23.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Qershor, 2025

Bardhi me banorët në Cërrik: 25 prilli, shansi i fundit ta bëjmë Shqipërinë të jetueshme për të gjithë!

Drejtues Politik i Elbasanit, Gazment Bardhi u takua me banorët e Xibrakës në Cerrik, me të cilët ndau shqetësimet e krijuara në 8 vite qeverisje nga Rama. Ai e cilësoi të papranuehsme kthimin mbrapa të fshatit, ku diskutohet buka e gojës në kuptimin e parë të fjalës, për shkak të braktisjes së qeverisë. Bardhi u shpreh se varfëria, braktisja dhe lënia në skamje e fshatit ka qënë një politikë e qëllimshme e qeverisë.

“Në këto 8 vite kanë ndjekur një strategji të mirëfilltë politike, varfëroi sa më shumë njerëzit, sepse sa më shumë t’i varfërosh e ke më të lëhtë t’i nënshtrosh, e t’i shkelësh më këmbë, Fshati është pasqyra më e qartë ku duhet të shohësh dështimin e Edi Ramës”, analizoi Bardhi. Më tej, ai u ndal tek premtimet e pambajtura të rilindjes.

“Na premoi subvencione në bujqësi, dhe jo vetëm që nuk dha, po rriti barrën, tasksat ua rriti, çmimin e neregjisë e rriti, çmimin e ujit e rriti, kostoja e jetesës është rritur, ndërkohë mbështetja dhe të ardhurat kanë rënë, prandaj kemi më pak lek në xhep sot”, pohoi Bardhi.

Drejtuesi Politik i PD theksoi mesazhin se këto zgjedhje nuk janë një luftë mes demokratëve dhe socialistëve. Por janë një betejë kundër padrejtësive dhe qeverisjes për 10 veta e nëpërkëmbjes së shumicës së njerëzve.

“Këto zgjedhje nuk janë PD apo PS. A keni dëgjuar ju ndonjë analizë se çfarë punësh të mira ka bërë ai për Shqipërinë, se çfarë ka premtuar këtu në Cerrik dhe se çfarë ka bërë. Më pas ai del dhe thotë se ka shpërndarë 95 milion euro ndihmë për fermerët dhe fshatarët, a keni dëgjuar ju ndonjë këtu te fshati juaj të marrë ndonjë lek. Një emër kemi degjuar që ka marrë, është ky që ka futur për kandidat, ai ka marrë, ai i ka marrë milionat e eurove nga subvencioneve në bujqësi dhe mendon se me ato miliona do vijë tani e do blejë fermerët dhe fshatarët, sepse veç ai ka marrë.

Në këtë qark unë nuk ka parë dhe dëgjuar asnjë tjetër përveç atij dhe Gjergj Lucës që të këtë marrë para në bujqësi për shkak se ka ndërtuar një sistem të tillë subvencionesh që t’ iu përjashtojë të gjithëve ju. Mirë që nuk është krah nesh por edhe na zhvat, mirë që nuk na jep asnjë lek por na fut dorën në xhep. Prandaj, ne kemi një përgjegjësi të madhe të gjithë bashkë, përgjegjësia e parë është e juaja me datë 25. Para se të votojmë, secili nga ju të bëjë llogaritë e shtëpisë së vet dhe do të duhet që atë ditë të votojë për shtëpinë e vet, jo me flamuj partish, edhe një socialist do të duhet të bëjë llogarinë e shtëpisë së tij, jo llogaritë e Edi Ramës, as llogaritë e partisë, do të duhet të mendojë jetën e tij, fëmijet e vet, do të duhet të mendojë a do të qëndrojë dhe 4 vite të tjera kështu apo duhet me ndryshu”, tha Bardhi.

Ai vuri në dukje se përgjigjet për këto dilema që kanë qytetarët janë të qarta dhe ai i ka dëgjuar në cdo takim.

“Përgjigjen unë e kam marrë kudo që kam shkuar, shqiptarët e kanë marrë vendimin, duhet me ndryshu se kështu nuk shtyhet më, prandaj ne kemi bërë një plan pune. Nuk ju premtojmë mrekulli asnjërit. Ne kemi bërë një skemë që ato lekë që buxheti i shtetit i nxjerr për fermerët dhe fshatarët të shkojnë realisht te fermerët dhe fshatarët pa kritere që i diskriminojnë, pa kritere që i përjashtojnë, por vetëm me bazën e një kriteri. Aq sa prodhon, aq subvencion do marrësh nga shteti, prandaj ato 100 milion euro që ne parashikojmë çdo vit për fermerët dhe fshatarët, të shkojnë te fermerët dhe fshatarët mbi bazën e prodhimit, jo me kritere e brukoraci.

Prandaj e kemi bërë planin të thjeshtë, pa gënjeshtra, pa mashtrime, por me angazhime që kërkojnë vullnet, dhe ne kemi gjithë vullnetin për ta vënë në jetë dhe për ta bërë realitet. Do të duhet që në datë 25 gjithësecili prej nesh të shkojë të votojë. Vendimi që kemi për të marrë është nëse duam të rrimë kështu siç jemi në vend numëro, apo nëse duam të ndryshojmë të ecim përpara. Alternativën e keni, është numri 9, Partia Demokratike. Ky është shansi i fundit për të gjykuar të gjithë bashkë nëse jetohet apo jo në Shqipëri, prandaj nuk na lejohet as t’u zhgënjejmë dhe as të shkelim besimin që secili prej jush do na japë në datë 25”, u shpreh Bardhi.

Pse e refuzoi median gjermane?/ ZDF: “Edi Rama do që të zgjidhet përsëri. Por pyetjet e intervistës sonë nuk marrim përgjigje”

“Kryeministri Edi Rama do që të zgjidhet përsëri. Por pyetjet e intervistës sonë nuk marrim përgjigje. Me sa duket iu druhet pyetjeve rreth menaxhimit të Covid dhe kritikave ndërkombëtarë për projektet e dyshimta të ndërtimit dhe korrupsionin në qeverinë e tij”.
Kështu shkruan në reportazhin e saj për median e madhe gjermane ZDF, gazetarja Britta Hilpert.

Kryeministri i Shqipërisë ka refuzuar dhe ka injoruar median prestigjioze, por arsyet e kësaj shmangie dalin qartë në reportazhin në fjalë: Në vendin tonë situata, nuk është ashtu si duket nga propaganda e Edi Ramës.

Kryeminstri është duke bërë një fushatë të shfrenuar duke e trajtuar pandeminë si një histori suksesi, por në syrin e gazetares gjermane dhe fakteve që ajo ka mbledhur në terren, gjithçka rezulton ndryshe.

“Shkëlzen Ibra punon si mjek i mushkërive në Krumë dhe ndien mbi të gjitha që administrimi është si njëfarë administrimi me mungesa. Spitali i provincës mezi sa siguron furnizimin me oksigjen për rreth 20.000 njerëz. Një katastrofë në këtë krizë Covid. Janë të detyruar edhe t’i kthejnë pacientët në shtëpi, pasi nganjëherë nuk kanë ç’të bëjnë.

“Kërkojmë më shumë. Ka pasur ditë që kemi pasur 12 pacientë që kishin nevojë për oksigjen dhe nuk u jepnim dot. U ka rënë të fikët nga mungesa e oksigjenit”.

Që Kruma dhe zona rreth e rrotull është kaq e keqfurnizuar është në njëfarë mënyre faj i qeverisë. Të rinjtë emigrojnë për të fituar para diku gjetkë. Kruma është e varfër, kryeqyteti është larg. “Për politikanët kjo zonë është vetëm për të marrë vota për zgjedhje”, kështu thotë edhe Muhamet Peka që sapo ka kaluar Covid.

“Politikanët premtojnë shumë e bëjnë pak. Këtë e vërtetova pasi më ndodhi kjo (pasi më zuri sëmundja). Asnjë ministër nuk ka ardhur të na shikojë se çfarë bëjmë, vijnë vetëm sa për të na u lutur për vota që të vijnë në pushtet”, shkruhet mes të tjerave në reportazhin tronditës të ZDF.

Patronazhistët dhe spiunët

Nga Agustin M. MIRAKAJ

Sot ndjehem më i kërcënuar se kurrë. Identitei im tashmë është jo më personal por i vjedhur nga Partia Socialiste në pushtet dhe i trafikuar nga qeveria shqiptare. Një shkelje flagrante e ligjit, e privatësisë, e ligjit të të dhënave personale, e ligjit mbi gjëndjen civile i strukturave shtetërore më të larta për ti vendosur në shërbim daj një partie të caktuar për përgjim, kontroll, trafikim, shantazh dhe pazar. Është një krim shtetëror i paprecedentë i ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Shteti shet identitetin e afro 1 milion qytetarëve të tij. Identiteti im mund të trafikohet në të gjithë botën.

Partia socialiste, gjendja civile, kryeministria, shteti shqiptar ka shitur identitetin tim personal me të dhëna delikate e që kjo mund të më rrezikojë edhe jetën time apo të familjes. Po ashtu ky veprim është po i rrezikshëm edhe për 910061 qytetarë të Tiranës. Ky akt i rëndë dhe i turpshëm shtetëror përbën rrezikshmëri dhe cënim të sigurisë kombëtare dhe sot asnjëri nuk flet për këtë.

Shteti është i implikuar direkt në këtë akt të ndyrë tradhëtie. Unë sot i drejtohem publikisht shtetit shqiptare duke e akuzuar si tradhëtar dhe keqbërës ndaj meje, qytetarve për shitje informacioni agjenturave të huaja dhe të brendshme. Identiteti ynë nuk dihet ku ka përfunduar.

Sigurimi gjakatar i shtetit komunist nuk ju hoqë qafe familjes time për shumë dekada ata përgjuan, survejuan, manipuluan, shkatërruan dhe mashtruan gjithë jeten e babait tim e të familjes sime . Sot me emër të ri “patronazhista” sigurimsat e rinj njësoj si komunistët e vjetër janë në rresht si partizanë të devotshëm marrin të dhëna personale, e kush e di se çfarë bëjnë apo çfarë identitetesh klonojnë. Ndoshta, ndoshta më ndjekin, survejojnë, mbikqyrin, intrigojnë, manipulojnë dhe raportojnë mbi idetë dhe bindjet e mia duke ja servirur ato partis socialiste “PPSH” si dikur të parët e tyre që i jepnin nenës parti armiqtë e popullit (babanë tim).

Babai kur doli nga burgu më thirri më uli në prehër e më tregoi një situatë (të ngjashme me ditët e sotme) në kamp përqëndrimi… Shtepija jonë ishte e bërë me kallama, maltë e bajga. Dritaret ishin te mbuluara me plasmas, mbasi erdhi nga puna ne mbremje gjithmon ndjeja zhurme te plasmasi, e dija se dikush “patronazhsti” spiuni qëndronte pas dritares duke mbajt veshin afer si një pishtar duke survejuar natë për natë të gjitha bisedat mbase dhe kur flenim gjumë… Atë natë nuk durova, pash që tek furnela ishte tenxherja duke valuar, u ngrita me kujdes pa bërë zhurmë, kapa tenxheren, grisa plasmasin me thikë dhe ja hodha në kokë spiunit “patronazhistit”. E kështu duhet me ja tregu vendin spiunve mor babë, mbylli biseden duke më puthur në ballë.

Si mund të ndodhë kjo në një vend të dalë nga survejimi komunist. Duket se ai tmerr vazhdon dhe më shumë, me profesionalistë të rinjë të devotshëm që i shërbejnë partisë dhe agjenturave të huaja duke shitur qytetarët shqiptarë.

Unë sot do të marr vendim për të hedh në gjyq shtetin Shqiptar, partinë socialiste dhe bashkëpunëtorët e tyre për këtë dëm të parikuperueshëm dhe tradhëti kombëtare.

 

Spaho: Në 25 Prill shqiptarët votojnë ndryshimin historik për të ardhmen europiane

Në vijim të takimeve intensive fshat më fshat, kordinatori i Korçës, Edmond Spaho ishte në Çaushli dhe Blace. Banorët iu ankuan zotit Spaho për krizën në shitjen produkteve nën koston e prodhimit, si dhe për mungesën e subvencioneve, të cilët në tetë vite të qeverisjes Rama i kanë shkuar vetëm grumbulluesve dhe mbështetësve të majtë në këtë sektor. Zoti Spaho u tha fermerëve dhe banorëve se qeveria Basha ka një plan konkret të mbështetjes së sektorit të bujqësisë, si bazë e ekonomisë së vendit, përmes subvencioneve të konsiderueshme, uljes së ndjeshme të taksave dhe tarifave për zhvillimin social të familjeve në fshat.

Spaho sqaroi se subvencionet prej 100 milion euro në vit do të shkojnë direkt tek fermeri që investon tërë mundin e jetës tek prodhimet bujqësore. Financimi me 50 milion euro në vit në mekanikën bujqesore, sistemin e vaditjes dhe kullimit do modernizojne bujqesine shqiptare “Vendimi i parë i Bashës kryeministër do të jetë heqja e taksës së qarkullimit prej 320 lekësh, në mënyrë që çmimi i karburantit të ulet.

Duke shpjeguar politikat e zhvillimit socialekonomik, Spaho konfirmoi sërish dyfishimin e ndihmës ekonomike, rritjen e pagave dhe pensioneve prej 25 përqind dhe uljen e ndjeshmë të pagesave të prapambetura të sigurimeve shoqërore, të cilat këto vite rëndojnë së tepërmi të ardhurat e një familjeje në fshat.

“Në 25 Prill vota për numrin 9 për partinë Demokratike nuk është vetëm për fitore politike, por ajo është vota për ngritjen ekonomike të familjeve shqiptare në fshat dhe qytet, është votë e ndryshimit historik për një të ardhmen europiane të Shqipërisë”, tha Spaho.

Media gjermane: Edhe gjatë pandemisë në Shqipëri lulëzon korrupsioni dhe pastrimi i parave

Raportoi: Britta Hilpert

Pas dy javësh në Shqipëri do të zgjidhet një Parlament i ri. Këto kohë, këtij vendi të varfër i duhet të luftojë me gjithë ato kriza. Krahas pandemisë së koronës dhe pasojave të tërmetit të para një viti, vendin e ka mbërthyer edhe korrupsioni.

Shkëlzen Ibra punon si mjek i mushkërive në Krumë dhe ndien mbi të gjitha që administrimi është si njëfarë administrimi me mungesa. Spitali i provincës mezi sa siguron furmizimin me oksigjen për rreth 20.000 njerëz. Një katastrofë në këtë krizë kovidi. Janë të detyruar edhe t’i kthejnë pacientët në shtëpi, pasi nganjëherë nuk kanë ç’të bëjnë. “Kërkojmë më shumë. Ka pasur ditë që kemi pasur 12 pacientë që kishin nevojë për oksigjen dhe nuk u jepnim dot. U ka rënë të fikët nga mungesa e oksigjenit”.

Që Kruma dhe zona rreth e rrotull është kaq e keqfurnizuar është në njëfarë mënyre faj i qeverisë. Të rinjtë emigrojnë për të fituar para diku gjetkë. Kruma është e varfër, kryeqyteti është larg. “Për politikanët kjo zonë është vetëm për të marrë vota për zgjedhje, kështu thotë edhe Muhamet Peka që sapo ka kaluar kovidin.

– Politikanët premtojnë shumë e bëjnë pak. Këtë e vërtetova pasi më ndodhi kjo (pasi më zuri sëmundja)”. “Asnjë ministër nuk ka ardhur të na shikojë se çfarë bëjmë, vijnë vetëm sa për të na u lutur për vota që të vijnë në pushtet”.

Zgjedhje në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama do që të zgjidhet përsëri. Për pyetjet e intervistës sonë nuk marrim përgjigje. Me sa duket iu druhet pyetjeve rreth menaxhimit të kovidit dhe kritikave ndërkombëtarë për projektet e dyshimta të ndërtimit dhe korrupsionin në qeverinë e tij.

Sektori i ndërtimit në Tiranë ka një bum të madh, i vetmi si i tillë në këtë krizë ekonomike, por shumë kulla me zyra janë bosh. Gazetarja Ornela Liper ka bërë shumë kërkime rreth kësaj. Ajo thotë se këto ndërtime, kështu siç po ecin tani, justifikohen vetëm me pastrim parash, para droge. Qeveria ndikon në këtë pike edhe për shkak të zgjedhjeve.

“Qeveria nuk ka treguar kurrë vullnet politik për të hetuar se nga vijnë këto para për investime ndërtimi. Gjithë këto leje ndërtimi, këto ndërtesa gjigante, na bëjnë të mendojmë se një pjesë e këtyre parave të pista shkon për zgjedhje”.

Kundër korrupsionit në qeveri, vitet e fundit ka pasur herë pas here protesta masive e megjithatë nuk i dihet nëse kjo qeveri do të shkarkohet për mungesë votash sipas analistit politik Mentor Kikia.

“Votuesve nuk u sjell gjë zëvendësimi i një qeverie të korruptuar me një tjetër të tillë. Shqiptarët kanë zgjedhur gjithmonë të keqen më të vogël dhe kjo ka sjellë gjithmonë po të njëjtin realitet”. Një realitet varfërie dhe korrupsioni të ashpërsuar nga pandemia.

Shqipëria dëshiron që një ditë të bëhet anëtare e BE-së, edhe pse shumë këtu shpresojnë që kjo të sjellë më shumë ndryshim sesa zgjedhjet e javës tjetër.

Basha në Delvinë: Kudo e prek padurimin për ndryshim! Koha e Ramës ka marrë fund! Mos ia hapni derën…

• Basha në Delvinë: Kudo e prek padurimin për ndryshim! Koha e Ramës ka marrë fund. Fton socialistët, mos ia hapni derë dështimit për herë të tretë! Votoni 9! 
• “Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona”, Basha thirrje nga Delvina për socialistët: Bashkohuni me ne! Ramës “koha jote ka mbaruar!” Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën! Votoni 9 për ndryshim! 
• “Ndryshimin e ndjen kushdo”. Basha në ndalesën e dytë të turit Jug-Veri: Nuk ka asnjë bashkëpunim me Edi Ramën! Socialistëve: “Ne jemi një familje!” Mos ia hapni derën dështimit për herë të tretë! Votoni masivisht 9 më 25 prill.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndalesën e radhës e pati në qytetin e Delvinës. Duke bërë thirrje për një bashkim të madh drejt ndryshimit, Basha tha se vota për numrin 9 do të bëj të mundur arsimimin dhe punësimin e rinisë të Delvinës e të mbarë Shqipërisë, do të bëj të mundur rritjen e pagave dhe pensioneve, investimet e huaja, turizmin dhe zhvillimin ekonomik.
Lulzim Basha: Mirëmëngjes dhe mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, nëna dhe baballarë, gjyshe e gjyshër, banorë fisnikë të Delvinës, Delvinës së krenarisë së të parëve tanë. Delvinës, kësaj bashkësie njerëzish të mrekullueshëm, të qetë, punëtorë, që kanë ditur ti japin kaq shumë vendit tonë. Njerëz të penës, njerëz të dijes, drejtues, udhëheqës, themelues të shtetit shqiptar. Jam i lumtur që ndodhem sot këtu, në rrugëtimin tonë nga jugu në veri. Sot nga Saranda në Tropojë, në 9 ndalesa, 9 njësoj si 9 shifra jonë, numri ynë. 9 e ndryshimit me 25 prill.
Kudo ku kam qenë këto javë e këto ditë prek entuziazmin dhe dëshirën e njerëzve për ndryshim, prek padurimin e nënave për ndryshim për fëmijët e tyre, prek padurimin e fermerëve që kanë kaluar tetë vite të vështira për ndryshim, prek padurimin e baballarëve për të bërë realitet shpresën dhe dëshirën e tyre për ti mbajtur këtu fëmijët e tyre dhe padurimin e të rinjve, entuziazmin e tyre sepse dita po vjen, ora po vjen, për ta rihapur së bashku rrugën si gjithë Europa, rrugën e Shqipërisë anëtare të Bashkimit Europian. Vëllezër dhe motra ndryshimi ndjehet kudo , ndihet në sytë tuaj,  në zemrat tuaja, shpresa tashmë ka mbërritur dhe është e pandalshme dita që Shqipëria, Delvina të kthehet tek zotërit e saj të vërtetë që jeni ju, populli i saj, qytetarët e saj.
Këtë shpresë për ndryshim, këtë dëshirë për t’i dhënë fund tetë viteve të vështira, e shoh dhe e prek edhe tek socialistet e thjeshtë. Të cilët njësoj si gjithë qytetarët e tjerë kanë ndarë të njëjtat vuajtje, kanë ndarë të njëjtat dhimbje por dyfish sepse ata kanë besuar, kanë punuar për fitoren e Partisë socialiste, kanë votuar për partinë Socialiste por janë të zhgënjyer dyfish të zemëruar, dyfish kokën ulur. Ju them sot socialisteve ngrijeni kokën bashkohuni me ne vëllezër dhe motra , një popull, një komb, bëhuni pjesë e ndryshimit ejani votoni për numrin 9, ta ndryshojmë Shqipërinë. Bashkë për ndryshim, bashkë për ti kthyer shqiptarëve shpresën, bashkë për ti dhënë rinis prespektivën, bashkë për ndryshim. Të votojmë numrin 9 dhe të hapim rrugën e mirëqenies, të ekonomisë dhe të rrogave e pensioneve të larta për çdo shqiptarë, sepse ne kemi një plan, një plan që do të mundësojë që banorët punëtor të Delvinës e mbarë Shqipërisë të mund të gëzojnë frytet e djersës së tyre. Ne e dimë fare mirë se kjo tokë e lashtë ka thesare.
Thesaret e të parëve tanë ndodhen nën të. Thesaret e tjera me të cilat na ka bekuar zoti ndodhet mbi të. Djersa e fermerit të Delvinës, djersa e fermerit shqiptarë e vadit tokën shqiptare çdo ditë por nuk sjellë mirëqenie për ta sepse qeveria në ikje dhe kryeministri në ikje e bëri naftën më të lirë për jahtet se sa për fermerët. Sepse 8 vite me radhë projekti që ne nisëm Kardhiq-Delvinë e la në vend numëro. Mbeti në baltë ai projekt siç mbeti në baltë e gjithë Shqipëria gjatë këtyre 8 viteve. Ky është një projekt i cili nuk bëhet vetëm për Delvinën por bëhet edhe për Sarandën, bëhet për turizmin, bëhet për Shqipërinë. Ai do të mundësoj që prodhimet e mrekullueshme të fermerëve të Delvinës të kenë mundësi të transmetohen drejt tregjeve të vendit dhe tregjeve ndërkombëtare duke shmangur qafën e bukur por të vështirë të Muzinës.
Por 8 vite me radhë Edi Rama e la atë projekt në baltë siç i la në baltë fermerët Delvinjotë, siç i la në baltë fermerët shqiptarë, siç e la në baltë rininë shqiptare, siç i la në baltë pensionistët shqiptarë. Dhe tani ka guximin të vijë t’iu kërkojë edhe 4 vite të tjera, edhe 4 vite të tjera pas 8 vitesh që i la qytetet tona në errësirë, e la vendin tonë në errësirë, i la banorët, qytetarët e këtij vendi në varfëri dhe mjerim. Mos ia hapni derën dështimit për herë të tretë. Nuk ka kërcënim më të madh për familjet shqiptare, nuk ka kërcënim më të madh për Shqipërinë sesa edhe 4 vite të tjera si këto 8 vite që e lanë Shqipërinë në vendnumëro. Ai e kupton, e ka mësuar tashmë se më 25 Prill shumica dërmuese e shqiptarëve do të votojnë për ndryshimi, do të votojnë për numrin 9, do të votojnë për Aleancën e Ndryshimit.
E ndjen etjen tuaj për ndryshim. E kanë kuptuar shpresën që është rindezur në zemrat e shqiptarëve se ne mund ta bëjmë realitet punësimin për rininë. Se ne do ta bëjmë realitet hapjen e negociatave brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së re. Ai e kupton se ne do të mund të bëjmë realitet të gjitha zotimet tona. Ndryshe nga premtimet e 8 viteve që nuk i mbajti por i shkeli një nga një. Tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes tonë. Përgjigjja ime nga Delvina, njësoj si nga Saranda është jo! Nuk ka për të ndodhur, koha e Edi Ramës ka mbaruar! Erdhi dita për votën tuaj, për ndryshimin, për shpresën, për rindezjen e besimit në familjet tuaja, në tokat tuaja, në pronat tuaja, në këtë trevë të mrekullueshme! Ndryshimi nuk vjen pa larguar Edi Ramën! Këtë e dini ju, këtë e di ai, këtë e di gjithë Shqipëria!
Ndaj vëllezër dhe motra, te bëhemi bashkë krah për krah si një familje e madhe, duke përfshirë qindra e mijëra socialist të ndershëm, t’u themi dhe atyre se ndryshimi që po vjen më 25 prill nuk do të na ndaj, por do të na bashkoj, se qeveria e ardhshme do të jetë qeveria e njerëzve të thjesht dhe se unë do të jem kryeministër i të gjithë shqiptarëve. Të gjithë do të përfitojnë nga ndryshimi i vërtet në arsim, në shëndetësi, në ekonomi, në bujqësi, në rritjen e rrogave dhe pensioneve, sepse ky vend i mrekullueshëm, njësoj si Delvina, kjo trevë e krenarisë dhe e punës i ka të gjitha mundësitë që të bëjmë këto mundësi të punojnë për njerëzit e Shqipërisë. Që Shqipëria dhe pasuritë e saj të prodhojnë mirëqenie dhe pasuri për të gjithë shqiptarët. Votoni numrin 9 që të bëjmë të mundur arsimimin dhe punësimin e rinisë të Delvinës e të mbarë Shqipërisë, Më 25 prill votoni numrin 9, që të bëjmë të mundur rritjen e pagave dhe pensioneve, investimet e huaja, turizmin, zhvillimin ekonomik.
Më 25 prill votoni numrin 9 për ndryshimin që doni, për ndryshimin që meritoni.
Më 25 prill votoni numrin 9!
Delvina fiton!
Shqipëria fiton!

Basha ngre në këmbë Sarandën: Asnjë bashkëpunim me Edi Ramën! Fton socialistët t’i bashkohen ndryshimit: “Ne jemi një familje!”

• Basha në Saranda: Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën! Koha e tij ka mbaruar! Fton socialistët të bashkohen me PD: Votoni 9 për të ardhmen e fëmijëve tuaj!

• “Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona”, Basha nga Saranda fton socialistët të bashkohen me të. I përgjigjet Ramës: Koha jote ka mbaruar! Nuk ka ndryshim me Edi Ramën! Votoni 9 për ndryshim!

• “Ndryshimi është mes nesh”. Basha në Sarandë: Nuk ka asnjë bashkëpunim me Edi Ramën! Fton socialistët t’i bashkohen ndryshimit. “Ne jemi një familje!” Qeveria ime, e të gjithë shqiptarëve. Votoni masivisht 9 më 25 prill

• Basha nis turin nga jugu ne veri. 9 ndalesa për simboliken e numrit 9 të fletës së votimit. Ndalesa e parë Saranda

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka hapur turin e takimeve nëpër qytete në Sarandë. Në fjalën e tij para sarandiotëve, Basha tha se vota për numrin 9, është votë për prosperitetin ekonomi dhe mirëqenie. Kreu i opozitës gjithashtu u shpreh se të gjithë e kanë kuptuar, të djathtë e të majtë, që nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj! Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, sarandiote e sarandiot! Mirëmëngjes Shqipëri nga perla e Shqipërisë, perla e mesdheut! Saranda e shpresës, e bujarisë dhe e punës. Sot është një ditë e veçantë, ku nis sot rrugëtimin nga Saranda. Sot do të jem në 9 qytete të Shqipërisë, 9 për ndryshim! Nga Saranda në Tropojë, anembanë vendit, aty ku entuziazmi për ndryshim është i jashtëzakonshëm, aty ku prek dëshirën e nënave dhe baballarëve ditë për ditë për një të nesërme ndryshe. Ndaj, ju falënderoj nga zemra për mikpritjen tuaj, këtë mëngjes, në këtë ditë të veçantë, ditën e rrugëtimit, ditën që do të nis javën drejt të dielës së 25 prillit kur fitorja do t’i takojë çdo shqiptari.

Dua ta ndaj me ju dhe me të gjithë shqiptarët kudo që janë, se dielli i Sarandës që është me nam tashmë në të gjithë Europën dhe të gjithë botën, 300 ditë diell, nuk do të jenë thjesht fakt i natyrës. Me votën e Sarandës për ndryshim ato do të sjellin 300 ditë prosperitet, ekonomi dhe mirëqenie. Madje dhe këto re e ndoshta dhe disa pika shiu të cilat do të ujisin kopshtet e sarandiotëve, do të ujisin tokat e tyre që agrumet e tyre, frutat dhe perimet të rriten në mënyrë që sezoni i ardhshëm turistik ta gjejë këtë Sarandë ndryshe, plot me shpresë, me mundësi për çdo familje dhe çdo familjarë , për çdo të rinj dhe çdo të re.

Por mbi të gjitha dua t’ju them se nga Saranda në Tropojë, nga jugu në veri, ndiej entuziazmin tuaj, entuziazmin e nënave për fëmijët e tyre, dëshirën për ndryshim të rinis që kërkon Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, dëshirën për ndryshim të papunëve që presin dhe meritojnë punë. Të gjithë bashkë jemi mbledhur në bashkimin më të madh të shqiptarëve me një qëllim, ndryshimin dhe ndryshimi do të vij duke votuar Aleancën për ndryshim, numrin 9. Vëllezër e motra, zonja e zotërinj. 8 vite me radhë kanë rënduar mbi Shqipërinë dhe familjet shqiptare. Një dimër 8 vjeçar ekonomikë, një dimër 8 vjeçar i arrogancës së një qeveria dhe kryeministri që mendojnë vetëm për veten.

E kanë lënë Sarandën pa asnjë investim për turizmin. E kanë lënë 8 vite me radhë rrugën Kardhiq-Delvinë papërfunduar, e kanë lënë në vend numëro ashtu siç kanë lënë Shqipërinë, siç kanë lënë në vendnumëro familjet Shqiptare. Energjia elektrike dhe ndërprerjet e saj, janë një problem që ditë për ditë e në veçanti gjatë sezonit të shkurtër turistik dëmtojnë ekonominë e sarandiotëve, ekonominë e familjes dhe ekonominë e këtij qyteti. E pra tetë vite me radhë nuk ka bërë asgjë dhe tani dështimi po troket prapë në derën tuja dhe kërkon edhe katër vite të tjera, kudo ku shkoj e di dhe e marr përgjigjen, nuk do t’ia hapim derën dështimit, do ti themi jo dështimit me 25 prill do të zgjedhim ndryshimin sepse ndryshimi është rruga e shpresës dhe e zhvillimit, ndryshimi është rruga për të çliruar familjet, nënat dhe baballarët, ndryshim është rruga për të ndalur largimin e të rinjve për t’ju siguruar atyre mundësi, punësim, dinjitet, arsim dhe Shqipërinë Evropiane këtu në vendin e tyre.

prek dhe e ndjej këtë ndryshim kudo. E prek dhe e ndjej edhe tek socialistët. Tek ata që i takoj që vijën në takimet tona, tek ata që vijnë e më takojnë në premisat e Partisë Demokratike, tek ata që i vizitoj dhe kanë hapur dyert e tyre dhe ju them ky është vendi ynë, ne jemi një popull ne jemi një familje, ju keni ndarë me të gjithë shqiptarët të njëjtat vuajtje, ne kemi ndarë të njëjtat sfida, ne kërkojmë të gjithë së bashku të njëjtat zgjidhje ndaj mirë se vini vëllezër e motra socialistë. Bashkohuni me ne, bashkohuni me ndryshimin sepse qeveria jonë do të jetë qeveria e çdo shqiptari, sepse ndryshimi do të jetë i prekshëm për çdo shqiptar. Edhe Edi Rama e ndjen etjen e shqiptarëve për ndryshim. Edhe ai e ndjen forcën e papërballueshme të shpresës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshim. Edhe ai e ka mësuar se me 25 prill ai do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë. Ndaj tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisë tonë. Përgjigja jonë është jo, koha jote ka mbaruar, tetë vite me radhë nuk bëre asgjë për shqiptarët.

Tetë vite me radhë grabite me ortakët e tu taksat, rrite çmimet, grabite pasuritë e sarandiotëve dhe të gjithë shqiptarëve. Tetë vite me radhë dështime nuk ka më kohë për Edi Ramën, asnjë orë më shumë, me 25 prill e largojmë me votë. Vëllezër dhe motra, të gjithë e kanë kuptuar, edhe socialistët e kanë kuptuar, nuk ka ndryshim pa e larguar Edi Ramën. Nuk ka ndryshim duke pranuar edhe 4 vjet të tjera dështime, si këto 8 që kaluam. Ndaj, letë bëhemi të gjithë bashkë dhe të bëjmë të mundur ndryshimin për çdo shqiptar. Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj, votoni numrin 9 për punësimin, votoni numrin 9 për ndryshimin, votoni numrin 9 për mirëqenien, 9 për të ardhmen, 9 për shpresën. Qeveria e dalë nga vota juaj do të jetë qeveria e njerëzve, do të jetë qeveria juaj, do të jetë qeveria e gjithë shqiptarëve.

Dhe ne do të punojmë fort për ekonominë, për të hapur vende pune, për të sjellë investime të huaja, për të zgjatur sezonin turistik dhe për t’i bërë të mundur çdo punonjësi, çdo sipërmarrësi në sektorin turistik të jetoj një dhe të punojë me të ardhura të bollshme duke ja hequr nga fyti lakun e shtrënguar të 8 viteve abuzivizëm, arrogancë, gjoba dhe terror shtetëror. Qeveria që do të vijë pas zgjedhjeve të 25 prillit, do të jetë qeveria që brenda 100 ditëve të para do të hapë negociatat dhe do të rihapë rrugën drejtë Europës. Prandaj nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë dyshim se të gjithë së bashku ne mund dhe do t’ia dalim ta ndryshojmë këtë realitet vetëm duke votuar numrin 9.

Për fëmijët tanë numrin 9. Për prindërit tanë numrin 9.

Për ekonominë numrin 9.

Për mirëqenien e shqiptarëve numrin 9.

Për Shqipërinë si Europa numrin 9.

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

9 për ndryshim!

Bashkë për ndryshim!

Shqipëria fiton!

Meta: Populli do të marrë në dorë fatet e tij me 25 prill

Kreu i shtetit shprehu bindjen se populli do të marrë në dorë fatet e tij.

“Qeveria po bën çdo gjë në këto zgjedhje për të prishur standardet e tyre, pasi po bën edhe palën edhe arbitrin në fushë. Por jam me besim se populli do marrë në dorë fatet e tij. Ka një tension artificial që vjen nga mazhoranca dhe kjo ndodh per shkak se ndihen pakicë. Ajo kërkon të imponohet përmes marifeteve, por do ta kete te pamundur. Fushata zgjedhore që po zhvillohet nuk është e qetë.
Në 25 prill, qytetarët që po frustrohen çdo ditë nga qeveria do reagojnë me pjesëmarrjen masive në votime.”, tha Meta.

Duke u ndalur tek çështja e përdorimit të të dhënave personale për zgjedhjet e 25 prillit, Meta theksoi se ky është tregues i partisë-shtet.

“Patronazhistët nuk janë një tregues pozitiv për një shoqëri europiane dhe të lirë. Ky është tregues i partisë-shtet. Është e papranueshme. Shqiptarët duan ndryshimin dhe do votojnë ndryshimin më 25 prill. Shqiptarët nuk votojnë kriminelët, ato i urrejnë ata. Do jenë zgjedhje historike. Duhet të apelojmë te qytetarët shqiptarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre. Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme, por është një mundësi jo për 4 vjet, por për 100 vitet e ardhshme”, pohoi Meta.