17.5 C
Tirana
E diel, 8 Qershor, 2025

Shqipëria është një perlë e Europës, Rama nuk ka bërë asgjë për infrastrukturën për turizmin

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA E FUSHATËS SË PD, FLORIANA GARO

Shqiperia eshte nje perle e mrekullueshme e Europes.

Panoramat dhe plazhet tona duhet te prisnin miliona turiste cdo vit, por Rama nuk ka hedhur asnje hap ne kete fushe ne 8 vite…
Ai nuk ka bere asgje per te kuptuar potencialin e turizmit.

Fqinjet tane, Kroacia, Sllovenia, Montenegro, Bullgaria dhe Greqia po e bejne te lulezoje industrine e turizmit. Nderkohe, Shqiperia jone e bukur ka mbetur prapa.

Rama nuk ka bere asgje per te krijuar nje infrastrukture te mire per turizmin- nuk ka as aeroporte, as rruge dhe as hotele ose mundesi akomodimi.

Nderkohe qe ne, me partine demokratike kemi ndertuar plane te detajuara ne favor te infrastruktures qe do ta ktheje Shqiperine ne nje qender terheqese per turistet ane e mbane botes.

Me 25 Prill, votoni 9 per Partine Demokratike dhe Aleancen per Ndryshim dhe kthejeni turizmin ne nje krenari kombetare!

 

“Kemi qenë socialistë, por do votoj për ju”, Basha: Jemi një familje, votoni 9 për fëmijët tuaj, për ndryshimin

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vizituar familjen Bardhi në fshatin Mënik të Tiranës, ku ka dëgjuar nga afër problemet që i shqetësojnë.

Kryefamiljari Islam Bardhi, është fermer dhe njëkohësisht socialist i zhgënjyer -pasi siç thotë ai- nuk ka parë asnjë ndihmë nga qeveria as për bujqësinë, as për tërmetin dhe as gjatë pandemisë. Ai gjithashtu u shpreh se më 25 prill do t’i bashkohet ndryshimit për t’i dhënë fund torturës 8 vjeçare.

“As ndihmë për bujqësi, as kovid, as naftë, asgjë. Po edhe këto familjet e shkretë që ua shembi tërmeti, ju dhanë një letër i bënë vet dhe në fund fare i kanë proceduar për gjyq. Edhe kjo është bërë. Shpresojmë tani që me ju përpara e me këto djemtë e ri ishalla do të ndryshohet. Ndryshimi do të vijë me votë, kështu që vota ka shumë rëndësi. Ju e dini. Atje ku kam të gjithë unë u kam thënë, dashamir u kam thënë edhe pse kemi qenë komunistë, kemi qenë socialistë, harrojeni këtë punë se boll na torturoi. Ne do ta provojmё pas datёs 25”, u shpreh Islam Bardhi.

Duke e falënderuar për mbështetjen që po i jep ndryshimit, Basha tha se janë shumë socialist që publikisht po e deklarojnë votën e tyre për ndryshim. Kreu i opozitës tha se ky bashkim i të gjithë shqiptarëve pa dallim partiak, do i hap rrugë programeve të Partisë Demokratike që kanë në fokus ekonominë, punësimin, mirëqenin dhe Integrimin Europian, që do të ndihmojë edhe fermerin shqiptarë.

“Tani dy gjëra dua t’u them zoti Islam. E para e punës që ti ke vendosur të votosh për ndryshimin, që ju keni vendosur të votoni për ndryshimin, sigurisht që më kënaq pa masë. Dua të të them, besoj nuk e di e ke ndjekur apo jo, janë shumë socialist që publikisht po e deklarojnë votën e tyre për ndryshim. Kjo është në radhë të parë përgjegjësia e madhe qytetare. Se njeriu përgjegjësinë më të madhe e ka ndaj familjes së vet, pastaj ndaj atdheut. Në fund të fundit, Shqipëria është e juaja, është e njerëzve, nuk i takon partive. Partive u takon që të vijnë me plane dhe të mbajnë fjalën. Ti e di që 8 vite me radhë premtimet kanë qenë me bollëk, punët kanë qenë zero dhe ne kemi mbetur në vend numëro si në fushën e bujqësisë ashtu dhe në gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë, si në arsim dhe në shëndetësi.

E dyta dua të them, ne s’kemi për t’i ndarë shqiptarët në të majtë dhe të djathtë. Për ne plani ynë i zhvillimit që ka në fokus ekonominë, ka punësimin, ka mirëqenin, natyrisht ka dhe Integrimin në Europian se do na ndihmojë ajo që të ndihmojmë edhe fermerin shqiptarë. Kjo i vjen në ndihmë gjithë shqiptarëve pa dallime politike. Prandaj kush do ndryshimin, kush e di që pas 8 vjet premtime të pa mbajtura mandati i tret është rreziku më i madh, për familjet e shqiptarëve, për fermerin shqiptarë, për të rinjtë shqiptarë e kanë ndarë mendjen dhe unë këtë e prek, e ndiej kudo dhe ndryshimi është mes nesh që shpresa është rikthyer. Sigurisht e mirëpres besimin tuaj por e konsideroj dhe përgjegjësi shumë të madhe dhe po të garantoj sot ty dhe çdo socialistë të na bashkohet dhe e di që unë nuk kam mundësi ti takoj të gjithë. Shumë po takoj por shumë socialistë që do të na bashkohen me votë për ndryshimin me datë 25 duke votuar numrin 9-të dua të ju them që ne do ta marrim këtë si një angazhim serioz për të ju përgjigjur të gjithë vëllezërve dhe motrave tona.

Prandaj faleminderit për mbështetjen tuaj dhe siç e thatë vetë, brezi i ri sjell një kulturë te re politike dhe kjo është kultura e re politike që kemi më njëri-tjetrin. Dhe së dyti, më e rëndësishmja meqë vini nga Partia Socialiste për të mbështetur ndryshimin, po ju them edhe njëherë mirë se vini! Ne jemi një familje, një popull, një komb dhe mirë se vijnë të gjithë ata socialistë të zhgënjyer, sepse ndryshimi do të jetë për të gjithë ne. Ne nuk do t’i ndajmë njerëzit në të majtë e të djathtë. Programi do t’i japi frytet për të gjithë. E vetmja gjë që kërkohet, më 25 Prill të merrni përgjegjësitë për familjet tuaja, për fëmijët tuaj. Nuk është dita e partive, është dita juaj dhe të shkoni të votoni numrin 9 për ndryshimin. Sepse zgjidhja kjo është”, tha Basha.

Pentagoni konfirmon pamjet e shumta të UFO-ve mbi luftanijen amerikane, gati raporti i parë zyrtar

Pentagoni ka konfirmuar vërtetësinë e pamjeve të sapo rrjedhura që tregojnë pamje të shumta të UFO-ve nga personeli i Marinës Amerikane, ndërsa qeveria përgatitet të lëshojë një raport të parë të këtij lloji për UFO-të shumë të pritura këtë verë.

Sipas FoxNews, përcjell Telegrafi, një video prej 18 sekondash tregon atë që përshkruhet si tre UFO në formë piramide që fluturojnë mbi anijen luftarake USS Russell natën në korrik të vitit 2019 në brigjet e San Diego.

Në një moment, objekti në formë piramide thuhet se qëndronte rreth 200 metra mbi “bishtin” e Russell.

Kjo thuhet të jetë videoja e parë që publiku ka parë nga incidenti i korrikut të vitit 2019 në të cilin UFO misterioze të përshkruara si mjete ajrore pa pilot thuhet se “kanë ngacmuar” të paktën tri anije luftarake amerikane gjatë stërvitjeve ushtarake për shumë ditë.

Watch the latest video at foxnews.com

Muaj më parë, një pilot i FA-18 thuhet se përdori celularin e tij për të shkrepur fotot e tre avionëve të ndryshëm të paidentifikuar në brigjet e Oceana në mars, duke përfshirë dy UFO të quajtur “Metalic Blimp” dhe “The Sphere”.

Avioni i paidentifikuar i kapur nga piloti në Mars 2019 ishte në gjendje të qëndronte i palëvizshëm në erëra të forta, pa asnjë lëvizje, përtej aftësisë të pajisjeve të ngjashme të njohura, sipas Mysterywire.com.

“Unë mund të konfirmoj që fotot dhe videot e referuara janë marrë nga personeli i Marinës”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit të Mbrojtjes, Susan Gough, për Fox News.

BIRN: Patronazhistët përgjojnë jetën e qytetarëve për llogari të PS, parimi i ndarjes së shtetit nga partia është cënuar

Partisë Socialiste iu deshën katër ditë për të kaluar nga injorimi i lajmit të ekzistencës së databazës si “diçka normale” te mohimi i plotë i asaj që ngjan se është një databazë ku çdo votues shënjohet në veçanti si një objekt gjurmimi, përgjimi dhe sulmi. Ekzistenca e databazës duket se minon premisat për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Republikën e Shqipërisë.

Kreu i grupit parlamentar të socialistëve, Taulant Balla e injoroi lajmin e rrjedhjes së një databaze me 910 mijë votues të publikuar nga Lapsi.al si një shpifje, duke pranuar se databaza ekziston, por duke hedhur poshtë sugjerimin se ajo përbëhet nga të dhëna të vjedhura. Në fillim Balla tha se të dhënat janë grumbulluar ‘derë më derë’ dhe janë dhënë vullnetarisht nga vetë qytetarët.

Taulant Ballës iu deshën disa ditë për të kuptuar përmasat e skandalit dhe për të mbërritur të mërkurën te statusi i mohimit të vërtetësisë së databazës. Ai madje deklaroi edhe se ekzistenca e databazës mund të përbëjë një alibi për opozitën për të justifikuar një humbje në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo mund të jetë apo mund të mos jetë e vërtetë, por ajo që dallohet është se të drejtat që socialistët i japin vetes për të shënjestruar çdo votues individualisht, duke e markuar atë me një “patronazher” e bën një fitore të tyre të mundshme minimalisht të pandershme.

Databaza, e cila tashmë përbën një sekret që e dinë të gjithë, tregon shumë për mënyrën me të cilën socialistët menaxhojnë zgjedhjet. Ajo që kemi parë në mënyrë fragmentare nga dosjet 184 dhe 339, ku zyrtarët socialistë shënjestrojnë dhe shantazhojnë votuesit një më një, duket se është shtrirë në të gjithë vendin.

Votuesit shënjestrohen një nga një nga zyrtarët e partisë, të armatosur me të dhënat e tyre personale dhe me një profil të gjithësecilit prej tyre, si votues potencialisht të një partie tjetër.

Ajo dukshëm është një databazë ku përfshihen të dhënat që qytetarët kanë dorëzuar në institucione të tjera publike. Në një kolonë gjenden vendet e punës, një e dhënë që qytetarët e depozitojnë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. A punon votuesi në një kompani publike apo private? Me një kërkim që zgjat më pak se dy sekonda, mund ta gjesh se ku punon gjithësecili. Historia ka treguar se punësimi në Shqipëri është një mekanizëm shantazhi dhe presioni që përdoret nga partitë politike për të detyruar qytetarët të votojnë pavarësisht bindjes së tyre politike. Dhe fakti që një e dhënë e tillë gjendet në databazën e Partisë Socialiste vështirë se sugjeron se socialistët po përpiqen të bindin qytetarët se programi i tyre është më i mirë se sa ai i kundërshtarëve.

Dhe krahas emrave të të të punësuarve në shtet, të ashtuquajturit “patronazhistë” duket se janë kryesisht të punësuar shteti që kanë një jetë të dytë si përgjues të qytetarëve për llogari të Partisë Socialiste.

Në njërën prej kolonave të databazës të emërtuar “koment”, patronazhistët kanë lënë shënime të ndryshme: njëri shkruan se ka kontaktuar një votues dhe ai i ka kushtëzuar votën me një vend pune për gruan (një vepër penale kjo e dyfishtë: nga ana e qytetarit dhe nga ana e patronazherit që nuk e ka denoncuar krimin).

Një tjetër se i ka kërkuar legalizimin e pallatit. Në një tjetër është shënuar: Punon për xxx, eksponent i LSI. Apo akoma më tutje, “përfituese në legalizim”. Dhe akoma më tutje: “nuk ka votuar. As faleminderit nuk tha që mori hipotekën e shtëpisë”. Apo: “babai, anëtar organizate PD”.

Në një rast tjetër, një socialist pyet një punonjës të bashkisë Tiranë për votën dhe shënon në databazë se punonjësi i është përgjigjur se ‘vota është sekrete’. Në një tjetër shkruhet: “Nul votojn jehovaj”, apo “myslimane ekstremist, nuk vijnë te votojnë, nuk ua lejon feja.” Ose: “të pakënaqur”.

Të gjitha të dhënat personale që shkelin sekretin e votës gjenden aty. Njerëzit janë identifikuar nëse kanë votuar këtë apo atë parti më 2013 dhe nëse kanë marrë apo jo pjesë në votime më 2019. Pjesëmarrja ose jo në votimet e vitit 2019, dukshëm shërben si referencë për të vlerësuar qytetarin si votues ose jo të PS. Edhe vëzhgimi i rrjeteve sociale nuk është lënë pas dore, Në një rast, një patronazhist shkruan: “nga hetimi në Facebook, mund të jetë votues i PS.” Ose në një tjetër: “referuar fillimisht si PDIU. Të mbahet në monitorim”.

Patronazherët kanë hyrë deri në të dhënat më private të mundshme të qytetarëve duke u informuar edhe për sherret brenda familjes. Në një votues është shënuar: “djali i xhajës së xxx, por nuk flasin”. Në një tjetër: “mamaja e xxx, punësuar në bashki”. Patronazherët kanë krijuar profil votuesi edhe për të punësuar të tillë sensitivë si ushtarakët apo policët.

Databaza tregon gjithashtu se Partia Socialiste ka marrë nën kontroll segmente të tjera të shtetit dhe se shumë nga institucionet e pavarura janë të kapur nga militantë socialistë. Një drejtor në INSTAT rezulton referues të dhënash personale për partinë.

Në një rast tjetër, një votues i identifikuar si pronar biznesi mban shënimin: “Do kontaktohet për punonjësit”.

Ky mund të jetë përdhunimi më i madh i të dhënave personale në historinë e Shqipërisë, një i tillë që ka gjasa do ta damkosë Partinë Socialiste si një parti që përdori metodat e Sigurimit të Shtetit për të ndikuar vullnetin e votuesve.

Shqiptarët zbuluan nga ky skandal edhe një terminologji të re, të krijuar për përdorim të brendshëm nga Partia Socialiste: Patronazhist/e, një zyrtar partie që përgjon qytetarët dhe di se ku banojnë, ku punojnë dhe nëse janë të sëmurë apo të shëndetshëm.

Standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë përshkruar në dokumentin e Kopenhagës. Ekzistenca e databazës dukshëm dhunon standardet në shumë dimensione. Parimi i fshehtësisë së votës, i cili duhet të garantojë vetë ekzistencën e zgjedhjes me ndërgjegje, është dhunuar nga përpilimi i profileve të secilit prej votuesve duke përdorur të dhëna mbi prejardhjen, punësimin e votuesit apo familjarëve të tij, nëse ka marrë pjesë apo jo në votimet e shkuara dhe se si është deklaruar në të shkuarën. Parimi i ndarjes së shtetit nga partia është cënuar rëndë nga fakti që të dhënat në databazë dukshëm janë rrëmbyer nga institucione të tjera. Dhe parimi i barazisë në garë elektorale është dhunuar nga keqpërdorimi i burimeve publike nga ana e partisë në pushtet.

Kuptohet që ky BIG Brother i madh në variantin shqiptar ka edhe një dozë banaliteti. Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste, rezulton si një votues që punon te Këshilli i Ministrave dhe ka për patronazhist Ervis Hushën. Husha vetë ka gjithashtu një patronazhist, i cili nga ana e tij, ka një patronazhist tjetër./BIRN

Basha-Ramës: E ke kuptuar se ke humbur, kërkon të bëhesh pjesë e qeverisjes së ndryshimit. Përgjigjja ime është JO!

Basha i përgjigjet Ramës nga Ndroqi: E ke kuptuar se ke humbur, kërkon të bëhesh pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim. Përgjigjja ime është JO! Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona. Votoni 9! Vendimi është në dorën tuaj!

• Basha, socialistëve: Kemi vuajtur të njëjtat probleme. Kemi të njëjtat sfida. Ejani bashkohuni me marshimin tonë drejt ndryshimit! I përgjigjet kërkesës së Ramës: JO! Nuk ka ndryshim me Edi Ramën. Votoni 9 masivisht më 25 prill!

• “Nuk ka ndryshim pa larguar Ramën.” Basha i përgjigjet kërkesës së Ramës: JO! Koha jote ka mbaruar! Thirrje socialistëve: Jemi vëllezër dhe motra, bashkohuni me ne! Votoni 9!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim në Ndroq të Tiranës, i cili është pritur me entuziazëm nga qytetarët e shumtë. Gjatë ecjes Basha u ndal nga banori Arben Deda, i cili u shpreh se shtëpia i është shkatërruar nga tërmet dhe nuk ka marrë asnjë ndihmë nga qeveria. Basha tha se bashkimin e madh për ndryshim më 25 prill do të jetë për rindërtimin dhe rimëkëmbjen nga pandemia.

Arben Deda: Një nga familjet e dëmtuara nga tërmeti. Një vit e gjysmë nuk kam parë asnjë lloj ndihme nga shteti. Zero! S’kam parë asnjeri me sy. Edhe tani koha e fushatës, asnjë nuk do t’ia dijë fare. Ditë për ditë rrezikojmë kokën. Nga ky shtet ne na ka ardhur në majë të hundës.
Lulzim Basha: U bënë 8 vjet që shqiptarët po vuajnë nga dështimet e këtij njeriu. Ju që keni vuajtur dyfish me tërmetin dhe e keni hequr në kurriz e dini fare mirë që ky është dështimi i radhës. Tani duhet të bëhemi bashkë për ndryshim dhe më 25 Prill, për rindërtimin, për rimëkëmbjen nga pandemia, ekonomia janë prioritetet kryesore dhe urgjentisht do të fillojmë punën për t’iu ndihmuar. Menjëherë pas votës tuaj.

Në fjalën përshëndetëse para banorëve të Ndroqit, kreu i opozitës bëri thirrje për bashkimin e të gjithëve pa dallim partiak në marshimin drejt ndryshimit të vërtet që do të bëjë të mundur një zgjim ekonomik për çdo familje shqiptare, një ekonomi të fort për të gjithë Shqipërinë, vende pune, uljen e kostos së jetesës, shpresës për të ardhmen. Kryedemokrati gjithashtu përsëriti se nuk mund të ketë bashkëqeverisje me atë që për 8 vite me radhë dështoi, kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

Fjala e kryetarit të PD para qytetarëve të Ndroqit

Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj! Mirë se ju gjej nëna e baballarë, vëllezër dhe motra, të rinj e të reja! Mirë se ju gjej dhe faleminderit për këtë pritje të ngrohtë në Ndroq, në vendin e bekuar, në vendin e punës dhe njerëzve punëtorë, në vendin e prodhimeve të njohura në mbarë Tiranën, Shqipërinë e kudo tjetër diku ku gjithmonë kam ndaluar që i vogël për të shijuar produktet tuaja, të kopshteve tuaja, të bahçeve tuaj, edhe atëherë kur puna dhe djersa e ndershme ishin një mallkim dhe jo një bekim i përhershëm për ju. Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, ky është Ndroqi i punës, ky është vendi juaj, ky është vendi ynë, i nënave që duan një të ardhme për fëmijët e tyre, i kryefamiljarëve, i baballarëve që duan të sigurojnë punësim, për të rinjtë një kosto të përballueshme jete. Ky është vendi ynë i shqiptarëve që duan Shqipërinë në Bashkimin Europian. Ne jemi një familje, një popull, një komb. Sot kam një thirrje për socialistët dhe socialistet e ndershëm, për mbështetësit e Partisë Socialiste në vitet e kaluara të cilët i takoj ditë për ditë tek vijnë dhe bashkohen me ndryshimin po dhe ata të cilët në zemrat e tyre e dinë që nuk mund të vazhdohet më kështu. Ju jeni vëllezërit dhe motrat tona! Ne jemi një familje, një popull, një komb.

Ju keni vuajtur njësoj si të gjithë, të njëjtat sfida, të njëjtat probleme, keni të njëjtat shpresa, të njëjtat dëshira, për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, ndaj ju ftoj ejani, bashkohuni në marshimin tonë drejt ndryshimit të vërtet që do të bëjë të mundur një zgjim ekonomik për çdo familje shqiptare, një ekonomi të fort për të gjithë Shqipërinë, vende pune, uljen e kostos së jetesës, përballueshmërinë e çmimeve të përditshme do të bëj të mundur për çdo shqiptar të ndjej përfitimet e ndryshimit që tashmë e ndjej mes jush, shpresës që ka ardhur. Ndryshimit që do ta bëjmë realitet të gjithë së bashku. Për 8 vite me radhë, për 8 vite të gjata Edi Rama dështoi në çdo fushë. Shikojeni Ndroqin, shikojeni fshatrat dhe qytetet tona, është sikur mos të kishim patur qeveri fare! 8 vite me radhë dështoi dhe tani po troket prapë në derë për të kërkuar edhe 4 vite të tjera! Tani që ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim! Tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes me Aleancën për Ndryshim. Përgjigjja ime është jo!

Përgjigjja ime është jo, sepse siç e ka thënë dikur vet: kur ke patur 8 vjet dhe nuk i ke arritur dot ato që ke premtuar, në fakt s’ke arritur asgjë, nuk i arrin dot për 4 vite të tjera. Sot shqiptarët e dinë edhe vëllezërit e motrat tona socialiste e dinë se rreziku i vërtet, rreziku më i madh për familjet tona, rreziku më i madh për shqiptarët, rreziku më i madh për Shqipërinë është një mandat i tret për Edi Ramën. Ndaj të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin. Për ndryshimin e vërtet. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. Nuk mund të ketë qeverisje me Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij. Nuk mund të ketë bashkëqeverisje me atë që për 8 vite me radhë dështoi dhe tani kërkon dhe 4 vite të tjera, kjo nuk ka për të ndodhur. Por etja për ndryshim e shqiptarëve do të kthehet në realitet më 25 prill. 9 ditë na ndajnë, fati i shqiptarëve është në dorën tuaj, fati i familjeve shqiptare është në dorën tuaj prindër, fati i prindërve tuaj është në dorën tuaj rini e Ndroqit, e Tiranës, e mbarë Shqipërisë.

Me votën tuaj më 25 prill, ju do t’i përgjigjeni një pyetje: edhe 4 vite të tjera si këto që kaluam apo ndryshim? Ndryshim! Bashkë për ndryshim! Edhe 9 ditë na ndajnë dhe ju e dini fare mirë se ndryshimi nuk mund ta sjell ai që për 8 vite që u la në baltë. Ndryshimi do të vij duke votuar numrin 9. Votoni numrin 9 për fëmijët tuaj. Votoni numrin tuaj për të ardhmen tuaj. Votoni numrin 9 për familjet tuaja. Votoni numrin 9 për Shqipërinë europiane. Votoni numrin 9 për ndryshim. Shqipëria fiton!

Një mundësi e re përmes një mendësie ndryshe qeverisëse

Ardit GJINALI

Mendësia shënon fillesën e hapave të mëtejshëm që materializojnë zbatimin e një programi përkatës qeverisës…këto vite nuk janë pasqyra e zezë e një qeverisje të keqe, por dëshmia e një mendësie të mbrapshtë dhe asfare njerëzore..djallëzisë, ligësisë, grykësisë, mëkatit..lëmshi i së keqes i thurur për të zënë frymën e një shoqërie dhe për të shkaktuar kllapinë e individit…i tilli aktiv dhe reagues është temjani për të vetëquajturën skuadër të demonëve njerëzorë dhe autokratikë të veshur me petkun e zi të pushtetit…arbitrar, arrogant, kërcënues ku e drejta humb në firmën e kolltuk-ulurve që nuk shkulen nga i njëjti, por shkulin dhe dëbojnë shumësinë e shqiptarëve që qëndrojnë larg kompromisit meskin me të keqen, e tilla e mbrujtur me shpirt-vogëlsi që robëron qënien duke e kthyer të njëjtën në një mekanizëm frymor që gjallon asfare dinjitetshëm.

Vite të vjedhura, kohë e humbur, mundësi të fshehura, besim i përdorur keq, shpresa e shuar, shkurajimi sistemik…një rrugëtim dramatik në kufijtë e tragjikes që ka shenjuar të tashmen e një shoqërie që ka provuar endjen e dhimbshme në shkretëtirën fizike të një humbëtire, e tilla e ngjashme me zezonën e një honi me fund të munguar, njëjtë si kalvari i vazhdimësisë keqqeverisëse me vullnet të errët për vijimin e pambarimtë të një sage sizifiane për qytetarin e zakonshëm në këtë vend…sytë e të tillit kanë parë shumë, dëgjuar pambarimisht, por zëri është mveshur në kufijtë e shuarjes..për të mos u dëgjuar dhe për të mos trazuar të hedhurën tutje ndërgjegjie njerëzore të enturazhit pushtet-ushtrues asfare njerëzor që rreket të gllabërojë përmes kthetrave të së keqes secilin kënd shprese.

Shqipëria e sotme ka përjetuar shumëçka dramatike gjatë viteve të sundimit të rendit të mbrapshtisë, i tilli që vijon të qëndrojë në shpinën e kërrusur të së tillës për ta mposhtur dhe tjetërsuar…nuk tjetërsohet dot, nuk mposhtet shpirti i reagimit që kërkon daljen nga rrjeta helmatisëse e së keqes… e tilla që formohet nga pisllëku kutërbues dhe ndotja gjithëfarë..thundrra e helmit karbonik që orvatet të shuajë oksigjenin e lirisë shoqërore dhe individuale, gjithashtu. Drama e së sotmes thërret për largimin e së keqes, mos- nënshtrimin nga e njëjta dhe për një udhë të re që do të shënonte fillimin e një rrugëtimi të ri për Shqipërinë dhe qytetarin e zakonshëm të këtij vendi, i tilli i drobitur nga zakonshmëria e së keqes në secilin segment të së përditshmes së pamundësisë.

Mundësia e re nuk është një nocion retorik…është një hap i rëndësishëm për të jetësuar ndryshimin e shumë-kërkuar dhe të dëshiruar…dëshirë e njehsuar me aspiratën për të vijuar jetën në këtë vend..një mundësi e re për individin si thelbi i një shoqërie të konsoliduar..një mundësi e re për rininë, profesionistin e lirë, intelektualin, fermerin e palodhur, mjekun, mësuesin, shtetin, Republikën dhe për politikën në tërësi, gjithashtu. Mendësia është origjina e jetësimit të ndryshimit, përmbushja e angazhimeve është thelbi i përmbushjes dhe realizimit të të njëjtit.
25 Prilli është dita dhe data që fton për një bashkim të madh shoqëror për të larguar të keqen qeverisëse…një bashkim i madh për ditë më të mira dhe një shpresë të re…një bashkim zemre dhe energjie pozitive për një mendësi ndryshe që është shpresa e një mundësie të re. Koha për një shpresë të re është tani! Bashkë sepse ka ende shpresë…

Qyteti i ëndrrave

Nga Luçiano Boçi

Gjithmonë kam besuar tek fuqia e ëndrrave dhe tek fuqia e rinisë. Kam besuar se të rinjtë – në njëfarë mënyrë – të pastër dhe të panënshtruar ende ndaj një mjedisi që stërmundon shpirtin dhe mëndjen – kanë fuqinë të shohin edhe ëndrrat tona.
Në vizionin e tyre, në fuqinë e tyre, në shpresën e tyre më të mirë flenë detaje të së ardhmes së arritshme, që nëse dimë t’i dëgjojmë – do të mundemi edhe t’i gëzojmë duke i sjellë në jetë. Së bashku!
Gijthçka fillon tek ky binom ekzistence: së bashku! E ardhmja është një pikturë që ekziston vetëm nëse ëndërrohet dhe shërbehet së bashku!
I ftova këtë javë të rinjtë e qarkut të Elbasanit – nga mosha 15 deri në moshën 35 vjeçare, që të më shkruajnë në adresën e emailit të faqes sime në rrjet ([email protected] ) për të më treguar, për të ndarë më mua, për të më kërkuar nga pozitat e njeriut që pret të marrë sërish detyrën e përfaqësuesit politik – ëndrrën e tyre më të mirë, dëshirën e tyre më të zjarrtë, vizionin e tyre për dicka që mungon dhe që mund ta bëjmë. Së bashku!
Mrekullisht pashë se nisma u përqafua nga qindra njerëz, u nda me shpejtësi në rrjet nga dhjetra e dhjetra të rinj, mora mesazhe falenderimi dhe përkrahje nga prindër të mirë – që panë tek fëmijët e tyre shkëndijën e guximit qytetar të ndizet sërish.
Unë e di se çfarë do të thotë të jesh i ri dhe të ndjehesh vendim-marrës. Unë e di se sa pasuruese është për të rinjtë mundësia që ta dëgjojnë emrin e tyre në parlament, apo në takime të nivelit të lartë kur ideja e tyre të shpaloset dhe të mbështetet për t’u realizuar.
Unë e di me sa dëshirë të rinjtë shqiptarë, të rinjtë e Elbasanit, profesionistët e çdo fushe do të donin të kontribuonin për qytetin e tyre. Ne ndoshta nuk jua japim dot qytetin e ëndrrave. Por ëndrrat e tyre, dëshirat, aspiratat dhe kërkesat e mënçura që ata kanë – e kemi detyrim t’i dëgjojmë, t’i mbështesim dhe të sjellim në jetë sa më shumë prej tyre, të bindur se në ëndrrat e të rinjve tanë gjallojnë lulëzueshëm edhe ëndrrat tona.
Koj fushatë do të mbyllet në mënyrën më të bukur: i rrethuar me të rinj, unë do të kem lumturinë të shpall tre prej ideve më të mira që do të mbledh nga të rinjtë e qarkut. Ato ide dhe propozime do të jenë pjesë integrale e platformës sime politike si deputet dhe përfaqësues i qarkut të Elbasanit. Ata do të vijnë me mua në sallën e parlamentit dhe në rrugën e gjatë të ndryshimit që ne do të nisim me 25 prill, për ta bërë Elbasanin dhe çdo qytet tjetër të Shqipërisë – për aq sa do të mundemi më mirë – Qytetin e tyre të Endrrave.

“Rinia është fuqia që rrëzon sistemet, është uragani që do të ndëshkojë keqqeverisjen e Edi Ramës”, Mziu takim me të rinjtë 

Gjatë një takimi me të rinjtë Xhelal Mziu theksoi se gjatë dy mandateve të qeverisë kryeministri Edi Rama i ka lënë në harresë të rinjtë, të cilët sipas tij janë e ardhmja e vendit.

Më tej Xhelal Mziu deklaroi se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, rinia shqiptare do të jetë në fokus të politikave që do të ndiqen. Sipas tij pas 25 prillit, të rinjtë do të kenë më shumë mundësi për punësim dhe arsimim.

“Ne angazhohemi të vendosim brezin e ri në krye të prioriteteve të qeverisë tonë. Punë, arsimim, mundësi, profesion. Ne do ta vendosim rininë të parën. Në këto 8 vite, të rinjtë tanë u larguan nga vendi për shkak se kishin humbur shpresën.Partia Demokratike i dëgjoi këto të dhëna alarmuese!Nuk ka Shqipëri pa rini! E ardhmja na përket ne! Kjo është Dekada e Rinisë.Sot ne kemi në duar një program me të cilin Shqipëria fiton!Fiton së pari rininë, ndalon shpopullimin e vendit, frenon boshatisjen e rrugëve, lagjeve dhe shkollave tona nga të rinjtë. E pikërisht për ta ndryshuar këtë realitet, ne do ta shpërblejmë financiarisht mundin dhe punën e ekselentëve, me praktika të paguara për 10 mijë studentë! 300 mijë lekë të vjetra në muaj për secilin prej tyre, për 12 muaj rresht!”, tha Xhelal Mziu.

Thirrja e Ambasadorit të BE: Votoni!

Ambasadori i BE, Soreca u k bërë thirrje shqiptarëve që me 25 prill të ushtrojnë të drejtën e votës.

Postimi i plotë:
“Së bashku me shumë kolegë të Bashkimit Evropian të Shteteve Anëtare do të vizitoj një numër të madh të vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve. Ne inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër# COVID19.
Flamuri i BE-së i Bashkimit Evropian qëndron pranë Flamurit të Shqipërisë!

Banorët e “Njësisë 7” refuzojnë politikën e asfaltit elektoral. Strazimiri: Veliaj dhe Etilda Gjoni në SPAK për krim elektoral

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Tiranën Gent Strazimiri bashkë me banorët e “Njësisë 7” denoncojnë në SPAK Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj për hedhjen e asfaltit elektoral në këtë zonë të kryeqytetit.

“Kanë hedhur 50 cm asfalt natën, kanë mbyllur kanalizimet dhe punët i drejtonin drejtuesit e PS në zonë. Këto akte bëhen pak ditë para zgjedhjeve, si përpjekje për të blerë votën”, tha një prej banorëve.

Veprimet kriminale të Veliajt dhe Gjonajt duke çuar dëm paratë e taksapaguesve, në përpjekje për të gënjyer banorët në ditët e fundit të qeverisjes së PS, do të kallzohen penalisht në SPAK”, tha Gent Strazimiri.

“Gjëja e vetme e mirë është se si socialistët, si demokratët po e përbuzin një shembull të tillë ndarje. Socialistë dhe demokratë duhet të marrin njësoj shërbime nga qeveria. Ne do të bëjmë kallëzimin penal për autorët e kësaj maskarade, drejtuesit e PS, kandidatët e PS, Erion Veliaj dhe Etilda Gjonaj në bashkëpunim. Me votën tonë të përbashkët në 25 prill do të ndërtojmë një Shqipëri më të mirë, do të fshijmë çdo ndarje që kjo bandë në pushtet u ka berë socialistëve dhe demokratëve që jetojnë në të njëjtin hall”, tha kandidati i PD, Gent Strazimiri.