23.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Elmira Qokaj: Vij nga radhët e Partisё Socialiste pёr tё mbështetur zotin Basha dhe Partinё Demokratike

Në takimin që zhvilloi kryetari i PD, Lulzim Basha me gra në kryeqytet, e mori fjalën edhe Elmira Qokaj, e cila u shpreh se, vjen nga Partia Socialsite për të mbështetur zotin Basha dhe Partinë Demokratike.

Ajo u shpreh se, e kishte marrë këtë vendim sepse siç tha ajo, “unё mbi tё gjitha jam nёnё dhe dua mё tё mirën pёr fëmijët e mi, pёr shёndetёsinё, pёr arsimin e tyre qё tё nesërmen e tyre mos tё ikin jashtë vendit por tё qëndrojnë tё jetojnë këtu nё Shqipëri”.

Fjala e Elmira Qokajt

Unё quhem Elmira Qokaj, njësia 11. Vij nga radhët e Partisё Socialiste, rrjedh dhe nga familje me prejardhje socialiste.

Faleminderit!

Faleminderit!

Jam këtu sot pёr tё mbështetur zotin Basha dhe Partinё Demokratike.

Pse do tё thoni ju? Sepse unё mbi tё gjitha jam nёnё dhe dua mё tё mirën pёr fëmijët e mi, pёr shёndetёsinё, pёr arsimin e tyre qё tё nesërmen e tyre mos tё ikin jashtë vendit por tё qëndrojnë tё jetojnë këtu nё Shqipëri.

Pёr njё tё ardhme mё tё mirё qё besoj se ёshtё mё mirё me Partinё Demokratike me zotin Lulzim Basha, me programin e tij mbështetës pёr gruan shqiptare, pёr familjen shqiptare.

Ju ftoj tё gjithëve qё mё datë 25 prill tё votoni Partinё Demokratike pёr tё ardhmen e fëmijëve tanё. Suksese dhe ju uroj fitore.

Faleminderit!

Basha: Ndryshimi që po vjen ka në ballë gruan shqiptare! Gra të forta do të thotë familje të forta

• Takimi me gratë, Basha: Ndryshimi që po vjen ka në ballë gruan shqiptare
Gra të forta do të thotë familje të forta, Shqipëri e fortë
• Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me gra në Tiranë, ku kanë biseduar rreth problemeve që përballen sot dhe zgjidhjeve që ofron Partia Demokratike.
Ina Buzi është një studente ekselente, e cila pas përfundimit të universitetit e ka të vështirë të gjej një vend pune, gjë që e ka shtyrë të mendoj emigrimin jashtë vendit. Për të, shpresa e fundit është ndryshimi më 25 prill dhe për këtë bëri thirrje që të gjithë bashkëmoshatarët e saj të votojnë numrin 9 që kjo të realizohet.
“Jam diplomuar si studente ekselente për drejtësi. Duke parë që në vendin tim nuk gjeja mundësi punësimi, nuk më ofrohej asnjë gjë, kam dashur të largohem. Po pse të largohem nga vendi im kur unë jam një kontribut i vlefshëm për vendin tim. Largimi nga vendi nuk është zgjidhje, është shmangie e problemit dhe ne duhet t’i dalim përball problemin, ta zgjidhim problemin. Unë dua të kontribuoj për vendin tim dhe dua që si unë edhe gjithë moshatarët e mi, të kontribuojnë në vendin tonë dhe ne këtë kërkojmë nga Partia Demokratike, që e di që do na realizoj dhe ftoj të gjithë të votojnë numrin 9 për ndryshimin”, tha studentja Ina Buzi.
Sipërmarrësja Sebastiana Bytyçi, ngriti shqetësimin se biznesi i saj që mban 120 punonjës, po kalon momente shumë të vështira ekonomike. Ajo gjithashtu tha se të jesh sot sipërmarrëse grua në Shqipëri, është shumë e vështirë dhe për këtë –sipas saj- ndryshimi më 25 prill është i nevojshëm.
“Jam njё sipërmarrëse e re, drejtoj njё kompani fason prej 120 punonjësish tё cilët them tё drejtën po kalojmë njё periudhë shumë tё vështir. Sektori jonë mbulon dhe punëson njё sektor shumë tё madh grash tё cilët kanё kaluar probleme, vështirësi nga tё gjitha llojet. Të jesh sipërmarrëse grua në Shqipëri nuk është e lehtë, ose të paktën deri tani nuk ka qenë e lehtë dhe ne presim të kemi një ndryshim më datë 25 prill. Presim një qeveri e cila do mbështesim gruan sipërmarrëse, kështu që ftoj të gjitha zonjat sipërmarrëse, të gjithë punonjësit tanë të votojnë për ndryshimin e madh, të votojnë për Shqipërinë ndryshe”, u shpreh Sebastiana Bytyçi.
Basha tha se, keqqeverisja dhe dështimet e 8 viteve të fundit më shumë kanë rënduar tek gruaja shqiptare. Sipas kreut të opozitës kjo gjë do të marrë fund me votën për numrin 9 më 25 prill. Kryedemokrati gjithashtu tha se ndryshimi për qeverinë e re, do të thotë në radhë të parë t’i japet fund diskriminimit, abuzimit, keqpërdorimit dhe lënies mënjanë të gruas shqiptare në çdo fushë. Më tej ai shpjegoi programin e Partisë Demokratike që parashikon për 5 mijë çifte të reja çdo vit t’ju subvencionohet 100% interesi i kredisë kur duan të blejnë një banesë. Fëmijët e porsalindur në moshën 5 vjeç do të marrin një çek prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj, si dhe angazhimi kryesorë është ekonomia, hapja e vendeve të punës, rritja e pagave dhe e mirëqenies, gjë që do të sjell stabilitetin e munguar brenda familjeve shqiptare.
“Pesha e keqqeverisjes dhe e dështimeve nuk ka rënduar mbi askënd sesa mbi supet e nënave dhe grave shqiptare. Tetë vite dështime e në veçanti në rrafshin ekonomik dhe janë rënduar më shumë sesa gratë, bashkëshortet, nënat tona. Pasojat e papunësisë kë kanë rënduar më shumë sesa nënat tona të cilat i shohin me sytë aeroportet, portet dhe stacionet e autobusëve për t’u larguar nga vatrat e tyre, të cilat vuajnë pamundësinë për të siguruar ushqimin bazik shpeshherë për fëmijët e tyre, apo për të siguruar nevoja at e tjera shkollimin, me arsimimin. Ndaj, vij këtu me zemrën plot, me gëzimin dhe besimin që më falni ju. Me pritjen, me fjalët e ngrohta por edhe me supet e rënduara nga përgjegjësia e asaj që do të thotë, puna e madhe që na pret pas datës 25, pas ndryshimit për të cilin ftoj dhe pres angazhimin e të gjitha grave të Shqipërisë.
Sepse ndryshimi për ne, do të thotë në radhë të parë t’i japim fund diskriminimit, abuzimit, keqpërdorimit dhe lënies mënjanë të gruas shqiptare në çdo fushë. Në rrafshin ekonomik do të thotë të krijojmë mundësi reale për punësimin e grave shqiptare të cilat e vuajnë edhe më shumë plagën e papunësisë sesa pjesa tjetër e shoqërisë. Është i domosdoshëm vendosja e ekuilibrit në institucione, por jo përmes gruas fasadë. Është e domosdoshme që roli vendimmarrës i gruas në politikë, të jetë real dhe thelbësor. Ky është angazhimi ynë, ky është angazhimi im, ky është angazhimi i Partisë Demokratike dhe për këto unë e di, se shumica dërrmuese e grave shqiptare sot janë të vetëdijesuar, e shoh këtë në çdo lloj takimi, në takime të vogla dhe në takime të mëdha si ky, vetëm me zonja apo bashkë të gjithë, që gratë të sytë e tyre kanë shpresën, kanë besimin, kanë energjinë për ndryshimin e pandalshëm që po vjen.
E pra, zonja të nderuara në këtë javë të fundit, në këtë javë që rendim drejt 25 prillit, ditës, mundësisë, shansit të çdo shqiptari për t’u bërë pjesë e ndryshimit e në veçanti e grave shqiptare. Nuk dua të zgjatem shumë në aspektet e këtij programi, por ju e dini që programi ynë e ka në fokus familjen shqiptare dhe duke e pasur në fokus familjen domsodoshmërisht ka zgjidhje reale për shumicën dërrmuese të problemeve me të cilat ballafaqohemi sot, qofshin studente drejt diplomimit që keni pasigurinë se çfarë do të bëni pasi të mbaroni studimet, qofshit sipërmarrëse që jeni si ujët e pakët në një ambient të dominuar nga burrat por jeni heroina të dyfishta, ata janë heronj që kanë rezistuar 8 vjet, nuk e di cilët sipërmarrës në Ballkan apo Europë mund ti rezistonin 8 vjet rritjes së çmimeve të energjisë, të naftës, të rritjes së taksave, monopolizimit, oligarkisë dhe padyshim ju jeni të dyfishta që me kurajon tuaj, me qëndresën tuaj, keni qëndruar e keni bërë të mundur që qindra të tjerë mos të humbin vendin e punës, mos të humbin bukën e gojës për fëmijët e tyre.
Plani ynë nuk përbëhet nga zgjidhje të thjeshta as nga tullumbace elektorale, as nga premtime që nuk realizohen dot por nga angazhime konkrete të cilat do të godasin në zemër problemin me mundësitë reale që shteti shqiptar sot i ka por që për tetë vite ka vendosur t’jua japë vetëm një grushti njerëzish.
Duke nisur nga viti i parë i qeverisjes, nga muaji ynë i parë i qeverisjes buxheti i rishikuar do të ketë mundësinë për 5 mijë çifte të reja çdo vit t’ju subvencionohet 100% interesi i kredisë kur duan të blejnë një banesë e të themelojnë vatrën, strehën e tyre. 20 mijë çifte të tilla do ta kenë katër viteve të para të qeverisjes tonë fëmijët. Fëmijët e porsalindur në moshën pesë vjeç do të marrin një cek prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj për muaj sepse shpenzimet e një fëmije që vjen në jetë janë shpenzimet të cilat mbi 60% e çifteve te reja nuk i përballojnë dot dhe ne duhet t’ja japim këtë mundësi dy herë.
Pa pikë diskutimi angazhimi ynë kryesorë është ekonomia, është hapja e vendeve të punës, është rritja e pagave dhe e mirëqenies, vetëm kjo do të sjell stabilitetin e munguar brenda familjeve tona, vetëm kjo do të rikthejë sigurinë, qetësinë dhe do të bëjë të mundur që familja të luajë një rol të rëndësishëm në stabilitetin e shoqërisë dhe kështu të ecim të gjithë përpara. E pra gra të forta do të thotë familje të forta, familje të orta do të thotë shoqëri e fortë, do të thotë Shqipëri e fortë, ndaj jo rastësisht, por me vetëdijen më të thellë jo vetëm si prind i dy vajzave, por me vetëdijen më të plotë si dikush që i di dhe e ka parë ndryshimin midis shoqërive që dinë ta respektojnë dhe t’i japin vendin që i takon grave dhe të tjerave.
Dhe unë kam dy zotime para jush, njëri politik dhe zotimi im politik është plani që kemi ardhur para jush nëna, motra, gra, bashkëshorte, vajza shqiptare. Është një plan realist dhe i zbatueshëm. Dhe nëse ne, nëse unë nuk e përmbush këtë plan nuk vij të kërkoj një mandat të dytë. Kjo është kultura politike e cila do të lindë më 25 prill, kultura politike që e ka çuar Europën përpara dhe që do ta çojë Shqipërinë drejt Europës. Kam edhe një zotim tjetër sa politik aq edhe njerëzor. Unë besoj se politika më e mirë që i shërben njerëzve është politika me fytyrë njerëzore, politika që ndien me zemër, politika që e prek dhe e ndien dhimbjen e nënave për fëmijët e larguar, politika e cila do ti zgjidhë problemet pa bërë shfaqje, teatro, tam-tame të mëdha, pa bërë zhurmë, politika që nuk okupon, nuk pushton çdo hapësirë publike dhe private, nuk futet në çdo qoshe të ekzistencës së qytetarëve të vet, por që në mënyrë pothuajse të padukshme bën detyrën për të cilën ka lindur, t’iu shërbejë njerëzve për të zgjidhur hallet dhe problemet e tyre.
Jam i bindur se dita po afron, që fitorja e 25 prillit, të jetë e të ndihet fitorja e të gjithë shqiptarëve e në veçanti e nënave dhe e grave shqiptare! Ndaj, ju ftoh që këto ditë të mbetura, të vazhdojmë të jemi bashkë e të trokasim në çdo zemër, në çdo derë, për t’i bërë bashkë të gjitha gratë, nënat, vajzat që duan ndryshimin, që të dielën të votojnë numrin 9 për ndryshimin, e të rihapim rrugën e shpresës, rrugën e mundësive, rrugën e ndryshimit për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë”, tha Basha.

Bashkimi Europian nis vaksinimin e Shqipërisë pas përfundimit të zgjedhjeve

epa08881194 European Commission President Ursula von der Leyen during a press statement following a phone call meeting with Britain's Prime Minister Boris Johnson, at the European Commission in Brussels, Belgium, 13 December 2020. A negotiations phase of eleven months that started on 31 January 2020 following the UK's exit from the EU ends on 31 December 2020. Von der Leyen announced that EU-British trade talks will continue beyond deadline date on 13 December 2020. EPA/OLIVIER HOSLET / POOL

Në muajin maj, Bashkimi Europian fillon shpërndarjen e vaksinave në Ballkanin Perëndimor. Njoftimi u bë në disa gjuhë të Ballkanit, përfshirë edhe gjuhën shqipe, nga shefja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, në rrjetin social ‘Twitter’.

‘Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe Edi Rames. 145.000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit. Jemi së bashku në këtë betejë’, shkruan ne mesazhin e saj gjuhen shqipe Von Der Leyen.

Më herët, ishte Austria që shërben si vend që koordinon dërgimin e vaksinave në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e një mekanizmi të BE-së për ndarje të vaksinave, që bëri të ditur se në Ballkanin Perëndimor do të dërgohen 651,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech.

Autoritetet e Vjenës thanë se kjo dërgesë mund të pasohet edhe nga të tjerat.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca: ‘Solidariteti i Ekipit Evropa në veprim: 145.000 doza vaksinash të financuara nga BE-ja dhe të ndara me ndihmën e Austrisë do t’i dhurohen Shqipërisë nga fillimi i majit deri në gusht. Nga mekanizmi i BE-së për ndarjen e vaksinave, i shpallur në fillim të vitit, përfiton Ballkani Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, me 70 milionë, duke u dhënë përparësi punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe kategorive të cenueshme. Krenar që BE-ja qëndron pranë popullit shqiptar me pajisje mjekësore, mbrojtje sociale, ndihmë makro-financiare, ndërsa tani edhe me vaksina, me një angazhim të përgjithshëm prej më shumë se 230 milionë eurosh.’

Ambasadori austriak në Shqipëri Christian Steiner: ‘Shumë i kënaqur që Austria dhe Komisioni Evropian kanë lehtësuar transferimin e vaksinave BioNTech / Pfizer në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Është shprehje e solidaritetit evropian dhe tregon se BE-ja kujdeset për partnerët tanë në këtë rajon, e ardhmja e të cilëve është qartazi në BE’.

Kapja e furgonit me ushqime të Rilindjes në këmbim të votës, dosja hetimore përcillet në SPAK

Pas kapjes në flagrancë të furgonit të Bashkisë Berat, që ishte mbushur me ushqime për tu shpërndarë nga Partia Socialiste në këmbim të votës, drejtues të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë bërë kallzim penal mbrëmjen e djeshme në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Berat, ku më pas u shoqërua edhe furgoni i ngarkuar me ushqime.

Për disa orë me radhë në Prokurorinë e Beratit janë marrë në pyetje shoferi i furgonit Hekur Komani dhe kryetarja e Rajonit bashkiak nr.2 Joana Melëngu, që është njëkohësisht edhe anëtare e një prej KZAZ-ve në Berat. Burimet zyrtare nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat bëjnë me dije se, Melëngu dhe Komani kanë deklaruar përpara Oficerit të Policisë Gjyqësore se,ushqimet që ndodheshin në furgon ishim ushqimet për familjet e prekura nga pandemia Covid-19.

Sipas 2 punonjësve të bashkisë, ushqimet po transportoheshin në magazinat e Drejtorisë Arsimore të Bashkisë Berat për të liruar sallën e konferencave ku ishin vendosur prej disa muajsh.

Pas deklarimeve të marra dhe denoncimit të bërë nga opozita, Prokuria e Beratit ka vendosur ta përcjellë dosjen për hetim në SPAK, për mungesë kompetence në këtë hetim. Burimet zyrtare të Prokurorisë deklarojnë se, Joana Melëngu dhe Hekur Komani akuzohen për: Korrupsion Pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga Neni 328 i Kodit Penal. Prokuroria e Beratit është në pritje të hetuesve të Spak për të kqyrur furgonin e sekuestruar nga Prokuroria e Beratit mbrëmjen e djeshme si dhe marrjen në dorëzim të dosjes hetimore.

Basha mesazh qytetarëve: Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën. Vetëm vota juaj mund ta ndryshojë këtë! 

Kryetari i PD, Lulzim Basha u është drejtuar me një mesazh shqiptarëve. Basha shkruanse, Shqipëria ka mbentur në vendnumëro me Ramën.

Vetëm vota juaj mund ta ndryshojë këtë. Voto 9

Zbardhja e videos 

Ne punojmë përditë për të parë buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve tanë. Më shumë se çdo gjë tjetër, ne duam t’i shohim ata të vrapojnë të sigurt drejt të ardhmes. Ne duam të jemi në gjendje t’i japim më shumë.

Kur vendi mbetet në vendnumëro, ata e ndjejnë këtë. Ata presin që ne të bëjmë çmos për t’u sjellë atyre shpresën. Pas ngecjes në vend për një kohë të gjatë, ka më në fund shpresë për të ndryshuar. Ta sjellim ndryshimin për ata, për Shqipërinë.

Votoni nr 9 që fëmijët tanë të vrapojnë drejt të ardhmes me buzëqeshje në fytyrë!

Media e Brukselit: Opozita fiton zgjedhjet në Shqipëri, PD me LSI janë shumë përpara PS-së

Portali i njohur i Brukselit, EurActiv, një nga mediat më të rëndësishme në kryeqytetin evropian, raporton për tensionet e krijuara në Shqipëri pas plagosjes së një përkrahësi të opozitës.

Gazeta thekson se, tensionet vijnë në prag të zgjedhjeve, që do të fitohen në mënyrë të qartë nga opozita, sipas sondazheve.

Më herët kjo gazetë raportoi se Edi Rama po e sulmon Bashkimin Europian sepse e ndjen se do humbasë zgjedhjet.

“Në Shqipëri pritet të votohet të dielën për parlamentin e ri. Sondazhet e fundit tregojnë se opozita, dhe veçanërisht PD, do dalin fituese.

Ndërsa PD ka aktualisht 44.7 përqind të votave, Lëvizja Socialiste për Integrimi, e cila u themelua nga dezertorët e PS, aktualisht ka 11.3 përqind të votave. LSI dhe PD kanë nënshkruar më parë një marrëveshje koalicioni pas-zgjedhor.

Së bashku ata janë shumë përpara partisë aktuale në pushtet, PS, e cila mund të arrijë deri në 42.5 përqind”, shkruan gazeta.

Shehu në Memaliaj: Statusi i minatorit është në vëmendjen dhe programin e PD për t’u miratuar menjëherë 

Tritan Shehu zhvilloi një takim me minatorët në Memaliaj. Shehu u shpreh se, statusi i minatorit është në vëmendjen dhe programin e PD për t’u miratuar menjëherë pas formimit të qeverisë së re pas 25 prillit.

“Qeveria refuzoi 3 vjet të diskutojë në Parlament propozimin e PD për miratimin e statusit. Minatorët kanë të dretë të mirëtrajtohen për punën e tyre të vështirë”, tha Shehu.

Berisha publikon videon: Qytetarët kapin në flagrancë patronazhistët e Ramës

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video ku shihen qytetarë të cilët kapin në flagrancë patronazhistë të Partisë Socialiste gjatë një operacioni për trafik votash.

Në video duket se si qytetarë në veri të vendit, ndalojnë një makinë dhe brenda saj kapin lista me emra votuesish që kanë trafikuar votën si dhe fletë votimi, në të cilat është “hedhur” vota për Partinë Socialiste dhe kandidatin e saj.

“Kapen në flagrance nga qytetarët guximtar, kriminelët trafikantë të votave!

Ju lumtë!”, shkruan Berisha.

Edhe natën e djeshme, qytetarët në Berat kapën në flagrancë një furgon të bashkisë që po tentonte të shpërndante “ndihma” në shkëmbim të votave.

Basha: Ishte Kavaja që nuk u tremb kurrë nga diktatura, është Kavaja që e ndezi fushatën tonë për ndryshim!

Basha nga Kavaja: Si gjithë shqiptarët, Rama e di që po humb dhe Shqipëria po fiton

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimin e tij në qytetin e Kavajës është pritur me entuziazëm nga qytetarët. Në fjalën para qytetarëve të Kavajës, Basha tha se ndryshimi tashmë po vjen dhe këtë e ka kuptuar edhe Edi Rama se më 25 prill Shqipëria fiton dhe ai humb!

Fjala e plotë e kryetarit të PD, Basha para qytetarëve në Kavajë

Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja të Kavajës qëndrestarë demokrate dhe demokratë, qytetarë ora e fitores po afron. Ora e ndryshimit po afron, dita po vjen për ta larguar me votën e Kavajës dhe e shqiptarëve të bashkuar njeriun që për 8 vite me radhë e mbajti peng vendin, e shkatërroi ekonominë, e përzuri rininë. I ka hyrë frika në palcë, e ka kuptuar e paniku i humbjes e ka tmerruar si askënd më parë sepse ai më shumë dhe më mirë se ai asnjë se di se me 25 prill Shqipëria fiton dhe Edi Rama humb. Vëllezër dhe motra Kavaja ia ka dhënë gjithmonë tonin demokracisë.

Ishte Kavaja që u ngrit e para me sakrificën e bijve të saj, ishte Kavaja që nuk u tremb kurrë nga diktatura, është Kavaja që e ndezi fushatën tonë për ndryshim me fitoren e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve, është Kavaja që do ti prij fitores së gjithë Shqipërisë. Ndaj padurimi juaj, entuziazmi juaj, është një flakë, një vatër zjarri e shpresës që nuk e shuan dot as shiu i bekuar që është bereqet i fitores sonë në 25 prill, që nuk e mbyll dot, e nuk e kyç dot as sulmi burracak i Edi Ramës dje, përkundrazi jemi më të vendosur se kurrë.

Jemi më të fortë se kurrë, jemi më të bashkuar se kurrë për ti dhënë shqiptarëve fitoren më të thellë në 30 vite çlirimin nga e keqa dhe hapjen e rrugës së ndryshimit. Ndryshimit që kanë ëndërruar e dëgjoj në zërin e nënave të Kavajës e gjithë Shqipërisë, e dëgjoj në urimet e gjyshërve e gjyshet tanë, e shoh në sytë e të rinjve të Kavajës, ndryshimi është i pandalshëm, fitorja është në mesin tuaj, është në mesin tonë.

Vëllezër dhe motra ne të gjithë e dimë fare mirë se një njeri i vetëm i cili për 8 vite me rrallë nuk arriti të bëj gjë tjetër veçse të shkaktojë plagë në trupin e familjeve shqiptare dhe ekonomisë sonë. Një njeri që 8 vite me rrallë pati të gjitha pushtetet e dështoi, nuk mundet kurrë në asnjë formë, me asnjë mënyrë ta ndalë këtë uragan shprese.

Të gjithë e dimë se vota për ndryshim, vota për fitoren e Partisë Demokratike është rruga që do të hapë punën, mirëqenien, ekonominë, integrimin europian të vendit. Ëndrrat e atyre që e nisën rrugëtimin tonë për demokraci, që ne tani me fuqinë e bashkimit, me ndihmën e Zotit do ta bëjmë realitet duke nisur nga fitorja e zgjedhjeve më 25 Prill. Nuk ka familje shqiptare që nuk e di se pas 8 viteve dështime edhe 4 orë janë shumë për njeriun që për 8 vite premtoi e nuk bëri asgjë.

Nuk ka njeri që nuk e di se paniku i humbjes e ka shtyrë drejt veprimeve të cilat i ngjajnë vetëm vendeve diktatoriale, ndaj shqiptarët anë e mbanë e kuptojnë që të dielën do ti japin përgjigjen një pyetje të vetme: Edhe 4 vite të tjera si këto që kaluam me Shqipërinë e izoluar nga Bashkimi Europian, me ekonominë në krizë, me të rinjtë që largohen, me nënat dhe baballarët me zemrat e çara, me ekonominë në kolaps apo bashkë për ndryshim që Shqipëria dhe Kavaja të fitojnë dhe çdo familje të fitojë.

Kjo është zgjedhja që ndodhet para nesh. Ndaj dua t’ju pyes nëse duam që Shqipëria të ecë përpara atëherë ditën e diel masivisht në kutitë e votimit votojmë numrin 9. Për nënat tona që na kanë rritur me sakrifica, për nënat që nuk duan që djemtë e Kavajës, rinia e mrekullueshme e Kavajës të mos shkojë në emigracion por të jetojë dhe punojë këtu, të dielën votojmë numrin 9.

Për Kavajën e shpresës, të ndryshimit, të zhvillimit, të punësimit, të fermerëve me mirëqenie, për turizmin votojmë numrin 9. Për të hapur bashkë rrugën e mbyllur këto 8 vite drejt Shqipërisë si gjithë Europa votojmë numrin 9. Për të bërë të mundur edhe një herë që Shqipëria dhe shqiptarët njësoj si atëherë kur Kavaja i priu karvanit të demokracisë dhe lirisë, të çlirohet nga ky ankth dhe bashkë vëllezër dhe motra, të gjithë bashkë ta çojmë vendin anëtar të Bashkimit Europian me dinjitet, me demokraci, me drejtësi, votoni numrin 9!

9 për ndryshimin!

Bashkë për ndryshimin!

Kavaja fiton! Shqipëria fiton!

Presidenti i SHBA, letër Vjosa Osmanit: Marrëveshja Kosovë-Serbi të përqëndrohet tek njohja reciproke

Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka shkruar një letër homologes së tij në Kosovë, Vjosa Osmani.

Joe Biden në mënyrë të qartë i ofron mbështetje Osmanit për dialogun me Serbinë, teksa thekson se marrëveshja gjithëpërfshirëse përfundimtare të bazohet tek njohja reciproke.

Po ashtu Biden zotohet se i përgjigjet pozitivisht kërkesës së Osmanit që SHBA të ndihmojë me vaksina ndaj COVID-19 edhe Kosovën e cila ka probleme në këtë drejtim.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka uruar Osmanin në emër të popullit amerikan për zgjedhjen në krye të shtetit.

Presidenti Biden ka përmendur marrëdhëniet e mira ndërmjet të dy shteteve dhe partneritetin e gjatë të rrënjosur në vlerat e përbashkëta, duke përmendur edhe raportin personal të familjes Biden me Kosovën. Në këtë kontekst, Presidenti amerikan ka përmendur të birin e tij Beau, i cili ka shërbyer në Kosovën në kuadër të forcave paqeruajtëse amerikane, siç thuhet në letër për “avancimin e paqes, si dhe sundimit të rendit e ligjit”.

Më tej në letër, Presidenti Biden ka theksuar se do të punojë me Presidenten Osmani në prioritetet që kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe bashkësive fetare, rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19, zhvillimin ekonomik si dhe sigurimin e të ardhmes së qëndrueshme energjetike. Presidenti Biden i është përgjigjur edhe kërkesës së Presidentes Osmani që SHBA-të të ndihmojnë me vaksina, bazuar në letrën e saj të 19 marsit. Presidenti Biden ka potencuar se me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë me partnerët për shpërndarjen e tyre dhe se ekipi i tij do të jetë ne kontakt me Presidenten Osmani për realizimin e synimit të tillë.

Në letrën e Presidentit Biden theksohet, gjithashtu se ShBA-të, mbështet vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“ShBA-të do të vazhdojnë t`i mbështesin përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke.