22.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Luçiano Boçi-Ramës: Ti nuk ke turp!

Luçiano BOÇI

Edi Rama, ti nuk ke turp! Të inskenosh përurime qesharake me fluturime të palicensuara, të pasigurta, në aeroporte të paçertifikuar. Ti tallesh me jetë njerëzish që për ty janë veç vota, jo frymorë – ti nuk ke turp! Ta bësh këtë 10 ditë pasi ke lënë vendin pa aeroport dhe pa fluturime – ti vërtet, nuk ke turp!

Ti nuk ke turp të rikthesh 80 lekshat në punë – duke shitur shtetin për të blerë pushtetin tënd. Ti nuk ke turp të bësh me turp mijëra anëtarë të partisë tënde për të spiunuar dhe shantazhuar qindra mijëra njerëz të lirë. Ti nuk ke turp, kur thua se të gjithë ne u marrim të keqen patronazhistëve të tu! Në fakt, ti do të na marrësh ne të keqen, ditën që do të përgjigjesh ligjërisht për gjithë paturpësitë e tua.

Ti nuk pate turp, kur nga dritarja e makinës në ecje urdhëroje cila shtëpi të prishej e cila të mbetej, se nuk i pëlqente syrit tënd “estetik”. Ti nuk pate turp të nxjerrësh nga puna dhe t’u prishësh jetën mijëra njerëzve, që ta morën rrogën dhe dëmin moral në gjyq, e prapë ti nuk u skuqe.
Ti nuk pate turp të fusësh në burg varfanjakë për fatura dritash e të qeshësh me ata që vranë veten nga turpi. Ti vërtet nuk ke turp!

Ti nuk pate turp të humbësh gjyqet njëri pas tjetrit dhe të paguash CEZ-in, të paguash Becchettin për marrëzinë tënde të paskrupullt. Ti nuk ke pikë turpi! Kur firmos kontratat e PPP-ve që varrosin ekonominë e miliona njerëzve të gjallë e bëjnë me turp të vdekurit – ti nuk ke turp!

Kur shkruan miliona për vete dhe sheh si marrin rrugët miliona shqiptarë në kërkim të një vendi ku të jetojnë pa ju ardhur turp.
Ti nuk ke turp të fyesh cilindo s’të përulet dhe nuk ke turp të flasësh të kundërtën e gjithçkaje ke thënë! Ti nuk ke turp të gënjesh e nuk të ke zemër të mundesh që të të vijë sadopak turp!

Ti je turpi i këtij vendi dhe ti meriton veç një harrim me turp! Me një turp që peshon sa ligji!

Demokratët bllokojnë furgonin me ushqime për blerjen e votave në Berat

Kandidati për deputet i PD-së Tomor Alizoti bashkë me përfaqësues të tjerë të selisë blu, identifikuan dhe bllokuan një mjet me ndihma ushqimore të rezervave të shtetit, që thuhet se do të shpërndaheshin nga PS-ja tek disa familje.

Gazetarja Eneida Petova ka siguruar për ‘BalkanWeb’ video nga momenti kur Alizoti tenton që të hapë derën e furgonit, ndërsa përfaqësues të tjerë të PD mbajnë të rrethuar furgonin, por hasin edhe në rezistencë.

Drejtori i Policisë së qarkut të Beratit, Neritan Nallbati ka mbërritur në vend, teksa ka pasur dhe debate me kandidatin e PD, Alizoti. Ky i fundit ka kërkuar shoqërimin e furgonit në polici dhe ruajtjen e provave. Në sfond dëgjohen edhe brohërima në kor “Rama ik”.

Babai i të plagosurit në PD, Okshtuni: Do ta mbrojmë deri në fund votën e demokratëve

“Ne jemi familje demokratësh që prej fillimit. Dhe djali ka lindur me PD-në”.

Kështu deklaron babai i Bledar Okshtunit, 27-vjeçarit që u plagos sot me armë zjarri në zyrën elektorale të PD-së në Kavajë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një prononcim nga babai i sekretarit të PD-së për Kavajës, Vullnet Okshtunit.

Ky i fundit, mes tensioneve dhe merakut për shëndetin e të birit, tregoi se ngjarja kishte ndodhur brenda shtabit elektoral, atje ku mblidheshin në çdo kohë. Mes të tjerash ai pohoi se djali kishte marrë një plumb në këmbë dhe se ndodhej jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu i moshuari tha se nuk kanë konflikte personale me askënd, ndërsa shtoi se nuk do të reshtin së mbështeturit PD-në.

“U traumatizuam sapo morëm vesh lajmin që djali ishte plagosur me armë. Jam demokrat që prej fillimit edhe djali ka lindur demokrat. Jemi të angazhuar si fis pranë PD-së. Unë mësova se ngjarja ka ndodhur brenda në shtabin elektoral, ku ne qëndrojmë për çdo ditë. Do ta mbrojmë deri në fund votën e demokratëve të Kavajës dhe nuk tërhiqemi para asnjë presioni.

Djali është mirë, ka vetëm një plumb në këmbë. Ne si familje do vazhdojmë të jemi me PD. S’dua të komentoj në lidhje me agresorët, por ne nuk kemi konflikte personale me askënd. Nuk dimë se ça ka ndodhur mirë.”, tha babai i të plagosurit teksa qëndronte jashtë ambienteve të spitalit.

Kapet në Berat furgoni me ndihma nga Rezervat e Shtetit kundrejt votës për PS

Partia Demokratike e Beratit ka kapur mbrëmjen e sotme në flagrancë një furgon të bashkisë, të mbushur me ushqime që sipas informacioneve, do të shpërndaheshin në disa lagje të varfra të qytetit.

Furgoni është ndaluar nga përfaqësuesit e opozitës përpara magazinave të zyrave të arsimit të bashkisë Berat dhe është njoftuar policia.

Pas hapjes së derës së furgonit është parë se ai ishte i tejmbush me kuti ushqimore mbi të cilat shkruhej “Ndihma nga Rezervat e shtetit”.

Në furgon, që prej ndalimit të tij e deri tani ndodhet edhe kryetarja e Rajonit Nr. 2 Joana Melëngu e cila është njëkohësisht edhe anëtare e një prej KZAZ-ve në Berat.

Efektivë të shumtë policie të kryesuar nga drejtori i DPV Berat Neritan Nallbati janë në vendngjarje dhe janë në pritje të oficerit të Policisë pranë Prokurorisë së Rrethit. Berat.

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Beratit,Tomorr Alizoti ka deklaruar se, ky është një veprim i turpshëm dhe një skandal elektoral që po ndodh disa ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Alizoti ka deklaruar se, ndihmat po ndahen nga Partia Socialiste për t’u blerë votat qytetarëve. Ai ka deklaruar se të gjithë ata që prekin votën që është e shenjtë, do të përballen nesër përpara ligjit.

“Ne po bëjmë një fushatë të ndershme dhe kjo që po ndodh në Berat është jo vetëm turp por edhe krim elektoral”, ka thënë Alizoti.

Basha në spitalin e Durrësit, viziton të plagosurin në zyrën e PD në Kavajë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vajtur në spitalin e Durrësit ku ka vizituar të plagosurin Bledi Okshtuni, i cili u qëllua gjatë orëve të pasdites në brendësi të zyrës elektorale të PD, në qytetin e Kavajës, nga tre persona tashmë të identifikuar.

Në Kavajë, Basha u ndal edhe përballë zyrës elektorale që u qëllua me armë, ku tha se: “Kjo është pamja e diktatorit që po ikën nga pushteti”.

Detaje të reja, drejtori i Policisë Bashkiake bashkëpunëtor në plagosjen e sekretarit të PD Kavajë

Tre persona rezultojnë të përfshirë në sulmin me armë ndaj zyrës elektorale të PD në Kavajë ku mbeti i plagosur Bledar Oshtuni.

Nga raportimet mësohet se personat e përfshirë në ngjarjen më të rëndë kriminale të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit janë Ndriçim Jonuzi, i cili ka pasur edhe armën e zjarrit, si dhe shtetasit Markel Shtylla, drejtori i Policisë Bashkiake dhe Dorian Troplini, me precedentë penalë.

Nga të dhënat e para nga terreni, rezulton se Ndriçim Jonuzi allias Ndriçim Tahiri, rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës ndërsa në 2007 është dënuar me 8 vite heqje lirie dhe ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Ai u fsheh në zonën e Kavajës deri kur u arrestua në 2014. Gjatë ditës mes tij dhe përfaqësuesve të PD ka pasur një konflikt.

I plagosuri është transportuar drejt spitalit rajonal në Durrës, për të marrë ndidhmë mjekësore, ndërsa me dhjetra militantë të PD janë mbledhur pranë zyrës elektorale, ku akuzojnë Kryeministrin Edi Rama.

Kandidatja e Partisë Demokratike, Grida Duma nga Kavaja ka komentuar ngjarjen, duke e cilësuar atë me motiv politik dhe personat që janë të përfshirë në këtë ngjarje janë një person biznesi që ka lidhje me punonjësit e bashkisë dhe një polic bashkiak.

Duma dënoi ngjarjen e rëndë, ndërsa akuzoi 3 autorët e dyshuar. Mes të tjerash Duma tha se PD nuk do ta lërë me kaq këtë çështje.

“Reflekton frikën nga humbja por kjo nuk është mënyra që duam që të zhvillohen zgjedhjet. Bled Okshtuni është dhe djali i plagosur dhe vjen nga një familje demokrate që ne e njohim, personat që kanë hyrë në zyrat e PD-së dhe e kanë goditur dhe i kanë kërkuar të heqë makinën, Një polic i policisë së Kavajës dhe një Ndriçim Jonuzi se është ky rasti i shumë emrave ka fituar një tender dhe njihet si një person i afërt me punonjës. Ne do të reagojmë fort dhe fillimisht unë jam afër familjes dhe të plagosurit. Kjo është një ngjarje politike, se s’ka mundësi që një biznesmen që fito tendera nga bashkia dhe një polic bashkiak të futet në shtab dhe të bëjë një sjellje të tilla”, ka thënë Duma.

Basha nga Kavaja: Atentat ndaj PD, regjimit i ka ardhur fundi, përgjigjen e merr të dielën me votë

Basha: Ngjarje e rëndë kundër demokracisë, PD, Aleancës për Ndryshim nga një kryeministër që e di se ai të dielën humb dhe Shqipëria fiton.

Basha: Ai do të na mbyllë gojën, ne nuk i kemi frikë, ata do ta marrin përgjigjen me votë

Basha: Përgjigjen le tja japim të gjithë bashkë të dielën në 25 prill.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është nisur urgjent drejt Kavajës, pak minuta pas incidentit të rëndë në zyrën elektorale të PD, ku mbeti i plagosur një person. Nga Kavaja, Basha tha se atentati i kryer ka për qëllim të frikësoj shqiptarët, por që nuk ka për të ndodhur kurrë dhe përgjigjen e merituar do ta marrin me votë të dielën nga Kavaja dhe nga e gjithë Shqipëria.

Fjala e plotë e kryetarit Basha në Kavajë

Sonte Kavaja është përballur me një ngjarje të rëndë! Një atentat kundër Partisë Demokratike, kundër Aleancës për Ndryshim, nga një kryeministër që e di se të dielën ai humb, Kavaja Fiton dhe Shqipëria fiton! Një njeri i cili ka humbur çdo lloj kufiri njerëzor dhe që sot hesht, ndërkohë që njerëzit e tij me dhunën dhe aktet e atentatit jo thjesht ndaj një aktivisti tonë, por ndaj demokracisë, tregojnë se këtij rrëgjimi i ka ardhur fundi. Kërkojnë të frikësojnë Kavajën.

Kërkojnë të frikësojnë Partinë Demokratike, koalicionin për ndryshim dhe shqiptarët, kërkojnë të na mbyllin gojën. Nuk na e kanë mbyllur gojën kurrë! Nuk i kemi frikë, do të marrin përgjigjen e merituar me votë të dielën nga Kavaja dhe nga e gjithë Shqipëria. Sepse Kavaja e di fare mirë të tilla akte kanë shënuar kthesat e mëdha, rrëzimin e diktatorëve dhe diktaturave. Ato tregojnë frikën në palcë dhe humbjen e toruas nga një njeri dhe një grusht njerëzish që e dinë se shqiptarët janë të vendosur t’i largojë që e dinë që shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë për të sjellë ndryshimin. E bashkuar dhe e vendosur më shumë se kurrë është Kavaja, Partia Demokratike, Aleanca për Ndryshim, Shqipëria dhe shqiptarët.

Ndaj vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja të Kavajës e mbarë Shqipërisë, le t’ia japim përgjigjën këtij akti burracak, këtij atentati ndaj demokracisë të gjithë masivisht ditën e diel në kutitë e votimit dhe kështu t’i japim fund njëherë e mirë këtij 8-vjeçari makth për shumicën dërrmuese të shqiptarëve e të kthejmë Kavajën e demokracisë, të shpresës e të zhvillimit, Shqipërinë shpresës dhe të ndryshimit të gjithë se bashku. Të gjithë së bashku, asnjë hap mbrapa le të vazhdojmë marshimin tonë ditë për ditë, krah për krah deri ditën e diel ku Kavaja Shqipëria do t’i japin përgjigjen e merituar këtij atentati të shëmtuar kundër demokracisë, kundër Partisë Demokratike dhe kundër koalicionit tonë për ndryshim.

Zoti ju bekoftë ju! Zoti e bekoftë Kavajën demokratike! Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Qindra qytetarë të Kavajës mblidhen të revoltuar: “Rama ik”!, “Kriminelë”!

Pas ngjarjes që ndodhi mbrëmjen e sotme në zyrën elektorale në Kavajë, ku i plagosur mbeti 25-vjeçari Bledar Okshtuni, qytetarë e zyrtarë të PD-së janë mbledhur në vendngjarje.

Teksa kandidatja për deputete e PD, Grida Duma fliste për mediat ku sqaronte incidentin, qytetarët në kor lëshuan thirrje kundër kryeministrit Edi Rama: “Rama ik!”, “Kriminelë”, “Poshtë diktatura”.

Po ashtu, në Kavajë mbërriti edhe kryedemoktari Lulzim Basha, i cili po ndjek nga afër incidentin e ndodhur në zyrën elektorale.

Sulmohet me armë zyra e PD, plagoset Sekretari i PD Kavajë. Ja kush është e shkuara kriminale e autorit

Policia e Kavajës ka shpallur në kërkim shtetasin Ndriçim Jonuzi me mbiemrin e ndryshuar Tahiri, pasi plagosi me armë zjarri këtë pasdite brenda zyrës elektorale të PD, shtetasin Bledi Okshtuni.

Sikundër mësohet kanë qenë tre persona që kanë hyrë në ambientet e brendshme të PD në Kavajë dhe kanë qëlluar me armë zjarri.

Personat, autorë të ngjarjes janë: Ndriçim Jonuzi, Markel Shtylla (drejtori i Policisë Bashkiake) dhe Dorian Troplini.

Ajo që mësohet është se Ndriçim Jonuzi ose Ndriçim Tahiri ka qenë person i shpallur në kërkim dhe është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës në një nga vendet e BE-së.

Në mars të vitit 2014 policia e Kavajës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë bërë të mundur kapjen e një të kërkuari për vrasje në Torino, të Italisë.

Forcat e policisë e kanë mbajtur nën vëzhgim 36 vjeçarin Ndriçim Jonuz Tahiri, lindur e banues në Kavajë dhe e kanë ndjekur atë.

Kur ka dalë nga xhamia ku po falej, agjentët e policisë i kanë hedhur prangat pa hasur në rezistencë.

“Ky shtetas ka qenë i kërkuar ndërkombëtar nga Interpol Roma me datë 29 Maj 2007, të Gjykatës së Torinos në Itali, e cila e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të vrasjes“, ka njoftuar policia asokohe.’

Rama urdhëron lirimin e kushëririt të tij përdhunues, si e kërcënoi gjyqtarin me Vetting

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se, ditën e premte më dt 09, gjyqtari Arben Micko, i cili ka pas djalin krytar të FRESSH më pas i shkarkuar nga Rama, liron Gjergj Pirro Kolekën i cili akuzohet për përdhunim. Gjyqtari telefonohet nga Olsi për ta liruar dhe nuk i bindet, pastaj telefonohet nga vetë shkëlqesia e tij, Edvin Rama dhe kërcenohet me veting po nuk e lirove nga burgu kushërin tim.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Miq, para pak ditesh ne rrjetin tone denoncuam aktin kriminal te kushuririt te Edi Rames, Gjergji Koleka, i cili keqtrajtoi shtazerisht dhe tentoi ta perdhunonte ne vajze ne vendin e punes se saj ne qender te Tiranes.

Narkopolicia mbajti sekret ngjarjen dhe vetem pas denoncimit ne kete rrjet e ndaluan ate.

Pas kesaj fillimisht Olsi dhe pastaj Edi Rama urdherojne gjykatesin Micka per lirimin e tij.

I bej thirrje Avokatit te Popullit te hetoje dhe denoncoje publikisht kete akt te shemtuar kriminal te Gjergji Kolekes dhe mbrojtjen e tij nga Edi Rama. sb

Pershendetje Dr. Pardje diten e premte me dt 09 gjyqtari Arben Micko i cili ka pas djalin krytar freshi me ps i shkarkuar nga rama, liron gjergj pirro koleken,gjyqtari telefonohet nga olsi per ta liruar dhe nuk i bindet, pastaj telefonohet nga vete shkelqesia e tij edvin rama dhe kercenohet me veting po nuk e lirove nga burgu kusherin tim gjergj pirro koleken,sepse dihen kostot politike te rames para zgjedhjeve,gjyqtari i kercenuar dhe i shantazhuar nga k, ministri liron nga burgu kusheririn e rames,i cili kishte rrahur nje femer ne menyr shtazarake, veper penale per te cilen jan denuar me burg me qindra qytetar,gjergji kusheriri i rames ka dhe vellain e tij Angjelo koleka kshilltar te k,ministrit ,noshta i din po ti qova ta dish qa ben rama me drejtesine…

I nderuari Doktor ju bej me dije se forca mi ligjin e kryemallistit e beri fora dhe kesaj rralle. Perdhunuesi Gjergj Pirro Koleka sapo u lirua nga gjykata ne bashkepunim me prokurorin. Nuk ka force qe ta ndaloje kryeministrin ne shkeljen e ligjit. Ne kto momente fushate i duhen jashte kto perdhunues e kriminela per ti sistemuar vjedhjen e votes. Kerkoj nga partija demokratike tju beje kallzim gjukateve e prokuroreve te perfshire ne kte proçes. Ju pershendes