. Sipas tij meqë mazhoranca qeveritare e hoqi nga kodi zgjedhor mundësinë e koalicionit shumëlistësh (në shkelje të marrëveshjes së mëparshme me opozitën) atëherë kjo anullon edhe idenë e koalicionit të shprehur në Kushtetutë. Pra sipas tij nëse nuk je regjistruar para zgjedhjeve në KQZ si koalicion, atëhere nuk ke të drejtë të bashkosh votat në Kuvendin e dalë nga ato zgjedhje me vullnetin për të formuar mazhorancën e miratuar qeverinë! Shto këtu edhe idenë fort të çuditshme se duke ndryshuar një ligj të caktuar u ndryshuaka automatikisht edhe Kushtetuta!!

Demarshi nuk është vetëm alogjik e manipulativ por edhe amoral e po aq i dëshpëruar: duke dashur të kapë i pari emërimin si kryeministër, Rama i reduktuar në minorancë don t’i kthehet zanatit të vjetër e të ndukë aty e këtu ndonjë deputet nga mazhoranca e re; deri sa të ngjitet në nivelin 70-71 mandate. Nuk i shkon mendja të pranojë humbjen e të urojë kundërshtarin siç edhe ndodhi tetë e gjashtëmbëdhjetë vjet më parë. Por don patjetër të vazhdojë aty ku ende ulet. Eshtë për të ardhur keq!
Genc Pollo
Ish ministër e deputet

Analisti i njohur: Nuk keni luajtur mendsh të votoni Vuçiçin!

Analisti i njohur, Andi Bejtja ka komentuar shkurt deklaratën e Aleksandër Vuçiç, i cili haptas nga Beogradi u përpoq të bënte fushatë për Edi Ramën.

Sipas Bejtjes, Vuçiç doli publikisht si patronazhist i Ramës. “Është e thjeshtë: Edhe Ramës i doli publikisht patronazhisti vet Aleksandër Vuçiç … dhe ai e shpalli votën e tij për Edi Ramën.

Edhe ju që keni votuar deri dje për Rilindjen nuk besoj të keni luajtur mendsh që në datën 25 të votoni Vuçiçin”, shkruan Andi Bejtja në Facebook.

6.5 milionë lekë për Covidin, i sëmuri: Asnjë mbështetje nga qeveria. Noka: Kanë braktisur çdo familje në Vorë dhe kudo. Ta largojmë me votë

“Qëndroj në shtrat prej dy muajsh me oksigjen për shkak të covid dhe pasojave që më ka lënë ai, por ju jeni i pari që keni ardhur për të më parë”, më thotë Fatmir Karanxha në Picarë, Vorë. Ai Ka shpenzuar rreth 6.5 milion lekë për kurim, por nga shteti nuk ka marrë asnjë qindarkë rimbursim. Rrëfimi i Fatmirit e nxjerr bllof Rilindjen dhe propagandën e saj.

Të luash me shëndetin e qytetarëve është krim! “Këtë mënyrë qeverisjeje do ta largojmë me 25 prill!

Qytetarët shqiptarë meritojnë të trajtohen me dinjitet!”,u shpreh Flamur Noka.

“Ju mirëpresim si kryeministër në Londër”, kryetarja e konservatorëve britanikë në krah të Bashës

• Kryetarja e konservatorëve të kryeministrit Johnson dhe Daniel John Hannan në krah të Bashës: Ju urojmë fitoren dhe ju mirëpresim si kryeministër në Londër. Basha: “Po u kthejmë shqiptarëve shpresën dhe besimin tek vendi.”

• Kryetarja e Partisë Konservatore britanike të kryeministrit Johnson dhe Daniel John Hannan, Bashës: Ju urojmë fitoren dhe ju mirëpresim si kryeministër në Londër. Basha: Duam investime britanike, investime europiane.

• “Ju urojmë fitoren dhe ju mirëpresim si kryeministër në Londër”, kryetarja e konservatorëve britanikë dhe Daniel John Hannan Bashës: Fitorja juaj do të shënojë edhe fillimin e një ringjallje të jashtëzakonshëm për një vend që deri më tani ka mbetur mbrapa. Basha: Pa largimin e Ramës nuk ka ndryshim.

Keryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bisedë me kryetaren e Partisë Konservatore Britanike të kryeministrit Johnson dhe këshilltarin e bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan.

Basha tha se, Partia Demokratike ka filluar një fushatë e cila përqëndrohet në problemet e shumta që ka sot vendi, pas 8 viteve keqqeverisje dhe ngecje në vendnumëro. Kreu i opozitës u shpreh se motoja e PD në fushat bazohet tek nevoja për ndryshim, përmes së cilës Shqipëria të jetë në gjendje të garantojmë rritje ekonomike dhe të ecim të sigurt drejt anëtarësimit në BE.

“Ne kemi marrë që nga fillimi vendimin për të filluar një fushatë pozitive që përqendrohet në problemet e vendit dhe në zgjidhjet e këtyre problemeve. Pas 8 viteve të qeverisjes socialiste që ka premtuar shumë por nuk ka bërë asgjë dhe e ka lënë vendin në vendnmëro në çdo fushë, te gjithë kerkojnë ndryshim. Dhe kjo është bërë motoja jonë: nevoja për ndryshim, bashkimi për ndryshim përmes së cilës ne do të jemi në gjendje të garantojmë rritje ekonomike, prosperitet dhe të ecim të sigurt drejt anëtarësimit në BE. Ju po përballeni në Britaninë e Madhe me numrin më të madh të shqiptarëve që emigrojnë në MB në 8 vitet e fundit. Kemi humbur gjatë 8 viteve të fundit rreth gjysmë milioni bashkëqytarë në një vend me 3 milion, kjo është absolutisht katastrofë”, tha Basha.

Kryedemokrati gjithashtu u shpjegoi të pranishmëve planin e Partisë Demokratike, i cili në thelb përmban përmirësimi e klimës së biznesit, taksa e sheshtë 9%, ulja e taksave për të gjithë njerëzit dhe bizneset që do të ndikoj në veçanti te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sipas Bashës, garantimi i sundimit të ligjit, aftësia konkurruese, klima miqësore e biznesit, taksa e sheshtë dhe trajnimi i të rinjve shqiptarë, do të bëj të mundur që investitorët perëndimor të gjejnë mundësi për të bërë investime në Shqipëri dhe të rinjtë shqiptarë të krijojnë të ardhmen në vendin tonë.

“Dhe për këtë ne kemi përgatitur një plan të detajuar me ekspertët më të mirë të vendit dhe me shumë ndihmë nga ekspertët perëndimorë duke përfshirë ekspertë tuaj. Në thelb të këtij plani është përmirësimi i klimës së biznesit, taksa e sheshtë 9%, ulja e taksave për të gjithë njerëzit dhe bizneset, çka do të ndikojë në veçanti te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë shumica dërrmuese e ndërmarrjeve në Shqipëri. Ato janë palca e ekonomisë shqiptare për të ndihmuar gjithashtu krijimin e një klime që do të sjellë investime në Shqipëri dhe ne jemi shumë të interesuar të krijojmë një klimë pozitive, të sjellim investime në Shqipëri dhe natyrisht të përqendrohemi në një arsimim më të mirë për të rinjtë. Sepse në mënyrë që investimet të vijnë këtu, ata duhet të kenë një klimë biznesi konkuruese, të favorshme dhe taksa të ulëta por gjithashtu një forcë pune profesionale dhe të trajnuar mirë.

Ne po i japim shumë rëndësi në planin tonë trajnimeve ose kualifikimeve profesionale për të rinjtë tanë, në ato zona ku ne i shohim mundësi. Sundimi i ligjit, aftësia konkurruese, klima miqësore e biznesit, taksa e sheshtë dhe më e rëndësishmja trajnimi i të rinjve tanë në mënyrë që të bashkohen, të harmonizohen, për të bërë të mundur që investitorët perëndimor të gjejnë mundësi për të bërë investime këtu në Shqipëri dhe për të rinjtë shqiptarë të gjejnë mundësi në vendin tonë, të qëndrojnë këtu, të kenë një punë të denjë me paga të mira dhe të jenë në gjendje të krijojnë familjet e tyre dhe të jetojnë jetën e tyre në vendin tonë të bukur, sepse është një vend i bukur dhe meriton shumë më mirë”, tha Basha.

Kryetarja e konservatorëve të kryeministrit Johnson, Amanda Milling, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe i uroi kryetarit Basha fitoren më 25 prill.

“Jam shumë e kënaqur që dëgjoj se bashkëpunimi ynë midis partive tona ka mundësuar marrëdhënie më të mira mes nesh dhe ka patur një impakt pozitiv për vendin tuaj. Unë e mirëpres gjithmonë shkëmbimin e eksperiencave midis nesh, pasi kemi mundësi të mësojmë nga njëri-tjetri. Të urojmë fitoren dhe të presim si kryeministër në Londër”, tha  Amanda Milling.

Ndërsa këshilltari bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan tha se është i vetëdijshëm që Shqipëria ka potencial zhvillimi, por që e ka penguar keqmenaxhimi. Ai gjithashtu uroi kreun e opozitës për fitore më 25 prill, në mënyrë që Shqipëria të rimar orientimin perëndimor.

“Jam shumë i inkurajuar nga optimizmi juaj, sepse u binda edhe vetë herën e fundit që isha në në Tiranë se Shqipëria është një vend me një potencial shumë të madh, i cili thjesht është menaxhuar keq për një kohë të gjatë. Ti e the vërtet shumë bukur. Më lejoni që ta shfrytëzoj këtë moment për t’ju uruar gjithë suksesin e mundshëm. Dhe do të thosha mezi pres të të shoh përsëri në Shqipëri, por edhe më shumë se kaq. Pres me padurim t’ju mirëpresim në Londër si kryeministër i një Shqipërie të lire, me ekonomi të lirë dhe me me një orientimin perëndimor. Ndaj për të gjithë ju, forca deri në 25 prill dhe gjthë suksesin e mundshëm”, u shpreh Daniel John Hannan.

Basha-Kryemadhi në Kombinat: Pjesë e programin tonë është dhe rindërtimi me shpejtësi i këtij procesi jetik

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishin sot në mbrëmje në Kombinat ku u takuan me banorët që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej! Si jeni? Jemi këtu për të parë shkatërrimin që po lë pas Edi Rama pas 8 vitesh dështime dhe me dështimin e fundit, atë të rindërtimit që kanë lënë familjet tuaja pa streh dhe jemi këtu për të thënë se etja për ndrshim, domosdoshmëria për ndryshim tani ndihet kudo. Pjesë e ndryshimit në programin tonë, është dhe rindërtimi me shpejtësi. Përfundimin në kohën më të shkurtër të mundshme i këtij procesi jetik. Kjo erë ndryshimi këtu në Kombinat

Monika Kryemadhi: Këtu në Kombinat janë 300 e ca familje, vetëm 10 familje janë këtu në këtë zonë. Kështu që…

Lulzim Basha: Pra, për ne rindërtimi do të kalojë në 3 faza. Vlerësimi i çdo ankese me transparencë, vlerësim real i dëmit, kompensim dhe rindërtim pa asnjë pengesë dhe duke eleminuar të gjitha proçedurat burokratike dhe korruptive të këtyre kohëve, të cilat i mbajtën dy dimëra mijëra familje në çadra. Por njësoj kudo ku kemi qenë nëpër Shqipëri etja për ndryshim ndihet anembanë dhe shikohet në fytyrat e të gjithëve, të nënave, të rinisë që është mbledhur këtu.

Monika Kryemadhi: Janë të mrekullueshëm.

Lulzim Basha: Të mrekullueshëm. Shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë për ndryshim dhe ne jemi të vendosur që votën më 25 prill për ndryshimin ta kthejmë në një qeverisje të shpresës, në një qeverisje të njerëzve, në një qeverisje të zgjidhjeve. Me siguri ju ka rënë në sy edhe ju që edhe Edi Rama e ka kuptuar, e ka mësuar tani që me 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton dhe tani po përpiqet të hapë një deriçkë dhe kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes që do të formojmë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Koalicioni për ndryshim do të bëjë koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim me qëllim për t’i dhënë vendit një qeverisje të ndryshimit, një qeverisje të shpresës, një qeverisje e cila do të hapë rrugën për Shqipërinë në Europë, duke hapur brenda 100 ditëve të para negociatat. Një qeverisje e cila do të kthejë besimin tek ekonomia, tek punësimi dhe tek mirëqenia. Ndaj, le të vazhdojmë së bashku këto 7 ditë që kanë mbetur, maratonën e shqiptarëve të bashkuar për ndryshim sepse me 25 prill Rama humb, Shqipëria Fiton.

Monika Kryemadhi: Jo pa qëllim, jemi sot këtu në këtë orë të vonë në Kombinat sepse këtu ku Edi Rama kërkoj të grabisi pronat tuaja, ku Edi Rama kërkon të grabisi shtëpitë tuaja. Jemi të dy bashkë edhe pse kemi 2 vjet që nuk ndahemi asnjë moment, erdhëm këtu sepse këtu fillon shtëpia e shqiptarëve, këtu fillon shtëpia juaj, sepse fronti opozitarë, që nuk është më front opozitarë po është fronti shqiptarë, mendon për shqiptarët, mendon për shtëpitë tuaja, mendon për familjet tuaja dhe ne jemi në shtëpitë tuaja, sepse ai po rindërton vetëm xhepat e vetë 3 dimensionalë dhe nuk po rindërton asnjë shtëpi të hallexhiut. Prandaj me 25 prill, sot ne jemi bashkë këtu edhe unë edhe zoti Basha, për tju thënë të gjithë shqiptarëve, që ne jemi një dhe jemi një me të Shqipërinë. Unë nuk është se jam shqetësuar por në fakt sot e kamë kuptuar tmerrin e madh të Edi Ramës. Sot deklarata e sotme e Presidentit të Serbisë tregonte hallin e madh të Edi Ramës sepse çfarë shikon ai? Shikon te Lulzim Basha, shikon te Monika Kryemadhi, shikon te çdo demokratë, te çdo lsistë, te çdo socialistë i ndershëm që do të votoj në 25 prill kundër Edi Ramës dhe Rilindjes dhe pro erës së ndryshimit. Prandaj mos ndaloni çdo ditë me njerëzit sepse ne ju japim fjalën dhe do t’i qëndrojmë jo vetëm procesit të Integrimit Europian që tha zoti Basha, por do ti qëndrojmë rindërtimit dhe do ta çojmë deri në fund, ju të vendosni, ju të rindërtoni shtëpitë në pronat tuaja. Zoti Basha ka një plan të qartë për të ecur në rrugën e integrimit Europian dhe ne jemi të gjithë bashkë për ta çuar Shqipërinë në Europë, sepse fëmijët e shqiptarëve meritojnë një Shqipëri Europiane, nuk meritojnë Shqipërinë e një të mbaruari që i iku koha.

Në fund regjimi i frikësohet përballjes me veten

Nga Namir LAPARDHAJA

Gjatë vizitës së Edi Ramës dje në Berat, të rinjtë e FRPD-së gjetën një mënyrë mjaft origjinale për ta përshëndetur: morën disa shezlonge, çadra plazhi, komerdare…, dhe improvizuan çaste argëtimi në ishullin e premtuar mbi lumin Osum.

Ata ishin paqësor. Në pamje dhe foto duket qartë se nuk kanë rrezikuar askënd. Kanë qenë larg takimit të kryeministrit, nuk kanë organizuar asnjë miting apo antimiting. Aq më pak të dhunshëm apo të rrezikshëm.

Kaq ka mjaftuar për drejtuesit e policisë që sot, me urdhër politik, të procedojnë disa prej pjesëmarrësve në këtë aktivitet për organizim të mitingut të paligjshëm etj. E kanë nisur në mëngjes me mbajtjen për disa orë në komisariat të foto-reporterit K. Gozhina, i cili ishte duke filmuar dhe bërë foto, kanë vijuar me nënkryetarin e forumit rinor, me vajzën e kandidatit nr. 2 në listën e PD në Berat, e cila është edhe shtatzënë , dhe me të rinj të tjerë.

Është e patolerueshme për Policinë e Shtetit që të bëhet vegël e pushtetit në ikje, duke iu bindur urdhrave të verbër të partisë.

Veprime të tilla vijnë nga paniku i humbjes dhe duket sikur regjimi në ditët e fundit i frikësohet përballjes me veten.

Sepse edhe të rinjtë e FRPD-së këtë bën: i treguan kryeministrit pasqyrën e mashtrimeve.

Dhe sa keq del ai përballë asaj pasqyre…!

“Shqipëria fiton Shëndetësinë”, Spahia takon kandidatët e PD me mjekët e Spitalit të Shkodrës

Programi i PD vendos sistemin e shëndetësisë në shërbim të qytetarëve, jo të pazareve

Bardh Spahia organizoi një takim të perbashkët mes kandidatëve të PD në Shkodër dhe mjekëve të Spitalit të Shkodrës.

Programi i PD për shëndetësinë ishte në qendër të diskutimit, duke vënë theksin tek garancitë për zbatimin e tij.

“Me programin e PD garantohen të drejtat e pacientit, por edhe të drejtat e profesionistëve të shëndetësisë, në mënyrë që të mos ndihen në mëshirë të fatit duke rikthyer dinjitetin e pacientëve shqiptarë dhe mjekëve dhe infermierëve”, u shpreh Bardh Spahia me profesion mjek kirurg.

Ndërsa Helidon Bushati, drejtues politik i qarkut Shkodër theksoi braktisjen nga qeveria të kësaj zone.

Helidon Bushati: Në 8 vite të PD në Shkodër janë investuar 18 milion euro në Shkodër, gjatë qeverisë së rilindjes nuk janë investuar as 1/5 e investime në krahasim me qeverinë 2005-2013.

Gjatë takimit, kandidatët dhe mjekët shkëmbyen mendime për ta bërë të mundur që sistemi shëndetësor t’i shërbejë çdo qytetari.

Emilia Koliqi: Në programin e PD është imediate ndryshimi i bazës ligjore, dhënia e sigurisë dhe cilësisë së barnave për të gjithë rrjetin shëndetësorë.

Arben Gjuraj: Mjeket janë kthyer në statisticienë, nuk është faji i mjekëve por faji i sistemit që është instaluar.

Greta Bardeli: Është një program që nuk i shërben vetëm një grupi njerëzish, por është një program që i shërben cdo qytetari
Shpëtim Ymeri (mjek):

Investimet nuk bëhën me mjekësi falas, nuk ka mjekësi falas, buxheti duhet të rishikohet, nuk mbahet shëndetësia apo një spital me buxhete të vogla, kjo skemë është një vuajtje, është e njëjta formulë. Reformapër mjekimin e pakujdesshëm ka mbetur aty, është harruar ai nen!

Muhamet Bushati (mjek):

Shëndeti publik duhet patjetër të investohet në atë sektor. Pandemia nxori atë që për këto vite është degraduar. Mjeku i familjes është i diskriminuar.

Bardh Spahia: Menjëherë me ardhjen në krye të punëve të vendit të PD, ne e kemi bërë publike qëndrimin tonë, do të ketë një sitë të të gjithë PPP-ve,dhe të gjitha aferave të cilat kanë shkleje do ti dërgohen drejtësisë në mënyrë që cdokush të marrë atë që meriton.

Investitorë dhe biznesmenë nga SHBA thirrje shqiptarëve: Votoni PD dhe Bashën, janë alternativë shpresëdhënëse

Një grup biznesmenësh, investuesish dhe aktivistësh shqiptaro-amerikanë i kanë bërë thirrje popullit të Shqipërisë që më 25 prill të votojnë për ndryshimin.

Në thirrjen e nënshkruar nga 48 figura amerikano-shqiptare të disa fushave, theksohet se në Shqipëri alternativë shpresëdhënëse duket të jetë Lulzim Basha me PD dhe opozitën, për shkak edhe të programit ekonomik.

Nga ana tjetër sipas tyre qeverisja e Ramës ka sjellë një thellim të problemeve, dhe vota për PS më 25 prill do të ishte vijimi i një rruge pa krye.

Prandaj për ta zgjidhja është e qartë, më 25 prill është momenti për të çuar Ramën në opozitë.

Thirrja e biznesmenëve, investuesve dhe aktivistëve shqiptaro-amerikanë:

Koha për ndryshim

Biznesmenë, investues dhe aktivistë shqiptaro-amerikanë i bëjnë thirrje popullit shqiptar të hapë një kapitull të ri historik, për Shqipërinë, me zgjedhjet e 25 prillit

Në 25 prill 2021 shqiptarët në Shqipëri do t’u drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar fatin e vendit të tyre për katër vitet e ardhshme.

Si bashkatdhetarë, vëllezër të një gjaku e gjuhe, Shqipëria është në mendjen dhe zemrën tonë dhe i ndjekim me shqetësim zhvillimet në atdhe.

Është bindja jonë se zhvillimet e tetë viteve të fundit kërkojnë një ndryshim të thellë politik në vend.

Komuniteti i biznesmenëve shqiptaro-amerikanë mbetet një potencial i madh investues të cilin Shqipëria deri tani nuk ka ditur ta shfrytëzojë. Shumë prej nesh janë biznesmenë, investues, punojnë apo kanë lidhje me kompani të mëdha investuese amerikane.

Dëshira për të investuar në Shqipëri nuk ka munguar kurrë. Ajo që ka munguar është një klimë miqësore e mikpritëse ndaj investimeve serioze nga jashtë.

Në këto vitet e fundit, gjendja është keqësuar edhe më tej. Mbizotërimi i oligarkëve, mungesa e konkurrencës së ndershme, korrupsioni, zgjatja e duarve të politikës në ekonominë private, mungesa e besimit te institucionet e rendit dhe të drejtësisë, problemet me pronat janë vetëm disa nga faktorët e shumtë që pengojnë një bum investimesh që do të shndërronte katërcipërisht ekonominë shqiptare.

Në vend të kthesës së vonuar, qeverisja e Edi Ramës ka sjellë thellimin edhe më tej të këtyre problemeve.

Ky nuk është thjesht gjykimi ynë, por përfundimi i shumë raporteve institucionale ndërkombëtare për Shqipërinë. Po sjellim vetëm shembullin e Departamentit të Shtetit Amerikan në Raportin e tij për Klimën e Investimeve për vitin 2020, i cili thekson se: “investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes”, për shkak “të problemeve të vazhdueshme në Shqipëri”, si “korrupsioni, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave”, ku “raportimet e korrupsionit në prokurimet qeveritare janë të zakonshme, përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka ulur mundësitë e konkurrencës, përfshirë investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë.”, sepse “Korrupsioni endemik, zbatimi i pabarabartë i legjislacionit, burokracia e rëndë dhe mungesa e transparencës, të gjitha e pengojnë komunitetin e biznesit”.

Kryeministri Edi Rama ka pasur kohë të mjaftueshme për të ndërmarrë reforma që mund ta ndryshonin këtë realitet. Në vitet e fundit majde ai ka kontrolluar në mënyrë të plotë institucionet e shtetit – me një parliament pa opozitë, me një pushtet lokal 100% në duart e partisë dhe koalicionit të tij, me një promovim masiv të të preferuarve të tij në systemin gjyqësor dhe organet e rendit.

Që prej rrëzimit të komunizmit, Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë më afër një sistemi monist, ku një parti e e vetme dhe një lider autokrat të ketë pasur kaq shumë pushtet.

Me të gjitha mjetet e shtetit në duart e tij, ku janë arritjet e Edi Ramës?

Ekonomia ka vijuar të lëngojë, varfëria dhe papunësia të rritet, ikja në emigracion i talenteve dhe profesionistëve të rinj është thelluar, ndërsa besimi te e ardhmja e vendit ka rënë.

Historia i ka dhënë Edi Ramës pushtetin maksimal që mund t’i jepej një drejtuesi në demokraci dhe ai nuk ka sjellë ndonjë rezultat frymëzues.

Vota për Partinë Socialiste do të ishte vazhdim i një rruge pakrye nga e cila Shqipëria duhet të dalë sa më parë. Do të ishte nxitje tendencave autokratike, e atyre për ngurtësimin e ekonomisë, për pasurimin e një rrethi gjithnjë e më të ngushtë oligarkësh, vazhdim i sulmit ndaj trashëgimisë kulturore e kombëtare të vendit etj.

Një alternativë shpresëdhënëse duket se vjen nga opozita dhe sidomos nga programi ekonomik i Partisë Demoktratike me kryetar Lulzim Bashën. Që nga taksa e sheshtë, te reformat që rigjallërojnë dhe modernizojnë ekonominë, masat që krijojnë klimën e duhur për biznesin nga brenda dhe jashtë vendit. Ky program sinjalizon një dëshirë dhe vullnet për ndryshim.

Shqipëria është një vend i vogël dhe do të mjaftonte një seri investimesh serioze për ta transformuar shpejt ekonominë e vendit në mënyrë që shqiptarët të jetojnë jo ndryshe nga europianët e tjerë. E vetmja mënyrë që rinia shqiptare ta imagjinojë të ardhmen në vendlindje. Këto, bashkë me rikthimin e besimit te demokracia në vend padyshim do të lehtësonin hyrjen e vonuar në Bashkimin Europian. Do të ishte një sinjal i qartë edhe për komunitetin shqiptaro-amerikan të biznesit dhe të gjithë investuesit nga jashtë që kanë interes për Shqipërinë.

Në 25 prill, zgjedhja është e qartë. Pas tetë vitesh, në pushtet është koha për ta përcjellë Edi Ramën në opozitë.

Biznesmenë, investues dhe aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikan

Nënshkruar nga:

Dr. Hasan Ademaj

Eduard Aliko

Harry Bajraktari

Elmi Berisha

Dr. Beslim Breçani

Isa Brijaj

Ilir Buçpapaj

Leonard Bujaj

Sabit Bytyçi

Dr. Sylejman Çelaj

Ylber Dauti Esq.

Gjokë Deçkaj

Rocky Dedivanaj

Agim Dedndrejaj

Mikel Demaj

Dritan Demiraj

Rustem Gecaj

Xhaferr Gecaj

Gjevalin Gega

Louis (Luigj) Gjelaj

Nick Gjelaj

Zef Gjelaj

Gjergj Gjetaj

Leon Gjoni

Pashko Gjokaj

Astrit Gjonpali

Sejdi Hysenaj

Haxhi Hyseni

Gjergj Ivezaj

Pjetër Jaku

Lin Kombulla

Dr. Rifat Latifi

Ardian Leka

Engjëll Mene

Hasan Metuku Esq.

Halil Mula

Nevruz Nazarko

Erenik Nezaj

Agustin Preldakaj

Anton Raja

Mark Sallaku

Sokol Selmani

Beqir Sina

Albert Spahiu

Albert Spahijaj

Andrew Tonaj

Sami Vejuka

Sammy Zherka

Garo: Më 25 prill kemi rastin për t’i dhënë fund këtij dëshpërimi që na kapluar prej 8 vitesh

DEKLARATE E ZEDHENESES SE FUSHATES SE PD, FLORIANA GARO

Te dashur qytetare,
Per 8 vitet e shkuara ne kemi pare sesi vendet fqinje prane nesh kane lulezuar!

Kemi pare sesi vendet me nje fillim te ngjashem si ne si Kosova dhe Mali i Zi po bejne nje progres te konsiderueshem ne cdo fushe.

Qe nga rritja e pagave minimale tek zhvillimi i turizmit, ekonomia e fusha te tjera te rendesisshme.

Ne keto 8 vite ne kemi hedhur hapa mbrapa per t’u listuar si vendi i fundit ne Europe ne shume fusha:

Pagat minimale me te uleta ne Europe jane pikerisht ne Shqiperi, ne kemi nje sistem taksimi te prapambetur, nje turizem ne regres, te rinj qe ndjejne lodhje shpirterore e mendore.

Ka vetem nje arsye per kete boshllek mes nesh dhe fqinjeve tane. Nje qeveri qe per ta funksionon dhe per ne jo.

Edi Rama dhe premtimet e tij boshe qe kane sjelle deshtim ne Shqiperi.

Ne me shume pak sesa 7 dite, ne do te kemi rast per t’i dhene fund ketij deshperimi qe na kapluar.

Te gjithe ne, duhet te shkojme e te votojme numrin 9 per Partine Demokratike dhe Aleancen per ndryshim per te risjelle shpresen. Shqiperia fiton!

Si Shqipëria ka instaluar “me ligj”, farsat zgjedhore!

Nga Erl Kodra Shqipëria nuk bën zgjedhje parlamentare, por farsë zgjedhore Analizë Juridike e Papajtueshmërisë së Kodit Zgjedhor me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë I. Objekti Objekti i...