25.5 C
Tirana
E diel, 8 Qershor, 2025

Kreu i PD Vlorë: Prova e madhe e së vërtetës po afron!

Reagimi i kryetarit të PD Vlorë,
Genc Deromemaj

Na akuzojnë Ne të opozitës për gjithçka që nuk e bën dot në këto 8 vite, duke mbajtur asnjë përgjegjësi politike e morale.

Na akuzojnë Ne të opozitës se kur kemi qenë në pushtet nuk kemi bërë asgjë për Vlorën dhe se historia nisi me sektin e tyre, ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe, duke harruar qëllimisht se çdo investim ka kohën e vet.

Na akuzojnë Ne të opozitës se nuk i duam investimet dhe zhvillimin e Vlorës, ndërkohë që ne jetojmë e kemi zgjedhur të jetojmë në Vlorë.

Na akuzojnë Ne të opozitës se kur të vijmë në pushtet, do të bllokojmë të gjitha investimet për Vlorën, ndërkohë që Ne kërkojmë transparencë për çdo lekë që investohet në qytet, sepse janë miliarda të hedhura të cilat nuk justifikohen me volume e punimeve.

Na akuzojnë Ne të opozitës se kur të vijmë në pushtet, nuk do të ketë më vaksina për Shqiptarët, tregues ky i faktit se vetëm një mendjeprishur mund të përdor vaksinat për qëllime elektorale.

Na akuzojnë Ne të opozitës se kur të vijmë në pushtet, nuk do të kemi lekë për të realizuar premtimet për rritje pagash dhe integrim të Shqipërisë në BE, thua sikur këta të sektit, i kanë lekët e xhepit e ua ka lënë baba trashëgimi e jo sikur të jenë lekët e shtetit e të Taksapaguesve Shqiptarë.

Pa program dhe të dështuar!

Në panik të madh për humbjen, si një dëshmi e keqpërdorimit të pushtetit dhe e mungesës së demokracisë për të mos pranuar rotacionin politik e demokratik.

Prova e madhe e së vërtetës po afron dhe është vetëm 8 ditë larg.

Edhe 8 ditë që Shqipëria e Shqiptarët të marrin frymë lirisht e të rikthehen në normalitet shpirtëror e demokratik.

Edhe 8 ditë për të duruar njeriun që aksidentalisht erdhi në krye të qeverisë, për të ikur si një besëthyer për besimin që i dhanë për fatin e keq të tyre shqiptarët.

Kush duron Ty edhe 8 ditë!

#VotoNr9
#ShqipëriaFit❤️n
#VloraFit❤️n

Votues të majtë në Kodër Kamëz bashkohen me PD, Vokshi: 25 prilli, betejë mes të mirës dhe të keqes 

Nevoja për ndryshim ka bashkuar në një takim votues të PS me kandidaten e PD Albana Vokshi. Të zhgënjyer nga mosmbajtja e premtimeve në këto 8 vjet prej Edi Ramës, ata kerkojnë nga PD një alternativë shprese për mirëqenien e familjeve të tyre.

“Në këto tetë vite nuk mbajtën asnjë premtim. Premtuan 300 mijë vende pune, por më thoni a ka marrë ndonjëri prej jush vend pune. Foli për shëndetësi falas dhe në fakt ju nuk keni marë as shërbim shëndetësor. Jeni futur në borxhe ose keni harxhuar të gjithë kursimet. A keni marrë arsim cilësor, e sigurt që jo. A ju janë ulur taksat? Përgjigja është vetëm JO. Para katër vjetësh erdhi me timon dhe me tepsi. Pa asnjë program dhe alternativë. Po sot keni parë ndonjë program të PS dhe Edi Ramës? A keni lexuar se çfarë premton ai për shëndetësinë? Kurrkund asgjë. A keni lexuar se çfarë premton për katër vitet e ardhshme për ekonominë, arsimin, bujqësinë? Asgjë.”

Albana Vokshi theksoi se e vetmja shpresë e Edi Rama qe dron tëk presioni ndaj votuesve dhe shitblerja e votës.

“Ai nuk do mirëqënien e familjeve tuaja. Nuk ju respekton si qytetarë të lirë. Ai mendon se ju e keni një çmim, se vota juaj ka një çmim dhe si shtet bandë del natën në errësirë duke hedhur asfalt elektoral, duke trokitur në shtëpi për të ofruar certifikata legalizimesh natën, duke ofruar vende pune një mujore, pasi pas zgjedhjeve do t’i hedhë prapë në rrugë, duke ofruar kuti me ndihma sepse aq vlen një votë për Edi Ramën. Ka vërsulur shtetin si bandë”- u shpreh Vokshi.

Duke kërkuar angazhimin e të gjithëve në pak ditët që kanë mbetur deri në zgjedhje, kandidatja e PD theksoi rëndësinë që këto zgjedhje kanë për familjet shqiptare, pavarësisht përkatësisë së tyre politike.

“Duam mbështetjen tuaj të votoni numrin 9, Partinë Demokratike. Kjo Nuk është betejë mes të majtës dhe të djathtës. Nuk është mes socialsitëve dhe demokratëve, as betejë mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Është betejë mes të mirës dhe të keqes, mes zhvillimit dhe prapambetjes. Mbylljani njëherë e mirë derën dështimit të Edi Ramës“, tha Albana Vokshi.

Basha nga Levani: Është në dorën tuaj, ose edhe 4 vjet të tjera dështim, ose ndryshim dhe fitore për Shqipërinë!

• Ndalesa e katërt në rrugëtimin jug-veri, Basha mbërrin në Levan: Është në dorën tuaj: ose edhe 4 vjet të tjera dështim, ose ndryshim dhe fitore për Shqipërinë.

• Stacioni i katërt i turit veri-jug, Basha: Qeveria e re do t’u përkasë të gjithë shqiptarëve pa dallim. Mbylljani dyert dështimit! Votoni 9!

• Basha nga Levani: Në 25 prill, gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë, gjyshet dhe gjyshërit do të votojnë ndryshimin.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndalesën e radhës në rrugëtimin jug-veri e pati në Levan të Fierit. Në fjalën përshëndetëse, lideri i opozitës tha se 8 vite janë shumë për të dështuar dhe për këtë bëri thirrje për bashkim të të gjithë qytetarëve për t’i dhënë jetë ndryshimit më 25 prill dhe qeverisë së ardhshme që do t’i përkasë qytetarëve.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej vëllezër e motra, zonja e zotërinj, të rinj e të reja, banorë të Levanit që qëndron gjeografikisht, historikisht si pikë lidhëse mes Fierit, Vlorës, Lushnjës dhe Beratit. Qendër e vjetër, banorësh krenarë por një qendër jo ekonomike e braktisur e harruar. Vëllezër e motra jam sot në këtë pikë lidhëse të katër kryeqendrave tona, të jugut si mesi i një rrugëtimi që kam nisur nga Saranda në Tropojë, nga jugu në veri. Dhe nga Saranda në Tropoja e nga Korça në Durrës, nga fshatrat më të largëta të vendit, në zemrën e Tiranës, kam ndier entuziazmin, shpresën, besimin, bashkimin e shqiptarëve për ndryshim. E ndiej kur takoj nënat, nënat tona të vuajtura që 8 vite me radhë u janë skuqur sytë nga lotët e dhimbjes për të rinjtë, fëmijët e tyre me pamundësi ekonomike, për ata që sërish detyrohen të emigrojnë në vend që të punojnë e të jetojnë këtu.

Kam takuar të rinj e të reja që duan të njëjtën gjë që ka rinia në vende të reja që duan të njëjtën gjë që ka rinia në vendet e tjera, mundësi për arsim, mundësi për punësim, këtu në Shqipërinë tonë të bukur. Kam takuar vogëlushe e vogëlushe, nipër e mbesa pensionistësh, të cilët pasi paguajnë faturat e kripura të dritës, faturat e kripura të ilaçeve, nuk i mbeten para as për ti blerë asnjë karamele. Sepse 8 vite me radhë Levani, Fieri, Shqipëria kanë mbetur në vendnumëro. Por po kështu kam parë dhe dëgjuar se ata mezi po e presin, shqiptarët mezi po e presin 25 Prillin. Ndaj iu drejtohem nënave shqiptare me sytë e skuqur nga malli për fëmijët e përzënë, nëse doni që fëmijët tuaj ti mbajmë këtu, ti arsimojmë këtu, ti punësojmë këtu, votoni numrin 9.

Iu them baballarëve shqiptarë ngrijeni kokën, ju nuk jeni skllevër të askujt, ju nuk jeni shërbëtorë të asnjë partie, të asnjë politikani, të asnjë kryeministri, të asnjë oligarku. Ju nuk jeni skllevër të askujt, të asnjë politikani, të asnjë kryeministri, të asnjë oligarku. Ju jeni shqiptarë krenar. Vëllezërit e mi, ngrijeni kokën, demokrat e socialist, bashkohuni për ndryshim, votoni numrin 9. Votoni numrin 9! Ndaj, të bëhemi të gjithë bashkë si ky marsh për ndryshim nuk ka të ndalur! Është një kohë e gjatë 8 vite. 8 vite është një kohë e gjatë për të mbajtur premtimet elementare. I mbani mend apo jo legalizimet falas? Levani e di fare mirë, dështim zero! 300 mijë vendet e punës, dështim! Dështim, 500 mijë të larguar nga Shqipëria! Levani me ndërprerje energjie, pa ujë po i përmbytur.

I përmbytur i pakompensuar! Njësoj si qytetet e tjera. Njësoj si fshatrat dhe vendet e tjera të Shqipërisë. Edhe Levani duket si një vend pa qeveri. Sepse 8 vite me radhë, janë 8 vite dështimesh, janë 8 vite tradhtie ndaj çdo shqiptari, të majtë e të djathtë. Ndaj sot i ftoj të gjithë pa dallim, të djathtë e të majtë, votoni për numrin 9. Grua dhe burri shqiptarë, vajzat dhe djemtë, gjyshet dhe gjyshërit, do të votojnë numrin 9, për ndryshimin e jetës tuaj, për ndryshimin që mezi presim në familjet tona. Votoni numrin 9. Vëllezër dhe motra, 25 prilli është dita kur ndryshe nga këto 8 vite, ai që nuk mbajti asnjë premtim, ai që në 8 vite pati më shumë pushtet se kushdo tjetër që nga koha e Enver Hoxhës por që e përdori vetëm për veten e vet dhe i harroi të gjithë, të djathtë e të majtë.

Me 25 prill e keni ju në dorë, ju e keni në dorë, vëllezër dhe motra. Me 25 prill pyetja e rëndësishme është, edhe katër vjet të tjera si këto, të mbushura me dështime apo votë për numrin, 9, votë për ndryshim që të fitojë Levani, të fitojë Fieri, të fitojë Shqipëria. Dhe unë e di, unë e shoh, unë e prek kudo padurimin për ndryshim. Tani, edhe ju kudo, në rrugë, në sheshe, në ara, nga larg, përshëndesni me shenjën e fitores sepse e dini se fitorja do ju takojë ju. Qeveria e re do ju takojë të gjithëve ju sepse do të punojë për të gjithë shqiptarët pa dallim.

Humbjen e ka ndjerë dhe Edi Rama, i cili tani po kërkon të bëhet pjesë e aleancës tonë, e qeverisjes së aleancës tonë. Por a mundet të ketë ndryshim Shqipëria pa larguar Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij? A mundet të ketë ndryshim Shqipëria duke i hapur derën edhe 4 vite të tjera atij që kishte 8 vite? 8 vite dhe vetëm premtoi e njësoj premton tani. Kini kujdes vëllezër dhe motra. Po troket për herë të tretë dështimi në dyert tuaja. Mbyllini dyert dështimit. Mbylljani dritaret dështimit por hapini kanatat e zemrave tuaja për ndryshimin, për bashkimin, me numrin 9.

Bashkë për ndryshim!

Votoni numrin 9!

Shqipëria fiton!

Aksioni ligjor kundër Ramës, patjetër!

Nga Redin HAFIZI

Une akuzoj Edi Ramen se ka urdheruar nxjerrjen e te dhenave personale nga gjendja civile per interesa partiake. Ky eshte krim i rende dhe dikush duhet te paguaje, nderkohe qe shpresoj te mos paguajne serish qytetaret. Per kete qellim une bera kerkimin tim dhe gjeta disa te dhena, megjithate besoj se ne kete skandal patronazhistet mund te merren ne pyetje nga drejtesia per te arritur tek kreu i patronazhisteve dhe tek Edi Rama.

Sapo pashe qe ky individ ne profilin ne foto eshte patronazhisti im. Duket nje familjar i rregullt dhe ia bej hallall parate qe ka fituar nga PS pasi ka kerkuar te kerkoje per mua. Megjithate ka gjetur pune te thjeshte, pasi une kam kerkuar gjithnje te jem nje liber i hapur dhe te mos fsheh asgje. Nderkohe nje gje e them me siguri dhe ketu nuk e ka fajin Ergesti, por qeverria e Shqiperise. Une e akuzoj Edi Ramen se ka urdheruar nxjerrjen e te dhenave personale nga gjendja civile per interesa partiake.

Edhe pse kryeministri vazhdon te deklaroje se te dhenat jane kerkuar dere me dere, nuk besoj se emrin e babait do e jepja gabim, nese dikush do me trokiste ne dere. Vetem ne gjendje civile emri i babait tim ka qene gjithnje gabim, pasi kurre nuk e kane njohur emrin Memtaz, por gjithnje ka qene Myftar, Mentor, Muntaz dhe ne versionin elektronik pashe vete kur nxorra pashaporten dhe karten e identitetit ne konsullate ne NYC se emri i babait tim ishte shnderruar ne Mymtar. Ashtu e lame, pasi nuk rregullohej dot asgje nga NYC. Pra une jam i bindur 100% se me qytetaret Shqiptare eshte abuzuar, pasi i besuan qeverrise dhe ajo i nxorri ne treg.

Eshte fakt qe kurre nuk i duhet besuar qeverrise, ndaj qytetaret votojne per programe qe sjellin ne sisteme qeverrisese. Ka sisteme qe i japin pushtet qytetarit, nderkohe qe ka edhe sisteme qe i japin fuqi pa kufi qeverrise qe te kontrolloje dhe te perdore qytetarin. Kete beri Edi Rama dhe kulmin e arriti me ekspozimin e te dhenave personale qe disponojne zyrat e shtetit. Ne kete rast shteti ka falimentuar perballe nje skeme mafioze te shpikur nga ish sherbimet sekrete te lindjes ish komuniste.

Ne kete projekt Rama ka ne krah mjeshtrin e sigurimit te shtetit Gramoz Ruci. Nderkohe kur flasim per skeme mafioze, eshte ne nderin e qeverrise te shpalle kapitullimin per te mos vazhduar me mashtrime. Te gjithe Shqiptaret duhet te dine se ne momentin kur te dhenat e tyre jane ekspozuar, atehere mafia mund te prodhoje karta krediti, mund te hape llogari bankare, qe mund t’i kushtojne shtrenjte qytetareve ne Shqiperi. Kur them shtrenjte eshte deri ne shkaterrimin e jetes. Prandaj them se qyqaret qe perdoren per patronazhiste jane pjesa humoristike qe nuk duhet te na marre kohen qe duhet shpenzuar per ngritjen e nje aksioni ligjor, me firma qytetaresh qe ndjehen te kercenuar dhe qe te kthehet ne nje ligj pa interpretim por vetem me citim te qarte ne te ardhmen.

Spahia në Velipojë: Në 25 Prill zgjedhja është kush do të jetë me krimin dhe kush do të bashkohet me ndryshimin

Velipoja është një nga zonat më të braktisura nga qeveria në këti 8 vjet, por kandidati i PD, Bardh Spahia, ka siguruar banorët se kjo do të ndryshojë me marrjen e drejtimit të vendit nga PD në 25 Prill. Që kjo të ndodhë, është e rëndësishme që qytetarët të mos i nënshtrohen asnjë presioni.

“Po shitet vota në vitin 2021. Thirrja per te gjithe banoret: ju lutem mos e shitni votën! Sot ka ardh dita te zgjidhim fatin tone”- tha një banor, ndërsa nje tjetër theksoi nevojën e ndryshimit. “Sot ka ardh dita e me te vertete per ndryshim. T’i japim nje grusht te fortë Edi Ramës, te zhdukim krimin dhe këto kriminela që kanë marrë fatin e fëmijëve tonë në dorë dhe i detyruan të marrin rrugët e kurbetit”

Kandidati i PD, Bardh Spahia, ftoi banorët e Velipojës të bëjnë gjithçka për fitoren në 25 Prill, duke theksuar se vota për ndryshimin është votë për familjen e tyre.

“Ka ardhur dita qe t’i japim rendesine e duhur voten, ta konsiderojme si te shenjte, si menyra me e mire per te vendosur per fatin tone. Le të shkojmë masivisht tek kutitë e votimit. Zgjedhja është se kush do të jetë me krimin dhe kush do të bëjë ndryshimin për të mirën e vendit. E rëndësishme eshtë të zgjedhim oferten me te mire, programin më të mirë se kështu nuk mund të vazhdohet. E kemi provuar këto vite çfare do të thotë. Në vend që të benin hapa përpëra kemi bërë hapa prapa, ky është realiteti”.

 

Basha: Ai që nuk bëri asgjë për 8 vite, nuk bën do më asgjë. Tepelena nuk e pranon dështimin për herë të tretë. Do ta mbroj Vjosën!

• Basha nga Tepelena: Qeveria e re do të jetë e të gjithë shqiptarëve. Në stacionin e tretë të turit Jug-Veri, kryedemokrati: Mos ia hapni derën të keqes për herë të tretë! Votoni 9 për ndryshim!

• Arrin në ndalesën e tretë të turit Jug-Veri, Basha në Tepelenë: Ai që nuk bëri asgjë për 8 vite, nuk bën do më asgjë. Tepelena nuk e pranon dështimin për herë të tretë. Do ta mbroj Vjosën.

• “Entuziazëm, shpresë e besim të ndryshimi shoh në sytë tuaj” Basha në stacionin e tretë të turit Veri-Jug: Të hapim radhët e Aleancës për Ndryshim. Kurveleshi është zbrazur, e lidhim me bregun me rrugë moderne.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në turin jug-veri është ndalur edhe në qytetin e Tepelenës, i cili është pritur me entuziazëm nga të rinjtë që kishin dal me makina në hyrje të qytetit. Pasi falënderoi për mikpritjen, kreu i opozitës tha se vota për numrin 9, është për të ndalur dështimin për herë të tretë, për të mbrojtur lumin Vjosa nga shkatërrimi, ndalimin e zbrazjes së fshatrave të Kurveleshit nga emigracioni dhe për statusin e minatorëve te Memaliajt.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra! Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj! Mirë se ju gjej të rinj dhe të reja! Rroftë Labëria trime! Mirë se ju gjej në zemër të Kurveleshit, në Tepelenën e historisë. Në Tepelenën e Ali Pashës, në Tepelenën e Krenarisë dhe këtu bashkë me vëllezërit dhe motrat tona, afër nga Memaliaj dhe afër Përmetit dhe Këlcyrës së Frashërlinjve, këtu ku për shekuj me radhë ka rrahur zemra e shqiptarisë. Mirë se ju gjej, faleminderit për mikpritjen tuaj! Rrugëtimi ynë sot ka nisur nga jugu e do të përfundojë në veri. Ka nisur nga Saranda e do të përfundojë në Tropojë. Por jo, nuk do të ndalet aty. Ditë pas dite, deri më 25 prill, deri sa ne këtë energji ta kthejmë në votë për ndryshim, votë për numrin 9, votë për Shqipërinë, votë për Tepelenën, votë për Labërinë, votë për Shqipërinë, votë për shqiptarët. Jam i mbushur me entuziazëm, sepse entuziazëm, shpresë, besim tek ndryshimi, shoh në sytë e çdokujt që takoj. Të nënave për fëmijët e tyre, të baballarëve që kërkojnë siguri për të ardhmen e familjeve të tyre.

Ndaj ju ftoj që këtë energji ta konsiderojmë të pakufi, t’i hapim e t’i zgjerojmë radhët e bashkimit për ndryshim, të aleancës së fitores së gjithë Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve e të mirëpresim aty të gjithë vëllezërit dhe motrat tona të cilët presin me padurim ndryshimin, ndryshimin e vërtetë për çdo shqiptar. Kudo në këto ditë e në këto javë të jashtëzakonshme takoj nëna të shqetësuara për fatin e fëmijëve të tyre, që janë apo qe duan të largohen apo të tjera të mbushura me sytë me lot nga fëmijët e larguar në emigracion për shkak të tetë viteve dështim. Tetë viteve premtime të pambajtura, tetë viteve të mbushura me gënjeshtra.

Tepelena nuk i duron gënjeshtrat, Përmeti dhe Këlcyra, Memaliaj nuk i durojnë gënjeshtrat. Këto treva krenare që kanë prodhuar figurat më historike si Ali Pasha e vëllezërit Frashëri. Nuk mund të pranojnë tetë vjet gënjeshtra dhe pastaj të njëjtin dështim , të trokasë për herë të tretë në duart e punonjësve dhe bujqve e banorëve të Memaliajt, Kelcyrës dhe Përmetit. Por ai që ju la tetë vite dhe numëro po vjen prapë, po troket prapë, mos ja hapni derën të keqes për herë të tretë. Ai që nuk bëri asgjë për tetë vite nuk bën dot më asgjë. Nënat që takoj duan shkollim dhe punësim për fëmijët e tyre, baballarët duan vende pune të sigurta, paga më të larta, fermerëve duan subvencione mbështetje, siç marrin vëllezërit tanë në Kosovë apo në Maqedoninë e Veriut. Ju doni dhe meritoni që pasuria më e madhe në botë, uji të jetë pasuri dhe bekim për familjet tuaja.

Ja tek shtrihet Vjosa. Vjosa e bukur, një nga bukuritë përrlat e bukurisë Shqiptare, një nga përrlat e mitologjisë dhe ky burim i pashtershëm uji, duhet të kthehet në një burim pasurie duke bërë të mundur që Tepelena, Memaliaj, Këlcyra, Përmeti, e gjithë kjo zonë të përfitoj nga turizmi, nga zhvillimi, nga mikpritja që është tradita juaj. Por nuk e harroj as Kurveleshin ku 8 vite dështime pothuajse i kanë zbrazur fshatrat. Fshatrat e Kurveleshit ku janë pothuajse 90% e banorëve të larguar për shkak të mungesës totalë të mbështetjes. E di fare mirë. Ju e dini e njoh fare mirë Nga Bënça, në Nivicë e Rexhinë.

E dini që bashkë e filluam rrugën sot po ju them bashkë do ta vazhdojmë deri në Borsh rrugën e bregut që do ta lidhë Tepelenën e Kurveleshin me trevën e bregut e do të bëj të mundur që zemra e shqiptarisë, zemra e Labërisë të jetë zemra e zhvillimit ekonomikë dhe e turizmit për çdo shqiptarë. Sepse qeveria jonë do të jetë qeveri e gjithë shqiptarëve. Vëllezër e motra, zonja dhe zotërinj 8 vite i kanë lënë në baltë të gjithë shqiptarët. I kanë lënë në baltë të djathtë e të majtë ndaj dhe braktisin Tepelenën, Kurveleshin, shtëpitë e tyre. Të djathtë e të majtë, sot ju them, bashkohemi të gjithë bashkë për ndryshim, duke votuar Aleancën për Ndryshim. Sepse nuk ka ndryshim, pa e larguar atë që 8 vite e la Shqipërinë në vendnumëro, atë që për 8 vite nuk bëri asgjë dhe nuk u kujtua për asgjë tjetër përveçse thumba, batuta, arrogancë dhe tallje në kurriz të prindërve, në kurriz të fëmijëve, në kurriz të familjeve shqiptare.

I them sot çdo shqiptari, unë do të jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve pa dallime politike. Programi ynë, plani ynë i punës do të bëjë të mundur zhvillimin ekonomik, punësimin, pagat, mbështetjen e fermerit shqiptar, që të jetë edhe ai kryelartë dhe po kaq i mëkëmbur nga ana financiare dhe ekonomike sa vëllezërit e tyre në Kosovë. Por, që ndryshimi të bëhet i mundur, këtë e keni në dorë ju. Që ndryshimi të vijë, duhet të jemi bashkë me 25 prill dhe të votojmë numrin9. Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj, votoni numrin 9 për familjet tuaja, votoni numrin 9 për punësim, për paga, pensione dhe dinjitet. Për ndryshimin e vërtetë votoni numrin 9, sepse vetëm kështu do të bëjmë realitet shpresat tuaja për ndryshim. Besimin tuaj të palëkundur tek vetvetja, tek familjet dhe besimin e atyre që është lëkundur nga 8 vite 8 vite keqqeverisje, 8 vite vendnumëro, e keqa troket për herë të 3-të në derë.

A do t’ia hapë Tepelena derën të keqes? 4 vite të tjera si këto që shkuan do të jenë shkatërrimtare për Shqipërinë, do të jenë fatale për Tepelenën, për Kurveleshin. Nuk është zgjidhja që të sjellim punëtorë nga Bangladeshi në Kurveleshin dhe Shqipërinë e zbrazur nga shqiptarët zgjidhja është të sjellim investimet në Tepelenë, në Kurvelesh, në Përmet, në Këlcyrë, në Memaliaj anë e mbanë Shqipërisë. Pra, ta mbajmë këtu rininë tonë të mrekullueshme. Ju drejtohem në veçanti ju ish-minatorë dhe minatorë në pension të zonës së Memaliaj, me të njëjtin mesazh që dhashë nga Bulqiza, me të njëjtin mesazh që dhashë nga Prrenjasi, brenda 6 muajve të parë statusi i minatorit, statusi i atyre që kanë kaluar jetën e tyre nën tokë, përfshirë afro 14 mijë pensionistë minatorë do të negociohet dhe do të miratohet nga qeveria e ndryshimit që do të votoni me 25 prill. Vëllezër dhe motra bashkë për ndryshim. Ky besim, ky entuziazëm, kjo shpresë nuk do ndalet deri në 25 prill.

Ju ftoj minutë pas minute ta vazhdojmë këtë maratonë të shpresës. Ta vazhdojmë krah për krah këtë marsh drejt ndryshimit. Për shpresën që ndizet e rindizet në zemrat e çdo familje shqiptare më 25 prill votoni numrin 9. Për fëmijët e shqiptarëve, për të ardhmen e tyre, për dritën e syrit të prindërve shqiptarë votoni numrin 9. Për ti dhënë fund poshtërimit, halleve, varfërisë fermerëve shqiptarë. Për ti sjellë ata në një hap me vëllezërit tanë nga Kosova, me fermerët e Maqedonisë, për ti bërë krenar për djersën e ballit. Për ti bërë që të shijojnë pasurinë, për të cilën punojnë nga mëngjesi deri në dark, votoni numrin 9. Për Shqipërinë drejt Europës, për hapjen e negociatave, për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian votoni numrin 9!

Bashkë për ndryshim, votoni numrin 9!

Shqipëria fiton!

Fitore!

Reagimi i fortë i mjekut: Pse 5 mijë familje nuk i shtruan të afërmit me Covid në spitalet “e rilindur”?!

Nga Erion DASHO

Sot nuk ka asnjë dyshim se përgjigja shqiptare ndaj COVID-it ka dështuar në çdo aspekt. 10 mijë e dyqind vdekjet shtesë të konfirmuara nga sistemi i gjendjes civile janë argument i pakundërshtueshëm i masakrës që ka ndodhur me shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqiptarë. Por, epidemia tregoi edhe diçka tjetër. Ajo i tregoi shoqërisë se sistemi shëndetësor shqiptar tashmë ka hyrë në komë të thellë dhe kërkon përpjekje, vëmendje dhe investime serioze për t’u rivendosur në shinat e rimëkëmbjes.

Shëndeti publik duhej të ishte pararoja e përgjigjes ndaj virusit, por fatkeqësisht u kthye në një institucion që i mbante ison deklaratave të papërgjegjshme të ministrisë dhe kryeministrit. Vetëm në muajin mars 2021 një nga epidemiologët e ISHP-së “gjeti rrugën” për në komitet, ndërkohë që gjatë gjithë pandemisë munguan edhe statisticienët, virologët, imunologët dhe specialistët e vaksinimit të cilët dikur i kanë dhënë prestigj deri ndërkombëtar këtij institucioni.

Mjeku i familjes hyri në lojë shumë vonë, i pambrojtur me maska dhe pajisje të tjera mbrojtëse, i patrajnuar, i papajisur me protokolle dhe i paorientuar. Sot ai nuk luan rolin që i takon as edhe në fushatën e vaksinimit. Pandemia tregoi se qendrat shëndetësore thjesht janë bojatisur, por atyre i mungon teknologjia (çdo qendër duhet të kishte të paktën 15-20 puls oksimetër), sistemet e telemedicinës dhe organizimi për të luajtur rol në menaxhimin e epidemisë.

Spitalet ishin thembra e Akilit të gjithë sistemit. Spitalet bashkiake nuk u përmendën asnjë herë të vetme (ndonëse kanë disa mijëra shtretër), kurse spitalet rajonale u mbajtën kryeneçësisht jashtë loje nga ministria.

Spitalet COVID u kthyen në qendra tmerri ku shumë pacientë tentuan vetëvrasjen dhe disa prej tyre edhe e realizuan atë. Biseda me një mik të afërm i cili kaloi disa ditë në spitalet COVID më ka bindur se në këto institucione janë konsumuar jo neglizhenca mjeksore, por krime të mirëfillta të cilat kërkojnë një hetim serioz nga organet ligjzbatuese.

Qytetarët shqiptarë në masë ju larguan sistemit shëndetësor. Sot raportohen 2,300 vdekje të ndodhura në spitale dhe duke qenë se mbi gjysma e tyre janë fshehur, në spitale mund të kenë vdekur rreth 5,000 qytetarë nga COVID. Duke qenë se numri total i vdekjeve nga COVID është mbi 10,000 pyetja logjike që lind është:

Përse 5,000 familje zgjodhën t’i mbajnë në shtëpi të afërmit e tyre, aty ku humbën dhe jetën dhe jo t’i shtronin në spitalet e “rilindur’

Përfundimi logjik i kësaj analize të shkurtër është se sistemi shëndetësor shqiptar tashmë mund të quhet i dështuar në çdo qelizë të tij dhe kërkon urgjentisht një plan rimëkëmbje.
Pika e nisjes duhet të jetë një vizion i qartë, të paktën 10 vjeçar dhe një plan zbatimi realist dhe i kostuar. Koha e strategjive dhe premtimeve në erë ka ikur.

Më pas duhet punuar paralelisht për të forcuar shtyllat bazë të sistemit shëndetësor: drejtimi, financimi (duke krijuar përveç buxhetit aktual edhe një fond special invetimesh të dedikuar për infrastrukturën dhe pajisjet mjeksore), teknologjinë mjeksore dhe atë të informacionit dhe, më e rëndësishmja, burimet njerëzore (ku duhet menduar jo thjesht për pagën, por për një plan strategjik zhvillimor që nis me universitetet mjeksore dhe përfundon me edukimin në vazhdim dhe kërkimin shkencor).

Së fundi, të gjithë këtro transformime duhet të nisin nga autonomia e plotë spitalore dhe shndërrimi i mjekëve të familjes në profesionistë të lirë privatë. Autonomia do të garantojë zhvillimin e sektorit shëndetësor publik në harmoni të plotë me sektorin privat. Ky është koncepti diametralisht i kundërt me koncesionet dhe PPP-të që pamë gjatë tetë viteve të rilindjes.

Koncesionet (një pjesë e të cilave të akuzuara tashmë si korruptive) atrofizuan burimet e sektorit publik dhe “dembelosën” sektorin privat, ndërsa autonomia vendos në pozita të barabarta këto dy sektorë të rëndësishëm dhe u krijon atyre kushtet për të konkurruar në mënyrë të ndershme duke rritur efektivitetin, eficiencën, cilësinë e shërbimit dhe qasjen e pacientit.

Rilindja shkatërroi gjithçka kishte ngelur nga sistemi shëndetësor shqiptar dhe trashëgimia që ajo krijoi në shëndetësi ishte ajo e paaftësisë totale, injorancës, korrupsionit, abuzimit dhe tharrjes së burimeve shëndetësore dhe financiare.

E vetmja gjë që rilindja di të bëjë është lyerja e mureve dhe mbjellja e barit në kopshtet e spitaleve, por këto nuk mjaftojnë për të kompensuar mungesat në burime financare, teknologjinë primitive dhe mungesat katastrofike në mjekë e specialistë.

Pas 25 prillit shqiptarët presin një sistem shëndetësor të zhvilluar sipas ideve të qarta strategjike dhe të jetësuar nëpërmjet planeve realiste të zbatimit. Të shpresojmë!

Takimi i fundit i Ramës si kryeministër në Berat

Nga Namir LAPARDHAJA

Të gjithë kryeministrat në ikje synojnë takime të mëdha, masive. Dhe i realizojnë.

Ndonëse takimi ishte në Berat, nuk munguan autobuzë nga Skrapari e Poliçani, Dimali e Kuçova, nga fshatrat dhe rrethinat. Njerëz pa shpresë, por me besim të palëkundur tek partia.

Takimi ishte për qytetarët dhe socialistët, por u morën me detyrim punonjësit e administratët (“+2-3 familjarë me vete”).

Sa më pëlqen ideja se administrata shtetërore (ashtu siç bën zakonisht në këto raste) do të votojë në masë të madhe kundër Rilindjen. U ka ardhur në majë të hundës nga arroganca dhe nëpërkëmbja. Nuk po flas për militantët e thekur, sepse ata kurrë nuk do të ndryshojnë.

Mitingu ishte për deputetët, por u hap nga kryetari i bashkisë, i cili akuzoi PD-në për keqqeverisje lokale. (Nuk besoj se e ka pasur për drejtimin e Milika Jahos para 20 vjetësh!).

Dëgjova fjalimet e kandidatëve të listës së PS-së. Thellësisht të ngjashëm. Elozhe ndaj liderit, mungesë natyrshmërie. Të shkruar nga e njëjta dorë, me të njëjtën ide, linjë logjike dhe vijë politike. Të gjithë të lodhur, të zënë nga lufta mes veti. (PARIMI: RAMA DO IKË, TË SHPËTOJMË Ç’TË MUNDIM DUKE FITUAR ATË DREQ MANDATI).

Si asnjëherë më parë, Rama i rrethuar nga gardistë dhe masa të rrepta sigurie. Më tepër se për të bërë bilancin e punëve aktuale dhe të premtimeve të së ardhmes, ai motivoi të tijët për fitore imagjinare.

Foli për rrugë dëshpërimi dhe mbijetese, por nuk dha asnjë bilanc për rrugë konkrete.

Foli për bujqësi të transformuar, por nuk tregoi për monopolizim të subvencionimit në vetëm pak duar në këto 8 vjet.

Foli për kampionë lokal të bujqësisë dhe tha se do ta shndërronte këtë sektor në kampion të rajonit, por harroi protestat dhe hedhjet në kanal të produkteve bujqësore, për shkak të mungesës së tregut dhe taksave e tarifave të larta.

Rama foli dhe aktroi. Retorika dhe interpretimi i tij ishte në nivele të admirueshme. Atij duhet njohur kjo meritë. Iu desh të sillte nga arkiva historike Rapush Xhaferrin për ta bërë narrativën e tij më të besueshme dhe më prekëse për dëgjuesit. Imagjino se sa i dëshpëruar duhet të jetë për situatën politike në të cilën ndodhet!

Edhe pse u shfaq në nivele të larta aktoriale, takimi i Ramës në Berat ishte i fundit si kryeministër.

Bardhi me banorët në Cërrik: 25 prilli, shansi i fundit ta bëjmë Shqipërinë të jetueshme për të gjithë!

Drejtues Politik i Elbasanit, Gazment Bardhi u takua me banorët e Xibrakës në Cerrik, me të cilët ndau shqetësimet e krijuara në 8 vite qeverisje nga Rama. Ai e cilësoi të papranuehsme kthimin mbrapa të fshatit, ku diskutohet buka e gojës në kuptimin e parë të fjalës, për shkak të braktisjes së qeverisë. Bardhi u shpreh se varfëria, braktisja dhe lënia në skamje e fshatit ka qënë një politikë e qëllimshme e qeverisë.

“Në këto 8 vite kanë ndjekur një strategji të mirëfilltë politike, varfëroi sa më shumë njerëzit, sepse sa më shumë t’i varfërosh e ke më të lëhtë t’i nënshtrosh, e t’i shkelësh më këmbë, Fshati është pasqyra më e qartë ku duhet të shohësh dështimin e Edi Ramës”, analizoi Bardhi. Më tej, ai u ndal tek premtimet e pambajtura të rilindjes.

“Na premoi subvencione në bujqësi, dhe jo vetëm që nuk dha, po rriti barrën, tasksat ua rriti, çmimin e neregjisë e rriti, çmimin e ujit e rriti, kostoja e jetesës është rritur, ndërkohë mbështetja dhe të ardhurat kanë rënë, prandaj kemi më pak lek në xhep sot”, pohoi Bardhi.

Drejtuesi Politik i PD theksoi mesazhin se këto zgjedhje nuk janë një luftë mes demokratëve dhe socialistëve. Por janë një betejë kundër padrejtësive dhe qeverisjes për 10 veta e nëpërkëmbjes së shumicës së njerëzve.

“Këto zgjedhje nuk janë PD apo PS. A keni dëgjuar ju ndonjë analizë se çfarë punësh të mira ka bërë ai për Shqipërinë, se çfarë ka premtuar këtu në Cerrik dhe se çfarë ka bërë. Më pas ai del dhe thotë se ka shpërndarë 95 milion euro ndihmë për fermerët dhe fshatarët, a keni dëgjuar ju ndonjë këtu te fshati juaj të marrë ndonjë lek. Një emër kemi degjuar që ka marrë, është ky që ka futur për kandidat, ai ka marrë, ai i ka marrë milionat e eurove nga subvencioneve në bujqësi dhe mendon se me ato miliona do vijë tani e do blejë fermerët dhe fshatarët, sepse veç ai ka marrë.

Në këtë qark unë nuk ka parë dhe dëgjuar asnjë tjetër përveç atij dhe Gjergj Lucës që të këtë marrë para në bujqësi për shkak se ka ndërtuar një sistem të tillë subvencionesh që t’ iu përjashtojë të gjithëve ju. Mirë që nuk është krah nesh por edhe na zhvat, mirë që nuk na jep asnjë lek por na fut dorën në xhep. Prandaj, ne kemi një përgjegjësi të madhe të gjithë bashkë, përgjegjësia e parë është e juaja me datë 25. Para se të votojmë, secili nga ju të bëjë llogaritë e shtëpisë së vet dhe do të duhet që atë ditë të votojë për shtëpinë e vet, jo me flamuj partish, edhe një socialist do të duhet të bëjë llogarinë e shtëpisë së tij, jo llogaritë e Edi Ramës, as llogaritë e partisë, do të duhet të mendojë jetën e tij, fëmijet e vet, do të duhet të mendojë a do të qëndrojë dhe 4 vite të tjera kështu apo duhet me ndryshu”, tha Bardhi.

Ai vuri në dukje se përgjigjet për këto dilema që kanë qytetarët janë të qarta dhe ai i ka dëgjuar në cdo takim.

“Përgjigjen unë e kam marrë kudo që kam shkuar, shqiptarët e kanë marrë vendimin, duhet me ndryshu se kështu nuk shtyhet më, prandaj ne kemi bërë një plan pune. Nuk ju premtojmë mrekulli asnjërit. Ne kemi bërë një skemë që ato lekë që buxheti i shtetit i nxjerr për fermerët dhe fshatarët të shkojnë realisht te fermerët dhe fshatarët pa kritere që i diskriminojnë, pa kritere që i përjashtojnë, por vetëm me bazën e një kriteri. Aq sa prodhon, aq subvencion do marrësh nga shteti, prandaj ato 100 milion euro që ne parashikojmë çdo vit për fermerët dhe fshatarët, të shkojnë te fermerët dhe fshatarët mbi bazën e prodhimit, jo me kritere e brukoraci.

Prandaj e kemi bërë planin të thjeshtë, pa gënjeshtra, pa mashtrime, por me angazhime që kërkojnë vullnet, dhe ne kemi gjithë vullnetin për ta vënë në jetë dhe për ta bërë realitet. Do të duhet që në datë 25 gjithësecili prej nesh të shkojë të votojë. Vendimi që kemi për të marrë është nëse duam të rrimë kështu siç jemi në vend numëro, apo nëse duam të ndryshojmë të ecim përpara. Alternativën e keni, është numri 9, Partia Demokratike. Ky është shansi i fundit për të gjykuar të gjithë bashkë nëse jetohet apo jo në Shqipëri, prandaj nuk na lejohet as t’u zhgënjejmë dhe as të shkelim besimin që secili prej jush do na japë në datë 25”, u shpreh Bardhi.

Pse e refuzoi median gjermane?/ ZDF: “Edi Rama do që të zgjidhet përsëri. Por pyetjet e intervistës sonë nuk marrim përgjigje”

“Kryeministri Edi Rama do që të zgjidhet përsëri. Por pyetjet e intervistës sonë nuk marrim përgjigje. Me sa duket iu druhet pyetjeve rreth menaxhimit të Covid dhe kritikave ndërkombëtarë për projektet e dyshimta të ndërtimit dhe korrupsionin në qeverinë e tij”.
Kështu shkruan në reportazhin e saj për median e madhe gjermane ZDF, gazetarja Britta Hilpert.

Kryeministri i Shqipërisë ka refuzuar dhe ka injoruar median prestigjioze, por arsyet e kësaj shmangie dalin qartë në reportazhin në fjalë: Në vendin tonë situata, nuk është ashtu si duket nga propaganda e Edi Ramës.

Kryeminstri është duke bërë një fushatë të shfrenuar duke e trajtuar pandeminë si një histori suksesi, por në syrin e gazetares gjermane dhe fakteve që ajo ka mbledhur në terren, gjithçka rezulton ndryshe.

“Shkëlzen Ibra punon si mjek i mushkërive në Krumë dhe ndien mbi të gjitha që administrimi është si njëfarë administrimi me mungesa. Spitali i provincës mezi sa siguron furnizimin me oksigjen për rreth 20.000 njerëz. Një katastrofë në këtë krizë Covid. Janë të detyruar edhe t’i kthejnë pacientët në shtëpi, pasi nganjëherë nuk kanë ç’të bëjnë.

“Kërkojmë më shumë. Ka pasur ditë që kemi pasur 12 pacientë që kishin nevojë për oksigjen dhe nuk u jepnim dot. U ka rënë të fikët nga mungesa e oksigjenit”.

Që Kruma dhe zona rreth e rrotull është kaq e keqfurnizuar është në njëfarë mënyre faj i qeverisë. Të rinjtë emigrojnë për të fituar para diku gjetkë. Kruma është e varfër, kryeqyteti është larg. “Për politikanët kjo zonë është vetëm për të marrë vota për zgjedhje”, kështu thotë edhe Muhamet Peka që sapo ka kaluar Covid.

“Politikanët premtojnë shumë e bëjnë pak. Këtë e vërtetova pasi më ndodhi kjo (pasi më zuri sëmundja). Asnjë ministër nuk ka ardhur të na shikojë se çfarë bëjmë, vijnë vetëm sa për të na u lutur për vota që të vijnë në pushtet”, shkruhet mes të tjerave në reportazhin tronditës të ZDF.