33.5 C
Tirana
E diel, 8 Qershor, 2025

Basha nga Hasi: Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën! Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet!

• Basha nga Hasi: Pa larguar Ramën nuk ka ndryshim! Ndryshimi është në dorën tuaj! Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet.

• “Të dhamë 8 vite borxh”, Basha nga Hasi: Qeveria ime, qeveri e çdo shqiptari! Ndryshimi vjen me votën tuaj. Votoni 9 për ndryshim!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndalesën e radhës e pati në qytetin e Has. Duke bërë thirrje për një bashkim të madh drejt ndryshimit, Basha tha se vota për numrin 9 do të bëj të mundur heqjen e traut tek Rruga e Kombit, luftimin e varfërisë dhe përmirësimin e infrastrukturës në Has.

Fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Has

Mirë se ju gjej vëllezër e motra, hasjane dhe hasjan, zonja e zotërinj, të rinj e të reja, vogëlush e vogëlushe. Faleminderit për shpresën dhe entuziazmin që përçoni të ndryshimi i pa ndalshëm që po vjen. Më mbush me emocion ky mëngjes i nisur në Tropojë e tani këtu në Has. Hasin e ndanë padrejtësisht. Hasin e dritës në ditët më të errëta të kombit tonë. Të dritës së Frank Bardhit, hasianit që ngriti në piedestal gjuhën e shkruar shqipe, të Hasit bazës së fuqisë tonë, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hasianëve fisnik, secili prej jush princ mbi princa i hapët dyert për vëllezërit dhe motrat tona. Edhe kushtet e varfërisë dhe mjerimit ekstrem, jam pra i mrekulluar të jem në mesin e këtij populli fisnik, trim e qëndrestar.

Sikundër ju jam mirënjohës nga zemra me fjalë që mezi i gjej për betejën e pandërprerë për liri, demokraci dhe Shqipëri si gjithë Europa, ku keni qenë në vijën e parë ju rinia e Hasit me baballarët e nënat tuaja. Nuk e harroj e nuk do ta harroj as pas 25 prillit. Miqtë e mi me 25 prill Rama humb, Shqipëria fiton, shqiptarët fitojnë, Hasi fiton duke votuar numrin 9. Hasjan e kuksian, Tropojës dhe Gjakovarë, nga Podujeva në Sarandë, një fjalë e kam thënë dhe do ta mbajë në ditët e para të qeverisë, trau i rrugës së kombit do të hiqet. Ne që punuam me mish e me shpirt për ta bashkuar Hasin e ndarë padrejtësisht nga Tirana dhe Prishtina, të cilëve ju takon bashkërisht.

Ne nuk do të lejojmë një ndarje të dytë. Një popull bujar dhe fisnik, njihet në ditë të vështira, një popull bujar dhe fisnik dhe është e njëjta fjalë, bujarë dhe fisnikë. Si hasjanët nuk e meriton varfërinë, mungesën e infrastrukturës, mungesën e energjisë elektrike. Lakun e marrëveshjeve të cilat ju marrin nga xhepi qindarka e fundit për të mos ju dhënë asgjë mbrapsht. Para që shkojnë për abuzime dhe përfitime të një grushti qeveritarësh, marrëveshjen abuzive me çdo familje shqiptare. 335 mijë familje shqiptare, pagesat e përmuajshme për ata që i bëjnë rrush e kumbulla do të amnistohen nga qeveria e dalë nga vota juaj. Sepse me votën tuaj ju do të bëni të mundur që të kemi një qeveri që punon për ju dhe jo për vete. Një qeveri të të gjithë shqiptarëve e jo të një grushti oligarkësh. Me votën tuaj më 25 prill, ta ndajmë tranzicionin nga epoka e re që po hapim e rinisë hasjane, e rinisë kuksiane, e Shqipërisë si gjithë Europa! Sepse 8 vite janë një kohë e gjatë, shumë e gjatë për ta provuar një njeri.

Edhe 8 vite Hasi e ka provuar Edi Ramën siç e ka provuar e gjithë Shqipëria, 8 vite dështime, 8 vite premtime të pambajtura, 8 vite varfëri, 8 vite shpunësim, 8 vite emigracion, largim masiv i më të mirëve, i djemve të dritës së syrit të nënave të tyre nga Hasi, nga Kukësi, nga Tropoja, o i mjerë që mendon se me një ditë dhe një fluturim mund të lash 8 vite borxh ndaj këtyre banorëve! Që i fyen në mençurinë e tyre, këtë trevë që mençurinë dhe trimërinë ja ka dhënë gjithë shqiptarëve! Nuk e nuk ka për të patur amnisti për dështimet 8 vjeçare të Edi Ramës, sepse shqiptarët janë të bashkuar, të bashkuar janë nënat që kërkojnë ti mbajnë fëmijët e tyre ti edukojnë e ti arsimojnë e ti punësojnë këtu, qytetarët që kërkojnë punë në vendin e tyre, fermerët e Hasit të cilët duan të njëjtin trajtim si fermerët matanë Qafës së Prushit, duan ndryshim dhe ndryshimi është në dorën tuaj më 25 Prill.

Prandaj këto janë zgjedhjet më të rëndësishme, këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që do të ndajnë njëherë e mirë një pyetje, një pyetje të vetme që shtrohet para gjithë shqiptarëve e para gjithë Shqipërisë, shtrohet para prindërve por ka të bëjë edhe me ata fëmijë të mrekullueshëm të Hasit. A do t’ia hapni derën dështimit edhe 4 vjet të tjera? A do t’ia hapni dyert e familjeve tuaja dështimit e ta lini peng familjen tuaj, ti lini peng fëmijët tuaj edhe për 4 vjet të tjera? Apo do të bëhemi bashkë për ndryshim, ndryshimin që kërkon çdo shqiptar? Shoh këtë shesh të Krumës të mbushur si asnjëherë, të mbushur me qytetarët e Hasit njësoj si një familje e madhe pa asnjë dallim politik, sepse edhe fitorja e 25 Prillit, fitorja e Partisë Demokratike, e Koalicionit për Ndryshim dhe Aleancës për Ndryshim do të jetë fitorja e çdo shqiptari. Sepse e kundërta as mund që të imagjinohet, jo 4 vjet po as 4 dit më shumë, siç më tha një gjysh gjatë në turin tim të mbrëmshëm nga Saranda në Tropojë, as 4 orë më shumë nuk durojnë dot.

E pra dita po afron, ora po vjen, ndryshimi është në dorën tuaj. Masivisht sepse duke qenë zgjedhjet më të rëndësishme që do të vendosin nëse do të ecim përpara drejt Europës apo do të izolohemi përsëri, atëherë duhet dhe do të ketë pjesëmarrjen më masive në votime. Asnjë të mos mbetet pa votuar. Derë më derë, shtëpi më shtëpi, hasjane e hasjanë, nënat e Hasit, bashkëshorte, gra, vajza ju që keni vuajtur dhe vuani më shumë se çdokush largimin e djemve tuaj. Baballarë të Hasit, ju që sakrificën e një jete të tërë nuk e shijoni dot për një arsye të vetme, për një dështim, për një përgjegjës të cilin keni në dorë ta largojmë me votë më 25 Prill. Pensioniste dhe pensionistë, fermerë dhe fermerë që ndryshimi që të gjithë duam të ndodhë duhet që të gjithë të marrim përgjegjësitë tona sepse më 25 Prill nuk është dita e partive, nuk është dita e politikanëve, është dita e Hasjanëve, është dita e shqiptarëve.

8 vjet me pushtetin më të madh se çdokush tjetër para tij, si Enver Hoxha mori në dorë fatin e çdo familje, mori peng fatin e fëmijëve tanë, bllokoi rrugën e Shqipërisë Europiane. Më 25 prill fatin tonë, fatin tuaj e keni në dorë vetëm ju. Ndaj të gjithë së bashku, të gjithë, demokratë e socialistë, Hasianë, shqiptarë të gjithë së bashku drejt kutive të votimit për të votuar për ndryshimin numrin 9. 9 për të ardhmen e fëmijëve tanë, 9 për Hasin , për zhvillimin, për përparimin, për investimet në infrastrukturë, për investimet në rrjetin energjitik, për lidhjen e natyrshme të kësaj treve fisnike me gjithë tregjet, për mundësinë për fermerin ta ngrejë kokën të prodhojë e të shesë, për investimet e huaja, për dijen dhe arsimin. Të gjithë së bashku, bashkë për ndryshim. Votoni numrin 9-të.Shqipëria fiton, Hasi fiton.

Me 25 Prill fitorja është e çdo shqiptari.

Zoti e bekoftë Hasin!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Basha në Tropojë: Pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim! Qeveria ime, e të gjithë shqiptarëve!

• Basha nga Tropoja: Ndryshimi është në dorën tuaj! Votoni masivisht 9 për të ardhmen e fëmijëve tuaj!

• “Është në dorën tuaj”, Basha në Tropojë: Pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim. Koha e Ramës ka mbaruar! Qeveria ime, e të gjithë shqiptarëve.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rrugëtimin e takimeve jug-veri të nisur ditën e djeshme, e ka rinisur sot në qytetin i Tropojës. Në fjalën e tij para tropojanëve të shumtë që kishin dal ta prisnin, Basha tha se 4 vitet të tjera si këto 8 që kaluam nuk i pranon më asnjë shqiptar, i djathtë dhe i majtë, demokrat dhe socialist. Për këtë ai kërkoi që vota e 25 prillit të shkoj masivisht për numrin 9 për të ardhmen e fëmijëve, për të ndalur emigracionin, për fermerët e Tropojës e të gjithë Shqipërisë dhe për të zhvilluar infrastrukturën e lënë pas dore. Pas përfundimit të fjalës, Kryedemokrati vendosi lule tek busti i Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.

Fjala e plotë e kryetarit të PD para qytetarëve në Tropojë

Mirë se ju gjejë. Mirë së ju gjej vëllezër dhe motra tropojan e tropojane, zonja e zotërinj, të rinj dhe të reja të Tropojës, është për mua një gëzim i mrekullueshëm të ndodhem sot këtu në mesin tuaj, në Tropojën e trimërisë, në Tropojën e legjendave. Në mesin e pasardhësve të dardanëve kreshnikë. Në Tropojën e luftës dhe qëndresës për kombin shqiptar, për shtetin shqiptar. Në Tropojën e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit. Në këtë vend të mbushur me bukuritë më magjepsëse, me bukuritë më të rralla që syri i njeriut sheh nga skaji me verior në skajin më jugor të vendit. Në këtë dritare të alpeve, nga rrjedh më blu se bluja lumi i Valbonës, i pastër si shpirti juaj ajri i alpeve tona. Prej tetë vitesh me radhë ka pllakosur si anembanë vendit një varfëri e skajshme.

Këtu në këtë vend që është dhe duhet të ishte kryeqendër vitrinë e Shqipërisë, e Kosovës, e kombit shqiptar, janë larguar më shumë të rinj e të reja në emigracion se sa nga çdo trevë tjetër e Shqipërisë. Zemra ime dhemb me zemrat e nënave të Tropojës, me zemrat e baballarëve të Tropojës, për bijtë e tyre të larguar në emigracion. Por sot zemra ime dhe e çdo shqiptari është plotë me shpresë, nga shpresa që rrjedh nga ky shesh. Nën hijen e heroit tonë Bajram Curit, nën vështrimin e rinisë së mrekullueshme të Tropojës, nën tingujt e zërave që brohorasin nga kraharorët tuaj, më fortë se goditjet e tupanxhiut. E na bashkoj në një gëzim të brendshëm, në një shpresë se ndryshimi i pandalshëm po vjen! 8 vite të gjatë, një dimër pa fund për familjet, për sipërmarrjet, për fermerët.

Një dimër plotë vështirësi për prindërit dhe vuajtje për fëmijët e tyre. 8 vite dështime, premtime të pambajtura dhe njeriu përgjegjës për këto ka guximin të trokas prapë e të kërkojë edhe 4 vite të tjera! Është një mrekulli jo vetëm e zotit, por i shpirtit mbijetues të shqiptarëve, sepse asnjë popull nuk do të kishte qëndruar dot në këmbë pas vitesh rrënim! Sikur vendi të ishte pa qeveri, por të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar dje nga Saranda në Tropojë e kam parë, e kam dëgjuar nga të gjithë. 4 vitet të tjera si këto 8 që kaluam nuk i pranon më asnjë shqiptar, i djathtë dhe i majtë, demokrat dhe Socialist. Ndaj jemi të bashkuar, të bashkuar se e dimë fare mirë përgjigjen ndaj mijëra nënave që kërkojnë ti mbajnë fëmijët e tyre këtu, ti arsimojnë këtu, ti punësojnë këtu, ti martojnë dhe ti themelojnë familjet e tyre në këtë vend të mrekullueshëm e anë e mbanë Shqipërisë.

Të gjithë baballarëve që kërkojnë të ardhme për familjen e tyre, qytetarëve që kërkojnë punë, fermerëve që kërkojnë mbështetje, shqiptarëve që kërkojnë që Shqipëria të ecë përpara, shqiptarëve që e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian. Të Gjithë e dinë se kjo mund dhe do të bëhet realitet vetëm duke votuar për ndryshimin. Ndaj nga ky shesh le të ushtojë, le të ushtoj ky bashkim i shqiptarëve për ndryshim, i cili do të vijë, i cili do të vijë për pak ditë duke votuar bashkimin tonë për bashkim, duke votuar koalicionin për ndryshim, numrin 9.

9 për të ardhmen e fëmijëve tanë, 9 për fëmijët që nuk duhet të largohen por të qëndrojnë e të ndërtojnë jetën e tyre këtu, 9 për fermerët e Tropojës, për agroturizmin, 9 për të zhvilluar infrastrukturën e lënë pas dore, dhjetëra kilometra rrugë që vetëm rrugë nuk janë dhe që mbetën në vendnumëro. Kontrata që ekipi im ka lidhur shtëpi më shtëpi, fshat më fshat do të fillojë nga zbatimi prej ditës së parë të qeverisjes së re. Mbështetje për agrobiznesin, për turizmin, mbështetje për rrjetin e energjisë elektrike, i cili jo më kot është lënë pas dore nga korrupsioni dhe babëzia e një njeriu i cili përmes errësirës së shtëpive tuaja do të kthejë këtë vend në mesjetë.

Rikonstruksion i plotë i rrjetit të energjisë elektrike, rikonstruksion në ndërtim i infrastrukturës rurale dhe mbi të gjitha riaktivizimi i projektit të rrugës së bregut të Drinit për ta bërë Tropojën siç është diamantin e mes të këtij hajmalie të bukur Rrafshit të Dukagjinit, Shkodrës dhe Ulqinit. Ata që 8 vite e lanë këtë vend të bukurive përrallore të njerëzve fisnik pas dore që si kudo tjetër ua larguan shërbimet, ata menduan se do të mposhtin shpirtin e pamposhtur të Tropojanit sot ju them se ndër veprimet e para të qeveris time do të jetë deklarimi nën prefekturë të Tropojës dhe zhvendosja e shërbimeve këtu në Bajram Currë, në Tropojë. Nuk do të udhëtojnë më me dhjetëra kilometra, orë të tëra, për një dokument. Shërbime për njerëzit, afër njerëzve. Vëllezër e motra tropojan 8 vite të gjata do të marrin një përgjigje në 25 prill.

Edhe 4 vite të tjera kështu mbushur me dështime apo ndryshim dhe fitore për Shqipërinë. Kjo është pyetja që shtrohet para çdo shqiptari. Para prindërve të cilët kanë përgjegjësi me votën edhe për fëmijët, për vogëlushët tanë që nuk votojnë dot. Por ne e dimë fare mirë që në 25 prill do të jenë votimet më të rëndësishme në historinë e këtij vendi që nga përmbysja e diktaturës dhe ardhja e demokracisë. Ndaj e ndiej, e shohë kudo, entuziazmin, shpresën, besimin. Ndryshimi është në dorën tuaj. Asgjë nuk e ndal më dot verdiktin tuaj.

Nëse doni që ky vend të ec përpara, nëse doni që trojet tuaja stërgjyshërore të marrin vëmendjen, investimet që meritojnë, më 25 prill të gjithë bashkë votojmë numrin 9. Nëse duam ta çelim një të ardhme re për fëmijët tanë e ti bëjmë këto pasuri të jashtëzakonshme, të sjellim pasuroi dhe mirëqenie dhe jo vuajtje për familjet tona më 25 prill votojmë numrin 9. Nëse duam që ti prijmë edhe njëherë së bashku rrugës së ndryshimit, të rihapim dhe njëherë rrugën drejt Europës, ta bëjmë ashtu siç di dhe do rinia e Tropojës, rinia e Shqipërisë, Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian votojmë numrin 9. Sepse vëllezër e motra kjo është rruga e përparimit.

Kjo është rruga e mirëqenies dhe qeveria që do dalë nga kjo votë do ti takoj çdo shqiptari nga Tropoja e demokracisë dua ti bëj thirrje të gjithë qytetarëve, çdo shqiptari që me zemrat plot guxim, plot shpresë dhe besim, të kenë frik vetëm zotin dhe asgjë tjetër e të dalin për fëmijët e tyre masivisht më 25 prill. Sepse vetëm kështu do të bëjmë të mundur ndryshimin . Nuk ka rrugë tjetër përveç votës tuaj! Është në dorën tuaj! A i ha njëri më këtu në Tropojë gënjeshtrat, mashtrimet e Edi Ramës, që guxon pas 8 vitesh pushtet të vij vërdallë me projekte virtuale, edhe mashtrime elektorale të ditë së fundit? A ka njëri që mendon se pas 8 vitesh pushtet më shumë se kushdo tjetër që nga koha e Enver Hoxhës, ky njeriu që s’arriti asgjë për ju, e jua bëri jetën më të vështirë, mund të bëj diçka edhe për 4 vitet e tjera?

A ka shqiptarë që nuk e di që pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim? Ndaj kujtdo që ushqen më të voglin, më të vocklin krimb ndryshimi dua ti them fare qartë se si çdo shqiptarë e me përgjegjësinë për të rrëfyer rrugën drejt përparimit, zhvillimit dhe ekonomisë së fortë, me përgjegjësinë për të hapur negociata brenda 100 ditëve të para si kryeministri i të gjithë shqiptarëve, as unë dhe askush nuk duhet të ketë as edhe një fije dyshimi. Koha e premtimeve të pa mbajtura ka marrë fund. Koha e Edi Ramës ka mbaruar. Është koha për një qeveri e të gjithë shqiptarëve.

Është koha për një qeveri shërbëtorë të tuajën. Për një qeveri që jo arrogancën, jo shtypjen, jo gjobën por ndiejnë e vuajtjes, ndjenjën e dhimbjes të çdo familje ta ndiej në zemër, sfidat e çdo shqiptari ti ndiej si të vetat, e kështu ti bashkojmë të gjithë shqiptarët sot të vuajtur, sot në nëpërkëmbur, nesër me zgjidhje të përbashkëta, me punë, me zhvillim, me mirëqenie për të gjithë. Vëllezër dhe motra, ora që po afron është më e rëndësishmja. Nuk ka shans të dytë. Ndaj, nga malet e larta të alpeve deri në fushat e blerta të Myzeqesë, le të dalim masivisht. Sot një javë, na ndan nga ndryshimi, nga ndryshimi që ka zbritur në këtë shesh e 25 prill do të jetë në çdo kuti votimi, duke votuar numrin 9. Numrin 9 për ndryshim, numrin 9 për të ardhmen tuaj, numrin 9 për fëmijët tuaj, numrin 9 për mirëqenie, numrin 9 për Shqipërinë që bën përpara, numrin 9 për Shqipërinë si gjithë Europa.

Votojmë për ndryshimin, bashkë për ndryshimin!

Tropoja fiton!

Shqipëria fiton!

Zoti e bekoftë Tropojën!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Meta për patronazhistët: Sistem si gestapo me fuksa

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat, ka folur ndër të tjera edhe për sistemin e patronazhimit që përdor PS-ja. Meta theksoi se për këtë skemë skandaloze dikush duhet të ishte në burg, duke shtuar se patronazhistët janë fuksa, që kanë instaluar sistemin e Gestapos.

“Janë fuksa që ka njohur populli shqiptar për 50 vjet gjatë regjimit të kaluar. Shumë shpejt do keni prova pse ky është sistemi i Gestapos, për të dhunuar ata që kanë mendim ndryshe apo që janë përkrahës të opozitës apo mendimeve opozitare në publik, për çdo postim që bëjnë.

Personi shikohet se çfarë postimi bën. Është skemë skandaloze. Duhet të kishte shumë arrestime për këtë skandal. Vetëm përmes votës do zhbllokojmë integrimin e vendit”, u shpreh Meta.

Meta paralajmëron Gjiknurin: Do përfundosh në det…

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar edhe njëherë me një mesazh të qartë, drejtuesit politik të PS-së në Vlorë, Damian Gjiknurit.

“Me shpifjet që bën do të përfundojë në det. Unë nuk kam kërkuar të përballem si kandidat me kryeministrin. Por jam akuzuar si kandidat, sikur unë takoj njerëz të dyshimtë. I kam thënë zgjidh studion, zgjidh gazetarin, dhe të na dëgjojnë të gjithë shqipatrët”.

U nis nga Saranda, Basha në Mirditë: Do kemi pjesëmarrjen më të madhe në historinë tonë! Edhe Edi Rama e di se do të humbë

• Basha nga Mirdita: Do kemi pjesëmarrjen më të madhe në historinë tonë

• U nis nga Saranda, Basha në Mirditë: Këto janë zgjedhjet më vendimtare

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, rrugëtimin jug-veri e ka përmbyllur në qytetin e Mirditës. Duke i konsideruar si zgjedhjet më vendimtare në Shqipëri, kreu i opozitës tha se 25 prilli do jetë dita me pjesëmarrjen më të madhe në historinë e vendit për ndryshim.

Lulzim Basha: Mirëmbrëma Mirditë! Rrugëtimi im, rrugëtimi ynë nga jugu në veri, nga Saranda në Tropojë më sjell këtë mbrëmje të bekuar këtu, në këtë tokë krenare, në këtë tokë të pamposhtme, me zonjave dhe zotërinjve, mes të rinjve dhe të rejave mirditorë. Këtij populli të pamposhtur e të pamposhtshëm. Mirditorët janë të famshëm për trimëritë dhe sakrificën e tyre ndër shekuj ata i kanë treguar këto vlera pushtuesve shtypësve dhe atyre që kanë dashur t’i shfrytëzojnë. Por ndër vlerat kryesore është ajo e qëndresës kundër shtypjes, e qëndresë kundër pushtuesit, e qëndresës kundër shfrytëzimit dhe sonte në këtë shesh shoh përfaqësuesit e kësaj race kalorsiake prijësesh gati për t’i prirë ndryshimit.

Bashkë për ndryshim ju jeni fryma që i jepni frymë dhe jep ndryshimit të pandalshëm që po vjen. Dhe në këtë udhëtim të jashtëzakonshëm dhe të mahnitshëm, në këtë udhëtim anë mbanë Shqipërisë sikundër këtu dhe kudo në Shqipëri kam takuar dhe takoj të rinj të mrekullueshëm që nuk duan të largohen nga prindërit e tyre, nga dheu ynë i bekuar nga perëndia, por kërkojnë arsim, kërkojnë mundësi, kërkojnë punësim. Kam takuar dhe takoj nënat tona, bashkëshortet tona, motrat tona, vajzat tona duan dinjitet duan bashkëshortët e tyre në punë, fëmijët me dinjitet dhe arsim. Qytetarë që duan që Shqipëria të ecë përpara, shqiptarë që e duan Shqipërinë në Europë. Dhe sonte nga Mirdita ju them vëllezër dhe motra ka një mundësi për t’i larguar këto, ka një mundësi për ta bërë këtë realitet, ka mundësi për këtë ndryshim. Kjo është në dorën tuaj.

Ndjejeni zemrën e këtij populli fantastik, ndjejeni forcën dhe energjinë dhe të bëhemi të gjithë bashkë e të votojmë numrin 9 për ndryshim, numrin 9 për fëmijët tanë, numrin 9 për prindërit tanë, numrin 9 për ekonominë që sjell vende pune dhe paga dinjitoze, numrin 9 për të ardhmen tonë, numrin 9 për Shqipërinë në Europë. 8 vite të gjata si 8 dimra pa fund, si 8 dimra pa fund pushteti personal i një njeriu të u vu mbi interesat e të gjithë shqiptarëve. 8 vite me radhë premtoi pa fund dhe nuk realizoi as edhe një premtim të vetëm. Nuk e mbajti fjalën, e zhyti vendin në mjerim.

Dështoi me turp dhe prapë ka guxim të vijë në Mirditë dhe t’ju kërkojë votën. Ka guxim të shkojë nëpër qytetet tona akoma pas 8 vitesh me projekte virtuale kur e ka lënë Shqipërinë, Mirditën, qytetet tona, si një vend pa qeverisje. Dështimi 8 vjeçar po troket përsëri në derë dhe kërkon që ju t’ia hapni dhe të ulet këmbëkryq edhe 4 vite të tjera në shtëpitë tuaja, në familjet tuaja. Mos ja hapni derën dështimit, kyçjani derën dështimit! Hapini zemrat për ndryshim! Ejani të bëhemi bashkë për një qeveri të të gjithë shqiptarëve.

Ejani të bëhemi bashkë për një qeveri që do t’ju shërbej të gjithëve njësoj. Programi ynë do të mundësoj zgjimin kombëtar ekonomik, do të mundësojë mirëqenie për familjet, do të mundësoj që t’ju thahen lotët nënave tona nga emigracioni i pashpirt, i bijve dhe bijave tona më të mira, sepse në vend që të shkojnë drejt Europës dhe kurbetit, do të gjejnë në Mirditë, në Lezhë, në Shqipëri, mundësitë e mohuara për 8 vite. Por miqtë e mi, siç e dinë të gjithë shqiptarët, siç e dëshmon sonte Mirdita nga ky shesh, në këtë ditë që kam zgjedhur për t’u ndalur në 9 qytetet tona, në simbol të 9-tës për ndryshim, kështu siç e dini ju e di Saranda, kështu e di Vlora, e di Gjirokastra, Berati dhe Fieri, e di Koça, e di Kukësi, Tropoja dhe Dibra, e di Lezha edhe Shkodra, e di Durrësi dhe Tirana, se ora e ndryshimit po afron!

E di dhe Edi Rama dhe ju e keni parë që edhe ai e ka mësuar se më 25 prill ai do të humb, e Shqipëria do të fitojë! Por dua ta dëgjoj edhe sonte, këtu nga ky shesh çdo shqiptareje dhe çdo shqiptar, që ka pritur të ndez shpresat e jetës, ndizini dritat e shpresës vëllezër dhe motra Mirditorë. Ndizini për familjet tuaja, për fëmijët tuaj, për të ardhmen e vendit, ndizini ju rini për prindërit tuaj, ju krenaria e kombit, krenaria e popullit. Unë kam shumë besim tek shqiptarët, kam shumë besim tek rinia dhe e di se këto do të jenë votimet më masive në historinë e Shqipërisë sepse këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që nga ardhja e demokracisë sepse në 25 prill ju do ti përgjigjeni një pyetje të vetme edhe 4 vjet të tjera robër të dështimit apo bashkë fuqia, forca e ndryshimit të vërtet për çdo shqiptarë. E dëgjoj nga rinia, e dëgjoj nga pensionistët vendimin tuaj bashkë për ndryshim.

Sepse ju e dini tashmë se qeveria që do zgjidhni nuk do jetë padrone por shërbëtor e juaj dhe ju them sot që unë do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve, shërbëtor i mirëqenies, i sigurisë, i demokracisë, sepse njësoj të gjithë duan të kthehet gëzimi në vatrat tona, duan të kthehet gëzimi në sytë e fëmijëve tanë, duan ti shohin prapë të gëzuar gjyshërit e gjyshet tona, nënat tona, bashkëshortet tona, vajzat tona, ndaj jemi të gjithë bashkë këtu. Një pyetje e vetme që do të marrin përgjigjen më masive më 25 prill për ndryshimin votoni numrin 9. Më 25 prill që Shqipëria, Mirdita të ecin përpara votoni numrin 9.

Që Shqipëria të ecë drejt Europës votoni numrin 9!

Bashkë për ndryshim!

Shqipëria Fiton!

Basha në Kurbin: Edhe momentin më fatkeq e përdor vetëm për interesat e tij personale. Ndryshimi është çështje ditësh

• Basha mbërrin në Kurbin: Në 25 prill, në Shqipëri do kthehet shpresa.

• Basha nga Kurbini: Ndryshimi është çështje ditësh.

Ndalesa e radhës në rrugëtimin jug-veri të kreut të opozitës Lulzim Basha, ishte qyteti i Kurbinit. Entuziazmi i të rinjve që kishin dal me makina dhe qytetarëve të shumtë për ta pritur kreun e PD, nuk ka munguar as në këtë qytet. Në fjalën e tij para banorëve të Kurbinit, Basha tha se ndryshimi është çështje ditësh dhe 25 prilli është dita e kthimit të shpresës.

Lulzim Basha: Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj mirë se ju gjej të rinj dhe të reja, kurbinase dhe kurbinas, mirë se ju gjej në Laçin e demokracisë, në Kurbinin e trimërisë, në Kurbinin e bashkimit për ndryshim. Motra dhe zonja kurbinase, vëllezër dhe zotërinj kurbinas, unë e prek dhe ndryshimi ka ardhur tani në Kurbin. E shoh në sytë tuaj, e dëgjoj nga gjokset tuaja ndryshimi i vërtetë ka ardhur dhe me 25 prill ju vetëm do t’i vini vulën duke votuar numrin 9. Vëllezër dhe motra mbrëmja po bie pas një dite që po më çon nga skaji më jugor i vendit në atë më verior. Sot 9 qytete, 9 për ndryshimin nga Saranda në Tropojë. Nga Saranda në Tropojë entuziazmi që prek dhe shoh ka një dhe një motiv frymëzimin shpresën besimin se ndryshimi tashmë ka ardhur.

Se është i pandalshëm siç është ndryshimi ynë, ky bashkim gjigand zemrash në këtë shesh të Laçit, ky bashkim gjigand shqiptarësh ka dhe vetëm një motiv Shqipëria fiton duke votuar numrin 9. E vërtetë është këtë e dini ju e dinë nënat e Kurbinit, nënat e gjithë Shqipërisë të cilave nuk i janë tharë lotët nga sytë e tyre nga 8 vite vuajtje, 8 vite emigracion, 8 vite papunësi për to dhe bashkëshortët e tyre, 8 vite që i kanë shkulur nga zemra dashuritë e jetës se tyre fëmijët e tyre, të rinjtë e mrekullueshëm të Laçit, të Mamurrasit, të Milotit, të Fushë Kuqes e mbarë Shqipërisë.

Forca juaj sot, energjia e këtij bashkimi i tregon do vëllai dhe motre tonën edhe atyre që deri para disa javësh e kishin humbur besimin se Shqipëria mund të ndryshonte. Kjo forcë, kjo fuqi, ky entuziazëm dëgjojeni vëllezër dhe motra, ngrihuni dhe bashkohuni me ne, të gjithë bashkë për ndryshim. Nëna që vuani për fëmijët tuaj, të rinj që kërkoni arsim, shpresë, punë ën vendin tuaj, qytetarë që kërkoni punë dhe rroga dinjitoze, fermerë që kërkoni subvencione, shqiptarë që kërkoni dinjitetin tuaj këtu në Shqipërinë tonë dhe ne të gjithë bashkë që e duam Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, le ta deklarojmë këtu nga Laçi, nga ky bashkim i jashtëzakonshëm, vullnetin tonë për ndryshim.

Le t’i themi atyre, ejani bashkohuni me shpresën! Ndiejeni në zemrat tuaja ndryshimin që po vjen dhe që nuk ka forcë që ta ndalë dhe ejani dhe bashkohuni se që ndryshimi të bëhet realitet më 25 Prill të gjithë bashkë do të votojmë numrin 9. Numrin 9, Koalicioni për Ndryshim dhe Aleanca për Ndryshim janë qeveria e ardhshme e vendit. Këtë e di gjithkush, e di dhe e ka mësuar dhe Edi Rama që më 25 Prill shqiptarët do ta largojnë me votë. Për 8 vite dështime, për 8 vite mashtrime, për 8 vite premtime të pambajtura, për 8 vite vuajtje në çdo familje, në zemrat e çdo nëne e të çdo motre, për vëllezërit dhe bashkëshortët e larguar në emigracion apo të shpunësuar. 8 vjet dështime dhe ka guximin të vijë prapë dhe të kërkojë edhe 4 vite të tjera.

Shikoni, shikoni se çfarë bën me rindërtimin. Shikoni se si edhe momentin më fatkeq të Kurbinasve, të Thumanës, të Fushë Krujës, të Durrësit, të Tiranës e përdor vetëm për interesat e tij personale, për pasurimin e tij dhe një grushti njerëzish, në kurriz të të gjithë njerëzve të tjerë. Sot, këtu, nga ky shesh, është vendi t’i them të gjithë të dëmtuarve nga tërmeti se detyra ndër më të parat e qeverisë së re dhe e imja si kryeministër i qeverisë së shqiptarëve, do të jetë vlerësimi dhe rivlerësimi me transparencë i dëmeve të shkaktuara për të hequr diskriminimin politik.

Korrupsionin që ka pllakosur këtë proces e menjëherë pas saj kompensim financiar për shpejtimin e rindërtimit, për të gjithë familjet e dëmtuara nga tërmeti. Jo vetëm nuk do të ndalet, jo vetëm që nuk do të bllokohet. Por ky proces me një qeveri të përgjegjshme do të kishte përfunduar sot e nuk do ti kishte lenë dy dimre me radhë familjet e dëmtuara me çadra. Ky proces me qeverinë që ju do të sillni me votë me 25 prill do të përshpejtohet dhe do të përfundojë në kohën më të shkurtër.

Miqtë e mi ne së bashku jemi forca e ndryshimit, ne së bashku jemi energjia e shpresës dhe besimit. Përgjigja për lotët e nënave, për të rinjtë që duan shpresë për vendin e tyre, për qytetarët që kërkojnë punë është një dhe vetëm një më 25 prill votoni nurin 9. Më 25 prill votoni ndryshimin, votoni numrin 9. Le ta dëgjojnë të gjithë ata që duan njësoj si ju këtë shesh një Shqipëri të begatë, të përparuar me punësim, me mirëqenie është plotësisht e mundur. Realiteti mund dhe do të bëhet si shpresa në këtë shesh kur të gjithë së bashku të votojmë numrin 9.

Vëllezër e motra bashkë për ndryshim do të thotë të largojmë njeriun që për 8 vite u bë pengës, makth dhe ankth për çdo shqiptarë të ndershëm dhe punën e tyre. Sot ai vjen të trokas pas 8 vitesh ka guximin t’ju kërkojë t’ia hapni derën përsëri. Ndaj dua t’ju drejtohem e t’ju pyes: a do t’ia hapni derën të keqes edhe 4 vite të tjera? As dyert, as dritaret sepse ju e dini, shqiptarët e dinë, e dinë fare mirë se nuk ka ndryshim me Edi Ramën ndaj të gjithë do të votojnë për Koalicion për Ndryshim, për aleancën tonë që të sjellim ndryshimin e vërtetë për çdo familje.

Sa prekëse dhe emocionuese është, sa prekës dhe emocionues është zëri i një nëne që i dridhet për fëmijët e vet. Sa më prek dhe më kanë prekur këto ditë lotët e baballarëve që mezi përmbahen kur kujtojnë fëmijët e tyre në emigracion, por sa e fuqishme, sa emocionuese është forca e zërit të të gjithë shqiptarëve nga ky shesh nga Saranda në Tropojë e vendosur bashkë për ndryshim.

Bashkë për ndryshim.

Votoni numrin 9-të, bashkë për ndryshim.

Kurbini fiton, Lezha fiton, Shqipëria fiton!

Zoti ju ruajt dhe ju bekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Fitore!

Baçi me fermerët në Fier: Situata alarmate ku ndodhet bujqësia, merr fund me qeverinë e drejtuar nga PD pas 25 prillit

Banorët e fshatit Shën Pjetër në Fier ankohen për rritjen e cmimeve të plehreave kimike dhe taksat e larta që sipas tyre i kanë detyruar të mos e punojnë tokën. Në një takim me kandidatin Luan Baçi fermere të kësaj zone thanë se cmimi i uresë është rritur me 10 mijë leke të vjetra në dy muaj ndërsa z, baci tha se qeveria do të marrë përgjigjen e merituar në 25 prill për situatën në të cilën e ka cuar vendin

“Asgje s’kane bere, une nuk dua pllaka une dua te ha, unë s’kam shtepi, mire unë po nesër mos të ketë femija ime”, i tha nje banor kandidatit Luan Baçi.

“Kemi një situatë shume alarmante, që kjo qeveri nuk e di se cfarë bëhët me qyettarët në shtëpitë e tyre dhe të papunë. Zgjidhja vjen vetëm me ndryshim. Keta kanë 8 vjet që genjejnë dhe mashtrojnë. Do të jetë një referendum popullor 25 prilli, që do t,i tregojë ramës se qyetetarët shqiptarë do të reagojnë me votë në 25 prill kështu sic jemi këtu bashkarisht. Kështu që ju bëj thirrje për datën 25 prill të dalim masicvisht në zgjehdje, të votojnë PD. Votë për PD dhe zgjidhja e problemeve tuaja do të vojë pas 25 prillit”, tha Baçi.

“Me mire e jap me qera marr ato pesë leke se sa të punoj tokën me këto cmime”, tha një fermer i Shënpjetrës

“Në dy muaj cmimi u rrit me 10 mijë lekë, ureja ishte me 33 tani vajti 48”, tha një i ri

“Nje lulishte aty per ne pleqtë, se te vij në lokal për kafe, s,kam ndonje rrogë kushedi, 100 mije leke pension marr, ne atje e kemi vendin po këta të rinjtë të hapin gojën”, tha një I moshuar

“Dhe ne të rregjistrohemi të papunë se u bëmë sin ë kohën e enverit që s,na lenë të vemi në qytet”, tha një tjetër banor duke ngritur shqetësimin e shumë fermerëve për faktin se Zyra e Punës nuk i rregjistron si të papunë pasi quhen të vetëpunësuar.

“Atë që këmi përsëritur në cdo takim dhe që kryeminsitri i ardshëm, Lulëzim Basha e ka përcaktuar në program subevncioni 100 milione euro në vit do të jetë menjeherë i akordueshëm, 50 milionë në vit për infrastrukturën buqjësore dhe c,është me rëndësishmja edhe mënyra e dhënies se subvencioneve në qeverisjen e PD do të ndryshojë, karta e identitetit tuaj do jete numër nipti për të aplikuar direkt në system të ëprfitoni subvencionet që nuk ua fal qeveria por është rezultat i taksave tuaja që paguani dhe i politikës që ndjek qeveria për bujqësinë që është një sektor shumë i rendësishëm për vendin”, tha Baçi.

Bardhi: Bandat janë përfshirë në zgjedhje për llogari të Taulant Ballës, po shantazhojnë e blejnë vota në Elbasan

Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi tha se, elementë të krimit të organizuar janë të përfshirë në mënyrë aktive në Elbasan, duke mbështetur Taulant Ballën e PS.

“Bandat janë të përfshirë në zgjedhje, kemi fakte publike dhe nga institucione ligjzbatuese përfshirë SHISH, që elementë krimit të organizuar janë të angazhuar për PS-në dhe Taulant Ballën, për të shantazhuar qytetarë dhe për të blerë vota”, tha Bardhi, në një intervistë televizive.

“Unë dhe ekipi im jemi angazhuar për zgjedhje të lira e të ndershme, dhe këtë jemi vendosur ta bëjmë me çdo kosto”, shtoi ai.

Bardhi paralajmëroi se individë të angazhuar në shantazhe dhe blerje votash do të përfundojnë në burg.

PD marrëveshje me Sindikatat e Pavarura: Rritja e pagave dhe kushte më të mira të punës!

Paloka: Edhe socialistët po votojnë programin e PD

Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Shqiptare kanë firmosur sot marrëveshjen për zgjidhje e dosa problemeve kyçe të punëtorëve nga qeveria e ardhshme e PD. Nënkryetari Edi Paloka, i cili firmosi marrëveshjen, tha se ajo do të zbatohet në bashkëpunim me sindikatat, sapo PD të nisë drejtimin e vendit me votën e të gjithë shqiptarëve, pa dallime partiake.

Pikat kryesore të kësaj marrëveshje janë rritje e pagës minimale 300 euro, riorganizimi dhe vendosja e ministrisë së punës, e cila u hoq nga qeveria aktuale, rishikimi i statusit të minatorit, heqja e akcizës së naftës, ngritja e pensioneve, ngritja e pagave të punonjësve të arsimit.