28.5 C
Tirana
E premte, 15 Gusht, 2025

“Vij nga PS për të mbështetur Bashën”, socialistët braktisje masive Ramës në prag të 25 prillit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me gratë në Tiranë, me të cilat ka diskutuar mbi problematikat e jetës së tyre të përditshme.

Mes të tjerash, gratë dhe nënat e Tiranës i kanë thënë Bashës se do ta mbështesin më 25 prill, pasi duan një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre, por edhe për Shqipërinë Evropiane.

Pjesë nga diskutimet:

Ina Buzi: Përshëndetje! Përshëndetje zonja, nëna, përshëndes dhe mamin tim që po më shikon nga televizori. Unë jam Ina Buzi, jam diplomuar si studente ekselente për drejtësi. Duke parë që në vendin tim nuk gjeja mundësi punësimi, nuk më ofrohej asnjë gjë, kam dashur të largohem, por pse të largohem nga vendi im kur unë jam një kontribut i vlefshëm për vendin tim. Largimi nga vendi nuk është zgjidhje, është shmangie e problemit dhe ne duhet t’i dalim përball problemin, ta zgjidhim problemin. Unë dua të kontribuoj për vendin tim, dua të bëhem një juriste e shkëlqyer si ju zoti Basha. Dhe dua që si unë edhe gjithë moshatarët e mi, të kontribuojnë në vendin tim dhe ne këtë kërkojmë nga Partia Demokratike, që e di që do na realizoj dhe ftoj të gjithë të votojnë numrin 9 për ndryshimin.

Qytetarja: Përshëndetje! Përshëndes të gjitha nënat që ndodhen aktualisht prezentë. Unë jam vet një nën me dy fëmijë. Jam nëna e Orik 4 vjeç dhe Oliver vetëm 10 muaj. Si çdo nënë, besoj edhe unë çdo ditë kam dyshimet e mia. A kam bërë vërtet unë zgjedhjen më të mirë për të ardhmen e fëmijëve të mi? A është vërtet vendi im ai që m’i ofron të gjitha këto mundësi, apo mos ndoshta vallë. Unë kam bërë gabim. Një gabim i cili çdo nënë e gjykon vet. A po bëjmë më të mirën për arsimimin e fëmijëve të mi? Për shëndetin e tyre, për të ardhmen e tyre. Fëmijët e mi, si fëmijët tuaj, janë e ardhmja e këtij vendi. Unë shpresoj shumë tek zoti Basha. Vendi ynë ka nevojë për një rizgjim. Shqipëria nuk mund të jetë vetëm pjesë e Europës fizikisht. Ne duam të jemi në Europë. Ne duam që fëmijët tanë të kenë të ardhmen që çdo bashkëmoshatarë i tyre ka në Europë. Prandaj, nëna të dashur, motra të dashura kudo që ndodheni, bëni zgjedhjen për fëmijët tuaj. Për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Kush më mirë se zoti Basha mund të na e ofrojë një të tillë. Shqipëria ka nevojë për fitore, për një ndryshim rrënjësor, të zgjohemi nga gjumi letargjik ku kemi rënë. Fitore! Fitore! Votoni numrin 9! Faleminderit!

Elmira Qokaj: Unё quhem Elmira Qokaj, njësia 11. vij nga radhët e Partisё Socialiste, rrjedh dhe nga familje e prejardhjes socialiste. Faleminderit! Faleminderit! Jam këtu sot pёr tё mbështetur zoti Basha dhe Partinё Demokratike. Pse do tё thoni ju? Sepse unё mbi tё gjitha jam nёnё dhe dua mё tё mirën pёr fëmijët e mi, pёr shёndetёsinё, pёr arsimin e tyre qё tё nesërmen e tyre mos tё ikin jashtë vendit por tё qëndrojnë tё jetojnë këtu nё Shqipëri. Pёr njё tё ardhme mё tё mirё qё besoj se ёshtё mё mirё me Partinё Demokratike me zotin Lulzim Basha, me programin e tij mbështetës pёr gruan shqiptare, pёr familjen shqiptare. Ju ftoj tё gjithëve qё mё datë 25 prill tё votoni Partinё Demokratike pёr tё ardhmen e fëmijëve tanё. Suksese dhe ju uroj fitore. Faleminderit.

Elida Xherai: Përshëndetje zoti Basha! Përshëndetje tё gjithëve! Unё jam Elida Xherai, nёnё e dy vajzave, njëra prej tё cilave ka emigruar nё Amerikë para 4 vjetësh. Ajo sot ka njё vajzë tё vogël 2 vjeçe tё cilën unё e kam parё veç njёherё. Gjithashtu kam vajzën tjetër, e cila nё kёtё periudhë tё vёshtirё pandemie ёshtё munduar tё largohet tre herё nga Shqipёria pёr nё Gjermani, por nuk ka mundur pasi kufijtë janë tё mundur. Ajo mё thotë mama pse mё le këtu. Mami unё këtu s’kam asnjё tё ardhme. Mami ky vend nuk mund tё bёhet. Ne nga ju z. Basha kërkojmë qё tё jepni mё tё mirën pёr rininë tonё qё ajo tё qëndroj këtu dhe jo tё largohet nёpёr vendet e botës. Ndaj i ftoj tё gjitha nënat, motrat, vajzat, gratë, me datë 25, tё votojnë numrin 9. Votoni Partinё Demokratike. Votoni Lulzim Bashёn!

Sebastiana Bytyçi: Përshëndetje tё gjithëve. Përshëndetje z. Kryetar. Quhem Sebastiana Bytyçi jam njё sipërmarrëse e re, drejtoj njё kompani fason prej 120 punonjësish tё cilët them tё drejtën po kalojmë njё periudhë shumë tё vështir. Sektori jonë mbulon dhe punëson njё sektor shumë tё madh grash tё cilët kanё kaluar probleme, vështirësi nga tё gjitha llojet. Të jesh sipërmarrëse grua në Shqipëri nuk është e lehtë, ose të paktën deri tani nuk ka qenë e lehtë dhe ne presim të kemi një ndryshim më datë 25 prill, presim një qeveri e cila do mbështesim gruan sipërmarrëse , kështu që ftoj të gjitha zonjat sipërmarrëse, të gjithë punonjësit tanë të votojnë për ndryshimin e madh, të votojnë për Shqipërinë ndryshe. Faleminderit!

Malaj reagon ashpër ndaj Ramës për patronazhistët: Mentalitet neo-diktatorial, kurrë PS s’ka pasur skema të tilla shantazhuese

Nga Arben Malaj

I dashur patronazhisti im, i nderuar Florian, ju falinderoj nga zemra për vetëshërbimin tuaj jo vullnetar për të krijuar profilin elektoral të një prej 3.6 milionë votuesve në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.
Nuk e di ku punoni, nuk e di kush ju ka paguar me lekë, vende pune apo premtime abuzive, një gjë ju garantoj qe ju këtë vetëshërbim nuk po e bëni për atdheun por me verbëri po e bëni si shërbim ndaj udhëheqësit të madhërishëm dhe në shërbim të disa rilindasve hajdutë, arrogantë dhe të babëzitur.
E di që përballë kërcënimeve për pushim nga puna, përballë varfërisë ndoshta ke patur arsye të bëhesh pjesë e kësaj skeme kriminale.

Profile të tilla përndjekëse se për kë do të votoj, i krijojnë dhe i keq-përdorin vetëm mentalitete diktatoriale.
Kam milituar në PS që në themelimin e saj deri në vitin 2013, si shumë kolegë të përndjekur nga Krye-rilindasi – kam kontribuar për modernizimin e PS. Ju garantoj se kurrë në PS nuk ka patur skema dhe databazë shantazhi.

E trishtueshme keqpërdorimi jo vetëm i juaji.

Jeni disa mijëra individë, janë disa mijëra orë pune, janë disa miliona lekë shpenzime direkte dhe indirekte të keq-përdorura për mbijetesë personale të disa arrogantëve dhe të babëziturve në shërbim të oligarkisë dhe për pushtet ekonomik e politik të përjetshëm!

Kjo skemë shantazhi do të mbetet një njollë e zezë në historinë e “Rilindjes” së mentaliteteve dhe praktikave neo-diktatoriale – fatkeqësisht në një prej forcave politike që ishte më e hapura dhe demokratike në tranzicionin politik të Shqipërisë.

Floriana Garo: Më 25 prill ne gratë e Shqipërisë do të votojmë numrin 9!

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo, iu ka bërë thirrje të gjitha grave shqiptare të votojnë numrin 9 më 25 prill.

Në një deklaratë për media, Garo tha se gratë duhet të votojnë PD për të ndryshuar të ardhmen e vendit tonë.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE, ZEDHENESJA E FUSHATES FLORIANA GARO

Te dashura gra shqiptare,

Ne me pak se 5 dite do te mbahen zgjedhjet parlametare ne Shqiperi dhe ne duhet te marrim pjese ne kete proces te rendesishem demokratik dhe te ndryshojme te ardhmen e vendit tone.

Per femjet qe kane lindur 8 vitet e fundit, femijet e gjenerates se humbur me Ramen, keta femije qe njohin vetem varferi dhe veshtiresi, ata nuk njohin kushte mireqenieje, ata nuk njohin shprese, ata shohin vellezerit e te afermit te largohen nga Shqiperia te deshperuar…

Eshte misioni yne qe tu mesojme femijeve qe veshtiresia nuk eshte fati I tyre dhe qe ne kete vend mund te kete shprese.

Ne do tu japim mesimin e pare per demokracine- qe nje qeveri qe nuk funksionon duhet zevendesuar menjehere.

Me 25 Prill, ne grate e Shqiperise do te dalim te votojme numrin 9, do te votojme Partine Demokratike me Lulzim Bashen dhe Aleancen per Ndryshim.

Ne do te kthejme driten ne syte e femijeve tane. Do te votojme numrin 9 dhe Shqiperia fiton.

Kandidatja për deputete, Nebiaj akuzon Xhafajn: Po shantazhoni dhe dizinformoni për fshehtësinë e votës

Votimi elektronik në njësinë 10, Oriela Nebiaj akuzon Fatmir Xhafën: Po shantazhon dhe dezinformon për fshehtësinë e votës. Askush nuk ju lexon votën! Dilni masivisht në votime pa frikën e qeverisë!

Kandidatja e PD, Oriela Nebijaj ka denoncuar kandidatin e Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj se po shantazhon dhe dezinformon votuesit e njësisë 10 në kryeqytet se vota e tyre nuk do të jetë fshehte.
Në këtë njësi do të pilotohet votimi dhe numërimi elektronik, por kandidati i PS ka shpërndarë informacione të pavërteta për të frikësuar votuesit se vota e tyre mund të identifikohet. Oriela Nebiaj garantoi votuesit se asgjë e tillë nuk është e vërtetë dhe ftoi qytetarët të dalin masivisht në votime për të votuar ndryshimin.

“Unë dua të garantoj të gjithë zgjedhësit e kësaj njësie që po shantazhohem se vota është e fshehtë. Nuk ka asnjë mundësi që askush dhe asgjë të lidh votuesin me preferencën që ai zgjedh në pajisjen e votimit elektronik pasi janë dy sisteme krejtësisht të ndara nga njëra-tjetra. Fletën e votimit pasi të keni bërë përzgjedhjen tuaj mund ta verifikoni në fletën që do të printohet dhe numërohet më pas, për t’ju dhënë sigurinë maksimale dhe për të pasur një sistem të rregullt. Sidomos në këto zgjedhje ku ndryshimi është i nevojshëm dhe absolutisht Shqipëria do të ndryshojë”, deklaroi Nebijaj.

Oriela Nebiaj vuri në dukje se modeli që ofrron PD në këto zgjedhje në njësinë 10 është ai i tre grave dinjitoze dhe profesioniste, duke përmendur edhe Jorida Tabakun e Mirela Sallakun. Ndërsa Fatmir Xhafa- theksoi ajo- në rastin më të mirë njihet si sekretar i diktaturës dhe vëllai i një trafikanti ndërkombëtar droge.

Gazetari publikon audiopërgjimin e Lames: Porosia e Ramës të mashtrojmë për legalizimet

Një mega skandal i ka plasur Edi Ramës dhe këtë radhë protagonist është kreu vetë ai dhe kreu i Kadastrës, Artan Lame.

Në një audio përgjim të publikuar nga gazetari Artan Hoxha, kreu i kadastrës është regjistruar duke deklaruar se Edi Rama i kishte dhënë porosi që të mashtronte mbi 100 mijë qytetarë për legalizimet.

Lame gjatë bisedës me stafin e tij, jep edhe direktivat se si të mashtrohen njerëzit, duke u thënë që do rishikojmë legjislacionin etj.

Kreu i Kadastrës jep udhëzime specifike që këta 100 mijë qytetarë të mbahen varur, sepse nëse u pritet shkurt, atëherë ata do të votojnë PD-në.

Pikërisht këta 100 mijë qytetarë kanë dalë nga listat e patronazhistëve të PS-së, të cilët kontrollojnë edhe nëse një qytetar e ka shtëpinë të legalizuar apo jo.

“Turp të kesh…” Rama ikën nga studio kur gazetari e pyet nëse do largohet nga PS nëse humbet zgjedhjet

Kryeministri, Edi Rama ka vendosur të braktisë studipn ku po intervistohej nga gazetari Ilir Babaramo në Report TV.

Rama nuk është përgjigjur në shumë prej pyetjeve ndërsa herë pas herë i drejtohej gazetarit Babaramo me togfjalëshin “turp të kesh”.

Ajo që e irritoi së tepërmi Ramën ishte pyetja për ndërrimin e logos së Teatrit të Operas dhe Baletit, ku iu kujtua se logoja e re kishte kushtuar së paku 20 mijë euro. Rama i kërkoi ndjesë qytetarëve që ishte ftuar të fliste si piktor dhe jo si kryeministër.

E ndërsa Babaramo tentoi që ta pyeste nëse do të dorëhiqej nga detyra e kryetarit të partisë nëse humbet zgjedhjet e 25 prillit, Rama vendos të heq mikrofonin dhe të largohet. m.k

Dialogu:
Babaramo:Për hashash?
Turp të kesh.
Babaramo:Jo, turp të kenë ata që e bëjnë dhe ata që i mbrojnë ata që e bëjnë.
Turp të kesh.
Babaramo: Turp të ketë Departamenti i Shtetit që thotë në raportin e tij që Shqipëria është eksportuesi më i madh i hashashit në Evropë.
Më dëgjo mua.
Babaramo: Turp të kenë ata që e bëjnë dhe turp të ketë ai që i mbron.
Tani më dëgjo mua këtu, të të them se për çfarë ti duhet të dish dhe të jesh edhe krenar, madje. E di ti që Shqipëria është eksportuesja më e madhe e një sërë produktesh bujqësore në rajon, përfshirë edhe Serbinë, përfshirë edhe Kroacinë? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të domateve në rajon? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të shalqirit në rajon? E di ti që Shqipëria eksporton sasinë më të madhe të perimeve në rajon? E di ti këtë? E di ti që për sasinë e eksportit të frutave Shqipëria renditet e dyta, vetëm pas Serbisë?

Babaramo: Sepse këto shifrat e propagandës, kam dëgjuar edhe një shifër unë, mblodhe edhe ambasadorë aty te Pallati i Kongreseve dhe doli d.m.th., me ato shifrat 99,8, si të shokut Enver, d.m.th. që është korrur, është shkatërruar kanabisi, 99,8 e kanabisit në Shqipëri. Por vetëm në oborrin e Kryeministrisë, aty te kërpudha nuk qe mbjellë. U rrëzua edhe avioni. U rrëzuan dy avionë.
Turp të kesh.
Babaramo: Të kem unë turp?
Po.

Për të parën herë në 20 vite pensionet ulen me 4.8%

Pensioni mesatar në qytet në vitin 2020 shënoi ulje për herë të parë që nga viti 2000 kur ekzistojnë të dhënat zyrtare.

Masa e pensionit mesatar urban arriti në 15,732 lekë gjatë vitit të kaluar nga 16,2543 lekë që ishte në vitin 2019 sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Ulja në vlerë ishte 3.2 për qind, por duke përllogaritur edhe efektet e inflacionit ulja reale ishte edhe më e madhe me rreth 4.8 për qind.

Pensioni mesatar në fshat arriti në 9295 lekë me një rritje 1.4 për qind në raport me vitin 2019, por duke përllogaritur efektet e inflacionit mesatar (1,6 % më 2020) pensionet reale në fshat kanë pësuar rënie me 0.2 për qind në vitin 2020.

Ekspertët sqarojnë se ulja e pensioneve po nxitet nga dalja në pension e gjeneratave që kanë kaluar një pjesë të madhe të viteve të punës gjatë periudhës së tranzicionit. Duke qenë se një pjesë e madhe e tyre kanë punuar në të zezë, nuk kanë punuar fare ose kanë paguar më pak sigurime ato nuk i përmbushin kushtet për përfitime maksimale të pensioneve të pleqësisë.

Brezi i tranzicionit rrezikon të kalojë një pleqëri në skamje për shkak se masa e pensionit mesatar, në vend që të rritet, po i kthehet uljes. Kjo tendencë e ecurisë së pensioneve pritet të zhysë në varfëri një pjesë të madhe të popullsisë e cila përbëhet nga pensionistët. Numri i tyre po rritet nga viti në vit, për shkak se tani po del në pension bumi i lindjeve në vitet 1950-60.

Nga viti 2010-2020 përfituesit në skemën e pensioneve u rriten me 22%, por ndërkohë pagesat për një pensionist kanë nisur rënien.

Gjatë vitit të kaluar numërohen 665,863 përfitues pensioni në të gjithë vendin nga 651,539 mijë që ishin në më 2019 me një rritje prej 2,2%. Nga këto ishin pensione pleqërie rreth 440 mijë. Plakja e popullsisë po rrit me shpejtësi numrin e pensionistëve në vend e për pasojë, nevojën për fonde shtesë ndaj arkës së pensioneve.

Teksa përfitimet e pensionistëve shqiptare janë ulur skema shtetërore e sigurimeve shoqërore është përkeqësuar nga pandemia Covid -19.

Të ardhurat nga kontributet shënuan rënie me 1.6% më 2020 dhe shpenzimet u rriten me 1.5 për qind, për rrjedhojë deficiti i skemës u thellua dhe subvencioni nga buxheti i shtetit u rrit.

Financimi i buxheti i shtetit në skemën e sigurimeve arriti në 29 miliardë lekë me një rritje mbi 14% në raport me 2019.

Reagimi i fortë i Metës ndaj Ramës: Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish ndaj kryeministrit në ikje, Edi Rama. Gjatë një takimi të zhvilluar në Tiranë, Rama ka hedhur akuza të shumta ndaj presidentit Meta. Ndërkohë, presidenti është përgjigjur duke publikuar edhe foton e autorit që plagosi nje drejtues të PD të Kavajës në zyrën e shtabit elektoral. Në foto shikohet autori i plagosjes, Ndriçim Jonuzi në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, kryetarit të PS të Kavajës, shefit të Policisë, një punonjësi të policisë dhe baxhanakut të kryetarit të Bashkisë së Kavajës.

Reagimi i presidentit Meta

Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt?

Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë?

Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?

Bablok, shqiptarët e dinë shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Me qetësi dhe vendosmëri do e marrësh përgjigjen më 25 Prill nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe europianë. Dhe në radhë të parë nga socialistët, që u shkatërrove çdo vlerë pozitive dhe njerëzore.

Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri!

Shqipëria e shqiptarëve! Shqipëria në Bashkimin Europian!

Pas 25 Prillit kjo rrugë nuk ndalet më asnjë sekondë!

Banda që nuk lejon arrestimin e vrasësit të Ramës në Kavajë

Partia Demokratike me anë të një reagimi për mediat i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë ku mbeti i plagosur një anëtarë i PD-së në zyrat e kësaj partie.

Sipas PD, Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma. Ndër të tjera në reagimin e PD thuhet se ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet.

Partia Demokratike ka publikuar edhe një foto ku autori i plagosjes Ndriçim Jonuzi dhe dy të shpallurit në kërkim, Markel Shtylla dhe Dorian Troplini të cilët darkojnë me Redian Kralin.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE:
“Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë!”

Më herët kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për plagosjen me armë zjarri të sekretarit të Partisë Demokratike Bledar Okshtuni. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se, sipas tij, është shumë e qartë që ngjarja mbrëmjen e së hënës nuk ka asnjë motiv politik.

Sipas asaj që thotë kreu i qeverisë, autori nuk ka lidhje me partinë që ai drejton, por se ai është militant i PD-së. Rama vijon më tej se Partia Demokratike nuk ka faj për ngjarjen, por për atë që ai e cilëson si politizim skandaloz.

Krye socialisti i bën thirrje Lulëzim Bashës që “të bëhet burrë” e të ndahet nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.E.L

Njeriu me kartele: Punë e madhe se kartat ID të qytetarëve janë në duart e patronazhistëve

Kryeministri Edi Rama në një takim elektoral në Njësinë 5 në Tiranë, foli për patronazhistët dhe publikimin e të dhënave të qytetarëve.

Ai tha se ndihet krenarë që patronazhistët janë shtrirë në të gjithë territorin dhe tregojnë hallet dhe problemet që kanë njerëzit.

Ai tha, se pa to, PS, nuk do të ishte kjo që është sot. Ndër të tjera, Rama tha se publikimi i kartës së ID, është thjesht një numër që s’të thotë asgjë. Për këtë çështje, ai akuzoi opozitën, e tha se ajo po u mban peng “trurin e njerëzve”.

“E pohoj me krenari që kjo parti pa patronazhistët nuk do të ishte partia që është sot. Siç nuk do të ishte pa patronazhistët as partia Republikane dhe Demokrate në Amerikë. Kanë emra të ndryshëm po bëjnë të njëjtën gjë, janë rrejti i të gjithë partisë i shtirë në të gjithë territorin, që merr e jep me qytetarët, troket derë më derë dhe shënon perceptimin për hallet e njërit dhe të tjerit.

Unë njësoj si me mesazhet e Blendi Goxhes jam shumë krenar për patronazhistët e PS. Jam krenar për ata që në ndihmojnë, ndihmojnë deputetët, kryetarët e bashkisë, për të ditur se çfarë hallesh ka njëri e tjetri. Këta janë urat tona të panumërta me njerëzit, ndërkohë që sistemi ynë nuk ka ID-ra, por ama ID-rat ishin rrugëve deri para disa ditësh ku u mat se Carlo Bollino bleu për 15 dollar, ato që ishin në internet dhe u bllokua faqja. U them të gjithëve as mos e çani kokën fare, jo ju, po të gjithë atyre që ndihen të sikletosur se u ka dalë numri.

Cili numër? Atë numër e lini kudo të shkoni për shërbime të caktuara dhe ajo kartë s’ka asgjë brenda, nuk është karta që ne do të kemi në të ardhmen, siç e ka e gjithë bota, ajo moderne, që ka brenda të dhëna për shëndetin tënd, për sigurimet e tua shoqërore, e që është e jotja, e s’e luan topi. Ajo është një numër, është si një patentë, si një licencë. U them që kjo është bërë nga Ilir Meta, së bashku me Lulin dhe Slaiun në vazhdën e skenarëve, siç ishte marrja peng e aeroportit të Tiranës.

Tani ata po marrin peng njerëzit. Ne ndjekim Ilir Metën në çdo hap të mendjes së tij, e di si ia njoh mendjen. Unë e di ç’po mendon Ilir Meta tani, s’e kam pranë fare. Nëse më pas do të bashkëpunojë me Pandin, unë iu them çdo të thotë Meta të nesërmen të njëjtën orë”, u shpreh Rama.